Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:27 pm

SHKENCËTARËT BESIMTARË
Pavarësisht se sa kokëfortë mund të jenë materialistët dhe ateistët, një e vërtetë e vetme mbetet evidente: Zoti krijoi të gjitha format e jetës dhe sistemeve që përbëjnë thelbin e shkencës. Si rrjedhim, është e sigurtë që feja dhe shkenca janë në pajtim, përsa kohë që ato praktikohen në mënyrë të ndershme dhe të ndjeshme. Shenjë e këtij aprovimi të dukshëm janë "shkencëtarët besimtarë" të së shkuarës dhe të së tashmes, të cilët i dhanë ndihmesë të rëndësishme njerëzimit.
Një shkencëtar, që praktikon shkencën, bën zbulime të reja dhe punon për të sqaruar misteret e universit, është në të vërtetë dhe një individ që shqyrton artistikën e Zotit në thellësi duke u përpjekur të nxjerrë detaje prej andej. Për këtë arsye feja dhe shkenca janë një njësi e pandashme. Një shkencëtar është dikush që bën të dukshme Fuqinë, Artistikën dhe Veçantinë e pafund të Zotit në krijimet e Tij. Për këtë arsye shkencëtarët, në kundërshtim me opinionin publik, mund të perceptojnë më shpejt ekzistencën dhe njëshmërinë e Zotit, pasi ata janë të vetmit të zhytur në studimin e çështjeve të krijimeve të Zotit.
Pa u habitur, ka një numër të madh shkencëtarësh që i kanë dhënë shkencës ndihmesa të rëndësishme duke përdorur lirinë e mendimit dhe mendjegjerësinë e përftuar nëpërmjet fesë. Këta individë jo vetëm që treguan se feja dhe shkenca janë në përputhje të plotë por gjithashtu i shërbyen shkencës dhe njerëzimit në mënyrën më të mirë. Shkencëtarë të njohur si Njutoni, Kepleri, Leonardo da Vinçi dhe Ajnshtajni, të cilët ishin pionierët e shkencës, si rezultat i vëzhgimeve dhe kërkimeve të tyre besonin se universi ishte krijuar dhe rregulluar nga Zoti dhe drejtohet nën kontrollin e Tij. Për më tepër, ishin besimtarët ata që themeluan parimet mbi të cilat bazohet shkenca, pra feja ka luajtur një rol kritik në shfaqjen e saj.
Pikëpamjet mbi kozmosin të Izak Njutonit, i konsideruar shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, janë të dukshme në fjalët e mëposhtme:

Ky sistem kaq i bukur diellor, planetet dhe kometat do mund të burojnë vetëm nga sugjerimi dhe dominimi i një Qënieje të inteligjente dhe të fuqishme. Kjo Qënie qeveris të gjitha gjërat… si Sundues mbi të gjithë, dhe sipas dominimit të Tij. Ai zakonisht quhet Zoti Sundues, Rregulluesi i Gjithëanshëm.78
Është fakt i njohur se arritjet shkencore të Keplerit rrodhën nga besimi i tij fetar. Arno Penzias, fitues i Çmimit Nobël për Fizikën në 1978 dhe bashkë-zbulues i rrezatimit të sfondit kozmik, flet kështu për Keplerin:

Ky është një triumf i vërtetë, jo ai i Kopernikut, por triumfi i Keplerit. Kjo sepse, pas të gjithave, nocioni i epicikleve u dha në ato ditë kur shkencëtarët akoma rrihnin opinionet e tyre. E gjitha kjo zgjati derisa ne patëm një besimtar të vërtetë e ky qe Kepler…Ai besonte vërtetë në Zotin, Ligjvënësin… Dhe ai tha se duhet të ketë diçka më të thjeshtë e më të fuqishme. Mund të ketë qenë me fat ose ndoshta ishte diçka më e thellë, por besimi i Keplerit u shpërblye me zbulimin e tij të ligjeve të natyrës. Kështu, që nga ajo ditë ka qenë shumë e vështirë, por me kalimin e shekujve gjejmë se vërtetë kanë vend ligje shumë të thjeshta të natyrës. Pra, shpresat janë akoma tek shkencëtarët. Kjo nisi veçanërisht nga Kepleri dhe Kepleri e gjeti nga besimi i tij.79
Në këtë pjesë të librit do përmendim shkencëtarët besimtarë nga e shkuara në të tashmen, të cilët themeluan dhe zhvilluan shkencën moderne si dhe kontributet e tyre. Të gjithë shkencëtarët e përfshirë në këtë pjesë besonin se kozmosi dhe të gjitha format e jetës ishin krijuar nga Zoti. Fjalët e Frensis Bekon përshkruajnë qartë mendimin rreth krijesave të një shkencëtari besimtar:

Ashtu si çdo vepër që tregon fuqinë dhe aftësinë e punëtorit,… ashtu është edhe me punët e Zotit; të cilat tregojnë Gjithëpushtetin dhe Urtësinë e Krijuesit.80
Në ajetet e Tij, Zoti pohon se një nga rrugët për të pasur aftësinë për të menduar rreth krijimit, për të pasur frikë Zotin, për t'a njohur krijimin si vepër e Tij dhe për të kuptuar gjithpushtetshmërinë dhe gjithëditurinë e Tij është të "kesh dije":


Shembulli i atyre, të cilët morën mbrojtës veç Allahut, është si shembulli i merimangës që ndërton shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës. Allahu e di ç'adhurojnë ata veç Tij. Ai është Ngadhënjyesi, i Urti. Këta janë shembuj që Ne ia sjellim njerëzve po këta nuk i kupton kush përveç dijetarëve. Allahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët. (Sure El-'Ankebut: 41-44)

Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz. (Sure Er-Rum: 22)

Allahu vërtetoi se nuk ka Zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit. (Sure Al'Imran: 18)

Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, edhe ata që e falin namazin dhe japin zekatin dhe besojnë në Allahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh. (Sure En-Nisa' 162)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_01
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:28 pm

SHKENCËTARËT BESIMTARË QË JETUAN NË TË SHKUARËN

Roxher Bekon (1220-1292)

"Hijeshia e besimit ndriçon së tepërmi" 81
I quajtur Doktori i Mrekullive nga bashkëkohësit e tij, Roxher Bekon ishte një shkencëtar dhe teolog britanik i cili la gjurmë të thella në metodën eksperimentale dhe i dha fund shumë zakoneve arkaike të praktikuara në shkencën e asaj kohe. Bekon parashikoi një numër shpikjesh teknologjike që do vinin qindra vjet më vonë dhe ishte vështirë të imagjinoheshin në atë kohë. Anije, trena, makina, aeroplanë dhe ura lëvizëse janë disa këto nga të rejat që ai përmendi në shekullin e 13-të.
Në një letër drejtuar një mikut të tij, Bekon shkroi:

Së pari, mund të ketë mjete lundrimi pa pasur nevojë të voziten nga njeriu, si dhe anije të mëdha që çajnë detet me vetëm një njeri në drejtim dhe që do lundrojnë larg më shpejt se po të ishin plot me njerëz; gjithashtu edhe karroca që do lëvizin me forcë të papërshkrueshme pa pasur ndonjë që t'i drejtojë.82
Duke besuar se drita u krijua nga Zoti për t'i mundësuar njerëve shikimin, Bekon bëri vëzhgime në këtë fushë. Ai përcaktoi karakterisikën zmadhuese të lenteve optike dhe vendpërdorimet e tyre. Ai ishte i pari që tha se drita e emetuar nga yjet nuk e arrin Tokën në të njëjtën kohë. Së fundmi, Bekon pranoi se Toka nuk ishte e sheshtë por rrumbullake gati 200 vjet përpara Kristofor Kolombit dhe se India mund të arrihej duke udhëtuar në perëndim të Europës.
Duke besuar se përfundimet në të cilat arriti nga vëzhgimet e tij ishin të dobishme për njerëzit që besonin, Bekon tha:

Kjo shkencë, që kujdeset për mirëqënien e besimtarëve, është e vlefshme, siç e pamë në dijet e saj të veçanta të së ardhmes, tashmes dhe të shkuarës.83
Bekon, si shkencëtar, pohoi se shkenca nuk kundërshtonte fenë por madje mund të shërbente si një mjet i rëndësishëm për të bindur mosbesimtarët. Ai tha se "kjo shkencë është avantazhi më i madh në nxitjen e njerëzve në pranimin e fesë." 84
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_02
Bekon,i cili në shekullin e 13-të prezantoi shumë inovacione teknologjike, tha: "Kjo shkencë, ndërsa kujdeset për të mirën e përbashkët të besimtarëve, është e dobishme, ashtu siç e pamë në dijen e saj të veçantë të së ardhmes, të tashmes dhe të shkuarës.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_03
Frensis Bekon

Frensis Bekon (1561-1626)
Bekon, shkencëtar me reputacion dhe një nga themeluesit e metodës shkencore, njihet të ketë qenë një besimtar i devotshëm. Ai tha në Novum Organum se filozofia natyrale (shkenca) është "pas fjalës së Zotit, shërimi më i sigurt kundër supersticioneve dhe mbështetësja më e aprovuar e fesë."85
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_04
Galileo Galilei

Galileo Galilei (1564-1642)
Galileo Galilei është personi i parë që ka përdorur teleskopin për të vëzhguar qiellin. Galilei pranonte se Toka është e rrumbullakët dhe ishte i pari që dalloi rajonet e errëta, krateret dhe kodrat e Hënës. Galilei, i famshëm për kontributet e tij të mëdha që i dha shkencës, besonte se shqisat, aftësia për të folur dhe inteligjenca u ishin dhuruar njerëzve nga Zoti dhe se ato duhet të përdoren në mënyrën më të mirë. Ai pohonte se ishte mjaft e dukshme që Natyra ishte modeluar nga Zoti. Ai tha se natyra ishte thjesht një libër tjetër i shkruar nga Zoti dhe se të vërtetat e shkencës dhe të vërtetat e fesë nuk mund të sprapsin njëra-tjetrën meqë Zoti është autori i të gjithë të vërtetave.86
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_05
Faqja e brendshme e veprës së Galileit Dialog rreth Dy Sistemeve Kryesorë të Botës, të cilën e përfundoi në 1629.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_06
Galilei pohonte se Toka është e rrumbullakët dhe ishte i pari që dalloi rajonet e errëta, krateret dhe kodrat e Hënës.
Poshtë: Dy nga teleskopët e parë të Galileos në Muzeun e Shkencave, Firence. Figura tjetër tregon lentet konvergjente të teleskopit.

Johan Kepler (1571-1630)
Meqë ne astronomët jemi priftërinj të Zotit të Lartësuar në lidhje me librin e natyrës, na përket ne të jemi mendimplotë, jo të lavdisë së mendjeve tona, por në të vërtetë mbi të gjitha të lavdisë së Zotit.87
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_07
Johan Kepler
Kepleri, themeluesi i astronomisë moderne, zbuloi lëvizjen eliptike të planeteve, përcaktoi një formulë që lidh periodën orbitale të planetit në lidhje me distancën e tij mesatare nga dielli, dhe kompletoi tabelat astronomike që lejonin llogaritjet e pozicioneve planetare në çdo kohë, në të shkuarën ose në të ardhmen.
Si shkencëtar, Kepleri gjithashtu besonte se universi ishte krijuar nga një Krijues. Kur u pyet pse ai praktikonte shkencën, tha: "Kisha ndërmend të bëhesha teolog… por tani nga endjet e mia shoh se si Zoti madhërohet në astronomi, pasi 'qiejt deklarojnë madhështinë e Zotit'"".88
Jeta e Keplerit, i cili besonte se lavdia e Zotit manifestohej në çdogjë që Ai kishte krijuar, është një shembull se sa i suksesshëm dhe mendjegjerë mund të jetë një shkencëtar që pranon se ka një arsye hyjnore në natyrë. "Kush i çoi arinjtë e bardhë dhe ujqit e bardhë në zonat me dëborë të veriut; po ushqimin për arinjtë, balenat, ujqërit?" pyeti Kepleri dhe pastaj u përgjigj: "I Madh është Zoti ynë dhe e madhe është mirësia e Tij dhe nga urtësia e Tij nuk ka kufi: adhurojeni Atë ju qiej, adhurojeni Atë ti diell, hënë dhe planete, përdorni çdo shqisë për të perceptuar, çdo gjuhë për të deklaruar Krijuesin tuaj. Adhurojeni Atë ju Harmoni qiellore, adhurojeni Atë ju gjykues të Harmonive të pazbuluara: dhe ti shpirti im adhuroje Zotin, Krijuesin tënd përsa kohë të jem unë: pasi prej Tij, përmes Tij dhe brenda Tij janë të gjitha gjërat, të ndieshmet dhe të kuptueshmet; pasi edhe ajo për të cilën jemi krejtësisht të paditur edhe ajo që dimë janë pjesa më e vogël e tyre; ka shumë më tepër përtej. Atij i qoftë adhurimi, nderi dhe lavdia, bota pa fund."89
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:28 pm

Johan Baptista fon Helmont (1579-1644)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_08Themelues i kimisë pneumatike dhe i fiziologjisë kimike, Helmont shpiku termometrin dhe barometrin. Uolltër Peixhëls, i cili shkroi një libër mbi aspektet fetare të shkencës së fon Helmontit, tha se ai në kërkimet e tij frymëzohej nga besimi i tij fetar.90

Bleiz Paskal (1623-1662)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_09
Bleiz Paskal
Shumë shkencëtarë të njohur për zbulimet e tyre, ishin gjithashtu të njohur për besimin e tyre në Zot. Helmont, i cili shpiku termometrin dhe barometrin dhe Paskali, në të djathtë, ishin dy prej këtyre shkencëtarëve.
Duke kontribuar me inovacion të madh në gjeometrinë e kohës së Grekëve të Lashtë, Paskal ishte një shkencëtar i dalluar i cili bëri zbulime të rëndësishme që në moshë të re. Përveç ndihmesës së tij në matematikë, Paskal ishte gjithashtu përgjegjës për zbulime kolosale në fizikë. Ai bëri shumë studime në mekanikën atmosferike dhe të lëngjeve dhe provoi se presioni atmosferik ndryshon sipas lartësisë.
Një figurë e shquar në historinë e shkencës, Paskal ishte gjithashtu një njeri shumë shpritëror. Ai iu referua fuqisë së përjetshme të Zotit kur tha se Zoti është Krijuesi i çdogjëje që nga matematika e deri te rregulli i elementëve.91

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_11Xhon Rei (1627-1705)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_12
Xhon Rei
Botanisti britanik me reputacion Xhon Rei ishte besimtar. Ai ndjente se nëse njeriu është sjellë mbi tokë për t'i pasqyruar Zotit lavdinë e të gjithë veprave të Tij, atëherë ai duhet të vërente çdogjë që Ai krijoi. Në rininë e tij, i nxitur nga kjo pikëpamje, Rei u mobilizua në kërkimin shkencor. Ai gëzonte autoritetin më të lartë si në botanikë dhe zoologji. Shkroi një libër të mirëpritur: Urtësia e Zotit në Krijim. Në këtë libër, ku Rei prezantoi mijëra bimë, insekte, zogj, lloje peshqish, etj, ai raportoi se natyra zbulon ekzistencën e një Krijuesi. Veprat krijuese të Zotit, tha ai, ishin "vepra të krijuara nga Zoti në fillim dhe të ruajtura po prej Tij deri në këtë ditë, në të njëjtat gjëndje dhe kushte siç ishin krijuar në fillim.92 Rei, i cili i dha një kontribut të konsiderueshëm botanikës, gjithmonë theksonte se shkenca dhe feja takohen në shumë rrugë. Qëndrimi i tij kuptohet më mirë nga fjalët e tij: "Nuk ka punë më të vlefshme dhe të kënaqshme për një njeri të lirë sesa të shohë veprat e bukura të natyrës dhe të nderojë urtësinë dhe mirësinë e pafund të Zotit." 93

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_10Robert Bojll (1627-1691)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_13
Robert Bojll
I vlerësuar si babai i kimisë moderne, Bojlli bëri shumë zbulime shkencore revolucionare. Ai përcaktoi lidhjet mes ndryshimeve të presionit të ushtruar ndaj ajrit dhe vëllimit që ajri zë, i cili njihet sot si "Ligji i Bojllit për gazet". Shpikjet e tjera të tij përfshijnë një lloj letre lakmuesi dhe një frigorifer të thjeshtë. Ai demonstroi se uji bymehet kur ai ngrin. Përkufizimi i sotëm i "elementit" u dha prej tij. Gjithashtu ai kontribuoi dhe në teorinë e atomizmit ku diskutonte se nëse ajri ngjeshet duhet të ketë hapsira boshe mes thërrmijave të tij.
Ndërsa ishte përgjegjës për zbulime kaq të mëdha shkencore, Bojlli ishte një besimtar mjaft i devotë. Ai besonte se ka një modelim inteligjent në natyrë që është krijuar nga një Krijues të Githëfuqishëm. Bojll shpjegonte në leksionet dhe shkrimet e tij se shkenca dhe besimi në Zot duhet të qëndrojnë krah për krah. Në një leksion të mbajtur, ai tha: "Kujto t'i japësh lavdi atij që ishte autori i natyrës… Përdor dijen për t'i bërë mirë njerëzimit." 94
Në një vend tjetër ai komentonte se përsosmëria e gjallesave tregon haptazi ekzistencën e Zotit:

Projektimi i përkryer i këtij sistemi të madh të botës dhe sidomos struktura kurioze e trupave të kafshëve dhe përdorimet e tyre të shqisave dhe pjesëve të tjera, kanë qenë motivet madhore që kanë nxitur filozofët e çdo kohe dhe kombi të pranojnë një Hyjni si autor i këtyre strukturave të mrekullueshme.95

Antoni fon Lojvenhëk (1632-1723
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_14
Antonì fon Lojvenhëk
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_15
Mikroskopi i Lojvenhëk me të cilin ai vëzhgonte bakteret.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_16
Tipe bakteresh
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_17
Tipe bakteresh
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_18
Qeliza gjaku
Ishte Lojvenhëk ai që zbuloi bakteret. Lojvenhëk mësoi të mprehë lentet e veta zmadhuese për të ekzaminuar indet. I tërhequr nga ajo që shikonte, ai filloi të prodhonte zmadhues të tjerë - dhe u bë kështu njeriu i parë që pa dhe përshkoi bakteret me anë të një mikroskopi.
Qëllimi i tij për të hedhur poshtë idenë e gjenerimit spontan, pa një Krijues, e çoi drejt kryerjes së studimeve të rëndësishme shkencore. Për këtë arsye ai studioi sistemet ushqyese të bimëve dhe kafshëve, ekzaminoi spematozoidët, transportimin e lëndëve ushqyese tek bimët dhe strukturat dhe funksionet e pjesëvet të ndryshme të bimëve. Objekt tjetër i vëzhgimeve të tij u bënë qelizat e gjakut. Ishte i pari që studioi kapilarët dhe që pa qelizat e gjakut të kalojnë në to. Përpara Lojvenhëk asnjë nuk kishte kuptuar se muskujt përbëhen nga fijet.96

Izak Njuton (1642-1727)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_19
Principia Mathematica
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_20
Izak Njutonit
I konsideruar si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, Njutoni ishte matematicien dhe fizikant. Kontributi i tij më i madh ndaj shkencës ishte zbulimi i ligjit të gravitacionit universal. Ai shtoi konceptin e masës në lidhjen mes forcës dhe nxitimit; prezantoi ligjin e veprimit dhe kundërveprimit dhe parashtroi tezën se një trup në lëvizje do vazhdojë të lëvizë në vijë të drejtë me shpejtësi konstante përsa kohë që mbi të nuk vepron një forcë. Ligjet e lëvizjes së Njutonit u përdorën për 4 shekuj që nga llogaritjet e thjeshta inxhinjerike deri tek projektet teknologjike më komplekse. Kontributet e Njutonit nuk ngelen vetëm tek graviteti por zgjerohen në fushat e optikës dhe mekanikës. Si zbulues i shtatë ngjyrave të dritës, Njutoni hodhi kështu themmelet e një disipline të re të quajtur optikë.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_21a
Vizatimet e Izak Njutonit që tregojnë kalimin e dritës nga një e çarë e vogël nëpërmjet një lente dhe pastaj në dy prizme që e ndajnë dritën në ngjyra.
In addition to his groundbreaking discoveries, Përveç zbulimeve të tij shpërthyese, Njutoni shkroi esse kritike në refuzim të ateizmit dhe mbrojtje të Krijimit. Ai mbështeste idenë se "krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor". Njutoni besonte se universi mekanik, një orë gjigande gjithmonë në punë, në analogjinë ë tij mund të jetë vetëm vepër e një Krijuesi të gjithëfuqishëm dhe të urtë.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_21b
Figura e mësipërme tregon Njutonin ndërsa ndan dritën në një spektër ngjyrash me anë të përdorimit të një prizmi.
Pas zbulimeve të Njutonit që ndryshuan rrjedhën e botës, qëndronte dëshira e tij për t'iu afruar më tepër Zotit. Njutoni vëzhgoi objektet e krijimit të Zotit për ta njohur më mirë Atë. Si përfundim ai iu përkushtua studimeve me energji të madhe. Njutoni zbuloi arsyen që fshihet pas zellit të tij për kërkime shkencore me fjalët e mëposhtme, të marra nga vepra e tij e famshme Principia Mathematica (Matematika Elementare):
…Ai (Zoti) është i përjetë dhe i pafund, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëditur; d.m.th. ekzistenca e tij shkon nga përjetësia në përjetësi, prania e tij nga pafundësia në pafundësi; ai drejton çdogjë dhe di të gjitha gjërat që janë apo që mund të bëhen. Ai është … i përjetë dhe i pafund; …ai është i vazhdueshëm dhe i pranishëm. Ai ekziston përgjithmonë dhe është kudo i pranishëm; dhe, duke ekzistuar gjithmonë dhe kudo, ai përbën kohën dhe hapsirën… Ne e njohim atë vetëm nga projektimet e tij më të urta dhe të përsosura të gjërave… [Ne] i drejtohemi dhe e adhurojmë Atë si shërbyes të Tij… 97
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_22
Xhon Flemstid

Xhon Flamstid (1646-1719)
Ai ishte themeluesi i observatorit të famshëm të Grinuiçit dhe astronomi i parë mbretëror i Anglisë. Flamstid, i cili pas vëzhgimeve të panumërta, krijoi hartën e parë të madhe yjore në kohën e shpikjes së teleskopit, ishte gjithashtu një klerik i devotë.

Xhon Uduord (1665-1728)
Uduord ishte një nga themeluesit e mëdhenj të shkencës së gjeologjisë. Një nga kontributet më të vlefshme të tij ishte ndërtimi i një muzeu të rëndësishëm paleontologjik në Kembrixh dhe hapja e degës së gjeologjisë atje.

Karolus Lineus (1707-1778)
Lineus, një shkencëtar mjaft i devotë, kreu studime të rëndësishme në botanikë. Ai provoi se bimët riprodhohen seksualisht dhe i prezantoi shkencës nocionin e "taksonomisë biologjike"

Zhan Deluk (1727-1817)
Deluk ishte një fizikant zvicerian i cili formoi termin "gjeologji". Ai dhe babai i tij zhvilluan termometrin e sotëm me mërkur dhe higrometrin (aparat për matjen e lagështisë së ajrit). Ai njihet për besimin e tij në Krijimin dhe për sfidën e tij ndaj idesë se universi dhe jeta erdhën rastësisht.

Sër Uilliam Hershel (1738-1822)
Hershel ishte një nga astronomët më të kompletuar të shekullit të 18-të. Hershël, i cili ndërtoi teleskopët pasqyrues më të avancuar të kohës së tij dhe që katalogoi dhe studioi mjegullnajat dhe galaksitë si askush më parë, ishte një shkencëtar besimtar. Ishte Hershel ai që tha: "Astronomi jo i devotë duhet të jetë i çmendur", duke theksuar se është habitëse, që një shkencëtar që studion astronominë dhe është dëshmitar i rregullit të përkryer në univers, të mos besojë në Zot. 98
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:29 pm

Uilliam Peili (1743-1805)
Peili ishte një shkencëtar që besonte në krijimin. Vepra e tij Teologjia Natyrore ishte një nga librat më të shitur të kohës së tij. Peili ndjente se "nëse veprat e artit janë prodhim i njeriut atëherë gjallesat duhet të jenë prodhim i një qënieje shumë më superiore se njeriu". Sipas Peilit, fakti se të gjitha gjallesat janë të pajisura me të gjitha veçoritë e nevojshme për të jetuar në mjedisin e tyre është një "shenjë modelimi dhe e një Krijuesi modelues."99



Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_25
Zhorzh Kuviè

Zhorzh Kuviè (1769-1832)
Kuviè ishte një nga anatomistët dhe paleontologët më të mëdhenj. Ai konsiderohet të jetë themeluesi i shkencës së anatomisë krahasuese dhe një nga krye-arkitektët e paleontologjisë si një disiplinë e veçantë shkencore. Ai besonte fort në krijimin dhe ka qenë pjesëmarrës i rëndësishëm në debatet krijim/evolucion.100

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_26
Hamfri Deivi

Hamfri Deivi (1778-1829)
I njohur si njeri i fesë, Deivi ishte një nga kimistët më të mëdhenj të kohës së tij, nxënës i të cilit ishte Faradei. Ai ishte i pari që veçoi shumë elementë të rëndësishëm kimikë, zhvilloi teorinë lëvizëse të nxehtësisë, shpiku llampën e sigurisë, vërtetoi se diamantët janë prej karboni si dhe shumë ndihmesa të tjera të rëndësishme.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_27
Adam Zegvik

Adam Seguik (1785-1873)
Një nga gjeologët kryesorë të Anglisë së shekullit të 19-të, Seguik është veçanërisht i famshëm për identiikimin dhe emërtimin e sistemeve kryesorë shkëmborë të njohur si Kambrianë dhe Devonianë. Ai ishte gjithashtu klerik dhe, edhe pse mik i Çarls Darvin, ka kundërshtuar gjithmonë idetë e tij evolucionare.101
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_28
Majkëll Faradei

Majkëll Faradei (1791-1867)
I njohur botërisht si një nga fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Faradei ka qenë veçanërisht i talentuar në zhvillimin e shkencave të reja të elektricitetit dhe magnetizmit. Ai dha gjithashtu ndihmesë kyçe në fushën e kimisë.
Faradei ishte një shkencëtar që besonte në ekzistenën e një Krijuesi dhe se shkenca e feja janë në harmoni. Meqë një Zot krijoi botën, besonte ai, e gjithë natyra duhet të jetë e ndërlidhur si një e vetme. Në bazë të kësaj ideje ai arriti në përfundimin se elektriciteti dhe magnetizmi duhet të jenë në relacion.102

Samuel Mors (1791-1872)
Mors ishte një shkencëtar i njohur për shpikjen e telegrafit. Ai gjithashtu ndërtoi aparatin e parë fotografik në Amerikë.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_29
Samuel Mors
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_30
Mors besonte në ekzistencën e një Krijuesi i cili krijoi çdogjë për një shkak të caktuar. Ai ndjente se bota materiale dhe ajo shpirtërore vepronin në harmoni. Vetëm katër vjet para se të vdiste Mors shkroi: "Sa më shumë t'i afrohem fundit të pelegrinazhit tim, vlerësohet më shumë madhështia dhe sublimiteti i kurës së Zotit ndaj njeriut gabimtar dhe e ardhmja ndriçohet me shpresë dhe gëzim."103

Xhozef Henri (1797-1878)
Fizikanti dhe shkencëtari i devotë amerikan Xhozef Henri ishte profesor në Universitetin Prinston. Henri, i cili shpiku motorin elektromagnetik dhe galvanometrin, e kishte bërë zakon të përhershëm që në çdo moment të rëndësishëm të një eksperimenti, në të gjitha eksperimentacionet e tij, të pushonte për të adhuruar Zotin dhe pastaj të lutej për orientim hyjnor.104
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_31
Luis Agasis

Luis Agasiz (1807-1873)
Agasiz, i njohur gjerësisht si biologu më i madh amerikan, ishte një kundërshtar i vendosur i evolucionizmit.
Agasiz e shihte planin hyjnor të Zotit kudo në natyrë dhe nuk mund të pajtohej dot me një teori ku nuk njihej rregulli. Si shkroi edhe ai vetë në Esse mbi Klasifikimin:

Kombinimi në kohë dhe hapsirë i gjithë këtyre koncepteve të llogjikshme shfaq jo vetëm mendim, tregon gjithashtu paracaktim, fuqi, urtësi, madhështi, gjithëdije, maturi. Me një fjalë, të gjithë këto fakte në lidhjen e tyre natyrale thërrasin me zë të lartë Zotin e Vetëm, të cilin njerëzit mund të njohin, adhurojnë dhe duan.105

Xheims Preskot Xhul (1818-1889)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_32
Xheims Preskot Xhul
Përveç zbulimit të tij të ligjit të parë të termodunamikës, Xhul tregoi gjithashtu si të llogaritet nxehtësia e prodhuar nga rryma elektrike në përcjellës dhe ishte i pari që llogariti shpejtësinë e një molekuke gazi. Zbulimi i tij më i madh ishte vlera e konstantes të njohur si "njëvlerësi mekanik i nxehtësisë". Ky zbulim çoi në formulimin e ligjit të ruajtjes së energjisë, më i rëndësishmi dhe më universali i të gjithë ligjeve shkencore.
Xhul, si zbulues i këtyre ligjeve të rëndësishme shkencore, ishte një shkencëtar që besonte se mund të afrohej më shumë me Zotin po të njihte ligjet e natyrës. Besimi i tij e nxiti të vazhdonte më tej vëzhgimet e tij. Ai ishte një nga 717 shkencëtrët që nënshkruan një deklaratë kundër Darvinit në 1864. Ai shprehu me këto fjalë bestytnitë e tij rreth shkencës:
Pas njohjes dhe bindjes ndaj dëshirës së Zotit, qëllimi tjetër duhet të jetë të njohësh disa nga veçoritë e Tij si urtësia, fuqia dhe mirësia të shfaqura këto në veprat e Tij. Është e qartë se një afrim me ligjet natyrore do të thotë jo më pak se një afrim me mendjen e Zotit të shprehur aty.106

Xhorxh Gabriel Stoks (1819-1903)
Xhorxh Stoks ishte një fizikant dhe matematicien i madh britanik i cili dha mjaft kontribute në shumë fusha. Ai zgjeroi njohuritë e astrofizikës, kimisë, problemeve zanore dhe nxehtësisë. Ai tregoi se, në ndryshim nga xhami, kuarci është transparent ndaj rrezatimeve ultravjollcë. Bashkë me Lordin Kelvin, ai ishte nga të parët që çmoi eksplorimet elektro-termodinamike të Xheims Xhaul. Stoks tregoi se rrezet-X ishin gjithashtu pjesë e spektrit elektromagnetik të Maksuellit. Për disa kohë Stoks ishte president i Institutit Viktoria të Londrës dhe anëtar aktiv i Shoqatës të Filozofëve të Kembrixhit.
Ai ishte një shkencëtar që vëzhgonte natyrën me një besim tek Krijuesi dhe shkroi veçanërisht duke theksuar besimin e tij tek Zoti. Në një nga veprat e tij ai tha se "ligjet e natyrës zbatohen në përputhje me dëshirën e Tij; Ai që i dëshiroi ato mund të dëshirojë ndërprerjen e tyre"107
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:30 pm

Rudolf Firhov (1821-1902)
Kontributet kryesore të Firhov ishin në fushën e mjeksisë. Ai konsiderohet babai i patologjisë moderne dhe i studimit të sëmundjeve qelizore. Ai ishte i pari që përshkroi leuçeminë dhe ishte aktiv në kërkimet antropologjike dhe arkeologjike. Firkov ishte një nga shkencëtarët më të njohur që kundërshtonte me forcë mësimet evolucionare të Darvinit dhe Hekelit. Ai gjithashtu hyri në mënyrë aktive në politikë dhe luftoi energjikisht kundër lejimit të mësimdhënies së evolucionit në shkollat gjermane.108
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_34
Gregori Mendel nxorri ligjet e trashëgimisë nga eksperimentet e tij tek bizelet. Mendeli, gjithashtu edhe murg, me anë të zbulimit të tij e vuri teorinë e evolucionit në vështirësi.

Gregori Mendel (1822-1884)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_33
Gregori Mendel
Me zbulimin e tij të tre ligjeve të gjenetikës, Mendeli hyri në histori si personi që themeloi parimet e trashëgimisë. Parimet e trashëgimisë të Mendelit kanë dalë të jenë provat më të forta që shfaqin falsitetin e teorisë së evolucionit.
Pasi me zbulimin e parimeve të tij të trashëgimisë refuzoi teorinë e evolucionit, Mendeli besonte akoma më tepër se Zoti pati krijuar botën dhe se rastësia e verbër nuk mund të jetë shkaku i këtij rezultati.109

Luì Pastër (1822-1895)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_35
Pastër është një nga figurat më të mëdhaja të historisë së shkencës dhe mjeksisë, kryesisht për shkak të ndërtimit të tij të teorisë së mikroorganizmave dhe për kundërshtimin e tij ndaj teorisë së evolucionit. Ai ishte i pari që shpjegoi bazat dhe kontrollin e fermentimit organik dhe, ndërsa kërkimet e tij e çonin akoma më shumë drejt bakteorologjisë, ai izoloi një numër organizmash infektivë dhe zhvilloi vaksina për t'i luftuar ato - njihen sëmundjet e tmerrshme si tërbimi, difteria, plasja, etj - si dhe proçeset e pasterizimit dhe sterilizimit.
Pastër, i cili ishte një besimtar i qëndrueshëm në Zot, ishte objekt kundërshtimi të egër për shkak të rezistencës së tij ndaj teorisë evolucionare të Darvinit. Ai ishte mbrojtës i përputhshmërisë së shkencës dhe fesë, gjë të cilën e theksonte shpesh në shkrimet e tij. Nga fjalët e tij veçojmë:

Sa më shumë të di, aq më shumë feja ime bëhet e plotë dhe e padyshimtë 110
Pak shkencë të largon nga Zoti, kurse shumë prej saj të sjell tek Ai.111

Uilliam Tomson (Lord Kelvin) (1824-1907)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_36
Uilliam Tomson
Lordi Kelvin pranohet të jetë fizikanti më i madh i kohës së tij dhe gjithashtu njihet për besimin e tij të fortë te Zoti. Ai mbahet lart në komunitetin shkencor për kontributet e tij në fizikë dhe matematikë si dhe nga shpikjet e tij praktike. Ai zhvilloi një metodë të suksesshme për lëngëzimin e hidrogjenit dhe heliumit. Ai ndërtoi shkallën e temperaturave absolute, prandaj këto temperatura sot maten si të tilla "gradë Kelvin". Ai e vendosi termodinamikën si një disiplinë shkencore formale dhe formuloi ligjin e parë dhe të dytë të saj me një terminologji të saktë.
Ai e ekspozoi hapur në veprat e tij besimin e tij në Zot. Ai tha:

Mos kini frikë të mendoni lirisht. Nëse mendoni pak më fort, do detyroheni nga shkenca të keni besim tek Zoti.112


Në lidhje me origjinën e jetës, shkenca… konfirmon fuqinë krijuese.113

J. J. Tomson (1856-1940)
Më 1897, J. J. Tomson zbuloi elektronin. Ai ishte profesor i fizikës në Universitetin e Kembrixhit. Tomson, i cili ishte një besimtar i devotë, bëri këtë pohim tek Natyra, duke tërhequr vëmendjen tek fakti se përfundimet e arritura nga shkenca tregojnë ekzistencën e Zotit:
Ka akoma shumë maja të larta që duhet të ngjiten nga ata shkencëtarë që kanë vizione të gjera. Dhe çdo përparim në shkencë do fortësojë vërtetësinë e ndjenjave të tyre. Veprat e Zotit janë aq të mëdhaja.114
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_37
Sipas efektit Dopler, spektri i valëve të dritës ndryshon në përpjestim të drejtë me distancën e një galaksie nga Toka. Kjo figurë tregon këtë ndryshim. Sër Hjuxhins, i cili ishte i pari që vuri re efektin Dopler, ishte një shkencëtar që besonte në Zot.

Sër Uilliam Hjuxhins (1824-1910)
Hjuxhins ishte i mirënjohur edhe si shkencëtar besimtar edhe si astronom brilant. Ai ishte i pari që demonstroi se yjet janë përbërë kryesisht prej hidrogjeni dhe sasish më të vogla të të njëjtëve elementë që ekzistojnë mbi Tokë. Ai ishte gjithashtu i pari që dalloi efektin Dopler (që drita e yjeve zhvendoset nga e kuqja tek bluja ndërsa ato largohen nga njëri-tjetri) në astronomi, gjë që çoi në idenë e universit që zgjerohet.

Xhozef Klërk Maksuell (1831-1879)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_38
Xhozef Klërk Maksuell
Maksuelli pati një jetë të shkurtër por mjaft produktive. I njohur si babai i fizikës moderne, Maksuelli vërtetoi unitetin e dritës me elektricitetin duke vendosur bashkë dritën, elektricitetin dhe magnetizmin nën një bashkësi ekuacionesh. Ajnshtajni u mbështet në ekuacionet e Maksuellit për të formuluar teorinë e relativitetit.
Albert Ajnshtajn i quajti arritjet e Maksuellit si "më të thellat dhe më të frytshmet që ka njohur ndonjëherë fizika që nga koha e Njutonit". Ai ishte dhe kundërshtar i evolucionit dhe arriti të zhvillonte një refuzim të detajuar matematik të së famshmes "hipotezë mjegullore" e ateistit francez LaPlas. Ai gjithashtu shkroi një refuzim prerës ndaj filozofive evolucionare të Herbert Spenser, mbrojtësi i madh i Darvinizmit. Në një letër ai meditonte se shkencëtari besimtar është i detyruar ta bëjë punën e tij pasi kjo i sjell dobi fesë.115

Xhon Strut (1842-1919)
Xhon Strut vazhdoi studimet mbi lëvizjet e valëve elektromagnetike duke dhënë kështu ndihmesë të vlefshme në optikë, sonikë dhe në dinamikën e gazeve. Ai ishte bashkëzbuluesi i gazit të argonit dhe i gazeve të rrallë. Ai ishte gjithashtu i njohur si një besimtar i devotë. Si hyrje në botimet e tij ai shkruante: "Veprat e Zotit janë të mëdhaja".116

Xhorxh Uashington Karver (1865-1943)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_39
Xhorxh Uashington Karver
Agrikultura u bë një disiplinë mjaft e rëndësishme duke filluar nga fundi i shekullit të 19-të. Karver ishte një kërkues i njohur i agrikulturës i cili bëri një numër të konsiderueshëm zbulimesh kritike.
Karver ishte i njohur për besimin e tij në Zot, gjë për të cilën fliste shpesh në fjalimet apo intervistat e tij. Pyetjes së një reporteri të gazetës Atlanta rreth qëndrueshmërisë së bojës me argjilë që pati prodhuar, ai iu përgjigj kështu: "Unë vetëm sa përgatis atë që Zoti ka krijuar. Është vepër e Zotit - jo e imja." 117

Sër Xheims Xhins (1877-1946)
Fizikanti i dalluar Sër Xheims Xhins besonte se universi ishte krijuar nga një Krijues me Urtësi të pafund. Disa nga pohimet në të cilat ai shfaqi pikëpamjet e tij janë:
Ne zbulojmë se Universi jep prova të një Fuqie modeluese apo kontrolluese që ka diçka të përbashkët me mendjet tona.118
Një studim shkencor i universit ka sugjeruar një përfundim që mund të përmblidhet kështu . . Universi duket të jetë modeluar nga një matematicien i vërtetë.119
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_40
Albert Ajnshtajn ishte një nga shkencëtarët më të mëdhenj në histori. Ajnshtajni njihet po aq mirë për besimin e tij në Zot, sa edhe për zbulimet e tij të rëndësishme.

Albert Ajnshtajn (1879-1955)
Albert Ajnshtajn, që është një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, është gjithashtu i njohur për besimin e tij në Zot. Ai nuk hezitoi të mbronte faktin që shkenca nuk do të mund të ekzistonte pa fenë. Siç thotë ai:
Unë nuk mund ta konceptoj një shkencëtar të vërtetë pa pasur ai besim të thellë. Situata mund të shprehet me anë të një përfytyrimi: shkenca pa fenë është e çalë.120
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_41
Lemètrë, i parë me Ajnshtajnin, ishte një shkencëtar besimtar që propozoi teorinë e Big Bengut e cila tregonte krijimin e Universit.
Zhorzh Lemètrë
Ajnshtajni ishte i bindur se universi ishte modeluar në një mënyrë mjaft perfekte për të qenë krijuar rastësisht dhe se ai ishte krijuar nga një Krijues me Urtësi Superiore.
Për Ajnshtajnin, i cili e përmendte shpesh besimin e tij tek Zoti në shkrimet e tij, të vëzhgoje rregullin natyral në univers ishte shumë e rëndësishme. Në një nga shkrimet e tij gjejmë, "Në çdo kërkues të vërtetë të Natyrës ekziston një lloj respekti ndaj fesë".121 Diku tjetër ai shkroi:
Çdokush që është i përfshirë seriozisht në ndjekje të shkencës bindet se është i dukshëm qartë një shpirt në ligjet e Universit - një shpirt shumë më superior se ai i njeriut… Në këtë mënyrë ndjekja e shkencës çon drejt një lloji të veçantë ndjenje fetare…122

Zhorzh Lemètrë (1894-1966)
Zhorzh Lemètrë parashtroi teorinë e Big Beng-ut që tregon krijimin e universit. Ai mendoi se universi kishte një fillim të dukshëm, do ketë një fund dhe se njohja e këtij fakti luan një rol kyç në të besuarin e shumë njerëzve tek Zoti. Lemètrë, i cili ishte gjithashtu dhe prift, besonte se shkenca dhe feja duhet të të çojnë drejt së njëjtës të vërtetë.123

Sër Alister Hardi (1896-1985)
Hardi ishte themeluesi i shkencës së sotme të oqeaneve. Fondacioni Tempëllton, i cili çdo vit njeh një shkencëtar për kontributet e tij apo të saj në përparimin e fesë, nderoi Sër Alister Hardi në 1985, për studime empirike që për herë të parë vëzhguan përvojat fetare shkencërisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:31 pm

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_42


Verner fon Braun (1912-1977)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_43Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_44
Verner fon Braun (me krah të fashosur) ishte një inxhinjer raketash i rëndësishëm gjerman. Ai ndërtoi raketën V-2 në Luftën II Botërore të treguar në figurën sipër. Dr. Braun ishte një nga shkencëtarët kryesues të kohës së tij.
Verner fon Braun ishte një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës. Ai ishte një inxhinjer raketash gjerman që zhvilloi raketën e famshme V-2 gjatë Luftës II Botërore.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_45
Dr. Braun, një shkencëtar i vendosur, shihet këtu me ish-presidentin e Sh.B.A. Xhon F. Kenedi. Dr. Braun thoshte se e kishte të vështirë të konceptonte një shkencëtar që nuk njeh praninë e Zotit.
Dr. Braun, ish-drejtor i NASA-s, ishte gjithashtu një shkencëtar me besim të theksuar. Në parathënien e një antologjie mbi krijimin dhe modelimin në natyrë, ai ofroi dëshminë e tij:

Fluturimi hapsiror i njeriut është një arritje mahnitëse, por i ka hapur njerëzimit vetëm një derë të vogël për të parë lartësitë marramendëse të qiellit. Një pamje nëpërmjet kësaj të çare e mistereve të mëdha të universit duhet vetëm të konfirmojë besimin tonë në sigurinë e Krijuesit të saj. Më duket po aq e vështirë të kuptoj një shkencëtar që nuk njeh prezencën e një llogjike superiore të ndodhur pas ekzistencës së universit sa edhe të kuptoj një teolog që mund të mohojë përparimet e shkencës.124
Në maj të 1974 Verner fon Braun, në një artikull të botuar, citoi:

Askush nuk i del dot përpara ligjit dhe rregullit të universit pa konkluduar se aty pas duhet të ketë modelim dhe arsye…Sa më mirë të kuptojmë ndërlikimet e universit dhe fshehtësive të tij aq më shumë arsye kemi gjetur për t'u mrekulluar para modelimit karakterisitk mbi të cilin ai bazohet… Të forcohesh të besosh vetëm në një rezultat - se çdogjë në univers ndodhi rashtësisht - do të dhunonte vetë objektivitetin e vetë shkencës… Çfarë proçesi i çfarëdoshëm do të mund të prodhonte trurin e njeriut apo sistemin e syrit të njeriut?…125

Maks Plank (1858-1947)
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_46
Maks Plank
Fizikanti gjerman me reputacion Maks Planku zbuloi një konstante fizike të njohur me emrin e tij. Profesor fizike në Universitetin e Berlinit në vitet 1900, Planku pranonte se forma e rrezatimit mund të përfytyrohet më mirë me imazhin e një pikë shiu mbi xhamin e dritares sesa me ujin që rrjedh në lumë. Përpara Plankut shkencëtarët mendonin se drita kryente lëvizje valore. Planku, i cili zbuloi se çdo thërrmijë drite është një paketë energjie, i quajti këto paketa "fotone". Koncepti i fotonit shënoi një pikë kthese në historinë e fizikës. Drita jo vetëm që e përshkonte ajrin në formë valësh si p.sh. zëri, por gjithashtu lëvizte si thërrmijat.
Përgjegjës për këto zbulime shpërthyese, Plank besonte në një "inteligjencë të gjithëfuqishme që udhëheq universin." 126 Max Maks Plank tha se Krijuesi i rregullit në univers është Zoti dhe e shprehu besimin e tij në Zot me këto fjalë:
Çdokush që është marrë seriozisht me punë shkencore të çdolloji kupton se mbi hyrjen në dyert e tempullit të shkencës janë shkruar fjalët: Ti duhet të besosh. Është një veti pa të cilën shkencëtari nuk mund të bëjë dot.127

Çarls Kulson (1910-1974)
Kulson, për shumë vite profesor matematike në Universitetin e Oksfordit, përmend shpesh besimin e tij në Zot, dëshirën e tij për t'iu afruar Atij më tepër, lutjet e tij ndaj Zotit dhe besimin e tij se arsyeja e kësaj jete është t'i afrohesh sa më shumë Zotit.128

SHKENCËTARË TË TJERË BESIMTARË NGA E SHKUARA
Secili prej këtyre shkencëtarëve, emrat e të cilëve janë radhitur në këtë seksion dhe të cilët i kanë dhënë ndihmesa të rëndësishme shkencës, besonte në Krijimin. Këta shkencëtarë janë shembull i qartë se të besosh në Krijim nuk do të thotë të biesh në kundërshtim me shkencën, përkundrazi, feja në fakt nxit shkencën.

Leonardo da Vinçi (1452-1519)
Art, Inxhinjeri, Arkitekturë

Xhorxhus Agrìkola (1494-1555)
Mineralogji
Xhon Uilkins (1614-1672)
Astronomi dhe mekanikë
Uolltër Çarllton (1619-1707)
President i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve
Izak Barrou (1630-1677)
Profesor Matematike
Nikolas Steno (1631-1686)
Stratigrafi
Tomas Burnet (1635-1715)
Gjeologji
Inkris Medhër (1639-1723)
Astronomi
Nehemiah Grju (1641-1712)
Mjekësi
Uilliam Uiston (1667-1752)
Fizikë, Gjeologji
Xhon Haçinson (1674-1737)
Paleontologji
Xhonatan Eduards (1703-1758)
Fizikë, Meteorologji
Riçard Kiruan (1733-1812)
Mineralogji
Tìmoti Duait (1752-1817)
Mësues
Xheims Parkinson (1755-1824)
Mjekësi
Uilliam Kërbi (1759-1850)
Entomologji (studimi i insekteve)
Benxhamin Barton (1766-1815)
Botanikë, zoologji
Xhon Dalton (1766-1844)
Themeluesi i teorisë moderne atomike
Çarls Bell (1774-1842)
Anatomi
Xhon Kid (1775-1851)
Kimi
Johan Karl Fridrih Gaus (1777-1855)
Gjeometri, Gjeologji, Magnetizëm, Astronomi
Benxhamin Sillimen (1779-1864)
Mineralogji


Piter Mark Rozhè (1779-1869)
Fiziologji
Uilliam Baklend (1784-1856)
Gjeologji
Uilliam Prut (1785-1850)
Kimi
Eduard Hiçkok (1793-1864)
Gjeologji
Uilliam Uiuell (1794-1866)
Astronomi dhe Fizikë
Riçard Ouen (1804-1892)
Zoologji, Paleontologji
Methju Mauri (1806-1873)
Oqeanografi, Hidrografi
Henri Roxhers (1808-1866)
Gjeologji
Xheims Gleisher (1809-1903)
Meteorologji
Filip H. Gose (1810-1888)
Ornitologji (studimi i zogjve), Zoologji
Sër Henri Rolinson (1810-1895)
Arkeologji
Xhon Ambrouz Fleming (1849-1945)
Elektronikë
Sër Xhosef Henri Xhilbert (1817-1901)
Kimi agrare
Tomas Anderson (1819-1874)
Kimi
Çarls P. Zmit (1819-1900)
Astronomi
Xhon U. Douzon (1820-1899)
Gjeologji
Henri Fabre (1823-1915)
Entomologji
Bernard Riman (1826-1866)
Gjeometri
Xhosef Lister (1827-1912)
Kirurgji
Xhon Bell Petigrju (1834-1908)
Anatomi, Fiziologji





Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_47Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_48Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_49
Izak Barrou
Uilliam Remsei
Xhon Ambroz Fleming
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:31 pm


Balfur Stjuart (1828-1887)
Electricitet Jonosferik
P.G. Teit (1831-1901)
Fizikë, Matematikë
Eduard Uilliam Morli (1838-1923)
Laureat Nobel në fizikë
Sër Uilliam Ebni (1843-1920)
Astronomi
Aleksander MekElister (1844-1919)
Anatomi
A.H. Seis (1845-1933)
Arkeologji
Xheims Dana (1813-1895)
Gjeologji
Xhorxh Romans (1848-1894)
Biologji and Fiziologji
Uilliam Miçëll Remsei (1851-1939)
Arkeologji
Uilliam Remsei (1852-1916)
Kimi
Hauard A. Keli (1858-1943)
Gjinekologji
Daglas Djuar (1875-1957)
Ornitologji
Pol Lemuàn (1878-1940)
Gjeologji
Çarles Stain (1882-1954)
Kimi organike
A. Rendëll-Short (1885-1955)
Mjekësi
L. Mërson Deivis (1890-1960)
Gjeologji, Paleontologji
Sër Sesil P.G. Ueikli (1892-1979)
Mjekësi



Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_50Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_51
Methju Mauri
Nikolas Steno
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:32 pm

SHKENCËTARËT BESIMTARË

SHKENCËTARË BESIMTARË TË KOHËS
Në shkencën e shekullit të 20-të janë bërë hapa viganë dhe kanë dalë shumë zbulime, të cilat kanë qenë të panjohura për vite. Progresi që ka pasur shkenca ka treguar shumë qartë një fakt: faktin e krijimit.
Çdo zbulim shkencor tregon një modelim, rregull dhe plan të përsosur në çdo pjesë të natyrës, gjallesave apo jogjallesave. Vetë shkencëtarët, duke ekzaminuar këtë të vërtetë, kanë parë se modelimi i të gjithë universit është vepër e një Urtësie superiore dhe kanë shkuar më tej në mbrojtje të faktit të krijimit duke njohur se çdogjë është krijuar nga Zoti i Gjithëfuqishëm.
Sot ka shumë organizata akademike të respektuara, sidomos në Sh.B.A., të cilat janë ndërtuar nga shkencëtarë besimtarë. Këto institucione punojnë për të bërë të qartë se provat shkencore konfirmojnë modelimin e përsosur në natyrë.
Disa nga shkencëtarët e sotëm besimtarë, të njohur për arritjet e tyre shkencore, janë në vijim:

Dr. Henri Fritz Shefer
Dr. Henri Fritz Shefer është Profesor kimie si dhe drejtor i Qëndrës së Llogaritjeve të Kimisë Kuantike në Universitetin e Xhorxhias. Ai është emëruar për Çmimin Nobel dhe kohët e fundit është vlerësuar si kimisti i tretë më i vlerësuar në botë. Shefer, një shkencëtar besimtar, aspiron të njohë më mirë Zotin me anë të përpjekjeve të tij shkencore. Si thotë dhe vetë ai:

Kuptimi dhe gëzimi në shkencën time qëndron në ato momente kur zbuloj diçka të re dhe i them vetes, 'Pra, kështu e paska bërë Zoti!' 129

Izak Beshevis Singër
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_52
Një nga fizikantët më të njohur të ditëve tona, Singër, kundërshton teorinë e evolucionit dhe beson në Zot. Në një konferencë ai kritikoi teorinë e evolucionit me një histori interesante: "Shkencëtarët zbuluan një ishull të shkretë. Ata shkencëtarë që shkelën aty mbetën të shtangur me çfarë panë. Ata u mahnitën nga xhunglat dhe kafshët e egra. Ata ngjitën kodra të rrëpira dhe ekzaminuan rrethinat e tyre. Nuk mundën të gjejnë as shenjën më të vogël të qytetërimit në ishull. Vetëm kur po ktheheshin në anijen e tyre, ata gjetën një orë dore të re mbi rërë. Punonte shumë mirë. Kjo ishte mjaft intriguese për shkencëtarët. Si kishte ardhur kjo orë deri aty? Ata e dinin me siguri se asnjë nuk kishte hedhur një hap mbi ishull përpara tyre. Por, kishte edhe një mundësi tjetër. Kjo orë dore, bashkë me rripin, xhamin, baterinë dhe pjesët e tjera të saj arriti në ishull rastësisht dhe u vendos në rërë. Nuk ka alternativë tjetër". Për të shpjeguar zhgënjimin e evolucionistëve, Singër përfundoi historinë e tij me këto fjalë: "Çdo orë ka patjetër një orëpunues""130
Çdogjë në univers, gjallesë apo jogjallesë, zotëron një modelim superior dhe rregull të përsosur. Prandaj asgjë nuk mund t'i mvishet rastësisë. Është e qartë se çdogjë është punë e një Krijuesi suprem dhe të gjithëfuqishëm. Shumica e shkencëtarëve të kohës sonë, si Singër, e vënë në dukje këtë përsosmëri dhe rregull për t'i treguar të gjithëve se janë vepra të Zotit

Malkolm Dankën Uintër, I Riu
Prof. Uintër, i cili është diplomuar me Master në mjekësi nga Shkolla Mjeksore e Universitetit Northuestern, gjithashtu beson se universi dhe njerëzit janë krijuar nga një Krijues superior. Ai i përpunoi në hollësi pikëpamjet e tij në shkrimet e tij:

Toka dhe universi me të gjithë kompleksitetet e tyre, jeta në të gjitha format e saj të ndryshme dhe së fundmi vetë njeriu me aftësinë e tij menduese superiore, janë të gjitha tepër të ndërlikuara për të ndodhur. Prandaj duhet të ketë një Mendje Madhështore, një Krijues, pas gjithë këtyre. Duhet të ketë një Zot. .131

Uilliam Filips
Filips, i cili fitoi Çmimin Nobël mjaft herët (përpara 50-vjetorit të tij) për zhvillimin e metodave të ngrirjes dhe kapjes së atomeve me rrezet lazer, është një shkencëtar besimtar. Në një konferencë për shtyp pas shpalljes së fitores së tij të Çmimit Nobël, ai tha:

Zoti na ka dhënë një botë jashtëzakonisht mahnitëse dhe për jetuar në të dhe për ta eksploruar.132
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_53
Një njeri që sheh një fushë misri të korrur nuk dyshon mbi ekzistencën e fermerit që e kultivoi misrin. Prof. Deil Shvarcendruber thotë se ka një plan dhe arsye të fortë në univers dhe, të mohoje kzistencën e Krijuesit, që formoi këtë arsye dhe plan, do të ishte shumë më e palogjikshme sesa të mohoje ekzistencën e fermerit në shembullin e mësipërm.

Prof. Deil Zvarcendruber
Prof. Zvarcendruber, i cili së pari ka punuar si shkencëtar asistent në Universitetin e Kalifornisë dhe pastaj si profesor asistent në Universitetin Përdju, është gjithashtu anëtar i Shoqatës së Shkencëtarëve të Tokës të Amerikës. Prof. Zvarcendruber theksoi, si më poshtë, se universi nuk ka mundur të jetë formuar rastësisht dhe se ai është vepër e një Krijuesi:
Në fakt ekziston një qëllim i caktuar, arsye, modelim, "gjithandej". Askush nuk i shpëton dot kësaj, në qiejt lart apo poshtë në tokë. Të mohosh një Modelues të Madh është po aq jologjike sa të shohësh një fushë të mrekullueshme gruri valëzues dhe njëkohësisht të mohosh ekzistencën e fermerit në fermën pranë rrugës.133

Uilliam Demski
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_54
Uilliam Dembski
Fusha kërkimore e ndjekur nga Demski, një nga matematicienët kryesorë të ditëve tona, mbulon një hapsirë të gjerë disiplinash, që nga filozofia e deri te teologjia. Demski nënvizon se shkenca është një mjet për të kuptuar botën dhe se shkencëtarët janë thjesht zbulues në këtë përpjekje. Ai i prezanton disa nga pikëpamjet e tij në këtë mënyrë:

Bota është krijim i Zotit dhe shkencëtarët, ndërsa kuptojnë botën, thjesht po gjurmojnë mendimet e Zotit. Shkencëtarët nuk janë krijues por zbulues… Rëndësia e aktit të krijimit është se ai tregon krijuesin. Akti i krijimit gjithmonë mbart firmën e krijuesit.134
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:33 pm

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_55
Prof. Majer është një shkencëtar i devotë që beson se qeliza është tepër e komplikuar për t'u krijuar rastësisht.
Majer është Profesor Filozofie në Kolegjin Uituorth. Ai beson në krijimin dhe ka nxjerrë një numër veprash mbi këtë temë. Në shumë prej veprave të tij ai argumenton se universi është rezultat i një modelimi inteligjent dhe se natyra është dëshmia e këtij realiteti. Në një nga artikujt e tij, përsa i përket modelimit të qelizës, ai thotë:

Them se as rastësia, as "seleksionimi natyral para-biotik", as "nevoja fiziko-kimike" (në çfarëdolloj trajte teorike) nuk mundin të shpjegojnë origjinën e informacionit në qelizën e parë..135

Prof. Uolltër L. Bredli
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_57
Uolltër Bredli
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_56Uolltër Bredli, i cili aktualisht është profesor në departamentin e inxhinjerisë mekanike në Universitetin A&M të Teksasit, është autori i Misteri i Origjinës së Jetës. Ai beson se kozmosi dhe të gjitha gjallesat dhe jogjallesat janë rezultat i një modelimi dhe se provat për këtë shfaqen gjithandej. Fjalët e Bredlit tregojnë besimin e tij në ekzistencën e një Krijuesi:
Në pranverën e vitit 1987 pranova të jap një prezantim mbi Krishtërimin dhe shkencën në Universitetin Kornëll. Vendosa të eksperimentoj me një trajtim të gjerë, të një niveli të njohur, Provën Shkencore mbi ekzistencën e Zotit… Është shumë e qartë se prova tregon për ekzistencën e një krijuesi inteligjent.136

Ërl Çester Reks
Prof. Reks shërbeu si pedagog matematike në Universitetin e Kalifornisë së Jugut dhe pastaj si profesor fizike në Kolegjin Xhorxh Pepërdin. Duke besuar se i gjithë universi ishte krijuar nga Zoti dhe se ai është nën kontrollin e Zotit, Prof. Reks theksoi se çdo teori e tashme mbi origjinën dhe qëndrimin e universit që injoron apo mohon Krijimin ose nuk shpjegon të gjitha faktet në thelb ose qëndron e pashpresë dhe errësohet.137

Dr. Alan Sendixh
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_58Dr. Alan Sendixh, një nga astronomët më të dalluar të ditëve tona, vendosi ta pranojë Zotin në moshën 50-vjeçare. Në një intervistë të botuar në revistën Newsweek të titulluar "Shkenca Zbulon Zotin", si vetë historia që ajo përmbante, Sendixh shpjegon pse ai pranoi fenë:
Ishte shkenca ime ajo që më çoi në rezultatin se bota është shumë më e komplikuar se ç'mund të shpjegohet nga shkenca. Vetëm nëpërmjet mbinatyrores arrij ta kuptoj misterin e ekzistencës.138

Prof. Sesil Bojs Haman
Haman, anëtar i fakulteteve të Kolegjit Grinvill, Universitetit të Kentakit dhe të Shkollës së Mjekësisë së Universitetit Shën Luis, aktualisht jep biologji në Kolegjin Esbëri. Ai është një besimtar me një besim të fortë në Zot. Haman shpreh besimin e tij me fjalët e mëposhtme:

Ngado të rrotullohem në mbretërinë e shkencës, ka prova të modelimit, ligjit dhe rregullit të një Qënieje Mbinatyrore… Po, unë besoj në Zot. Besoj në një Zot që është jo vetëm një Hyjni e gjithë-fuqishme që e krijoi dhe e mban këtë univers, por edhe një Zot që përkujdeset për kulmin e krijimit të Tij, njeriun.139

Pol Ernest Adolf
Prof. Adolf, në fillim profesor i anatomisë në Universitetin Sh.Xhon, është anëtar i Vëllazërisë së Kolegjit Amerikan të Kirurgëve. Ai ia detyron besimin studimeve të tija shkencore. Njëherë, Prof. Adolf tha rreth besimit të tij:

… Do thoja se unë padyshim pranoj ekzistencën dhe realitetin e Zotit. Bindja ime rezulton jo vetëm nga eksperiencat shpirtërore, por praktikat mjeksore kanë konfirmuar gjerësisht ato që pata pranuar nga feja… Po, me të vërtetë, ka një Zot!140

Lester Xhon Cimerman
Prof. Cimerman, i cili mori gradën e Doktorit nga Universiteti Përdju dhe është profesor agrokulture dhe matematike në Kolegjin Goshen, diskuton besimin e tij tek Zoti si të tillë:

E gjithë natyra e ka zanafillën nga Zoti dhe ai e mban atë pa pushuar. Sa më shumë të studioj dhe vëzhgoj funksionimet e natyrës tek bimët dhe toka, aq më shumë rritet besimi im në Zot, dhe përditë përulem përpara Tij në lutje.141

Enriko Medi
Shkencëtar i famshëm italian, Enriko Medi foli rreth mrekullive, me të cilat ndeshet një shkencëtar dhe rreth përfundimit ku ai kishte arritur, në një konferencë në Romë në 1971:

…ka një shkak përtej hapsirës, përtej kohës, zotëruesi i çdogjëje, i cili bëri që qëniet të jenë ashtu si janë. Dhe ky është Zoti…142

Uein U. Olt
Prof. Olt fitoi një gradë shkencore nga Universiteti i Kolumbias dhe ishte pjesëtar kërkimor në Laboratorin Gjeokimik, Nju Jork. Prof. Olt tha se kërkimi shkencor rrit afrinë e njeriut ndaj Zotit:

Kërkesa për dije dhe kurioziteti, që pyet për pse-të dhe si-të e Natyrës, janë pjesë e trajtave të pajisura të mendjes. Sapo shkencëtari ushtron besimin e Krijuesit të universit, ky besim vetëm mund të rritet si rezultat i studimeve në çdolloj drejtimi qofshin.143

Prof. Majkëll P. Zhiruard
Majkëll Zhiruard, profesor biologjie në Universitetin e Luizianës së Jugut, beson se jeta nuk mund të ketë ardhur rastësisht dhe se strukturat tepër komplekse dhe të përsosura të proteinave dhe qelizës, njësitë bazë të jetës, janë krijuar nga Zoti.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_59
Prof. Majkëll Zhiruar (në fund, djathtas) mori pjesë si folës në Konferencën Ndërkombëtare "Rënia e Evolucionit: Fakti i Krijimit", organizuar nga Fondacioni Kërkimor i Shkencës në Stamboll.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_60
Pllakata e Konferencës Ndërkombëtare të quajtur "Rënia e Evolucionit: Fakti i Krijimit", organizuar më 5 korrik nga Fondacioni Kërkimor i Shkencës në Stamboll.
Në një fjalim të titulluar "A është e mundur që jeta të ketë dalë nga koinçidencat?", të cilin ai e prezantoi në konferencën e dytë ndërkombëtare të quajtur "Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit" të organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 5 korrik 1998 në Stamboll, Prof. Zhiruard e përkrahte këtë opinion me prova shkencore dhe përfundoi fjalimin me fjalët e mëposhtme:
Përbërja e gjallesave është shumë më i komplikuar se rezultatet e fituara në eksperimentet laboratorike. Kur i drejtohemi ligjeve të fizikës dhe kimisë për një shpjegim, mësojmë këtë: Padyshim që duhet të ketë një Inteligjencë, një Krijues; një Krijues që i ka urdhëruar këto ligje. Ky është shpjegimi më shkencor. Ligjet e fizikës dhe të kimisë na shfaqin me siguri të plotë se evolucioni dhe formimi i gjallesave nga lënda jo e gjallë është i pamundur. Si pasojë e këtyre gjetjeve shkencore, kjo jo vetëm që i jep fund fjalimit tim po edhe një fund evolucionit.144

Prof. Eduard Bodrò
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:34 pm

Dr. Eduard Bodrò, profesor i kimisë në Universitetin e Nju Orlins, beson se elementët kimikë duhet të kenë qenë vendosur nga Zoti për të formuar jetën. Prof. Bodrò tha në fjalimin e tij të titulluar "Modelimi në Kimi" të cilin e mbajti në konferencën e dytë ndërkombëtare të quajtur "Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit" e organizuar në Stamboll se "bota në të cilën jetojmë dhe ligjet e saj natyrore na janë vendosur në mënyrë preçize nga Krijuesi si dobi për ne, njerëzit".145

Prof. Kenet Kaming
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_62
Shkencëtari i njohur botërisht prof. Kaming, është anëtari i Institutit Kërkimor mbi Krijimin në Sh.B.A.
Prof. Kenet Kaming, një shkencëtar i njohur botërisht i Institutit për Kërkimet e Krijimit në Sh.B.A., është i specializuar në biokimi dhe paleontologji. Ai tha se kundërshton teorinë e evolucionit dhe beson në ekzistencën e Zotit.
Kompleksiteti shihet në të gjithë nivelet. Veçanti në të gjithë nivelet. Qoftë në nivel qelizor, në nivel organesh, në nivel trupash, apo në nivel sistemesh, këto kompleksitete janë të dukshme… Qelizat dhe trupat janë bërë në mënyrë mrekulluese. Brenda një bashkësie makinash të gjalla, ato janë lidhje komlekse proteinash, yndyrnash, që ndërtojnë dhe përbëjnë indet si dhe sintetizojnë dhe djegin ushqimin… Ato tregojnë veçori modelimi shumë të detajuara.146


Prof. Karl Flirmans

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_63
Prof. Karl Flirmans
Prof. Flirmans, një shkencëtar mjaft i vlerësuar në Sh.B.A., është profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Indianës. Ai zhvillon kërkime mbi "neutralizimin e mbetjeve kimike me anë të baktereve" të sponsorizuar nga Departamenti i Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara. Në konferencën "Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit", të cilën ndoqi në Stamboll, ai refuzoi thëniet evolucionare në mbretërinë e biokimisë. Në fjalimin e tij ai citoi besimin e tij në Zot si:
Biologjia e sotme provon se format e jetës nuk erdhën rastësisht, gjë që përbën prova për krijimin superior të Zotit.147

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_64
Prof. David Menton
Prof. Menton është një nga shkencëtarët e shquar që morën pjesë në seritë e konferencave të organizuara nga Fondacioni Kërkimor i Shkencës në Turqi.


Prof. David Menton
Prof. David Menton, i cili afirmoi besimin e tij duke thënë: "Kam ekzaminuar anatomitë e gjallesave për 30 vjet. Çdo herë u ndesha me realitetin e krijimit të përsosur të Zotit." 148, është profesor anatomie në Universitetin e Uashingtonit.

Prof. Xhon Morris
Gjeologu i famshëm, Prof. Morris, është president i Institutit për Kërkimet e Krijimit, që është organizmi më produktiv në Sh.B.A. i formuar nga shkencëtarë, mbrojtës të krijimit. Në një fjalim, Prof. Morris iu referua kështu besimit të tij në Zot dhe besimit të tij se teoria e evolucionit është refuzuar nga shkenca:

Ashtu si shumë shkencëtarë të njohur e të kualifikuar, ne, si besimtarë të devotë të Zotit, besojmë se Ai është Krijuesi. Është Zoti që rregullon jetët tona dhe drejt të cilit duhet të kthehemi. Ia detyrojmë Atij jetët tona dhe jemi përgjegjës për të fituar pëlqimin e tij.149

Artur Pikok
Artur Pikok, disiplina kryesore e të cilit ka qenë biokimia fizike, është drejtor i Qendrës Jan Ramsei në Universitetin e Oksfordit. Ai deklaron besimin e tij në Zot si:

Zoti krijon dhe është i pranishëm në çdo çast të kohës së botës së krijuar; Zoti shkon përtej kohës së kaluar dhe të tashme: Zoti është i përjetshëm, në kuptimin që nuk ka pasur ndonjë kohë në të cilën Ai nuk ka ekzistuar, as nuk do të ketë ndonjë kohë në të cilën Ai nuk do të ekzistojë.150

Albert MekKombs Uinçester
Pasi përfundoi studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Teksasit, Prof. Uinçester shërbeu si profesor biologjie në Universitetin Beilor dhe ishte president i Akademisë Shkencore të Floridës. Ai pranoi se kërkimi shkencor forcoi besimin e tij në Zot:

Sot jam i lumtur të them se, pas shumë vitesh studimi dhe pune në fushat e shkencës, besimi im në Zot jo vetëm që nuk është lëkundur po është bërë shumë më i fortë dhe zotëron tani një themel më të qëndrueshëm se më parë. Shkenca, që të lejon të vëzhgosh madhështinë dhe gjithëfuqishmërinë e Qënies Supreme, rritet përherë nga çdo zbulim i ri. 151

Mehdi Golshani
Fizikanti Mehdi Golshani i Universitetit Sherif të Teknologjisë në Teheran, në një intervistë që dha tek Newsweek theksoi besimin e tij në Zot dhe se kërkimi shkencor kompleton fenë:

Fenomenet natyrore janë shenja të Zotit në Univers dhe studimi i tyre është pothuajse një detyrim fetar. Kur'ani i thotë njerëzve të "udhëtojnë nëpë botë dhe pastaj të shohin si Ai nisi krijimin". Kërkimi është një akt adhurimi pasi ai zbulon më tepër mrekullitë e krijimit të Zotit.152

Prof Eduin Fast
Pasi përfundoi punën e tij pasuniversitare në Universitetin e Oklahomës dhe dha mësim në të njëjtin universitet në departamentin e fizikës, Prof. Fast pohon se është tërësisht e pamundur që atomet, tullat ndërtuese të lëndës, të jenë bashkuar spontanisht për të formuar të gjithë universin dhe gjallesat. Ai e shprehu besimin e tij në krijimin me këto fjalë:

Duke shkuar shumë prapa arrihet në konkluzionin se ekzistenca e "ligjeve natyrore", të cilat përshkruajnë rregullat në univers, është provë e një Inteligjence që zgjodhi të vendosë këtë funksionim të universit, siç e vëzhgojmë dhe ne… Ai Shkak, që krijoi thërrmijat, logjikisht që gjithashtu përcaktoi vetitë që ato kanë.153

Çarls H. Taunis
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_65
Çarls Tauns
Taunis, që zbuloi parimin e lazerit, zhvillon stiudimet e tij në Universitetin e Berkleit. Taunis citon besimin e tij në Zot në këtë mënyrë:

Si një person fetar, ndjej fort praninë dhe veprimet e një qenieje krijuese, sa larg vetes time po aq gjithmonë personale dhe të afërt.154

Xhon Polkingorn
Xhon Polkingorn, i cili ka pasur një karrierë të dalluar në fizikën e thërrmijave në Universitetin e Kembrixhit, dha komentin e mëposhtëm në një intervistë me Newsweek:
Kur kupton se ligjet e natyrës duhet të rregullohen jashtëzakonisht mirë për të prodhuar universin që shohim, kjo ngjall lindjen e idesë se universi jo thjesht ndodhi, por duhet të ketë një arsye të fshehur pas tij… Për mua përbërësi kryesor i besimit në Zot është se ka një mendje dhe një arsye pas universit.155

Hjug Ros
Hjug Ros, i cili ka një doktoraturë në astronomi nga Universiteti i Torontos, është President i "Arsye për të besuar", një institut në Sh.B.A. . Ai ka shkruar shumë vepra mbi lidhjet mes kozmologjisë dhe krijimit. Disa prej tyre janë: Krijuesi dhe Kozmosi, Krijimi dhe Koha, dhe Përtej Kozmosit. Disa nga shënimet e Rosit rreth krijimit të universit nga një Krijues janë si vijojnë:

Nëse fillimi i kohës përputhet me fillimin e universit, siç thotë teorema e hapsirë-kohës, atëherë shkaku i universit duhet të jetë një qenie që operon në një dimension kohe tërësisht të pavarur dhe para-ekzistues i dimensionit të kohës të kozmosit. …Na tregon se Krijuesi është transhendental, vepron përtej kufijve dimensionalë të universit. 156
Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë krijuar universin. Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë modeluar universin. Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë modeluar planetin Tokë. Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë modeluar jetën.157

Prof. Dr. Duein Gish
Duein Gish, i cili zotëroi një doktoraturë në kimi nga Universiteti Berklei i Kalifornisë, është një shkencëtar i njohur për bindjen e tij fetare dhe luftën e tij kundër teorisë së evolucionit. Gish ka mbajtur fjalime në shumë konferenca rreth mosvlershmërisë së teorisë së evolucionit dhe është një nga debatuesit më të mëdhenj në botë sot përsa i përket krijimit.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_66
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_67Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_68
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_69
Fondacioni Kërkimor i Shkencës organizoi konferenca ndërkombëtare të titulluara "Rënia e Evolucionit: Fakti i Krijimit", të mbajtura në 4 Prill 1998 dhe 5 Korrik 1998 në Stamboll dhe në 12 Korrik 1998 në Ankara. Në konferenca ishin të ftuar si folës, shkencëtarë besimtarë të respektuar dhe me famë botërore.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_70
Prof. Duein Gish
Prof. Gish ka marrë pjesë tre herë si folës në konferencat e titulluara "Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit" të organizuara në 1998 në Turqi. Përsa i përket rrëzimit të teorisë së evolucionit dhe besimit të tij të fortë në krijim, sipas Gish:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:35 pm


Teoria e evolucionit është në një krizë të dëshpëruar. Nga ana tjetër, ideja e krijimit po plotësohet nga prova të qarta. Sot mijëra shkencëtarë e shohin idenë e krijimit si mjaft bindëse.158

Dr. Pjer Ganer Xherlstrom
Xherlstrom, i cili ka gradën e Doktorit në biologjinë molekulare nga Universiteti Grifit, zhvilloi studime të shumta në fushën e tij dhe është nderuar gjithashtu me vlerësime të ndryshme shkencore. Artikujt e Dr. Xherlstrom janë botuar në revista të ndryshme shkencore. Ai njihet edhe për besimin e tij në krijimin.

Dr. Stefen Grokot
Grokot ka një doktoraturë nga Universiteti i Australisë Perëndimore në fushën e kimisë organo-metalike të strukturave metalike optikisht aktive. Ai ka punuar me vite si shkencëtar kërkimor në fushat e rafinimit të aluminit, kimisë ambjentale, analitike dhe industriale. Ai ka botuar referate të shumtë shkencorë në këto fusha. Pas shumë viteve si evolucionist pasiv, ai mbeti i tronditur nga logjika, plotësia dhe sasia e panumërt e provave shkencore në mbështetje të Krijimit të Jashtëzakonshëm. Grokot është gjithashtu dhe ligjërues publik dinamik mbi këtë temë.

Dimitri Kuznecov
Shkencëtari rus Kuznecov pohon se një numër i madh shkencëtarësh kanë arritur të besojnë te Zoti dhe feja për shkak të fakteve shkencore që kanë zbuluar. Kuznecov është gjithashtu një debatues i fortë me evolucionistët.159

Dr. Emil Silvestru
Dr. Emil Silvestru ka punuar si profesor asistent në Universitetin Babesh-Boljai, Rumani. Një specialist i respektuar ndërkombëtar mbi gjeologjinë e shpellave, ai ka botuar shumë referate shkencore në gazetat akademike në mbarë botën. Ai ka qenë deri para pak kohësh shkencëtari kryesor i institutit të parë speleologjik (speleologjia = studimi i shpellave) në botë dhe është prej atyre shkencëtarëve që besojnë në krijimin.

Dr. André Ezhen
Dr. André Ezhen, i cili ka zhvilluar kërkime të shumta në gjenetikën shtazore, ka punuar si shkencëtar kërkimor për qeverinë Franceze. Ezhen beson në Krijimin.

Dr. Jan Mekredi
Dr. Jan Mekredi është biolog molekular i cili ka kryer kërkime të gjera në biologjinë molekulare dhe mikrobiologjinë. Autor i më shumë se 60 shkrimesh kërkimore, ai është Shkencëtari Kryesor Kërkimor në Institutin e Kërkimeve Biomolekulare të Organizatës së Kërkimeve Shkencore dhe Industriale të Australisë (CSIRO). Dr. Mekredi, i cili beson në krijimin, gjithashtu ka fituar çmimin e parë të Shoqatës Australiane për Mikrobiologjinë, për kontribute të çmuara kërkimore.

Prof. Endrju Konuei Ajvi
Një nga ekspertët më të famshëm të fiziologjisë në botë, Endrju Ajvi ka qenë Drejtor i Departamentit të Fiziologjisë dhe Farmakologjisë të Shkollës Mjeksore të Universitetit Northuestern në vitet 1925-1946. Prof. Ajvi ka qenë Zëvendës President i Universitetit të Illinois nga viti 1946 në 1953 dhe pastaj ka shërbyer si Profesor i Dalluar i Fiziologjisë dhe Drejtor i Departamentit të Shkencave Klinike, Universiteti i Illinois, Kolegji i Mjekësisë, Çikago. Kur e pyetën, "A ka një Krijues që krijoi universin?", ai u përgjigj, "Po, jam më i sigurt se ka një Zot, se ç'jam i sigurt për çdogjë", dhe shtoi:

Besimi në ekzistencën e Zotit jep kuptimin e vetëm të plotë, përfundimtar dhe racional të ekzistencës. Besimi në Zot është arsyeja e vetme për sigurinë absolute se njeriu është individ dhe diçka më shumë se një deng me lëndë dhe energji. Besimi në Zot është burimi dhe baza kryesore e koncepsionit më frymëzues të mendjes njerëzore.160

Dr. Rejmond Xhons
Dr. Xhons ka shërbyer për vite në agjensinë shumë të respektuar shkencore të qeverisë Australiane, CSIRO. Ai njihet më mirë për zgjidhjen e problemit të Leukenës (lloj bime e rritur në Australi gjatë stinës së thatë për ushqimin e bagëtive por që shkaktonte sëmurjen dhe dobësimin e tyre) e cila i ka sjellë industrive bujqësore Autraliane miliona dollarë fitime. Xhons beson në krijimin.

Zhul H. Puarié
Zhul H. Puarié ka punuar për Flotën Amerikane si krye-inxhinjer, specialist në modelimin elektronik të projekteve të rëndësishme të mbrojtjes dhe hapsirës. Ai studoi Inxhinjeri Elektronike, Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Kalifornisë në Berklei. Gjatë karrierës së tij profesionale, Zhul Puarié ishte autor i shumë zgjidhjeve projektesh dhe inovacionesh, të cilat ndihmuan forcat mbrojtëse të dhe programin hapsiror. Duke zbuluar veçoritë superiore te kafshët, Puarié arriti në përfundimin se ato duhet të jenë krijuar nga një Krijues. Ai është autor i librit Nga Errësira në dritë, në Fluturim: Monark - Flutura Mrekulluese, në të cilën ai shtjellon këtë çështje.

Majkëll J. Behe
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_71
Majkëll J. Behe
Majkëll J. Behe është një nga shkencëtarët më të njohur që beson se kozmosi dhe të gjitha gjallesat janë vepër e një modelimi inteligjent. Behe është profesor i biokimisë në Universitetin Lehai në Pensilvania. Ai ka botuar shumë artikuj në gazeta të mirënjohura si The New York Times dhe Boston Review. Behe është autor i librit Kutia e Zezë e Darvinit, i cili provon se, biologjikisht, teoria e evolucionit nuk mund të jetë e vërtetë, i shpërndarë ky në mbi 80 ribotime në mbarë botën.
Behe vërteton mosvlershmërinë e teorisë së evolucionit me një koncept që ai e quan "kompleksitet i pazvoglueshëm". Sipas kësaj ideje, shumë organe përbëhen nga pjesë të ndryshme bashkëvepruese të përshtatura mirë që ndihmojnë në funksionin bazë dhe heqja e një prej këtyre pjesëve shkakton mosfunksionimin efektivisht të këtij sistemi. Për këtë arsye zhvillimi i rastësishëm apo gradual është i pamundur. Në Kutia e Zezë e Darvinit Behe shkroi:
Ato nuk ishin modeluar nga ligjet e natyrës, as nga rastësia apo nevoja, por ato ishin planifikuar. Modeluesi e dinte si do dukeshin modelet kur të kompletoheshin dhe pastaj i krijoi sistemet hap pas hapi. Jeta në Tokë është, në nivelin më themelor, në përbërësit e saj më kritikë, prodhim i një aktiviteti inteligjent. Përfundimi i modelimit inteligjent rrjedh natyrisht nga vetë të dhënat… Të arrish të kuptosh, se sistemet biokimike janë modeluar nga një veprues inteligjent, është një proces, të cilit nuk i nevojiten parime të reja logjike apo shkencore. Kjo vjen thjesht nga puna e madhe që ka bërë biokimia në 40 vitet e fundit, e kombinuar kjo me konsideratën e mënyrës me të cilën ne kuptojmë modelimin çdo ditë.161

Filip Xhonson
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_72
Filip Xhonson
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_73Xhonson, i cili ka dhënë mësim në degën e Juridikut në Universitetin e Kalifornisë në Berklei, ka kryer kërkime të gjera në aspektin ideologjik të teorisë së evolucionit. Xhonson është autor i tre librave përsa i përket kësaj teme të titulluar Darvini në Hetim, Arsyeja në Peshore dhe Kundërshtim i Pranuar, si dhe i dy librave mbi ligjin e kriminalistikës dhe artikujve të shumtë. Xhonson, i njohur për kundërshtimin e tij të fortë të teorisë së evolucionit është gjithashtu një shkencëtar që beson në Zot. Besimi dhe nxitja e Xhonsonit janë të dukshme në këto fjalë:

…Dua të ngre një sfidë ndaj evolucionit materialist. Le të bashkohemi rreth Krijuesit.162

Çarls Bërç
Çarls Bërç është profesor i merituar në Universitetin e Sidneit, Australi. Ai është i njohur për besimin e tij të fortë tek krijimi. Ai u nderua me çmimin Tempëllton për Progres në Religjion në vitin 1990. Besimi i tij shprehet me fjalët e mëposhtme:

Zoti, si burim i të gjitha vlerave, ishte më afër se duart dhe këmbët, më afër se frymëmarrja. Ndjesia e Zotit ishte e vërtetë… Zoti është bashkë: shkak i krijimit të botës dhe efekt i të provuarit të botës.163

S. Zhoslin Bell Bërnll
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_74
S. Zhoslin Bell Bërnëll
Zhoslin Bell Bërnll është profesoreshë e fizikës në Universitetin Open të Anglisë dhe drejton këtë departament. Si astronome, ajo është një nga zbulueset e yjeve rrotullues të quajtur pulsorë. Bërnll, e cila ka besim të fortë tek Zoti, shkruan:

Unë besoj në një Zot që është i fuqishëm dhe i gjithë-dijshëm, por edhe përkujdesës dhe falës… Jam e sigurtë se ka një Zot.164

Prof. Ouen Xhinxherih
Ouen Xhinxherih është profesor i astronomisë dhe i historisë së shkencës në Qendrën Harvard-Smithsonian të Astrofizikës, Kembrixh, Masaçusets. Ai beson thellësisht në Zot, gjë që e ka deklaruar me këto fjalë:

Unë besoj në Zot si superinteligjencë e cila planifikoi dhe udhëhoqi krijimin e universit… Unë besoj se krijimi i njerëzimit është një nga arsyet kryesore të universit dhe se raca njerëzore u krijua si shëmbëlltyrë e Zotit, veçanërisht në lidhje me vetëdijen, ndërgjegjen dhe lirinë morale për të zgjedhur të drejtën apo të gabuarën. 165

Prof. Karl Fridrih fon Vaiczaker
Vaiczaker, fizikant dhe filozof është, profesor në Shoqatën Maks Plank në Gjermani. Ai e shpreh besimin e tij në Zot në këtë mënyrë:

Në një natë të bukur me yje në Malet Xhura në Zvicër perceptova dy siguri: këtu Zoti është i pranishëm; dhe yjet janë sfera të gazta, si na mëson fizika sot.166

Prof. Devid Berlinski
Devid Berlinski, i cili përfitoi diplomën në matematikë nga Universiteti Prinston, beson se gjallesat nuk evoluan por janë produkte të modelimit inteligjent. Në veprat e tij, Berlinski shpesh i referohet Zotit si autor të këtij modelimi. Si shembull të kësaj janë citatet e tij të mëposhtme:

Strukturat e jetës janë komplekse dhe strukturat komplekse bëhen në këtë botë të pastër njerëzore vetëm nga një proces modelimi të paramenduar. Një veprim inteligjent nevojitet edhe për të sjellë në jetë një gjë fare të vogël; pse duhet të jetë ndryshe për produktet e kësaj bote? 167
Biologjia molekulare na tregon se një gjallesë mund të jetë diçka krejt tjetër - krijim i Zotit.168
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:35 pm

Prof. Uilliam Lein Kreig
Uilliam Kreig ka fituar doktoratë në filozofi në Universitetin e Birmingamit, Angli, përpara se të fitonte një doktoratë në teologji nga Universiteti Ludvig Maksimilins në Mynih, Gjermania Perëndimore. Ai beson se universi u krijua nga Zoti për një arsye të caktuar. Pikëpamjet e Kreig pasqyrohen në këto shënime:

…universi ka një shkak të ekzistencës së tij. Në fakt, unë mendoj se ka gjasë të diskutohet se shkaku i universit mund të jetë një Krijues vetjak. Pasi, si mund të lindë ndryshe një efekt i përkohshëm nga një shkak i përjetshëm?… Ne kemi parë në bazë të argumenteve filozofikë si dhe të konfirmimit shkencor, se ka mundësi që universi filloi të ekzistojë dikur. Duke pranuar intuitivisht parimin e qartë se çdogjë që fillon të ekzistojë ka një shkak të ekzistencës së saj, ne kemi arritur në përfundimin se universi ka një shkak të ekzistencës së tij. Në bazë të argumentit tonë, ky shkak duhet të jetë i pashkak, i përhershëm, i pandryshueshëm, i pakohë dhe jomaterial. Për më tepër, duhet të jetë një veprues vetjak që përzgjedh lirisht për të krijuar një efekt në kohë. Prandaj në bazë të argumentit kozmologjik të teologjisë natyrale (kalam; arab.), konkludoj se është e logjikshme të besosh se Zoti ekziston.169
Me të vërtetë, po të japim vërtetësinë e aksiomës ex nihilo nihil fits (nga asgjëja vjen asgjëja), Big Bengu nevojit një shkak mbinatyror. Meqë veçantia kozmologjike e fillimit përfaqson kulmin e të gjitha trajektoreve hapsirë-kohë, nuk mund të ketë ndonjë shkak fizik të Big Bengut. Në fakt, shkaku duhet të jetë përtej hapsirës dhe kohës fizike: duhet të jetë i pavarur nga universi dhe paimagjinueshmërisht i fuqishëm. Për më tepër, ky shkak duhet të jetë një qenie vetjake, i pajisur me dëshirën e lirë. Pra shkaku i origjinës së universit duhet të jetë një Krijues vetjak, i cili një kohë më parë solli ekzistencën e universit me vullnetin e tij të lirë.170

Dr. Kërt Uaiz
Paleontologu Dr. Kërt Uaiz, i cili është Profesor Asistent i Skencës në Departamentin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Kolegjit Brajan, njihet për qëndrimin e tij ndaj teorisë së evolucionit dhe besimin e tij të qëndrueshëm në Zot. "Krijimi nuk është teori", thotë ai. "Fakti, se Zoti krijoi universin, nuk është teori - është e vërtetë". 171

Zigrid Hartvig Sherer
Zigrid Hartvig Sherer, e cila u diplomua në antropologji fizike nga universiteti i Zyrigut, është autore e Ramapithecus-Vorfahr des Menschen? (Ramapitekus - Paraardhësi i njerëzve?). Në veprat e saj ajo tregon se gjetjet fosile refuzojnë teorinë e evolucionit dhe se majmunët nuk janë paraardhës të njerëzve. Ajo mendon se të gjitha krijesat janë vepër e një Krijuesi.
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_75
J. P. Morlend

J. P. Morlend
J. P. Morlend, me gradë shkencore në filozofi nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, është një shkencëtar besimtar dhe autor i "Krishtërimi dhe Natyra e Shkencës" dhe "Hipoteza e Krijimit"

Pol A. Nelson
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_76
Pol A. Nelson
Ai mori gradën e tij shkencore në filozofi nga Universiteti i Çikagos. Ai është një nga shkencëtarët që beson se jeta është rezultat i një modelimi inteligjent

Prof. Xhonatan Uells
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_77
Prof. Xhonatan Uells
Xhonatan Uells, i diplomuar në studimet fetare nga Jeil, dhe biolog kërkimor i doktoruar në departamentin e biologjisë molekulare dhe qelizore në Universitetin e Kalifornisë në Berklei, është autor i Kritika e Çarls Hoxh mbi Darvinizmin. Uells pohon se zhvillimet e fundit në shkencë tregojnë se jeta është vepra e modelimit.

Dr. Don Baten
Don Baten ka bërë kërkime të gjëra në fiziologjinë bimore dhe ka fituar një numër çmimesh akademike për studimet e tij. Ai është gjithashtu një shkencëtar me besim të devotë në ekzistencën e Zotit. Ka shkruar shumë libra dhe artikuj rreth shenjave të krijimit në Tokë, përveç atyre të fushës së tij që është fiziologjia bimore. Ai gjithashtu ka udhëtuar nëpër botë duke ofruar leksione në të cilat ai i shpjegonte njerëzve shenjat e Zotit me një gjuhë jo-akademike. Ky shkencëtar australian nisi turin e tij të parë të leksioneve në Angli në vitin 1995.

Dr. Xhon Baumgardner
Dr. Baumgardner, i cili u diplomua në gjeofizikë dhe fizikë hapsirore nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles, nga kërkimet e tij në qorrsokaket e teorisë së evolucionit arriti të dënojë këtë teori dhe të pranojë Krijimin, edhe pse ka patur një edukim evolucionist.

Prof. Dr. Donald Çitik
Dr. Donald Çitik mori diplomën për kimi fizike nga Universiteti i Shtetit të Oregonit. Ai u nderua me shumë çmime për kërkimet e tij. Ai jep leksione mbi tema si "Prova për Krijimin" dhe "Krijimi dhe Toka e Hershme"

Dr. Verner Git
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Quran_leads06_78Dr. Git është drejtor dhe profesor në Institutin Federal Gjerman të Fizikës dhe Teknologjisë (Physikalisch-Technische Bundesanstalt, Braunschweig). Ai ka shkruar shumë referate shkencorë në fushat e shkencës së informacionit, matematikë dhe inxhinjerisë së kontrollit. Dr. Git, i cili beson në Krijimin, ka shkruar gjithashtu dhe shumë libra në të cilat ai kritikon teorinë e evolucionit. Titujt e librave të tij janë E përdori Zoti Evolucionin?, NëFillim Ishte Informacioni, Yjet dhe Shkaku i Tyre: Tabelat Treguese Në Hapsirë dhe Sikur Kafshët të Flisnin.

Dr. Geri E. Parker
Pasi u specializua në Biologji/Fiziologji, Dr. Parker fitoi shumë çmime akademike. Ai e filloi karrierën e tij si evolucionist. Duke u përballur me prova të bindshme shkencore në mbrojtje të evolucionit, Dr. Parker braktisi teorinë e evolucionit dhe pranoi ekzistencën e Krijuesit. Ai ka botuar shumë libra për biologjinë dhe shkencën e krijimit dhe ka dhënë leksione nëpër botë rreth krijimit.

Dr. Margaret Helder
Dr. Helder është shkencëtare, botaniste dhe Zëvendëspresidente e Shoqatës së Shkencës së Krijimit të Albertës, Kanada. Ajo gjithashtu është me siguri gruaja më e spikatur në shkencën e krijimit. Ajo ka shkruar artikuj të shumtë rreth shenjave të krijimit rreth nesh.

Prof. Dr. Xhonatan D. Sarfati
Dr. Sarfati, i cili mori diplomën në kimi nga Universiteti Viktoria i Uellingtonit, ka qenë bashkëautor në shumë referate në gazetat më të përhapura shkencore. Ai ka qenë prej kohësh i interesuar në mbrojtje të fesë dhe aktualisht është një shkencëtar aktiv në kërkim të shkencës së krijimit.

Prof. Robert Methjus
I diplomuar në fizikë nga Universiteti i Oksfordit dhe anëtar i Shoqërisë Mbretërore Statistikore dhe i Shoqërisë Mbretërore Astronomike, Robert Methjus përshkruan mrekullinë e krijimit të Zotit në librin e tij të botuar në vitin 1992:

I gjithë procesi ndodh normalisht në harmoni të plotë duke prodhuar një fetus, pastaj një foshnje të gjallë, një fëmijë dhe së fundmi një të rritur. Si shumë të tjerë në biologji, i gjithë procesi në dukje është mrekullues. Si mundet që një kompleksitet kaq mahnitës, të prodhohet nga fillesa kaq të thjeshta? Shkurtimisht, si mundet një qelizë e vetme shumë më e vogël se pika e shkronjës "i", të prodhojë një qenie të ndjesishme? Shumë nga proceset e përfshira mbeten të mistershme dhe përbëjnë ato më magjepëset ndër Misteret e Shquara.172

Dr. Klod Tremontò
Dr. Klod Tremontò i Universitetit të Parisit, në një intervistë në revistën Realitete, përshkroi besimin e tij në krijimin dhe besimin e tij se Toka nuk ka mundur të ketë ardhur rastësisht:

Asnjë teori e rastësisë është në gjendje të shpjegojë krijimin e botës…Nuk ka kuptim të thuash se rastësia mund të ketë sjellë krijimin e qenieve.173

Dr. Don Peixh
Don Peixh u diplomua për fizikë nga Insituti i Teknologjisë, Kalifornia, në vitin 1976 dhe që prej asaj kohe ka punuar me shkencëtarë të shquar. Peixh beson se të kuptosh universin ndihmon në kuptimin e fuqisë dhe urtësisë së Zotit, por jo aq sa ta fitosh atë plotësisht.

Dr. Endrju Sneling
Dr. Sneling, gjeolog, është përfshirë në projekte kërkimorë me CSIRO (Organizata e Kërkimeve Shkencore dhe Industriale të Australisë), ANSTO (Organizata e Shkencës dhe Teknologjisë Bërthamore Australiane), me shkencëtarë të shumtë të Universiteteve në Australi, me shkencëtarë nga Sh.B.A, Britania, Japonia, Suedia si dhe me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Si rezultat i këtyre kërkimeve, Endrju është përfshirë në shkrimin e referateve shkencore të cilët janë botuar në gazetat shkencore ndërkombëtare. Ai është nderuar me shumë çmime për kontributet e tij ndaj shkencës së krijimit dhe ka shkruar artikuj të shumtë rreth shenjave të krijimit tek gjallesat.

Dr. Karl Viland
Dr. Karl Viland, një mjek që beson në krijimin, është shumë i kërkuar si folës mbi provat shkencore të krijimit. Ai është gjithashtu autor i shumë artikujve mbi këtë temë, të cilat janë botuar në mbarë botën.



SHKENCËTARË TË TJERË BESIMTARË TË KOHËS
Ka shumë shkencëtarë në të gjithë botën që besojnë në Zot. Të gjithë shkencëtarët e listuar këtu më poshtë kundërshtojnë idenë se gjallesat kanë ardhur rastësisht dhe besojnë se Zoti krijoi të gjithë universin në bazë të një modelimi inteligjent.
Xhon K.G. Kramer
Biokimi
Dr. Xherri Bergman
Psikologji
Dr. Kimberli Berrine
Mikrobiologji and Imunologji
Xhei L. Vail
Kimi Bërthamore
Prof. Vladimir Betina
Biokimi dhe Biologji
Dr. Endrju Bozankè
Biologji dhe Mikrobiologji
Dr. David R. Bojlan
Inxhinjeri Kimike
Dr. Kliford Bërdik
Gjeologji
Robert Kaita
Fizikë Plazmike
Aleksander V. Lalomov
Gjeologji
Prof. Dr. Stiv Ostin
Gjeologji
Prof. Robert Njuman
Astrofizikë
Prof. Zigfried Sherer
Biologji
Dr. Rasëll Hamfris
Fizikë
Dr. Xhof Dauns
Fiziologji Bimore
Dr. Leri Batler
Biokimi
Prof. Lin E. Keradhërs,
Statistikë
Prof. Sung-Do Ça
Fizikë
Devid Djuaitt
Neuroshkencë
Prof. Dr. Juxhin F. Shafin
Fizikë
Dr. Çong-Kuk Çang
Inxhinjeri Gjenetike
Prof. Çung-Il Ço
Biologji

Dr. Harold Kofin
Paleontologji
Dr. Xhek U. Kuoco
Mjekësi
Dr. Malkolm Kaçins
Inxhinjeri Aerospaciale
Dr. Lionel Dahmer
Kimi Organike
Dr. Rejmond V. Damadian
Fizikë
Dr. Kris Darnbrog
Biokimi
Dr. S. E. Au
Biokimi
Dr. Tomas Barns
Fizikë
Dr. Pol Akerman
Psikologji
Dr. Daglas Din
Kimi Biologjike
Dr. Don De Jung
Astronomi, Fizikë Atmosferike
Prof. Deni Folkner
Astronomi
Prof. Denis L. Englin
Gjeofizkë
Prof. Robert H. Frenks
Biologji
Dr. Donald Haman
Shkenca Ushqimore
Dr. Berri Harker
Filozofi
Dr. Çarls U. Herrizon
Fizikë e Aplikuar
Dr. Harold R. Henri
Inxhinjeri
Dr. Xhozef Henson
Entomologji
Robert A. Herrman
Matematikë
Dr. Xhonatan U. Xhons
Mjekësi
Dr. Valerì Kerpunin
Matematikë
Dr. Din Kenion
Biologji

Dr. Xhon V. Kloc
Biologji
Dr. Vladimir F. Kondalenko
Citologji, Patologji Qelizore
Dr. Leonid Koroshkin
Gjenetikë, Biologji Molekulare, Neurobiologji
Prof. Xhin-Hjok Kuon
Fizikë
Prof. Mjung-Sang Kuon
Imunologji
Prof. Xhon Lenoks
Matematikë
Dr. Xhon Lesli
Biokimi
Prof. Lein P. Lester
Biologji, Gjenetikë
Prof. Xhorxh D. Lindsei
Edukim Shkencor
Dr. Alan Lov
Kimi
Prof. Marvin L. Lubenov
Antropologji
Dr. Endrju MekIntosh
Aerodinamikë
Dr. Xhon Man
Agrikulturë
Dr. Frenk Marsh
Biologji
Dr. Ralf Metjus
Kimi e Rrezatimeve
Dr. Xhon Majer
Fiziologji
Dr. Henri M. Morris
Hidrologji
Dr. Len Morris
Fiziologji
Dr. Greme Mortimer
Gjeologji
Prof. Hi-Çun No
Inxhinjeri Bërthamore
Dr. David Oderberg
Filozofi
Prof. Xhon Oler
Linguistikë
Prof. Kris D. Osborn
Biologji
Dr. Xhon Osgud
Mjekësi

Dr. Çarls Palagi
Botanikë
Prof. Xh. Rendëll-Short
Pediatri
Dr. Jung-Go Ro
Biologji
Dr. David Rousviër
Kimi
Dr. Jung-Gi Shim
Kimi
Dr. Mikail Shulgin
Fizikë
Dr. Roxher Simpson
Inxhinjeri
Dr. Harold Slasher
Gjeofizikë
Prof. Man-Suk Song
Shkencë Kompjuterike
Prof. Xheims Stark
Edukim Shkencor
Prof. Brajan Stoun
Inxhinjeri
Dr. Ludmilla Tonkonog
Kimi, Biokimi
Dr. Lerri Vardimen
Shkenca Atmosferike
Dr. Hoakim Veter
Biologji
Dr. Noel Uiks
Zoologji
Dr. A. Xh. Monti Uait
Kimi, Kinetikë e Gazeve
Prof. A. E. Uilder-Smith
Kimi Organike dhe farmakologji
Dr. Kliford Uilson
Arkeologji
Prof. Verna Rait
Mjekësi
Prof. Seung-Hun Jang
Fizikë
Dr. Ik-Dong Jo
Gjenetikë
Dr. Sang-Hi Jun
Biologji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 8:36 pm

PËRFUNDIM

Feja është burimi parësor i informimit më të detajuar të njeriut rreth krijimit të universit dhe të jetës. Kur ne themi "fè", sidoqoftë, ne i referohemi "Kur'anit" dhe praktikës së Profetit tonë, paqja qoftë mbi të, si burimi i vërtetë i informacionit. Librat e shenjtë e feve të tjera kanë pësuar ndryshime me kalimin e kohës dhe nuk mund të konsiderohen më si Libra Hyjnorë.
Kur'ani, nga ana tjetër, është padyshim fjala e Zotit dhe nuk përmban kundërshtime. Zoti ia ka zbritur shërbyesve të Tij si udhërrëfyes. Në shumë vargje Zoti pohon se Kur'ani është zbulesa e fundit dhe se është nën mbrojtjen e Tij. Në një varg të Sures el-Hixhr lexojmë:


Ne me madhërinë tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij. (Sure el-Hixhr: 9)
Si rrjedhim, shkenca do përparojë më shpejt vetëm nëse udhëhiqet nga Kur'ani duke adoptuar zbulesat e tij, pasi vetëm atëherë shkenca mund t'i bashkangjitet rrugës së Zotit. Kur adoptohet një rrugë e ndryshme nga feja, shkencëtarët harxhojnë si kohën ashtu dhe burimet dhe pengojnë përparimin e shkencës.
Si në të gjitha fushat e tjera kërkimore, rruga që duhet të ndiqet në fushën shkencore është përsëri "rruga" e komanduar nga Zoti në Kuran. Nga shpallja e Zotit kemi, "Ky Kur'an udhëzon në atë rrugë që është më se e vërteta..." (Sure El-Israë: 9)

Ata thanë: "I pa të meta je Ti! Ne nuk kemi dije tjetër përveç
asaj që na e mësove Ti. Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"
(Sure el-Bekare: 32)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyFri Apr 24, 2009 1:11 am

lexo meso qe neser te dijshe dicka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 EmptyWed May 27, 2009 11:27 pm

lexo meso
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për   Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: