Mediat e huaja: Kosova dhe Serbia përplasen ashpër në Gjykatën e Hagës Mediat e huaja janë fokusuar në problemin e paraqitur nga Serbia(ish-pushtuese në Kosovë), në kontekst të të cilit këto ditë pritet fillimi i procesit juridik në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës lidhur me shqyrtimin e legjitimitet të pavarësisë së Kosovës. Autoritetet e Republikës së Kosovës vlerësojnë se janë mjaft mirë të përgatitur për një ballafaqim të tillë. Serbia ka përgatitur dy libra me rreth 1000 faqe, ndërkaq edhe Kosova po ashtu ka përgatitur një dosje të madhe me të cilinë një avokat i shquar ndërkombëtar do të mbrojë shpalljen e pavarësisë, e njohur deri më tani nga 57 shtete.
Kosova ka përgatitur një dosje të madhe me të cilën grupi i avokatëve i prirë nga një avokat i shquar ndërkombëtar do të mbrojë shpalljen e pavarësisë s këtij vendi, e njohur deri më tani nga 57 shtete.
Mediat e huaja raportojnë se rreth çështjes, nëse pavarësia e Kosovës ka legjitimitet ndërkombëtar, ka dallime edhe në mes shteteve të botës, atyre që e kanë përkrahur, sponsorizuar dhe mbështesin edhe më tej pavarësinë e Kosovës dhe atyre që kundërshtojnë atë. Në anën e Kosovës qëndrojnë: fuqishëm SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania , Franca, Austria, Zvicra, Finlanda, Danimarka dhe Sllovenia. Deri më tani janë këto vende që janë renditur prapa Kosovës dhe kanë parashtruar argumentet e tyre në Gjykatën e Hagës në favor të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, afati për tu rreshtuar në anën e Kosovës apo kundër vazhdon deri më 17 korrik. Mediat e huaja raportojnë se ky do të jetë një proces i gjatë dhe pritet të nisë në fillim të vitit 2010. Shqyrtimi gjyqësor për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës nga Gjykata ndërkombëtare është miratuar në tetorin e viti të kaluar nga Asambleja e OKB-së. Ndërkohë vazhdon njohje e pavarësisë së Kosovës ndonëse që nga tetori me ritme të ngadalësuara.
| 14.04.2009
Në GJND Kosova përkrahet nga më të fuqishmitBOTA SOT
Kosova dhe shpallja e pavarësisë do të përkrahen nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Finlanda, Danimarka dhe Sllovenia.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, para disa ditësh konfirmoi se Prishtina zyrtare ka përgatitur shumë dokumente që vërtetojnë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Skadimi i mandatit të dorëzimit të materialit është 17 prilli. Kosova dhe shpallja e pavarësisë do të përkrahen nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, Zvicra, Finlanda, Danimarka dhe Sllovenia. Ndërsa Serbinë po e përkrahin shtetet siç janë: Rusia, Kina, Azerbajxhani, Argjentina, Bolivia, Venezuela, Rumania, Qipro, Spanja dhe Sllovakia do të përkrahin iniciativën e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare.
Kthehu | 13.04.2009
Cfare mendoni te nderuar ,a ne dim ta bindim boten se jemi te afet e vetes ose ne shkojem si en te kaluemen ne perlahemi en mest veti per kulte,individ , karrika,parti, ?
Shikoni me vemendje, shtetet qe na perkrahin dhe shtetet qe jan ne anen e hasmit ton ! Cfare ju kujton kjo ? Per mua kjo do te thot qe gabimi em i madh ashete,qendron te na ne mest nesh shypetareve.