|
| Biografite e Rapsodeve tone !! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Vizitor Vizitor
| Titulli: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 12:51 pm | |
| Sali Bajrami -------------------------------------------------------------------------------- SALI BAJRAMI-KRASNIQI RAPSOD I PASHLYESHËM NË KUJTESËN E POPULLIT ( 1919-1987 ) Njeri ndër rapsodët më të mirë dhe më të njohur të Kosovës Salih Bajrami-Krasniqi, u lind më 1919 në fshatin Llashka Drenoc të Prekorupës komuna e Malishevës.Sipas pohimit të vetë Salihut ai filoj të këndoj qysh në moshën 6-7 vjeqare,kur babai i tij e merrte me vete nepër fjalë nuse, në dasma në ndeja e në ahenxhe të ndryshme.Në fillim përveq me babain Bajramin,(për të thuhet se ka qene njeri nder këngetaret më të dalluar dhe është i pari qe e solli sharkinë në Drenicë)Saliu këndoj edhe me Amrush Ymerin,Riza Bllacën (i cili njeheri kishte kënduar edhe me (babanë e Salihut-Bajramin),dhe me Feriz Krasniqin.Me këtë të fundit këndoj gjatë edhe e përfundoj të kënduarit të vetë. Më së gjysmë shekulli këndoj një numer të madh baladash, këngësh epike legjendare, këngë historike të ashtuquajtura “kang të oxhakut”këngë lirike të dashurisë të traditës së vjetër,dhe posaqërisht këngë të ashtuquajtura të “ashikisë”.ka ditur të këndoj rrethë 500 këngë të llojeve të stileve të ndryshme, qe nga ato më të lashtat e deri të ato të historisë dhe përditëshmerisë sonë të re. Salih Bajrami ,së bashku me kusheririn e vet Feriz Krasnqin,mbi dyzet vjet këndoj në shumë dasma të Drenicës ,Llapit e anë e mbanë Kosovës.Po keshtu mori pjesë në koncerte dhe në manifestime të shumta me karakter krahinor,republikan,federativë të ish-Jugosllavisë e Nderkombëtare. Me 1966 së bashku me Feriz krasniqin,mori qmimin e parë në Festivalin Nderkombetar të Folklorit në Langolen (England).Për merita të veqanta në ruajtjen e kultivimin e krijimtarisë muzikore popullore të shqiptareve në Kosovë dhe për pjesëmarrje të shumëta në Revisten e Folklorit Burimor Kosovar të Gllogovcit (Drenasit),me rastin e 25 vjetorit të organizimit të ketij manifestimi të rendesishem të krijimtarisë popullore më1987 u dekorua me diplomë dhe me një orë xhepi.Sali Bajrami-Krasniqi,se bashku me Feriz Krasniqin, si ansambël me qifteli e sharki (nganjehere edhe me primin e adaptuar-akorduar si qifteli), ne menyre të veqant pasuroj vlefshmërinë e procesit të trashigimisë dhe ligjësitë e eksistimit të qenjës së saj si pjesë e krijimtarisë shpirtërore të popullit tonë. Paraqitja e Sali Bajramit si këngëtar i dalluar popullor është manifetuar në një menyrë të konsiderueshme në forma të ndryshme muzikore.Kështu përveq interpretimeve të shumta të melodive instrumentale,me endje edhe pse të gjata i këndonte baladat e vjetra,këngët epike legjendare për Muja dhe Halilin, këngët historike të përiudhave dhe heroive të ndryshme ndër të cilat dalloheshin ato të kohës së Rilindjes Kombëtare,pastaj këngët e dashurisëtë traditës së vjetër fshatare,dhe posaqerisht ato të “ashikisë”për të cilat thoshte se kane kuptim patriotik etj., përmes të cilave këngë shihej se si janë ruajtur elementet e vjetra dhe origjinaliteti interpretues.Ishte kjo menyra më e mire për të deshmuar se keto këngë në të shumtën e rasteve nuk iu kanë nënshtruar ndryshimeve të dukshme të kohës dhe ndikimeve të tjera nga jashtë. Kështu p.sh.edhe pse në të degjuar të thjesht,interpretimi vokalo-instrumental i Sali e Feriz krasniqit ishte ne një sistem tonal stabil,qe del nga lidhëshmeria e llojeve dhe tipave të këngeve qe këndohën me keto instrumente dhe të praktikës së të kënduarit të tyre në unisiono,me mjete akustike të radhës tonale të instrumenteve të vjetra me goditjen e perdeve sipas sistemit të vjeter të akordimit të ketyre instrumenteve,si dhe menyrës specifike të të kënduarit të tyre, të shumtën në menyrën e ashtuquajtur “vargore”, mund të verehej se inrervalët e rradhës tonale të këngëve të tyre shpeshherë nuk janë të sistemit të temperuar,gjë qe ketë e ka kushtëzuar menyra e lirë e goditjeve të “perdeve” të qiftëlise dhe të sharkisë,më të cilat Salih e Feriz Krasniqi luajtn mbi dyzet vjet. Gjatë këndimit të Sali Bajramit vërehej përdorimi i shtojcave të ndryshme melopoetike,si elemente zbukuruese ,që në menyrë artistike e funksionalizon tërë këngën.Kështu p.sh.zbukurimet në formë shtojcash të vargut melo-poetik,të cilat në pikëpamje muzikore paraqitën si melizma, glisando, kombinime të ndryshme ritmike dhe theksime të tjera melo-ritmike gjithnjë sillnin efekte të fuqishme artistike.Këto elemente të ketij rapsodi të njohur më së shumti ishin rezultat i qasjeve dhe i frymëzimeve spontane me qka karakterizohëj kënga dhe interpretimi i tij i tërësishëm vokalo-instrumental.Numri i madh i këngeve të regjistruara qe gjenden në arkivin Institutit Albanologjik të Prishtinës, paraqesin lëndë të rendesishme për analiza dhe studime etnomuzikologjike nga e cila mund të nxirrën rezultate të ndryshme, qe kane të bejnë me formen e vargut apo strofës melo-poetike dhe elemente të tjera qe u përmenden,qoftë si vlera të veqanta folklorike,qoftë si bazë për një monografi apo studime të tjera etnomuzikologjike. Jeta, kënga dhe pse jo edhe tregimet dhe barcoletat e rapsodit Sali Bajrami mbeten të pashlyeshme në kujtesen e të gjithë atyre qe e njihnin dhe qe e donin krijimtarinë e mirefilltë folklorike.Ishte mjeshterr i madh jo vetëm i të kenduarit dhe luajtjes me sharki, por edhe i krijimit të tregimeve dhe barcoletave më të cilat njesoj ishte i suksesshem sikur edhe me këngët më të mira më të cilat gjithnjë ishte në nivel të lartë artistik. Sa herë kujtojme Sali Bajramin-Krasniqin na kujtohën këngët dhe menyra specifike e interpretimit ,të cilat i realizoj me aq pasion dhe dashuri.Ishte njohës i mire i të gjitha stileve të trevave dhe zonave etnografike të mbarë Kosovës.Me menyrën me origjinale dhe autenticitetin të theksuar,se bashku me Feriz Krasniqin interpretoj shume balada dhe këngë epike-historike, të cilat sipas sistemit modelativ të traditës sonë më të hershme lahutare i këndonin neper festa ,dasma dhe gëzime të ndryshme.Ato gjithnjë kishin si karakteristikë kryesore mbizoterimin e të luajturit me qifteli e sharki dhe tingëllimin e intonacioneve tradicionale të traditës lahutare, si parim ky qe është për ruajtjen e formave të njohura të të interpretuarit –eksekutimin të tyre origjinal e autentik.Po kështu përmes këngeve epike-historike ia doli të nxjerr në pah disa elemente të rendesishme të struktur[s formale,të mjeteve shprehëse muzikore dhe menyrës së interpretimit –këndimit të këngeve të cilat paraqesin kreacione qe me vleren artistike dhe kuptimore të tyre ,gjithnje mbahen mend,dhe vazhdojne të kultivohën e këndohën edhe nga këngëtar të tjerë të rinjë.Me këngët qe për objekt trajtimi marin ngjarjet e ndryshme të historisë kombëtare,apo edhe ndonjë figurë të spikatur patriotike siq janë këngët e Lidhjes së Prizrenit ato për Haxhi Zekën,Ymer Efendi Prizrenin,Bajram Currin,Hasan Prishtinën,Isa Boletinine shumë të tjerë,këta këngetar nuk e përseritnin historinë,por asaj i dhanë dimensione më të gjera dhe më të thella shpirtërore gjithëpopullore,të realizuara në menyre maestrale përmes të cilave ata gjithnjë i gdhendnin kujtimet vetjake për ngjarjet historike,mesazhi i të cilave,përveq tjerash,është edhe ruajtja e nderit dhe truallit shqiptar. Në këngët e lirikës së dashurisë të interpretuara nga Sali e Feriz Krasniqi kemi dy menyra karakterizuese:Së pari mënyra ekzotike e interpretimit të këngeve të dashurisë,të cilat si frymëzim i thellë i ketyre rapsodeve,inkuadrojne ne vete ndjenjat dhe përjetimet me etotike.Dhe së dyti këngët e ashtuquajtura të “ashikisë”strukturen e te cilave Salihu e Ferizi e zhvillonin në formë dialogjësh retorike të pyetjeve, ku Salihu gjithnjëkëndone si prijsë dhe përgjegjes se Ferizit si përcjellës në regjistër të lart intonativ dhe në një fortissimo posible.Janë keto këngë të cilat paraqesin forma më të zhvilluara melo-ritmike.Mirepo e veqanta e interpretimit të tyre beri qe Salih e Feriz krasniqitë mbesin si një duo apo ansambël i paharueshëm dhe i pa përseritshëm. Ata na erdhen dhe na u paraqitën si një degëzim në të cilin.natyrisht Salihu e kishte rolin kryesor, edhe se jo gjithnjë udheheqës,ishin dhe mbetën përshkrues të përhershëm të ndjenjave me suptile të realizuara tërësisht dhe në menyrë të veqant.Shqiptimi i këngës së tyre gjithnjë ishte shprehje plotë i lartë në intonacion për qka edhe fort i vështirë për interpretim, ishte i rrjedhshëm, i pastër dhe i sakt; intonacioni i përkryer dhe ndjenja e sigurt për ritem në të gjitha shpejtësitë dhe disponimet shpirtërore,inteligjenca e virgjert e Salihut si udhëheqës i këngës gjithnjë krijoj mundësi apsorbimi artistik në realizimin interpretues të zhanreve ,stileve tipeve dhe llojeve të folklorit tonë burimor.Ishte fat i madh qe e patem një këngëtar si Salih Bajrami-Krasniqi që së bashku me Feriz Krasniqin, u bë aji Salihu i madh i cili me talentin e tij të rrallë ishte dhe mbeti si një ndër këngëtaret më të mirë të kohës sonë. Bahtir SHEHOLLI |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 12:53 pm | |
| HALIL CËRVADIKU 1920-1989 Halil Cërvadiku u lind me 1920 në fshatin Poklek i vjetër komuna e Drenasit (ish –Gllogovcit). Kangën e trashëgoi nga babai i tij Ramë Cërvadiku. Në moshen 4 vjeçare Halilit i vdiq nana dhe baba i tij. Rama e merrte pas veti në dasma e gazmende, dhe që atëherë filloi ta dojë dhe të mësoj hapat e parë ne kultivimin e kangës shqipe. Në moshen nëntë vjeçare filloi të shkoj nëpër dasma me babën e tij. Kanga ishte traditë familjare, përpos babës Ramës këndonin edhe vëllëzrit tij: Rexha dhe Jahiri ( që më vonë e la kangën për tu angazhuar në punët e fushës) dhe me vonë Hyseni me të cilin kënduan mbi 30 vite.Përpos që këndonin nëpër dasma e gazmende këndonin edhe sa herë që kishte mysafirë në odën e tyre e cila ishte rrallë pa mysafirë. Pasi babai i tij Rama e la kangën Halili këndoi disa vjet me vëllaun Rexhen .Ishin duet i veçantë dhe i këndonin shpesh edhe kangët e stilit « malsorçe ». Pasi vdekjes se vëllaut Rexhes nji kohë këndonin me djalin e axhës së tij Brahimin i cili per shkak te punësimit infermier në shtepinë shendetit e la kangën. Pastaj për afro 8 vite këndoi me rapsodin e njohur Selman Balaj nëpër dasma e gazmende në anë te ndryshme të Kosovës.Selman Balaj përpos që ishte këngëtar shumë i mirë ishte edhe humorist i madh dhe si duet ishin shumë te mirëpritur kudo. Pastaj për afer 10 vite Halili këndoi me rapsodin Tahir Drenica. Me Tahirin ishin nji duet shumë i fortë dhe te dytë shquheshin për zërin e fortë dhe ambitus të lartë që ju mundesonin te këndonin kangët që kërkonin mjeshtri dhe za të fortë qofshin ato epike edhe ato « arshikie » (kangë me motive dashnie) . Më vonë edhe vëllau i Halilit Hyseni filloi te këndonte dhe me kërkesën e babës Ramës, Halili vazhdoi të këndoj me vëllaun e tij Hysenin me të cilin ishin bashkë mbi 30 vite. Poashtu edhe Hyseni kishte nji za të fortë dhe ambitus të lartë dhe u bënë nji duet i shumë i mirë dhe i kërkuar. Kënduen në të gjitha anët e Kosovës dhe në viset ku jetonin shqiptarët. Repertoari i tyre ishte i pasur këndonin kangë nga epika jonë e pasur për historinë dhe trimërinë shqiptare ndër shekuj e trimat që luftuan për atdhe. Në repertoarin e tyre kishte edhe shumë kangë lirike(arshikie) si dhe elegji e kangë kyrbeti. Me Hysenin kishin edhe disa kangë te inçizuara ne Radio-Prishtinë. Përpos qe kultivonte kangët e folklorit tonë të pasur Halili njihej edhe si autor i disa kangëve. Ndër to ishte kanga « Jalla mor bylbyl » si dhe « Lulëzoj fusha, lulëzoj mali » tekstin e së ciles Halilit ja kishte sjellur nji bashkfshatar i tij Hysen Gorani që kishte njxerrë nga nji libër, ndërsa melodinë ja kishte dhane Halili dhe e pat inqizuar në Radio-Prishtinë së bashku me kangë tjera ne duet me vëllaun Hysenin. Këtë kangë « Lulëzoj Fusha » me vonë ne radio e inqizuen dhe e kënduen në mënyrë të shkëlqyeshme legjendat e folklorit të mëdhenjët Salih e Feriz Krasniqi. Me Halilin dhe Hysenin nji kohë ishte edhe Tahir Rrukiqi nga Verbovci i cili përcillte me violinë dhe këndonte. Halili me Hysenin ishin pjesëmarrës shumë herë ne Revisten e folklorit burimor. Në vitet e tetëdhjeta etnomuzikologu Bahtir Sheholli për institutin albanologjik pat inçizuar (regjstruar) nji videokasetë afro tre orë nga repertoari i Halilit dhe Hysenit. Me Hysenin kënduen deri ne mesin e viteve te tetëdhjeta. Ndërsa edhe përkunder pleqërisë zerin e kishte të fortë derisa e mundi sëmundja. Vdiq në vitin 1989 duke lanë pasë nji pasuri per folklorin dhe brezat e ardhshëm. Kangën prej tij e e trashegoi edhe djali i tij Shaqiri. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 12:55 pm | |
| .HYSEN CËRVADIKU 1935-2007 Rapsodi Hysen Cërvadiku lindi në fshatin Poklek të Drenicës në vitin 1935. Ishte djali i katërt i Ramë Cërvadikut poashtu rapsod. Rama kishte 5 djemë e 9 vajza. Hyseni e trashëgoi emrin nga gjyshit. Hyseni i cili në vitet 1878 u detyra me dhunë të shperngulej nga Toplica pas vendimeve te Lidhjes së Prizrenit dhe dëbimeve me dhunë nga gjenocidi serb. Shkollen fillore kreu ne Drenas (ish Gllogovc). Ishte kohë kur mundesitë e shkollimit për shkak të kushteve ishin të vështira dhe sikur shumë moshatarë duhet ti ndihmonte familjes në punë te bujqësisë për të siguruar kafshaten e gojës. Meqenëse kanga ishte trashegimi në familje kishte kënduar Hyseni i ardhur nga Toplica këndonte Rama kryefamiljari pastaj kendonin vëllezerit Rexha, Halili, Jahiri edhe te Hyseni i ri që kishte trasheguar emrin e gjyshit lindi dëshira për kangën dhe filloi që në vegjeli te mishërohet me tingujt magjik te qiftelisë dhe sharkisë. Nderkohë vëllai i tij Halili veq kishte një përvojë të madhe si rapsod pasi kishte kënduar me baben Ramën për disa vjet pastaj nga viti 1928 e deri me 1945 me vëllaun Rexhen pastaj me Selman Balajn këndoi afër 8 vjet dhe me Tahir Drenicen për afo 10 vjet. Meqenëse, Hyseni veq ishte pjekur si rapsod kishte mesuar shume kangë sepse ne oden e tyre gati qdo natë kendohej atëhere babai i tyre Rama si kryfamiljar merr vendim që Halili tani e tutje te këndoj në duet me vëllain e tij Hysenin. Ishte viti 1960 kur dy vëllezrit Haili e Hyseni vazhdojne karieren e tyre si rapsodë si duet i pandarë për afro 30 vite. Halili e Hyseni u bën të njohur ne tërë Kosovën dhe ishin te mirëpritur kudo . Krijimtaria e tyre ishte e larmishme dhe kishin nji repertoar të gjërë, dinin mbi 400 kangë. Këndonin kangë historike, arshikie, kangë me tema kurbeti dhe të dy rapsodet i karakterizonte zëri i tyre i fortë dhe me ambitus te lartë. Kishte raste kur nga nga fuqia kendimit të tyre ishin fikur edhe llambat per ndriqim. Edhepse Hyseni u punësue si punëtor ne hekurudhë kangen nuk e la për asnjë moment. Ngase dasmat e atëherëshme mbaheshin të dieleve e nganjiherë edhe të enjtëve Hyseni s’ju nda kangës kurrë e cila e bëri të njohur dhe i mundësoi te njihet me njerëz në te gjitha vendet ku jetonin shqiptaret. Ishte knaqësi e vërtetë të këndoj në dasma atëherë pasi rapsodet gëzonin nji respekt të madh në popull dhe atyre u rezervohej pritje e veqantë.Të dy vëllzërit ishin njerëz të shoqërueshem dhe shumë te dashur me njerëz dhe nuk din kush në gjithë ato dasma për afro 30 vjet të ndahet dikush i i paknaqur apo ta hidherojnë dikend ose ta rëndojnë me fjalë. Halili e Hyseni ne vitet e 60 kishin bërë edhe inqizimet e para ne Radio-Prishtinën e atëhershme.Ata kishin të inqizuara disa dhjetra kangë që pêr fat të mirë janë ruajtur në fonoteken e radios. Vlen te theksohet se Halili e Hyseni janë autorë të disa kangëve ndër:« lulëzoi fusha, lulëzoj mali » dhe « Jalla mor bylbyl » kangë te njohura por edhe të disa kangëve tjera. Nji kohë me Halilin dhe Hysen ka qenë edhe Tahir Rrukiqi i cili ka shoqëruar me violinë kjo ka zgjatur disa vjet derisa Tahiri ka shkue në kurbet në Gjermani. Në vitet 1975 Halilit e Hysenit ju bashkangjitet edhe djali i Halilit, Shaqiri dhe vazhdojnë së bashkue deri ne fund të viteve të tetëdhjeta. Pas vdekjes se vëllait Halilit edhe Hyseni e len këngën dhe nuk mirret aktivisht me këndim. Hyseni ndrroi jetë me 26 dhjetor te 2007 pas nji semundje t’gjatë. Pas vetës ka lënë 3 djem e 5 vajza, shume nipa e mbesa. Dy djemt Ajeti dhe Ahmeti jane edhe instrumentistë te çiftelisë. Hyseni la pas vetës shumë kangë të inqizuara ne dute me vellain Halilin dhe nji videoprogram të inqizuar nga Bahtir Sheholli -etnomuzikolog per institutin albanologjik. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:01 pm | |
| RIZAH BLLACA 1919-1988 Do të theksojmë kalimthi se brenda vlerave të shumta të këngëve me motive patriotike, Rizah Bllaca e këndonte me ndjeshmëri të veçantë edhe vjershën e Vaso Pashë Shkodranit 0 moj Shqypni, të cilën e kishte mësuar përrnenàsh pas tri-katër leximeve që ia kishte bërë e bija e tij, Sanija, mësuese. Nuk e shohim të udhës që kësaj radhe të veçojmë dhe të analizojmë këngët e kënduara nga Rizah Bllaca, as theksin e veçantë patriotik që e shquante atë, jo vetëm në këngët historike, por, madje, edhe te këngët e ciklit të kreshnikëve, siç është rasti me Gjergj Elez Alinë. Kjo punëdo të na çonte larg dhe do t'i kalonte caqet e parapara për një parathënie modeste të veprës. Për këtë arsye, këtu do të ndalemi më shumë për ta sqaruar një pjesë të punës sonë dhe për t'i arsyetuar disa veprime që zakonisht janë të domosdoshme për përpilimin e vëllimeve të këtilla të poezisë popullore. Së pari, do të theksojmë se pjesa dërrmuese e këngëve të Rizah Bllacës janë mbledhur me anë të incizimit magnetofonik. Janë vetëm nja dy tri raste që bashkëpunëtorët e jashtëm të Institutit Albanologjik për fazën e parë të punës së rifilluar të këtij institucioni më 1967, i kanë dërguar vetëm tekstet. Pra, materiali i incizuar është deshifruar me kujdes duke ruajtur në tërësi njësitë fonematike. Gjatë redaktimit të tekstit është ruajtur me besnikëri gjuha e këngëtarit dhe mospërputhjet eventuale të formave gjuhësore të fjalëve janë pasojë e vetë interpretuesit të këngëve, i cili gjatë të njëjtës këngë sipas rastit dhe frymëzimit të tij poetik i ndërronte këto forma me qëllim që ta bëjë këngën më të theksuar, qoftë në aspektin fonetik, qoftë edhe duke i shqiptarizuar barbarizmat. Në ndonjë rast, me qëllim të caktuar për ta theksuar aspektin atdhetar ose për ta veçuar fuqinë shprehëse të fjalës, këngëtari ka përdorur me qëllim edhe forma të dialektit të Jugut, sidomos kur është fjala për emërtimin e atdheut të përbashkët. Pra, në këngët e Rizah Bllacës, edhe brenda vetëm një kënge, bashkëjetojnë trajtat: Shqipëri, Shypni, Shkipëri, Shkypëri, Shqipni etj. Në këngët lirike nuk janë të rralla edhe trajtat e veçanta të fjalës: dashuri, të cilën këngëtari e përdorte me kënaqësi të veçantë për ta shquar edhe në këtë mënyrë ndjenjën sublime njerëzore dhe ndjeshmërinë me të cilën këndonte ai. Një veçori tjetër gjuhësore e këngëve të kënduara nga . Rizah Bllaca është edhe gërshetimi i formave arkaike dialektore me fjalë më të reja të gjuhës së folur dhe asaj të shkruar. Aspektet e veçanta gjuhësore dëshmojnë se ai ishte këngëtar që mësoi igjatë gjithë jetës, duke e ngritur ni velin e njohurive të veta si në aspekte të diturisë historike, ashtu edhe në nivelin e përgjithshëm kulturor. Vazhdon ...
Edituar për herë të fundit nga BiBiKiM në Mon Feb 02, 2009 1:02 pm, edituar 2 herë gjithsej |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:01 pm | |
| Në këto vëllime të këngëve të Rizah Bllacës, gjatë redaktifllit të teksteve në asnjë rast nuk janë bërë ndryshime gjuhësore të asnjë trajte. Janë ruajtur në tërësi edhe trajtat thirrore (eksklamative), sidomos në fillim të vargjeve, kurse janë larguar ato që shpesh e kanë përcjellë fundin e vargjeve, sepse si të tilla kishin më tepër efekte muzikore ses a poetike dhe e ngarkonin vargun për ndonjë zanore më tepër, duke krijuar kështu monotoni për lexuesin.
Lënda e tërësishme e kënduar nga rapsodi Rizah Bllaca është sistemuar në këto dy vëllime me kritere të caktuara që kanë dalë nga vetë përmbajtja e këngëve. Në vëllimin e parë janë përfshirë këngët kreshnike dhe baladat si dy lloje më të vjetra të poezisë popullore. Për ta dëshmuar evolucionin në mënyrën e të kënduarit si dhe aftësitë rikrijuese në dy periudha kohore të rapsodit, në dy raste, si te këngët kreshnike ashtu edhe te baladat, krahas këngës së caktuar kemi paraqitur edhe motërzirnin e saj. Radhitja e njësive brenda vëllimit është bërë duke u bazuar në temat e caktuara të këngëve dhe në aspektet e tjera të strukturës poetike e muzikore të tyre.
Në vëllimin e dytë janë përfshirë këngët historike dhe ato lirike. Këngët historike, këtu gjatë radhitjes dhe redaktimit të teksteve janë trajtuar si vlera të rnirëfillta poetike, prandaj nuk janë përcjellë qëllimisht me shënime historike. Kjo punë do t'i shkonte më tepër ndonjë botimi kritik ose antologjik. Kësaj radhe këngët e këtij vëllimi kanë qëllim theme1or t'i prezentojnë vlerat poetike. Mu për këtë gjatë radhitjes së tyre janë zbatuar vetëm aspektet e përafërta kronologjike që paraqesin periudhat e caktuara historike e jo edhe kronologjia e rnirëfilltë e ngjarjeve, të cilave u kushtohet kënga. Nga repertori i këngëve deri tash të mbledhura të Rizah Bllacës në këtë vëllim nukjanë përfshirë vetëm nja dy tri këngë trimërie, që ai nuk i këndonte me aq dëshirë për shkak se trajtonin temën e hakmarrjes dhe të hasmërive ,pothuajse për arsye banale, prandaj edhe na u dukën gati si të mangëta edhe në aspektin pënnbajtësor.
Rizah Bllaca fare rrallë kishte kënduar këngë që u kushtoheshin ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, prandaj edhe kësaj radhe - cikli i këngëve historike mbyllet pa këngët e kësaj kohe.
Këngët lirike në vëllimin e dytë janë paraqitur si tërësi pa bërë klasifikime të veçanta, sepse rapsodi këto i këndonte herë pas here si një intermexo ndënnjet këngëve epike. Në lirikën e kënduar nga ai mbizotëron tema e dashurisë, qoftë si art i këngës tradicionale të mjediseve fshatare me figuracion shumë të pasur poetik dhe me shfrim të drejtpërdrejtë të ndjenjave të papënnbajtura lirike, qoftë si këngë e mirëfilltë e krijuar në mjedise qytetare, që kishte shtrirje më të gjerë në traditën poetike dhe muzikore të popullit shqiptar.
Në këngët lirike të dashurisë dhe, përgjithësisht në motivin e dashurisë në balada, Rizah Bllaca e ka shkrirë një pjesë të talentit të tij poetik. Shumë nga këto këngë shquhen për figuracionin poetik të veçuar si krijim me invencion individual dhe për efektet e veçanta muzikore, të cilat e karakterizojnë veçanësinë krijuese dhe interpretuese të këtij artisti të madh popullor.
Midis këngëve lirike janë përfshirë edhe disa krijime poetike që simbolizojnë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, mallin e dhembjen për fatin e individit, si edhe disa krijime origjinale të këngëtarit tonë si këngë dollish e falënderimesh, me të cilat artisti i madh e përfundonte ahengun në dasma e gëzime të tjera farniljare, ku këndonte. Nga poezia lirike në këtë vëllim nuk janë përfshirë disa krijime me frymë orientale, te cilat shquhen si aspekte muzikore, por kanë mangësi të dukshme qoftë si përmbajtje, qoftë si strukturë e rnirëfilltë poetike.
Duke përfunduar këto fjalë modeste për këngët e Rizah Bllacës do ta theksojmë, në shenjë falënderirni, edhe një herë rolin e veçantë të z. Adem Borovci, i cili me kujdes të veçantë i incizoi në magnetofonin e tij këngët për një periudhë relativisht të gjatë duke bërë mjaft mund dhe shpenzime. Do t'i falënderojmë gjithashtu, fshatarët e Bllacës që, duke ndihmuar materialisht botirnin e këtyre dy vëllimeve, ia lajnë një pjesë të borxhit rapsodit të tyre të adhuruar, i cili jetoi e këndoi gjithkund pa e hequr nga mendja dhe zernra Bllacën e tij të dashur.
Dhe, në fund një porosi për të gjithë ata që do ta kenë në dorë këtë botim dhe që do të shohin se këtu mungon ndonjë këngë e Rizah Bllacës, të cilën ata mund ta kenë të incizuar: i ftojmë që këto incizime t'i sjellin në Arkivin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, në mënyrë që të kompletohet repertori i rapsodit tonë. Kjo lëndë do t'u hyjë në punë studiuesve të tashëm dhe të ardhshëm të poezisë sonë popullore. Në një kohë më të rnirë, shpresojmë, vepra e plotë do të stpdiohet në mënyrë më të thelluar dhe këngët nga repertori i tij do të botohen në dy vëllime të plotësuara dhe të përmirësuara. Këtë punë në të ardhmen ia kerni borxh rapsodit tonë të madh, Rizah Bllacës, kënga e të cilit është pasuri e përgjithshme kombëtare.
Prishtinë, më 18 korrik 1997 Dr. Sadri Fetiu |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:03 pm | |
| SELMAN HARADIN BALA (1918-1989) Selman Bala u lind në vitin 1918 në Korroticë të Epërme, Komuna e Drenasit (ish-Gllogovcit). Selman Bala qysh në moshën e fëmijërisë i priu fati jo i mirë, për të mos shijuar rininë me bashkëfshatarët e vet. Babai, Haradin Bala ishte i ndjekur politikishtë nga UDB serbe, u detyrua të shpërngulet së bashku me Selmanin dhe iku në shtetin amë, në Shqipëri rreth vitit 1929 ku ishte 10-11 vjeçar. Në Shqipëri Selman Bala, jetoi për 14 vite me rradhë, kthehet në Kosovë rrreth vitit 1944. Vit ku edhe fillon këngën me për vite të tëra. Filloi të këndonte me Halil Cërvadikun, ku vazhdoi me 7-8 vite me rradhë. Pastaj në vitin 1953 këndoi me Adil Dugollin he kusheriun e tij Rrahman Balaj deri aty ka viti 1960. Mu atë vit edhe ndërpret këngën, nga jo vetëdëshira, dënohet nga UDB-a e Serbisë me tri vjet burg. Pas lirimit iu bashangjitë Rapsodit Rizah Bllaca për një vit e gjysmë. Përsëri iu bashkangjit Adil Dugollit ku me ta këndooi edhe Elmi Plakiqi me violinë nga fshati Nekovc Komuna e Drenasit, ku edhe nuk iu nda Selmanit deri në fund të këngës, në vitin 1980 për shkaqe shëndetësore. Në vitin 1980 filloi të këndonte edhe djali i Selmanit, Abedin Bala ku këngën e mori si trashëgimi nga babai.Por, fatëkeqësishtë as Abedinit nuk i priu pati. Burgoset në vitin 1981 nga gjakatarët serb dhe dënohet për 10 vite. Këngën nuk e ndali as në burg. Aty këndonte këngë patriotike si për shembull: Azem Bejtën e Shotë Galicën. Ndërroi jetë në vitin 1985 nga maltretimet serbe në burgin famëkeq të Serbisë. Që nga vdekja e Abedinit, Selman Bala prej mërzisë katër vitet e fundit të jetës së tij, nuk shkeli pragun e shtëpisë. Nërroi jetë me 24 prill 1989. Selman Bala është edhe babai i Haradin Balajt që është dënuar nga Tribunali i Hagës me 13 vite burg. Me respekt, Fadil Bala |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:05 pm | |
| DERVISH SHAQA ( 1912-1985 ) U lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare. Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit ju deshtë të lëshonte Kosovën përshkakë të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shprehë në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame bore e gjetem dimen...". Devish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të për cjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtareve te atdheut... Në Rashbull Devish Shaqa arrin të themeloj e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po më këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`jane keto gjame qe i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishen e shume e shume te tjera... Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës. Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Devish Shaqen ka kompuzuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Feste te madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mbanë në mëndë si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:08 pm | |
| TAHIR DRENICA Autobiografi janar 2006 I lindur me 21.06.1921. Jemi kan ni familje e madhe 48 antarësh.Unë qysh se i vogël kam shkue me bagëti, sikur edhe shumë moshatarë të mi.I kam ra fyellit, nrrojsave, meshnicave, knojsha si i vogël me bagëti. Në atë kohë bëjshin dasma e fjala të nuseve e vishin në kullën tonë, bëjshin dajre këngëtarët e vjetër, kurse unë i ngojsha dhe i mësojsha këngët menjëherë. I mbaj mend këngëtarët e vjetër: Cuf Kadishani prej Tërsteniku, Halim Beqa prej Gllanaselle, Murat Pajaziti nga Gllogovci. Kam mësue shumë këngë të vjetra prej tyne. Mas ni kohe kam këndue me një djalë të migjes pa vegla kur vishin musafiret në oda. Më vonë e morra një sharki edhe u mësova me i ra . E këndojsha me ni Beqir Prelezin, ai i raike çiftelisë shumë mirë. Tani jam bashkue me Halil Cërvadikun, babai i Shaqir Cërvadikut, Halili ka qenë këngetar më i vjetër se unë, ai ka kendue me vëlla edhe me babë të vet një kohë të gjatë. Tani u bashkue me mue edhe kemi kendue shtatë vite bashkë. Afër ,diku në vitet 57-tës. Mas tina jam bashku me Hashim Shalen kish pas dit nga pak me këndue tani e mësova edhe e aftësova. Edhe kemi këndue bashkë në Radio stacion të Prishtinës, edhe në television. Mas ni kohe u bashkangjit Qamili i Vogël me ne. I bejshum disa ushtrime në oden time, jemi shkue ne Zagreb në JugoTon edhe kemi inqizue pllaka të gramafonit. Mas ni kohe jemi njoftue me ni daneze Birthe Traerup e kish pas studjue folklorin botror ajo u njoftue me neve edhe marrke këngë historike edhe e bejshim një libër në 5 gjuhë me len në Institutin Albanologjik të Evropës. Nje kem da me Hashimin e jam bashkue me Osman Gllareven e me Qazim Berishen.Qazim Berisha ka qen i njoftur për muzikë sidomos për instrumente, i ka ra mirë violins. E na ka marrë ajo danezja në vitin 1966 e na ka que ne Kopen Hagen e i kemi dhanë 22 koncerte nëpër Danimark. Edhe ka qen një festival në Danimark, moren pjesë 17 shtete edhe na morem pjesë në at festival edhe na e dhan vendin e parë si solistat më të mirë edhe shkruen gazetat ne faqet e para edhe Danezja thojke se jam shum e lumtur qe e dhat ket emission edhe u murret vendin e par dhe po shkruajn gazetat per ju kaq bukur. Mas ni kohe kemi marr pjes ne Bruksel-Belgjik kur e kan marue permendoren e Skënderbeut emigracioni shqiptar në 78-79, nuk më kujtohet sakt. Kemi marrë pjesë unë, Osman Gllareva, Qazim Berisha , Qamili i Vogël, Mani, Maroshi dhe Augustini. Kemi kalue shumë bukur 17 ditë kemi nejt në Bruksel. Pastaj jemi Bashkue prapë me Hashim Shalen e kemi shkue prapë në Danimark në vitin 1981 me Hashimin e me Qazim Berishën. Bitja na percilke edhe i kemi dhan disa koncerte, edhe kemi këndue në radio stacion te Kopenhagenit edhe ka qen emision i hapur edhe në tae kohë ka pas puntor ton shqiptar duke punue ne Danimark edhe u thijke danezja atyre shqiptarve thuni sikur nëpër oda të Kosoves: “Hajt burra ju lumt goja”. E na kan ndëgjue mbar Danmarka, Suedia, Gjermonia se u kan emisionin e hapur në telvizion. Pastaj kemi marr pjesë me Hashim Shalen nëpër klube të shqiptarve që jan ba nëpër Gjermoni e në Zvicërr. Në Austri ne kemi mar pjesë nëpër të gjitha këto klube. Me Hashimin kemi shkue mas pari ne Amerikë kujtoj ne vitin 1979, kemi nejt afër dy muaj, kemi këndue dasmave të shqiptarve atje kemi dhan koncerte. Katër herë kam qen në Amerikë, dy herë me Hashim Shalen, dy Her me ni Shaban Baksin, edhe ai ka qen këngëtar. Në Kosovë kam këndue më këngetaret e njoftun që kan qen Sali Bajrami, Ferizi, me Rizah Bllacen, me Sef Mleqanin këta jan kan këngetar të vjetër. Mas ni kohe u bën edhe këngetar të ri. Kam këndue me Durmish Kadishanin, me Demir Krasniqin, me Bajrush Doden, me Augustinin. Edhe ken dal orkestra popullore Hajdar Dushi kemi dhan koncerte së bashku me ta nëpër Kosovë edhe u kan Asambli i Rugovës edhe kan qen do këngëtare të reja: Shahine Baderjolli, Sheqrie Spahia, Nazmie Hoxha. E une kam marr pjesë me te gjithë këta këngetar edhe kam këndue në popull prej 1948 nëpër dasma e nëpër koncerte. Kemi marr dhurata e mirënjohje shumë herë nëpër koncerte. Edhe këngët i thuri vet me tekst me melodi e me muzikë. I kam shkrue afër 70 këngë të herojve të Kosovës e të Maqedonisë dhe nuk i shkruej askund krejt, i mbaj në mend e i kendoj menjeherë. E tash hala po kendoj me Hashim Shalen edhe pse i kalova 80 vjet. Ki shum të fala prej meje edhe kur te vish në pushim merre ni kamer të mirë dhe ta mbushi një kaset me këngë që si ke ndegjue kurrë. Tahir Drenica. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:11 pm | |
| BIOGRAFIA E HAXHI PRENKUT
Haxhi Prenku (çifteli), është i lindur me 25 janar 1964 në Dritan (Drenas). Shkollen fillore dhe atë të mesme e vijoj në Kastriot (-ish Obiliq).
Me këndim filloi të meret prej moshes 11 vjeqare. Në fillim të karieres së tij filloi me babane e tij Beqir Prenkun duke bërë hapat e parë si solist dhe instrumentalist duke kënduar në dasma dhe ahengje tjera. Viteve të '80-ta si anetarë i SH.K.A."Rinia" në Kastriot u dallue si solist dhe instrumentalist.
Prej vitit 1978 këndoi nëpër dasma se pari me babanë e tij e më vonë me Hakif Bajgoren, Xhevdet Shalen, Izet Krasniqin, Nexhmedin Durmishin.
Ka nxjerrë 14 albume, ndër të cilat dy me Rapsodin e njohur Augustin Ukën, repertuari i tij ashtë prej 150 këngëve, prej tyre 14 të komponuara nga vetë ai.
Është ende aktiv si rapsod.
Antarët e tjerë të grupit të Haxhi Prenkut:
Saim Prenku (sharki, u lind me 4 tetor 1972 në Dritan (Drenas). Merret me muzikë që nga viti1 985, filloi të këndoj me axhen e tij Ismajl Prenkun dhe djemtë e tij Agim e Afrim Prenku. Këndoi në grup me Izet Krasniqin e Sylë Krasniqin nga Shipitulla e Kastriotit. Prej vitit 2000 keëdon me Haxhi Prenkun.
Naim Krasniqi (harmonikë), u lind me 5 korrik 1968 në Prishtinë, filloi të meret me muzikë nga viti 1984 si harmonikist në SH.K.A "Kosova" në Prishtinë, në SH.K.A "Bajram Curri", "Minatori", "Ramiz Sadiku" Prishtinë. Tani si udhëheqës i seksionit të muzikës popullore në SH.K.A."Qamili i Vogel" në Prishtinë. Ndër aktivitet e shumta të Naimit si hamonikist mund të veçojmë pjesmarrjen e tij në Festivalin e këngës poullore qytetare Vera 2004 në Tiranë (vendi i 3-të) përcjellës i shumë këngëtareve të njohur si : Nysret Muçiqi, Afrim Muçiqi, Lule Bajra, Nazmije Hoxha, Enver Batllava, Nazmi Gërdovci etj.
Gazmend Berisha (defist), i lindur me 6 nëntor 1977 në Prishtinë. Merret me muzikë prej viti 1985, anëtar i SH.K.A "Yjet e pa shuara", të Prishtinës, SH.K.A "Bajram Curri". Si defist përcolli shumë këngetarë të shoqërive të ndryshme si : Vëllezrit Liti e Biti, Rame Tahiri, Musë Hertica, Fehmi Kastrati, Afrim Gashi, etj. Ka dhjetra inqizime në R.T.K me grupe dhe shoqëri të ndryshme, si dhe në vitin 1987 ne t.v.p me SH.K.A. "Kosova" e Prishtinës.
Është aktiv në muzikë edhe sot. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:13 pm | |
| BIOGRAFIA në pika të shkurtëra Fazli Morina ka lindur më 1958 në fshatin Hade. Qysh i ri filloi të mirrej me këngën, pasi që ne e kemi traditë familjare, e trashëguam nga të parët tanë ndër vite. Fazliu këngën e filloi në moshën rinore ku hapat e parë i mësoi nga axha Aziz Morina, pastaj me vëllaun Dalipin - instrumentalist i pazëvendësueshëm në ato kohëra, Dalipi u detyrua të ikte në Shqipëri, sepse ishte i ndjekur nga regjimi komunist i kohës. Atje vazhdon këngën në Grupin e Ndue Shytit dhe Sykë Paplekës. Fazliu vazhdon këngën me këngëtarë të ndryshëm siç janë Jetullah Durmishi nga Mazgiti ku këndoi një kohë të gjatë me të. Pastaj me Xhevdet Shalën nga fshati Hade edhe ky këngëtarë me fam. Me Xhevdetin këndoj për një kohë të gjatë derisa në anën tjetër përgadiste Grupin e tij. Aty kah vitet 1987-88 vendosi të ndërpres këngën dhe të vazhdoj me përgatitjen time dhe të vëllezërve Florimit dhe Nexhmiut i cili jeton në Zvicër.Punoi dhe arriti që të nxjerr nga ne atë dëshironte. Që nga vitet 1987-88 e deri më sot kemi kënduar së bashku po edhe sot ende kultivojmë folklorin burimor kosovar. Grupi i quajtur Vëllezërit Morina vazhdoi këngën deri në ditët para luftës. Së bashku në grup kishim edhe nipin Xhemajl Kelmendin - violinist i njohur. Po edhe Qamil Bujupi me harmonikë. Tash jetoj në Kanada ku edhe këtu vazhdojmë të kultivojmë këngën shqipe. Kemi marrë pjesë në shumë ahengje të huaja ku edhe kemi prezentuar traditën muzikore shqiptare, edhe në Televizionin kanadez, siç është CBC me një program prej 30 minutash. Po thuajse tërë familja merren me këngën ku ende do të vazhdojmë. Ne si vëllezër posedojmë një arkiv të madh të këngëve nga rapsod të ndryshëm. Në thesarin tonë kemi 322 shirita (sudiokaseta) dhe 154 video. Ishin këto të dhëna në pika të shkurtëra. Të përshëndes me respekt, Naip Morina. Përgaditi: NAIP MORINA, tetor 2006 |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:16 pm | |
| HASHIM SHALA Hashim Shala u lind me 15.02.1936 në Verbofc të Drenicës nga një familje bujare me traditë kombëtare.Qysh si femijë, e pastaj në rini e më vonë në moshen e pjekurise i fjeti në zemër të kënduarit e melodise popullore në solo si dhe së bashku me vëllezerit e tij: Mustafën, Hysenin dhe Habibin. Kjo dashuri ndakj këngës, jo vetem se u zgjerua, kështu ky këngetar tani filloj të këndoj edhe me mikun e ti Tahir Drenicen. Kënga dhe koloriti i zërit të tyre hyri ne çdo vatër, madje dhe te paharrueshme. Ky gjatë periudhes shumë vjeçare të shoqërimit te tij me kangen, duke marre pjese në shumë manifestime e festivale të vendit dhe jashtë, u kurorzua me mirënjohje e shpërblime të niveleve më te larta, si ajo në Minhen të Gjermanisë, Danimarkë, Bruksel, në New York e Çikago të Amerikës. Deri më tani komponoj 169 këngë, nxorri 60 albume muzikore si dhe botoi 3 blej. Ky është bleni i katërt me radhë. Edhe këto këngë që i keni në dorë janë të inçizuara në pllaka të gramafonit , në audiokaseta dhe videokaseta. Jeton dhe misionin e vet të këngetarit e zhvillon në Prishtinë. Dërguar nga Fuad Fazliu. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:18 pm | |
| BIOGRAFIA E VËLLEZËRVE LAMALLARI Vellzërit Esat dhe Murat Lamallari kanë lindur në fshatin Mjak, komuna e Vitise. Esat i bie ciftelisë dhe Murati sharkisë. Të dy vëllezërit kanë qenë pranë këtyre veglave te njohura muzikore qysh në moshë të re. Murati dhe Esati inspirimin e parë e kanë marrun nga odat e dasmave shqiptare të fshatit dhe rrethinës së Karadakut dhe kanë ndjekur me përkushtim të madh lidhjet e parisë së fshatit me rapsodët tjerë të vjetër anembanë Kosovës. Këngët e para kreshnike në fshatin Mjak janë kënduar pa vegla instrumentale. Me vonë me fyell, kavalle, lahutë, cifteli dhe sharki. Në Karadakë dhe në rrafshin e Moravës Mjaku i ka pasur valltarët më të mire dhe tepër me zë. Vallëtarët më të njohur ne rrethin e Karadakut kanë qenë vëllezerit Hebib dhe Ramiz Mjaku. Kurse Haki Mjaku ka qenë këngëtari më i mire në këndim pa vegla instrumentale. Me cifteli dhe sharki, që gjenratat e vjetra, por edhe Esati dhe Murati, edhe pse në moshë shumë të re, mbajn mend Qerim dhe Jusuf Mjakun. Kurse gjyshi i tyre Tush Mjaku ka qenë njohës i mire i kavallit. Kjo është një histori e shkurtër prej ku vjen inspirim edhe i vëllezërve Esat dhe Murat Lamallari. Këtë hov të historisë të zhvillimit të folklorit në fshat e ndalin shpernguljet e Mjakut që filluan në fund të viteve të 50-ta. Në fillim shkas i shpërnguljeve ishte politika e Rankoviqit dhe më vonë ishin shkaqet ekonomike që fshatin filluan ta braktisin banorët e tij duke u përqendruar në rrafshin e Moravës dhe në kryeqendrën e Vilajetit të dikurshëm të Kosovës, Shkupit dhe një pjesë tjetër në Perëndim. Kështu edhe prindi i Esatit dhe Muratit, Nazif Mjaku detyrohet në fund të viteve të 70-ta të shpërngulet për një jetë më të mire në Shkup. Kjo shpërngulje sikur vëllezerve Esat dhe Murat Lamallari ua shton zellin që të jenë edhe më tepër pranë tingujve të telave të ciftelise dhe sharkise. Edhe pse në moshë të re, ftesat e dasmave shqiptare për Esatin dhe Muratin kanë qenë rruga e parë e karrierësë së tyre për një karrierë më profesionale në këtë drejtim. Për këtë hap ka ndikuar edhe kusheriri i tyre Fadil Lamallari, një veprimtar i palodhshmëm i kulturës shqiptare dhe kontribues i madh i Shoqërisë Kulturore Artistike EMIN DURAKU të Shkupit. Vëllezërit Esat dhe Murat Lamallari prej vitit 1981 deri në vitin 1995 kanë aderuar në shoqërinë Emin Duraku, ku kanë marr pjesë në shumë xhirime si në RTK, në Televizionin e Shkupit, programi ne gjuhën shqipe dhe shumë tjera. Kurse prej vitit 1995 janë anëtarë të rregulltë të shoqërisë artistike IBE PALIKUQJA, ku ende edhe sot vazhdojnë te ruajnë si anëtarë traditën e folklorit dhe melosit të Karadakut të Shkupit. Janë pjesmarrës në shumë festivale te ndryshëm që organizohen në shqiptari dhe diasporë. Kanë kënduar disa here në festivalin e Gjirokastrës dhe kanë marr cmim si rapsodë më të mire për krahinën e Karadkut të Shkupit. Në vitin 2002 gjithashtu jane paraqitur më këngët e tyre në Drenas të Kosovës. Pjesmarrja e tyre e fundit ka qenë me 11 nëntor në Peshkopi ku kanë marr cmimin si rapsodë më të mire të këtij festivali. Këngët e tyre më të reja janë këngët e dëshmorëve të luftës se vitit 2001. Kënga e Ali Mahmutit, kënga Fundi i Dimrit 2001, etj. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:20 pm | |
| FEHMI KASTRATI Autobiografi qershor 2007 Unë Fehmi Kastrati i lindur me 5 tetor 1961 në fashatin Llapashticë të Epërme, komuna e Podujevës. Shkollën fillore e kam kryernë vendlindje, kurse të mesmen në qytetin e Podujevës. Unë si i ri në moshën 15 vjeçare kam filluar të merrem me muzikë. Instrumenti im i pëlqyer ka qenë çiftelia dhe është ende çiftelia. Hapat e parë në muzikë i kam filluar së bashku me kusheririn tim Shemsi Kastratin nga fshati Shkabaj (Prishtinë), me të kam kënduar më shumë se 10 vite të tëra, deri në kohën kur ai shkoi në Gjermani. Më pas fillova të këndoj me Ramush Tahirin për 8 vite me radhë, edhe pse ishte fillestar, mora kohën e duhur për ta mësuar dhe edukuar për këngën e bukur shqipe. Kam kënduar edhe me shumë rapsodë të njohur të trevës sonë të Llapit, kam bashkëpunuar shumë me Vëllezrit Gashi, kemi kënduar edhe së bashku në disa ahengje me shoqëri etj... Unë kurrë s'kam pushuar së kënduari. Tani në këto dy vitet e fundit kam filluar të këndoj me Florim Halitin, me të birin e këngtarit tonë të paharruar, tash të ndjerë Hasan Peranit nga Perani i Podujevës. Me Florimin qe dy vite këndojmë bashkë dhe jemi shokë të pandashum. Kemi gjetë një gjuhë të përbashkët dhe kështu jemi shumë aktiv në punën tonë, mund të them profesoinale. Po tash qe disa muaj kam filluar ta mësoj dhe ta marr me vete në dasma e ahengje edhe djalin tim Bastretin. Idoli im është Augustin Uka. Unë përmes biografisë sime shprehi dëshirën që të falënderoj ty zotri Mahmut dhe të gjithë këngetarët çka janë sot por edhe ata qka kan nderruar jetë. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës sonë dhe ta zotëri Mahmut të përshëndes shumë unë si dhe Florimi, je i mirëseardhur në Llap. Përshëndetje, Fehmi Kastrati FLORIM HALITI Autobiografi qershor 2007 Unë Florim Haliti i lindur me 22 qershor 1973 në Prishtinë, banor i fshatit Peran afër Podujevës, jetoj tash në Podujevë. Shkollën fillore e kreva në Peran, kurse shkollën e mesme në Podujevë. Unë si fëmijë që nga klasa e parë kam filluar ti bie çiftelisë. Pasi u mësova mirë, fillova të këndoj, mësuesi im i parë ka qenë i ndjeri babai im, përpos mësimit ai edhe më këshilloi të gjitha ato çka ka ditur për këngën shqipe edhe pse ishte në moshë të vjetër. Kur ai filloi të më mësoj, ai veçse e kishte lënë mzuikën për shkak të moshës. ai ishte i njohur në trevën tonë dhe ka kënduar me vëllaun e madh Shabanin. Unë për fat në atë kohë isha i vogël, djali i vogël i Hasanit dhe nuk përjetova babain tim duke kënduar në dasma dhe ahengje tjera. Unë vazhdova muzikën edhe më tej, në moshën 15 vjeçare këndova nëpër dasma me vëllaun Shabanin. Për fat vëllau nuk është mirë me shëndet (është 60 vjeçar) dhe unë jam ende aktiv në muzikë. Në dy vjetët e fundit fillova të këndoj me Fehmi Kastratin nga fshati Llapashticë dhe jemi në bashkëpunim shumë të mirë. Por, unë zotëri Mahmuti do të mudohem që ti sjell edhe disa fotografi të babait, si dhe të miat. Tä babait do të jetë më vëshhtirë, ishe i lindur më 1915 dhe këndoi në vitet 45-50. Unë edhe përpunoj këngët vet si dhe shumë tekste, si p.sh. këngën e Hasan Cubollit, Ramush Haradinajt, Zahir Pajazitit e shumë tjera. Do të mudohem të dërgoj edhe tjera këngë që nuk i ke. Për fund unë të përshëndes shumë ty dhe gjithë shqiptarët anembanë botës, falemnderit për mirëkuptimin, të dëshiroj jetë të gjatë ty së bashku me familjen tënde dhe kemi dëshirë që ti një ditë të vish te ne dhe nta kalojmë një natë muzikore së bashku. të falënderoj shumë dhe je i mirëseardhur në Llap edhe pse nuk të njoh personalishtë. Florim Haliti.
Edituar për herë të fundit nga BiBiKiM në Mon Feb 02, 2009 1:32 pm, edituar 1 herë gjithsej |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 1:33 pm | |
| Autobiografi nga Vëllezërit Liti e Biti Vëllëzërit Liti e Biti padyshim se janë këngëtarë që opinjoni i njeh fortë mirë më tepër se dy dekada. Ata janë përpjekur që me artin e tyre muzikor të lënë gjurmë në krijmtarin te begatshme artistike, pra në këngën folklorike dhe atë popullore. Vëllëzërit Liti e Biti u lindën, në fshatin Herticë, shkollën fillore dhe atë të mesme e përfunduan në Podujevë. Me këngën filluan që nga fëmijëria, kurse në duet që nga klasa e parë fillore. Liti e Biti dy vëllëzër, por të lidhur emotivisht janë një trup, një shpirtë i madh i këngës shqipe. Këngët e tyre janë me ideal të lartë kombëtar. Liti e Biti kanë edituar deri me sot më tepër se 45 albume. Në këto albume janë më shumë se 300 këngë të vetë autorëve. Me vetë faktin, që shumë këngëtarë të tjerë sherbehën me këto autorsi të tyre dhe bëjnë emitimin e tyre, tregojnë, që Liti & Biti janë një thesar i madh i artit muzikor. Çka pritet nga Liti e Biti në të ardhmën ? Albumi më i ri "Tanë Kosova UÇK’’, një video-audi-Cd-DVD me këngë të reja të zgjedhura, një album me këngë të zgjedhura popullore, hite të reja. Liti e Biti për adhuruesit e tyre: Ne ju duam shumë kudo që jeni, kudo që na dëgjoni, shumë respekt për adhuruesit tanë. Ju premtojmë se kurrë nuk do ju zhgënjejmë, gjithëherë do këndojmë sipas shijes tuaj. Adhuruest tanë me plotë ngrohtësi ju përshendesin Liti e Biti, dhe krenohen me adhuruesit e tyre dhe, edhe juve krenohuni me Litin e Bitin. |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 2:54 pm | |
| Feriz Krasniqi ka lindur më 1927 ne Llashkadrenoc kurse ka vdekur ne Maj 1999 në malet e Damanekut në mungesë te përkujdesjes shëndetësore dhe ushqimit. |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! Mon Feb 02, 2009 5:49 pm | |
| I kënduna Popullit deri ne vdekje edhe pse e gjet në mnyren me të keqe që as kush do ta dëshironte por ja që e kishte fatin e till ,
Një gjë që më habit deri sod as kush doli që së paku të thoshte një fjal miradie për kët Burrë ,së paku nga shokët e vet të i këdohej një kang siq i këndoji aji tër ktij Populli .
I qoft i lehët dheu i Kosovës . | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| | | | Sponsored content
| Titulli: Re: Biografite e Rapsodeve tone !! | |
| |
| | | | Biografite e Rapsodeve tone !! | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |