Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shërimi me Kur`an!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shërimi me Kur`an! Empty
MesazhTitulli: Shërimi me Kur`an!   Shërimi me Kur`an! EmptyTue Apr 21, 2009 4:59 pm

HYRJE

Pas mbarimit të luftës në Bosnjë e Hercegovinë FSHI-së i ofrova një ide për temë disertacioni „Shërimi me Kur’an – qasje nga aspekti i fikhut“. Mirëpo, hasa në një mosmarrëveshje që mund të kuptohet vetëm në dritën e faktit se kjo tematikë është fare e panjohur te ne, po qe se veçojmë metodën e hajmalive rundimentale laike, e cila ka qenë në përdorim te ne dhe është ushtruar si një lloj „shërimi shpirtëror“.

Edhe vetë, për të parën herë jam njoftuar praktikisht me metodën e shërimit të drejtë kur’anor, inshaall.llahu, qysh si imam i Qendrës Islamike në Vienë, në vitin 1995, ku profesorët e hermeneutikës kur’anore nga Universiteti i Kairos, El-Ez’heri, i shëronin xhematlinjtë boshnjakë për çdo ditë gjatë tre javëve me leximin e rukjes.

Unë kam qenë përkthyes dhe ndihmës i tyre, në rastet kur personat e sëmure, pas dëgjimit të leximit të ajeteve të caktuara, kalonin në trans dhe pastaj profesorët vënin kontakt me fuqitë xhinore. Kurse, pacientët me zë të ndryshuar, në atë gjendje, kanë bërë dialog, janë kacafytur, janë shkarravitur nëpër tokë me shikime të shtrembëruara dhe zgërdhirje të papërshkrueshme e pastaj, menjëherë, në rastet e shërimit, u është kthyer sërish pamja normale dhe shikimi i kthjelltë normal.

Në fillim kam qenë i habitur me ngjarjet e tilla dhe duke mos besuar ua kam përkthyer në mënyrë simultane profesorëve dhe pacientëve, në të vërtetë xhinëve, të cilët paraqiteshin të irrituar nga „këndimi“ (recitimi) i Kur’anit. Profesorët, po ashtu, kanë qenë të habitur nga përqindja e lartë e atyre që kanë reaguar në leximin e Kur’anit dhe kanë rënë në trans. Pra, kjo përqindje e lartë e të sëmurëve është sqaruar në mënyrë logjike me faktin se në luftë shpesh kanë ndodhur situata të vdekjeve të frikshme, trishtimeve të mëdha, depresioneve të rënda e të ngjashme, në të cilat ka ardhur në shprehje mundësia e veprimit drejtëpërdrejtë e xhinëve-shejtanë dhe depërtimi i tyre në trupin e të sëmurit.

Atëherë kur filluan të vijnë për çdo ditë grupe të mëdha burrash e grashë në Qendrën Islamike dhe ta bllokojnë atë, profesorët e El-Ez’herit, fizikisht të pamundshëm që sejcilit t’i dalin në ndihmë, ata u desht patjetër të kthehen në Kairo. Pasiqë ununë kam punuar si imam i Qendrës Islamike, nën trysninë e shumë pacientëve ose, thënë më mirë, të gjorëve që vinin në përcjellje të familjeve të tyre të kërkojnë adresën e profesorëve në Kairo, edhe vet kam filluar të merrem em këndimin e rukjes dhe shërimin me Kur’an, me qëllim që t’ua lehtësoj dhimbjet dhe t’i kursej për të mos marrë rrugën për Egjipt.

Shqyrtimi i të gjitha çështjeve të shërimit kur’anor ka të bëjë me Kur’anin, si fjalë mbinatyrore të All-llahut, e jo me personin e cili e këndon atë (edhepse edhe ai duhet t’i plotësojë kushtet e caktuara). Kjo është ekskluzivisht në ingerenca të All-llahut.

Pastaj, këtë metodë të shërimit me rukje, e kam përcjellë edhe te ne në BeH dhe haptas e kam demonstruar nëpër xhami në disa qytete të vendit, në qindra të sëmurë, që ankoheshin në simptome të ndryshme të sëmundjeve nga xhinët. Shërimi është bërë haptazi dhe është inçizuar me video.kamera. seanca e fundit ka qenë në Xhaminë e Vërpoljes, te Sanski Mosti, me një grup prej shtatëdhjetë burrash, në një termin të përbashkët, pastaj, të njëjtën ditë pat një seancë pas ikindie, me një grup të veçantë prej më se njëqind femrash, që tregon për numrin e madh të atyre të cilët ankohen se janë të prekur nga kjo sëmundje.

Pra, pasi që këto shërime u inçizuan me video-kamera, edhe në Vienë edhe te ne, pa ndonjë cenzurë të veçantë, dhe pasiqë kasetat e inçizuara u shpërndanë lirisht, ky lloj shërimi u bë i njohur te pjesa dërmuese e popullatës. Kështuqë profesorët e përmendur të El-Ez’herit organizuan gjat një vere disa ditë shërim me Kur’an në Kakanj, në përcjellje të mediumeve dhe të TV-së Islame të Kakanjit, gjë e cila ndikoi edhe më tepër në promovimin e mëtejmë publik të kësaj metode shërimi.

Pas kësaj, si këpurdhat pas shiut, u paraqitën „mjekë“, lexues të rukjes, si dhe libra e përkthime të literaturës që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Është kënaqësi që para gjithë kësaj ndodhie në FSHI nuk u pranua tema e lartëpërmendur e disertacionit nga kjo fushë, kështuqë në kohën e dukur do të botohej libri me një qasje juridike me dispozita autentike të fikhut, që kanë të bëjnë me çështje të ndryshme të kësaj lëmie.

Vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shërimi me Kur`an! Empty
MesazhTitulli: Re: Shërimi me Kur`an!   Shërimi me Kur`an! EmptyTue Apr 21, 2009 5:00 pm

Vazhdimi...

Shërimi me Kur’an nga ndikimi i xhinëve-djajë, nga sihri dhe marrja mësysh nuk ka alternativë tjetër. All-llahu xh.sh. thotë:
„Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjepër pos dëshpërim“. (Kur’an, 17:82)

Dijetarët muslimanë e kanë për detyrë që në një makroplan të vigjëlojnë mbi akiden e drejtë, ideologjinë e ummetit islam. Shumë individë dhe grupe muslimanësh, për fat të keq, të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm, dalin nga feja dhe hyjnë në ujërat e apostazisë duke shkuar te falltorë, astrologë e magjistarë të ndryshëm, duke thënë se si ata „çdo gjëje ia kanë qëlluar“, në realitet, duke pohuar se ata e njohin „gajbin“.

Kur të analizohet gjendja e tyre, do të shihet qartë se ata nuk dinë për ndonjë alternativë tjetër, e që është shërimi i lejuar dhe i drejtë me Kur’an, ose në thelb, nuk kanë rast për një shërim të tillë. Të shtrënguar nga gjendjet e ndryshme shpirtërore dhe psikike, për shkak të sëmundjeve të çuditshme e të pashpjegueshme, prej të cilave pëson sistemi nervor, që nuk u dihet shkaku në aspektin medicinal, me paraqitjen e dashurisë ose urrejtjes, impotencës së pashpjegueshme vetëm ndaj personit të cvaktuar etj.; ata kërkojnë çfarëdoqoftë zgjidhjeje ose rrugëdaljeje nga ky ferr. Po qe se udhëzohen në atë që është e lejuar me Sheriat, do ta pranojnë, siç e pranojnë edhe atë që përndryshe është e ndaluar e që u ofrohet në formë të hajmalive, talismanëve, falleve, sihreve e fromave të ngjashme „të shërimit“. Sipas saj, duhet ofruar mundësi konkrete ose alternativë me metodë të lejuar të shërimit me Kur’an.

Duhet pasur parasysh edhe faktin se ummeti islam është në shënjestër të armiqve të ndryshëm, sidomos grupet ose individët e shquar, të cilët janë të rëndësishëm e me vlerë për Islamin dhe da’ven islame.

Vehid Abdusselam Bali shkruan në njërin nga librat më të njohur e më të rëndësishëm të kohës në lëmin e shërimit me Kur’an,“ Vikajetul insani minel xhinni veshshejtani“ (Mbrojtja e njeriut prej xhinëve e shejtzanëve) se Vatikani, priftërinjtë krishterë dhe ekzorcistët e tyre, me sihër, dërgojnë ushtri xhinësh kundër muslimanëve. Ai përmend rastin e një muslimaneje të mirë të pushtuar nga një xhin i krishterë, e cila, derisa ishte e sëmurë, çdo herë kur takonte në rrugë ndonjë prift të krishterë, binte në sexhde, duke shprehur thellësisht respekt ndaj tij.

Poashtu edhe muxhahidët në Bosnjë kanë qenë shënjestër e preferuar e Vatikanit drejt të cilëve e kanë drejtuar ushtrinë e xhinëve.

Më kujtohet rati i një të riu nga popullata e përmendur kur u drejtua për ndihmë në një gjendje të rëndë e të çuditshme shpirtërore, i qëlluar nga ushtria e xhinëve që ka qenë e drejtuar nga Vatikani. Gjat shërimit të tij kemi mbetur prej dreke deri në sabah të ditës së nesërme duke bërë përpjekje që i sëmuri të lirohet nga pushtimi i çetave të xhinëve, të dërguar nga ana e Vatikanit kundër muxhahidëve në Bosnjë. Në fund, pas këndimit shumëorësh i cili rezultoi që xhinët të paraqiten, të bisedojnë, të prezentohen dhe të pranojnë se kush kujt ia ka dërguar, kështuqë, pas shumë bisedash, polemikash e bindjesh, disa oficerë e eprorë të tyre e pranuan Islamin së bashku me pjesën e ushtrisë e cila u nda në dy taborre; në muslimanë të konvertuar dhe në të krishterë.

Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme që xhinët jo muslimanë të nënshtroheshin dhe të dalin, në mes këtyre dy taborreve, në trupin e të sëmurit, vie deri te lufta për jetë o vdekje.

Të pranishmit që ndihmonin, e mbanin dhe e frenonin këtë djalosh – derisa lexohej rukja dhe zhvillohej dialog – kanë qene të habitur me atë që ndodhi para tyre. U hodhën në këmbë dhe filluan të këndonin tekbire, duke shikuar se si nëpër trup të të sëmurit, sidomos nëpër bark, (shihej) menjëherë sikur të zihej diçka. Valëzimi i çuditshëm i barkut dhe lëvizjet, të cilat në sipërfaqe të lëkurës të përkujtojnë lëvizjet që i bën uji kur vlon, me shpejtësi ndërroheshin para shikimeve të shtangur të pë pranishmëve. Duart dhe këmbët menjëherë u përleshën. Dora e djathtë i binte të majtës, e majta të djathtës, e në atë mënyrë edhe këmbët.

Ka prezentuar aty edhe TV kameramani që i ka inçizuar detajet më interesante. Në mbarim të kësaj lufte mbrenda trupit të të sëmuarit, e cila përfundoi me ikjen e zvarritjen jo të natyrshme të dorës së majtë, të cilën e djathta e kapte e mundohej ta ndalë, u paraqit me selam eproro musliman, i mbushur me frymë dhe i plagosur, duke dhënë raport për fitoren, për shehidët dhe të vrarët, të plagosurit dhe armiqtë e zënë rob. Pasi muslimanët (xhinë) fituan, ata, pa kurrfarë problemi u pajtuan që ta lëshojnë trupin e këtij djaloshi, i cili, me dëshirën e All-llahut, u shërua.

Për arsye të dëshmive të përmendura vendosëm ta shkruajmë këtë libër në gjuhën tonë, si ndihmesë e çështjes mjaft delikate të shërimit me Kur’an, duke konsultuar shumë libra e burime meritore në gjuhën arabe.

Sa u përket librave nga kjo lëmi, që ten e janë botuar si përkthime ose si punime të pavarura, pas një vështrimi sipërfaqësor, në mënyrë globale mund të klasifikohen në dy lloje:
a) në librat që përmbajnë metoda të lejuara të shërimit me Kur’an dhe
b) në libra që përmbajnë metoda të pa lejuara „të shërimit“ me sihër.

Që të mund ne ta njohim të lejuarën nga e pa lejuara, do të shërbehemi përgjithësisht me vbalorizimin dhe mënyrën se si Vehid Abdisselam Bali e dallon sihirbërësin, veprimi i të cilit është i ndaluar me Sheriat. Ai shkruan:

Nëse, tek ai që merret me shërim,vëren vetëm një shenjë prej shenjave vijuese, ai, pa dyshim është sihirbërës:

- E pyet pacientin për emrin dhe emrin e nënës së tij,
- Shfrytëzon ndonjë gjë personale të pacientit (për të bërë sihër) siç janë: teshat, kësula, mindili (faculeta) e të ngjashme.
- Ndonjëherë e kërkon ndonjë kafshë me cilësi të caktuara që ta therrë, pa e përmendur emrin e All-llahut, me gjakun e së cilës mbase e lyen vendin e sëmurë ose vet stërvinën (e kafshës) e gjuan në ndonjë vend të shkretë,
- Shkruan talismanë,
- Bën disa magji e talismane të pakuptueshme,
- I jep pacientit hajmali, të cilat përmbajnë figura katërkëndëshe dhe në mbrendësinë e të cilave ka numra e harfe të palidhura,
- E urdhëron pacientin të qëndrojë vetëm në ndonjë lokal të errët ku nuk depërton drita e diellit,
- Ndonjëherë kërkon nga pacienti që të mos e prekë ujin katërdhjetë ditë. Kjo tregon se xhini që e përdor sihirbërësi është i krishterë,
- I jep diçka pacientit që ta gropojë në tokë (nën dhé),
- I jep pacientit letra të cilat do t’i kallë dhe do të tymoset me to,
- Pëshpërit disa fjalë të pakuptueshme,
- Ndonjëherë sihirbërësi ia tregon pacientit edhe merin, vendin dhe problemin për të cilin ai ka ardhur (për shërim),
- I shkruan pacientit shkronja të palidhura në hajmali, ose në enë nga poçeria e bardhë, duke e urdhëruar që atë ta tretë dhe ta pijë.

Sipas saj, librat që përmbajnë diçka prej këtyre mënyrave e metodave të palejuara të shërimit, nuk janë të lejuar. Perms dispozitave të fihkut, që janë shkoqitur në vijim të tekstit të këtij libri, do të mund të vërehet dhe kuptohet dallimi në mes mënyrave të shërimit të lejuar dhe atij të palejuar, e me të automatikisht edhe dallimi ndërmjet librave korrekt dhe jokorrekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shërimi me Kur`an! Empty
MesazhTitulli: Re: Shërimi me Kur`an!   Shërimi me Kur`an! EmptyTue Apr 21, 2009 5:02 pm

Bota jomateriale e xhinëve realisht ekziston!

Në mësimet islame ekziston besimi në “gajb”, botën transcedentale. Në Kur’anin Famëlartë thuhet:
Ky është libri që nuk ka dyshim net ë (sepse është prej All-llahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm, të cilët e besojnë të fshehtën” (Kur’an 2:2-3)

Bota e padukshme, metafizike është transcendentale dhe e pakapshme për njerëzit, përveç asaj që lajmëron I Gjithëdijshmi me anë të shpalljes dhe asaj që tregon i Dërguari, alejhisselam. Ajo çka nuk është në mësimet e vërteta të Shpalljes, ose në lëndë´n e transmetimeve të Pejgamberit a.s., kurse bën pjesë në sferën e kësaj bote të padukshme dhe në manifestimin e saj sipas rrëfimit të zakonshëm, bën pjesë në bestytni (supersticion).

Në këtë botë transcedentale, paralelisht me njerëzit (por nuk janë botë paralele) jeton edhe bota e xhinëve, nga lloji I të cilëve janë edhe shejtanët (djajtë). Këtë e vërteton edhe Kur’ani e Sunneti.

Në Kur’an ekziston edhe kaptina që e ka emrin “Xhinët”. Në ajetin e parë të kësaj kaptine thuhet::
„Thuaj: „Mua më shpallet se një grup i vogël nga xhinët vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: „Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit“. (72:1)

Në kur’an, në shumë vende, përmenden xhinët:
„(Përkujto) Kur disa prej xhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur’anin“ (46:29)

Muslimi e shënon një transmetim prej Ibni Mesudit: „Një natë kemi qenë me Pejgamberin e All-llahut, i cili atë natë u humb. E kërkuam (kot) nëpër kodra e lugina.
Thamë: „Është i kindapuar ose i mbytur!“.
Atë natë kaluam në një gjendje të vështirë, të pasigurtë, sa më keq që njerëzit mund të përjetojnë. Megjithatë, shkrepi agullimi, kur ai ia behu rrugës në drejtim të shpellës Hira.
I thamë: O Pejgamber i All-llahut, të humbëm, të kërkuam dhe nuk të gjetëm kund. Na zuri nata dhe kaluam natën më të keqe që mund ta kalojnë njerëzit.
Ai tha: “Më erdhi një lajmëtar prej xhinëve me të cilin shkova dhe ua mësova atyre Kur’anin”.
Mandej u nis së bashku me ne dhe na I tregoi gjurmet e pranisë dhe zjarrit të tyre”.

Xhinët janë të obliguar juridikë
mukel-lefinë


Xhinët përmenden në burimet eSheriatit dhe ata janë të adresuarit (obliguarit), ose subjektet sekundare të drejtësisë, sikurse edhe njerëzit. Për ta janë sjellë normat juridike të Sheriatit dhe ata duhet t’iu nënshtrohen.

Në Kur’an thuhet:
“O grumbull i xhinëve e i njerëzve! A s’ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thane: “Dëshmojmë kundër vetvetes. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën)”. (6:130)

Komentatorët e Kur’anit dhe juristët e Sheriatit, siç janë: Fahruddin Razi, el-Kadi Abdulxhebbari, es-Subki e të tjerë, konsiderojnë se ekziston konsenzus sa I përket asaj se xhinët janë të obliguar juridikë.

Ibni Kethiri dhe disa tjerë shënojnë prej Abdullah bin Mes’udit se Pejgamberi I All-llahut, u ka thënë as’habëve deri sa ka qenë në Mekë:
“Kush dëshiron mund të prezentojë në takimin me xhinët, i cili do të mbahet sonte”.

Thirrjes së tij iu përgjigja vetëm unë. Dolëm në skaj të Mekës s Pejgamberi a.s. e shënoi me këmbë vendin në tokë e pastaj më vendoi aty. U largua e filloi të lexojë Kur’an. Menjëherë u duk një turmë e panumërt e gjësendeve të zeza, në të cilat u zhduk edhe Pejgamberi, dhe më nuk e dëgjoja as zërin e tij.

Kur filluan të shkojnë, ndaheshin nga ajo turmë si pjesë e reve dhe, deri në sabah, kur mbaroi me ta, mbeti vetëm një grup i tyre. M’u afrua e më pyeti:
“Ç’po ndodh me këtë grup?”
I thash: “Ja ku i ke, o Pejgamber i All-llahut!”
Ai atëherë ma dha furnizimin: kocka e bajga kafshësh. Pastaj i urdhëroi njerëzit që të mos i përdorin kockat dhe bajgat për pastrim (pas nevojës fiziologjike)”.

Shejh Abdulvehab esh-Sha’rani, në vitin 955/H. E ka shkruar librin si përgjigje ndaj pyetjeve të xhinëve, të cilët ia kishin dërguar ta në formë të shkruar. Në realitet, ata kanë kërkuar shpjegime për disa pyetje të rënda, në të cilat s’kanë ditur të përgjigjen ulematë e tyre. Me të kanë pranuar se zgjidhje përfundimtare të recensionuar në ato pyetje mund të japin vetëm ekspertët prej njerëzve. I dërguan, të shkruara në gjuhën arabe, në qese të cilën me dhëmbë e solli deri te Shejhi një qen i verdhë shkretinor. Gjatë dajles, qeni u dasht që të kalojë nëpër njëfarë lozhe mbretërore, kështuqë e ndaluan rojet dhe e përzunë, duke ia fshirë gjurmët që kishte lënë, duke menduar se bëhet fjalë për një qen të rëndomtë. Libri brej njëqind e tredhjetë faqesh mban emrin “Heqja e perdes dhe ndryshkut nga pyetjet e dërguara prej xhinëve”, është ruajtur dhe jep përgjigje në tetëdhjetë pyetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shërimi me Kur`an! Empty
MesazhTitulli: Re: Shërimi me Kur`an!   Shërimi me Kur`an! EmptyTue Apr 21, 2009 5:03 pm

Mundësia e pamjes së xhinëve dhe paraqitja e tyre fizike

Specifika e kësaj bote të padukshme qëndron në atë se në njëfarë mënyre ata mund të shndërrrhen në formë të figurave njerëzore; të burrave e të grave; në formë të kafshëve, siç janë: qentë, macjet, gjarpërinjtë e të ngjashme. Dijetarët, prapseprapë, nuk janë të një mendimi sa i përket çështjes se a mund të shihen xhinët:

1. Pjesa dërrmuese e dijetarëve konsiderojnë se, ndonjëherë, disa individë të veçantë (të zgjedhur) mund t’i shohin në format e tyre të paraqitura, e jo në format e tyre natyrore, origjinale.


2. Imam Shafiu, Ibn Hazmi e disa të tjerë konsiderojnë se xhinët mund t’i shohin vetëm të dërguarit.


3. Disa tjerë konsiderojnë se xhinët s’mund t’i shohin as të dërguarit as njerëzit (e zgjedhur) të rëndomtë.


4. Alusiu dhe Ibn Arebiu konsiderojnë se xhinët në fizionominë e tyre origjinale mund t’i shohin të dërguarit dhe njerëzit e veçantë (të zgjedhur).

Nga Muxhahidi transmetohet se xhinët frigohen prej njerëzve siç frikohen njerëzit prej tyre. Ua kanë zili atyre dhe mund t’i marrin mësysh. Tirmidhiu dhe Nesaiu shënojnë hadithin nga Ebu Seidi se Pejgamberi i All-llahut, ka kërkuar prej All-llahut ta mbrojë nga xhinët dhe marrja mësysh e njerëzve deri në momentin e shpalljes së sures “El-Felek” dhe “En-Nas”, pastaj është mbështetur vetëm në leximin e këtyre sureve, duke i lënë të gjitha format tjera që i është drejtuar Zotit.

Xhinët shpërndahen nëpër tokë në muzgun e parë të akshamit. Buhariu dhe Muslimi regjistrojnë thënien nga Xhabiri, i cili rrëfen se Pejgamberi i All-llahut ka thënë:
“Kur bie muzgu i mbrëmjes ose, kur ju zë nata, tuboni e ruani fëmijët, sepse atëherë shejtanët shpërndahen nëpër tokë. Pasi të kalojë një kohë, atëherë jepjuni leje. Kyçnie derën dhe përmendnie emrin e All-llahut, sepse shejtani nuk e hap derën e kyçur. Mbështillni shtamat (me ujë) edhe atë duke përmendur emrin e All-llahut dhe mbuloni enët tuaja duke vënë mbi to çkado që të jetë. Dhe fikni kandilët tuaj”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shërimi me Kur`an! Empty
MesazhTitulli: Re: Shërimi me Kur`an!   Shërimi me Kur`an! EmptyTue Apr 21, 2009 5:03 pm

Ndikimi i xhinëve te njerëzit

Xhinët i sulmojnë njerëzit dhe ndikojnë te ata. Kjo vërtetohet në tekstet fetare dhe është e njohur nga përvoja në shoqëritë muslimane e jomuslimane dhe në bazë të saj janë paraqitur shumë adete, vepra letrare, artistike e madje edhe vepra filmike.

Sulmi dhe të munduarit e njeriut nga ana e xhinëve mund të jetë i shkaktuar me ndonjë veprim ose irritim pa dashje njerëzore që s’ka përherë motiv logjik, e mund të jetë edhe pa kurrfarë shkaku. Megjithatë, shpeshherë edhe te njerëzit zullumqarë, despotë, mendjemëdhenj që pa shkak t’i mundojnë, torturojnë e sulmojnë më të dobëtit se vetvetja.

Në një hadith më të gjatë, të cilin e regjistron Muslimi nga Ebus-Saibi, tregohet për rastin e një sabahiu të ri, Ensar, i cili në shtratin e tij martesor e ka mbytur një gjarpër të madh të mbështjellur dhe në të njëjtin moment ka rënë i vdekur. Kur ia kanë përmendur këtë rast Pejgtamberit, e ka shpjeguar:
“Në Medinë ka xhinë të cilët e kanë pranuar Islamin. Në qoftë se e shihni ndonjërin prej tyre, kërkoni që të largohet në afat prej tre ditësh. Po qe se paraqitet sërish pas kësaj, mbytne, sepse bëhet fjalë për shejtanin”.

Nga ky transmetim shihet qartë se xhinët janë hakmarrë ndaj djaloshit, i cili e ka mbytur gjarpërin (xhin) në shtratin e tij martesor. Përcjellësi i këtij transmetimi madje nuk është i sigurtë se “cili ka rënë më parë viktimë, athua vallë gjarpëri nga goditja e shtizës apo djaloshi nga veprimi xhinor”.

Edhe në një verzion të këtij transmetimi të shënuar nga Muslimi thuhet:
“Në Medinë ka xhinë të cilët e kanë pranuar Islamin. Në qoftë se e shihni ndonjërin prej atyre që banojnë në shtëpitë e njerëzve, kërkoni tre herë që të largohet. Nëse paraqitet sërish psa kësaj – mbytne – sepse bëhet fjalë për shejtanin”.

Neveviu e komenton këtë hadith duke thënë se vërejtja që u jepet xhinëve për t’u larguar dhe për ta lëshuar vendin, duhet të bëjë dallim në mes xhinëve “të shtëpisë”, atyre që e kanë pranuar Islamin dhe shejtanëve. Vërejtja ka ardhur në formë të hadithit: “Ua përkujtoj kontratën që keni bërë me Sulejmanin, të birin e Davudit, a.s., që të mos na shqetësoni dhe të mon na paraqiteni neve”. Maliku mendon se mjafton të thuhet: “Dil! Për (pasha) All-llahun dhe për (pasha) Ditën e Gjykimit, mos na u paraqit dhe mos na shqetëso neve!”

Pejgamberi a.s. i ka veçuar dy lloje gjarpërinjsh të cilët lejohen “të mbyten menjëherë pa iu dhënë vërejtje; gjarpërin helmues me dy pika të bardha përsipër dhe cubelin (kërcyes) që shkakton abortimin (te gratë shtatzana) dhe humbjen e të pamurit”.

Ekzistojnë rrëfime të veçanta për xhinët që, sipas besimit paraislamik të arabëve, u janë treguar udhëtarëve duke i orientuar në drejtim të gabuar me qëllim që t’i zhdukin. Në hadithin, të cilin e shënon Neveviu, në veprën e tij “Edhkar” nga Xhabiri, seket se “Po qe se ju paraqitet fantazma (lugati), këndojeni ezanin”.

Xhinët ua përcjellin poezinë poetëve, gjë për të cilën, poashtu, ekzistojnë transmetime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shërimi me Kur`an! Empty
MesazhTitulli: Re: Shërimi me Kur`an!   Shërimi me Kur`an! EmptyTue Apr 21, 2009 5:04 pm

Fuqia dhe dobësia e botës djallëzore

a) Pushteti dhe fuqia

All-llahu i Madhërishëm iu ka dhënë xhinëve njëfarë fuqie dhe disa cilësi, të cilat nuk i posedojnë insanët/njerëzit. Për një gjë të tillë ka mjaft të dhëna nga burimet tradicionale. Ja disa specifika të tyre:

1. Shpejtësia e lëvizjes, për çka bëhet fjalë në rrëfimin kur’anor ku Sulejmani a.s. kërkon që t’ia sjellin fronin e mbretëreshës nga Saba, kurse xhini e lajmëron: (shih Kur’an, 27:39-40)

2. Mundësia e lëvizjes së tyre natyrore në kozmos (deri te kufiri i caktuar), sepse xhinët që nga momenti i krijimit të tyre kanë pasur mundësi të ngjiten në sferat qiellore dhe të dëgjojnë lajmet qiellore, sic tregohet në transmetimin autentik të Ibni Abbasit, të regjistruar në veprën e haditheve të Muslimit.

“Derisa Pejgamberi a.s. ishte në mesin e grupit tonë të ensarëve, lart në qiej shkëlqeu ylli rënës, i cili e shëndriti çdo gjë.
Ai pyeti: Çka keni thënë në kohën paraislamike në rastet e tilla?
Kemi thënë: Ka vdekur ndonjë kolos ose ka lindur ndonjë kolos.
Pejgamberi a.s. tha: Ylli rënës nuk bie për shkak të lindjes apo vdekjes së ndonjë kolosi, mirëpo, All-llahu i Madhëruar, kur dëshiron diçka, atëherë bartësit e Arschit dhe banorët e atyre qiejve e përmendin Atë me tesbihë, pastaj edhe banorët e qiejve pasues deri kur të përcillet në sferat tona.

Pastaj banorët e shtatë qiejve i pyesin bartësit e Arshit: Çka tha Zoti ynë? Dhe ata i lajmërojnë. Në këte mënyrë lajmi përcillet deri te qiejt tanë. Shejtanët e grabitin atë që e dëgjojnë dhe ua gjuajnë mbrojtësve të tyre. Atë që e sjellin në versionin origjinal, është e vërtetë, mirëpo, ata shumë gjëra edhe i shtojnë”.

Në një version të transmetimit Ma’meri i ka thënë Zuhriut:
“Vallë, a është e gjuajtur me yje edhe në kohën paraislame?
Ai u përgjigj: Po: Mirëpo, ajo u forcua kur u dërgua Pejgamberi i All-llahut”.

Në suren “Xhinn” thuhet: (shih Kur’anin, 72:8-9)

Në komentin e këtyre ajeteve, Ibni Kethiri thotë:
“I Lartmadhëruari lajmëron për xhinët gjatë kohës se pejgamberisë së Muhammedit a.s. dhe të shpalljes së Kur’anit , kur, për ta ruajtur Kur’anin, vendoi “rojtarë të fuqishëm”, që i përzunë shejtanët nga pritat e tyre, duke mos iu lejuar të dëgjojnë diçka nga Kur’ani e t’ua përcjellin mbrojtësve dhe sihirbërësve të tyre, në këtë mënyrë ua bënë të pamundshme vjedhjen e gajbit dhe përdorimin e tij duke prejudikuar Shpalljen për qëllime mashtrimi”.

Ata kanë edhe një mënyrë më të lehtë për të zbuluar fshehtësitë duke i përgjuar melekët dhe bisedat e tyre në mjegulla, siç transmeton hazreti Aisheja nga i dërguari i All-llahut:
“Melekët lartë në mjegulla bisedojnë për ndonjë ngjarje që do të ndodh në Tokë. Shejtanët e dëgjojnë fjalën dhe e derdhin në veshin e fallxhorit, ashtu siç derdhet uji në gastare, duke e mbushur atë me qindra rrena tjera”

Xhinët s’i dijnë gjërat e gajbit, përveç në qoftëse nuk mësojnë diç në mënyrën e përmendur. E sikur të kishin ditur, atëherë nuk do të qëndronin duke punuar punë të rënda, të përulur ndaj Sulejmanit a.s. edhe kur ai vdiq, deri kur krimbi e brejti shkopin e tij, në të cilin ishte i mbështetur ai. Kur e lëshoi shkopi, pas një viti dhe, kur Sulejmani a.s. u rrëzua, atëherë ata e kuptuan se ai kishte vdekur. Kurse deri në atë moment ata kanë qenë të përulur (nënshtruar) ndaj tij.

Në Kur’anin Famëlartë thuhet: (shih Kur’anin, 34:14)

Nga kjo ngjarje nxirren dy konkludime me rëndësi:

1. Trupat e pejgamberëve nuk shkatërrohen kurrë. Xhinët të cilët kanë punuar mu para Sulejmanit a.s., nuk e kanë hetuar se ai ka vdekur, madje as nje vit pas vdekjes së tij.

2. Ky është argument se xhinët nuk i dijnë gjërat e gajbit (fshehtësisë) në çka kanë bërë përpjekje për t’i bindur njerëzit. Kur ata vazhduan edhe pas vdekjes së Sulejmanit a.s. të punojnë të përulur atë që ai i kishte urdhëruar si një lloj dënimi për ta, njerëzit e kuptuan se atra nuk dijnë për të ardhmen e as për të fshehurat sekrete.

Kur është kështu me xhinët, atëherë, fshehtësitë e gajbit dhe të ardhmes aq më pak i dijnë fallxhorët e sihirbazët e ndryshëm, te të cilët nuk guxojmë të shkojmë për “zbulimi” e dofarë gjësendeve të panjohura, për “hapjen e yjeve” e të ngjashme. Gajbin e din vetëm All-llahu i Madhërishëm, i Cili në Kur’an thotë: (shih Kur’anin, 72: 26-27)

Muslimi e regjistron hadithin që vijon:
“Ai i cili shkon te fallxhori dhe e pyet për ndonjë gjë, atij nuk do t’i pranohet namazi për katërdhjetë ditë”.

Megjithatë, ai që informatat e tilla të fallxhorit i konsideron si të vërteta, atëherë bën një lloj kufri, siç thuhet në transmetimin që e shënon Ahmedi nga Ebu Hurejreja:

“Ai i cili shkon te astrologu (falltori, magjistari) dhe i beson atij, ai me atë e ka shkelë atë që i është shpallur Muhammedit a.s.”.

3. Aftësia e ndërtimit të sotistifikuar dhe të arriturave shkencoro-teknike, të cilat kanë qenë me shekuj para atyre njerëzore, siç thuhet në Kur’an për pushtetin e Sulejmanit mbi ta: (shih Kur’anin, 34:12-13)

Ibën Tejmije (1263-1328) përmend disa shujuhë, të cilët kanë pasur kontakte me xhinët. Njëri prej tyre rrëfen se “xhinët ia kanë treguar “berrakun” (diçka të shkëlqyeshme, që shkëlqen) sikur ai të jetë prej uji e qelqi, në të cilin do t’ia tregonin atë çka kanë dëshiruar të informohet për të...”
Më tej thotë: “Me ndërmjetësimin e tij ata do ta përcillnin fjalimin e shokëve të mi. Unë do t’ju përgjigjesha atyre, kurse ata, fjalimin tim, atëherë, me ndërmjetësimin e të njëjtës, do t’ua përcillin atyre”.

4. Aftësia për t’u materializuar, siç u paraqit shejtani, ditën e Bedrit në mesin e idhujtarëve, në formë të Suraka bin Malikut, duke i stimuluar me anë të premtimeve kinse është me ta e do t’iu ndihmojë në luftë kundër muslimanëve. Megjithatë, kur u ndeshën të dyja palët, ai, sipas adetit shejtanor, i la dhe iku nga lufta, prej frikës së madhe nga melekët që u erdhën në ndihmë muslimanëve nën udhëheqjen e Xhibrilit. Në suren Enfal thuhet: (shih Kur’anin, 8:48)

5. Aftësia (e shejtanit) për të qarkulluar nëpër trupin e njeriut sikur gjaku. Në lidhje me këtë, Buhariu shënon hadithin, në të cilin thuhet: “Vërtet, shejtani qarkullon nëpër trup të njeriut përmes enëve të gjakut”.

b) Paaftësia dhe dobësia

1. Xhinët, shejtanët, s’kanë forcë e supremaci ndaj robërve të mirë, të përulur të All-llahut, sepse Zoti i Madhërishëm atë e thotë në mënyrë eksplicite në Kur’an: (shih Kur’anin, 17:65, 15:42 dhe 15:39-40)

Ibën Xhevzi e cekë transmetimin nga Hasan Basriu, prej të cilit kuptohet se njeriu mund ta fitojë (mposhtë) shejtanin, nëqoftëse punon në emër të All-llahut xh.sh., dhe e kundërta, shejtani i mposhtë (fiton) atë, nëqoftëse punët nuk i bën në emër të Lartmadhërishmit:
“Ka qenë një dru që idhujtarët e kanë adhuruar në vend të All-llahut xh.sh.. Një njeri u hidhërua dhe e dha fjalën në emër të Zotit se do ta prejë atë. Kur u nis për ta realizuar premtimin, e takoi shejtani në formë të njeriut dhe e pyeti:
-Çka dëshiron?
-Dëshiroj ta pres drurin që adhurohet në vend të All-llahut.
- Po qe se ti nuk e adhuron, atëherë pse të pengon nëse atë e bën dikush tjetër?
- Unë ate, prapseprap, do ta pres gjithsesi!
Shejtani i propozoi atij:
- A dëshiron diçka më të mirë se kjo? Mos e prej drurin, çdo mëngjes do të keshë prej meje nga dy florinj te jastuku.
- Prej nga këto?
- Do t’i jap unë.

Ai u kthye në shtëpi e, me të vërtetë, të nesërmen i gjeti te jastuku dy florinj. Megjithatë, ditën tjetër nuk gjeti asgjë. U hidhërua sërish dhe u nis për ta prerë drurin. Shejtani iu shfaq sërish në fotografinë (pamjen) e njohur, duke e pyetur:
- Çka dëshiron?
- Dëshiroj ta pres drurin që adhurohet në vend të All-llahut.
- Gënjen! Nuk mund ta bësh të këtë.

Ai u nis për ta realizuar qëllimin e vet por, shejtani e kapi dhe e rrëzoi përtoke dhe filloi ta shtrengojë për fyti sa gati nuk ia nxorri shpirtin e pastaj i tha:
- Unë jam shejtani! Herën e parë kur u nise, ishe i zemëruar në emër të All-llahut dhe unë nuk kam mundur të të pengoj. Të mashtrova me dy florinj dhe ti e ndryshove qëllimin. Kur erdhe herën e dytë, zemërimi ishte në emër të dy florinjve, ndaj dhe munda të të mposhti.”

2. U frikësohen disa robërve të All-llahut dhe ikin prej tyre për të mos u takuar, siç përmendet në më shumë versione se Pejgamberi a.s. i ka thënë Omer b. Hattabit:

“Pasha atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, - shejtani nuk takohet me ty në rrugë e të mos e ndërrojë drejtimin.
O Omer, shejtani të frikësohet!
Vërtet, kam parë njerëz e xhinë/shejtanë se ikin nga Omeri”.

3. I janë nënshtruar Sulejmanit alejhisselam, duaja e të cilit u pranua: (shih Kur’anin (38:35)

Në bazë të duasë që iu pranua, shihet qartë se ai ka pasur pushtet mbi ta, ashtuqë i (shih Kur’anin, 34:12-13)

4. Nuk janë në gjendje të bëjnë mrekulli, siç përmendet tekstualisht në Kur’an (shih Kur’anin, 17:88)

5. S’mund të paraqiten në ëndërr në pamje të vërtetë të Pejgamberit a.s., siç shkruan Muslimi:

“Ai i cili më sheh në ëndërr, më ka parë mua. Shejtani nuk mund të shfaqet në pamjen time”.

Mirëpo, ekzistojnë transmetime autentike edhe me tesktin se “ nuk do të ishte dashur që shejtani të paraqitet në pamjen time”, gjë e cila në komentin e disa dijetarëve nënkupton se s’është çdo ëndërrim i Pejgamberit a.s., ëndërrim i vërtetë i tij, përveç në rastin kur personi i ëndërruar i përgjigjet përshkrimit të tij autentik.

6. Nuk mund t’i përkufizojnë sferat e caktuara qiellore në kozmos, siç vërtetohet në Kur’an: (shih Kur’anin, 55:33)

7. Nuk mund t’i hapin dyert e mbyllura duke përmendur emrin e All-llahut.

Buhariu shënon transmetimin:

“ Kur të errësohet, kur t’ju zëjë nata, tuboni dhe mbroni fëmijët, sepse atëherë shejtanët lëshohen në tokë. Kur të kalojë një orë, atëherë lejoni, kyçne derën dhe përmendnie emrin e All-llahut. Shejtani nuk i çelë dyert e kyçura”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shërimi me Kur`an! Empty
MesazhTitulli: Re: Shërimi me Kur`an!   Shërimi me Kur`an! EmptyTue Apr 21, 2009 5:05 pm

Shërimi me Kur’an!

Një pjesë e madhe e adeteve dhe bestytnive, që kanë të bëjnë me këtë temë, janë ngulitur dhe kanë zënë vend, andaj do të japim një shpjegim më të gjërë mbi baza të drejtësisë – Sheriatit Islam, që ka të bëjë me çështjen e ndikimit të botës së padukshme – sekrete në formë të sëmundjeve të ndryshme dhe mënyrën preventive të tyre si dhe shërimin me Kur’an.

Kur’ani është ilaç.

(shih Kur’anin, 17:82)
Në hermeneutikën kur’anore, gjatë komentimit të ajetit në fjalë, disa dijetarë muslimanë thonë se “Kur’ani është ilaç i plotë për të gjitha sëmundjet fizike e shpirtërore; të kësaj dhe të botës es’hatologjike. Mirëpo, sejcili nuk është kompetent as i aftësuar për të shëruar me Kur’an. Por, në qoftëse i sëmuri e gjenë formulën e shërimit duke e vënë Kur’anin përballë sëmundjes, me bindje të fortë, të sinqertë në efikasitetin e tij, duke përmbushur kushtet për shërim, atëherë nuk ka sëmundje që mund t’i dalë përballë”.

Ibnul Kajjimi shkruan: “U sëmura në Mekë dhe nuk gjeta as mjek, as ilaç. U shërova me Fatihanë. Do ta lexoja më shumë herë në një gllënkë uji të zemzemit e pastaj do ta pija atë. Më në fund u shërova. Pas një përvoje të këtillë fillova atë ta zbatoj në llojet tjera të sëmundjeve dhe t’i shëroj plotësisht në mënyrë efikase”.

Provat shkencore si vërtetim i efikasitetit të shërimit me Kur’an

Shërimi me Kur’an është verifikuar me prova të ndryshme, rezultatet e të cilit janë publikuar. Një verifikim i tillë eksperimental me efekt të dobishëm shërues kur’anor është realizuar nga ana a Asociacioneve të shkencave mjekësore islame në Floridë, SHBA, duke zbatuar teknikën e kompjuterizuar të kohës elektronike. Qëllimi i eksperimentit ka qenë që të verifikohet veprimi i këndimit (recitimit) të Kur’anit në funksion të organeve trupore dhe llogaritja matematikore e veprimit të tillë, nëqoftëse ekziston. Kur’ani u është lexuar grupeve të kandidatëve duke matur ndryshimet e caktuara fiziologjike. Shembuj të kandidatëve janë marrë nga tri kategori:

1) grupi i muslimanëve që e dijnë gjuhën arabe dhe e kuptojnë krejtësisht.

2) Grupi i muslimanëve që nuk e dijnë gjuhën arabe (joarabë) dhe

3) Grupi i jomuslimanëve.

Rezultatet e matjes treguan se leximi, në 97% të eksperimentit, ndikon në qetësimin e dëgjuesit dhe është dëshmuar se Kur’ani e zbutë dhe e pakëson tensionin nervor.

Në provën e dytë është vërtetuar ndikimi i fjalëve kur’anore tek ai person, i cili nuk i kupton me anë të dy metodave, në realitet me përdorimin e dy mjeteve:

a) kontrollimin e drejtëpërdrejtë psikologjik më anë të teknikës kompjuterike dhe


b) kontrollimin dhe mbajtjen e ndryshimeve fiziologjike në trup, me anë të veprimeve vijuese:

1. programi kompjuterik përfshinë kontrollimet psikike dhe kontrollin e ndryshimeve të shndërruara në raport të botuar me rezultate konkrete dhe


2. aparatet e kontrollot elektronik, që përmbanin katër kanale:


• dy kanale për matjen e pulsimeve elektrike të muskujve si reaksion i veprimit nervor,

• një kanal për matjen e elektricitetit të lëkurës,

• një kanal për matjen e sasisë së qarkullimit të gjakut në lëkurë, pulsit dhe temperaturës.

Arsyeja e këtyre matjeve qëndron në atë se me rritjen e zvogëlimin e temperaturës shpejtohet puna e zemrës. Po ashtu, me qetësimin dhe zvogëlimin e tensionit zgjerohen enët e gjakut , pastaj rritet sasia e gjakut në lëkurë dhe shkakton rritje të temperaturës dhe zvogëlimin e rrahjeve të zemrës.

Janë bërë 210 eksperimente:

1. Në 85 eksperimente kandidatët kanë dëgjuar zakonisht leximin e Kur’anit në gjuhën arabe.

2. Në 85 eksperimentet tjera ata kanë dëgjuar arabisht imitimin e kiraetit të leximit të Kur’anit me të folmen e zakonshme njerëzore, pa leximin e tekstit të shenjtë kur’anor.

3. në 40 eksperimentet e fundit, kandidatët i janë nënshtruar qetësisë së plotë dhe nuk kanë dëgjuar kurrfarë zëri (eksperiment qetësie).

Rezultati i këtyre eksperimenteve ka qenë si vijon:
1. eksperimenti i qetësisë nuk ka ndikuar aspak në zbutjen e tensionit nervor.

2. leximi me të folmen e zakonshme njerëzore (teksti jokur’anor) ka ndikuar pozitivisht në 35% të eksperimenteve.

3. leximi i tekstit kur’anor në mënyrë pozitive ka ndikuar në 65% të eksperimenteve.

Mensur Abdulkerim Muhamedi ka shkruar librin, në të cilin, në bazë të provave dhe analizave mjekësore që i ka bërë Muhamed Huseini, magjistër i shkencave medicinale, me bashkëpunëtorët e tij ka arritur të bëjë zbulime të mrekullueshme. Në të vërtetë, grupi i gjakut të shembujve të marrë nga gjaku i personave të sëmurë nga sar’aja ose sihri, gjatë leximit të rujes, dallohet nga grupi i gjakut të tyre kur nuk lexohet rukja. Gjaku i të njëjtit person i marrë në momentin e leximit të rukjes dhe nga i njëjti vend (shpuarje) kur nuk lexohet rukja, ka pasur dallim grupi të gjakut!? Rruzullat e kuqe të atij gjaku, jo vetëm që nuk kanë vdekur pas 12 orësh, por edhe janë shumuar?

Natyrisht, nuk kemi për qëllim të polemizojmë rreth këtyre çështjeve por, këto i sjellim vetëm si shembuj të publikuar, deri tek të cilat mund të arrihet lehtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shërimi me Kur`an! Empty
MesazhTitulli: Re: Shërimi me Kur`an!   Shërimi me Kur`an! EmptyTue Apr 21, 2009 5:05 pm

Sherimi i Sar`ase

Sar’aja, përndryshe, është një formë e sëmurjes shpirtërore që paraqitet nën ndikimin e prekjes së xhinëve-shejtanëve (ograkut, ogradisjes) në të cilin i sëmuri nuk është përherë i vetëdijshëm për fjalët e tij, psikikisht është i pabaraspeshuar, e humb mbamendjen, fizikisht nuk është stabil dhe nuk mund të kontrollohet gjetë lëvizjeve e sjelljeve. Kjo është një formë çmendurie, epilepsie ose e ndonjë çrregullimi tjetër psikik. Mund të shkaktohet nga veprimi i xhinëve të këqinj nga arsye të shumta.

Ibën Kajjimi el-Xhevzi thotë:
“Sar’aja është dy llojesh:
a) sar’aja e shkaktuar nga shpirtërat e këqinj të kësaj botë (el-ervah el-habithe esh-sherire el-erdije) dhe

b) çrregullim medicinal.

Lloji i parë (a) i sar’asë shërohet me përpjekje të dyanshme:

1) nga ana e të sëmurit dhe

2) nga ana e mjekuesit.

I sëmuri duhet të harxhojë shumë fuqi dhe të bëjë shumë përpjekje në synimin e tij të sinqertë dhe në kthimin e tij nga Krijuese dhe Sunduesi i këtyre shpirtërave me ndikim të drejtë dhe të plotfuqishëm (et-tea’vuz) në të cilin do të mbulohen e shkrihen komponenta e gjuhës dhe e zemrës, sepse kjo është një lloj lufte. Fitorja kundër armikur nuk arrihet vetëm me ndihmën e armëve, me përjashtim nëse ajo është kualitative nga vetvetiu, dhe nëse ndihmuesi është i fuqishëm dhe i fortë. Në rast se njëra nga komponentet në fjalë mungon, atëherë vihet në pikëpyetje (s’është e sigurtë) fitorja, e sidomos kur mungojnë të dyjat: nëse zemra është e zbrazët, pa iman, pa mbështetjen në All-llahun dhe në devotshmërinë, dhe në qoftë se nuk ka armë.

Këto dy komponente duhet patjetër t’i posedojë edhe mjeku(esi). Nuk mjafton që ai vetëm të thotë: “dil”, ose “bismil-lah”, ose “la havle ve la kuvvete il-la bil-lah”. I Dërguari a.s. ka thënë: “Dil, o armik i All-llahut, unë jam i Dërguari i All-llahut!”

E kam parë shejhun tonë duke ia dërguar të sëmurit një person që të bisedojë me shpirtin që ka hyrë në të dhe t’ia dërgojë porosinë: “Shejhu të porosit të dalësh, sepse nuk të është lejuar një gjë e këtillë!” I sëmuri pas kësaj do të zgjohej nga transi. Ndonjëhere ndodhte që shpirti i keq të mos dëshirojë të dalë, kështuqë ai e dëbonte me të rëna. I sëmuri do të zgjohej duke mos ndier dhimbje, këtë e kemi parë shumë herë.

Posçërisht në vesh të të sëmurit përsëritte gjatë duke lexuar ajetin: (shih Kur’anin 23:115)

Më ka rrëfyer shejhu se një herë e ka lexuar rukjen në vesh të të sëmurit dhe është paraqitur shpirti: “Po!”, me zë të rënduar. “Për këtë shkak”, tregon shejhu, “e ngrita shkopin dhe fillova t’i bie nëpër damarët e qafës derisa u lodha. Të pranishmit aspak nuk dyshuan se i sëmuri u është nënshtruar të rënave. Menjëherë u paraqite xhineja duke thënë:

- Unë e dua!
- Ai ty nuk të don.
- Kam dëshirë ta bëj haxhxhin me të.
- Ai nuk don të vijë në haxhxh me ty.
- Atëherë do ta lëshoj për hir të kerameteve tua.
- Jo, por për shkak të përulshmërisë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij.
- Mirë, pra, do të dal.

I sëmuri erdhi në vete, shikoi anë e mbanë e tha:
- Ç’bëj unë te shejhu?
Ata e pyetën: - E të gjitha këto të rëna që i ke marrë, a s’janë boll?!
- Pse të më rrahë shejhu, pasi unë nuk (i) kam bërë asgjë?

Nuk i kujtohej aspak se e ka rrahur shejhu.

Shejhu ka shëruar me leximin e ajetul-Kursisë duke urdhëruar që mjeku(esi) dhe i sëmuri ta lexojnë e përsërisin gjatë atë, e poashtu edhe suret “Mua’vvidhetejn”.

Shkurt, ky është një lloj i sar’asë, shërimin e të cilit e mohojnë një grup i vogël injorantësh që nuk kanë njohuri e mençuri.

Shpirtërat e këqinj më tepër ndikojnë tek ata të cilët janë të dobët në fé, zemrat e të cilëve janë të zbrazëta nga imani, dhe tek ata të cilët nuk mbrohen me mbrojtje të imanit-sunnetit, pastaj kur takohen me shpirtërat e këqinj, të pa armatosur dhe lakuriq, ata i fryjnë dhe veprojnë në ta”.

Argumentet tradicionale për ekzistimin dhe mundësinë e shërimit të kësajë sëmurjeje

Ka shumë argumente nga burimet tradicionale të Sheriatit, të cilët vërtetojnë veprimin e xhinëve- shejtanëve në formë të sar’asë.

Në kur’an thuhet: (shih Kur’anin, 2:275)

Në komentin më të njohur klasik të Kur’anit nga Imam Taberiu thuhet se “prekja e shejtanit është një lloj sar’aje ose çmendurie”,

Në tesfirin e Kurtubiut, në lidhje me shpjegimin e këtij ajeti, thuhet:
“Në këtë ajet kemi argumentin kundër atyre të cilët konsiderojnë se sar’aja nuk ndodh nga ana a xhinëve, dhe kundër atyre që thonë se ata janë shfaqje (fenomene) natyrore, kurse shejtani s’mund të qarkullojë nëpër trup të njeriut e të shkaktojë të ashtuquajturën “prekje”, në realitet një lloj çmendurie”.

Në hadithin, të cilin e transmeton Taberaniu, përmendet se Pejgamberi i All-llahut e ka shëruar një djalosh, të cilin ia kanë sjellë të lidhur, sepse ka qenë në gjendje çmendurie. I ka rënë shpinës duke thënë: “Dil, o armik i All-llahut!Dil!”, derisa i është kthjelluar plotësisht pamja e tij e çmendurisë. Pastaj ai e ka lexuar duanë dhe e ka përshkuar me duar fytyrën e tij. Djaloshi është shëruar dhe prej asaj kohe ka qenë në gjendje aq të mirë shëndetësore sa që askush nga shoqëria e tij nuk ka qenë më normal e më i mençur se ai.

Nga ky transmetim mund të konkludohet se:
1. shejtani, armiku i All-llahut, mund të ndikojë të njeriu në formë të sëmundjes së sar’asë (ograkur, ogradisjes, çmendurisë).

2. ky lloj i sëmundjeve mund të shërohet me atëmënyrë siç ka vepruar Pejgamberi i All-llahut.

3. shejtani mund të vejë kontakt me njeriun, të hyjë në të e të veprojë në të. Kjo kuptohet nga veprimet e përcjella të Pejgamberit a.s., kur ai kërkon që shejtani ta lëshojë trupin e personit të sëmurë. Është logjike që daljes duhet ti paraprijë hyrja.

Rivajet i ngjashëm është eshe ai që e shënon El-Hajthemi, e në të cilin thuhet se Pejgamberit të All-llahut i ka ardhur një grua dhe ka kërkuar që ai t’i lutet All-llahut të Gjithëmadhërueshëm për shërimin e djalit të saj, të cilit i kishte luajtur mendja. Ai kërkoi prej sa t’i sjellë ujë. Ia solli një enë të vogël prej guri me ujë, në të cilin pështyu, e shpërlau fytyrën, bëri dua dhe urdhëroi: “Shpërlaje me këtë ujë dhe lute All-llahun që ta shërojë”. Përcjellësi i këtij hadithi thotë: “Kërkova që prej atij uji të më japë edhe mua për djalin tim. Mora pak me gishtërinj dhe e leva nëpër trup. Pastaj u bë njeriu më i shëndoshë. E pyeta edhe atë gruan për djalin e saj dhe ajo më tha se është shëruar plotësisht”.

Ebu Davudi shënon transmetimin që Neveviu në veprën e tij “Edhkar” e konsideron të besueshëm, e të cilin e përcjell Harixhetu b. Es- Salt prej mixhës së vet, i cili e pranoi Islamin para Pejgamberit a.s. dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerëz që e mbanin një njeri të lidhur me zinxhir. I thanë se kanë biseduar në mes vete se, me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi a.s.) është dërguar me ndonjë dobi e mirësi për njerëzit. Pastaj e pyetën se a ekziston diçka, me të cilën (muslimanët) shërohen? (Ai më pastaj rrëfen):

“Ia lexova atij rukjen (disa pjesë të caktuara të Kur’anit) në formë të Fatihasë deri sa u shërua. Ata më dhuruan njëqind dele. Shkova te Pejgamberi a.s. dhe e lajmërova për të. Më pyeti: A ke kuvenduar diçka tjetër? I thash: Jo! Ai tha: Pranoje dhuratën e tillë. Vaj halli për atë që ushqehet prej rukjes së pavlefshme! Ti je ushqyer me rukjen e vlefshme”.

Ky trasmetim përcillet edhe në këtë version:
“Ia lexoi atij rukjen tre ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, në mënyrë të përsëritjes së Fatihasë. Kur e lexonte suren, atëherë e mblidhte pështymën dhe pështyente”.

Ibni Tejmije konsideron se xhinët hyjnë në trup të njeriut, ky ështzë edhe mendimi i ulemave të proveniencës së ehli sunnetit, të cilët me koncenzus pajtohen për këtë çështje. Brenda njeriut shkaktojnë sar’anë dhe flasin me gjuhën që ai nuk e kontrollon (dot). Transmetohet se Pejgamberi a.ss.të ketë thënë në një transmetim, të cilin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi: “Shejtani qarkullon në trupin e njeriut, nëpër enët e gjakut”.

Transmetohet se Ahmed b: Hanbeli, themelues i medhhebit hanbelit. E ka shëruar sar’anë. Ati i është ankuar Halfi Mutevekkil për rastin e vajzës-robëreshës së mikut të tij, e cila ke qenë e sëmurë nga sar’aja. Imam Ahmedi i nxorri prej këmbëve nallet e drunjta me rryp prej gjetheve të palmës, me të cilat merrte abdes dhe ia dha shokut të vet duke i thënë:

“Shko në rezidencën e Halifit, ulu pranë shtratit të robëreshës dhe thuaj (xhinit që ka hyrë në trupin e të sëmurës): Ahmedi të ka porositur si vijon: A dëshiron me vullnetin tënd të dalësh apo të marrësh 70 të rëna me këta nalle”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shërimi me Kur`an! Empty
MesazhTitulli: Re: Shërimi me Kur`an!   Shërimi me Kur`an! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shërimi me Kur`an!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: