Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?

Shko poshtë 
+15
an-di
xhavo_
Ilmi Veliu
laloni
isuf ramadani
murturi
E_Bukura
meli
Sofra
Thyama
Agrone
socratus
MUHAMETII
Aldo
tasholli
19 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
tasholli
Fillestar/e
Fillestar/e
tasholli


Male
Numri i postimeve : 36
Age : 34
Vendi : prishtina
Registration date : 26/02/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptyFri Feb 27, 2009 10:25 pm

Qysh para 1400 viteve zbriti Kur’ani dhe ndaloi ngrënien e mishit të derrit. Lidhur me këtë çështje kanë zbritur ajete të shumta të Kur’anit, ku Allahu, xhele shanuhu, thotë: “(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që thërret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijën dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.” (El- Bekare: 173);


Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që thërret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja(nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut…” (El- Maide: 3);

Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.” (El-Ena’m: 145); Dhe erdhi ajeti tjetër Kur’anor i cili sqaron se, po qe se Allahu, xhele shanuhu, hidhërohet ndaj një populli, i shndërron ata në majmuna dhe derra, siç është fjala e të Lartmadhëruarit: “Thuaj: "A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shdërroi në majmunë e në derra, e i bëri të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.” (El-Maide: 60) Zbritja e këtyre ajeteve ishte e mjaftueshme për muslimanët që t’i largohen mishit të derrit.
Trupi i njeriut është si një motor dhe makineri e mrekullueshme e krijuar nga Allahu i Madhëruar. Pa dyshim Ai e di më së miri se si duhet të punojë kjo makineri. Me zhvillimin e shkencës u vërtetua se shkaku i ndalesës së mishit të derrit është në dëmet e mëdha që i sjell ai njeriut
Nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu transmetohet se i Dër¬guari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam, ka thënë: “All-llahu, me të vërtetë, ka ndaluar alkoolin dhe fitimin nga alko¬oli dhe ka ndaluar ngordhësirën dhe fitimin nga ajo, dhe ka ndaluar mishin e derrit dhe fitimin nga ai.” (Shënon Ebu Davudi)
Njerëzit dhe kafshët, pak a shumë ndikohen nga ushqimet që hanë. Është sugjeruar se njëra ndër arsyet për ndalimin e ushqimit me mish derri qëndron në natyrën e derrit. Ligji islamik në përgjithësi ndalon ushqimin me mish të mishngrënësve (karnivorëve) si: të luanit, aligatorëve, shqiponjave dhe skifterit dhe lejon ushqimin me mish të barngrënësve (herbivorëve) si: lopëve, deleve, pulave dhe pëllumbaveP.sh. macja, qeni, luani, që ushqehen me mish janë paksa të egër dhe shqyes; ndërsa delja, dhia, deveja, që ushqehen me barishte janë më të buta dhe më paqësore.
Kjo është e vlefshme dhe për njerëzit. Është vërejtur se ata që ushqehen me mishin dhe nënproduktet e derrit në përgjithësi janë më të rreptë, ndërsa të tjerët janë më të urtë e më të butë nga natyra. Derri është një kafshë që nuk ka xhelozi për femrën e tij. Tek njerëzit që vazhdimisht përdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozisë pakësohet ose shuhet plotësisht.
Filozofi francez Savorin, e pranon dhe e vlerëson ndikimin e të ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotë: "Më thuaj mua se çfarë ha që unë të them se çfarë je ti."

Derri është më i rrezikshëm për njeriun se sa luftërat apo katastrofat natyrore-cek revista franceze “Science”. Ajo shton se derri formon lloje të virusëve lymak-lymor të cilët janë të rrezikshëm dhe në shumicën e rasteve e çojnë njeriun në vdekje. Këta virusë, sipas kësaj reviste kanë shkatërruar më shumë se 20 milionë persona në Evropë në periudhën mes viteve 1912 dhe 1918. Revista vërteton se pjesa dërmuese e personave që marrin këtë virus janë fëmijët prej dhjetë muajsh e deri në tetë vite. Në këtë rast virusët godasin sistemin e imunitetit të tyre (fëmijëve), dhe shkaktojnë shkatërrim të plotë shëndetësor gjatë një kohe e cila nuk e kalon 72 orëshin.


Kurse, agjensia gjermane “DPA” ka lajmëruar se 45% e rasteve të trashësisë nga e cila vuan populli gjerman shkaktohet për shkak të ngrënies së mishit të derrit dhe ka shtuar se yndyrërat e shumta në mishin e derrit shkaktojnë probleme shëndetësore të mëdha për zemrën e që zakonisht qojnë në vdekje.
Referatet mjekësore të shpallura nga qeveritë australiane, franceze dhe indoneziane deklarojnë në mënyrë të prerë, se me të vërtetë derri bart tek njeriu një sëmundje të keqe, e ajo është sëmundja (kallja e trurit japan). Revista Australiane “Medicine and science” thotë: “Me të vërtetë kjo sëmundje vetëm në Australi për një vit mbyti më shumë se 30 mijë persona”.
Sipas studimeve që bënë shkencëtarët e degës së mikrobiologjisë të universitetit “COLUMBIA”në shtetin Ohio të Amerikës, derri bart një virus i cili quhet “HINDRA” e ky virus bartet tek njeriu përmes ngrënies së mishit të derrit. Studimi ka vërtetuar se ky virus jeton në shkallë të ndryshme nxehtësie, dhe edhe gjatë procesit më të mirë të gatimit të mishit të derrit ky virus nuk zhduket lehtë pasi është e vështirë ndarja e këtij virusi nga “ADN-ja” e qelizave të mishit të derrit.
Studimi tregon se ky virus shkakton dobësimin e imunitetit te njeriu.


Shkenca moderne ka identifikuar edhe aspekte të tjera të dëmshme nga mishi i derrit. Sëmundja e quajtur trikinoza shkaktohet nga skrraja e quajtur trichinella spiratis që kryesisht gjendet tek derrat. Njerëzit zakonisht infektohen duke ngrënë larvën në mishin e derrit të pazier apo të zier si dhe në produktet e mishit të derrit. Lëngjet e lukthit e lirojnë larvën, e cila shpejt piqet dhe shumohet. Brenda 4-5 ditësh femra e rritur fillon të lirojë larva që shpërndahen përmes gjakut në trup. Larva që arrin tek muskujt shiritor vendoset aty dhe mbetet në atë gjendje për vite të tëra. Vdekja mund të shkaktohet brenda 2-3 javësh me infeksione të mëdha; por më shpesh shkaktohet brenda 4-8 javë nga komplikimet e mëdha në zemër apo pneumoni. Pavarësisht nga zvogëlimi i dukshëm i përhapjes së trikinozës tek njerëzit në SHBA, në vit ka 150 000 raste infektimi. Infektimi me shiritin e derrit- taenia solium mund të jetë me komplikime nga cisteseroza për të cilin nuk ka shërim specifik. Ndër shenjat e saj janë epilepsia në mes atyre që jetojnë në një zonë endemike për shiritin e derrit.

Mishi i derrit është një mish me shumë dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon në gjak dhe në një të ardhme rrezikon shëndetin e njeriut. Kjo yndyrë që shëtit nëpër damarët e njeriut, bëhet shkak për rritjen e tensionit të gjakut (hipertension), bllokimin e damarëve dhe për infarkt të zemrës.
Në mishin e derrit gjendet dhe një lëndë e dëmshme e quajtur "Sutoksin". Për t'u hedhur jashtë trupit tonë kjo lëndë që hyn me mishin e derrit, duhet që gjëndrat limfatike të punojnë më tepër. Tek fëmijët kjo gjendje bëhet shkak për qelbëzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fëmijës së sëmurë fryhet në mënyrë anormale dhe ngjan me atë të derrit. Për këtë arsye kësaj sëmundje "skrofuloz" i vihet dhe emri "sëmundja e derrit". Me avancimin e sëmundjes të gjitha gjëndrat limfatike në trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet një gjendje e rrezikshme.
Mishi i derrit është i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij në trupin e njeriut hyn një sasi më e madhe se normalja. Ky squfur i tepërt depozitohet në pjesët kërcore, në muskuj dhe nerva, dhe në artikulacione (kyçe) shkakton inflamacion, prishje të tyre dhe sëmundje të tjera. Në qoftë se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesët e forta kërcore në trup fillojnë të dobësohen dhe me kohë shtypen nën peshën e trupit, dhe kështu kyçet (artikulacionet) prishen. Duart e njerëzve që konsumojnë vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e në to formohen shtresat e dhjamit. Nëse një sportist vazhdimisht ha këtë mish, bëhet dembel, ndien lodhje dhe lëviz më pak e më ngadalë. Disa futbollistë për pasojë kanë humbur edhe profesionin e tyre.
Hormoni i rritjes, është një tjetër lëndë që gjendet me shumicë në trupin e derrit. Derrkuci kur lind është disa qind-gramë por brenda 6-muajsh shkon në 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtë bëhet shkak për infeksion dhe enjtje në organe të ndryshme. Gjithashtu bëhet shkak për një rritje anormale në kockat e duarve, të këmbëve, hundës, dhe nofullave si dhe shkakton dhjamosje të trupit. Efekti më i spikatur i hormonit të rritjes së derrit është krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e kancerit. Personat të cilët merren me therjen e derrave thonë se pas një moshe të caktuar derrat meshkuj në përgjithësi preken nga kanceri.
Mishi i derrit përmban lëndët e quajtura "histamin" dhe "imtidazol", lëndë të cilat shkaktojnë ndjenjën e kruajtjes në lëkurë. Kjo përgatit fushën për sëmundje lëkure si: ekzema, dermati, neuro dermati.


Gjithashtu, këto lëndë rrisin mundësinë që njeriu të preket edhe nga sëmundjet e mëposhtme: apandesiti, sëmudje të tëmthit e rrugëve të tij, infeksion të damarëve, etj. Për këtë arsye doktorët i rekomandojnë të sëmurëve të zemrës (sëmundje kardiake) që të mos hanë mish derri në mënyrë absolute.

Një nga sëmundjet e rrezikshme që i kalon njeriut me anë të mishit të derrit është edhe "Trishina". Derrat e marrin këtë sëmundje kur hanë minj ose mishin e derrave me shirit. Shiriti nuk shkakton sëmundje të rëndësishme tek derrat, por kur kalon tek njeriu shkakton një sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Krimbat e vegjël të trishinës që merren me mishin e derrit, nga stomaku dhe zorrët kalojnë në gjak dhe kështu përhapen në të gjithë trupin. Në veçanti vendosen në nofull, gjuhë, qafë dhe në muskujt në zonën e kraharorit. Ata shkaktojnë paralizë në muskujt e përtypjes e të të folurit. Gjithashtu, shkaktojnë bllokim në damarë dhe meningjit (qelbëzim i cipës së trurit). Në disa raste të rënda përfundimi është vdekja. Ana më e keqe e kësaj sëmundjeje është se nuk ka një mjekim të caktuar. Sëmundja e trishinës, është e përhapur veçanërisht në vendet ku konsumohet mishi i derrit. Me gjithë kontrollet e rrepta të veterinerëve në Norvegji, Angli dhe Poloni vërehen epidemitë e trishinës. Për vendet islame kjo sëmundje është e panjohur pasi muslimanët nuk e përdorin mishin dhe nënproduktet e derrit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo


Male
Numri i postimeve : 490
Age : 37
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptyFri Feb 27, 2009 10:34 pm

thojn qe nuk e hajn mishin e derrit sepse derri han .....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 12:19 am

Feja Islame ndalon cdo gje qe eshte ne dem te njeriut, shoqerise, ambientit dhe cdo gje tjeter qe eshte ne kundershtim me nje norme te cilen e ka percaktuar Zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 1:08 am

Tungjatjeta i respektuari Muhametii.

Perseri jeni ne gabim kur pretendoni :

Cito :
Feja Islame ndalon cdo gje qe eshte ne dem te njeriut, shoqerise,
ambientit dhe cdo gje tjeter qe eshte ne kundershtim me nje norme te
cilen e ka percaktuar Zoti.

Do deshiroj nje pergjigje te thjesht mbi kete pyetje:
- Duke u bazuar nga shkrimi juaj Feja islame a e ndalon pirjen e Duhanit?

Qellimi i kesaj pyetjeje nuk eshte deshira per tju zen ngusht por deshira qe te filloni te perfaqesoni fejen tuaj drejt e jo te spekuloni.

Sinqerisht
Socratus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 8:28 am

esht e thjesht por jo te gjith e din se derri esht e vetmja kafsh si njeriu qe nuk han vec vegjetal pershemull mafiozet kur dojn te shdukin nje person ja hellin thive se ato hajn gjithca e esht kjo arsyja jo qe esht i piset si kujtojn ca
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 8:48 am

pershendetje z.muhamed

mua me duket qe ju flisni per fe por pa e njoftur ate e me keni lan pershtypjen qe me te vertet nuk jeni te zoti ti pergjigjeni kesaj pyetje te cilen ju a kam drejtuar dhe un para se te hapej kjo tem e nuk me keni kthyer pergjigje pra un kam arrlur ne mendimin qe ju nuk e njifni fen per te cilen flitni per kyt me sqaroni, ju thoni vtem se zoti ka then keshtu e keshtu duhet ber e jo se esht me mir o me keq

rrespekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 5:05 pm

Tungjatjeta Agrone

Keni sjell nje material interesant, dhe besoj qe do ndikoj ne mos ngrenjen e tije ne te ardhemen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 5:09 pm

Kesaj pyetje nuk din ti pergjigjet as vet muslimani me i mire, ose nese din, arsyetimet me duken shume qesharake!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 5:12 pm

Tungjatjeta
Ateher ndoshta me mire do i pergjigjet dikush qe e ha, te na tregoj se a ka ndonje ndikim negativ apo te na tregoj per perparsit qe i ka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 5:22 pm

Socratus, njeri nder arsyetimet qe i ndegjoj apo lexoje eshte se, mishi i derrit eshte shume i yndyrshem, dhe si rrjedhoj e kesaj eshte i demshem per organizmin e njeriut. Kjo deri diku eshte e vertete, ame jo per sot. Ndoshta per ate kohe, para mijera viteve po, sepse ka pasur munges te ujit si dhe kan udhetuar dhe ka qen shume nxeht. Per sot bije posht kjo, sipas meje.
Po supozojme se eshte i demshem, sidomos per ata qe se kan perdor asnjehere, duke i perjashtuar ata qe perdorin gjithnje. Une personalisht nuk e e konsumoj, sepse i takoj nje familje muslimane, por me ka ndodhe pa dijenin time ne Shqiperi, kam henger mish derri dhe i kam lepij gishtat dhe nuk e kam kuptu deri sa me kan thene. Raste te ketilla u kan ndodhe edhe shume kujt dhe se kan kuptu, e as qe kan pas probleme me organizem diqka pas kesaj! Atehere...??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 5:41 pm

Tungjatjeta:

Ne shkrimin e sjellur nga z.Tasholli
Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.” (El-Ena’m: 145)

kushtoni rendesi pjeses se hijezear
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 5:59 pm

Socratus, ate e kam parasysh edhe une njejt kam thene. Edhe uje me pi jashte mase te ben dem. Ame jo qysh po thojne disa te tjere ketu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Thyama
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Thyama


Male
Numri i postimeve : 91
Age : 47
Vendi : ngat juve
Registration date : 09/02/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Feb 28, 2009 10:37 pm

mishi derrit te ben pak derr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySun Mar 01, 2009 2:09 pm

pershendetje thyama

mos ke par gje filmin e ulises
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySun Mar 01, 2009 2:10 pm

po per guzhinen e sodit cfar mendoni?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySun Mar 01, 2009 10:07 pm

Tungjatjeta

Pa dyshim ka elemente qe i bejne deme organizmit,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySun Mar 01, 2009 10:19 pm

tungjatjeta

nje dit po ndigjoja ne televizor besoj qe ta keni ndigjuar dhe ju qe per ushtaret qe shkoshin ne misione si ato ne afganistan do i paiseshin me ushqime te cilet nuk po i permend emrin se vet emri nuk esht i bukur e po flishin qe nje prej tyrer ka me shum vitamina se nje bistek e po beshi plane per te vu ne praktik forrnizime te tillaqfar mendoni ju per nje gje te till?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptyMon Mar 02, 2009 12:33 am

Është i dëmshëm por jo vetëm mishi i derrit... të vetmit mishëra të cilët nukjanë të dëmshëm janë i peshkut, kalit dhe i dhisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptyMon Mar 02, 2009 1:04 pm

por ne ham gjith ato llojra gjerash, mish dele kalimare e fruta deti bretkoca e kermij un per vedin nuk i haj por po bej ne shemul hajm mishin e lopes te vicit te pules le lepurit e te shum gjallesave te tjera per mas te flasim cfar hajn kinez, afrikan e tajlandez e nuk ka then kush se bejn dem ate qe un shkrujta me siper e nigjova te televizor e kjo ide kite lind nga ushqyesit pershembull, peshkaqenin kinezet e hjn me rrecet doktori se kujtojn se peshkaqeni te sheron nga kanceri e me peshkaqenin ato bejn dhe ilaqe per ato persona qe jan te prekur nga kjo semundje prandaj dveta cfar mendoni per guzhinen e sotme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptyMon Mar 02, 2009 1:39 pm

Une mendoj se mishi i derrit eshte i demshem esht shum i yndyrshem per ate mendoj se ka ardh deri te ndalesa e ti e jo se ka then zoti mos e ha.

Po jua tregoj nje tregim se e kam degju prej gjyshit tim se qysh ka adh deri te ndalesa e mishit te derrit tek muslimanet,ndoshta edhe mund te jet e vertet hahaahah.
Perpara kur kan luftu ushtria e kan fitu luften edhe e kan festu fitoren,tash qysh behet nji fest me raki nat koh me mish,kan pas mish derri edhe raki ,kur kan pi mire e hanger jan ba tap edhe ja kan nis me liftu ne mes veti.E thojn se prej athershi e kan ndalu muslimanet rakin edhe mishin e derrit.
Mos e merrni si te vertet veq e thashe e theme asht hahaha .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptyFri Mar 06, 2009 9:49 pm

Ngase eshte i demshem per organizmin e njeriut. Posedon yndyr shume. Te pakten, ne ate kohe ka qen shume i demshem kur e kemi parasysh se ka pasur munges te ujit dhe udhetimeve ne kembe, ka qen nje gje shume e drejte te ndalohet mishi i derrit. Ndersa per sot, nuk di c'te theme ! Por, prap nuk eshte i shendetshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Mar 07, 2009 3:48 am

Whats Up Të parët tanë nuk e kanë pasë ditur urtësinë e ndalimit të mishit të derrit, megjithatë nuk e hanin atë të shtyrë nga besimi dhe bindja ndaj All-llahut. Ndërsa neve sot, zbulimet mjekësore na kanë dhënë fakte të mjaftueshme për dëmet e mëdha që sjell ngrënia e tij, e megjithatë ato nuk i mjaftojnë logjikës njerëzore të largohet ngrënies së mishit të tij.

Shkenca ka zbuluar se muskujt e mishit të derrit përmbajnë një etapë virusale të shiritit të derrit, gjatësia e të cilit mbërrin afërsisht nga 6-8 m. Këto krimba rriten në muskujt e derrit dhe kalojnë të njeriu nëpërmjet të ushqyerit me to. Ky krimb (larvë), është përhapur në Evropën qëndrore dhe veriore, në Afrikë dhe Azinë qëndrore.


Si rezultat i kësaj larve, lind tek njeriu i sëmurë një ndjenjë e vazhdueshme urie, e cila ndonjëherë mund të arrijë në gradën e epilepsisë nga nevoja {shtytja ) e jashtëzakonshme për ushqim.

Megjithë të ngrënët e shpeshtë e të shumtë ankohet për rënie peshe dhe vuan nga anemia, madje ndërpritet rritja e trupit të tij plotësisht, nëse është në moshë të re i sëmuri herë pas herë vuan nga dizanteri e alternuar me kapsllëk, sikurse mund t'i ndodhë bllokim i zorrëve për shkak të masave të mëdha të krimbave të ngjitur në kanalet (parëtet) tretëse.

Mureve të stomakut i ndodhin çarje dhe infeksione të shumta, si rezultat i ngjitjes me "gjembat" e tyre. Gjithashtu krimbat kur mbërrijnë në gjak, helmet e tyre shkaktojnë ngacmimin e qelizave të trurit dhe i sëmuri ankohet nga dhimbje të mëdha koke, lodhje të trurit dhe ç'rregullim të logjikës.

Prej pasojave që përmendëm mund të përfytyrojmë gjëndjen e të sëmurit, i cili zakonisht ngjan i dobët, i verdhë, i pafuqishëm, jo i shëndetshëm, me tretje të ç'rregullt... e një pamje të tillë islami nuk e pranon për besimtarin.

Krahas kësaj ngrënia e mishit të derrit shkakton edhe:

Trichinosis spiral.

Infeksion të paretëve të zorrëve,

Plasje të lëkurës.

Ngrënia e mishit të derrit shkakton gjithë këto sëmundje edhe për aktin se ai përmban sasinë më të madhe të acidit urik ndër të gjitha kafshët që gjënden mbi tokë. Kafshët e tjera e sekretojnë këtë lendë në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet urines, ndërsa trupi i njeriut e sekreton 90% të kësaj lëndë me ndihmën e dy veshkave. Derri nuk mund të nxjerrë veçse 2% të kësaj lëndë, dhe pjesa e mbetur bëhet pjesë e mishit të tij. Për këtë arsye derri ankohet nga dhimbja e kycave, reomatizma dhe sëmundje të tjera analoge. (te ngjashme).

Dr Hans Henrich Reckëeg bëri një eksperiment me mishin e derrit, eksperiment të cilin na e përshkruan kështu: "Vendosa të bëj eksperimente më bindëse me kafshë eksperimentale. Për këtë bleva një fis minjsh të bardhë dhe i futa në tridhjetë enë prej qelqi dhe bëra eksperimente të ndryshme ushqimi në grupe të ndryshme. Rezultatet i përshkrova në librin tim "Homotoksinet dhe homotoksitet - bazament i një sinteze të medicines. " 1995.

Minjtë eksperimentalë të ushqyer me mish derri kanë prirje për kanibalizëm.

Gjatë rritjes së tyre u paraqit kanceri në pjesë të ndryshme të trupit të tyre. Edhe minjtë e ushqyer me ushqim të rëndomtë, kishin shenja të sëmundjes, u molepsën por jo me kancer, kanibalizëm dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse. Pasi kisha përfituar njohuri të shumta mbi veprimin toksik të mishit të derrit, treguan edhe prova të tjera mbi veprimin helmues të tij. U njoftova që qentë eracës "bokser" nuk guxojnë në asnjë mënyrë të ushqehen me mish derri, sepse sëmuren shpejt me sëmundje të lëkurës dhe të organeve të brendshme.

Eksperiment i ngjashëm ushqimi është bërë edhe me kafshët e cirkut, posaçërisht me luanin dhe tigrin. Kur këto kafshë ushqehen me mish derri bëhen përtacë e të majmë, përveç kësaj vuajnë prej tensionit të lartë të gjakut, gjakderdhjes nga hundët e cila më pas bëhet shkak i vdekjes së tyre.

Një pronar i rritjes se troftave më tregoi se është në gjëndje që për një ditë t'i zhdukë të gjitha trofat e tij duke i ushqyer me mish të grimcuar derri .

Ai gjithashtu tregon: "Ky tregim është rezultat i një eksperimenti të padëshiruar. Për këtë më kanë informuar kolegët e mi që kanë marrë pjesë direkt në të. Gjatë luftës së dyte botërore në frontin verior Afrikan që e drejtonte gjeneral fermarshall Romel u sëmurën shumë ushtarë gjerman nga e ashtuquajtura "ulcera tropike" d. m. th prej të thatit në kofshën e këmbës, si pasojë e së cilës bëheshin të paaftë për luftë. Ata shtroheshin disa javë nëpër spitale dhe së fundi i largonin prej frontit.

Mjekët i provuan të gjitha metodat e shërimit si hemoterapine etj por të gjitha ishin të pasuksesshme. Pastaj mjekëve u lindi ideja se i thati në këmbë paraqitet dhe ka lidhje me ushqimin pasi popullata vendase nuk ishte përfshirë nga kjo sëmundje. Menjëherë u mor vendimi që ushtarët të ushqeheshin pa mish derri. S'kaloi shumë kohë dhe kjo sëmundje u zhduk.

Fakti që mishi i derrit është i dëmshëm dhe shkakton helmime, më ishte bërë i njohur që para luftës. Atëherë pranoja se mishi i freskët i derrit ishte i dëmshëm por jo edhe mishi i thatë, suxhuku dhe prodhime të tymosura të mishit të derrit. Kjo lajthitje më ndodhi sepse mishi i freskët i tij shkaktonte sëmundje akute, ndezjen e zorrës së verbër, ndezjen e fshikëzës së urines, ulcerën si dhe shumë sëmundje të tjera në organet gjenitale.

Disa vite më vonë mu dha rasti të mësoj nga eksperimenti i ndërrimit të ushqimit popullsisë së përgjithshme gjermane.

Ky eksperiment i padëshiruar i ndërrimit të popullsisë ndodhi vitet e para gjatë dhe pas luftës së dytë botërore.

Gjatë viteve të varfërisë, gjatë luftës dhe veçanërisht pas saj që me reformën monetare të vitit 1948, kur arriti kulminacionin populli Gjerman ishte i shëndetshëm. Të paktë ishin ata që kishin mundësi të ngopeshin. Mish derri s'kishte aspak, ndërsa mishi në lloje të tjera ishte në sasi të vogla; kurse bukë, pemë dhe perime në sasi të bollshme.

Gjatë asaj kohe s'kishte asnjë rast të zorrës se verbër, asnjë rast të ndezjes së mshikëzës. Po ashtu u zhdukën sëmundje si reuma, infarkti, tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet ngjitëse etj.

Por menjëherë pas reformës monetare, kur mishi dhe dhjami i derrit përsëri u gjendën në treg me sasi të mjaftueshme, ndërroi tërësisht pasqyra shëndetësore e mbarë popullatës Gjermane.

Të gjitha llojet e sipërpërmendura, filluanë të bëjnë kërdinë në popullsi.

Veçanërisht tmerruese ishte shtimi i madh i të sëmurëve prej kancerit. Shumë pacientë të moshës 60-70 vjeçare, të cilët deri atëherë kishin jetuar pa vështirësi u sëmurën papritmas. Në organet e tretjes e më vonë u paraqitë dhe kanceri.Zhvillimi i këtyre ngjarjeve ishte aq instiktiv e biologjikisht i kuptueshëm saqë prej tyre kishte udhëzime të sigurta se prejardhja e këtyre sëmundjeve ka lidhje me helmimin. për këtë kanë raportuar edhe në revistën mjekesore të Mynihut nr, 12. 1952, në punimin tim të parë mbi homatoksinet.

Pas shumë vitesh me eksperiencë më të madhe, u vërtetua se shumë sëmundje si artriti, artroza dhe sëmundje të tjera tek gratë kanë lidhje me konsumin e mishit të derrit

Përveç kësaj derri me ndyrësinë e tij, përhap shumë sëmundje më kryesoret e të cilave janë:

Dizanteria

Fruthi i derrit

Krimbat e peshkut.


Ata qe nuk e han mishin e derrit mos ta lexojn:whatsup:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Mar 07, 2009 3:50 am

RREZIQET E MISHIT TË DERRIT
Dr. Haluk Nurbakii
Specialist i radioterapisë - radiobiologjisë

"(All-llahu) ju ka ndaluar juve (të hani) vetëm të ngordhtën (cofëtinën), gjakun, mishin e derrit, dhe atë që therret jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet Allllahu fal, është mëshirues", (el-Bekara : 173).

Fakti se derrat janë kafshë të papastra (të ndyta), e në veçanti pse bartin qeskën (cistin ) e një paraziti të famshëm trishina , janë tregues i mjaftueshëm se ne duhet t'i shmangemi çdo kontakti me ta në jetën tonë të përditshme. Megjithëkëtë, madje edhe në shoqëritë që me vite të tëra e kanë ndaluar qarkullimin e mishit të derrit, disa individë kanë filluar të thonë se "mund të konsumohet pas një inspektimi të hollësishëm të veterinarit".

Po mirë, ç'janë arsyet reale që e ndalojnë (e bëjnë haram) konsumimin e mishit të derrit?

Studimet shkencore që janë kryer 25-30 vitet e fundit i kanë zbuluar arsyet e këtij vendimi, kurse shkencëtarët e kanë shikuar me habi këtë saktësi të mbinatyrshme të Kur'anit lidhur me këtë çështje. Për këtë arsye, në fillim dëshiroj t'i përmbledh e rendis elementet përbërëse të derrit që e dëmtojnë shëndetin e njeriut.

Mjeku gjerman Hans Heinrich Reckeweg , në mishin e derrit ka identifikuar një proteinë të re e të huaj të quajtur sutoksin , e cila shkakton alergji të ndryshme. Ky helm shkakton sëmundje alergjike si ekzemën dhe ekzantemën (shpërthimin) astmatike . Në qoftë se doza e sutoksinit është e ulët, i hap rrugë lodhjes e raskapitjes trupore dhe dhimbjes së nyjeve. Në këtë kontekst, në qoftë se mendojnë e llogarisin mirë ata që pohojnë se mishi i derrit është më ekonomik, do të shohin se, nga aspekti i pakësimit të forcës produktive në punë, do t'u dalë mishi më i shtrenjtë.
Ky ndikim i mishit të derrit është shënuar gjithnjë në eksperimentet e ndryshme të kafshëve. Kjo veti paraqitet nga çrregullimi që ndodh në sistemin limfatik të kafshës, si rezultat i ngrënies së vazhdueshme të ushqimeve të ndotura me bakterie. Do t'i rikthehemi kësaj teme më poshtë.

Në mishin e derrit ekziston sasi e madhe e mukopolisakaridit. Meqë kjo lëndë është e pasur me squfur, edhe kjo shkakton dhimbje të nyjeve. Më tutje, hormoni i rritjes ka një përqëndrim shumë të madh te derrat, çka rezulton me deformime trupore abnormale te njerëzit që vazhdimishte konsumojnë mishin e derrit.

Një sëmundje tjetër serioze që e përcjell mishi i derrit është virusi SHAPE (shapi) . Kjo sëmundje gjen vend në mushkërinë e bardhë të derrit. Për këtë arsye, në shumë vende evropiane është ndaluar ngrënia e mushkërisë së bardhë të derrit. Kurse, te ushqimet si suxhuku, sallami etj. rreziku për t'u infektuar nga ky virus është shumë i lartë.

Te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, trupi i tyre merr formë gypi apo cilindri. Studimet që i ka bërë prof. Lettre lidhur me lëndët radioaktive, ka konstatuar se ushqimet tregojnë prirje të përqëndrohen në inde të përngjashme me indet të cilave u përkasin. Kurse kjo, po e vërteton mendimin se te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, akumulimi i dhjamit te ta është më i përqëndruar në vithet e tyre.

Tani, le të kalojmë te tema e trishinës që është një sëmundje tejet e rrezikshme, e bartur nga mishi i derrit. Në librin e tij me titull This Wormy World (Kjo botë e krimbur), shkencëtari Stahl, ka shënuar se në botë ka afro 30 milionë viktima të trishinës. Sëmundja e trishinës, përkundër asaj që mendohet, nuk shkakton cist vetëm në tru. Te kjo sëmundje e përcjellur nga derri, meqë shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, vërehen barkqitje si te kolera, tifoja e të tjera sëmundje dhe shkakton vdekjen e menjëhershme. Ajo shpesh vendoset nëpër muskuj duke shkaktuar dhimbje të rënda muskujsh.
Një sëmundje tjetër që bartet prej mishit të derrit është edhe shiriti i derrit . Është më i rrezikshmi prej të gjithë krimbave të zorrëve.

Tani le të kalojmë në ndikimin më të rrezikshëm të mishit të derrit për shëndetin:

1) Mishi i derrit e rrit sasinë e yndyrës në gjak. Sot për sot, ushqimi më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut është dhjami i brendshëm i kafshëve. Siç dihet, te kafshët kemi dy lloje dhjamërash: i pari, është dhjami i brendshëm që shihet qartë në pjesën e sipërme të mishit, kurse i dyti, është dhjami që gjendet në masë të madhe ndër fijet e mishit. Njëherit, ky i fundit është edhe më i rëndësishmi sa i përket mishit të kafshës. Për sa i takon këtij dhjami, përqindjet dhjamore në artikujt e përditshëm ushqimorë, duken kështu:

a. Mishi i viçit.........10 %
b. Mishi i deles.........20 %
c. Mishi i qengjit.......23 %


Yndyrat që i marrim nëpërmjet mishit të kafshëve, tani për tani, konsiderohen si yndyrat që më vështirë digjen (konsumohen) në gjak. Si rezultat i kësaj vështirësie, në gjak rritet sasia e lipidit dhe kolesterinës . Në qoftë se ky nivel i lartë i këtyre lëndëve për një kohë të gjatë mbetet në gjak, së pari i ngushton enët e gjakut e pastaj i forcon (ngurtëson) ato. Sot, mendohet se faktori kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare , është marrja e gabuar (pra, në masë të madhe) e yndyrave. Tepërsia e yndyrës në gjak është një arsye shumë e rëndësishme për paraqitjen e dukurive, si: plakja, matufosja, paraliza dhe ngushtimi apo zënia e damarëve të zemrës.

Sot çdo blerës kur hy në mishtore dëshiron të zgjedhë mish pa dhjam. Mirëpo, i rrezikshëm nuk është dhjami i dukshëm, por ai që gjendet brenda fijeve të mishit. Po, tani të pyes: Kur të hyni në mishtore, nëse kasapi shet vetëm mish derri, ç'do të bëni ju? Mund ta bëni njërën prej këtyre dyjave:

a. Ose ta merrni atë mish e t'i lëshoni helm gjithë shëndetit tuaj, e në veçanti enëve të gjakut; b. Ose të thoni se jeni muslimanë e të dilni pa blerë mish, duke e marrë kështu nën garancion shëndetin tuaj.

Ja pra, me urdhrin që jua jep Kur'ani, nuk ju jep thjesht një ndalesë, por ju dhuron një mirësi të madhe shëndeti.
Është për t'u habitur pse konsumimi i mishit të derrit në Perëndim vazhdon me të njëjtin avaz edhe përkundër faktit se kjo veti, pra sasia e madhe e yndyrës në të, është gjithandej e njohur. Besoj se në këtë, faktorët ekonomikë luajnë rol vendimtar. Mirëpo, në një të ardhme shumë të afërt kjo çështje do të aktualizohet si një problem shëndetësor shumë serioz. Edhe sot, madje, në shoqëritë ku konsumohet mishi i derrit, haptas vërehet rritja e sëmundjeve kardiovaskulare. Edhe pse deri vonë kohëve të fundit, çështja e yndyrës së tepërt në mishin e derrit nuk është diskutuar nëpër qarqe publike, sot kjo është bërë mjaft aktuale. Kurse në të ardhmen shpresojmë që gjithë bota ta braktisë konsumimin e mishit të derrit.

Një e keqe e madhe që vjen nga tepërsia e yndyrës në mishin e derrit, është se harxhon në masë të madhe vitaminën E. Te njerëzit që e konsumojnë derrin, vitamina E harxhohet menjëherë dhe paraqitet një mungesë e pahetueshme e saj. Siç dihet, vitamina E ka mjaft funksione interesante, prej të cilave më e rëndësishmja është ndikimi pozitiv në gjëndrat seksuale.

Ata që konsumojnë sasi të mëdha të yndyrave, e sidomos të mishit të derrit, për një kohë të shkurtër e harxhojnë vitaminën E dhe për pasojë, nga aspekti i marrëdhënieve intime, duken të plogësht, të paafrueshëm dhe të paaftë (impotentë). Mungesa e vitaminës E në mënyrë graduale shkakton edhe pamjaftueshmërinë e vitaminës A. Paraqiten sëmundje të ndryshme të lëkurës, të të parit (syrit) etj.

Tani mbërrijmë te problemi i dytë me rëndësi për shëndetin që lind nga struktura e derrit

2) Ashtu siç përmendëm në fillim të këtij shkrimi, derri është një kafshë që ushqehet me gjëra të pista (të fëlliqta), ndaj dhe sistemi limfatik i tij gjithnjë është në veprim. Për këtë arsye, për ta mbrojtur vetveten ai është i pajisur me lëndë të ndryshme mbrojtëse që përmbajnë albuminë . Këto lëndë që paraqiten në sistemin mbrojtës të trupit dhe që studiohen nga shkenca e imunologjisë, për gjallesat e tjera janë mjaft të rrezikshme. Sepse një gjallesë që i prodhon këto proteina për t'i mbrojtur qelizat e veta, për qelizat e një gjallese tjetër janë helm. Për këtë arsye, te njerëzit që vazhdimisht ushqehen me mish derri, paraqiten sëmundje formash të ndryshme alergjike dhe ënjtje indesh. Edhe pse akoma nuk dihet me saktësi, këto lëndë ndoshta mund të shkaktojnë destabilizime shumë negative edhe në sistemin tonë limfatik.

Mbasi derri është një kafshë që infektohet nga sëmundje të ndryshme, është gati e pamundur të ushqehesh me mishin e tij e të mos i fitosh këto albumina të dëmshme të quajtura antitruptha. Sipas kësaj, mishi i derrit nuk është një artikull që mund ta hash e të ushqehesh me të, por është një helmim me paramendim, me qëllim. Është për t'u qajtur halli i atyre që e preferojnë atë vetëm sa për t'u treguar e hequr si të mëdhenj e të pamposhtur, po edhe të panënshtruar ndaj Krijuesit.

Një urtësi tjetër me rëndësi e ajetit kur'anor është se ndalesa e mishit të derrit është bërë bashkë me ndalesën e konsumimit të gjakut të derdhur e të cofëtinës. Është bërë një përngjasim midis mikrobeve e toksinave të shumta që mund të shfaqen nga mishi i derrit. Këtu ka një porosi të veçantë; na tërhiqet vëmendja në përngjasimin që ekziston midis albuminave të serumit të gjakut dhe albuminave që derri i prodhon vazhdimisht me anë të sistemit limfatik. Kështu mishi i derrit, për nga infektimi me mikrobe e fëlliqësira, është përngjasuar me konceptin cofëtinë që përmendet në ajetin kur'anor, kurse, për nga albuminat e dëmshme të serumit, është përngjasuar me konceptin gjak.

Së fundi do ta bëj komentimin shkencor të një lidhshmërie që krijohet me mishin e derrit

Shumë disa mendimtarë muslimanë kanë mbrojtur idenë se derri ështa kafsha e vetme që nuk e xhelozon dhe nuk lufton për partnerin (çiftin) e vet dhe se njerëzit që hanë mish derri janë indiferentë (të painteresuar) për nga dëshira seksuale. Ashtu siç thamë edhe më lart, harxhimi i shpejtë i vitaminës E nga yndyra e derrit, i jep kredibilitet (besueshmëri) kësaj ideje.

Një mesazh tjetër i Librit tonë të shenjtë, Kur'anit fisnik, është se ai në katër ajete të ndryshme e thekson ndalesën e mishit të derrit. Në suren el-Bekara : 173, el-Maideh : 3, el-En'am : 145 dhe en-Nahl : 115 ka urdhëresa të njëjta për ndalim. Ndalimi i katërfishtë nëpër sure të ndryshme, thekson nevojën që çdokush duhet t'i qaset me seriozitet kësaj çështjeje.

Sot, problemi i mishit të derrit ka dalur në shesh dhe qarqet shkencore me seriozitet po ia vënë gishtin këtij ushqimi të neveritshëm e të rrezikshëm.

Përktheu nga anglishtja: Mr. Rejhan Neziri
--------------------------------------------------------------------------
Marrë nga libri i autorit të ndjerë, Kur'an-i Kerim'den Ayetler ve Ilmî Gerçekler (Disa ajete nga Kur'ani fisnik dhe të vërtetat shkencore), bot. Türkiye Diyanet Vakfi, Ankara, 1993, kap. 42, f. 269-274.

"Cist-i": mjek. Fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në organet e trupit. (Sqarimet e këtyre termave i kam marrë kryesisht nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe e nga fjalorë të ndryshëm në internet).

"Trishinë-a"(Trichina): Nematodë (krimb me trup të zgjatur e të rrumbullakosur, disa prej tyre jetojnë të lirë kurse disa janë parazitë) parazite që ndodhet në zorrët e derrit, të miut e të njeriut dhe i cili prodhon larva që formojnë cist në muskujt skeletorë.

1. Vepra e tij lidhur me këtë është, Schweinefleisch und Gesundheit, 1977. "Sutoksin": Lloj i veçantë toksine (për fjalën toksinë shih fusnotën e parafundit).

"Alergji-a": mjek. Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë në të lëndë të huaja.

"Ekzemë-a": mjek. Sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me skuqjen e saj dhe me flluska a puçrra të lëngëta ose të thata.

"Astmë-a": mjek. Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve, të zemrës ose për shkaqe të tjera; shpirrë, gulçim.

"Limfë-a": anat. Lëng pa ngjyrë që mbush hapësirat ndërmjet indeve e qelizave të trupit të njeriut e të kërbishtorëve; gjak i bardhë.

"Mukopolisakarid" (Mucopolysaccharide): Tërësi polisakaridesh (lloj karbohidrati që përmban molekula sheqeri të lidhura kimikisht me njëra-tjetrën) që përmbajnë një amino grup; kryesisht shfaqen si komponenta të indeve lidhëse.

"Shap-i": veter. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që zë kryesisht gjedhin dhe që shfaqet me disa flluska në gojë, në gji e në thundër.

"Shirit-i": zool. Krimb i gjatë me trup të përbërë prej një numri të madh unazash të shtypura, që jeton si parazit në zorrët e njeriut dhe të disa kafshëve gjitare; lëvrizë.

"Lipid-i": Përbërje organike vajore që nuk tretet në ujë por që tretet në tretësirat organike; komponentë bazë strukturore e qelizave të gjalla (krahas proteinave dhe karbohidrateve).

"Kolesterinë-a": Lëndë organike me përmbajtje dhjamore, që gjendet me shumicë te yndyrat, në trutë e bagëtive, në të verdhën e vezës etj. dhe shkakton sëmundjen e arteriosklerozës, që është sëmundje kronike e cila shfaqet me trashjen dhe ngurtësimin e pjesës së brendshme të arterieve (enë gjaku që del nga zemra dhe shpërndan gjakun e pastër në gjithë pjesët e trupit).

"Kardiovaskular-e": mbi. Që ka të bëjë me zemrën dhe me enët e gjakut (arteriet, venët dhe kapilaret).

"Albuminë-a": Lëndë organike e përbërë, që gjendet me shumicë në të bardhën e vezës, në serumin e gjakut etj. dhe që është pjesa më e rëndësishme, baza e ndërtimit dhe e funksionimit të qenieve të gjalla.

"Toksinë-a": biol., mjek. Lëndë e helmët, që prodhohet nga disa mikrobe parazite në trup të njeriut, të kafshës a te bimët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Mar 07, 2009 3:52 am

Përse u ndalua mishi i derrit?

Përktheu Rasim Vrioni, Dentist

Klasifikimi i gjërave në të lejuara dhe në të ndaluara, bëhet sipas urdhërit të Allahut. Allahu (xh.sh.) disa gjëra i bën "hallall" e disa i bën "haram". Pra, feja është provim, është një propozim dhe alternativë që u jepet njerëzve. Allahu (xh.sh.) që t'i bëjë njerëzit të përshtatshëm për të hyrë në xhenet i kalon në provim.

Si arsye për t'u sprovuar

Klasifikimi i gjërave në të lejuara dhe në të ndaluara, bëhet sipas urdhërit të Allahut. Allahu (xh.sh.) disa gjëra i bën "hallall" e disa i bën "haram". Pra, feja është provim, është një propozim dhe alternativë që u jepet njerëzve. Allahu (xh.sh.) që t'i bëjë njerëzit të përshtatshëm për të hyrë në xhenet i kalon në provim. Për këtë arsye ka vendosur disa rregulla e disa gjëra të ndaluara. Gjëja themelore është bindja ndaj këtyre urdhërave dhe ruajtja nga gjërat e ndaluara. Principet e vendosura nga Allahu (xh.sh.) kanë shumë dobi si për njeriun në planin personal, ashtu edhe për njerëzit në planin e përbashkët (të shoqërisë). Ndalimi i përdorimit të mishit të derrit është një prej atyre gjërave të quajtura "haram". Kjo ndalesë përmban në vetvete shumë dobi, disa prej të cilave do i trajtomë më poshtë.

Lëndët helmuese

Mishi i derrit është një mish shumë me dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon në gjak dhe në një të ardhme rrezikon shëndetin e njeriut. Kjo yndyrë që shëtit nëpër damarët e njeriut, bëhet shkak për rritjen e tensionit (hipertension), bllokimin e damarëve dhe për infarkt të zemrës.
Në mishin e derrit gjendet dhe një lëndë e dëmshme e quajtur "Sutoksin". Për t'u hedhur jashtë trupit tonë kjo lëndë që hyn me mishin e derrit, duhet që gjëndrat linfatike të punojnë më tepër. Tek fëmijët kjo gjëndje bëhet shkak për qelbëzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fëmijës së sëmurë fryhet në mënyrë anormale dhe ngjan me atë të derrit. Për këtë arsye kësaj sëmundje "skrofuloz" i vihet dhe emri "sëmundja e derrit". Me avancimin e sëmundjes gjithë gjëndrat limfatike në trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet një gjendje e rrezikshme.

Sasia e tepërt e squfurit

Mishi i derrit është i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij në trupin e njeriut hyn një sasi më e madhe se normalja. Ky squfur i tepërt depozitohet në pjesët kërcore, në muskuj dhe nerva, dhe në artikulacione (kyçe) shkakton inflamacion, prishje të tyre dhe sëmundje të tjera. Në qoftë se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesët e forta kërcore në trup fillojnë të dobësohen dhe me kohë shtypen nën peshën e trupit, dhe kështu kyçet (artikulacionet) prishen. Duart e njerëzve që konsumojnë vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e në to formohen shtresat e dhjamit. Nëse një sportist vazhdimisht ha këtë mish, bëhet dembel, ndien lodhje dhe lëviz më pak e më ngadalë. Disa futbollistë për pasojë kanë humbur edhe profesionin e tyre.

Rritja e tepërt

Hormoni i rritjes, është një tjetër lëndë që gjendet me shumicë në trupin e derrit. Derrkuci kur lind është disa qind-gramë por brenda 6-muajsh shkon në 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtë bëhet shkak për infeksion dhe enjtje në organe të ndryshme.
Gjithashtu bëhet shkak për një rritje anormale në kockat e duarve, të këmbëve, hundës, dhe nofullave si dhe shkakton dhjamosje të trupit.
Efekti më i spikatur i hormonit të rritjes së derrit është krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e kancerit. Personat të cilët merren me therjen e derrave thonë se pas një moshe të caktuar derrat meshkuj në përgjithësi preken nga kanceri.

Sëmundjet e lëkurës (dermatologjike)

Mishi i derrit përmban lëndët e quajtura "histamin" dhe "imtidazol", lëndë të cilat shkaktojnë ndjenjën e kruajtjes në lëkurë. Kjo përgatit fushën për sëmundje lëkure si; Ekzema, dermati, neuro dermatit.
Gjithashtu këto lëndë rrisin mundësinë që njeriu të preket dhe nga sëmundjet e mëposhtme; apandesiti, sëmudje të tëmthit e rrugëve të tij, infeksion të damarëve, etj. Për këtë arsye doktorët i rekomandojnë të sëmurëve të zemrës (sëmundje kardiake) që të mos hanë mish derri në mënyrë absolute.
Mjeku gjerman, Prof. Dr. Reckeweg në veprën e tij "Mishi i derrit dhe shëndeti i njeriut" tregon një kujtim të vetin duke thënë: "Për t'u çlodhur kisha vajtur në një fermë larg qytetit. Në familjen ku qëndrova, babai vuante nga antroza (sëmundje degjenerative e kyçeve) dhe nga qelbëzimi i kyçit të ngofjes (pjesa e bashkimit të kofshës me trupin). Gjithashtu kishte dhe shqetësime nga mëlçia. Nëna kishte variçe dhe një ekzemë që i jepte shumë bezdi në këmbë. Vajzat e familjes vuanin nga insufiçenca e zemrës dhe romatizma. Edhe djali që dukej më i shëndetshmi, pasi vuante nga angina filloi të kishte dhe ai insufiçensë zemre. Një tjetër vajzë vuante nga bronshiti kronik. Ndërsa djali i vogël i shtëpisë vuante nga pleuriti kronik. Gjatë vizitës mjekësore që ju bëra banorëve të sipërpërmendur të fermës vura re diçka; në oborrin e fermës një derr i madh e i pisët shëtiste sa andej-këndej e futej kudo.
Ndalova vizitën dhe i thashë banorëve të fermës: "A e shihni atë derrin atje? Mishi i tij, lëndët e dëmshme që ai përmban e që ju i konsumoni vazhdimisht janë shkaktarë të sëmundjeve tuaja.
Familja ku unë qëndrova dhe familjet e tjera fqinje që i rrethonin e që dëgjuan këshillën time, hoqën dorë nga mishi i derrit, shpëtuan ose u lehtësuan nga shumica e sëmundjeve dhe tani në fermat e tyre s'sheh veçse dele."

Mishi i derrit dhe Trishina (shiriti)

Një nga sëmundjet e rrezikshme që i kalon njeriut me anë të mishit të derrit është "Trishina". Derrat e marrin këtë sëmundje kur hanë minj ose mishin e derrave me shirit. Shiriti nuk shkakton sëmundje të rëndësishme tek derrat, por kur kalon tek njeriu shkakton një sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Krimbat e vegjël të trishinës që merren me mishin e derrit, nga stomaku dhe zorrët kalojnë në gjak dhe kështu përhapen në të gjithë trupin. Në veçanti vendosen në nofull, gjuhë, qafë, dhe në muskujt në zonën e kraharorit. Ata shkaktojnë paralizë në muskujt e përtypjes e të të folurit. Gjithashtu shkaktojnë bllokim në damarë, menengjit (qelbëzim i cipës së trurit). Në disa raste të rënda përfundimi është vdekja. Ana më e keqe e kësaj sëmundjeje është se nuk ka një mjekim të caktuar.
Sëmundja e trishinës, është e përhapur veçanërisht në vendet ku konsumohet mishi i derrit. Megjithë kontrollet e rrepta të veterinerëve në Norvegji, Angli dhe Poloni vërehen epidemitë e trishinës. Për vendet islame kjo sëmundje është e panjohur pasi muslimanët nuk e përdorin mishin dhe nënproduktet e derrit.

Ushqimet dhe veçoritë e njeriut

Njerëzit dhe kafshët, pak a shumë ndikohen nga ushqimet që hanë. P.sh. macja, qeni, luani, që ushqehen me mish janë paksa të egër dhe shqyes; ndërsa delja, dhia, deveja, që ushqehen me barishte janë më të buta dhe më paqësore.
Kjo është e vlefshme dhe për njerëzit. Është vërejtur se ata që ushqehen me mish e nënproduktet e derrit në përgjithësi janë më të rreptë, ndërsa të tjerët janë më të urtë e të butë nga natyra. Derri është një kafshë që nuk ka xhelozi për femrën e tij. Tek njerëzit që vazhdimisht përdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozisë pakësohet ose shuhet plotësisht.
Filozofi francez Savorin, e pranon dhe e vlerëson ndikimin e të ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotë: "Më thuaj mua se çfarë ha që unë të them se çfarë je ti."

Gjërat e lejuara (hallall) i plotësojnë nevojat

I madhi Zot, ka krijuar shumë ushqime për t'i përdorur ne. Por disa gjëra të dëmshme janë të ndaluara. Allahu (xh.sh.) është i Mëshirshëm dhe i do robërit e Vet, prandaj nuk i ngarkon njerëzit me shumë detyra nga sa ata mund të mbajnë. Njerëzit me lehtësi mund t'i kryejnë urdhërat e Allahut (xh.sh.) e mund të shmangen nga ndalesat e Tij. Çfarë humbet njeriu kur nuk pi pije alkoolike e kur nuk ha mish derri?

Krijuesi e di

Inxhinieri që ka bërë makinerinë e di më mirë se, në cilat kushte dhe si punon. P.sh. në katalog shkruhet se makineria duhet të punojë në 220 volt, ndërsa ne pa ia vënë veshin katalogut, e lëmë të punojë në 500 volt. Mendoni se çdo ndodhë me makinën? Trupi i njeriut është si një motor dhe makineri e mrekullueshme e krijuar nga Allahu i Madhëruar. Pa dyshim Ai e di më së miri se si punon kjo makineri. Meqenëse Allahu (xh.sh.), Krijuesi ynë na e ka ndaluar të hamë mishin e derrit, atëherë ne s'duhet ta përdorim, pasi edhe logjika këtë konkluzion nxjerr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? EmptySat Mar 07, 2009 3:53 am

Dr. Hans -Heinrich Recweg, në vitin 1977 në Baden-baden botoi librin " Mishi i derrit dhe shëndeti" ku bën një analizë shkencore mbi demet e mishit te derrit dhe shendetin e njeriut :

- Masa e mishit te derrit eshte e pasur me sasi te medhaja te sulfurit dhe sheqerit,kjo i jep mishit cilesi te lemueshem me jarge.Kjo supstance e lagesht /jargë eshte faktori kryesor qe e lidhe sulfurin dhe sheqerin ne tetivat muskulore e qe shkakton semundjet reumatike,ndezjen e nyjeve skeletore dhe demtimin e palces kurizore.

- Ne mishin e derrit gjindet sasi e madhe e suptances te quajtur histamin qe shkaton semundje zgjeben ( krurje) te perhershme te lekures.

- Poashtu ne mishin , gjegjesisht ne mushkerite e tij ne forme inaktive gjindet ne sasi te medhaje virusi i gripit.Ky virus si inaktiv eshte prezent ne te gjitha prodhimet e mishit te derrit.
Ne trupin e njeriut ky virus ne 90% e rasteve behet aktiv, me nje ftohje te vogel aktivizohet ne semundje gripi.

- Shkrufuloza eshte nje semundje qe i godet femijet qe kunzumojne mish te derrit,gjegejsisht kjo semundje paraqitet me ndezje te qelizave ashtu qe qafa e tyre mer nje forme te ngritur dhe te fryer qe femise i jep pamje te nje derri te vogel.

- eshte vertetuar me siguri qe hormonet seksuale te derrrit jane kancerogene ( 99%) dhe te futura ,nepermjet mishit te derrit, ne trupin e njeriut paraqesin rezik me shkalle te larte per paraqitjen e formave te ndryshme te kancerit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Sponsored content





Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?   Pse feja islame e ndalon mishin e derrit? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Feja Islame dhe dallimet e saja
» Kush nderon femrën më shumë se feja islame?
» A është përhapur Feja Islame në trojet Shqiptare me Forcë
» SHKENCA DHE FEJA
» Feja apo Kombi.?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: