Nje zemer, figura abstrakte, apo X-gjera te tjera te tjera ndodh qe t'i vizatojme mbi ndonje leter (apo ndonje banke) gjate te telefonuarit apo gjate degjimit te ligjeratave.
Besoj se te gjithe do te thonim, sikur qe kam menduar edhe une, se me kete tregojme qe nuk kemi qene mjaft te vemendshem gjate bisedes telefonike apo ligjerates.
Gabohemi! Nje shkencetare britanike e ka deshmuar te kunderten: kush vizaton/shkarravit ne leter gjate telefonimit, kujtohet shume me mire me vone ne biseden e bere. Kjo shkarravitje pa vetedije, gjegjesisht "multitasking", si duket i ndihmon koncetrimit tone dhe e rrit ate.
Pas nje eksperimentit te realizuar, vertetoi kjo shkencetare se ne fakt personat, te cilet kishin shkarravitur ne leter gjate degjimit te nje rrefimit (qe pe nga permbajtja nuk kishte qene edhe aq interesant), kishin mbajtur ne mend me shume te dhena sesa personat te cilet vetem kishin degjuar, pa bere ndonje "aktivitet" tjeter.
Sa pajtoheni ju me zbulimin e kesaj shkencetares?
Ju ndodh edhe juve e njejta ndonjehere dhe cfare vizatoni me shpesh?
Keni verejtur se a ka ndikuar ne koncentrimin tuaj?
Ju pershendes!