Falenderimi dhe i ter suksesi i takon Allahut
Allahu ne Kuran thot:
57.3 . Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.
Sure : El-Hadidë
112.1 . Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
112.2 . All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
112.3 . As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
112.4 . Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
El-Ihlas
15.16. Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
Sure : Al-Hijr
2.22. Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).
Sure : El-Bekare
37.6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.
Sure : Es-Safatë
40.64. All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve!
Sure : Gafir
41.11 . Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasmi me dëshirë!"
Sure : Fussilet
2.29. Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ai drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i gjithdijshmi për çdo gjë.
Sure : El-Bekare
2.164. Eshtë fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
Sure : El-Bekare
10.24. Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.
Sure : Junus
30.24. Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë e dhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
Sure : Er-Rrum