Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kodiket e Shqiperise

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Kodiket e Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Kodiket e Shqiperise   Kodiket e Shqiperise EmptySat Jul 11, 2009 1:24 am

Koleksioni i kodikëve (the codex) përbën një prej pasurive më të
rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një
pasuri me vlera botërore. Ky koleksion, i cili ruhet në Arkivin Qendror
të Shtetit, përbëhet nga mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota
(dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilët, të gjithë së bashku, njihen
si "fondi 888". Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa dhjetëra kodikë
të tjerë, që i takojnë kishës së shën Gjon Vladimirit (Durrës).
Përveçse në AQSH, kodikë ka pasur edhe në muzeun e artit mesjetar në
Korçë.
Për herë të parë ekzistenca e kodikëve të Shqipërisë është
bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të
Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Në vitin 1886 një studiues francez (P.
Batiffol) përshkroi shkurtimisht në një katalog 16 kodikë që iu lejuan
të shihte në arkivat dhe bibliotekat e kishës ortodokse të Beratit.
Batiffol, i cili u ankua në artikullin e tij se murgjit vendës "nuk e
lejuan" të njihte shumë dorëshkrime të tjera, pagëzoi tre prej kodikëve
më të lashtë të Shqipërisë: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i
Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus
Anthimi" - "Kodi i Artë i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si
dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atëherë, në listën botërore
të letërsisë së krishterë të tipit bizantin, njiheshin jo më shumë se
një dyzinë dorëshkrimesh të tipit "kodik". Me kalimin e kohës nga kjo
listë janë zhdukur emra veprash të rëndësishme liturgjike, duke
përfshirë edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", që gjendej në Shqipëri.
Kodikët
e Shqipërisë janë një fond me rëndësi botërore për historinë e
zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjike dhe agjiografike
(nga gr. "?????" - "i shenjtë"). Këto kodikë kronologjikisht ndjekin
njëri-tjetrin gjatë 13 shekujve me radhë (prej shekullit të 6-të - deri
në shekullin e 18-të).
I shkruar vetëm një shekull e gjysmë pas
"La Vulgata-s", përkthimi latin i Biblës sipas shën Jeronimit të
Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit është një dorëshkrim me rëndësi
historike për fillimet e letërsisë biblike. Sipas dijetarëve bibliologë
dhe paleografë, duke iu referuar teknikës së shkrimit, është një
dorëshkrim jo më i vonshëm se shekulli i 6-të pas Krishtit. Ai është
një ndër katër kodikët më të vjetër në gjithë botën. Bashkëkohës me
dorëshkrime të tilla të famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e
"Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet në themelet e
letërsisë kishtare të ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit"
ka 190 fletë dhe përmban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut.
Eshtë shkruar me germa të derdhura prej argjendi, sipas vlerësimit të
ekspertëve, "në fletë të ngjashme me letrën e zakonshme, që ka të
ngjarë të jetë prodhuar nga ngjeshja e shumë elementeve petëzorë me
natyrë bimore, siç janë fletët e papirusit". Por bizantologët mendojnë
se lënda e dorëshkrimit është pergamenë. Sfondi mbi të cilin janë
derdhur germat është e kuqe e thellë (e purpurt), prej nga ka marrë
edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, është zbehur. Disa pjesë të
rëndësishme të tekstit të kodikut janë të derdhura në ar. Germat e
aplikuara janë kapitale të vogla (majuscule). Kapaku i dorëshkrimit
është metalik, me zbukurime biblike, por duhet të jetë disa shekuj më i
vonshëm se vetë vepra.
Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" është
shkruar në stilin antik scripta-continuae, domethënë pa ndarje të
fjalëve nga njëra-tjetra, pa thekse dhe shenja të tjera të veçimit të
fjalëve. Ai është vendosur në një sfond që përmban zemra të stilizuara.
Në brendësi të zemrave që zbukurojnë fletën gjenden motive floreale -
trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden në kufijtë e dy
vijave paralele vertikale, që kthehen në kënd të drejtë horizontalisht.
Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija
horizontale si shenjëzim i fatit vdekëtar-kalimtar të njeriut.
Bibliologët mendojnë se ky motiv, që rimerret edhe në dorëshkrimet e
mëvonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjtë) që
janë ruajtur në Shqipëri, paraqet ekuilibrin shpirtëror të individit.
Për
herë të parë për "Codex Purpureus Beratinus" bëhet fjalë në "Diptikun e
kishës së Shën Gjergjit", që gjendej në kalanë e Beratit. Në një shënim
të cituar nga ky dorëshkrim flitet për rrezikun që i pati ardhur
rrotull këtij kodiku në vitin 1356, kur ushtritë serbe rrethuan qytetin
e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë
për t'u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të
Theollogut dhe të kishës së shën Gjergjit, thesarit më të madh të
qytetit. Sipas këtij shënimi, me kujdesin e një murgu, një nga parësia
e Beratit, "së bashku me zonjën konteshë", besimtarë të denjë të
krishtërimit, morën përsipër të shpëtonin këtë thesar, duke i fshehur
në një kullë në kala, pavarësisht prej kërcënimeve të komandantëve të
ushtrisë së huaj.
Në shkrimet e botuara për "Codex Purpureus
Beratinus" i pari renditet ai i grekut Anthim Aleksudhi, "Syntomos
istorike perigraphe tesleras metropoleos Belegradon …", 1868. Disa vite
më vonë, më 1886, shkrimtari francez Pierre Batiffol, mysafir i
mitropolisë së Beratit, në artikullin "Les manuscrits grecs de Berat
d'Albanie et le Codex Purpureus" - Paris - përshkroi me të dhëna të
hollësishme informuese dhe shkencore përmbajtjen e këtij dorëshkrimi.
Në fakt, Batiffol është transkriptuesi i parë dhe madje pagëzuesi i
kodikut më të hershëm të Shqipërisë. Qysh prej botimit të katalogut të
tij ai njihet me emrin "Codex Purpureus Beratinus", ose "Codex
Purpureus Beratinus ", ose shkurt "Beratinus-1". Bizantologët
shqiptarë, në studime të krahasuara, mbështetur në ligjet e ndryshimit
të fonetikës historike të greqishtes nga antikiteti në periudhën e
paleokrishtërimit e më këndej, i kanë interpretuar në një semantikë
tjetër vlerat tingullore të disa prej grafemave të këtij dorëshkrimi,
për rrjedhim edhe të përmbajtjes së tij. Nga autorët vendës veçohen për
studime të posaçme për kodikët Theofan Popa, Ilo Mitkë Qafëzezi, Aleks
Buda, Kosta Naço.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Artë
i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-të pas Krishtit) ishin dy prej
veprave që gjendeshin në listat e objekteve të shpallur "në kërkim" në
periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Kleri, këshilli kishtar (sinodi),
patriarkët dhe populli besimtar i Beratit, të cilëve iu kërkua dorëzimi
i menjëhershëm i dy kodikëve, vendosën të bëjnë çdo sakrificë dhe të
mos e tregojnë vendndodhjen e tyre, në çfarëdo rrethane. Ato u fshehën
në grykën e një pusi, në një arkë metalike. Për një kohë, në vitet që
pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin të zhdukur. U
rizbuluan në kishën e kalasë së qytetit në vitin 1968, në një gjendje
tejet të dëmtuar.
Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje
ndërshtetërore, "Codex Purpureus Beratinus" u dërgua për restaurim
pranë Institutit Arkeologjik të Kinës, ku u realizua një riprodhim
identik, plotësisht i shfrytëzueshëm për studime. Vetë origjinali u
restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke
premtuar jetëgjatësi, përmes teknikës së mbylljes hermetike të fletëve
një nga një ndërmjet dy xhameve në boshllëk. Mbas restaurimit,
"Beratinus-1" u nda në nëntë vëllime, të cilat ruhen pranë Arkivit
Qendror të Shtetit në Tiranë.
Nga ekspertimi prej specialistëve të
Universitetit të Tiranës rezultoi se "Beratinus-2" ishte shkruar në
"lëndë me natyrë shtazore", albuminoide, domethënë në pergamenë; kurse
"Beratinus-1" në "lëndë celuloidike me natyrë bimore", homogjenizuar
përmes ngjeshjes së fletëve të papirusit një mbi një deri në formimin e
letrës së shkrimit. Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje
ndërshtetërore, dy kodikët e Beratit u dërguan pranë Institutit
Arkeologjik të Kinës, ku u realizua restaurimi i tyre, përmes teknikës
së mbylljes hermetike të fletëve një nga një ndërmjet dy xhameve në
boshllëk. Mbas restaurimit "Beratinus-1" u nda në nëntë vëllime, kurse
"Beratinus-2" në 21 vëllime. Nga studimet e mëvonshme është konstatuar
se të dy kodikët janë shkruar në pergamenë (lëkurë keci e regjur dhe e
ngjyrosur).
"Codex Purpureus Beratinus" u ftua të paraqitet jashtë
vendit në ekspozitën "I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca
Apostolica e Vatikanit, në jubileun e madh të 2000-vjetorit të
krishtërimit. Brenda vendit është ekspozuar vetëm dy herë, me lejen e
autoriteve më të larta zyrtare.
"Kodiku i Purpurt i Beratit"
vlerësohet ndër veprat themeltare të letërsisë ungjillore, si
dorëshkrim me rëndësi të posaçme për kulturën e krishtërimit. Ai çmohet
gjithashtu për historinë e shkrimit, për vlerat evidente kaligrafike,
si përmendore e trashëgimisë së përbotshme të dijes, si objekt shkencor
i paleografisë, bibliologjisë, gjuhësisë, historisë së besimeve.

"Kodiku
i Purpurt i Beratit”, sipas Aleksudhes, duhej të ishte shkruar “me
dorën e shën Gjon Gojartit”. Mirëpo Batiffol mendon se “nuk është tamam
dora e shën Gjon Gojartit.

Kodiku i Purpurt i Beratit merr një
vlerë më të rëndësishme prej faktit se është shkruar në një periudhë
kur lënda biblike ende nuk ishte kanonizuar. Dy ungjijtë që përmban
kanë shmangie prej teksteve standarte. Kjo është arsyeja që vetëm një
herë në vit, një pjesë e tij, mund të lexohej në meshë publike.
Duke
u nisur prej faktit se në arkivat shqiptare ruhen mbi 100 dorëshkrime
të tipit "kodik", në të cilët janë kopjuar gjatë 12 shekujve me radhë
shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetër", ungjijtë dhe tekste të tjera
të shërbesës ekleziastike, mendohet se ato mund të jenë shkruar nga
murgj vendës. Veç faktit se këto dorëshkrime krijojnë një traditë të
letërsisë kishtare, vijnë në ndihmë të këtij përfundimi edhe të dhëna
të tjera. Hapësira iliro-biblike gjendet brenda asaj që zakonisht quhet
"hapësirë biblike". Në librat e shenjtë shën Pali citohet të pohojë:
"Predikova Jesuin prej Jerusalemit në Illyricum". Faltoret e para të
krishtërimit në këtë hapësirë u ngritën qysh në mesin e shekullit të
parë pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit).

hapësirën e iliro-shqiptarëve u formuan edhe disa personalitete që
themeluan letërsinë e krishterë të ritualit roman. Kryelutja
mijëvjeçare e krishtërimit perëndimor "Ty zot të lavdërojmë" - "Te Deum
Laudamus", e cila u kompozua nga shën Niketa i Dardanisë (ose shën
Niketa i Remesianës), u përhap në disa variante në Europën Perëndimore
pas vitit 525 dhe është edhe sot një prej vlerave kryesore të
krishtërimit. Sipas burimeve serioze të arkeomuzikologjisë, duke
përfshirë ato britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se
"ishte dardan" ("dardanus sum"). Ndërsa përkthimi i parë i Biblës prej
hebraishtes në latinishte, i njohur me emrin "La Vulgata", u arrit në
vitin 405, nga një ilir tjetër i shenjtëruar, Jeronimi i Eusebit
(Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shën Gjeri"). Shën Niketa dhe shën
Jeronimi, që pasuruan kulturën e krishtërimit të Perëndimit, patën
bashkëkohës e pasues që dhanë të njëjtën ndihmesë historike për
pasurimin e letërsisë së krishtërimit lindor, përmes përkthimeve në
greqishte të vjetër të ungjijve në dorëshkrimet e tipit "kodik".
"Kodiku
i Purpurt i Beratit" është i regjistruar në listën e veprave më të
rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin "Memoire du Monde"
("Kujtesa e Botës") dhe prej disa vitesh gëzon kujdesin e
drejtpërdrejtë të Unesco-s.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletë, kurse "Beratinus-2" përmban 420 fletë.
Kodiku
i dytë (sipas kronologjisë), i quajtur "Beratinus-2" ose "Kodiku i
Anthimit", po edhe "Codex Aureus Anthimi" - për shkak të germës prej
ari që është përdorur, i takon shekullit të 9-të. Ai përmban katër
ungjijtë (sipas Gjonit, Lukës, Markut dhe Matheut). Ka pasur gjithashtu
katër shembëllime të ungjillorëve, nga të cilat kanë mbetur vetëm tri
(e Markut, Gjonit dhe Lukës), kurse figura e Matheut është zhdukur.
Figurat e ungjillorëve kanë korniza dekorative, që janë ndërtuar me
motive floreale dhe gjeometrike (rrathë dhe lule). Stilistikisht
krahasohet me një kodik që ruhet në Bibliotekën e Petersburgut dhe që u
identifikua si dorëshkrim i shekullit të nëntë nga studiuesi gjerman
Kurt Witzman. Kodiku i Petersburgut njihet me emrin e "Kodiku grek 53".

"Beratinus-1" dhe kodikët e tjerë të Shqipërisë janë vepra me
rëndësi edhe për historinë e kulturës e të shkrimit të shenjtë, por dhe
të letrarësisë në përgjithësi.
Në fondin e pasur të kodikëve të
Shqipërisë, përveç "Beratinus-1" e "Beratinus-2", bëjnë pjesë edhe
dhjetëra dorëshkrime të tjera, që kanë marrë emrat e qyteteve ku janë
zbuluar ("Kodiku i Vlorës", afërsisht shekulli i 10-të; "Kodiku i
Përmetit", i shekullit të 14-të; "Kodiku i Shkodrës", i të njëjtit
shekull; "Kodiku i Gjirokastrës", i shek. të 16-të; "Kodiku i Fierit" -
ose i shën Kozmait, i fillimit të shek. të 19-të). Në kodikët që i
takojnë periudhës prej shekullit të 12-të e këndej ka dhe të dhëna
etnografike, rregulla të ndërtimit të jetës së përbashkët, të dhënies
të së drejtës, të trashëgimit të pasurisë nëpërmjet fejesës ose prej
ndarjes, të ndryshimit të së drejtës në rastin e konvertimit të fesë.
Në dorëshkrimet e dy shekujve të fundit marrin më shumë rëndësi
çështjet laike. Në njërin prej kodikëve të vonët të Korçës (shek. i
18-të) disa prej problemeve themelorë që zënë vendin qendror janë:
dallimi i të urtit prej të diturit; ç'mendojnë i urti dhe i dituri për
Perëndinë; mendimi i të diturit për fenë, amshimin dhe lirinë; mendimi
i të diturit për njeriun e mirë dhe virtytin.
Kodikët e Shqipërisë
janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit të krishterë dhe mbajnë
vulën e hapësirës biblike-ekumenike ku kanë jetuar shqiptarët dhe të
parët e tyre. Ato janë burim krenarie për bibliologët, për njohësit e
shkrimeve të shenjta e për kishën, por edhe objekt studimi për
etno-psikologjinë, për gjuhën dhe teknikën e shkrimit, për kaligrafinë,
për artet e zbatuara figurative dhe për ikonografinë. Kodikët janë
enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë.


Dr. Shaban Sinani

BIBLIOGRAFI:

1. "Les Codex - Trésors de la Culture Albanaise", edit. Direction Général des Archives, 1999.
2.
Prof. Kolë Popa, "Ekspertizë e kampionëve të dy kodikëve të vjetër
kishtarë", dorëshkrim, DPA, viti 1972, dosja 18, faqe 1-3.
3. Theofan Popa, "Katalogu i dorëshkrimeve të kodikëve", ruhet pranë AQSH.
4.
Liljana Bërxholi, "Vlera e kodikëve mesjetarë dhe puna për evidentimin
e tyre", botuar në "Arkivi shqiptar", 1999/1, f. 63-71.
5. Pierre Battifol, "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus", Paris 1886.
6. Prof. Ramadan Sokoli, "16 shekuj", Tiranë 1994.
7. Eduard Zaloshnja, "Disa të dhëna për restaurimin e dy kodikëve më të vjetër", dorëshkrim, Tiranë 2000, ruhet pranë AQSH.
8. Shaban Sinani, "Kodikët e Shqipërisë dhe 2000-vjetori i krishtërimit", në "Media", 2000/6.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Kodiket e Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Re: Kodiket e Shqiperise   Kodiket e Shqiperise EmptyMon Jul 13, 2009 12:11 pm

që i takojnë kishës së shën Gjon Vladimirit (Durrës).


Vladimir===vlad= qeveri,mire==mire ?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kodiket e Shqiperise
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E kaluara e Shqiperise
» "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"
» SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
» Kufinjet e vertete te Shqiperise Etnike!
» Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: