Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PREJARDHJA E KALENDARIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PREJARDHJA E KALENDARIT Empty
MesazhTitulli: PREJARDHJA E KALENDARIT   PREJARDHJA E KALENDARIT EmptyWed May 06, 2009 3:17 am

Prejardhja e muajve të vitit

Prejardhja e ditëve të javës

Emërimi dhe kuptimi



H Y R J E


Nuk ka njeri që nuk ka kalendar në shtëpi. Nuk ka shqiptar, shehërli apo katundar, që nuk ka një apo më shumë kalendarë, kalendarë të çdo forme, lloji, cilësie apo madhësie.

Kalendari është bërë nevojë e përditshme e jetës. Jeta pa kalendar është diçka e paparë…!

Po , por prej nga vjen fjala kalendar?

Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Rromakët ditën e parë të muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalës kalendes-kalendae, që e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalës kalare, që do të thotë shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar.

Sot në botë, sipas llogarive të fundit, ka rreth (40) katërdhjetë kalendarë. Prej këtyre më të përhapurit janë “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, që është Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, që është Hënor ose Lunar, që e përdor Bota

Islame.


Kalendari (Julian) – Gregorian-

Kalendar Kristian apo pagan?



Kalendari (Julian)-Gregorian që e përdorë Europa dhe Amerika nuk është Kalendar Kristian, ai është kalendar pagan.

Është kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje rromake-pagane…

Rromakët e përvetësuan nga grekët, të cilët e kishin përvetësuar nga egjyptasit, të cilët e përvetësuan nga persianët, që e kishin përvetësuar nga babilonasit…

“Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, që në të vërtetë është Kalendari Julian, emërtuar sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, i cili me ndihmën e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformojë kalendarin e vjetër rromak në vitin 45 para Krishtit…

“Kalendari Kristian” që në të vërtetë është rromako-pagan, ishte në përdorim para Krishterimit, por meqë kishte gabime, u detyrua Papa që të bëjë në te përmirësime. Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papës Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën, vendimin e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformojë Kalendarin Julian…

Me gjithë reformat , ndryshimi prej 10-të ditësh ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot është rritur në 13-të ditë.

Me gjithë këtë, Kalendari Gregorian u përhapë shumë ngadal nëpër Europën e krishterë.

Në fillim e pranuan vetëm vendet që kishin popullsi katolike, të cilat ishin nën ndikimin, kontrollin e Papës, Kishës Katolike. Më vonë e pranuan edhe vendet protestante, siç ishte Anglia në vitin 1752 dhe njëkohësisht, Amerika, aty ku kishte protestantë, po në vitin 1752.

Vendet me besim orthodoks e pranuan më vonë, kurse vendet me popullsi myslimane edhe më vonë. Shqipëria e pranojë në dhjetor, 1912, kurse Turqia me 1 janar 1927….

Mbas shekullit XVIII-të Kalendari Gregorian fillojë të përhapet me shpejtësi gati në tërë Europën.

Prejardhja e muajve të vitit-

Prejardhja

Emërimi

Kuptimi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

PREJARDHJA E KALENDARIT Empty
MesazhTitulli: Re: PREJARDHJA E KALENDARIT   PREJARDHJA E KALENDARIT EmptyWed May 06, 2009 3:18 am

Të gjithë e dijmë se java i ka shtatë ditë, por pak kush e di se nga e kanë prejardhjen ditët e javës dhe ç’kuptim kanë!?

Në një ilahi, në gjuhën shqipe, e cila këndohet aq shpesh, nëpër Kosovë, sidomos në Gjakovë, në një varg të kësaj ilahije thuhet:

”Shtatë ditë ymër n’kët dynja…”

Pra, e gjithë jeta në këtë botë, e shkurtër apo e gjatë, jeta në këtë dynja vetëm shtatë ditë i ka!

Prej kah e kanë prejardhjen ditët e javës?

Ditët e javës, java prej shtatë ditësh, s’pari u përvetësue në Rromë në shekullin e katërt, prej nga u përhapë më vonë në Europë.

Me urdhër të perandorit rromak, Konstantini i Madh, në vitin 321 u vendos që dita e parë e javës të caktohet dita e diel.

Dita e diel u caktuar si ditë e parë e javës në nderim të Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakëve paganë si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshëm, i pamposhtur)…

Por, ditët e javës qenë përvetësuar nga rromakët prej egjyptasëve, prej tyre i përvetësuan popujve tjerë për rreth Detit Mesdhe. Egjyptasit i kanë përvetësuar ditët e javës prej persianëve, të cilët i kanë përvetësuar prej babilonasëve në Mesopotami.

Ditët e javës janë emërtuar sipas emrave të trupave qiellor ose planeteve. Të gjitha këto emërtime janë nga gjuha latine. Por, këto emërime nga gjuha latine, në të vërtetë, janë përkthime. Janë përkthime nga greqishtja, të cilat i përvetësoj latinishtja.

Dita e parë, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga rromakët paganë si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekëve, egjyptasve, persianëve paganë me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…Mithra që thirrej Bir’i Zotit dhe Dritë e Botës besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siç besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganë…

Dita e dytë, e Hënë, sipas Hënës, hyjneshë e adhuruar me emra të ndryshëm: Selene, Luna, Mani…

Dita e tretë, e Martë, sipas Marsit, i cili te rromakët paganë adhurohej si hyjni i luftës me emrin Martius.

Dita e katërt, e Merkurë, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te rromakët, kurse te grekët adhurohej me emrin Hermes.

Dita e pestë, e Enjte, adhurohej si hyjneshë e fuqisë…

Dita e gjashtë, e Premte, sipas Venerës, dita kushtuar Venerës, hyjneshë e dashurisë.Të gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit në drejtim të kundërt me akrepat e orës, përveç Venerës, hyjnesha e dashurisë, që sillet në drejtim të akrepave të orës.

Dita e shtatë, e Shtunë, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej rromakëve paganë si hyjni i bujqësisë.

Pothuajse të gjitha gjuhët e Europës i përvetësuan këto emërtime, me përjashtim të gjuhës gjermane, e cila katër ditë të javës, në vend të emrave të trupave qiellor i zavendsoi me emërtime të katër hyjnive pagane rromake…

Mbeturinat e besimit pagan në simbologjinë e krishterë janë të dukshme, janë të pamohueshme…

Dhe më në fund, shtrohet pyetja:

A ka kuptim që besimtarët muslimanë, pse jo edhe besimtarët kristianë, ta presin, ta përcjellin, ta kremtojnë, Vitin e Ri, sipas Kalendarit (Julian)-Gregorian, i cili është pagan?



(Autori është studiues i religjioneve)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PREJARDHJA E KALENDARIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: