Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arbëreshët e Italisë

Shko poshtë 
+7
eri M
Euridika
petritkola
Anna
dibranja
Beton
Sofra
11 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 2:06 pm

Arbëreshë nga Italia në Himarë, në gjurmët e eksodit, të të parëve të tyre
Publikuar 1.8.2008

MOZAIK TURISTIK KORRIKU NE BRIGJET SHQIPTARE TE JONIT

Reportazh nga Artan Gjata - Revista Monitor

Kur Profesor Vincenzo Cucci, arbëresh, pedagog në shkollën e muzikës në Chieri, afër Torinos, më tha në muajin mars të këtij viti, gjatë takimit në një vizitë në këtë qytet të Italisë veriore, se kishte dëshirë të kalonte këtë vit pushimet verore në një nga zonat e Rivierës së Jonit Shqiptar, i thashë se do të ishte një zgjedhje e mirë, por mbasi u ktheva në Tiranë e harrova "dëshirën" e Prof. Cuccit.

U befasova kur në fillim të muajit korrik më kontaktoi në telefon dhe më tha se donte t'i gjeja një hotel, ose ndonjë shtëpi në Himarë për të kaluar së bashku me disa miq arbëreshë, pushimet , nga 15 Korriku-31 Gusht, ashtu siç i kalojnë shumica e shqiptarëve. Dhe Cucci së bashku me miqtë e tij, pasi mbërriti nga Brindizi në Vlorë më 16 korrik në mëngjes, filluan udhëtimin drejt Himarës.

Aventura e miqve arbëreshe nisi menjëherë gjatë këtij udhëtimi në një ditë plot diell, përgjatë rrugës së shtruar me asfalt të cilësisë së parë të Radhimës të bregdetit të kaltër vlonjat, për t'u ndalur pak në Orikum, ku në të djathtë të kësaj qyteze, dikur ish baza e famshme ushtarake e Pasha Limanit, që së bashku me gjirin e Karaburunit ishin mjaft të njohura për ta, nga emisionet televizive te kanaleve italiane, që dikur përcillnin në lajme ecejaket e gomoneve plot me klandesinë drejt brigjeve të Pulias. Arbëreshët pyetën se ku e kanë strehimin gomonet dhe i tregova një gji të vogël në Radhimë, pronë e policisë, duke i shpjeguar se edhe këtë vit, për të tretin vit radhazi është i ndalur qarkullimi i tyre në të gjitha brigjet shqiptare, për t'i dhënë fund trafikimit të njerëzve dhe drogës, por që për fat të keq ka penguar edhe të apasiounuarit për shëtitje në det.

Pamja nga Llogaraja, nga ku Joni reflektone si pasqyrë krejt rrezet e diellit dhe nga dukeshin një pjesë e fshatrave të Bregut i befasoi turistët arbëreshë. "Para 500-550 vitesh -tha Cucci, që është i zgjedhur edhe President i Shoqates Vatra Arbereshe të Chierit-të parët tanë, diku këtej nga këto brigje duhet të jenë nisur për të arritur në Itali". Në sytë e arbëreshëve vihej re një shkelqim dhe nuk ishe e vështirë të dallohej kurioziteti për të parë nga afër këto fshatra, nga ku të parët e tyre ndërmorën atë eksod, për t'i shpëtuar përndjekjes së një perandorie të fuqishme të asaj kohe.

Megjithë përpjekjet e historianëve si shqiptarë, ashtu dhe arbëreshë, akoma edhe sot nuk është zgjidhur përfundimisht se si kanë mundur të largohen nga këto brigje me anë të detit mijra banorë, burra, gra dhe fëmijë, cilat ishin krahinat shqiptare, origjina e arbëreshëve, a ishin ata banorë vendas të këtyre brigjeve të sotme, apo të ardhur nga zona më të largëta, kryesisht veriore të Shqipërisë.

Duket se arbëreshët, i kishte shtyrë në këto pushime "gjaku i shprishur" dhe jo për t'i dhënë përgjigje fenomenti të atij eksodi, as për t'u çliruar nga streset gjatë një viti , apo banjot e diellit dhe deti i pasër i Jonit.

"Arbëreshët-siç shprehet Cucci, i nxitur emocionalisht, tek sa automjeti me targa të Torinos rrëshqiste ndadalë Qafën e Llogarasë, - e kanë endër për të kaluar pushimet, për të parë Atdheun e të parëve të tyre, për të eksploruar diçka të pa zbuluar dhe pikërisht edhe ne zgjodhëm Himarën, e parë nëpër guida me atë gji natyror fantastik, me atë mol të vogël, ku sipër tij shkëmbijtë zbresin thikë mbi det."

Në Himarë grupin e arbëreshëve e priti Paksi Nërënxi, ose Paksino, siç i pëlqen ta thërasin, që kish vënë në dispozicion banesen e tij të re, të përshtatur për të pritur turistë. Shtëpia e Paksit në Spille, ngjitur me molin nuk eshte as 50 metra nga deti. Arbëreshët ngelën të kënaqur dhe falëndëruan shqip pronarin. Pazari ishte bërë më parë per 15 ditë një dhomë, me banjo dhe nje ankes gatimi, me kater shtretër që ishte 50000 lekë, afro 3300 lekë nata, sigurisht pa ushqim, por dhe pa kondicioner, por drita dhe ujë të siguruara. Por filluan edhe të papriturat e para dhe Paksi i habitur tha, "se këta ditkan edhe shqip, mos janë emigrantë nga Tirana, që kanë shkuar në Itali, siç shkojmë ne nga Himara në Greqi dhe pse skanë marë çarçafë me vete"?

Miqtë e sapoardhur nuk kuptuan mirë, por i thashë Paksit se këtë janë arbëreshë, të parët e të cilëve janë larguar nga Shqipëria në Itali para më shumë se 500 vitesh, pikërisht nga brigjet e fshatrave të Bregut dhe tani janë shtetas italianë, janë turistë italianë të vërtetë dhe as merret me mënd që me këtë çmim që po paguajnë të marrin edhe orendi me vete.

Mbas shlodhjes së natës së parë, ku arbëreshët nuk ndjenë asgjë nga muzika e diskove të improvizuara dhe freskisë natyrore e veçantë për Himarën, e nesërmja filloi me të papriturat e këndshme që ofron kjo qytezë e lashtë shqiptare, buzë Jonit, për çdo turist që e viziton për herë të parë.

Sezoni i sivjetshëm veror turistik, megjithëse e gjeti Himarën, ashtu si edhe vjet, me pak ndryshime relaksuese për pushuesit , ështe i mbarë për banorët që lëshojnë vila dhe apartamente me qera dhe bizneset e shumta. Pasionantët e Jonit këtë vit, ashtu si arbëreshët këtë vit e patën më të lehtë qarkullimin, se vetëm pak rrugë, pasi kalon Dhërmiun e kapërcyen me vështirësi, sepse nga Vlora rruga totalisht, megjithëse e ngushtë është e asfaltuar dhe punimet shumë shpejt pritet të përfundojnë edhe deri në Himarë.

Prof Cucci, që udhëheq grupin e vëgël të arbëreshëve, fillon që në mëngjes eksplorimin me vizitën në portin e vjetër të Himarës, ku veç peshkarexhave vendase, herë pas here vizitohet nga jahte luksoze turistësh të huaj. Moli megjithë projektet e pafund mbetur në sirtaret zyrtare, është gërryer këtë vit më shumë, nga fortunalet dimërorë, sa edhe peshkarexhat e kanë të vështirë të ankorohen. Por megjithatë porti ngjall kuriozitet për të gjithë vizitorët se është krijuar poshtë një kodre thikë mbi det si dhe nga e kaluara e tij, ku askush nuk mund t’i afrohej, sepse ruhej me roje të shumta për të ndaluar çdo zbarkim armik . Sipër tij, mbi kodër, krahas një reparti ushtarak që akoma funksionon, ndodhet godina e pushimit të punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, dikur shkolla dhe konvikti i shkollës së mesme bujqësore, që nxirrte specialistë për të kultivuar ullinj dhe agrume. Gjallërinë e vërtetë porti e merr në mbrëmje, kur peshkarexhat e vjetra afrohen në mol dhe qindra plazhistë si dhe turistë kuriozë mblidhen për të parë gjahun e detit. Sasia më e madhe e peshkut, karkalecave dhe molusqeve të freskëta, direkt nga anijet blihet nga pronarët e lokaleve, jo vetëm të Himarës, por dhe ato nga Dhërmiu e Vlora.

“Zakonet dhe mikrpitja janë pothuaj njësoj si ne në Kalabri, ku janë edhe fshatrat më të populluara me arbëreshë"-thotë Cucci, që në mbrëmje shkoi të darkojë në lokalin ngjitur me molin, duke preferuar midhjet e freskëta të Sarandës, me gjithë guacka, shoqëruar me limon. Por atij si dhe arbëreshëve të tjerë u bën përshtypje e folura në greqisht e një pjese të vendasve. Ata pyetën edhe një plak të moshuar, po me mbiemrin Nërënxi, afër strehës së tij të pushimit në Himarë, se ç'kuptim ka ky mbiemër dhe ndërsa kishte marë një përgjigje se ishte një frut i këtyre zonave, i thanë se "edhe te ne në komunat Arbëreshe ekziston një mbiemër i tillë, por sipas gojëdhënave të të parëve, kishte të bënte me një toponimi, "banorë në rëzë të malit"". Por megjithëse nuk u morr vesh mirë me xha Thoma Nërënxin, afro 80 vjeç, mbi prejardhjen e mbiemrit të tij, profesori arbëresh, siç u shpreh vetë "u bë mik me të, sepse plaku i ngjante me të vërtetë heroit të Heminguejit " Plaku dhe Deti", sepse çdo mbrëmje megjithë moshën, nxirte varkën pa motorr për të hedhur rrjetat dhe në mëngjes, përsëriste të njëjtin ritual si çdo ditë, për të parë dhe mbledhur se çfarë peshqish dhe arragostash kishin zënë rrjetat që ja kishin prurë djemtë dhe nipërit nga Greqia".

Eksplorimi i turistëve arbëreshë vazhdoi të nesërmen në kalanë e vjetër dhe kishën e Himarës dhe më pas në gjiret e shumta të plazheve të Himarës, në Filikur, ku sipas gojëdhënave çdo çift natën e parë të martesës duhet të shkojë aty, për të patur shumë fëmijë, më pas në Livadhe, e cila natyra, me bujarinë e saj i ka falur gjithçka apo në Llaman Biç, ku. pronari një personazh himariot me pseudonimin Uliksi, i vënë nga turistët e përhershëm,sepse ka lënë një mjekër, që e mban pak si shumë të kriposur nga deti, e ka bërë të funksionueshëm, duke hapur një rrugë për vetura dhe duke çuar ujin. Arbëreshët në këtë gji, panë se si nga malet sipër detit, burojnë ujra të kristalta, duke larguar tej në thellësi larg bregut shijen e kripës.

Në rast se shkon me varkë pak më tutje gjirit, shikon daljen e portës së çeliktë të tunelit të strehimit të nëndetësve, të hapur në kohën kur vendi ruhej nga armiqtë e shumtë. Hyrjen ky tunel nënujor e ka nga ana e kalasë së Ali Pashait, një gji tjetër i rrallë i Himarës, tuneli i cili ndodhet ne nje zone ushtarake e ruajtur nga nje komando turke, sipas nje marreveshje mes dy shteteve. Në Kalanë e Ali Pashait, arbëreshëve me aparate dhe kamera nuk u ikej, ndërsa dielli i kuq flakë zhytej tej në perëndim në det.

"Në Itali, janë mbi 60 komuna arbëreshe, ndërsa numri i arbëreshëve i saktë nuk dihet se shumë prej tyre janë larguar jashtë Italisë, në SHBA, Gjermani dhe shtete të tjera, por dhe shpërnguljet brenda Italisë janë të mëdha, ja ne tani banojmë në Torino, gjyshërit janë shpërngulut para 50 vitesh nga Kalabria në Piemonte"- thotë Cucci, që premton se do të përgatisë vetë një guidë sapo të kthehet me pamje nga këto vende të mrekullueshme, për të prruë sa më shumë arbëreshë dhe turistë italianë në Rivierën e Jonit.

Mbrëmja në Himarë, krahas freskisë dhe ajrit të pastër të ofron edhe baret buzë detit dhe pak më vonë disko poshtë ullinjve. Arbëreshët përfshihen në këto mbrëmje pasionante, veçanërisht këtë sezon, kur krahas turistëve të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, zbarkojnë me autobuzë dhe anijet traget nga ishujt e Greqisë për pushime , rinia e qytetit bregdetar. Ka mes tyre që janë larguar prej 17 vitesh dhe mundohen të shqiptojnë vetëm disa fjale shqip, që çuditërisht kuptohen më mirë me arbëreshët tanë. Këtu me këtë vallzim, që vazhdon deri afër mëngjesit, kur edhe peshkarexhat nisin udhëtimin e tyre edhe arbëreshët kthehen në strehën e Paksinos.

Dhe grupin e arbëreshëve, që vizitoi Himarën, pritet, ta shoqërojnë vizita të tjera turistike, përsëri gjatë muajit gusht nga një grup tjetër i madh turistësh italianë dhe shqiptarë të brezit më të ri të emigracionit në Itali, me nismën e Federatës të Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbereshe te Piemontit, Shoqatë e cila ka hapur për herë të parë edhe një Zyrë në Torino, për promovimin e turizmit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 2:07 pm

-Jahtet turistikë në bazën e Pasha Limanit-

Delestaing është një qytetar francez rreth të 70-ave. Është banor i jugut të Francës, ne një qytet te vogël, Bandol, i distriktit Var. Për dekada me rradhë ka punuar si specialist pranë kompanisë së njohur "Shell", ndërkohë që tashmë në pension, i pëlqen të udhëtojë. Madje, shumë. Së bashku me bashkëshorten e vet, dikur gjimnaste, ata lundrojnë me jahtin e tyre komod.

Gjithë verën përshkojnë një itinerar që, ndokush tjetër, në moshën e tyre, do ta kishte të vështirë. Përmes, disa hartave e botimeve, ku gjenden informacione të shumta, ata orientohen në destinacionin e tyre turistik. Delestaing është një njeri mjaft i qetë dhe tepër i vëmendshëm në bisedë. Dy miq të tij, anëtarë të të njëjtës shoqatë të nautistëve francezë, i kishin sugjeruar Shqipërinë, madje, Vlorën, në gjirin detar të të cilës, gjendet një port mjaft i mirë jashtesh.

Dhe tashmë e ka ankoruar mjetin e tij lundrues turistik në një nga bankinat e këtij porti, që ndodhet në afërsi të qytetit të Orikumit. Prej disa orësh ka zbritur në tokë, ndërkohë që më parë, i duhej të kryente veprimet e ankorimit në Kapitenerinë e Portit të Vlorës. Ndihet mjaft i kënaqur dhe entuziast. Së bashku me bashkëshorten, pranojnë të bëjnë një foto dhe të bisedojnë për përshtypjet e këtij udhëtimi.

"Keni një vend me të vërtetë të mrekullueshëm. Konstatova një mikpritje të jashtëzakonshme kudo. Në portin e Vlorës, ku shkova për dokumentacionin, më krijuan lehtësi të mëdha. Mund të them se praktika portuale është tepër e thjeshtuar. Një turist, si puna ime, që lëviz në shumë porte të Mesdheut dhe më gjerë, e bën shumë shpejt krahasimin. Nga ajo që përjetova, mund të them se keni krijuar të gjitha lehtësitë për të qenë një vend i hapur, që mund të thithni turistë të kësaj kategorie, që udhëtojnë shumë në këtë sezon".

Së bashku me bashkëshorten, Delestaing, më fton për të vizituar jahtin e tij. Është një mjet lundrues turistik mjaft komod. Ngjyra e veçantë dhe hapësira brenda tij, të krijojnë një ndjesi shlodhjeje dhe kënaqësie të pamatë. Vazhdojmë bisedën e lënë në mes. 70 vjeçari tregon se vjen nga Kroacia dhe pas kësaj, do të vazhdojë udhëtimin për në Korfuz. Por, ajo që po përjeton këtu në gjirin e Vlorës, në Orikum, është diçka e veçantë.

"Unë nuk do të qëndroj shumë. Por, do të kthehem shumë shpejt, për të qëndruar më gjatë. Madje, do të ftoj edhe miq dhe të njohur të mi. Ju këtu keni gjëra me të vërtetë të mrekullueshme, që vlejnë për t’u parë. Keni një bregdet, që ofron surpriza të këndshme. Është një vend, që kam dëshirë të rikthehem më me qetësi". Kështu e vazhdon bisedën e tij turisti francez Delestaing. Por, krahas kësaj, ai bën edhe sugjerime. Më shumë, sipas tij, duhet bërë për promocionin.

Ai thotë se nuk përcillet informacioni i duhur në perëndim për atë që ofron Shqipëria. "Kjo nuk mund të bëhet vetëm nga qeveria, apo nga shteti, por po aq, madje, më shumë, nga vetë operatorët turistikë. Në botimet që ekzistojnë në Francë, një prej të cilëve ai na e tregon, informacioni për Shqipërinë shpesh nuk është shumë i detajuar. Këto janë elemente që për të, kanë shumë rëndësi dhe që ofrojnë turistët.

Qyteza antike e Orikut, që prej më shumë se dy vjetësh ka marrë statusin e Parkut Arkeologjik Kombëtar, ka zgjuar interesimin e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj, që vijnë këtu për t’u njohur me historinë e lashtë të trevave ilire, por edhe më gjerë.

25 km larg Vlorës dhe rreth 170 km larg Tiranës qyteza antike ndodhet brenda bazës ushtarake të Pashalimanit, por kjo nuk e ka penguar atë për të qenë në vëmendjen e vizitorëve, të cilët në mjaft raste përballen me vështirësitë e lejes për të hyrë në zemër të parkut.

Drejtori i këtij parku, Nasip Xhelili tregon se “pavarësisht nga pengesat, që lidhen me vendndodhjen e parkut, brenda territorit të bazës ushtarake të Pashalimanit, numri i vizitorëve këtu, ka ardhur në rritje të vazhdueshme”.

Xhelili sqaron se gjatë vitit të kaluar mjediset e Parkut Arkeologjik të Orikut u frekuentuan nga rreth 800 turistë të huaj e nga rreth 3500 vizitorë vendas. Ky numër, sipas Xhelilit, mund të ishte më i madh, nëse nuk do të ekzistonin pengesat proceduriale për të marrë leje në organe të larta drejtuese të Forcave të Armatosura të Republikës, për shkak se parku përfshihet në një territor ushtarak.

Pesë ditë më parë, sipas tij, një grup me 100 turistë të huaj u kthye, për shkak të pengesave të pakapërcyeshme të hyrjes së tyre, në territorin e Parkut. Aktualisht, po bëhen përpjekje për lehtësimin e procedurave të kalimit të vizitorëve, që pritet të realizohet në një kohë optimale.

Kjo, thotë drejtori Xhelili, do të shoqërohet me veprimtaritë promovuese të vlerave që ofron Parku Kombëtar Arkeologjik i Orikut. Drejtori i parkut thotë se, me heqjen e këtyre pengesave, numri i turistëve të huaj, pritet të dy dhe trefishohet.

Krijimi i Parkut Kombëtar Arkeologjik të Orikut, vlerësohet nga arkeologët vlonjatë si një projekt mjaft efektiv, që mundëson ridimensionimin e kësaj qyteze antike dhe shfrytëzimin e vlerave që ofron ajo.

Në këtë qendër, veç vlerave të periudhës së antikitetit, si mozaikë, janë zbuluar edhe objekte të periudhës mesjetare. Gërmimet më të fundit në këtë qendër, janë bërë të paktën 20 vjet më parë, kur u zbuluan një pjesë e amfiteatrit, nekropoli, shkallët që të çonin tek akropoli, etj.

Pjesa më e madhe e gjurmëve të këtij qyteti, ndodhen nën tokë dhe nën sipërfaqen e ujrave të lagunës që gjendet shumë pranë. Në ditët me mot të kthjellët, një pjesë e rrënojave reflektojnë në sipërfaqen e ujit. Qyteti, që mendohet të jetë ndërtuar nga eubeasit kolonë, në territorin e banuar nga fisi ilir i Amantëve, i ka fillimet në shekullin VI, para Krishtit, kur ai njihej me emrin Jeriko. Oriku përjetoi një zhvillim të vrullshëm gjatë periudhës së pushtimit osman, për shkak edhe të pozitës gjeografike.

Pak ditë më parë, në këtë qytezë, përfundoi restaurimi i Pusit të Shenjtë, një nga objektet më të rëndësishme të kësaj qendre arkeologjike, që u mundësua përmes një projekti të financuar nga Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal(AULEDA). Në të ardhmen, janë parashikuar të realizohen edhe projekte të tjera restauruese të objekteve që ndodhen në territorin e parkut, si dhe një fushatë promovimi shumëdimensionale. Veç formave të njohura siç janë ato të përgatitjes së fletëpalosjeve e materialeve të tjera, do të shfrytëzohet interneti, kontaktet me agjenci turistike lokale, kombëtare, etj. Në 3 maj, për herë të parë, në Parkun Arkeologjik të Orikut, u çel sezoni turistik për bashkinë e Orikumit, në prani të qindra banorëve të zonës, nga qyteti i Vlorës e më gjerë.

Në janar të vitit 2006, qyteti antik i Orikut, u shpall Park Arkeologjik Kombëtar, krahas atij të Amantias, me propozim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.

Kjo qytezë është përfshirë dhe do të përfshihet shumë shpejt në programet e promovimit të turizmit në rrethin e Vlorës dhe në axhendat e agjencive turistike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 2:09 pm

02 April, 2007 SHKRUAN: KIM MEHMETI

Mbase shqiptarët dhe maqedonasit etnik nuk kanë mosmarrëveshje vetëm me atë se si ta rregullojnë të sotmen e Maqedonisë, dhe kujt çka i takon nga ajo që ndodhet mbi tokë, por assesi të pajtohen edhe lidhur me mbeturinat nga e kaluara që fshihen në barkun e dheut. Këtë e dëshmojnë edhe gërmimet arkeologjike të porsafilluara në Kalanë e Shkupit, e të cilat i konfrontuan arkeologët maqedonas dhe historianët shqiptarë të përkrahur nga disa organizata joqeveritare. Me çka edhe një herë u dëshmua se e sotmja e këtyre hapësirave nuk është oborrtare e denjë e së kaluarës, se edhe shumica e shkencëtarëve të këtushëm nuk e kanë kuptuar se e kaluara nuk është ngjyrë për ta zbukuruar të sotmen, e as gënjeshtër që josh kohët që do vijnë, por vetëm dhomë para derës së të cilës e ardhmja pret radhë që të bëhet e kaluar. Por, që ta kuptosh këtë, paraprakisht duhet ta kesh të ditur se të gjithë njerëzit gjatë jetës së vet gërryejnë diçka: disa në fushat e politikës së ditës, të tjerët gërryejnë varrat nga e kaluara, e të urtit gërmojnë në kopshtin e ideve që do ndriçojnë të ardhmen, e cila edhe kur do bëhet e kaluar, nuk do ketë shenjë njohëse marrëzinë njerëzore. E në Maqedoni më të frytshëm janë ata që gërryejnë në thellësitë duke mos e parë se me këtë herë - herë ia nxjerrin jashtë rrënjët të sotmes multietnike e multikulturore të këtij shteti. Me çka Maqedoninë e bëjnë ti ngjajë një kopshti ku kopshtarët e sotmes duan të ndryshojnë llojin e bimës që mbinë nga fara e së kaluarës, ku degët etnike që rriten sot në këtë shtet ende nuk kanë gjetur trungun e të kaluarës së vet. Për çka bëhet fjalë, dhe nga ai mosbesim i shkencëtarëve të këtushëm shqiptarë ndaj arkeologëve të etnitetit maqedonas? Mbase shpjegimi do duhej të fillonte qysh nga vitet e socializmit, kur ky shtet nuk kursente mjete për gërryesit e tokës që premtonin se nga thellësitë e saj do nxjerrin dëshmi që do vërtetojnë lashtësinë e etnisë maqedonase. Por, shkurtimisht thënë, gërmimet arkeologjike në Kalanë e Shkupit, janë pasojë e etheve disadekadësh që degët e përbërjes së sotme etnike të këtyre hapësirave të shpallen pjesë të këtij apo atij trungu të lashtë etnik. Në vazhdën e kësaj tendence, për gërmimet arkeologjike në Kalanë e Shkupit, qeveria e sotme e Maqedonisë ka nda rreth dy milion euro. Shumë e majme parash dhe mbase proporcionale me ambiciet e një popull të vogël që pretendon se ka histori të bujshme sa edhe vetë thellësia e të gjitha shtresave që kanë lënë pas vetes në këto hapësira civilizimet e lashta. Dhe kështu, para disa ditësh filluan gërmimet të cilat mbase kanë për qëllim të nxjerrin fakte që do u ndihmonin historianëve dhe arkeologëve të etniteti maqedonas të braktisin lidhjen vëllazërore me sllavët e jugut, e të dëshmojnë farefisninë direkte me Aleksandërin e Madh. Këto gërmime arkeologjike i udhëheq drejtori i tanishëm i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimive Kulturore, arkeologu Pasko Kuzman për të cilin - mbase qëllimkëqijtë - thonë se aty ku ai gërryen, medoemos ndodhet ajo që Paskoja kërkon. E nëse nuk është aty, shtojnë ata, atëherë Paskoja e gropos, që pastaj të gjejë atë që i mungon. Kështu, ai arrin etnitetin maqedonas ta afrojë drejtë të kaluarës së dëshiruar, por mbase edhe ta largojë nga e vërteta. Dhe e zhyt etnitetin maqedonas thellë e më thellë në mosmarrëveshjet me popujt fqinjë, veçanërisht me grekët e bullgarët, të cilët mohojnë të kaluarën dhe identitetin etnik të këtij populli. Gjithsesi, me këtë arkeologët maqedonas e rrisin edhe qëndrimin mospërfillës tek shqiptarët e këtushëm ndaj së kaluarës së etnisë maqedonase. Andaj, përderisa arkeologët e etnitetit maqedonas gërmojnë me shpresë se në thellësitë e Kalas së Shkupit do gjejnë gjurmët e Justinianës, e me çka do dëshmojnë lashtësinë ortodokse të këtyre trojeve, shqiptarët janë të bindur se aty ka vetëm artefakte nga koha e Dardanëve dhe se këto hapësira kanë qenë dhe do mbeten pjesë e kulturës shqiptare. Pra, shkencëtarët dhe organizatat e këtushme shqiptare, kërkojnë që në këto gërmime arkeologjike të marrin pjesë edhe arkeolog të njohur nga Tirana e Prishtina, duke shprehur hapur frikën se gërmuesit e tanishëm do i fshehin faktet e gjetura në këtë lokalitet arkeologjik. Mosbesimin e vet ndaj arkeologëve maqedonas ata e mbështesin mbi një të vërtetë: në këtë shtet janë bërë shumë gërmime dhe zbulime arkeologjike, por kurrë në to nuk kanë marrë pjesë edhe shqiptarët. Këtu janë ndërtuar kisha kudo që është gjet ndonjë gurë i bardhë për të cilin është thënë që i përket civilizimit bizantin, por thuajse asnjëherë nuk ndodhi të zbardhet ndonjë objekt ilir apo të mbrohet ndonjë xhami e ndërtuar në shekujt e hershëm të Osmanlijve, si për shembull Burmali Xhamia, një nga më të bukurat në Ballkan, mbi themelet e të cilës tani në Shkup do ndërtohet Teatri Kombëtar Maqedonas. Pra, dekada me radhë në këto hapësira është gjurmuar lashtësia ortodokse dhe sllave, dhe në ndërkohë thuajse janë mbuluar gjurmët e civilizimeve tjera, e veçanërisht ato me shenjën ilire dhe orientale. Kështu që u bë shfytyrimi edhe i Urës së Gurit, Çarshisë së Vjetër në Shkup, mbase vetëm që arkitekturës dhe objekteve të mbetura nga koha e Perandorisë Osmane tu vishen rrobat e ortodoksizmit. Në këtë drejtim u shkua aq larg, sa edhe Sahat  kullat turke u stolisën me kryqin ortodoks. Se në shtresat nëntokësore të Kalasë së Shkupit mund të priten edhe artefakte që do dëshmojnë të kaluarën Dardane të këtyre trojeve, nuk e mohojnë as arkeologët e etnitetit maqedonas. Por, pa dyshim se arsyeja që ata i çon të gërryejnë sa më thellë në këtë kala, nuk janë Dardanët, por shpresa se aty do gjejnë gjurmët e qyteti të lashtë, Justiniana Prima, i ndërtuar në shekullin e VI nga Justiniani i Parë. Arkeologët serb e maqedonas shpresojnë se ky qytet i lashtë ndodhet diku mes Leskovcit dhe rrethinës së Shkupit. Por shumica e tyre pohojnë se, sa u përket gjetjes së gjurmëve nga ky qytet i lashtë, janë të kota gërmimet arkeologjike në këtë kala. Kalaja e Shkupit, shtojnë ata, është hapësirë shumë e vogël dhe vetëm naivët mund të shpresojnë se ajo do mjaftonte aty të jenë ndërtuar bazilikat e mëdha të Justiniana Prima. Disa nga ekspertët e këtushëm thonë se me këto gërmime në të vërtet thyhet edhe ligji si dhe nuk respektohen disa standarde që janë bazë e hulumtimeve arkeologjike. E këto pohime i mbështesin mbi të vërtetën se ende nuk janë publikuar rezultatet e gërmimeve të bëra në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Dhe thonë se pa u zbardhur gjurmët e lashtësisë që janë zbuluar atëherë, nuk mund të fillohet me hulumtime të reja. Por, kuptohet: reagimet e tyre mbeten të ngulfatur mbase edhe nga mëditjet e majme që do marrin ata që sot gërryejnë thellë e më thellë në Kalanë e Shkupit. Si do që të jetë, gërmimet arkeologjike në Kalanë e Shkupit vazhdojnë. Pesimistët thonë se arkeologët aty do gjejnë vetëm inatet e etnive të frustruara të Maqedonisë. Si dhe shpresën e kotë të disa historianëve dhe arkeologëve të etnisë maqedonase që duan ta shpallin veten nipër të Aleksandërit të Madh. Një arkeolog serb thotë se kolegët e tij maqedonas aty do mund të gjejnë vetëm vidhen e humbur të syzeve të tij para tridhet viteve, kur ai aty kishte kërkuar gjurmë nga lashtësia. E autori i këtij teksti mund të shtojë se Pasko Kuzmani aty mund të zbulojë edhe vendin ku urinonim ne fëmijët e viteve të gjashtëdhjeta kur nga lartësia e Kalasë së Shkupit shikonim Urën e Gurit, por të bukur siç e kishin lënë Osmanlinjtë, e jo këtë të sotmen që e zbukuruan arkitektët maqedonas. Nga shikonim edhe malin Vodno, por pa kryqin e madh që e ka sot, e që qëndron mbi Shkup si mbi një varrezë ku prehet urtësia njerëzore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lejla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lejla


Female
Numri i postimeve : 91
Registration date : 27/12/2007

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyTue Oct 21, 2008 10:00 am

Pergezime per temen Sofra,ja po sjelll edhe une nje shkrim per arbereshet e italis, pikrisht poetin e madh Jeronim De Raden.

Jeronim De Rada
KUSHTUAR 105 VJETORIT TE VDEKJES
SE POETIT ARBERESH
(1814 – 1903 – 2008)

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 De-rada1Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Busto-di-de-rada

Një vizitë në shtëpinë e De Radës,nga LIRIO NUSHI
ATJE KU LINDI Jeronim De Rada


Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i ynë i madh, De Rada, lindi ne Maq, katund karakteristik Arbëresh, i cili ndodhet në Kalabri në Italinë e Jugut, pranë Komunitetit më të madh Arbëresh në San Demetrio Corone - ose Shën Mitri i Koronit, siç i thërrasin vendasit arbëreshe

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 An%20evening%20on%20the%20main%20street

Pamje nga Shën Mitri i Koronit


Ky toponim është ruajtur prej arbëreshëve të Italisë së Jugut dhe e ka origjinën nga More-ja, Peloponezi i sotëm në Greqi. Është një nga elementët bazë historik, që tregon prejardhjen e vërtetë të shumicës së arbëreshëve të Italisë së Jugut.

Gjate këtyre fjalëve,menjëherë të shkon nëpër mend pyetja: Çlidhje ka Peloponezi i sotëm Grek - Moreja, me Arbëreshët?

Sipas të dhënave dhe dokumenteve historike tregohet se arbëreshët, bij të të tokës Arbërore, ndosheshin në këto zona për t'u shërbyer perandorëve bizantine, pasi ishin luftëtarë shumë të mirë dhe trima. Ka të dhëna se ata janë vendosur aty rreth viteve 1200, domethënë 200 vjet para se të largoheshin prej andej, për t'u vendosur në Italinë e Jugut, duke e vleresuar More-ne si atdhe të tyre. Fakte historike të ndryshme, përbëjnë një element të vërtetë studimi, në lidhje me këtë çështje.

Prej këtyre vendeve pikë referimi është Koroni, i cili ndodhet në Messini-Peloponez të Greqisë, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite Kalaja e Koronit. Prandaj edhe Arbëreshët e larguar prej andej, kanë ruajtur toponimin e tyre, duke e quajtur njërën prej qendrave më të rëndësishme dhe komuniteteve më të mëdha arbëreshe: Shën Mitri i Koronit-San Demetrio Corone.

Nga qendra e Shën Mitrit, ndodhet vetem 4 kilometra larg, katundi arberesh Maq, ku lindi dhe vdiq De Rada. Unë shkova atje dhe pashë nga afër shtëpinë e De Radës e përgjatë rrugës, ashtu pa u menduar gjatë e si duke folur me vete, po pëshpërisja nën zë: - "Askush nuk mund të më ktheje nga rruga që jam nisur, askush nuk më ndalon dot të shkoj ndër arbëreshtë, atje më janë vellezërit e mi të lashtë, atje më janë vëllezërit e mi antike, bijtë e arbërit me gjak të pashprishtë".

Ndaj rrugës që të conte për në Shën Mitër, shikoje plantacione të mëdha me limone dhe portokalle, gjithkund ndihej aroma e mirë e tyre. Një diell i bukur, që ngrohte ëmbël, ndriconte gjithkund. Nuk ishte hera e parë për mua që shkoja në Kalabri, por sa herë që shkoj atje, ndjehem shumë i lumtur dhe gjithmonë më duket sikur shkoj për herë të parë. Pranvera është e bukur gjithkund, por jo më e bukur se në “Arbëri”-kështu i thonë arbëreshët, vendëthit të tyre, Shën Mitrit të Koronit. Tabelat ndër rrugë të urojnë në shqip “Mirë se na Erdhët”. Nuk ka sesi të mos ndjehesh si në shtëpinë tënde, madje edhe me mirë akoma. Shteti Italian, qysh në kohën e Garibaldit, i ka lejuar komunitetet arbëreshe të kenë një liri të plotë, për sa i përket të folmes dhe të shkolluarit në gjuhën e tyre ametare. Kjo u bë qe asokohe, në shenjë falenderimi, për t'i shpërblyer luftëtarët trima arbëreshe, të cilët morën pjesë në luftë, duke luftuar heroikisht për Italinë. Më duhet të theksoj se askund tjetër, nuk ka ndodhur kjo gjë, me komunitetet e tjera shqiptare.

Arbëreshët, të cilët me prezencën e tyre na bëjnë të krenohemi, mbajnë dhe ruajnë gjallë atje, çdo nocion dhe identitet kombëtar, bazuar thellë në origjinë. Kolegji Italo – Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ku gjuhë e dytë është gjuha jonë e bukur e Arbrit - Arbërishtja.

Nder ta flitet arberisht. Pershendeten arberisht dhe ne kishë flasin arberisht. Ne restorantet e tyre, menute jane ne italisht dhe arberisht, gjuhe e trasheguar dhe e ruajtur brez pas brezi, per me shume se 500 vjete me rradhe, e cila u ruajt nepermjet kengeve, pasi shqipja deri vone nuk mund të shkruhej. Duke folur me njeri-tjetrin, duke u rrefyer fëmijëve të tyre për Arbërinë-vendin e largët, për të cilin me me aq mall flasin.
Sheshi kryesor i qytetit mban emrin dhe bustin e heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriotit. Në ketë komunitet u edukua dhe u shkollua Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi, që të dy, nxënës të De Radës. Ky kolegj është ruajtur dhe është i funksionueshëm edhe sot e kësaj dite.

Kur shkon atje, eshte njësoj si të kthehesh 500 vjete ne kohe. Degjon gjuhen e arbrit, siç flitej para 500 vjetesh, me disa ndryshime dhe deformime, si rrjedhoje e kohes se gjate qe ka kaluar, por megjithate, ajo ekziston e paster, arberore dhe tepër origjinale e vjen të na rrëfeje shumë sekrete të historise dhe të ekzistencës se popullit dhe të kulturës shqiptare.

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Panorama-macchia-2

Pamje e Maqit


Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i madh De Rada, lindi ne Maq, katund karakteristik Arbëresh. Pamja e tij nga lartesia e hotelit Petti Rosso, i cili ndodhet në Shën Mitër, duket e qarte ne majë të një kodre. Katundi që ndodhet në kodër është Maqi, ndërsa në pjesën e poshtme shtrihet Shën Mitri, kjo qytezë arbërore, me rreth pesëmijë banorë arbëreshe.
Poeti arberesh është mjaft i njohur nga shqiptarët anekend, me "Kenget e Milosaos", “I canti del Milosao”, publikuar ne vitin 1836, e cilesuar nga kritika, si nje nga poemat me romantike te De Rades. Ai shkroi në gjuhën e memes: "Krutan i Mërguar', ''Odiseu'', ''Imotoe'', ''Parayllja'', ''Vantisana'', ''Nasta'', ''Agata e Pravatës'', ''Miloshini, Nata e Krishtlindjeve'', ''Diana'', ''Serafina Topia', ''An Maria Kominiate'', ''Frosina Vantizana'', ''Adina, Videlaida'', ''Skanderbegu i Pafan'', ''Rënia e Mbretërisë së Arbrit'', ''Gjon Huniadi'', si edhe dramat: ''Numidët'', e cila u botua në vitin 1846 dhe më vonë, u ribotua me emrin ''Sofonsisba'', më 1891.
Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Derada
Jeronim De Rada (1814-1903)


De Rada, ky njeri i pendës dhe i pushkës, duke marrë pjesë ndër kryengritje dhe duke qenë një ndër udhëheqësit e arbëreshëve, jetoi dhe mendoi pa u kursyer, për të mirën e shqipes dhe të kombit. Ai u rrit duke shkuar ndër shkollat italiane dhe pohon se ka qenë një nxënës i keq, pasi nuk kuptonte mire italishten deri në moshën 8-10 vjeç. Më vonë, studioi në Napoli, megjithese nuk dinte të fliste mire italisht. Bashkëpunoi me Torelin, i cili botonte "Omnibus''-in në atë kohë, qe ishte arbëresh. Në vitin 1825, i vdes e ëma, kohë në te cilen, ai, sapo ishte njohur me poetin francez, La Martin.

De Rada njohu diplomacinë e huaj dhe shkruan konkretisht për të : - "Ata që i nxisin shqiptarët kundër Turqisë, nuk e bëjnë sepse janë të krishterë dhe nga dashuria e madhe që ata të huaj kanë për kombin tënë që dashkan medemek ta shihkan zot të vetvetes, ata kanë qenë dhe janë gënjeshtarë të poshtër, lakmiqarë të drejtësisë së pinjojve të shtëpive bujare shqiptare, e në mënyrë shumë të ulët dishrakë për token e lumtur që kanë, prandaj për t'i zhbi dhe për ti zhdukur i shtyjnë shqiptarët drejt flamurit të vdekjes, duke i cilësuar kështu fqinjët tanë të sotëm dhe të djeshëm:- shovinistë fqinjë, lakmitarë dhe grabitqarë".

Më 1850, poeti arbëresh u martua me arbëreshën Madalena Melikji, me të cilën lindi katër djem dhe gëzoi për disa vjetë, një lumturi të vërtetë familjare. E shoqja i vdes vite më vonë e sëmurë nga "'pika'' (damllaja), humbet të birin e tij 18-vjeçar, Mikelangjelon dhe të gjithë pjesëtarët e familjes. De Rada pohon se ne fund të jetës së tij, ndjehet i dërrmuar nga humbja e të gjithë pjesëtarëve të familjes dhe se e ka dërmuar varfëria e madhe, skamja dhe mizerja, gjendja e ekonomike shume e keqe, duke thënë pak para se të mbyllte sytë: Jetoj me vështirësi dhe në mjerim.

-Mbërrita të nesërmen ne Maq, shume prej vendasve më njohin tashmë, edhe nga koncertet edhe nga këngët dhe disku im me këngë arbëreshe, qe qarkullon tek arbëreshët e në radiot e tyre. Me një dashuri të madhe, më presin me fjalë të ngrohta dhe nëpër rrugica dëgjoj arbërisht : "ardh Lirjo në katund" dhe e dinë që unë do të shkoj patjetër, të çoj një tufë lule në shtëpinë e De Radës. Kjo do të ndodhe sa here të shkoj e gjer' sa të më rrahe zemra.

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 260px-Casa_de_Rada

Shtëpia e De Radës


Shtëpia e De Radës, në hyrje të saj; e thjeshtë dhe madhështore.
Nga pas është ballkoni, ku shkruante vjershat e tij, poeti ynë i madh.
Në bodrumin e shtëpisë është shaptilografi i vjetër, ku botoheshin shkronjat shqip.
Ndërsa guri përpara shtëpisë, ekziston edhe sot e kësaj dite, aty ku De Rada hipte çdo mëngjes për t'iu ngjitur gomarit të tij e për të shkuar në Shën Mitër, në Kolegjin ku ai punonte si mësonjës, për shumë vite me rradhë.
Sa shumë u lodhën dhe sa pak u shbërblyen, ata që mbajtën dhe ngritën në këmbë, kombin shqiptar.
Dëgjohet një këmbanë. Është këmbana e kishës së Shën Adrianit, në Shën Mitër. Duke u kthyer, njeri prej miqve të mi arbëreshe, Pino Cacozza, pa hyrë mire në qytet, ndalon makinën poshtë një bliri dhe më rrëfen: Ishte pranverë kur vdiq De Rada. Ishte një ditë shumë e bukur e plot diell, ja si sot! Lulet e këtij bliri kishin çelur më shumë se çdo herë tjetër. Kortezhi i përmortshëm, kalonte duke mbajtur De Radën në krahë e duke e shoqëruar atë, për në banesën e tij të fundit. Në të kaluar, sapo trupi i De Radës u gjend poshtë blirit, një erë e forte fryu si s'kishte fryrë kurrë here tjetër dhe e mbushi arkivolin e hapur të De Radës, plot me lule. Njërëzit të tronditur nga kjo përkujdesje hyjnore, lëshuan një britmë dhe njëzëri thanë:
De Rada ynë i madh dhe hyjnor, po ikën
në krahët e zotit!
AI QOFTË I PAVDEKSHËM!

Lirio Nushi, Mars 2003.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyTue Dec 23, 2008 5:00 pm

Në këtë link mund të lexoni shumë gjëra të mrekullueshme nga "Mresat e udhtimit nga vendbanimet Arbreshe të Kalabrisë".

Fejtoni "1" dhe "2".


"Shoh katundin, mallin tën,
mall i fort çë s'ka të thënë"

Z. Serembe.



http://www.albanologia.unical.it/download/FejtoniArb%C3%ABreshet.pdf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyMon Jan 05, 2009 2:46 am

Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë nga dy emra, një në arbërisht dhe tjetrin italisht. Kryeministër i Italisë, pati qenë dy herë i zgjedhur Francesco Crispi, dhe ishte arbëresh.

Arbëreshët në Itali, sot numërohen mbi 100.000 persona që flasin gjuhën arberore. Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha për një herë pas vdekjës se Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII ( 1780-1790 ), janë ngulimet e fundit të shqipëtarëve në Italine Veriore, si provincën e Pavias dhe të Piacences, po ashtu një grup i madh i'u drejtua krahinës qëndrorë në Molize dhe një tjetër grup në drejtim të krahinës jugore Bazilikates. Një nga veçorite që karakterizon këtë popull, është që përveç gjuhës dhe traditave, ruajtën me heroizëm edhe ritin dhe preardhjen fetare, ku edhe sot e kësaj ditë gati 1/3 e arbëreshëve vazhdojnë në ritin bizantin.


Foto nga nje dasem e bere nga arbereshet e Italise

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Arberesh_Byzantine_Catholic_wedding
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 7:15 pm

Nga koha e te madhit Skenderbe, shqiptaret e merguar ne viset e jugut te Italise, ruajne zakonet, kulturen, gjuhen dhe traditat e tyre dhe sot.

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Default
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 7:44 pm

Eva me sa e di une, arbereshet e Italise si fe kane religjionin e krishtere te ritit ortodoks apo jo? Me korigjo nese jam gabim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 7:46 pm

Nje numer i madh iarberesheve kane luajtur nje rol te madh ne levizjen nacionalclirimtare per bashkimin e Italise te kryesuar nga i madhi, nga legjenda mesdhetare, nga i miri, i bukuri, syndrituri e trimi Xhyzepe Garibaldi (i cili sipas disa te dhenave prinderit i ka pas shqiptar/arberesh). Poashtu edhe Jeronim De Rada ishte i kyqur ne keto rrjedha ashtu sic ishte edhe poeti tjeter arberesh Gavril Dara i Riu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 8:12 pm

Leka i Madh shkruajti:
Eva me sa e di une, arbereshet e Italise si fe kane religjionin e krishtere te ritit ortodoks apo jo? Me korigjo nese jam gabim!

Mesa kam lexuar une , Leka, kane ruajtur religjionin e krishtere ortodoks, duke respektuar edhe autoritetin e Romes dhe duke ruajtur identitetin shqiptar te tyre.

Një pjesë e mirë e shqiptarëve të krishterë bizantinë, kishin lidhje edhe me kishën katolike të Romës ndërsa të tjerët, me ardhjen në Itali, iu nënshkruan ritit latin duke vazhduar te ruanin identitetin fetar bizantin.

Nën periudhën papale të Klementit XI (1700-1721), papë me origjinë shqiptare, dhe KlementitXII (1730-1740) Vatikani fillon të tregojë interes ndaj traditës fetare bizantine duke lejuar themelimin e kolegjeve bizantine në San Benedetto Ullano (më vonë shpërngulur në San Demetrio Corone) dhe në Palermo. Prania e këtyre qendrave kulturale i siguroi komuniteteve shqiptare të Kozencës dhe Palermos një trashëgimi të çmuar kulturore ku u ushqyen me dhjetra intelektualë arbëreshë të cilët patën edhe role prej protagonistesh gjatë lëvizjes së risorxhimentos italiane. Dy kolegjet në fjale nxitën përhapjen e ideve të reja romantike. Aty u formuan edhe disa nga shkrimtarët kryesorë arbëreshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 8:24 pm

Leka i Madh shkruajti:
Nje numer i madh iarberesheve kane luajtur nje rol te madh ne levizjen nacionalclirimtare per bashkimin e Italise te kryesuar nga i madhi, nga legjenda mesdhetare, nga i miri, i bukuri, syndrituri e trimi Xhyzepe Garibaldi (i cili sipas disa te dhenave prinderit i ka pas shqiptar/arberesh). Poashtu edhe Jeronim De Rada ishte i kyqur ne keto rrjedha ashtu sic ishte edhe poeti tjeter arberesh Gavril Dara i Riu

Me sa kam lexuar, Leka, ne Shën Miter - Korone. tabelat në rrugë të urojnë në shqip “Mirë se na Erdhët” dhe te bejne te ndjehesh si në shtëpi. Qeveria Italiane qysh në kohën e Garibaldit te madh i ka lejuar komunitetet arbëresh të kenë një liri të plotë për sa i përket të folmes dhe të shkolluarit në gjuhën e tyre amëtare. Kjo u bë nga Garibaldi në shenjë falenderimi për t'i shpërblyer luftëtarët trima arbëreshe të cilët morën pjesë në luftë duke luftuar heroikisht për Italinë. Askund tjetër nuk ka ndodhur kjo me shqiptarët. Arbëreshët të cilët me prezencën e tyre na bëjnë të krenohemi mbajnë dhe ruajnë gjallë atje çdo nocion dhe identitet kombëtar bazuar thellë në origjinë . Kolegji Italo – Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ku gjuhë e dytë është arbërishtja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 8:32 pm

Te falemnderit shume Eva per informacionin.

Arbereshet e Italise kane meriten e patjetersueshme qe ruajten te pacenuar identitetin shqiptar, nacionalizmin dhe frymen rilindese. Arbereshet e Italise jane nje nga shtyllat e kombi shqiptar, dmth ata kane luajtur nje rol te madh ne formimin e qenies shqiptare. Nga gjiri i arbersheve te Italise kane dalur gjithhere figura te njohura si nga publicistika, si nga shkrimtaria ashtu edhe nga kultura, etj.

Nje gje te tilla duhet ta ndjekin edhe arvanitet e Greqise!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 EmptySun Jun 27, 2010 11:43 pm

7 KOMENTE


KOMENTI ESHTE FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Nga MODERATORI


dhimja | June 27, 2010 5:22 PM | Repliko




Arbereshet dhe sot mbas 500 vjetesh ne dhe te huaj, ndjehen shqiptare dhe ekspozohen si te tille, ne ndryshim me miliona shqiptare ne Turqi, ku ndjehen plotesisht te asimiluar. Dhe per keta shqiptare 24 karat arbereshe,krenari e vertete e races tone,pushteti i Berishes i ka kthyer krahet dhe nuk ka organizuar qofte dhe nje aktivitet per ta ne Shqiperi, ne te kundert fton islamikun turk Erdogan, per te inaguruar rrugen e korruptur, apo anijet ushtarake te tij ne portet shqiptare.
Mbas kesaj eshte llogjike, qe te nesermen e afert, presim qe Saliu te kerkoje bashkim me Turqine.


artan | June 27, 2010 3:42 PM | Repliko




Shume dijetare dhe koka te medha te kultures kemi patur dhe kemi akoma.
Por si ka mundesi qe ata qe na vine ne krye te shtetit, ti kemi kaq hajvane? Perfshirja e intelektualeve te vertete ne punet e shtetit, do tja u mbyllte deren palacove te politikes.
Ju uroj jete sa me te gjate At Giordano.


Tironsi vjeter | June 27, 2010 3:32 PM | Repliko




VËLLAU YNË i SHTRENJTË!
Të jemi mirënjohës e të falemi me nderime të larta për gjithë atë punë
të madhe, për atë zell e zjarr kombëtar, që përhapni ndër abëreshët vëllezër e ndër ne këndej detit.
Rrofsh sa huta e bardhë e pac shëndet.
Të përqafoj.



sallman fejziu | June 27, 2010 3:25 PM | Repliko




Iliri i uron nga zemra Jete te Gjate dhe shendet te mire At Emanuele Giordano ! Per te Miren Tuaj,te Familjes Tuaj,Te Kombit Shqiptar,te Kishes Arbereshe edhe njeqind vite te tjera !


ilir | June 27, 2010 11:59 AM | Repliko




Keto letra me gjuhe te veter Shqipe me siguri qe jan nje pasuri kombetare dhe nje fakt i lashtesise se Shqipetareve ne keto troje .
Ju uroje jet te gjat Girdano .


Eri | June 27, 2010 11:46 AM | Repliko




Z.Emanuel Giordano si prift ne Shqiperi do kishte shkuar per dhjame qeni,thote populli.


R.Tafa | June 27, 2010 11:41 AM | Repliko





Komenti juaj

Hyni ose regjistrohuni per te komentuar, ose komentoni pa bere regjistrimin.

Emri
Adresa Email
Me kujto?


Komentet (Ju mund te perdorni tag HTML)









Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Emanuele%20Giordano%201


Një prift dhe dijetar me kontribut të çmuar në kulturën arbëreshe, një rilindas i kohëve moderne, Emanuele Giordano, mbush sot 90 vjeç



Kush është Emanuele Giordano:


Sot bëhen 90 vjet nga lindja e një figure të rëndësishme që është akoma gjallë ndër arbëreshë dhe në gji të kulturës amë, Emanuele Giordano nga Ejanina, autori i të vetmit "Fjalori i Arbëreshëvet". U lind më 27 qershor 1920 në Frasnitë Agostino Giordano dhe Rosina Bilotta (pasardhës të poetit dhe shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, 1843-1918).


Siç tregon me gojën e tij, në moshën 5-vjeçare e dërguan në shkollë në Frasnitë, por nuk e pranuan sepse "prindërit e tjerë kundërshtuan". As gjashtë vjeç nuk hyri në shkollë sepse familja kishte bagëtitë. Shkollën fillore e nisi pothuaj 9 vjeç dhe pas saj ndoqi gjimnazin e Horës. Dëshironte të vazhdonte studimet në Seminarin e Grotaferratës në Romë, dhe ashtu bëri.


Ai kujton se në vogëli "i shkoja gjithmonë mbrapa priftit dhe në kishë më pëlqente të dëgjoja Fjalën e mirë dhe mësoja këndimet e kishës (tradicionale)." Aty mëson greqishten, latinishten, frëngjishten, po edhe arbërishten duke lexuar dorëshkrimet e Bernard Bilotës: "I lexova të gjitha dorëshkrimet e tij: më se njëqindmijë vargje dhe i studiova thellësisht." Në Liceun e Romës ndjek studimet për "Filozofi dhe Teologji" në Kolegjin Grek. Kthehet andej nga kishte ardhur me dëshirën për të shërbyer në katundin e tij të vogël. Në verë të vitit 1946 fillon zyrtarisht aktivitetin si famullitar i Ejaninës. Qysh atëherë e kësaj ditë ndodhet në të njëjtën famulli.



Në rrjedhën e këtyre viteve Emanuele Giordano ka derdhur kontributin e një jete të tërë si prift po se po, por sidomos si njeri i kulturës arbëreshe. Nën drejtimin e priftit të Frasnitës papas Sepë Ferrari studioi më thellë gjuhën dhe kulturën arbëreshe. Bashkë me të botoi "Kalimeret". Më 1957 boton "Folklori shqiptar në Itali" dhe qysh atëhere fillon bashkëpunimin me revistën e Ernest Koliqit, "Shejzat", me revistën "Zgjimi" të Albino Grecos. Por vepra madhore e këtij prifi dijetar del në dritë më 1963.


Është i pari dhe i vetmi "Fjalor i Arbëreshvet t'Italisë". Më 1966 e ftojnë nga Universiteti i Tiranës ku mban dy konferenca për Bilotta-n. Është rasti të njihet me gjuhëtarë dhe shkrimtarë shqiptarë. Një vit më vonë botohet në Shqipëri vepra e Bilotta-s "Shpata e Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë". Përkthen "Liturgjinë e shenjtë të Shën Jani Gojartit", botuar më 1968. Prej atij viti deri më sot në kishat arbëreshe përdoret baza e meshës që solli Giordano.



Për 12 vjet që prej 1972-it, drejton revistën kulturore "Zëri i Arbëreshvet" ku boton artikuj gjuhësorë, historikë e letrarë, poezi, këngë popullore po edhe komedinë "Dorëngushti" e Molierit (që njihet me titullin "Kopraci"), përkthyer prej tij në shqipe. Viziton Shqipërinë edhe dy herë të tjera me 1993-'94. Në vitet 2000 boton një sërë veprash për kulturën arbëreshe dhe përkthime në këtë gjuhë: "Fjalor" dhe katër Ungjijtë". Ka kontribuar me autorë të tjerë në realizimin e "Alfabetizzazione Arbëreshe".



Për këtë projekt madhor ai shprehet: "Unë kam menduar gjithmonë se, që ne arbëreshët të kemi një gjuhë të përbashkët, duhet të mblidhen të folmet e të gjithë fshatrave arbëreshë dhe, prej tyre, duhet të lindë më pas, një gjuhë e mbështetur në një nga të folmet, siç u bë me gjuhën italiane, e cila u mbështet mbi të folmen e Firences. Ashtu si u bë edhe në Shqipëri, ku mësuesit u shpërndan nëpër gjithë Shqipërinë e Veriut dhe të Jugut dhe mblodhën shprehjet e ndryshme të gjuhës dhe së bashku, në Tiranë, studiuan dhe krijuan gjuhën shqipe, të mbështetur mbi dialektin tosk. Kështu duhet të bëjmë edhe ne arbëreshët.



Marrim shprehjet më të mira dhe i bashkojmë në një gjuhë. Shprehjet më të mira janë ato më të afërta me shqipen e sotme. E folmja më e afërt me gjuhën shqipe është ajo e Frasnitës dhe jo sepse unë jam frasnjot, por, sepse kjo e folme ruan një leksik më të afërt me atë të shqipes standarde." Kjo vepër i shpërndahet falas fëmijëve arbëreshë të Italisë që ndjekin shkollën fillore dhe të mesme.


Fort i përhirshmi Atë e po aq i nderçmi Mjeshtër,
U ngë dij të shkruaj ndë këtë të prërrezur gluhën tënë të zogut, papo pranoma (o "përzehma" - qysh kat thoshte ahierna Buzuku) këtë sprovë endepse sqarishte, me qish dua nga kthellti i zëmbrës të të them se jam shënde-shënde sod ndë këte kremt jubilè të motit tënd.
U jam nga Tiran' e Arbrisë, ng'ajo Horë e shkëf i shpirtit arbër që shkeptisinj ndë Mot të Madh, po nëng u shojt se pat Gjegjët që i mprojtën zjarr e urrë, prana që atmeja inë prapa dejtit ngë kish më sij për të klarë e vuxhë për të thirrë biltë.
Ju jeshët biltë që s'ju sostë mëmës, o papu Emanuel. Ndajna ti ngë ket thuaç se sod mban veç 90 mot-mote përmbi supe. Ke gjith mot-motet qish nga Mot i Madh, pse u nani, ndë këtë herë, falë shurbiseve tua për gluhënë e zogut e shpirtin e arbrit, jam e njogh e jam puthtonj zëmbrën kombijare të krejt atmìsë që më ka bilë e q'e kam gjak e gjëri. Po po, ke aqë mot se ti i shurbeve njëherazi gluhës dhe shpirtit të kombit tënë, e kush shërben kësodore, rron aq sa vetë gluha dhe shpirti - dy krahje të një të vetmi korp.
Me lipisìnë e volìnë e Tinëzot, o Atë e Mjeshtër, urala ime nani isht: Rrofsh sa Huta e Bardhë - thomi ne ndë Horët tonë.
Rrofsh sa Shqitëza Arbërore, papu Emanuel!
Të lloronj fort e me mall

Ledi Shamku-Shkreli nga Atmeja e përbashkët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arbëreshët e Italisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: