kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: Shkenca shqiptare u begatua edhe me një Magjistër Tue Jul 07, 2009 1:10 am | |
| Më 02.07.2009 Ardian Ramadani magjistroi në temën, “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`Etat dhe Shteti-komb”. Ardian Ramadani Ardian Ramadani është i lindur më 30.11.1983 në Kumanovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin Opajë, ku u zgjedhë nxënës i dalluar prej autoriteteve komunale. Kurse shkollën e mesme të gjimnazit e kreu në Kumanovë, ku poashtu zgjedhet nxënës i dalluar prej autoriteteve komunale. Paralelisht me vijimet e rregullta mësimore, Ardian Ramadani merrte pjesë në shumë gara komunale dhe republikane, ku ishte shpërblyer me vendet e para dhe të dyta. Brenda kësaj periudhe kohore, kishte qenë aktor në trupën teatrale frankofone “Vaiaje” (shq. VAJAZH) e udhëhequr dhe e survejuar nga lektor francez dhe e mbështetur nga Ambasada e Francës. Në vitin 2002 është regjistruar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku e ka mbaruar Fakultetin e Trajnimit Pedagogjik e Metodologjik, dega e gjuhës dhe letërsisë frenge në UEJL, në qershor të 2006. Në Mars të vitit 2007 është regjistruar në studimet postdiplomike në kuadër të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike në UEJL, drejtimi, « Studimet e diplomacisë ». Në ndërkohë, gjer sa ishte student, në Korrik të vitit 2005 është zgjedhur deputet i ri i Republikës së Maqedonisë në sesionin e tretë të Parlamentit Frankofon të të rinjve në Bruksel-BELGJIKË, ku edhe kishte propozuar rezolutën për pjesmarrjen aktive të të rinjve në politikë, ka dhënë pjesë aktive në redaktimin e Librës së Bardhë, e ashtuquajtura kushtetutë e Parlamentit Frankofon të të Rinjve, e pranuar unanimisht në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare Frankofone. Është i certifikuar me mirënjohje për këtë edhe nga Bernard Patri, president i dhomës kanadeze frankofone. Prej muajit Tetor të vitit 2006, e gjer më sot është përkthyes gjyqësor legjitim pranë Gjykatës Themelore të Kumanovës në gjuhët shqip-maqedonisht dhe anasjelltas, shqip-frengjisht dhe anasjelltas si dhe maqedonisht-frengjisht dhe anasjelltas. Prej Shtatori të vitit 2007, e gjer më sot është profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Departamenti i gjuhës frënge. Njëkohësisht merret edhe me publikime, analiza dhe studime të ndryshme nëpër gazeta, revista dhe portale të shumta. Ndërsa më, 02.07.2009 (në UEJL, Studime të diplomacisë) Ardian Ramadani magjistron në temën, “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`Etat dhe Shteti-komb”. Salla ku mbahej mbrojtja publike e kandidatit, Ardian Ramadani ishte e stërmbushur me njerëz të profilëve të ndryshme. Kurse komisoini vlerësues përbëhej prej dy anëtarëve dhe mentorit të kandidatit, pra prej prof. dr. Fejzulla Shabani dhe Doc.Dr. Ali Pajaziti, si dhe mentorit të tij, prof. Dr. Etem Azirit. Pas një hyrje dhe njoftim të shkurtër mbi temën dhe kadidatin në fjalë, pa humbur kohë Ardian Ramadani ia fillon mbrojtjes publike të punimit të magjistraturës. Ndër të tjera rreth temës në fjalë autori potencon, ” Përmes punimit të magjistraturës “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`Etat dhe Shteti-komb” kam arritur që të theksoj rëndësinë dhe domethënien e mbrojtjes së interesave shtetërore dhe kombëtare, rëndësinë primordiale të shtetit dhe kombit në rrethana të ndryshme. Në mes tjerash punimi analizon ngritjen e shtetit francez në mardhëniet ndërkombëtare dhe futjen e konceptit të Shtetit-komb në mardhëniet ndërkombëtare, koncept ky më jetëgjati në mardhëniet ndërkombëtare. Punimi i magjistraturës ofron informata tejet të rëndësishme mbi gjeopolitikën e Francës, mbi ndërtimin dhe mbështetjen e politikës së shtetarëve dhe politikanëve francez tek idetë e një udhëheqësi të spikatur si Rishelje, i cili për hir të interesave shtetërore, edhe pse ishte princ katolik, bëri skizmën e shtetit nga feja. Idetë briliante të këtij udhëheqësi do të vulosnin për shekuj me radhë prezencën e Francës në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, përmes gjuhës dhe kulturës. Përmes punimit kam arritur të argumentoj se Franca, si brend kulturor është shteti i vetëm i cili e ka institucionalizuar gjuhën frënge në institucion të tipit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, duke mbajtur gjallë ëndërrën e Risheljesë për prezencë permanente në botë përmes gjuhës. Kjo organizatë përbëhet nga shtete të cilët kanë vlera franceze dhe flasin gjuhën frënge, varësisht prej statusit të gjuhës frënge në ato shtete. Rëndësia e këtij punimi qëndron në informimin se diplomacia moderne evropiane fillon me Marrëveshjen apo Paqen e Wesfalisë, paqe kjo e inicuar nga idetë dhe doktrina e Raison d`Etat të Risheljesë. Njëkohësisht punimi shfaq rëndësinë e bërjes së negociatave të vazhdueshme dhe progresive për arritjen e synimeve në diplomaci, e që shpesh herë janë dëshmuar se arrihen kur kombinohen zgjuarësia dheguximi. Diplomacia përmes negociatave paqësore ruan sigurinë, demokracinë dhe zhvillon miqësinë dhe komunikimin permanent mes kombeve, ndërsa dikton edhe vlera. Teza jep një pasqyrë të qartë të shteteve dhe kombeve të ndryshme në botë, definime të ndryshme të nocionit komb, shtet, si dhe të shtetit-komb. Rëndësia praktike e tezës qëndron në të kuptuarit e auditorit për rëndësinë e shtetit dhe të kombit, si dhe në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejta këto që sfidojnë Raison d`Etat të shumë shteteve si dhe rëndësinë e përcaktimit të linjave kufizuese të Raison d`Etat. Teza e shkoqitur nxerr në pah forcën e diplomacisë të një udhëheqësi briliant i cili mbi të gjitha ishte njeri, ndikimin e tij nëpër kohë si dhe reflektim në botën aktuale. Ky punim ofron edhe alternativat e mundshme për rajonin e Ballkanit dhe të shqiptarëve në veçanti, duke përqafuar vlerat eurointegruese, duke respektuar rëndësinë e shteteve multikulturore, por duke ruajtur unitetin e indit kombëtar. Punimi ofron mundësi për një integrim të ndërsjellë ndërshqiptarë, fton në unifikim të programeve mësimore dhe universitare, kuadrit reciprok, thekson rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, si dhe faktorizimit përmes gjuhës, si dhe vën në pah forcën e diplomacisë për të manipuluar me realitetin e fakteve gjatë periudhave të ndryshme. Nëpërmjet punimit, nga një fushë e pagjurmuar sa duhet në Republikën e Maqedonisë dhe rajon, synohet evidentimi i faktit se shteti, kombi dhe sheti-komb janë duke përjetuar ndryshime thelbësore, por edhe faktin që procesi i krijimit të shteteve, kombeve si dhe shteteve-kombe nuk ka përfunduar akoma. Përmes këtij punimi nuk mëtohen të thuhen të gjitha, por ofrohen mundësi për të vazhduar në hulumtime dhe definime të mëtutjeshme. Ndoshta ajo që mungon në këtë punim e që duhet të studiohet patjetër është rishikimi i formulave të tjera që mund të sfidojnë shtetin-komb wesfalian, si dhe ndikimet e shtetit-komb në fillimin e konflikteve apo luftërave... Pra, pas një prezentimi tridhjetë minutësh dhe pas pyetjeve/përgjigjëve të shumta, kandidati Ardian Ramadani nga antarët e komisionit dhe mentori i tij, në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë për arsim të lartë, vlerësohet shkëlqyeshëm dhe e merrë titullin magjistër. Përgaditur nga: Iljasa Salihu | |
|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shkenca shqiptare u begatua edhe me një Magjistër Tue Jul 07, 2009 3:50 am | |
| shu pa lidhje po ahapet tema sa dr e mr diplomojnen neper trojet tona | |
|
kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: Re: Shkenca shqiptare u begatua edhe me një Magjistër Tue Jul 07, 2009 11:07 pm | |
| Po por ama jo si ata tjeret qe shumice o i blejn o bejne dredhi!! vetem te kishe qene ne tetove ate dite kur magjistroi, do komentoje me ndryshe !! | |
|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Shkenca shqiptare u begatua edhe me një Magjistër Tue Jul 07, 2009 11:48 pm | |
| Pse o fakultet e quani ju UEJL ketu diplomojne qe te gjithe ata qe kane lek, dhe bashkpuntoret e qeverise maqedone, mos mo ngreni nervat se ju sjelli dokumente si diplomojne UEJL. | |
|
kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: Re: Shkenca shqiptare u begatua edhe me një Magjistër Wed Jul 08, 2009 3:12 pm | |
| po mire o i nderuar une nuk po e mbroj fakultetin por per profin. e nderuar po flas. Nese don ti dergoj edhe linqet e shkrimeve te tij i cili me dinjitet dhe krenari mbron figurat tona te larta si Skenderbene, Nenen Tereze etj etj dhe poashtu eshte i brengosur per ceshtjen shqipetare. Sa per lek mendoj qe nuk e njeh jeten private te profit te nderuar dhe per ate flet ne kete menyre, ku vetem ai e din se si e ka kryer fakultetin ne nje varferi tejmase dhe pa ndihmen e ,,shtetit ame" munde ta quajme IJRM-se. Lirisht sill dokumente po ne gjefsh dic per prof. Ardian Ramadanin une publikisht do te kerkoj falje.
Pershendetje. | |
|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Shkenca shqiptare u begatua edhe me një Magjistër Wed Jul 08, 2009 3:41 pm | |
| i kum lexuar disa intervista te kti personi veqse ishte tejet vuliminoz ne zberthimin e gjerave dhe ishte fundamental,per respekt ne nji intervist te fundit, ekishte kritikuar Kadaren dhe Qosjen sa iprket polemikave te tyre per identitetin ton Kadare thot evropian, Qosja thot gjys evropian- dhe gjysem te lindjes-musliman, kto polemika mund te sjellin perqarje apo hendeqe ne popullin ton duke u bazuar ne qeshtjen ende te pa zgjidhur te kombit ton njejt mendoj dhe une, se ende asht heret shu mamir kishte me kan masi ta zgjedhim qeshtjen ton kombtare.rrespetk ... | |
|
kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: Re: Shkenca shqiptare u begatua edhe me një Magjistër Thu Jul 09, 2009 12:23 am | |
| Eshte prof. i cili na nevojitet neve mu ne kete kohe, ti dale balle pengesave dhe te mos heshtin me padrejtesite qe u behen shqipetareve te IJRM-se | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Shkenca shqiptare u begatua edhe me një Magjistër | |
| |
|