Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arbëreshët e Italisë

Shko poshtë 
+7
eri M
Euridika
petritkola
Anna
dibranja
Beton
Sofra
11 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyMon Sep 24, 2007 3:22 pm

Arbëreshët e Italisë Default
Arbëreshët e Italisë Icn_add_20x20

Arbëresh Costumes & Spoken Arbërisht
04:09

Pasi ta shikoni këtë link do të mësoni më shumë për Arbreshët e Italisë të cilët mërguan në Itali që në kohën e Skëndërbeut.

Ç'dini për Arbreshët e italisë .....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyTue Sep 25, 2007 7:54 pm

Kam qen n'disa fshatra te COSENZA-se p.s Spetzzano Albanese kam nje shoke n'kte fshat edhe busti i Skenderbeut eshte ne qender te fshatit,rruget shqip shkruajne,flasin ende shqip,ishte shume knaqesi te ndegjoja ne ate dialekin e atyre e nuk i kuptoja dote ç'fare me te vertet po flisnin..

Ishte shum k'naqesi nga vizita n'keta vende.

Vazhdim te mire ne teme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyTue Sep 25, 2007 11:42 pm

Nje nga rrjedhojat e pushtimit turk te trojeve shqiptare, ishte dhe emigrimi i shqiptareve drejt Italise. Familje te shumta fisnikesh shqiptare, qe nuk deshironin te bashkepunonin me turqit dhe te pranonin Islamin si fe.Ne Italine e Jugut dhe ne Sicili ka 95 vendbanime, te banuara nga pasardhesit e emigranteve shqiptare, te themeluara apo ripopulluar prej shqiptareve. Ne 55 vendbanime edhe sot e kesaj dite flitet shqip, ndersa te tjeret jane te italianizuar, megjithese ne popullate akoma kane mbetur zakonet dhe traditat si dhe vetedija e origjines shqiptare.Pikerisht, eshte me rendesi te shqyrtohen te gjitha aspektet e kesaj kaptine shume te rendesishme te popullit tone - Arbereshet dhe trashegimia kulturore e tyre. Per ata qe thone se islamizimi i shpetoi shqiptaret nga asimilimi...keni Arbereshet e Italise, te cilet jo vetem se nuk jane islamizuar...por kane arritur te ruajne kulturen dhe traditen, me mire se ne! Nderkaq qe as ne e as ata nuk ishim te lire (ne ishim nen turqine, e ata nen italiket).Edhe pse ne dheun e huaj arbereshet e ruajten gjuhen kulturen e te pareve te tyre e qe me nje fjale ruajten IDENTITETIN, qe thene shkurt jane pasqyra me e mire per te treguar se si duhet te jane shqipetaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed Sep 26, 2007 1:21 am

dibranja:
M'se e vertet eshte kjo dhe ketu mund te beje nje perkufizim te vertetohem se...

''Feja e Shqiptarit eshte Shqyptaria''

gjith ka ndodh tek populli jone por feja e shqiptarit nuk asht asimilu.

Per temen.

Qe mbas vdekjes se heroit tone kombetare Gjergje Kastrioti ''Skenderbeu'' populli shqiptar u gjende perbell nje lufte te pergjekeshme.
Shembuj te ikjeve masive me detyrim,simbas metodave barbare te pastrimeve etnike,jane Arbershet te cilet gjenden sote ne jug te Italis.Po ashte dhe shqiptaret e fshaterave te Ukrahines etj etj
ikje ne drejtime te ndryshme.....

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyMon Oct 01, 2007 3:05 am

jam_buli i madhe je lal rrofsh pasuron forumin me keta shkrime me vlere te falemenderoi per mundin qe bene.

para shume viteve kam qen kam vizituar shume ''qyteza'' ku m'sova edhe shume fjal qe nuk me kujtohen per momentin veçse kjo fjal.

Jam Skiptar km gjak skiptari.
ku edhe rruget ne kete ''qytez''(Spezzano Alabanese Cosenza) titullohen ne shqip.

Do te thote jo ''Strasse''apo ne italishte ''Via''
Por:
lexoja
Rruga e madhe
Rruga e vjeter etj etj
beni mire te vizitoni keta vende ishte k'naqesi.

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyMon Oct 01, 2007 5:05 am

Une kam gjen 6 muej ne fshatin Sankonstadinoalbaneze afer potenzes nuk eshte larg dhe kam banue aty kam pasur keta 6muj jet qe kurr si ahrroj kan ruejt thon shum zakone arbreshet dhe nji fjal ne themi diten e mire ata thonin rrini mire .

ata thonin hani shum kur u shtrote dreka ne themi te beft mire femijes i thonin krijatur .e shum gjera qe kan shprhje edhe sod fjal shqipe por ndoshta me nji fonetik tjetr siq ka shkrue edhe jam -buli kan ruejt ne vend te huj tash me behen 600 vite traditat dhe ne cdo hrje te fshatit kan bustin e Skenderbeut .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptySat Oct 20, 2007 6:14 am

Jeronim De Rada

1814 -1903

Arbëreshët e Italisë AA2-03
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe
Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.
Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë.
Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.
Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.
Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:
"Erdhi dita e Arbërit„!
Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit.
Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.

KËNGË E DJEMËVE
S'jam hijeshia unë për qytet,
Reth i bujarve më mërzit, dh'andajë
Me shi e djellë fushës një re ndjek.
Sa bota vlen për mua vasha e bardhë,
Prej gjakut të kulluar e fatbardhë,
Që hiri i pastër aqë e hijeshoi,
Kur dy limonj nga malli më dhuroi.
KËNGË E RINËS
Këndoi lauresha, e qiellit fluturoi,
E lart m'u ngrit e gjumin ma largoi.
Si e pafajme u çvesha she u shtrova,
E zgjuhem, e kënaqur që u zgjova.
E freskët era, e mua fatgëzuar
Më duket ky pallat kaq ballëgjerë,
Ku fle një yll dhe tash qjellit vetmuar.
KËNGËT E MILOSAOS
(Kënga XL)
Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjakun te lumi Obotit.
Ushtëtarët, ju më hapni
shpërvjerrësen sa të shoh
Shkodrën edhe time motër
tek dritsoreja kundruall.
Atje më s’do zgjohem unë
luleve që i përkund era
si suvatë të pasosje.
Do të mblidhen shokët mbrëmjes
në qytet, në vatrat tona.
Unë si nj’ëndërrzë i lë!
Të Milosaut s’ka më
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptySun Oct 21, 2007 2:55 am

Sofra i pa pare je sofra,qe sjell keta figura si Jenorim de rada.Respekt

sipas hulumtive ne disa faqe italiane hasa ne nje faqe ishte edhe kjo me vlere te sjell ne kete teme.

kyshte shume matrial por nuk kam kohe qe te perkthej se eshte ne gjuhen italiane.

Emigrazioni i pare i arbresheve ne Itali

Te paret:......1399 - 1409
Te dite:........1416 - 1443
Te tretet:.....1461 - 1470
Te katret:.....1470 - 1478
Te pestet:... 1533 - 1534
Te gjashtet:..1646.......
Te shatatet:..1744 .......
Te tetet:.......1774 .....
Te nentet:.....1990 ......








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptySun Jan 20, 2008 7:47 am

https://www.youtube.com/watch?v=qpzESpU8_x4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptySun Jan 20, 2008 7:49 am

https://www.youtube.com/watch?v=IINgG2orKJk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptySun Jan 20, 2008 7:50 am

https://www.youtube.com/watch?v=scIdxzSONRg&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptySun Jan 20, 2008 4:22 pm

petritkola te flm shume per keta filma,shume te bukura

jime bije
jime vella
jime familje etj etj


Edhe pse kam vizituar disa qyteze e kam ndegjuar kete dialket me kujtohet qe thonin jim vella,jim moter,gjak shkiptari etj etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 5:45 pm

O E BUKURA MORE - Historia e kenges 600 vjecare

https://www.youtube.com/watch?v=e-Om6EuTJiE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 5:55 pm

https://www.youtube.com/watch?v=SUkqe2cIiF4

Vajta e Vajta

Vajta, Vajta ka llargë nepër dhromit të glatë
Kam njohur Arbëreshë të lumë
O Arbëreshë, ka vini?
Me fëmijët të juaj, arbëreshë të lumë.

O! Njerëzit tonë

U kisha edhe një familja të madhe
Po u vranë ka otomanët

O! Njerëzit tonë

E hapi i madh'yn'zot dyert e qiellit tot
ku mundem të shoh faqat e njerëzëvet tonë
faqet të tyre dhe syt të tyre
Sa dua si rrushin e zi.

O! Njerëzit tonë

E di, jim Zot që ka më mot
Ngriuni o arbëreshë
Edhe njetër herë vemi te dhromit të glatë
E jecjëm me njerëz të lumë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:37 pm

Franco Esposito


Prezentim

Qetësisht i tronditur për mrekullitë dhe ligësitë e botës, Franco Esposito, me këtë përmbledhje të fundit bën, njerëzisht e për pasojë edhe letrarisht një hap të rëndësishëm përpara: janë këto vargjet e pjekurisë së tij, të një lidhjeje me ngohtësinë e bardhë në mes të bjeshkëve arbëreshe, ku ka lindur dhe pjesërisht është rritur, dhe lago Maggiore, Stresës ku jeton dhe boton që nga viti 1979 “Microprovincia”-n, revistën jehonëdhënëse të Rosminit, Continit, Reboras, Sinigaglias, Chiaras, Serenit, Emanuelit dhe heronjëve të tjerë tashmë mitikë apo në rrugën e mitizimit. Është sikur në Homerin e Verbër, Sibari i mrekullueshëm i kujtimeve të para, me greqitetin e tij akeas të shkrihej nga shkaku i një gjesti magjie, pa humbur as edhe një grimë nga profili i tij i dendur, në pejsazhin e hijëzuar liqenor të Veriut, duke bashkëjetuar me të.
Poeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:38 pm

Poeti është liqenizuar, por ngelet në shkrimet e tij ai realitet jonik i shtresuar, i injektuar në ujëra të tjera dhe të ndryshme, megjithëse edhe këto amniotike dhe placentare, të shëndrruara në gjak dhe linfë të re. Hijëzimet mjegullore të liqenit e kanë shtrënguar t’a mprehë vështrimin ashtu si edhe verbësia e Homerit, e përmendur prerazi që nga titulli, dhe që përmendet shpesh në disa poezi, kishte shtrënguar rapsodin enigmatik të përdorte një sy tjetër, dhuratë perëndish, me të cilën depërtonte në fshehtësitë e qiellit dhe tokës.
I mëdyshur në mes të dorëzimit dhe kundërshtimit drejtë asaj që na japin ditët tona, Esposito i komponon këto dy qëndrime në një realitet të tij lehtësisht të imagjinuar, prej një të huaji në Atdhe. Nëse ebreu Chagall i bënte të fluturojnë violinistët e tij, Franco Esposito u jep krihë vajzave që i do tepër:

“Femrat flokëgjatë gjiforta
e lënë erën të flasën, fluturojnë lartë
drejtë shtertërve të shkujdesur…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:39 pm

Karakteri i veçantë i këtij libri është një tendencë harmonizuese ndonëse në kohë të një”kanibalizmi” letrar fluturak, dhe subeksperimenteve të tjera. Autori i jep vetes të drejtën të mos përgjigjet sinqerisht, si shumë poetë të ri, të mos ketë baballarë poetikë, por i bën të qarta disa detyrime ndaj poezisë së madhe të këtij shekulli dhe kërkon para amoralitetit të shëndrruar në rregull sjelljeje një të drejtë për indinjim:

“Vrapojmë nëpër asfalte
të lëmuar nga urrejtja dhe vdekja, ndërsa milingonat
vrapojnë të pijnë gjakun tonë.Homeri i verbër.”


Në dërrasën e zezë të mbushur me shenja të një civilizimi pagan të hershëm, gërshetohen ato të një pietas kristiane që përmbushë kalimin, në Letër një mikeshe, nga i verbëti i madh i Iliadës në të verbëtin e Gjericos. E kaluara, në dukje e papërsëritshme, futet në të tashmen, bashkëjeton ngushtë me të, perënditë e së kaluarës me miqtë e afërt, të lidhur nga një ndjenjë dashurie e ankthtë.
Ta bëj që të ndikoj në vetëdije, një fakt jo i vogël ky, këtë poezi, janë shumë pyetje të fshehura dhe të drejtëpërdrejta pa u thirrur në retorikën e fjalisë pyetësore. Homeri, pasi që është lënë t’i bie heksametri, i veshur me rrobat një njeriu të ditëve tona, i ulur në një bar të Lisbonës si Pessoa apo të Stresës-kafe Gjigji, i pranishëm në këto vargje-si Franco Esposito, vazhdon të shkruajë në fletë të vlefshme fatet e botës, ashtu siç ai i verbëti i rremë, me ndonjë fërgëllim, i sheh.

Carlo Della Corte - Perkthyer nga Diamant Abrashi, i cili ka perkthyer te gjitha poezite qe kemi zgjedhur per faqen tone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:39 pm

Diell sibarit


E piva diellin sibarit
dhe humba mes gërmimesh.
Një fytyrë gruaje
më shoqëronte mes portokajve
mi zbuloi lojërat e dashurisë
buzët e ëmbla, lotët e parë prej kripe.
Pastaj ajo fytyrë gruaje sibarite,
mendueshëm më pëshpëriti:
“ndiqe fijen e jetës
pa i tradhëtuar idetë e tua,
dhe ëndrrat”. Rrugët krikëllijnë
të mbështjella nga misri.
Diell i bardhë ndriçon hapin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:40 pm

Fjalë shqipe


Rigjeta
hijen e helmësit mbi mur
dhe buzët e lagura
që djegin si diell vere.
Rigjeta fjalët shqipe
prapa kishës ortodokse
me ca shokë fëmijërie.
Rigjeta diellin e vjeshtës
që miklon suvën e shtëpisë
dhe fushën, si oxhaku
i nënës netëve të dimrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:41 pm

Dy miq


Franco Cosentino-s

Para kishës së vogël
greko-ortodokse
dy miq dhe një papas;
të ulur kujtonin vitet
e dëshpërimit dhe zisë së bukës,
vitet e dashurive dhe ndershmërisë
dhe flisnin shqip. Homeri i verbër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:42 pm

Histori sibarite


Nuk po e gjej as më të voglën
histori sibarite. Është ndalur në një orë
shekuj më parë. Isha pa këpucë.
Bartë në mendimet e mia
dhe në veshë aromën
e të zezës së limoneve.
Nuk po e gjej as më të voglën
histori sibarite, ndoshta është
kredhur mes flokësh të gjatë
të ndonjë femreje të re, apo ka vdekur
si të gjitha historitë e dashurisë
në erën e ëmbël të majit.
Hëna sibarite dimrit
ndalet gjithmonë mbi ballkonin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:43 pm

Kujtime arbëreshe


Oreste Macri-t

Zbuloj të bartë
akoma kujtime arbëreshe,
mllefesh civile
të zbrazura tashmë nga koha.
Kërkoj çelësat për të hapu
dyer të hapura, letra që askush
s’mi ka shkruar ndonjëherë, dashuri
të mbyllura në varre sibarite.
Ecë lehtas si një pelegrin
mesjetar, shesheve të shkretëruara
të rrethuara me tela gjemborë,
në një botë të qetësive absolute
të proçesioneve të të vdekurve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:43 pm

Një tokë prej ere


Miqve të Maki-t Arbëresh

Kam dashur, dhe e dua
akoma, një tokë prej ere e prej dielli
pakëz heretike dhe e mëkatarëve të rinjë.
Tokë e vdekur, njerëzish të zbrazët.
Kam numëruar velat e shqepura
që fluturojnë akoma mbi vjollcën e Jonit.
Kam dashur aromën e femrave
si një fushë gruri të pjekur.
Nga ky kënd i liqenit
lus Zotin të ketë mëshirë për ta.
Vetëm era e prillit,e shkathët dhe e lehtë,
mund t’i ndriçojë ëndrrat e tyre,
rruka arbëreshe mbi ballkone.
Kur do të vijë koha e dashurisë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:44 pm

Monedhë sibarite

Nga jeta njihnim
vetëm njerëz me maska të kriposura
gazi i njëzet motmoteve tona.
Ishim çunat e horës
arbëreshe pa të kaluar.
Ndoshta pa të ardhme.
Ëndrrat tona ishin miklimet
e erës, vashat lakuriq
me sheshirë të mëdhenjë kashte.
Në qafë një monedhë sibarite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë EmptyWed May 28, 2008 10:55 pm

Kate XUKARO

E lindur më 1955 në Çift (Kalabri) - Itali. Është poeteshë shqiptare nga diaspora e italisë së Jugut. Kryesisht merret me krijimtari poetike dhe studime në fushën e folklorit. Ka botuar vëllimin poetik "Gabim". Është përfshirë nëpër shumë panorama dhe antologji poetike. Jeton dhe punon në Romë.[size=24][/size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Arbëreshët e Italisë Empty
MesazhTitulli: Re: Arbëreshët e Italisë   Arbëreshët e Italisë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arbëreshët e Italisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: