|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 2:19 am | |
| Topi zyrtarizon krizën. Qeveria injoron mesazhin e protestës
Zyrtarizohet kriza politike në Shqipëri. Presidenti Topi ka deklaruar dje, i pyetur nga gazetarët, se është i gatshëm të negociojë për zgjidhjen e ngërçit të krijuar, por për këtë duhet vullneti i partive. “Nuk është ko... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 2:19 am | |
| Nga Kerin Hope, “Financial Times”
Beteja për votën vazhdon*
Opozita socialiste në Shqipëri përfundoi të dielën një protestë treditore në qendër të Tiranës duke siguruar s... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 2:29 am | |
| Duhet nje force super brutale, qe te jo vetem te dridhen foshnjat e UDB-se e te EYP, ne barkun e nenes, por edhe UDB-ashat EYP qe nuk jane koncepuar akoma, | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 9:55 am | |
| Kujdes ju qe merreni em shpifje , Kohet kan ndryshu, Topalli-Opozites: Askush nuk do te cenoje demokracine
E Hene, 23 Nentor 2009
Ne mbyllje te protestes maratone te opozites, edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se askush nuk mund te cenoje sistemin e demokracise ne vend. E pranishme ne nje aktivitet te zhvilluar ne Kuvend, me rastin e 20-vjetorit te nenshkrimit te Konventes se OKB-se per te drejtat e femijeve, Topalli tha se Shqiperia kaloi shkelqyeshem proven e saj te 28 qershorit, se ato ishin zgjedhje te lira e te ndershme, se institucionet jane legjitime. "Kushdo qe mund te mendoje se mund te sulmoje apo te perpiqet, me instrumente te paligjshme te cenoje ligjshmerine, natyrisht qe gabohet rende", u shpreh kryetarja e Kuvendit. Sipas saj askush, as bijte, as ministri i fundit i Sigurimit te Shtetit, as ministri i fundit i Ramiz Alise, as emrat e Xhelileve, te Hamidve apo te te tjereve, nuk mund te guxojne qe te cenojne ligjshmerine dhe punen e Parlamentit, qeverise dhe institucioneve. "Per ne s'ka gje me te rendesishme dhe gje me te bukur, sesa te shohim demokracine shqiptare, funksionale, eshte nje demokraci e pakthyeshme ndaj dhe shteti ligjor eshte gjeja me e rendesishme per ne, eshte gjeja me e shtrenjte dhe me e shenjte per ne dhe askush nuk mund te guxoje qe te preke kete sistem te demokracise", vijoi ajo. Ndaj sipas saj, mazhoranca do te vijoje detyren e saj, te vazhdoje rrugen e saj. Topalli permendi se pas pak ditesh, mazhoranca do te votoje buxhetin e shtetit per vitin 2010, qe eshte programi i qeverise i perkthyer ne ligj ne Parlament, i cili eshte shtuar me 600 milione dollare te tjere dhe te gjitha keto para, jane per ekonomine shqiptare, jane per ekonomine familjare. Koha Jone | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 10:31 am | |
| Berisha: S’ka dialog me kockat mafioze të Ramës, s’mund të dalim mbi gjykatat 22-11-2009 / Leonard Quku
Kreu i qeverisë Sali Berisha u jep fund kërkesave spekullative të Edi Ramës për të dalë mbi ligjin dhe mbi gjykatat, me anë të shantazheve që shqiptohen, siç tha ai, “nga qen të rrahur apo kocka mafioze të tipit Gramoz Ruçi”. Ai përsërit apelin formal që opozita të kthehet në parlament për të ndihmuar në aksionin e reformave të integrimit, që do të sjellin edhe heqjen e regjimit të vizave Kryeministri Sali Berisha duket se i ka dhënë përgjigjen përfundimtare opozitës jo parlamentare, lidhur me kërkesat e pajustifikuara të tyre, për hapjen e kutive. Kreu i qeverisë tha se çështja e zgjedhjeve është një çëshje e mbyllur tashmë dhe se asgjë s’mund ta ndryshojë vendimin e gjykatave. Nga qyteti i Krujës ku përuroi nisjen e punimeve të rrugës që lidh qytetin e Krujës me Vendin e Shenjte të Sari Salltikut, kryeministri Berisha i apeloi kreut të opozitës Edi Rama, që të heqë dorë përfundimisht nga kërkesat e papranueshme dhe të pranojë verdiktin e popullit. “Hapja e kutive është një çështje e mbyllur. I bëj thirrje kreu të opozitës të heqë dorë nga kërkesat e papranueshme, dhe të pranojë verdiktin e popullit. Por, jo vetëm me qen të rrahur dhe me kocka mafioze të tipit Gramoz Ruçi, por edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lirë apo mund të shkelmosh shtetin ligjor. Jo, kjo nuk mund të ndodhë, ndaj edhe mos i mashtro njerëzit për karrigen tënde, por hajde të ulemi në parlament të vazhdojmë reformat, se vendimet e gjykatave janë të paprekshme”, u shpreh kryeministri. Berisha tha se mbetet i hapur për të bashkëpunim të mundshëm me kryesocialistin, por më parë ai duhet të rikthehet në parlament, për të kontribuar në aksionin reformator për integrimin e vendit dhe heqjen e vizave. “Duke mbetur gjithmonë i hapur dhe ftues për Edi Ramën, që të rikthehet në parlament, të vazhdojmë dialogun, të vazhdojmë bashkëpunimin për reformat dhe procesin e integrimit, pasi të gjitha këto tingëllojnë si një anakronizëm për të bllokuar heqjen e vizave apo për të bllokuar vendimin për statusin e kandidatit dhe këto vendime janë marrë tashmë dhe nuk ka më pengesë dua t’i them këtu nga Kruja e Skënderbeut një gjë: Jam dhe do të mbetem i hapur në respekt të plotë të rolit jetik, të rëndësishëm të opozitës dhe për bashkëpunim me të”, deklaroi kryeministri Berisha. Duke komentuar protestën e opozitës në Tiranë për hapjen e kutive, Berisha tha se është e drejtë e të gjithë qytetarëve, madje shtoi se edhe i kishte përshëndetur në mënyrë demokratike. “Duke ardhur këtu te ju, nga zyra ku po punoja, tek dritarja ime, një grup qytetarësh protestonin. Dola dhe i përshëndeta. I përshëndeta në mënyrë të sinqertë se kjo është meritë e demokracisë, të protestojnë. Disa prej tyre e mirëpritën përshëndetjen time, të tjerë u acaruan nga përshëndetja ime. Por dua t’u them edhe atyre se përshëndetja ime ishte shumë e sinqertë, sepse në këtë sistem, në këtë regjimi dhe në këtë pushtet çdo njeri ka dhe do të ketë tërësisht të garantuar të drejtën e protestës së lirë, për çfarëdo që ai mendon. Kjo është një arritje e pacenueshme për çdo qytetar, ndaj dhe unë i përshëndeta me shumë kënaqësi protestuesit te dritaret e mia”, nënvizoi kreu i qeverisë. Berisha nënvizoi vullnetin e qeverisë që drejton për të respektuar me përpikëri vendimin e gjykatave dhe mohoi në mënyrë kategorike qoftë edhe një tentativë për shkelmim të vendimeve të gjyqësorit, porsa kohë në një vend demokratik ku respektohet ndarja e pushteteve, ky sistem është i pavarur. “Ka vendosur gjykata që nuk mund të ketë rinumërim dhe atë vendim e ka marrë si kundër teje, ashtu edhe kundër meje. Edhe ne kërkuam rinumërimin e Fierit dhe gjykata e hodhi poshtë. Atëherë ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të punojmë së bashku për zgjedhjet e ardhshme. Janë edhe rreth 1160 ditë, gjer në vitin 2013, me durim të ulemi, të përgatisim, të përmirësojmë të gjitha ato që janë për t’u përmirësuar. Zgjedhjet nga e gjithë bota u identifikuan si zgjedhjet më të mira që ka njohur Shqipëria”, shtoi kryeministri. Në këtë aspekt, Berisha theksoi se “ne, jemi të vendosur me përkushtim të madh të bëjmë çdo përpjekje që qytetarët gjatë 6-mujorit të parë, të kenë vendimin përfundimtar të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave, pra të lëvizin të lirë në mbarë Evropën”. “Këtë prisni ju, këtë kanë dëshiruar baballarët tuaj, këtë kanë dëshiruar gjyshërit dhe stërgjyshërit, këtë kanë pritur shqiptarët në dhjetëra dhe qindra vite, këtë po e shndërrojmë në realitet”, tha më tej Berisha. Lidhur me integrimin e vendit në BE, kryeministri Sali Berisha bëri me dije se vendimin i Unionit, do të shndërrohet në punë intensive të qeverisë për mirësinë e çdo qytetari shqiptar. “Ju garantoj që ai vendim që u mor më datë 16 nëntor do të shndërrohet progresivisht në një mirësi të prekshme nga çdo qytetar shqiptar. Ne po e ndryshojmë Shqipërinë dhe po i japim asaj pamjen evropiane. Ne po ngjitemi drejt majave se ato na presin dhe vërtetë kjo është një rrugë e shkurtër me 342 milionë investim, por është një rrugë që kap një majë dhe nuk ka asnjë aspiratë më të drejtë të njeriut se sa të ngjitet sa më lart në interesin më të mirë të tij, të familjes dhe të vendit të tij”, u shpreh në vijim kreu i qeverisë Berisha. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 10:36 am | |
| Çunat e Bllokut, këlyshë të rrahur - nuk bëjnë dot revolucion nga koshi i plehrave të Deputeti Edi Paloka në një deklaratë zyrtare, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka denoncuar aktivizimin e brezit të dytë të nomenklaturës enveriste në një përpjekje karikatureske për të marrë pushtetin me dhunë, duke konfirmuar se asnjë tentativë e dhunshme e mafies së kuqe komuniste nuk do të tolerohet, aq më pak akte revolucionare, paçka se, siç tha deputeti Paloka, “çunat e Bllokut janë këlyshë të rrahur e vetëm lehin e kuisin”. “Ditët e fundit, Çunat e Bllokut po ju tregojnë qartë shqiptarëve se kanë vetëm një qëllim e një dëshirë, etjen e tyre për pushtet. Çuni i Kristaqit, çuni i Sulë Bushatit, çuni i Xhelilit dhe ai i Hamitit së bashku me ministrin e fundit të Sigurimit të shtetit, ministrin e fundit që qëndronte në krah të Ramiz Alisë në ’90-n dhe eksponentë të mafies së kuqe, duan të vijnë në pushtet me dhunë. Unë jam këtu për t’ju bërë të qartë se ne që hodhëm në koshin e plehrave të historisë baballarët e tyre, jemi të gatshëm dhe ju premtojmë se do ju rezervojmë të njëjtin fat, në mos më keq, këlyshëve të Bllokut nëse ju shkon ndërmend të përmbysin demokracinë e të kërkojnë të vijnë në pushtet me dhunë. Megjithëse unë mendoj se këlyshët e rrahur vetëm lehin e kuisin”, deklaroi Paloka. Mos luani me jeten e femife | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| | | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 11:33 am | |
| Forumist te me falîn per gabin ortografik.. Ndalohen shkronjat kapitale.Stafi....... | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 2:17 pm | |
| Basha: Protestat e PS, thirrjet për dhunë do marrin përgjigje ligjore
Ministri paralajmëroi një fazë të re të luftës së Policisë së Shtetit kundër krimit dhe mafias
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha theksoi dje se thirrjet e turpshme për nxitje dhune gjatë protestave të Partisë Socialiste do të marrin përgjigjen e merituar. Duke iu përgjigjur interesit të medias mbi thirrjet që janë bërë gjatë mitingut të PS për nxitje dhune, Basha ka theksuar se aktivizimi i kontingjentit kriminal nuk do të tolerohet. "Policia e Shtetit ka garantuar dhe do të vazhdojë të garantojë në mënyrën më të plotë të drejtat kushtetuese të çdo qytetari dhe të çdo force politike për protesta paqësore. Dhuna dhe thirrjet për dhunë do të marrin përgjigjen e merituar ligjore. Aktivizimi i kontingjentit kriminal nuk do të tolerohet. Ndaj bëj thirrje që të shkurajohet dhe të hiqet dorë nga aktivizimi i këtij elementi kriminal, përndryshe pa asnjë pikë hezitimi mbi ta do të vijë dora e rëndë e ligjit", është shprehur Basha. Ministri i Brendshëm i bëri këto komente gjatë një ceremonie, ku u dhuruan disa pajisje për trajnime mbi taktikat mbrojtëse të programit ICITAP, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA, Uithers. Gjatë këtij takimi, Basha paralajmëroi një fazë të re të luftës së Policisë së Shtetit kundër mafias dhe krimit të organizuar. "Ligji 'Antimafia' dhe ligji për konfiskimin e pasurive janë mjete të reja ligjore në luftën e pashtershme të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar. Një fazë e re ka nisur në luftën kundër mafias. Kjo luftë do të fitohet nga Policia e Shtetit. Në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, në javët dhe muajt e ardhshëm, ne do të intensifikojmë goditjen ndaj krimit të organizuar duke shënuar nivelet më të larta të kësaj lufte", u shpreh ministri Basha. Ndërkohë që pajisjet, si kostume taktike, pistoleta mësimore, thika e shkopinj mësimore, dyshekë të palosshëm, mburoja etj., iu dhuruan Qendrës së Formimit Policor. Basha theksoi se përvoja amerikane që po fiton Policia e Shtetit është një nga praktikat më të mira ndërkombëtare të shërbimit policor. Ndër të tjera, kreu i Ministrisë së Brendshme vuri në dukje se avancimi i policisë shqiptare drejt standardeve euroatlantike është padyshim një meritë e padiskutueshme e kontributit euroatlantik dhe në këtë rast, qeverisë së SHBA, për pajisjen e policisë me mjete dhe sisteme bashkëkohore dhe trajnimin me metodat më të përparuara të policimit. Buxheti, mbështetje e mjaftueshme për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha deklaroi dje në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare se buxheti i vitit 2010 siguron mbështetjen e plotë financiare për realizimin e objektivave të Ministrisë së Brendshme në drejtim të forcimit të rendit e sigurisë publike, luftës kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme dhe në veçanti për mirëfunksionimin e sistemeve të instaluara në kuadër të plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave me BE. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, ministri Basha tha se funksionimi i sistemeve TIMS, MEMEX, etj., ka qenë dhe mbetet prioritar, pasi jo vetëm siguron plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, por edhe përmbush plotësisht objektivat e qeverisë për intensifikimin e mëtejshëm të luftës ndaj krimit, korrupsionit dhe sigurinë e kufijve. "Në buxhetin e vitit 2010 sigurohet mbështetje e plotë teknike e këtyre sistemeve. Në buxhet gjejnë mbështetje financiare funksionimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të informacionit si TIMS, MEMEX, RMIS dhe DATACOM, mirëmbajtja dhe funksionimi i sistemeve të identifikimit dhe të gjurmimit të provave, laboratori i policisë shkencore, rritja e kapaciteteve të strukturave të hetimit të krimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, siguria e kufijve, kontrolli i dixhitalizuar i trafikut rrugor dhe përmirësimi i kushteve të punës, të cilat janë prioritetet kryesore të investimeve për vitin 2010", deklaroi ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Sipas tij, menaxhimi i integruar i kufirit nëpërmjet sigurimit dhe garantimit të kufijve të hapur dhe të sigurtë, lehtësimi dhe lëvizja e lirë e qytetarëve, bashkëpunimi mes gjithë aktorëve dhe agjencive të përfshira në kontrollin e kufirit, janë ndër objektivat kryesore të buxhetit për vitin 2010. Në lidhje me luftën kundër të gjitha veprimtarive kriminale, ministri Basha vlerësoi se infrastruktura e re ligjore, si ligji i "Antimafias" dhe kuadri ligjor për konfiskimin e aseteve, bëjnë të mundur ngritjen e luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri dhe rritjen e terrenit armiqësor ndaj çdo përpjekjeje për të përdorur territorin shqiptar apo kufijtë shqiptarë për aktivitete kriminale. Ministri Basha u shpreh se Policia e Shtetit, me këto instrumente ligjore në dispozicion si dhe teknologjinë e përmirësuar në nivel qendror dhe lokal, me një ristrukturim dhe ritrajnim të plotë të të gjithë komponentëve të saj, do të jetë në gjendje të përballojë kërkesat dhe objektivat e vëna për vitin 2010 lidhur me intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve, mbajtjes dhe qëndrueshmërisë së rezultateve pozitive dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal. Basha informoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare edhe mbi disa aspekte të rëndësishme të performancës së Policisë së Shtetit. Ndër të tjera, ministri Basha informoi se Shqipëria renditet në vendet e para përsa i përket kërkesave për ekzekutim fletë arrestesh, drejtuar Interpolit, por edhe e para përsa i përket ekzekutimit të kërkesave të ardhura nga vendet anëtare. Raporti i fundit i Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Vjenë e rendit Shqipërinë si një nga vendet që mbart peshën kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit në tërësi. Ministri i Brendshëm iu përgjigj edhe interesimit të anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare për parashikimin buxhetor për përmirësimin e kushteve të punës dhe të stërvitjes dhe performancën e Policisë së Shtetit, duke informuar se buxheti përmbush në mënyrë domethënëse nga ana financiare realizimin e këtyre objektivave. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Çohu, Azem, se ti je bota! Tue Nov 24, 2009 2:28 pm | |
| Topalli: Bijtë e komunizmit nuk mund të cenojnë shtetin ligjor
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi ashpër ndaj protestave absurde të Ramës, për të cilat theksoi se janë kërcënime për rrëzimin e shtetit ligjor. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se askush nuk mund të cenojë sistemin e demokracisë në këtë vend. Gjatë një aktiviteti të mbajtur në kryesinë e Kuvendit, me rastin e 20-vjetorit të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, kryeparlamentarja tha se, "demokracia është e pakthyeshme dhe shteti ligjor është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë për të gjithë shqiptarët". "Kushdo që mund të mendojë se mund të sulmojë apo të përpiqet, me instrumente të paligjshme të cenojë ligjshmërinë, natyrisht që gabohet rëndë. Sot jemi në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe për ne shqiptarët e në mënyrë të veçantë për Partinë Demokratike që ishte forca që rrëzoi komunistët, byronë politike, sigurimsat e shtetit", tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit u shpreh se askush, as bijtë, as ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit, as ministri i fundit i Ramiz Alisë, as emrat e Xhelilëve apo të Hamitëve apo të të tjerëve, nuk mund të guxojnë që të cenojnë ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit, të qeverisë dhe institucioneve. Topalli theksoi se s'ka gjë më të rëndësishme dhe gjë më të bukur, sesa të shohim demokracinë shqiptare, funksionale, është një demokraci e pakthyeshme, ndaj dhe shteti ligjor është gjëja më e rëndësishme dhe askush nuk mund të guxojë që të prekë këtë sistem të demokracisë. Shqipëria është në prag të momenteve vendimtare për sfidat integruese dhe kurrsesi këto nuk mund të cenohen nga kaskiera mashtruese dhe gënjeshtare e një karikature politike. Kryeparlamentarja Topalli nënvizoi se institucionet ndërkombëtare aprovuan kërkesën e Shqipërisë për në BE dhe njëherazi i kanë hapur rrugë procesit të liberalizimit të vizave dhe këto erdhën si rrjedhojë e çertifikimit të zgjedhjeve nga arbitri ndërkombëtar. "Shqipëria ka arritur momentet e saj më të bukura, në mënyrë të veçantë të procesit të integrimit, si një vend anëtar i NATO-s, si një vend, të cilin qeveritë e 27 vendeve të BE-së, të majta e të djathta e pranuan kërkesën e saj për t'u bërë vend kandidat. Nuk ka datë më të rëndësishme sesa 16 nëntori, me domethënie politike, mesazh politik të qeverive të majta e të djathta të BE-së. Vendimi që ato morën në 16 nëntor ishte se Shqipëria kaloi shkëlqyeshëm provën e saj të 28 qershorit, se ato ishin zgjedhje të lira e të ndershme, se institucionet janë legjitime", tha Topalli, duke shtuar se detyra e qeverisë dhe e institucioneve të këtij vendi, është të vazhdojë në rrugën e nisur. Topalli iu referua dhe buxhetit të vitit të ardhshëm, duke theksuar se dokumenti ambicioz i jep fund problemeve sociale të vendit. "Pas pak ditësh ne do të votojmë buxhetin, që është programi i qeverisë i përkthyer në ligj në Parlament, i cili është shtuar me 600 milionë dollarë të tjerë dhe të gjithë këto para, janë për ekonominë shqiptare janë për ekonominë familjare, janë për shkollat e fëmijëve, janë për spitalet e fëmijëve, janë për ekonominë e prindërve, dhe janë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë shqiptare që, edhe sipas revistës më të rëndësishme, më prestigjioze ndërkombëtare 'Forbes', që edhe këto ditë na klasifikoi si e vetmja ekonomi, e cila vazhdon me rritje pozitive dhe që ka numrin më të madh të investimeve të huaja", nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, duke nënvizuar se ky është inkurajimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Jozefina ashete Teuta e shqyptareve. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 2:30 pm | |
| E nderumja Aebria, shkruaj me germa te vogela Rrespeket | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 2:34 pm | |
| Faleminderit per verejtjen | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Policia e Shtetit padit për shpifje ish-kryespiunin Tue Nov 24, 2009 2:50 pm | |
| Policia e Shtetit padit për shpifje ish-kryespiunin |
Makina e “çuditshme” në kryeministri ishte e Arben Çukos
Sherri për një makinë të dyshimtë të parkuar në ambjentet e kryeministrisë paraditen e 21 nëntorit, që përpak nuk u kthye në një incident të paparashikuar, tashmë është zgjidhur me dy versione zyrtare. E para është sqaruar nga ana e e policisë se automjeti ishte i një deputeti të Partisë Socialiste dhe që shërbente për ruajtjen e objekteve të veçanta dhe nga ana tjetër “shpifësi” është paditur në prokurori nga Policia. Fatos Klosi, i cili sipas policisë ka deklaruar funksionin e këtij mjeti në ditët e protestës maratonë të opozitës “në emër të votës”, deklarim i bërë prej ish-kryespiunit të vendit në një media elektronike, tashmë do të përballet me padinë e rrallë që ka kryer Policia e Shtetit. Nga të dhënat sqaruese të kësaj drejtorie policie saktësohet se automjeti që u keqinterpretua nga deputetët pjesmarrës në tubim, ishte blerë nga ish-kryegardisti i vendit, sot deputet në radhët e PS-së, dhe se përdoret për ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë nag veprime kriminale. Për automjetin e “frikshëm” deputetët protestues pretenduan se do të iu përgjonte bisedat telefonike, ndërsa nga vetë policia u tha se janë marrë të tjera masa për mbarëvajtjen e mitingut, pa qenë nevoja të përgjohen telefonat e liderëve të opozitës. Reagimi i Policisë “Në lidhje me deklaratën e bërë në një nga mediat elektronike nga shtetasi Fatos Klosi, gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste, ku shprehet se Policia nëpërmjet një mjeti të vendosur ka përgjuar telefonat e deputetëve dhe qytetarëve gjatë protestës së zhvilluar në datat 20 deri në 22 nëntor 2009 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, sqaron opinionin publik se: Në asnjë rast dhe as në procedurat standarde të përdorura nga strukturat e policisë nuk është e parashikuar që Policia e Shtetit të kryejë veprime të tilla. Sqarojmë opinionin publik se pajisja të cilës i referohet shtetasi Fatos Klosi është blerë nga ish-Drejtuesi i Gardës së Republikës dhe sot Deputeti aktual i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Çuko, dhe kjo pajisje ka si funksion sigurimin dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë nga veprimet e mundshme kriminale. Në lidhje me sa më sipër, Policia e Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal për shpifje dhe nxitje të turmave gjatë protestës për Fatos Klosin. ***************************************************************************** Basha njofton për “luftë të re” kundër mafies Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha paralajmëroi një fazë të re të luftës së Policisë kundër mafies dhe krimit të organizuar. Ligji “Antimafia” dhe ligji për konfiskimin e pasurive janë mjete të reja ligjore në luftën e pashtershme të Policisë kundër krimit të organizuar. “Një fazë e re ka nisur në luftën kundër mafies. Kjo luftë do të fitohet nga Policia e Shtetit. Në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, në javët dhe muajt e ardhshëm, ne do të intensifikojmë goditjen ndaj krimit të organizuar duke shënuar nivelet më të larta të kësaj lufte”- deklaroi ministri Basha. Këtë deklaratë Basha e bëri pas një ceremonie dhurimi të disa pajisjeve për trajnime mbi taktikat mbrojtëse të programit ICITAP, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA, John L. Withers II. Pajisjet, si kostume taktike, pistoleta mësimore, thika e shkopinj mësimore, dyshekë të palosshëm, mburoja etj, iu dhuruan Qendrës së Formimit Policor. Duke falënderuar për ndihmën e dhënë dhe duke theksuar se përvoja amerikane që po fiton Policia e Shtetit është një nga praktikat më të mira ndërkombëtare të shërbimit policor, Basha tha se avancimi i policisë shqiptare drejt standardeve euroatlantike është padyshim një meritë e padiskutueshme e kontributit euroatlantik, dhe në këtë rast qeverisë së SHBA, për pajisjen e policisë me mjete dhe sisteme bashkëkohore dhe trajnimin me metodat më të përparuara të policimit. |
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 2:55 pm | |
| Ky klosi ashete nji nder kriminelet e kamuflu qe ka skenu shume vrasje , ase mos ju shkoj nder mend me q ete riketheni keto bandita ne ceveri shqyptaresh. Tashe duhet te perballet me drejtesin ky dhe shume isha ppshista. Ju piunat e vegjel, ase mos mendoni qe te leveriteni,se ju pret perballeja me drejtesin. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Nov 24, 2009 3:16 pm | |
| Te gjithe ata qe nxjerrin ne treg te interesave te veta interesat e paprekshme te Atdheut, trojet e shenjta, qe i zgjasin doren e ndihmojne armiqte e Shqiperise, qe shkelin gjakun e te reneve, qe shkelin cdo lloj rregulli dhe nuk duan t'ja dine per te drejtat e popullit te tyre - quhen tradhetare.
Cdo njeri qe ngre zerin kunder padrejtesive te ketyre lukunive te pangopura, qe duan tani te gllaberojne bregdet, mal, fushe, te majmen ne kurriz te shqiptareve, duke lene menjane interesat e shenjta te vendit - pra gjithe ata qe ngrene zerin kunder kesaj barbarie - jane bijte me te mire te Atdheut, sepse kurre ndonjehere hajdutet dhe uzurpatoret nuk ikin vete me deshiren e tyre nga sofra ku jane shtruar kembekryq.
Emrat mund t'i gjeni vete dhe t'i vendosni ne vendet e duhura.
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 25, 2009 2:16 am | |
| Basha perpara se te beje deklarata te na sqaroje ne se ai se bashku me Argita Berishen ka pergatitur dosje kundra ushtareve te UCK-se. Sa per Jozefina Dizenjatoren kemi folur, por edhe per seri do te flasim. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 25, 2009 2:24 am | |
| | |
| | | tosybell Anëtar i ri
Numri i postimeve : 148 Age : 34 Vendi : gjakove Profesioni/Hobi : Fotograf Registration date : 08/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 25, 2009 2:28 am | |
| hajde bac trujt allahu ty se nima qitash e vrejta qe kuke tamon PSIKOPAt | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 25, 2009 7:11 am | |
| Saviano: “Në Shqipëri po goditet gazetaria që thyen heshtjen” Berisha kujdeset vetë për të provokuar. Opozita, qytetarëve: Nuk njohim autoritetin e qeverisë | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 25, 2009 7:12 am | |
| Antimitingjet, testi i krizës
Nga Mero Baze
Për të kuptuar sa e thellë është një krizë politike në Shqipëri, duhet të presësh të shfaqen antimitingjet. Dhe si për të na siguruar se kriza ka prekur fundin, kryeministri Berisha njoftoi se të vetmin plan të tij për krizën, ka thellimin e saj. .... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 25, 2009 7:26 am | |
| Po vjen ajo qe kam parashikuar une para nje viti. Behuni gati! Kjo do te jete finalja ne Shqiperi! Shqiptaret do te dalin te fituar. ______________________________________________ Antimitingjet, testi i krizës
Nga Mero Baze
Për të kuptuar sa e thellë është një krizë politike në Shqipëri, duhet të presësh të shfaqen antimitingjet. Dhe si për të na siguruar se kriza ka prekur fundin, kryeministri Berisha njoftoi se të vetmin plan të tij për krizën, ka thellimin e saj. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ai njoftoi antimitingun e datës 8 dhjetor, në përgjigje të protestës së opozitës që nis më 5 dhjetor. Tonet e tij të ngritura dhe ditën e djeshme dëshmojnë qartë se ai është në rrugën e thellimit të krizës dhe përplasjes së madhe mes dy forcave politike. Antimitingjet janë shfaqur në Shqipëri, sa herë që kriza politike nuk ka prodhuar dot zgjidhje. Për herë të parë ato hynë në fjalorin politik të shqiptarëve në shkurt të vitit 1991, kur Hysni Milloshi nisi nga Përmeti revanshin me “vullnetarët e Enverit”. Antimitingjet në atë kohë ishin kundërpërgjigje ndaj mitingjeve madhështore të Partisë Demokratike në opozitë dhe terrenit që ajo po fitonte në shoqërinë shqiptare. Por, pas një muaji, ato u shuan dhe kujtoheshin vetëm si background i rezistencës së fundit të ish-komunizmit. Në krizën e vitit 1996-1997, antimitingjet u shfaqën përsëri, në fillim në Tiranë dhe më pas në disa qytete si Lushnjë, Kavajë dhe Durrës. Berisha tentoi të mblidhte njerëz në kundërpërgjigje të revanshit, me të cilin opozita socialiste po paralizonte vendin. Por në ato mitingje u shfaqën vetëm ish-nëpunës dhe njerëz të administratës së lartë, duke mos përmbushur dot qëllimin, për të cilin organizoheshin. Antimitingu i 8 dhjetorit është sprova e tretë për antimitingje në Shqipëri. Koincidenca fatkeqe është se 8 Dhjetori ishte ditë proteste dhe jo antiproteste, ishte miting dhe jo antimiting. Më 8 Dhjetor ata studentë që dolën afër mesnatës në rrugë, nuk dolën për të zhurmuar protestën popullore, por për ta përfaqësuar atë. 19 vite më vonë, ajo datë po fyhet nga Sali Berisha, duke e përdorur si karshillëk ndaj një dimensioni demokratik të shoqërisë, siç është protesta. Në sjelljet e tij të tanishme Berisha po imiton modelin jugosllav të viteve ’90, kur Millosheviçi përpiqej të relativizonte opozitën e tij me antimitingje. Tipike kanë qenë antimitingjet e Beogradit, ku Millosheviçi nxirrte mijëra njerëz në rrugë kundër protestave të atjeshme, të organizuar nga opozita e atëhershme. Situata ngjason si dy pika uji, pasi dhe atëherë në Serbi opozita kishte bashkitë e qyteteve më të mëdha të vendit, kurse Millosheviçi zonat rurale, dhe atëherë opozita dilte në protesta dhe Millosheviçi u bënte antimitingje, dhe atëherë media në Serbi ishte nën presionin e banditëve të lidhur me pushtetin, dhe atëherë Serbia qeverisej si shtet privat i Familjes së Millosheviçit. Me sa duket, bashkë me biznesin ish-jugosllav në Shqipëri, Berisha po merr dhe leksionet e tyre se si ia kanë dalë opozitës në kohën e Millosheviçit. Përdorimi i antimitingjeve nga pushteti është një fenomen antidemokratik dhe shumë regresiv, pasi protestat dhe mitingjet janë mjete politike kontestuese dhe i përkasin opozitës. Pushteti ka në dorë ligjet, institucionet dhe përgjegjësinë për të zgjidhur krizat politike. Kur dhe vetë pushteti zgjedh rrugën për të mbajtur pushtetin, atëherë ai jo vetëm që nuk është më një pushtet demokratik dhe shtet ligjor, por shfaq haptazi shenjat e një regjimi, i cili është gati të fusë vendin në trazira sociale vetëm që të mos rrezikojë pushtetin. Fjalori i djeshëm i kryeministrit me shkulje dhëmballësh dhe shkrofëtima të një njeriu anormal, na kujton se ai ka në mendje, jo vetëm antimitingjet, por dhe dhunën që shpreson se do ta shpëtojë nga kjo histori e lodhshme dhe e turpshme për të. Ideja se pushteti do të dëshmojë legjitimitetin e vet me antimitingje, na kujton të gjithëve një histori që përsëritet, sa herë që dikush është duke vdekur. Të gjithë e dimë se para vdekjes i sëmuri tenton të bëhet mirë, e të duket i fortë. Dhe pastaj mbaron. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 25, 2009 12:49 pm | |
| PO ç'ke parashikuar ti more i shkrete ti kete pret qe se ke le,dhe te vish ne pushtet ore komunist i deshtu me soj e sorollop Po ta harrosh ti se do te kthehet ne Shqiperi,ajo bande kriminelesh qe e udhehoqi per 50 vjet ,ket popull drejt mizerjes dhe skllaverise totale. Sot kelyshet e tyre duan dhune dhe revolucion proletar,gje qe s'ka per te ndodhur me. Shqiperia eshte antare ne NATO Shqiperia shikon drejt Evropes Demokratike dhe shume shpejt do te jete plotesisht e barabarte nder te barabarte. Ti shko po deshe dhe çoji te fala babait tend shpirteror atje ku ka ka lene ate dore jashte dhe t'ju marre me vehte te gjitheve ,qe te shuhet ajo fare e keqe,njehere e pergjithmone.Atje pastaj kerceni e kendoni me ate pederastin tuaj ne krye. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Nov 25, 2009 4:27 pm | |
| | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Nov 26, 2009 1:19 am | |
| Sa me shume kohe te kaloje aq me brutale do te jete dhuna... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Nov 26, 2009 1:27 am | |
| Qendra e Informimit e BE, në shtëpinë e kunatit të kryeministrit BerishaQendra e Informimit e Bashkimit Evropian, e ngritur nga BE në zonën e ish-Bllokut, ndodhet pikërisht në një nga pronat e kunatit të kryeministrit, Sali Berisha, Agim Ramaj. Godina e marrë me qira në një nga zonat më të... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |