Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 17 Shkurti-Realitet dhe gëzim i shkurt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

17 Shkurti-Realitet dhe gëzim i shkurt Empty
MesazhTitulli: 17 Shkurti-Realitet dhe gëzim i shkurt   17 Shkurti-Realitet dhe gëzim i shkurt EmptyTue Feb 17, 2009 1:22 am

ARDIAN RAMADANI- ligjërues i gjuhës frenge në UEJL & ILJASA SALIHU-magjistrant i studimeve të sigurisë në UEJL

  U bënë më se një vjet që kur shqiptarët e tërë trojeve etnike të Shqipërisë Natyrale apo të pesë Shqipërive e pritën me gëzim të papërshkruar leximin e Deklaratës së Pamvarësisë së shumëpritur të Kosovës. Kishin kaluar më se vite të shumta, më se shekuj që kur kjo ide u realizua ashtu në aparencë. Ishtë një dëshirë e cilë për shumë vite me radhë ishte vetëm një ëndërr e mirë e shumëpritur nga shqiptarët që të ndodhë. Dhe më në fund ndodhi. U bë Pamvarësia e këtij shteti, e kësaj Shqipërie të dytë e cila ishte e ndarë padrejtësisht për shumë vite me radhë nga trungu i Shqipërisë Natyrale. U bë falë përpjekjes shumëvjeçare të shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike, u bë falë luftës çlirimtare të UÇK-së, u bë falë intervenimit të NATO-s me në krye shtetin që e konsiderojmë mik permanent të përhershëm, SHBA-të. 17 Shkurti do të vuloset për shumë vite me radhë si dita kur u kurorëzua me sukses shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan. 17 Shkurti do të mbahet në mend si dita kur shqiptarët thyen parcialisht murin që i ndante padrejtësisht për shumë vite me radhë, që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe Konferenca e Parisit-Versajës. Por a u realizua ëndërra e tyre për të pasur një shtet të tyre të fortë jo të ndarë? Jemi të gjithë koshient që jo. Pse jo? Sepse gjysma e procesit është rrumbullaksuar, e gjysma tjetër na mbetet ende për tu rrumbullaksuar, që edhe ne shqiptarët të kemi shtetin-komb tonin, si dhe ta gëzojmë atë. Pse e them këtë? Sepse e dijmë të gjithë që më mirë të finalizohet procesi i bashkimit kombëtar duke u bërë një shtet i vetëm me emrin Shqipëri, se sa të bëhen shumë shtete shqiptare, e kësisoj do të krijoheshin shumë identitete kombëtare në bazë të këtyre shteteve, e cila është rrezik shumë i madh sa edhe vet politika ekspansioniste sllave. Pse e them këtë? Sepse tentativa për të krijuar identitet në bazë të shtetit apo komb në bazë të shtetit për Kosovën nuk përkon me realitetin historik, kulturor dhe gjeostrategjik. Edhe për vet faktin se banorët shqiptarë të Kosovës, kanë filluar të (vet)quhen kosovarë. Edhe atë për arsye të të bërit dallim kapital dhe për të shmangur ngatërrime me shqiptarët prej Shqipërie. Pse? Sepse gjoja se nuk lejohen dy shtete me të njëjtin emër? Po le të bëhet një shtet dhe u zgjidh problemi. Ja formula fare e thjeshtë Do të shmangen dallimet, do të shmangen keqkuptimet dhe do të jemi ashtu siç edhe është dashur dhe duhet të jemi. Përderisa para pak vitesh pamvarësia e Kosovës ishte tabu, sot është realitet. Andaj edhe kërkesa permanente për bashkim të Shqipërive (Shqipërisë aktuale të cunguar, Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare) ndoshta do të jetë e papranueshme për shumë veta dhe për ca kohë, por pas disa viteve do të jetë patjetër realitet. Patjetër se do të bashkohen, dhe duhet të bashkohen. Nuk mund të funksionojnë dy shtete parciale, shteti funksionon si i tërë dhe komplet. Shqiptarët, edhe pse me shumë gëzim dhe me lot në sy e festojnë njëvjetorin e pamvarësisë së Kosovës, duhet të jenë dhe besoj që janë koshient që duhet të bashkohen sepse janë të dënuar që ta bëjnë një gjë të tillë. Sepse ky rajon para shumë viteve dëshmon se ka pasur shqiptarë, më saktësisht ka pasur fisin e njohur dardanë, dhe është njohur me emrin Dardani. Dardanët ishin fisi më i madh Ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni. Lidhur me lokacionin e Damastionit janë shkruar artikuj të ndryshëm. Sipas A. Stipçeviq, disa e kanë lokalizuar në Shqipërinë e Jugut (rrethi i Gjirokastrës), kurse disa, si R. L. Beaumont, në Shqipërinë e Veriut, në rajonin e Dukagjinit ose të Mirditës. Po kështu me këtë problem u mor edhe Anton Mayer “Polozaj Damastija, Numizmatika, 2-4/1934-1936, f. 181-183. Por sidoqoftë i bie që ky rajon të jetë populluar me stërgjyshër të shqiptarëve, si dhe me shqiptarë të cilët ishin të bashkuar në një Mbretëri. E sot janë të ndarë në dy e më shumë shtete. Ndërsa në anën tjetër sllavët sajuan konceptin Kosovo, me qëllim të aneksimit të tokave shqiptare. Ata shkuan edhe më larg duke avansuar këtë koncept me emrin Kosmet. Ky koncept monstër do të shërbente si simbol dhe justifikim permanent për prezencë permanente sllave në këtë rajon, që dikur njihej me emrin Dardani. Kur mbreti Stefan Dushani pushtoi gjithë Shqipërinë Natyrale ai u shpall car. Rezidenca mbretërore e tij u bë Prizreni, pra qytet në Kosovën e sotshme. Pjesa më e madhe e tokës duke përfshirë edhe popullsinë iu dhanë si dhuratë në përdorim kishës dhe manastireve-gjest ky i Carit, prej të cilit Kosova e mori emrin e vet në serbisht Kosovo i Metohija (Kosova dhe Metohija), shkurtimisht Kosmet, që dmth falenderim. Ndërsa Metohija, vie prej termit Metoh-që dmth, pronësi e manastirit. Andaj është më se e qartë që shqiptarët e Kosovës, me qëllim të shkëputjes përfundimtare nga trungu i Shqipërisë u aneksuan dhe u tjetërsuan. Për këtë arsye neve si komb duhet të senzibilizohemi jo në drejtim të inovimit të koncepteve monstruoze të krijimit të dy identiteteve të ndryshme, sepse nuk mund të bëhet një gjë e tillë, se kjo i shkon në favor sllavëve. Duhet të fillojmë që në vend të diplomacisë deklarative, të bëjmë diplomaci aktive vepruese drejt përforcimit të identitetit e jo parcializimit, drejt bashkimit e jo fragmentarizimit. Kësisoj si epilog do të kemi Shqipërinë Natyrale ashtu si duhet të jetë, e mandej do të aderojmë në UE si trung i bashkuar, e jo të integrohemi në UE mëhallë pas mahalle. Të integrohemi të tërë ashtu si jemi natyralisht, ashtu si kanë qenë të parët tanë pellazgo- ilirë. Gëzimi i shkurtë i të gjithë shqiptarëve duhet të rrumbullaksohet me gëzimin e përjetshëm për një Shqipëri të bashkuar. Kjo është rrugë e pashmangshme, katërcipërisht e them e realizueshme dhe zgjidhja e vetme e problemeve për Ballkanin. Është e pamundur që të sajohen koncepte të shteteve multietnike, sepse koha ka dëshmuar se ato nuk janë funskionale. Andaj edhe koncepti gjoja se multietnik i Kosovës, është prodhim i dalur jashtë mode sepse është model i provuar që nuk funskionon. Sot Kosova falë këtij modeli është e shkëputur jo vetëm nga Shqipëria, por edhe e fragmentarizuar territorialisht, sepse ka 3 pushtete paralele. Në momentin kur neve festojmë, në territorin tonë vie delegacion serb, përgjegjës për masakrat dhe etnocidin e shqiptarëve shekuj me radhë, pa kërkuar aspak falje për krimet monstruoze, pa bërë denazifikimin e tyre dhe ftojnë në djegje të pikave doganore, si dhe në rebelim të serbëve. Këmbanat kanë filluar të biejnë. Kosova nuk mund të jetë shtet multikulturor me shumë pushtete paralele. Ajo është e destinuar të bashkohet me Shqipërinë, sepse është Shqipëri. Është Shqipëri së bashku me Shqipërinë e tretë në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc, është Shqipëri me Maqedoninë (emri Maqedoni poashtu rrjedh nga shqipja, respektivisht nga gjuha pellazgo- ilire, emathia, që dmth. E madhja) pra është koncept i yni e jo i sllavomaqedonasve, është poashtu Shqipëri me Shqipërinë e çamëve. Andaj për këtë arsye rruga e filluar e pamvarësisë së Kosovës, realitet dhe gëzim i shkurtër dhe provizor patjetër që do të finalizohet dhe rrumbullaksohet me krijimin e Shqipërisë Natyrale-realitet dhe gëzim permanent, i përjetshëm deri në amshim. Dy e gjysëm shtete shqiptare janë të përkohshme, jofunksionale, fallco. E fallcoja nuk mund të ekzistojë. Kthim mbrapa nuk ka. Një komb i njejtë nuk mund të kufizohet me vetveten. Kërkesa për të eliminuar këtë paradoks alogjik është politika e letrave të hapura, që ka filluar të luhet, por edhe që duhet të luhet në Ballkan. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
17 Shkurti-Realitet dhe gëzim i shkurt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 Shkurti- Vrasësit sulmojnë
» Shkurt për - Personalitetet Shqiptare
» UDHET E KOMBIT Nr. 26 SHKURT (1) ViTI I TRETE I BOTIMIT
» A ËSHTË MONTIM APO REALITET
» A mund nje subjekt te njoh tek vetja nje realitet te jashtem

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: