Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad Empty
MesazhTitulli: Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad   Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad EmptyTue Dec 29, 2009 1:33 am

Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad 146GtAttachmnt.aspx-CopyDoli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramadanit me titull “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`Etat dhe Shteti-komb”.



Më 24.12.2009, në bibliotekën e Universitetit të EJL-së, në Tetovë u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramadanit me titull: “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`Etat dhe Shteti-komb”, me recensentë Prof. Dr. Etem Azirin dhe Prof. Dr. Ali Pajazitin, ndërsa me redaktorë Mr. Arsim Sinanin.
Libri është i ndarë taksativisht në 4 kapituj. Libri trajton luftërat ndërfetare në Evropë dhe në Francë në shek. XVII, ardhjen në pushtet të një udhëheqësi i cili ishte princ katolik, por detyrat shtetërore i shiqonte në terma laik, zgjoi ndjenjën kombëtare ndër francezët duke triumfuar ndaj urrejtjeve ndërfetare të tipit të Shën Bartolomeut, avansoi Francën në marrëdhëniet ndërkombëtare krijoi doktrinën Arsyeja për shtet dhe doktrinën shteti-komb. Ky udhëheqës i njohur me emrin Armand Zhan dy Plesis de Rishelje i cili ishte princ katolik arriti të bëjë unifikimin kombëtar të Francës, ndikoi në copëtimin e Perandorisë së shenjtë të Kombit Gjerman si dhe afirmoi në Testamentin e tij Politik shkatërrimin e tjetrit me kuturë dhe me gjuhë.
Jo rastësisht gjuhë frenge nga Paqja e Wesfalisë e deri më sot nuk është gjuhë ndërkombëtare. Libri flet edhe për institucionalizimin e gjuhës frënge në Frankofoni, flet për multilinguizmin dhe plurilinguizmin si dhe në kapitullin e fundit trajton çështjen shqiptare si dhe fton në bashkim gjuhësor dhe jo në përçarje, fton në bashkim ekonomik, në njësim të programeve ndërshqiptare dhe në integrimin ndërshqiptarë, para integrimeve evropiane. Përgjegjësi për marrdhënie me publikun në UEJL z. Demush Bajrami tha se ky studim nxjerr në dritë një realitet të kohës. Sipas tij, në komunikim ndërkombëtar, termi diplomaci vjen në përdorim (në shekullin XVII), në epokën e burrështetasit të njohur frëng, kardinalit Rishelje, i cili ndërmjet viteve 1624 dhe 1642, ishte kryeministër dhe udhëheqës i vërtetë i Francës (përskaj monarkut nominal Luigji XIV). Gjatë gjithë shekujve në vazhdim, Raison d’Etat dhe vetë diplomacia e Risheljesë u benë udhërrëfyes i diplomacisë evropiane dhe se fakti që Rishelje ishte kardinal nuk e pengonte të vazhdonte përpjekjet e shtetëkombëbërjes.
Doktrina e tij përbënte interesat strategjike dhe gjeopolitike të shtetit. Koncepti Risheljean i arsyes shtetërore u përdor mjeshtërisht si zëvendësim i konceptit mesjetar të vlerave morale universale. Në fjalën e tij, redaktori i librit, Mr. Arsim Sinani, vuri në pah rëndësinë që ka ky libër në të kuptuarit e shtetit dhe të kombit. Prof. Alajdin Demiri përmes një vështrimi analitik solli krahasime midis të djeshmes së Risheljesë dhe rrethanave të sotme gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, veçmas duke e vënë theksin mbi aktualitetin politik në Maqedoni.
Autori i librit Ardian Ramadani tha se në të analizohet ngritja e shtetit francez në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe futja e konceptit të shtetit-komb në marrëdhëniet ndërkombëtare, koncept ky më me jetëgjatësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Libri ofron informata tejet të rëndësishme mbi gjeopolitikën e Francës, mbi ndërtimin dhe mbështetjen e politikës së shtetarëve dhe politikanëve francez tek idetë e një udhëheqësi të spikatur si Rishelje, i cili për hir të interesave shtetërore, edhe pse ishte princ katolik, bëri skizmën e shtetit nga feja. Rëndësia e këtij libri qëndron në informimin se diplomacia moderne evropiane fillon me Marrëveshjen, apo Paqen e Wesfalisë, paqe kjo e inicuar nga idetë dhe doktrina e Raison d`Etat e Risheljesë.
Përndryshe Ardian Ramadani është profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Evropës Juglindore si dhe ligjërues i rregullt në Akademinë Diplomatike Shqiptare. Njëkohësisht ai merret edhe me shkrime dhe analiza nëpër web portale, gazeta dhe revista të ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad Empty
MesazhTitulli: Re: Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad   Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad EmptyTue Dec 29, 2009 1:36 am

pergezime per librin zoteri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad Empty
MesazhTitulli: Re: Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad   Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad EmptyTue Dec 29, 2009 2:32 am

rrespekt se i kam lexuar ca intervista te tij ishte fenomenal.ishte vizionar i fort ksi njerz na vyjn.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad Empty
MesazhTitulli: Re: Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad   Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Doli në botim dhe u promovua libri i parë i Mr. Ardian Ramad
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: