Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GROTESK

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

GROTESK Empty
MesazhTitulli: GROTESK   GROTESK EmptySat Jul 11, 2009 1:38 am

Vaj, vaj kë të qaj

- Nga Lirim Deda -

Ngaqë, sipas
lajmeve të shpërndara në eter nga lakenjtë e pafytyrë të pushtetarëve
të sotëm, Shqipëria, edhe pse Amerika, Japonia, Franca e Anglia, kanë
paranderë krizën botërore, çuditërisht, në vitin 2009, Evropën do ta
paraprijë Shqipëria jonë, e cila, edhe pse Brenda është mortore
njëzetekatër orë na dalka si vendi i parë në Evropë, gjasme si vendi i
dytë në votë, për ujë bum ekonomik.

Vallë këto të dhëna, të
shpifura nga zyrat e kryeministrit, e ushqejnë popullatën e vendit tim
ndonjë hime- kashtë e byk, në këtë dimër të acartë ? teksa në
përditshmërinë e sotme shqiptare nga Bujani i Tropojës, në Konispol të
Sarandës e ndjen veten më të varfërin mbi trojet e veta, si na qenka e
mundur që jo vetëm për 7 – 8 muaj ne t’ja hipim kalit të begatisë dhe
me thundrat e tijtë trokojmë në bulevardet e varfërisë së Vjenës,
Parisit, Berlinit dhe Londrës? Vërtet që jemi në fushnajën vorbulluese
të zgjedhjeve, por or ti pushtetar, or ti qeveritarë e kupton se
gjallesat e kësaj toke që të frymëzojnë kanë nevojë për një vend pune,
që t’u sigurojë ujë, drita e bukë, ndërkohë që ata e ndjenë veten
qytetarë të braktisur nga shteti?

Thonë e çnuk thonë, ne vend i parë në Evropë, ne vend i dhjetë në botë.

O
Shqipëri, o Myzeqe, dikur pjellore e brohoritur nga zëri i kombajnave,
ku sot tokën, aty- këtu e plugojnë gomerët dhe nuk arrijnë ta vadisnin
jo më kanalet ujitëse, por as çezmat e përfituara nga puset!

Besomëni
o njerëz, besomëni o banorë të mbetur në këto troje, të mbetur ngaqë
nuk guxoni të arratiseni në dhjetëra e huaja, se ju që kini mbetur këtu
vërtet e ndjeni veten keq, por jeni të shumtët plaka e pleq.

Aq,
aq sa jeni ju, që mbijetoni se pështyni në gojën e njëri- tjetrit aq
duhen në listat e zgjedhësve që afendikonjtë ti nakatosin kutitë e
votimeve vetëm e vetëm që deputetët e sotëm të mbeten të përjetshëm.

Ani
se vijojnë që lopët e ndërkombëtarëve të pjellin viça, ani se Shqipëria
po tejkalon në pjellje më shumë se 100 partiçka, të gjitha këto jo
vetëm kanë një program: “ t’ia pinë gjakun këtij populli, babam se këtu
që nga koha e vezirëve nuk e merr vesh i pari të dytin!”

Vezirët
e rinj, oh, janë moderuar, ata vërtetë më shumë se jetën edhe unë
pushtetin, kolltukun, por ja që kopukët edhe ne banorëve me këmbë e me
duar na kanë amortizuar aq shumë, sa që nuk kemi as zë, nuk jemi të
aftë të klithim, nuk kemi as emër e mbiemër, a thua se jemi prodhuar
nga një femër shemër.

Shikoni se çan shpall opozita, teksa
maxhoranca prodhon e riprodhon vetëm merita: - Shteti i ri, bashkimi i
ri, marrëdhënie të reja, jo kurrsesi ndasi, jo e majtë dhe e djathtë,
jo gjizë e jo djathë, por vetëm shtalpë e gjalpë do të hanë atë që do
të votojnë për të majtët. A thua se të majtët nuk i provuam, a thua se
8 vjet nuk patëm as brengë as siklet, a thua ato tufat me lule që
tundin vullnetarët nuk qenkan për hipokrizinë e dritës së votimit!

Fol, e fol, grij lakra, lëpjeta, se e vërteta është e mbuluar këto ditë nga bora.

Vaj, vaj kë të qaj më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

GROTESK Empty
MesazhTitulli: Re: GROTESK   GROTESK EmptySat Jul 11, 2009 1:42 am

Vdiq frika, plasi cipa

Recetë me ilaçe farmak, por me efekte të menjëhershme shërimi

- Nga Safet Kuqi -


Ditë
e natë u buhavitëm së dëgjuari dhe së shikuari: Premtime dhe betime.
Gënjeshtra e mashtrime. Korrupsion dhe hajdutëri. Vrasje dhe
vetëvrasje. Rrospia dhe pabesi! Ne këtu poshtë shikojmë e dëgjojmë,
dërdëllisim, hiqemi zvarrë dhe krenohemi me 100 e ca parti, me 140
deputet, me sa e sa qeveri e qeveritarë! Ata, si ata! Tërbohen, fryhen
nga dhjamët e barkut, çmenden nga mënd e kokës. Kështu, me vrap e me
vrap, vdiq frika, plasi edhe cipa!

Vallë, do ketë ilaçe
për të rikthyer frikën e të ngjit edhe cipën? Të shërojnë edhe
kodoshët, të cilët po i mbajmë një gjysmë jete mbi krye? Kush do të
marrë këtë përgjigje, le të zbresë nga kali e të ulet këtu poshtë. Të
dëgjojë edhe njerëzit që ende kanë mbetur njerëz. Në njërën prej
recetave që japin këta njerëz janë shënuar ilaçe, ë thjeshta, por me
efekte të menjëhershëm shërimi. Ja njëra prej recetave:

-
Gënjeshtarëve, që mashtrojnë në emër të popullit dhe në emër të Zotit
t`u mbushet goja plot me bajga dhe t`u qepen buzët me spango! Kush do
tua mbush gojën dhe do tu qep buzët? Njerëzit e mirë të mashtruar e të
fyer nga gënjeshtarë dhe karagjozë!

- Hajdutët dhe
kriminelët, të cilët janë majmur me djersën dhe gjakun e atij që ata e
”përkëdhelin” me qesëndinë: popullit im i dashur,të varen me litar në
ballkonet e vilave, të hoteleve dhe të haremeve! Kush do ti varë ?
Njerëzit që kanë mbetur pa gjak e pa djersë se ua kanë pirë shushunjat
hajdut!

- Trafikantët dhe kodoshët e femrave e të
kalamanëve, të pushkatohen në fusha sporti e në vende të tjera publike!
Kush do t`i pushkatoj? Nënat e çupave e të kalamanëve, të cilave u janë
grabitur, u janë shitur e u janë turpëruar fëmijët e tyre!

-
Vrasësit e grave e të kalamanëve, në emër të drejtësisë së gjakmarrjes,
të varrosen të gjallë në varre të pa njohur! Kush do t`i varros?
Shpirtrat e kalamanëve dhe të grave që janë vrarë prej burrave, që
thonë se jemi goxha burra!

“Receta” me këto ilaçe, të
hyjë në fuqi një muaj pasi është bërë e ditur anembanë të këtij vendi
hallemadh! Frika i ka ruajtur vreshtat.

Ndokush që do
lexoj këtë “recetë”, do ulërij: Po shkelen të drejtat dhe liritë. Kemi
20 vjet që jetojmë në demokraci. ”Ç, është ky i çmendur që sajon këto
receta antinjerëzore.

Bukur fort. ”Unë” i çmenduri”, po
u them këtyre ylemave të demokracisë vetëm kaq: Mos u sëkëlldisni. Dy,
apo tre do shikoni a nuk do shikoni me bajga në gojë e me buzë të
qepura. Dy apo tre do varen apo nuk do varen në ballkonet e vilave dhe
shtëpitë te haremit, të cilat janë ngritur me gjakun dhe djersën e
njerëzve të mirë hallexhinj. Dy apo tre do pushkatohen, a nuk do
pushkatohen në fushat e sportit prej nënave të mbetura pa kalaman! Një
apo dy do varrosen apo nuk do varrosen në varre të panjohur! Ndërkohë
që do shpëtojnë prej kriminelëve, kodoshëve dhe karagjozëve qindra e
mijëra të mashtruar në emër të popullit dhe Zotit! Do shpëtojnë qindra
e mijëra tonë me djersë e gjak nga grabitjet e kriminelëve e të
horrave! Do shpëtojnë qindra e mijëra vajza dhe kalamanë të trafikuar e
të turpëruar në rrugët e botës,në zyra apo hareme këtu brenda. Do
shpëtojnë qindra e qindra kalamanë e gra nga çmendurit e
gjakmarrjes,qindra e qindra kalamanë e gra të ngujuar të gjallë brenda
katër mureve pa dritë, pa ngrënë e pa pirë, pa shkollë e pa gjithçka!

Unë
i”çmenduri po pyes: Për tërë këtë mizëri shpirtra njerëzish, për tërë
këto tonë djerrë e gjak i tyre, nuk na u shkelkan të drejtat dhe
liritë!Amerika është Amerikë dhe ka “receta”përmes të cilave mbron
qytetarët e saj shpirtrat djersën dhe gjakun e njerëzve.

Këto
ilaçe do kurojnë të pa infektuarit prej kolere dhe zgjebeje. Se, edhe
atje sipër,ende gjenden çuna dhe burra të pa infektuar nga këto
sëmundje që po shëmtojnë trupin e bukur të Zonjës së nderuar! Prej
këtyre “ilaçeve do tu thërresin mendjeve edhe kriminelë edhe kodosh.
Se,ata, vërtet janë kodosh dhe kriminel,por nuk janë aq trima sa na
hiqen!Një krahinë e Gjirokastrës u vë kufirin tek thanët “trimave” dhe
ata nuk arrijnë dot të zgjidhin o shkurret, menderosen në poture! Një e
katërta e banorëve të pallatit tim por edhe gjetkë nuk paguajnë
energjinë sot e 15 vjetë të shkuara,”trimave” nuk ua mban bytha tua
presin dritat. e, tre të katërtat, dy ditë na kaloj afati i pagimit,
detyrohemi të paguajmë edhe kamat vonesë. Karagjozët bamp, ne pa na
bini edhe një herë, pa do na shikoni!

Çmund të thuhet më ters se
kaq? Ende do presim të gjendet dhe të ringjitet cipa? (Turpi) Turpi ka
marr arratinë, nuk dihet se ku është degdisur! Frika është tulatur aty
pranë Në karrige e tavolina, në vila e në hareme!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

GROTESK Empty
MesazhTitulli: Re: GROTESK   GROTESK EmptyTue Sep 01, 2009 2:39 am

Kabineti i Pykave

- Fan Noli -

(Verej aktualitetin e ketij shkrimi dhe me mahnit arti i Nolit dhe shikimi kritik qe hyn drejt e ne plaget me te thella te Botes Shqiptare...)

Kabinet i Pykave


Qetësia,
me të cilën më dëgjuat dje, më bëri një përshtypje të thellë.
Veçanërisht, duke marrë ndër sy që midis dëgjonjësve, ndodheshin shumë
kundërshtarë të metimeve tona politike. E ndjej pra, veten të detyruar
të falënderoj të gjithë e të këshilloj miqtë tanë të dëgjojnë me atë
qetësi kritikat e kundershtarëve, se, tërë mjeshtëria e politikës është
të dëgjosh mejtimet e të gjithë palëve me durim e gjakëftohtësi, të
përqasësh e t´i peshosh, dhe pastaj të votosh pas gjykimit e
ndërgjegjes. U gëzova shumë që populli i Korçës dhe i rretheve e paskan
këtë virtyt civil, dhe tani e ndjej veten time më kryelartë që jam
qytetar i nderit i qytetit tuaj të urtë patriotik. Dha jam i lumtur që
vinj sot përsëri përpara jush, që t´ju shpjegoj arsyet për të cilat
kundërshtojmë qeverinë e sotme.



E kundërshtojmë se disorganizon shtetin, se
shkel liritë, se s´kujdeset as për bukën , as për shëndetin, as për
arësimin e popullit. Këto arësye i kemi shpjeguar dhe në parlament, po
taje zëri ynë u mbyt prej gishtrinjve të deputetëve proqeveritarë.
Dalim, pra, tani, përpara gjykatores së lartë të popullit që të na
gjykojë e ta verë në vend cilindo me topuzen e votës.



Makiaveli i ndau qeveritarët në tri kategorira:
Qeveritarët që kanë ment vetë e dinë ta rregullojnë shtetin me
squatësinë e tyre, këta janë më të mirët: qeveritarët që s´kanë ment
vetë, po përfitojnë nga sqotësia e këshilltarëve të tyre, dhe këta janë
të mesmit: qeveritarët, të cilët s´janë të zotët as vetë, as dinë të
përfitojnë nga këshillat e miqve të tyre, dhe këta janë ata më të
humburit. Për fat të keq, qeveritarët tanë hyjnë në kategorinë e tretë.



Kabineti ynë i sotëm është në kuptimin e plotë
të fjalës Kabineti i Pykave. Se ca janë pyka nga dituria e ca janë pyka
nga vlera civile. Dhe është në natyrë të pykave të jenë të rrethuar me
pyka e me dallkaukë.



Ideali i tyre nuk është të organizojnë shtetin,
se as ata vetë s´dinë të organizojnë, as organizatorët nuk do t´i lenë
të lirë. Ideali i tyre është të mbajnë kulltukët me çfarëdo çmimi.
Mjetet e tyre për të arrirë këtë ideal janë druri dhe rushfeti.



Me drurin e me forcën brutale po përpiqen të
skllavërojnë racën tonë e të përjetësojnë qeverimin tiranik të tyre.
Shtypjen e Shqipërisë së Mesme përpiqen tani ta zbatojnë e në
prefekturat e tjera, që kështu të mos mbetet asnjë krahinë e gjallë dhe
e lirë që të përpiqen t´i kundërshtojnë.



Me rushfetin në formë të ndrydhme, me misione të
papemëta(pafrutshme), duke me emërime nëpunës të pazotit, me krijimin e
nëpunësirash të ra dhe duke çkallmuar arkën e shtetit, po përpiqen të
fitojnë miq e partizanë më të djathtë e më të mëngjër. Nga kjo rrejth
defiçiti i buxhetit, i cili është prej 5 meleunash, ndonëse këto 5
meleuno në kartë, nuk duken - shtimi i taksave dhe mospagesa e
nëpunësve.



Nga padia prishën në vend që të mdërtojnë,
çkulën një udhë moderne të ndërtuar në Berat prej austriakëve dhe e
rindërtuan aq bukur sa u çkallmua posa ra shiu i parë. Për të zbukuruar
Tiranën rrëzuan përmbi 150 shtëpi e dyqane, pa i çpërblyer popullit
para, të cilët mbetën udhëve, dhe Tirana, sot është më e shëmtuar se më
parë.



Bashkëme barangat e Vlorës që u shitën për
dhjamë qeni, jo për banesa, po që të çkulen e të shiten si material, u
shitën e disa ndërtesa prej guri të cilat kanë kushtuar qindra mijëra
franga. Një ndërtesë e gurtë me një shije të bukur pranë Ujit të ftohtë
që ka kushtuar të paktën 300 000 lireta u shit prej qeverisë sonë vetëm
150 000 lireta e tani nuk ekziston më.



Një debojë(depo armësh) afër Drashovicës, që
përmbante vegla të ndryshme për të ndërtuar udhët që bënte meleunë
lireta kishte mbetur e pacënuar gjersa arriu në vesh të qeverisë sonë
lajmi i ndodhjes së saj. Po me të dëgjuar qeveria jonë emërtoi një
kujdestar, që ta ruante: tërë ky thesar u çduk si me magji në këtë
thes, dhe qeveria jonë dërgonte misione jashtë të blinte vegla që të
ndërtonte udhët.



Nga padia s´u japin asjnë rëndësi dëgëve të
bujqësisë, shëndetësisë e arësimit, degë të cilat janë për Shqipërinë
çështje jete dhe vdekje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

GROTESK Empty
MesazhTitulli: Re: GROTESK   GROTESK EmptyTue Sep 01, 2009 2:45 am

Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924




E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e
një populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë
burzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një
shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga
oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen,
qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet
janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot
dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej
ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e
Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë
e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor
e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të
prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara
të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet
më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet
e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me
kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që
mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon
se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë
e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë,
atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi
përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i
vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e
kokën po dhe këmbët e trupin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

GROTESK Empty
MesazhTitulli: Re: GROTESK   GROTESK EmptyThu Oct 08, 2009 12:40 am

Legjenda e misrit


- MIGJENI -

Miser! Miser!
Ne shekullin e njezet s'ka apoteoza perendish, por ka apoteoza misri. Bjeshket tona, qe dikur qene l'teret e apoteozave perendish, sot jane
l'teret e apoteozes se misrit.

Nje kokerr misri asht kokerrz dhimbje kur ka shume u e aspak miser.
Fjala miser permban ne vete legjenda te linduna nga deshira per jete.
Deshira per jete asht e madhe dhe e mahniteshme sa edhe malet tona qe hapin gjite per me varrose njerzit e unshem. E ne lartesine e maleve vigane, legjende asht dhe lindja, legjende asht dhe jeta, legjende asht dhe vdekja. Dhe kjo legjende i idhte dhe plot vuejtje historike ne shekullin e njezet asht e thekshme, zemerbrese dhe te ban te qajsh.

Miser! Miser!
Thirrja per shpetimin e jetes. Apoteoze e shekullit te njezete! Emen
perendish sot nuk zejne me goje femite qe posa kane fillue te
belbezojne - por miser! -miser! asht fjala e dites, asht sinonim i
jetes per banoret legjendare te ketyre maleve te egra.

Ushtrojne luginat e malevet nga fjalet e malsorevet 'unshem, qe varg, njeni tjetrit, ecin te ngarkuem me ka nje gjysem thesi miser. Vargu i tyne asht i gjate, pa fund, si asht e gjate e pa fund vuejtja e tyne. Mbi kurriz te vet barin ka nje gjysme thesi miser, barin jeten e vet, barin perendin' . perendi i vertete - miser i deshiruem!

Miser! Miser!
Lajmi se do te shperndahet misri dolli nga zemra e dheut, rrodhi neper dejt e thella deri te gjymtyret e mpira te dheut qe quhet shtet. Dhe bani te dridhen nga gezimi frymoret qe s'kane me ç'ka te mbajne frymen. Si thneglat qe mblidhen rreth nje kokerres misri, q'ashtu ne nje qender nenprefekture jane mbledhun malesoret rreth depos se misrit. - Katundevet qe perfshin nenprefektura do t'u ndahet misri. Malet e egra me mjegull e bore, qiella qe tue derdhe shi te lag deri ne palce, kishin dashte t'ia presin rrugen malesorit. Por kush ja ndalon atij hovin kur shkon me marre miser? Miser per femi te nxime nga mjerimi, te cilet kur duerte shtrijne u perngjajne lugetenve te vocer. Dhe keta femi jane deshmoret e vertete te tragjedise njerezore. Deshmoret tragjike ne kete skaj te dheut, te cilet njerzit e huej i kujtojne legjenda historike. Legjenda historike me nje lumni legjendare. Se lumnia e vertete asht larg, teper larg, nga keto folete e shqipeve.

Neper luginat e maleve pershkohet malsori vetem me nje kemishe e breke legjendera mbi shtat per me arrijte ne qendren e nenprefektures, me marre miser. Krahnori i tij asht nje cope graniti qe u shkeput nga mali dhe u vendos mbi dy kambe te drejta e te forta si landa e pyllit. Dhe levizet copa e malit pa bezajte. E perpara depos se misrit bjerr cilsin' karakteristike te veten. dhe bahet frigacak. Bahet servil, frigacak, pse, - mendoi ai - nj'ashtu e don ligji, nepunesi; perndryshe s'ka miser. "Si urdhnon zotni" perseritet sa e sa here ne menyre qesharake, me te marrun zani, me gjeste majmuni - vetem e vetem mos me zgjue mnine e engjujve qe ndajne miser. Dhe kur e marrin misrin, nisen njani mbas tjetrit gjate udhes se ngushte te malit dhe te jetes.

- Ndodh qe njerit i derdhen kokrrat e misrit neper bire te vogel te
thesit, shoku mbrapa, pa i pa, i shkel, i treti shok as nje as dy, -
por ja hjedh mallkimin e pamshirshem: "Mos i shkel he te shitofte Zana !" Se shekulli i njezet asht shekulli i apoteozez se misrit nder folet e shqipeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

GROTESK Empty
MesazhTitulli: Re: GROTESK   GROTESK EmptyThu Oct 08, 2009 12:49 am

Eva rrespekt per kto shkrime me shum vler.klm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

GROTESK Empty
MesazhTitulli: Re: GROTESK   GROTESK EmptyThu Oct 08, 2009 12:55 am

Faleminderit Xhema. Respekte gjithashtu per ty. Te uroj nje mbremje te kendshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

GROTESK Empty
MesazhTitulli: Re: GROTESK   GROTESK EmptyWed Dec 16, 2009 7:03 pm

Njeqind flamure pa nje

- Nonda Bulka -


Ishte ditë vere në një nga qytetet më të mëdha të Arnautistanit. Ecja filli vetëm duke menduar për hallet e kusuret e këtij vendi heroik, por shumë fatkeq. Vapa përvëlonte. Djersët më kullonin rrëke. I kredhur në të thella
kapërceja nga një ngjarje në tjetrën.

Shikoja me sytë e mendjes vendin e shkretuar prej tufanit, tërmetin që po trondit botën dhe që po kthen në shkrumb e hi atë që dora e njeriut e ka ngritur me djersë e gjak. Habitesha me shtazëritë njerëzore. Në këto të thella isha kredhur, kur… fiu, fiu… sirena. - Bum, bum, bum! – krisi topi.
- Bobo, - thashë, - erdhën lanetërit e qenit, shpikja moderne më e mrekullueshme për të shfarosur njeriun.

Pa e vrarë mendjen më thellë, hyra në shtëpinë e parë që gjeta aty rrotull. Mysafir i paftuar, hapa derën e rrugës, pastaj atë të brendshmen dhe instikti vetmbrojtës më drejtoi në një bodrum të sigurt nën tokë.

- Ç’urdhëroni? – ma priti një zotni i cili me grua e fëmijë ishte strukur në një cep të asaj grope të errët.

- Hyra këtu, mbasi jashtë po bëhet festë midis qiellit e tokës. Qielli sulmon tokën dhe toka i përgjigjet. Dhe unë, që s’jam as në qiell as në tokë, hyra këtu nën tokë.

- A janë shumë?
- Nxin qielli katran, efendi.
- Allahalla! Si do vejë ky halli ynë? Kur do të marrin fund kusuret?

U ula mbi një fron gjysëm të thyer dhe po fshija djersët. Njeriu i bodrumit më lëshonte lehtë-lehtë, me kureshtje, nga një bisht syri; sikur matej të më thoshte diçka, po nuk guxonte. Më së fundi foli:

- Si duken punët, or zotni? Ç’është ky hall i madh që na ka rënë? Kur merr fund vallë? Ç’është kjo e keqe që i ka rënë në kokë njerëzisë anembanë?

Ndërsa ai po qante hallin e njerëzimit, unë po vërtisja sytë rreth e rrotull atij bodrumi dhe vura re diçka që më bëri përshtypje:

- Përse i mban ende syfetin e famëmadhit Duçe dhe flamurin me lulka të Imperos? Ti e di që ajo punë mori fund njëherë e mirë.

- Ah, mor bir (më lejo të të quaj bir), - ma priti hallexhiu i bodrumit, - një fjalë e vjetër thotë se bota është e rrumbullakët si top; njerëz si unë që nuk merren me politikë i kanë marrë masat për çdo gjë që mund të ngjasë… Sa ka parë ky qerrata vend!

- Po ky flamuri i Anglisë, pranë atij të Duçes, ç’kërkon këtu në bodrumin tënd?

- Ta thashë, mor bir, jam njeri esnaf dhe hallexhi. Sikur një mëngjes,
papritur dhe papandehur, të kërcasë topi andej nga deti dhe të zbresin
ata? Ku të gjej stofë për të qëndisur flamurin anglez? Apo të ha ndonjë
plumb rrugës? Kështu të paktën e kam mendjen të fjetur.

- Po Stalini me drapër e çekan, ç’punë ka në bodrumin tënd të errët? Mos je gjë bolshevik?

- Jo, vallahi, bilahi s’jam. Po si esnaf njeri që jam, kur të shoh se të gjithë bota do të skuqen, si mund të qëndroj unë i bardhë? Urtësia më këshillon të ngre flamurin dhe të bërtas pas berihasë: “Rroftë!”.

- Qenke plot tru, efendi. I paske marrë masat me kohë.

- Posi, posi, ç’të bësh? Ja! Po fitoj para me grushta, si hallexhi që jam. Kam tre djem dhe që të tre i kam ndarë në tri parti të ndryshme; kështu, ngado që ta kthesh, i kam shpatullat të ngrohta.

- A ke ndonjë djalë në mal?

- Jo bir, jo! E kam vërtitur punën që mishi të piqet dhe helli të mos digjet. Jam njeri i punës dhe jo i politikës. Kur ishte Zogu mbret, unë isha zogist. Kur iku, nuk i thashë as udhë e mbarë.

Kur pllakosi ushtria e Duçes, i dola përpara me flamur dhe tashti që u largua, i dhashë munxët nga prapa. Kur erdhi gjermani, e kisha gati fytyrën e Hitlerit dhe flamurin me kryq të thyer. Kur të shkojë, edhe këtë do ta zë me gurë, për t’i bërë qejfin atij që do të vij pas tij. S’ke ç’bën, duhet të jetosh “me nder” në këtë botë.

Mbeta si i trullosur nga predikimet morale të atij njeriu të njohur dhe të panjohurqë ma hapi aq thellë zemrën; rashë në mendime duke kullotur sytë rreth e rrotull bodrumit ashtu si nëpër ëndërr.

Në një cep më vranë syrin disa flamurë të tjerë. E pyes:

- Po këta ç’janë?
- Ky është flamuri i grekut, - më tha efendiu.
- E mora vesh. Zotrote qenke grekoman, o efendi.
- Jo bir, jo, nuk jam as grekoman, as djall; por, kur ushtritë e grekut hynë thellë në vendin tonë kundër italianëve, porosita shpejt e shpejt flamurin e tyre, që të mos më zinte në befasi. Ja dhe flamuri i Turqisë, që po e ruaj si kujtim të Baba Dovletit. Të thashë, or bir, se jam njeri me parime me karakter, me edukatë dhe s’ma ka ënda të prish muhabetin me asnjë kral që mund të shkelë kët vend.

U ngrita në këmbë, u solla dy-tri herë rreth atij muzeu origjinal që mund të
pagëzohej me emrin tingëllues “muzeu i karakterit” dhe sytë m’u mbërthyen mbi një flamur të çuditshëm, të bardhë si dëbora me një rreth
të kuq në mes.

- Po ky i kujt është, mor efendi?
- Ulu, - ma preu ai, - se është punë e gjatë që të ta shpjegoj. Disa vjet më parë po rrija në kafe duke pritur një mik, ortakun tim, me të cilin dërgonim
fasule në Greqi; duke pritur mikun e fasuleve, në tryezën aty pranë, disa si biçim shkollarë bisedonin për politikë. Ishte ajo kohë kur kishte nisur lufta midis Japonit dhe anglo-amerikanëve. Japoni po korrte fitime aq të vrullshme, sa asnjeri nuk mund të parshikonte se ku do ti mbanin këmbët anglezët dhe amerikanët. Një nga shkollarët hidhet e i thotë shokut: “Ashtu siç ka nisur puna, s’është çudi që një ditë t’i shohim japonezët të vijnë deri në Tiranë!”. Sa dëgjova këto fjalë, shpejt e shpejt bëra gati edhe flamurin japonez. Kështu më zuri gjumi rehat.

Bombardimi kishte marrë fund. Sirena më lajmëroi se kishte ardhur koha për të dalë nga strofka e atij idealisti. Ndërsa po matesha që ta përshëndesja, befas më ra ndër mend diçka dhe e pyeta:

- Të falenderoj, mor efendi, për mësimet e larta të moralit që më dhe, por as më thua, të lutem, në gjithë këtë grumbull flamujsh dhe fytyrash, si nuk ma zë syri asgjëkundi Skënderbeun dhe flamurin kuqezi?

Efendiu ngurroi pakëz si i menduar, rrotulloi sytë andej-këtej, pastaj duke m’i mbërthyer si me frikë, më thotë:

- Ke hak, ke hak. S’më kishte shkuar ndër mend; e ku ta kesh mendjen më
parë, në këtë kohë trazirash dhe përleshjesh? Pastaj me autoritet i drejtohet të birit dhe i thotë: Kujtomë, kur të vemi në dyqan të porosisim edhe një flamur të Shqipërisë, se s’dihet, edhe ai mund të na
hyjë në punë!

Hapa sytë. Isha në ëndërr. Se idealistë të tillë s’mund të ekzistojnë veçse në ëndërr.

1944
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





GROTESK Empty
MesazhTitulli: Re: GROTESK   GROTESK Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GROTESK
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: