murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Historija e shqiperis Kronologji dhe ngjarje Tue Mar 17, 2009 2:08 am | |
| Historia e Shqiperise, nje kronologji e ngjarjeve |
1225 para. K Mbreti me i hershem i njohur ilir, Hyllus, vdes.
Shekulli i katert para. K Mbreti Bardhyl unifikon Ilirine, Molosian (Epirin) edhe pjese te Maqedonise. Mbreteria ilire mberrin ne kulmin e saj.
358 para. K Iliret mposhten prej Filipit II-te te Maqedonise.
312 para. K Mbreti Glauk i ilirise debon greket prej Durresit.
232 para. K Mbreti Agron vdes, edhe froni ilir merret prej mbreteresh Teutes.
165 para. K Romaket zene ne roberi mbretin Gent te ilirise edhe e dergojne ne Rome. iliria tashme eshte nen kontrollin romak.
Shekulli i pare pas. K Krishterimi vjen ne zonat e populluara te Ilirise.
shek. 9 pas. K Perandori Tiber i Romes nenshtron iliret edhe e ndane Shqiperine e diteve te sotme ne Dalmatia, Epir edhe Maqedoni.
395 pas. K Ndarja e perandorise romake le vende te banuara ne kohet e tanishme prej shqiptareve nen administraten e perandorise lindore. Ne shekullin e katert - deri ne shekullin e shtate Gotet, Hunet, Avaret, Serbet, Kroatet edhe Bullgaret pushtojne me sukses trevat ilire. Ne shekullin e tete, fiset sllave vendosen ne territoret e sllovenise se sotme, Bosnies, Kroacise, Malit te Zi edhe Serbise duke asimiluar popullaten ilire te ketyre zonave. Iliret e jugut i shpetojne asimilimit.
732 pas. K Iliret i nenshtrohen patriarkanes se Konstantinopolit prej perendorit Leo Isauri.
1054 Krishterimi ndahet ne Kishat katolike edhe ortodokse. Te krishteret ne jug te Shqiperise jane lene nen patriarkanen ekumenike te Konstantinopolit edhe ata te veriut nen papen e Romes.
1081 Shqiptaret edhe Shqiperia permenden per here te pare ne shenime historike prej perandorit bizantin. ne shekullin e 12-te Serbet pushtojne pjese te Shqiperise se banuar te veriut edhe te lindjes.
1204 Venecia fiton kontroll mbi thuajse te gjithe Shqiperine, por bizantinet rimarrin kontroll ne pjeset e jugut edhe thmelojne despotatin e Epirit.
1272 Forcat e mbretit te Napolit pushtojne Durresin edhe krijojne mbreterine e Arberise, e para mbreteri shqiptare qe prej rrenies se Ilirise.
1385 Qeveritaret shqiptare te urresit ftojne forcat otomane te nderhyjne kunder rivaleve te tyre.
1389 Shqiptaret i bashkohen ushtrise ballkanike te drejtuar prej Serbeve qe u mund prej forcave otomane ne betejen e Kosoves.
1405 Gjergj Kastrioti lindi. (?)
1443 Pas humbjes se nje beteje ne Nish, Skenderbeu sebashku me nje grup shqiptaresh luftetare ndahen prej ushtrise turke edhe kthehen ne Kruje.
1444 Principatat shqiptare bashkohen ne Lezhe nen Skenderbeun, i cili shpallet si kreu i rezistences shqiptare.
1449 Shqiptaret nen Skenderbeun, debojne forcat otomane nen drejtimin e Sulltan Muratit II-te.
1468 Skenderbeu vdes.
1478 Kruja bie nen turqit osmane; e pasuar prej Shkodres vitin tjeter. Si rrjedhim shume shqiptare mergojne ne Itali te jugut, Grqi, Egjipt edhe tjeter kund; shume te mbretur detyrohen te kthehen ne Islam.
Fillim i shekullit 17-te Disa shqiptare te kthyer ne Islam bejne kariere ne qeverine e perandorise otomane edhe ne ushtri. Gjate shekullit 17 edhe 18-te 2/3 e shqiptareve kthehen ne Islam.
1822 Prijesi shqiptar, Ali Pasha i Tepelenes vritet prej agjenteve otomane per shkak te provokimit per pavarsi.
1830 1000 drejtues shqiptare te ftuar te takohen me gjeneralin otoman, i cili vret afro gjysmen e tyre.
1835 Porta otomane e ndan Shqiperine e populluar ne kater vilajete, ne ate te Janines, Manastirit, Shkodres edhe Kosoves me administratore otomane.
1861
Shkolla e pare e njohur te perdore gjuhen shqipe gjate koheve moderne hapet ne Shkoder.
1877-78 Traktati i shen Stefanit, i firmosur pas luftes Ruso-turke, i dha zona te populluara prej shqiptareve Bullgarise, Malit te Zi edhe Serbise; Por Austro-hungaria e ndalojne zbatimin e Traktatit. Prijesat shqiptare takohen ne Prizeren. Kjo Lige mbeshteti autonomin per Shqiperine. Ne kongresin e Berlinit, Fuqite e medha i rikthehen traktatit te Shen Stefanit edhe e ndajne Shqiperine midis disa shteteve. Liga e Prizerenit fillon te organizoje rezistencen ndaj vendimeve te Traktit te Berlinit qe cenonte shqiptaret.
1881 Forcat otomane shtypin rezistencen e luftetareve shqipetare ne Prizeren. Drejtuesit e Liges edhe familjaret e tyre arrestohen edhe deportohen.
1897 Autoritetet otomane zhbejne riaktivizimin e Liges se Prizerenit, ekzekutojne drejtuesin e saj edhe shkaterrojne librat ne gjuhen shqipe.
1908 Intelektualet shqiptare takohen ne Manastir, ne Kongresin e Manastirit per te standartizuar alfabetin shqiptar, duke perdorur germat latine. Deri me atehere ishin ne perdorim germat latine, cirilike edhe ato arabe.
1912 Maj. Shqiptaret ngrihen kunder autoriteteve otomane edhe marrin Shkupin. Tetor, fillon Lufta e pare Ballkanike, edhe prijesit shqiptare afirmojne Shqiperine si nje shtet i pavarur.
Nentor. Delegatet shqiptare ne Vlore shpallin Pavaresine e Shqiperise edhe krijojne Qeverine e perkoheshme. Dhjetor-konferenca e ambasadoreve ne Londer fillon punimet edhe shqyrton fatin e Shqiperise.
1913 Maj, Tratati i Londres mbaron me luften e pare ballkanike, e duta fillon ne Nentor. Traktati i Bukureshtit mbaron luften e dyte ballkanike. Fuqite e medha njohin pavaresine e Shqiperise. Por injorohet ndarja e zonave sipas numrit te popullsise, edhe keshtu gjysma e territoreve te banuara prej shiptareve (si Kosova edhe Cameria) ndahen midis Malit te Zi, Serbise edhe Greqise.
1914 Princi Wilhelm Wied-i nedoset si kreu i shtetit shqiptar prej Komisionit te kontrollit nderkombetar. Drejtimi i tij mbaron brenda gjashte muajve me fillimin e Luftes se pare boterore.
1918 Lufta e pare boterore mbaron, me ushtrine italiane qe ka pushtuar pjesen me te madhe te Shqiperise, edhe serbet, greket edhe francezet duke pushtuar pjesen e mbetur. Forcat italiane edhe jugosllave ndeshen per dominim te Shqiperise. Ne Dhjetor, drejtuesit shqiptare takohen ne Durres per te diskutuar interesat shqiptare ne Konferencen e paqes ne Paris.
1919 Serbet sulmojne qytetet shqiptare; shqiptaret i nenshtrohen nje lufte guerilase. Shqiperise i mohohet perfaqesimi zyrtar ne Konferencen e Parisit; marreveshesit britanike, franceze edhe greke vendosin ta ndajne Shqiperine midis Greqise, Italise edhe Jugosllavise. Ky vendim u votua edhe prej presidentit amerikan Wilson.
1920 Janar. Drejtuesit shqiptare takohen ne Lushnje edhe refuzojne ndarjen e Shqiperise prej Traktit te Parisit, duke paralajmeruar se shqiptaret do te merrnin armet per te mbrojtur territorin e tyre, edhe krijojne parlamnetin bikameral. Shkurt. Qeveria shqiptare zhvedoset ne Tirane, qe behet edhe Kryeqyteti. Shtator. Shqiptaret detyrojne italianet te zmbrapsen edhe te braktisin pretendimet territoriale ndaj Shqiperise. Dhjetor. Shqiperia pranohet ne Lidhjen e kombeve si nje shtet severen edhe i pavarur.
1921. Nentor. Trupat jugosllave pushtojne Shqiperine; Komisioni i lidhjes se kombeve detyron terheqjen e forcave jugosllave edhe riafirmon pavaresine e Shqiperise.
1922 Gusht. Patriarkana Ekumenike e Konstantinopolit njeh Autoqefaline e Kishes Ortodokse shqiptare. Shtator. Ahnet Zogu njihet si Kryeminister.
1923 Muslimanet suni shqiptare nderpresin lidhjet me Stambollin edhe zotohen per prioritet te interesave te vendlindjes.
1924 Mars. Partia zogiste fiton zgjedhjet per asamblene kombetare, por Zogu terhiqet pas nje skandali financiar edhe nje tenative per atentat. Korrik. Nje revolte fshatare merr kontrollin ne Tirane. Ndersa Zogu arratiset ne Jugosllavi. Dhjetor. Zogu, i mbeshtetur prej forcave jugosllave, rikthehet ne pushtet edhe fillon te zbuse demikracine parlamentare. Noli arratiset per ne Itali.
1926 Italia edhe Shqiperia firmosin traktin e Tiranes, qe garantonte pozicioni politik te Zogut edhe kufijte e Shqiperise.
1928 Zogu ben presion mbi parlamentin qe te shperbehet, edhe nje asamble kushtetuese e shpall Shqiperine mbreteri edhe Zogu behet Zogu I, "Mbreti i shqiptareve".
1931 Zogu refuzon te rinovoje traktin e Tiranes, ndersa italianet vazhdojne me presione politiko-ekonomike.
1934 Pas marreveshjes tregetare me Jugosllavine edhe Greqine, Italia pezullon ndihmat ekonomike, edhe tenton ta kercenoje Shqiperine.
1935 Musolini ben dhurate prej 3. milion franga ari ndaj shqiperise. Ndihma te tjera ekonomike vijojne.
1939 Musolini i ben ultimatum Shqiperise. Prill. Trupat e Musolinit pushtojne Shqiperine. Parlamenti shqiptar voton per bashkimin e Shqiperise me Italine; Zogu arratiset per ne Greqi.
1940 Ushtria Italiane sulmon Greqine nepermjet Shqiperise.
1941 Prill. Forcat gjermane, me mbeshtetjen e Italise edhe te aleateve te tjere mundin Greqine edhe Jugosllavine. Nentor. Formohet PKSh edhe E. Hoxha zgjidhet kryetar i saj. |
| |
|