|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Jan 28, 2010 12:31 am | |
| O shume ka shpiuna,pa i vra qeta e me ua konfiskue krejte mallin qe e kan fitue nga krihet e ketij populli shqiptar dhe ne emer kinse te luftes çlirimtare nuk ka me pa driten e lirise ky popull shqiptar! Qohunu ne kryengritje te armatosur e vrisni qeveritaret e te gjithave partive se te gjitha jane te dalura nga partija komuniste e jugosllavise | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 29, 2010 9:45 pm | |
| Historiani Bernd Fisher: Shqipëria në moment kritik. Zhgënjeu vendet e NATO-s Një studiues i njohur i historisë shqiptare, Bernd Fisher, thotë se Shqipëria ndodhet në një moment kritik për të ardhmen... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 29, 2010 10:34 pm | |
| KESH rilidh kontratë me Damir Fazlliç | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 30, 2010 12:04 am | |
| Rama: Ulem në tryezën e presidentit. Berisha: Vij kur Topi t’ia ndryshojë mendjen RamësUPDATE- Rezoluta e Këshillit të Europës për hetimin e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e krizës politike, që po dëmton interesat e vendit, është lexuar nga palët sipas interesave të tyre, duke mos ndryshuar aspak qëndrim. I pa... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 30, 2010 12:05 am | |
| Nga Mero Baze, “Faktori Plus”
Berisha rifuti Shqipërinë në axhendën ndërkombëtare të krizave
Shqipëria u rifut në axhendën ndërkombëtare të krizave pas votimit me shumë debate të rezolutës së Këshillit t... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 30, 2010 5:59 pm | |
| Nga Mero Baze, “Faktori Plus”
Berisha rifuti Shqipërinë në axhendën ndërkombëtare të krizave
Shqipëria u rifut në axhendën ndërkombëtare të krizave pas votimit me shumë debate të rezolutës së Këshillit t... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 30, 2010 5:59 pm | |
| Bernd Fisher: SHBA, e zhgënjyer me Shqipërinë, qeveria të hapë kutitë
Profesor Bernd Fisher i Universitetit të Indianës në Fort Uejn, duke folur për Zërin e Amerikës thotë se situata politike në vend është shumë kritike. Fisher thotë se “Marrëdhëniet... | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jan 31, 2010 9:00 pm | |
| Populli kur durone shtypjen ,mos ja hiq vuajtjet ! | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jan 31, 2010 11:15 pm | |
| po qfar4 populli ke ,ke qasi udheheqes. ku ke pa te perkrahesh tradhtarin dhende3rrin serbe mikun e fazliq Mishkoviq popull i qmendur politikan te qmendur te huajte kane luajte dhe po luajne kile me ne shqiptaret servile. | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Feb 01, 2010 7:12 pm | |
| Po e pasur serbin mik e jaran te jetes ne punesim neper trojet shqiptare ske shance me u punsue more Detektivi | |
| | | tosybell Anëtar i ri
Numri i postimeve : 148 Age : 34 Vendi : gjakove Profesioni/Hobi : Fotograf Registration date : 08/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 02, 2010 4:22 am | |
| RRNOFT SHQIPRIA BASHKUAR E JU QE LLUMATNI ME GOJ JENI TRRADHTAR | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Feb 02, 2010 10:06 am | |
| Na kputet tue na genjye ore komunista me slloganin rrofte bashkimi kombetar! Edhe ne lufte na genjyet duke na thene se jemi betue per bashkimin e trojeve shqiptare,.Por edhe tani po rreni o qena se kinse na liruat me ate luften tradhetare a ne te kunderten shqiptaret e maqedonise i late nen ambrellen e sllavomaqedonaseve ,dhe shqiptaret e lugines se presheves prape nen serb edhe ma keq ,dhe ne kosove e coptuat ma zi se shkau ,e shkau nonen jav preft siq ua ka lene barse e keni dalur kopila serbofila!!!!! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 04, 2010 8:52 am | |
| sa shpejt bahesh tradhtar e sa gomar, e harbut, mazamakeq per ne qe skem fare veted,ije,qfar niveli i njerzve jemi dhe po nashkojn punet.......... | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 04, 2010 11:54 am | |
| femijet e tradhtareve udbasheve titisteve lkj isteve ata mbrojne keta tradhtare . Te mbrojshe miqet dhenderrit serbe ska koment. keta vete po tregojne se kushe qka jane. Sala haptas e pranon se e ka mik shkaun kriminelin fazliq vajza e tije jaran djali mik. keta e mbrojne se edhe keta jane si ai miq te shkijeve po ban vaki qe kane kumarllek me ta. | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Feb 04, 2010 2:43 pm | |
| Pa u kon mik me serbin nuk ke mundesi me ardhe ne fotele,e me shtype shqiptarin !! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Feb 05, 2010 4:30 pm | |
| Rregjistrimi i Popullsisë, letër e hapur kryeministrit Berisha
Madhështia e marrëzia njerëzore janë si dy anë të së njëjtës medalje, nuk dihet ku fillon njëra e ku mbaron tjetra; njeriun që bën kalanë bën edhe hatanë.
XHOVALIN DELIA
Nëse do ta shikonit veten ashtu siç ju shikoj e nga ku ju vëzhgoj unë, me siguri do t'ju vinte turp e do ti binit hasha vetvetes; "Ta marrë vesh gjithë Bota mbarë se ne s'jemi shqiptarë"! (kështu do na shpëtonit nga marrja edhe ne që kemi këtë kombësi).
Po ju drejtohem bash Ju zotni Berisha, si Kreu i vendit e si zot shtëpie në Shqipëri, jo se të gjitha fajet për krizën e dyfishtë që ka mbërthyer vendin janë të qeverisë, e të kryetarit të saj, Jo! Një pjesë e mirë e përgjegjësisë politike, peshon edhe mbi opozitën e mbi kryetarin e saj. Por, sepse Ju jeni Kryeministër dhe shqiptarët presin zgjidhje prej teje. Nëse kriza zgjidhet "merita" vesh me "serm" fronin e Berishës, në të kundërt i faturohet "faj" selisë rozë e harxhet do ti paguaj Edi Rama. E drejtë apo e pa drejtë do ta marrim vesh më vonë, ( o mbase kurrë), por ajo çka është destinuar për të ndodhur sot nuk pret për nesër, prandaj, të gjithë krerët tanë politikë duhet ti bëjnë mirë hesapet, por ai që duhet ta mprehë mirë kalemin sot, është "humbësi", sepse "fituesi" është kaluar.
Pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet,"sovrani" popull është akoma në "fushë të mejdanit, i ndarë më dysh; në "të vjedhur" e "vjedhës". Ndërsa "gushëbardhi" i LSI-së fërkon duart e çukit në "thërrimet e "luanëve". As Rama e as Berisha nuk mund të tërhiqen mbrapa. Jo se nuk duan, por sepse janë me shpatulla pas "murit", të cilin ata vetë kanë krijuar me të "vërtetat a rrenat" e tyre. E vetmja gjë që ata mund të bëjnë sot para zgjedhësve të tyre, është; aty ku janë, në istikamet e tyre, të "zhvishen" nga egoja e tyre, që njerëzit ta shohin të vërtetën lakuriq. I pari, se ka për herë të parë, del nudo edhe në sheshin Skënderbeg. Problem është i dyti, i cili edhe pse flet frëngjisht nuk është "allafrënga" e nuk mund të zhvishet në hallk, aq më tepër në këtë moshë e në bisht të karrierës. Jo Edvin, harroi kutitë! Se çfarë do ti japë në vend të kutive, vetëm Sala e di, çdo gjë, veç Fronit. Mirëpo Edvini bash aty e ka syrin. Ky ngërç politik, që po kthehet edhe social ekonomik, mund të zgjidhet me një kompromis politik të arsyeshëm e të pranueshëm për të dyja palët, në të kundërt, zgjidhet vetëm nga zgjedhjet, me votën e lirë të sovranit popull.
Na ishte seç na ishte; Kaherë e mot, një kryelepur, me famë për bëmat e tij në mbrojtje të drejtave themelore të lepujve, i dëshpëruar nga persekutimi i vazhdueshëm i më të fortëve të pyllit, mblodhi gjithë lepujt, dhe, mbasi pranuan se ishin më të dobëtit e më frikacakët e pyllit, për ti dhënë fund, njëherë e mirë tmerrit të pafund, vendosën unanimisht të mbytën në pellgun më të afërt dhe, u turrën me të katra, teposhtë. Kur mbërritën në breg të gjolit, panë bretkosat që u zhytën në ujë nga frika.
"Ndaloni trima!" reflektoi kryelepuri, "nuk qenkemi ne të fundit, qenka dikush në këtë botë që na e paska frikën", u trimërua kyelepri dhe deklaroj; -"ta marrë vesh gjithë bota mbare se lepujt nuk janë shqiptarë!" (morali i fabulës; më mirë m*** se "më i vogël").
Që nga ajo ditë e deri më sot, edhe lepujt, të lumtur e të gëzuar, (si ne e ma zi), mbijetojnë në këtë dynja me dhelpra, ujqër, luanë e elefantë, si gjithë qytetarët e tjerë të botës, të regjistruar, me karta identiteti e pasaporta por, ndryshe nga ne shqiptarët, pa deklaruar as shtetësi, as kombësi, as etni e as besim fetar; e jo vetëm ata të bjeshkës, por edhe ata të fushës, madje edhe ata të Vorio - Epirit.
"Në këtë kontekst të mendosh se deklarimi i besimit fetar përbën një element supozojmë përçarës fetar, kjo nuk qëndron. Nuk ka asnjë bazë reale, sepse këtu në Shqipëri si askund tjetër njerëz me besime të ndryshme fetare kanë jetuar në harmoni në të gjitha kohërat", (S. Berisha - shekulli ).
Po Zoti kryeministër, po! Që shqiptarët mysliman, katolik, bektashinj e ortodoks, kanë jetuar e po jetojmë, fal Zotit e urtësisë së tyre, edhe sot në harmoni shqiptare, e dimë e jemi të lumtur e pse jo edhe krenar, pasi është shenjë qytetarie, mbase nga të paktat që na kanë mbetur nga qesja e vlerave tradicionale shqiptare. Zaten bash për këtë jam i preokupuar; pse po doni me na e prish këtë shqiptari, të vetmen "fe" që na bashkon? Jo, Salih, jo!
Të kam parë që shkon në kishë, por nuk e di a falesh në xhami? Emrin e ke mysliman e mbiemrin shqiptar; çfarë je ti zoti Kryeqeveritar; i krishterë, mysliman, laik, ateist apo shqiptar?
Shqiptarët janë katolik, mysliman, bektashinj e ortodoks, laik e ateistë dhe, bashkëjetojnë në harmoni, po shteti i tyre që ju kryesoni i çfarë besimi është?
Nëse është vërtetë shtet laik, ashtu siç duhet të jetë, pse u dashka që makina qeveritare duhet të hyjë në "shpirtin" e lirë të populli të vet, për ta trazuar? (me një perspektivë për ta rrënuar).
Apo edhe kjo i bashkohet iniciativës së qeverisë kinse "evropiane" për të legalizuar martesën gay?
Pse shtireni e kërkoni të bëni gjëra banale e të mbrapshta në vend që të bëni të vyera e në dobi të shqiptarëve? Jo, Salih, jo!
Për të fituar simpatinë e Evropës dhe të një populli të cilit i kërkoni votën, ka plot rrugë e mënyra më të thjeshta e më të denja se falja tokës dhe e ujit, shitja e shpirtit, dhunimi i dinjitetit dhe cenimi i identitetit. Ju thoni se "populli shqiptar nuk ka nevojë për identitet", (S. Berisha- shekulli), uroj të jetë kështu, por nuk ma do mendja, sepse nuk ka se si të jetë kështu, pasi edhe shqiptarët, ndonëse "vrima e fundit e kavallit", në Ballkan e në Evrope, bëjnë pjesë në racën njerëzore, për të cilën identiteti është ndër kushtet themelor të ekzistencës dhe, jo vetëm për shqiptarët, një grusht njerëz e dy gisht tokë, por edhe banorët superfuqi botërore, ai që i mbanë të ngjizur është bash identiteti, në bazë të cilit, është toka ku ata gjallojnë, të vdekurit mbi të cilët ata ndërtojnë historinë e tyre, qielli nën të cilin njerëzit bashkëjetojnë duke ëndërruar e projektuar të ardhmen,(me qiell, simbolikisht kam parasysh besimet dhe relacionet me universin), gjuha me të cilën komunikojnë, kultura që ata ndërtojnë dhe në fund politika me të cilën ata organizohen e qeverisen.
Po të gërmojmë në rrënjët e identitetit me siguri do hasim në instinktin e vetëmbrojtjes, një ndër kushtet esenciale të mbijetesës që tek njeriu, si qenie e arsyeshme, shfaqet në forma të ndryshme, nga më të rafinuarat racionale të cilat shpesh degjenerojnë në pasione etnike, fetare, nacionaliste, raciste, politike, shoviniste, etj. Ndalova në këtë "lapsus", jo për ti "treguar babait arat" pasi e di që doktori profesor, i di mirë këto punë, kulturën, pjekurinë e dijen e të cilit e çmoj, por ajo që më bën të vë gishtin në plagë është "dyshimi" mos ky lapsus, i shkarë nga pasioni, është i famshmi "lapsusi Frojdian"?! Nëse ka një gjë që ne shqiptarët duhet të krenohemi, është bash bashkekzistenca paqësore midis nesh e me popujt për rreth. Bash këta të fundit dhe të tjerë edhe "më të mëdhenj" na kanë tkurrur e cunguar si "kokoshin në një thelë". Dhe sot, sikur të mos na mjaftojë gjëma e shkuar historike, prijësit tanë modern, luajnë "cinglash" me ne duke na detyruar edhe sot të marrim rrugët e kurbetit, dhe "lojë botash" për të fituar për vete duke "falur" trojet tona: nuk janë të kënaqur me ç'na kanë marrë por duan edhe me iu dhënë, jo vetëm një rriskë det, por po u përgatisin edhe tortën, "Tokën e premtuar" komshinjve të moçëm për Vorio - Epirin. Jo Salih, jo! Strategji, diplomaci por jo "Allah, Allah Sali"! E çfarë duhet të bëjmë sot në një shoqëri demokratike për të mbrojtur identitetin e tërësinë tokësore shqiptare? Të ngjeshim armët e ti shpallim luftë, kujt? Grekut që na e ka "kërkue", apo Saliut që po do me ia "dhurue"? Jo Salih, jo! Zoti Kryeministër i vendit tim, nëse nuk përbën sekret politik as shtetëror, na shpjego me dy fjalë; Ç'dobi do na sjellë ky pazar uji, besimi, etnie dhe identiteti? Për një vizë Athine? Për një pasaportë greke? Për një kafshatë bukë me gjak që na japin efendikojtë grekë? Për dy deputet minoritar në parlament? Apo për të rritur fetën elektorale në Jug? Si strategji politike mund të jetë e dobishme e përkohshme për ju si individ lider, edhe e për partinë tuaj, por do të ishte një pazar i ulët me pasoja të rënda afatgjata për partinë demokratike, e mbi të gjitha popullin e vendin tonë që quhet Shqipëri e jo Jug e Veri e as Vorio - Epir. Jo, Salih, Jo! Besa, besë, edhe grekët por pa pre në besë shqiptarët! Ajo çka Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë sot, është; mos me e përça për ta sunduar, e mos me shitë për të "fituar". "Në këtë kontekst, dua te shtoj se nëse ndokush nuk do të dojë të deklarojë besimin e tij, le të mos e bëjë, si dhe ai që ndihet ateist le ta deklarojë që është ateist. Kjo është një shoqëri e lirë. Sigurisht ka dhe ateistë. Nuk shoh këtu as dëmin më të vogël. (S. Berisha, shekulli) Zoti kryeministër, nëse nuk e shihni ju nuk do të thotë se "nuk ka dëm". Ka që ç'ke me të, bile të madh fare. E bash kjo, që ju nuk e shihni o bëni sikur nuk e shihni, më preokupon. Për një qëllim të mirë dhe orientuar drejt principeve të larta, është e drejta legjitime e çdo lideri shpirtëror e politik, të rrisë masën e dishepujve, pasi ky është misioni i tij për tu realizuar, por e kundërta, do të ishte e pa moralshme, madje tradhti e lartë ndaj tyre, e në fund bash vetëvrasje. Jo për të lënduar e as për të akuzuar, pasi ju çmoj vërtetë si burrë të mençur, të ndershëm, të fjalës e patriot, por thjeshtë për t'iu kujtuar e për të reflektuar; në "'97" famëkeqe, kur FMN-ia lëshonte alarmin kundra sistemit piramidal me fajde('96), Ju, asokohe në rolin e Presidentit të shteti, më i besuari i shqiptarëve, që jetoje në apartament me popullin, njësoj si ata, përgënjeshtrove Fondin Monetar dhe u bëre garant për mashtruesit fajdexhinj kapterë,ish hafije e oficerë të sigurimit. Këtë faj të rëndë, ta kemi fal, por e kemi të filmuar e incizuar në memorie dhe, nuk duam që të përsëritet më kurrë! Asokohe nuk qemë në gjendje të dallonim çiltërsinë tuaj nga miopia, para një mashtrimi masiv nën dritën e diellit nën hundët dhe në bashkëpunim me qeverinë demokratik. Nisur nga fakti që Ju ishit ngujuar në "kullën e fildishtë të Presidencës"; jam i predispozuar t'iu konsideroj "të pafajshëm" për çka kishte ndodhur deri atëherë kur FMN-ia lajmëroj rrezikun që kërcënonte shoqërinë e demokracinë në përgjithësi, rrezik që shqiptarët e paguan shtrenjtë, madje edhe me gjak e jetë, por në momentin kur Ju, Presidenti im, u bëtë garant për hajdutët e vrasësit, çfarë duhet të mendojmë për Ju? Që je naiv e miop, burrë i fjalës, i pabesë apo bashkautorë me ta? Jo, Salih, jo! Këtë të fundit damkë, veç kundërshtarëve tuaj politikë, nuk ta kemi vënë, përkundrazi; të kemi besuar si politikan i ndershëm e i papërlyer, ta kemi falur si "gabim nga nxitimi", madje të kemi rizgjedhur për në krye të vendit dhe, për të qenë më të sigurt nga "mijtë hajdutë e dallkaukë", të kemi bërë bash kryetar qeverie. Të njëjtin gabim je duke bërë edhe sot. Po bëhesh garat për "ujkun" duke i besuar "delet" e tua. Jo, Salih, jo! Tepër bujare për tu besuar! Të gjithë shqiptarëve e, sidomos atyre myslimanë emigrant në Greqi u është dashur të ndërrojnë emrat dhe fenë, për një copë letër në këmbim të identitetit, madje edhe të konvertuar me dy fe e me dy emra, u duhet të durojnë e të kapërdinë me dhimbje turp përçmimin, racizmin e një feudali afendiko që ka pese dhrahmì më shumë. Ne nuk e kemi bërë një gjë të tillë me të parët e tyre kur vinin në Vorio - Epir, me lyp. Jo, Salih, jo! Ne u kemi dhënë bukë, e nuk duam të na e kthejnë me gurë! E po t'iu bjerë nevoja u japim prapë, bukë, kripë e ujë me gjithë zëmër, por nuk mund tu falim det, as tokë. Gjymert e bujar por me karar, jo altruist fodull. S'kemi pse tu lajmë këmbët feudalëve moderne grek që fryhen si kaposha në Akropolin antik e as ti nënshtrohemi kamxhikut që fshikullojnë me arrogancë nga maja e Olimpit. Duke u falur ujë, tokë e njerëz, athua do ta fitojnë dinjitetin motrat e vëllezërit tanë në Greqi? A nuk do të ishte më e udhës që qeveria e shteti jonë të krijonit kushte politike dhe ekonomike shtetasve shqiptarë në Dheun e tyre, në shtëpinë e tyre, se sa të shpërblejë padronët e tyre në Athinë? "Pavarësisht se jo në çdo vend bëhet kjo formë regjistrimi, ne na takon ta bëjmë. Është një dëshirë absolutisht legjitime dhe shumë e drejtë, (S. Berisha -shekulli, 27. 01. 2010) Dëshira dhe e drejta e kujt zoti Kryemistër i shqiptarëve; e juaja, e jona apo e atyre? "Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare ishte një ndër 6 pikat e ultimatumit që ish-kryeministri grek Miçotaqis i paraqiti në korrik 1993 Berishës së Parë. Berisha i Dytë, deri më sot, kishte zbatuar pesë nga gjashtë pikat, madje në 2009 i bëri së bijës së Miçotaqisit, zonjës Bakojanis, një dhuratë të papritur, marrëveshjen për faljen e hapësirës detare, që babai i saj nuk kishte guxuar ta kërkonte në 1993...Shqipëria, që me kushtetutë vetë-shpallet shteti i qytetarëve pa dallim kombësie e besimi, detyrohet tani, nën presionin grek, të zbresë në nivelin e një shteti që vendos shenja dallimi midis shtetasve të vet. (P.Xhufi, shekulli) Mos vallë edhe ky historian politikan e diplomat, është sharlatan si politikanët, ekspertët e historianët e tjerë që kanë ngritur zërin për bashkatdhetarët e truallin e tyre? (mirë Nano, se atje e ka barkun, po ti o Salih i Lokes që t'ka pjell pushka prej qarku?) Kësaj si t'ia vë emrin; bujari, largpamësi, çiltërsi, ndershmëri, burrëri, besnikëri, naivitet, pabesi, miopi, apo strategji politike? (në favor të kujt?). Jo Salih, jo, nëse historiani diplomat thotë të vërtetën, kjo nuk është besnikëri, as bujari por marrì. Zoti Kryeministër, a do të kenë ndonjë herë një përgjigje këto "mistere", apo do tua shisni shqiptarëve të varfër bashkë me paketën "Dixhitalcom" si fiction mediatik? (nuk pretendojmë të vërtetën, por të paktën një rrenë të besueshme e të pranueshme) Le të ndalojmë edhe një herë tek nyja e krizës politike që po përjetojmë që nga viti i kaluar e nuk e dimë sa do të vazhdojë e si do të përfundojë. Një gjë është e sigurt; që "happy end" nuk do të ketë dhe lotët do ti derdhin spektatorët e dhembshur shqiptar. Supozojmë se lideri socialist është bash "Ai" dhe "ashtu" siç Ju e çmoni. Po partia e tij, më e madhja në Shqipëri e gjysma e shqiptarëve që ajo përfaqëson të cilët ndjehet e fyer nga "vjedhja e fitores", e gjysma jote e akuzuar si "vjedhëse", nuk e meritojnë një përgjigje, që të qetësojë palën e hidhëruar e të verë në vend nderin e palës tjetër dhe dinjitetin e demokracisë kaq të përbaltur në Shqipëri? Nuk pretendojmë të vërtetën, pasi ajo do të rrëzonte njërin nga të ju o të dy bashkë, por presim përgjigjen më të besueshme, e një zgjidhje të arsyeshme e të pranueshme nga të dy palët, në interes të vendit, të demokracisë e të shtetit ligjor, çka do të thotë: kompromis politik midis subjekteve politike e jo pakte djallëzore midis dy individëve, sepse; as kolltukët, as partitë që kryesoni e aq më pak shteti e Shqipëria nuk janë pronat tuaja. Ajo që është e juaja; janë të ndenjurat, (nëse nuk i keni shitur), besimi,(nëse nuk do ta humbisni rrugës), dinjiteti (nëse nuk do ta shkelni me këmbët tuaja), dhe emri, (nëse nuk do ta përdhosni). Zoti kryeministër, shqiptarët të kanë dhënë mandatin, me besimin se Ju do të ndërtoni një shtet ligjor, që do të administroni me përgjegjësi të lartë politikën dhe me nikoqirllëk ekonominë e shtetit e paret publike, për interesat e vendit. Sot keni hyrë në të V-in vit të mandatit dhe jo vetëm dishepujt e tu por të gjithë shqiptarët, pa dallim feje e ngjyre politike mbërthyer nga kriza e dyfishtë; politike dhe ekonomike, po shohin të zhgënjyer si majmen administratat partiake e qeveritare, dhe po ndjekin të fyer teatrin banal politik. I Pari i Amerikës, superfuqisë ekonomike botërore, flet çdo ditë për krizën dhe në axhendën e ditës ka punën, sigurinë, shëndetin e edukimin e qytetarëve të tij. Në Shqipëri fjala "krizë", si ekonomike edhe politike nuk përmenden, bile janë të ndaluara. Falë Evropës, u lejua që fjala "krizë" të përdoret por me "k" të vogël e vetëm për krizën politike. Për atë ekonomike shqiptarët nuk mund ta përdorën fjalën "krizë" as me "k" të vogël, në axhenden e Berishës është "Edi Rama mafioz pa brekë", ndërsa në atë të Ramës; "Berisha hajdut me kutia". A është e mundur që qeveria e vendit më të varfër në Evropë, në kohën e në një krize që ka gjunjëzuar kolosët e ekonomisë botërore jo vetëm që nuk është e preokupuar por mburret me rritjet e treguesve ekonomikë, madje i shet beleg euros me lek? Mbase! Në Shqipëri ç'farë nuk ban vaki! Edhe në kohën e "Bllokadës ekonomike, kur ne hanim barë, "Zëri i popullit" i asaj kohe bënte karshillik me "begatinë shqiptare" e shante krizën rëndë kapitaliste, madje fliste "për revolucion, jo si aspiratë, por si problem i shtruar për zgjidhje"!!! Mos vallë na ka ngel ora në kongresin e VI të PPSH?!?! (bane Zot andërr! thotë nëna ime) Zoti kryeministër, kur thoni se në Shqipëri nuk ka krizë ekonomike, e keni fjalën për popullin që e merr bukën me listë, apo për ministrat, zëvendës ministrat, shefat e drejtorët e deputet që mbushin xhepat me paret publike? Sa kohë keni që nuk keni shkuar në fshatin e fëminisë? Nëse ke qenë, a jeton ndokush më në ato shkrepa, apo të gjithë kanë ardhur në Bathore? Po ata që i "zuri çatia" e nuk zbritën dot në fushë, a i ke parë si jetojnë? I kam parë unë doktor; si mos ma keq! "...mjerim, mjerim, viket gjithkah malësia...!" Kush e ka jetuar dhe ata që po e jetojnë sot mbi kurriz, në vetën e parë, e dinë më mirë se ai që e ka rrëfyer në vetën e tretë dhe, shumë më mirë akoma se politikanët e sotëm shtihanë që recitojnë Migjenin e Çerçiz Topullin "gju me gju me popullin", në Valbonë e nën hijen e rrapit në Mashkullorë. Zotërinj politikanë e qeveritarë, pa dallim feje, krahine, të majtë e të djathtë, dilni nga ahuri i intrigave të pushtetit e të tarafeve ku jeni ngujuar, dhe shikoni si jetojnë tri hise të shqiptarëve që shtrëngojnë rripin e grushtet para "mollëve të ndalueme" ; në Jug e veri, bjeshkë, fushë e vrrì, në katund e në qytet e në Kryeqytetin e begatisë. Mos u mburrni me punën e biznesmenëve e as me mirëqenien e tyre, sepse e kanë krijuar ata vetë, madje edhe për Ju, mos u mburrni për pallatet e as për asfaltet sepse janë fryt i kapitalizmit e jo meritë e juaja, janë djersa e paret e shqiptarëve e jo të politikanëve e të qeveritarëve. Merita e jua është të vidhni sa më pak, të bëni detyrën si administratorë në shërbim të populli sepse fal Atij sovran ziut jeni aty ku jeni dhe Ai ju paguan e po iu bën zengjinë. Zoti Kryeministër i vendit tim; pyetjet e lartpërmendura, nuk janë të një kundërshtari politik, as të një socialisti, as të një mafiozi, as të komunisti, as të një bllokmeni por bash të një ithtari të demokracisë, të një demokrati pa tesere partie, e nuk janë vetëm të miat, por të shumë e shumë shqiptarëve të ndershëm të pavarur nga e djathta dhe e majta, pa kurrfarë konflikti interesash ekonomike e as politike, që nuk kanë frikë të thonë të vërteta, përkundrazi ndjejnë detyrë para vetes, vendit e njerëzve të vet, të përballen me korrupsionin kriminal politik e shtetëror, e kur pyesin, nëse e kanë këtë të drejt, si qytetarë të thjeshtë, duan jo vetëm përgjigje. E nëse nuk keni kahë as për këtë, të paktën reflektoni për një zgjidhje, të pjekura e të qëndrueshme. Ta marrë vesh gjithë bota mbarë, unë kam le e do vdesë shqiptar! /04 Feb 2010/A.D. /04 Feb 2010 | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Feb 06, 2010 11:18 pm | |
| Edi Rama eshte ne marveshje me Berishen me shkatrrue shqiptarin me themele ! Vellazer shqiptar ndertoni neper bjeshket e juaja fole si ne kohen e gurit nese doni ta trashegoni token dhe mblidhni arme e gjesende se mbas shtate vjeteve do tju nevoiten per gjuete! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 07, 2010 6:23 am | |
| Shqiperia, borxhi rekord 06/02/2010 15:30 Te dhenat me te fundit te Ministrise se Financave tregojne se kriza po godet fort financat publike te vendit. Treguesi i borxhit dhe ai i interesave kane kapercyer cdo parashikim te qeverise duke arritur ne nivele te larta te pashenuara prej vitesh. Sipas te dhenave ne fund te vitit qe lame pas borxhi i qeverise vleresohet te jete rritur vitin e kaluar me rreth 5 per qind duke arritur ne 59.46 per qind e produktit te brendshem bruto nga 54.8 qe ishte ne fund te vitit 2008. Rritja e borxhit pritet te kete efekte te forta ne financat e vendit, sidomos gjate tre viteve te ardhshme. Ne vitin 2009, qeveria shpenzoi 3.6 per qind te produktit te brendshem bruto per te paguar interesat e borxhit. Por Ministria e Financave parashikon se kjo shifer do te pesoje nje rritje te forte gati dyfish, ne 3 vitet e ardhshme, kohe ne te cilen fillon shlyerja e kredive tregtare qe qeveria mori per rrugen Durres-Kukes. Sipas parashikimeve te vete Ministrise se Financave, vleresohet se ne vitin 2012 shuma qe qeveria do paguaje per interesat dhe shlyerjen e borxhit do te arrije nivelin rekord 6 per qind e GDP, ose gati 1 miliarde dollare, nje shifer thuajse e barabarte me investimet publike ne vitin me te mire te tyre. Te dhenat tregojne se edhe aktualisht, pa u ndjere mire efektet e plota te kredive tregtare, Shqiperia eshte nder ekonomite ne zhvillim qe paguan interesat me te larta per shlyerjen e borxhit duke u krahasuar vetem me Hungarine. Dhe kjo vjen vetem per nje arsye, pasi pertej debatit eshte apo jo i renduar vendi me borxhe, te dhenat tregojne se aktualisht Shqiperia eshte vendi i dyte ne ekonomite ne zhvillim te lindjes me nivelin me te larte te borxhit, qe per FMN ka qene gjithmone nje shqetesim konstant. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 07, 2010 12:58 pm | |
| Ore trim me emrin Sali!
Je fajtor që shqiptaria do të përfundon me një gropë të përbashkët pluhuri dhe eshtrash, një nekropol, një fshat dhe qytet të vdekurish: rrënoja të djegura nga zjarri, ndërtesa të thërrmuara, fabrika të zbrazëta, pirgje me mbeturina pa kuptim, popullatë të masakruar apo kthyer në skllavëri.
Shkruan: Aurel Dasareti, 2010-02-06 Arizona
Larg shputat nga Shqipëria jonë ore Sali. Në luftën e Bosnjës i fale armë dhe naftë Serbisë ore Sali. Ti shpëtove nga katastrofa Armikun tonë të Zi ore Sali. Më 1997 vodhe nga piramidat dhe e shkatërrove Shqipërinë ore Sali. Mos regjistro popullsinë mbi bazë etnike dhe fetare ore Sali. Ti e çon ujin në mulli të grekëve ore Sali. Te shqiptarët do bëhet një kaos i madh lëvizjesh, emrash, datëlindjesh dhe datash ore Sali. Duke të admiruar ty dhe tradhtuar Zotin, Kryetarët e komuniteteve fetare myslimane, bektashije dhe katolike e përqafojnë këtë ide pise tënden ore Sali. Janullatos, bashkë me kryetarin e bektashizmit, me kreun e kishës katolike përqafojnë këtë ide tradhtie e marrëzie tënden ore Sali. Ëndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipëria do dalë 1 milionë ortodoksë, 2 milion dalin turq dhe shqiptarë s`do ketë më hiq ore Sali. Ky regjistrim shkel hapur Kushtetutën por edhe ligjet ndërkombëtare ore Sali.
Në zjarrin e ferrit i cili për TRADHTI KOMBËTARE do të djeg ty ore Sali Ramë Berisha, të akuzuar për shitjen dhe shkatërrimin e popullit, ajrit, ujit, tokës dhe pemëve të Shqipërisë, si i sëmurë mendor që je, do të përpiqesh të mbrohesh:
“Katundet, qytetet dhe shtëpitë e shqiptarëve, nga themeli deri në çati, unë i shkatërrova, i shkretova, i dogja me zjarr. Muret (e brendshme) dhe muret e jashtme, tempujt dhe zotat, kullat e tempujve prej tullash dhe balte, gjithë sa ishin në të, unë i rrafshova me tokën dhe i flaka në kanalin e Korfuzit. Përmes qendrave të katundeve dhe qyteteve gërmova kanale, i përmbyta me ujë dhe rrënova kështu vetëm themelet. Arrita një rrënim më të plotë se sa do kishte ndodhur prej një përmbytje.”/05 Feb 2010/A.D. në www.lajmet.com
Sali aga i ka hyp dhies oh sa gjan i meshon qarshies!!!! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 07, 2010 1:15 pm | |
| AT NIKOLL MARKU -Ai shprehet i indinjuar për faktin se kryetarët e komuniteteve fetare myslimane, bektashije, dhe katolike e përqafojnë këtë ide. “Me indinjatë e them se si Zoti Janullatos, bashkë me kryetarin i bektashizmit, me kreun e kishtës katolike përqafojnë këtë ide. Ëndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipëria do dalë 1 milionë ortodoksë, 2 mln do dalin turq dhe shqiptarë sdo ketë më. Kjo ështe një gjë e pavyer për shqiptarët” Kto gjera po behen nen patronatin e SALI kalit! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 14, 2010 1:47 am | |
| Si bënte Koreja e Veriut trafik armësh me terroristët duke përdorur Fatmir MediunNga Gjergj Thanasi Një histori tjetër trafiku me protagonist Fatmir Mediun e Ylli Pinarin. Koreja e Veriut na shiste armë për të cilat nuk kishim nevojë, e në më pas këto armë i drejtonim për organizata terroriste. Shqipëria njollosej duke u përdorur si vend tranzit, Mediu e Pinari pasuroheshin Gjatë tetë vjeçarit të pushtetit të së majtës, u bë kujdes i madh për të mos pasur kontakte ushtarake me shtetet komuniste si: Koreja e Veriut, Vietnami, Kuba, Kina etj. Madje edhe kontaktet me shtetet bataktçinj, apo Serbinë e pas Milosheviçit, ishin rudimentare, të bëra me kujdes dhe të maskuara maksimalisht. Të majtët i druheshin reagimeve të ashpra të opozitës, të PD-së dhe partive nacionaliste si PLL-ja apo Balli Kombëtar. Me ardhjen e PD-së në pushtet, tregtia, ose më mirë të themi kontrabanda e armëve, u pa si një burim i madh të ardhurash, jo për shtetin, por për xhepin. Pikërisht për këtë arsye u intensifikua bashkëpunimi me Serbinë, shtetet batakçinj dhe vendet komuniste. Më poshtë do të trajtohet përmbledhtazi vetëm kontrabanda e armëve me Lindjen e Largët, përkatesisht Korenë e Veriut. *** Pak ditë pasi u bë Ministër Mbrojtje Fatmir Mediu, Kryetari i Partisë Republikane, d.m.th të djathtës më djathtas se PD-ja, me porosi të udhëheqjes politike të Ministrisë së Mbrojtjes u vendosën kontakte pune me Korenë e Veriut. Këto kontakte u vendosën midis drejtorit Pinari, aktualisht i paraburgosur, dhe atasheut ushtarak të Koresë së Veriut në Sofje, kolonelit Ho Chol Guk. Takimi i parë midis Pinarit dhe kolonelit komunist u bë afër Sofjes në fund të shtatorit 2005. Me atasheun komunist u diskutua rifillimi i marëdhënieve ushtarake me Korenë e Veriut. Këto marrëdhënie konsideroheshin të rëndësishme dhe me mjaft interes nga kabineti shqiptar, që sapo kishte bërë betimin. Në datë 25.10.2005 kontaktet midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe ushtarakëve koreano- veriorë u përqendruan në kërkesa për blerje armatimesh të shumëllojshme si psh. automatikë, mitralozë të llojeve të ndryshme, bazuka etj. Në pamje të parë kërkesa dukej legjitime, në shërbim të modernizimit të ushtrisë shqiptare. Në fakt vetëm dy artikuj, përkatësisht 1000 copë automatikë AKM me granatahedhës të inkorporuar dhe 400 copë bazuka tip GP25/30 (ndonëse patenta ishte 30 vjeçare sovjetike), mund të konsideroheshin një hap para në rritjen e fuqisë së zjarrit të skuadrës së këmbësorisë. Artikujt e tjerë si mitralozë të tipeve të ndryshëm, automatikë AKMS, etj janë armë që ushtria shqiptare i ka prej gati 50 vjetësh në arsenalet e veta. Për më tepër të tilla armë po eksportohen dhe po demontohen si të tepërta nga shteti shqiptar që nga pranvera e vitit ‘91 dhe në vazhdim. Në planet e mobilizimit të ushtrisë shqiptare, ushtria aktive dhe forcat rezerviste nuk shkojnë kurrë më shumë se 60.000 trupa, atëherë pse importohen 100.000 copë automatikë kur të ngjashëm me to i demontojmë e i eksportojmë si të tepërt? Theksojmë se këto automatikë AKMS janë patentë sovjetike e vitit 1961, shumë të ngjashëm me homologët e tyre kinezë apo klonet e prodhuara në uzinën tonë të Gramshit. Përgjigja logjike e pyetjes është: për tu rishitur. Skema e trafikut është ajo e përdorur edhe në mjaft trafiqe të tjera armatimi. Skema është: Koreja e Veriut- Shqipëri- firmë fantazmë. Ndër firmat fantazmë përmendim Rex, Panorama LTD, Monston Engineering, Viviane LTD, B&T, filial i firmës zvicerane me të njëjtën emër. D.m.th blerësi fundor është ai blerës që e ka ligjërisht të pamundur të lëshojë certifikatë EUC, pra, ose vend nën embargo armësh, ose organizatë terroriste. Më datë 19.4.2006 pala shqiptare bëri kërkesat e para për raketa SAM MANPAD (raketa kundërajrore supi), gjoja për modernizimin e ushtrisë shqiptare, por në fakt për t’i trafikuar drejt destinacioneve të treta si në rastin e raketave ukrainase që përfunduan në duart e Hezbollahut libanez. Kjo kërkesë për blerje raketash përbënte një intensifikim të marrëdhënieve me Korenë komuniste, gjithnjë në emër të plotësimit të standarteve të NATO-s për modernizimin e forcave të armatosura. Logjikë e bukur kjo, për të hyrë në NATO kërkoheshin te bliheshin raketa nga arsenalet e diktatorit komunist Kim Jong. Më datë 12.5.2006 Ministria e Mbrojtjes shqiptare kërkonte të furnizohej nga Korea e Veriut me pajisje elektronike për zhurmimin e aparaturave GPS të armikut në fushën e betejës si dhe për qëllime policore. Të tilla aparatura me të dhënë tekniko- taktike, të ngjashme me sistemet iraniane GOOYA 300 dhe GOOY 600, ishin të domosdoshme për të plotësuar dispozitivin elektronik (ndërlidhje- luftë elektronike-rikonjicion Sigint) të Hezbollahut për betejën e pritshme me ushtrinë izraelite në gusht të vitit 2006. Shkatërrimi i një pjese të konsiderueshme të arsenaleve të Hezbollahut gjatë luftës së gushtit 2006 i detyroi njerëzit e Nasrallahut të kërkonin burime të reja furnizimi ku të mundnin. Si burim furnizimi ishin Irani, Siria, Koreja e Veriut dhe vendet e ish- Bashkimit Sovjetik. Për disa nga këto vende mbetej problem transporti deri në Liban, pa u interceptuar nga agjencitë ligjzbatuese izraelite. Në këtë kontekst roli i Shqipërisë si vend tranzit ishte mjaft i rëndësishëm për bashkëpunimin ushtarak Hezbullah- Kore e Veriut. Për më tepër që pala shqiptare ishte e gatshme të bënte gjithçka për të lehtësuar këtë kontrabandë armësh midis këtyre dy entiteteve. Më datë 12.2.2008, një delegacion i madh (8-9 persona, përfshirë shoqëruesin) korean viziton z. Mediu në zyrën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo vizitë i dha një impuls të ri marëdhënieve ushtarake midis Shqipërisë demokratike dhe Koresë komuniste. Nuk jemi të informuar për temat me interes reciprok, që u trajtuan në takimin me ministrin republikan Mediu me oficerët komunistë koreano veriorë, gjithsesi sinjifikativ është fakti që ky takim iu mbajt sekret Louis Boros, ish- kolonel amerikan, aktualisht punonjës i firmës Coubic Defence Applications Group Inc., i cili këshillonte ministrin Mediu për modernizimin e forcave tona të armatosura për të arritur standardet e NATO-s. Për koincidence, pas këtij takimi u ndërprenë eksportet e skrapeve ushtarake të tunxhit me përmbajtje floriri për në portet e Koresë së Jugut si në Pousan dhe në Itchon. Mbas takimit me ushtarakët koreano- veriorë, ministri Mediu pati një takim pune me gazetarin dhe publicistin e mirënjohur Blendi Fevziu, siç shihet edhe në faksimilen e dokumentit. I gjithë ky idil ushtarak qeveri e djathtë- Kore komuniste është një provë ngjethëse e tahmasë pa kufi për para. Kjo tahma, që dëmtoi rëndë prestigjin dhe interesat e Shqipërisë në sytë e aleatit tonë strategjik SHBA-së, është edhe një nga shkaqet e kasaphanës së Gërdecit. Historia e marrëdhënieve ushtarake Shqipëri-Kore komuniste është njëkohësisht edhe dëshmi ulëritëse e defiçencës mendore të kontrabandistëve shqiptarë. Të komunikosh me fakse apo me takime kokë më kokë me atasheun ushtarak koreano- verior në Sofie dhe pastaj të pretendosh që të mos biesh në sy, që veprimet e tua të mos dokumentohen nga shërbimi sekret bullgar, është me të vërtet idiotizëm. Kuptohet, Bullgaria si vend anëtar i Nato-s të tilla informacione i ndan me aleatin e saj strategjik në NATO. Kristofer Hill, shef i ekipit amerikan për problemet e armëve të Koresë të Veriut është njëkohësisht njohës i shkëlqyer i skenës politike shqiptare, edhe për shkak të eksperiencës së tij personale në Ballkan. Ai nuk e ka të vështirë t’i lidhë bashkë faktet për të nxjerrë një konkluzion të arsyeshëm nga takimet kolonel koreano-verior-drejtori Pinari, delegacion i zgjeruar ushtarak korean- ministri Mediu si edhe nga miqësia e zotit Mediu me një djalosh rreth 30 vjeçar, i cili Mediun dhe ministra të tjerë të kabineteve Berisha i ka zënë miq, që kur merrnin pjesë së bashku në mitingjet e opozitës në vitet 2001-2005. Pasojat e këtij trafiku armatimesh për protagonistët e tij dhe për të gjithë shqiptarët, njëlloj si me historinë e qemanes së Nastradin Hoxhës, që avazi do i dëgjohej sabajle. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 14, 2010 1:59 am | |
| Petrit ne radhe te pare shyqyre se qenke gjall se ke humb krejte dhe eshte vrejte mungesa jote!
E sa per berishen do shofim si do perfundoj debati mese berishens dhe edit? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 14, 2010 2:02 am | |
| Faleminderit per interesimin, Sa per debatin nuk ka perfundim...ose me mire te themi eshte ajo qe une kam parashikuar qysh para zgjedhjeve QEVERI TEKNIKE. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Feb 14, 2010 2:09 am | |
| Ndoshta kesaj radhe do shkojn gjerat me ndryshe mbasi jan dy krer politik qe jan kundershtare shum te forte ndaj politikes njeri tjetrite, ndoshta do gjejn zgjedhej me ne fund? | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |