|
| poezi nga Brunilda Boçova | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:48 pm | |
| Unë mbi gërma gërshetojë vetminë e jetës | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:49 pm | |
| Gjunjët e frymëzimit !
Në shiltenë e vjetër gjunjët mbështeti frymëzimi,
Shplodhte vargun vijave të shtrembëra të kujtesës.
Çante dhembja e poetit, rreth fjalëve ulërimë,
Si fjollë endej oxhakut, të zinte vend shtruar !
*** *** ***
Kisha nisur të ecja…, ecja dhe shpirtit, ndaja re lotësh,
…,…, dhe ora e kujtesës më ra nën gjunjtë e dhembjes!
Dora e çarë tek zgjatej, rënkonte nën strehë qepikësh,
Emri tek unë ngeli, si fleta e bardhë tek poeti !
Fytyra e largët u gdhend…, si fjala që grryen gurin,
E vetme u nisa pellgjeve të kohës të mbaja fjalën e burrit !
Fjala dhe koha ndajnë a bashkojnë dy respektet e largëta ! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:49 pm | |
| Dal të tezgjahis mërinë !
Jashtë portës së dhembjes, qan syri i mallit,
Duke ikur, zbres përposht akrepave të minutave,
Nëpër rrënjët e shpirtit, labirintheve çan rrugët....,
Dal të humbas mërinë, tezgjahut punoj mallin !
Copëzat e sinqeritetit
Brenda shpirtit ngrinte e ulte kokë vetëdija,
Copëza sinqeriteti ia rrëmbente kaltërsisë,
Të mos mbetej harresë kalimtare në trungjet e kohës,
Të mos shuhej si meteori në yjësinë e paskaj,
Kohërave të skalitej me vitet…,…,…, !
U lodh mëngjesi…,
U lodh mëngjesi, tek shpërndante retë…,
Ca ua hidhte maleve, si kapotë dimërore,
Detit mbi krye i bëhej vello…,…,
U lodh mëngjesi, kur zbriste përditë…,
Nga lartësia muzgun plak të zbehte hapësirën,
…,prisja në heshtje mbrëmjen, me yjet ndaja hallet. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:50 pm | |
| Shpatullat e kohës
E theva harkun ku varej shpresa e akullt,
Përtokë e shkela me këmbë, hijen-kohë…,
Akujt varnin degët mbi shpatullat e saj,
Shpresa mbeti derës, kyç vetmie ngujim,
Ndjeva hapat e trishtimit, të vinin për tek unë !
Fat mbi lule… !
Përherë në fshehtësi këpus fate mbi lule,
Petaleve u gëzohem…, t’i këpus radhë…,
Në heshtje mërmëris fjalë, me mendjen thur miqësi,
Përherë këpus fate mbi lule në fshehtësi…,
…,kur vesa ende prej tyre s’ka ngritur trup,
Pa menduar këpus dhe pikëla loti për fatin tim ! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:51 pm | |
| Më ra loti…,
Më ra loti…, diku majë malit…,
Nga reja s’u tremb, s’u drodh as guri shekullor,
Më ra pika e lotit, zuri vend në heshtje,
Rrëshqiste aty flladin që vinte mëngjeseve !
S’jam dhe jam.....,.....,
S’jam dhe jam një gjethe vjeshte.....,
Rënë pa rënë, ngjyra e kaftë veshur trupit.
Jam dhe s’jam një gërmë me shumë kuptime,
Të heq zvarrë sy-lajkatarë e gojëra egoiste.
S’jam dhe jam....,jam dhe s’jam....,
....,dikush që gërvish me mendje kartën e bardhë,
Larg nga ju të qënit me emër...., jam tjetër !!
Pas kohësh ...., në se....,
Në të ikur, do të kesh mall për mallin që e le jetim...,diku,
Kujtesa do të kthehet për pak minuta në lotët e tu....,e....,
Rrëmbimthi do të shkojnë me të, çdo lodër a fjalë,
Në të ikur, dhe kokën s’do e kthesh më pas, si dikur,
U shuan të gjitha, si lodhje prindi për fëmijët, një jetë,
....,dhe qetësisht do ndjesh vehten të ulur në pragun e gurtë.
Aty do nisësh të ftillosh pak e nga pak
aromën e mallit të humbur!! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:51 pm | |
|
(10-tercina)
*** *** ***
Mos m’i kërko lotët, borxh i kam marr për veten,
Detit, nis sa herë shpirtin, të lypi atje.
Mos m’i kërko lotët, syve të kafshuar të dhembjes.
*** *** ***
E preka librin, duar s’kisha e marra…,
Thellë me mendje grreva frazat,
Nga trokitjet humbën gërmat ! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:51 pm | |
| *** *** ***
Dua.., pa dashur të rrëmbej, të më duan,
Thyej copërat e cmirës në çdo anë me brengë.
Pres, pa dashur t’ju them, se dua t’më doni.
*** *** ***
U shtri dhembja shtratit, e shqeu me dhëmbë,
Mbi zemër shoshiti pak derte për jetën.
Kafshohej gjer në kockë me sytë dëshmimtarë.
*** *** ***
Kryqëzohet qeshja, në sy i prehet jeta,
Ndan mes për mes, shtratin e lënguar,
Hija mbetet pa u tretur, qeshja flet përçart. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:52 pm | |
| *** *** ***
E çava puthjen, kur tradhëtinë nisi të lindte,
M’u zhbirua dashuria, shkëmbenjëve u end copëra,
Botës i kyça dyert, të mos shihnin tek dashuronin të tjerët ! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:52 pm | |
| *** *** ***
U çua vesa nga gjumi i mëngjestë,
Majë malit u ngjit të shpinte trupin.
Prej rrezeve u tremb, ra në gjumë të thellë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:53 pm | |
| *** *** ***
E mbyta dashurinë, prej fyti ia nxora shpirtin,
Loja e saj tretej si qiriri me dhembjen, para meje.
E tremba dashurinë, kur me të s’dija të bëja lojëra | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:54 pm | |
| *** *** ***
Bregut të qetësisë krihej mendja plakë,
Numëronte thinjat që lagte uji i kripur.
Ngatërrohej me veten, dallga shtonte dallgët. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova Thu Jan 28, 2010 11:55 pm | |
|
*** *** ***
Gur m’u bë qeshja, të vriste njeriun,
Plumb m’u bë loti, të qëllonte zemrën.
Shalonte dhembja…, peng merrte vitet.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: poezi nga Brunilda Boçova | |
| |
| | | | poezi nga Brunilda Boçova | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |