Vizë për vizitë zyrtare (pjesëmarrje në konferenca, seminare, etj)
· Një aplikim për vizë për çdo person, i plotësuar në të gjitha rubrikat, me datë dhe me nënshkrimin e
aplikantit;
Dy fotografi aktuale pashaporte;
· Pashaportë të vlefshme të paktën 3 muaj nga data e parashikuar e daljes nga Zvicra.
· Kopje të pashaportës (të gjitha faqet që përmbajnë informacione në lidhje me të dhënat personale të
mbajtësit dhe shënimet zyrtare të autoritetit lëshues të pashaportës);
· Rezervim I biletës të avionit ose të tragetit / dokument transporti;
· Konfirmim i mbulimit të shpenzimeve gjatë qëndrimit në Zvicër: vërtetim mbi gjëndjen e llogarisë bankare
aktuale me “bank statement” të tre muajve te fundit;
· Tarifa e vizës: 7’900 lekë për çdo aplikim;
· Çertifikate familjare;
· Siguracion udhëtimi, i cili mbulon periudhen e vizes me nje minimum mbulimi shendetesor prej 30’000 Euro;
· Fëmijët nën 18 vjeç; nëse një ose të dy prindërit nuk do të udhëtojnë me fëmijën minoren, atëhëre duhet të
paraqitet një deklaratë noteriale;
· Notë verbale zyrtare nga autoriteti ose institucioni shqiptar me konfirmimin se në çfarë mënyre do të
mbulohen shpenzimet për vizitën zyrtare;
· Ftesa nga institucioni ose organizmi në Zvicër drejtuar direkt ambasadës (Email ose faks). Në ftesë duhet
të përcaktohet: qëllimi i vizitës, kohëzgjatja e qëndrimit, të dhënat e sakta të personave të ftuar, marrja në
ngarkim e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit në Zvicër.
Ambasada ruan të drejtën për të kërkuar në çdo kohë informacion dhe/ose dokumenta shtesë.
Ua solla këtë për tju treguar parakushtet për vizë!
KOT,i tregon-dëshmon te gjitha dhe prap KOT, prap refuzim!!!
99% te refuzimeve e kanë shabllon se nuk flasin ata të mjerë ku shkruan:
"Kthimi juaj nga Zvicra nuk eshtë i sigurtë"!!!!