NE TE THENEN E DY MALLEVE
Trëndafila
maji, thyer në brinjë të vështrimit tim...,
Ngrihet
e bie loti që s’e fshive njëherë...,
njëherë s’e pe...,
Tani
dhe koha është me mua në përthyerje të heshtjes,
Ngatërruar
marrin erëra resh në kaltërsitë e vrara të shpirtit,
Shtypur humbet netëve...,netëve ku shkrin
malli,
....,dhe dora që dridhet këput petalet e virgjëra
të majit,
Varur
si një gozhdë e ndryshkur në derë të kohës,
Harrohet
me dhembjen e këputur, dashuria e shpirtit njeri !
2-Në të
thënën e dy
malleve
E shtrydhur në sy të mendimit marr fjalën përdore,
E dita humbet në shikimet fallco të hënës....,....,
Këputur në cepa yjesh, ngatërrohen të hidhurat lotë,
Zhveshur nga mëritë e klithmave të mëngjesit
harraq.
Nis tjetër ditë në humbëtirë të të qënit në këtë
jetë,
Nis tjetër jetë në zbrastësinë e të thyerit
respekt....,
As ti e as unë s’jemi, s’kemi qenë, a s’do të jemi
kurrë,
Në të thënën e dy malleve :“DASHURI ME SHIKIM TE
PARE”!
3-Ishte vegim
moshe, a....,....,
Dhe nata po ikën e zhvirgjëruar në
sup të hënës...,
Dhe fjalët mbërthyen heshtjen e
strukur yjeve....,....,
Do të thotë më tepër, se puthja që
ti më le mbi buzë,
Qarë e prekur nga hija e lamtumirës
së shpirtit tim.
Këputet si kokërr e pjekur mëni,
loti që më shkaktove ti.
Tretur në dy largësi, që s’patën
kurrë bashkim....,....,
Në të ikurën pa kthim,
TI s’ma kuptove dot DASHURINE !!
[size=24]
4-Mëngjesi pendë-rënë
[/size]
Rënë në faqe të ajrit, mavijosur diku nga retë,
Dherazi shtrin krahët të mbulojë natën e shkuar,
T’ia shtrydh dhe vesën e pakët....,orëve të mëngjesta,
Ecën i tronditur, lodhur hap sytë prej qerpikëve të
vesuar.
Diku rrezja e parë e ngre ditën e re heshturazi në
fluturim.
Dhe koha nis të punojë, në krah të rrezes shkon
sekondat.
5-S’jam dhe jam.....,.....,
S’jam dhe jam një gjethe
vjeshte.....,
Rënë pa rënë, ngjyra e kaftë veshur trupit.
Jam dhe s’jam një gërmë me shumë kuptime,
Të heq zvarrë sy-lajkatarë e gojëra egoiste.
S’jam dhe jam....,jam dhe s’jam....,
....,dikush që gërvish me mendje
kartën e bardhë,
Larg nga ju të qënit me
emër....jam tjeter !!
6-Çast mbrëmjeje
Fund-dita përthyhet në mes yjeve e shkon e lakuar,
Një dritëz e largët më nis urime e pikëla malli xhamit,
Blujtësia e qiellit më përplas frymën e galaktikës në sy,
...,dhe nata bie e këputur si një petale luleje mbi parmak.
Aty mbetem ngujuar në mendime, në pritje të agimit të ri!
7-E nesërmja
ndryshe...,.....,
U
këput dita, si reja e bardhë në kaltërsinë qiell,
Kalonte
kodrat, përshëndeste vështrimi pishat e larta,
E
ndiqte në fshehtësi rënien e diellit detit, në perëndim...,
Shkoi
dita...,dhe një pjesë të orë-jetës mori pa ndjerazi,
Buzëqeshja
e agimit nisi e përfundoi shumë shpejt fund-ditës!
E
nesërmja, sigurisht do të jetë ndryshe në të aguar mes vese!
8-Thinjat e
para !
Kur shoh që më janë zbardhur flokët,
Vende-vende krëhëri ngec dhe hutohet...., s’di pse !?
Merr të mbulojë thinjat memece....,....,
Me dorë lëmon flokun, e çon mbi to !
Kur shoh portret-vitin të ulur para meje,
S’më rëndon, jo, jam më e qetë me vehten,
Veç më trembin thinjat e para....,....,
Si sahati kur troket murit në qetësinë e mesnatës !
9-Ylli që
shuhet para meje !
Tani drita s’kemi, po mua errësira s’më tremb,
Vij anës parmakut me lule, qiellit me yje bredh vështrimin,
Numëroj pllakat gri, që me errësirën janë bërë trup,
Një yll shkëputet nga lart e mbi parmak lë gjurmë....,
...,ndërsa unë (ende) e mbetur pa fjalë humbas fillin e dëshirës,
E ylli shuhet para meje, si fëmija që qesh e meket pas lotëve !
10-Ditë
e ngarkuar
Ngarkuar iku dita që priste “bileta” fallco në derë të fjalës,
E mori hapësirës si erë e tërbuar e fund-marsit, zemër poeti,
Dielli, jo, s’të ngrohte ai diell i vrarë me gurë prej letre,
S’të ngrohte ai diell i prerë me penën e sinqertë të poetit,
Si tym i bardhë që merr retë rrëmbimthi iku dita pa fjalë,
Në kujtesë të ditës që iku, pret të vijë tjetër ditë...,
vall a do të vijë!?