| ENGJULL KOLIQI | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:50 pm | |
| Pedagog, shkrimtar, publicist. U lind më 10 nëntor 1956, në Stubëll të Vitisë (Kosovë). Shkollën fillore tetëvjeçare e ka mbaruar në vendlindje, gjimnazin – drejtimin e shkencave natyrore/matematikore në Viti dhe në Ferizaj. Në Universitetin e Kosovës në Prishtinë ka mbaruar fakultetin e edukimit dhe ka narrë titullin akademik: Profesor i Pedagogjisë. Tetë vjet ka punuar në vendlindje, si mësimdhënës e edukator. I ndjekur nga regjimi okupues i Beogradit, pasi më parë edhe ishte arrestuar, në mars 1990 është detyruar të largohet nga vendlindja dhe shkon në Itali, ku edhe sot jeton e vepron me familjen e tij. Që nga fillimi ka punuar gazetar dhe redaktor në Radio Vatikan, korrespondent i radiotelevizionit shqiptar – RTSH në Tiranë e pastaj i radiotelevizionit të Kosovës – RTK në Prishtinë. Ka punuar edhe për radiotelevizionin publik të Maqedonisë, si dhe për radiotelevizione të tjera private në gjuhën shqipe. Mbi 20 vite shkruan në shtypin e përditshëm dhe atë periodik shqiptar – në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në diasporë. Më së shumti ka shkruar në gazetat: Rilindja, Bujku, Bota Sot, Lajm Ekskluzive, Pavarësia News, Koha Jonë, Rilindja Demokratike, Panorama, Shekulli etj. Ka bashkëpunuar edhe me gazetat italiane – Corriere della Sera, La Repubblica, Il Messaggero, La Stampa, Il Mattino, Resegone, L’Avvenire, Famiglia Cristiana etj. Poashtu ka bashkëpunuar edhe me dy qendrat kreyesore radiotelevizive italiane – RAI dhe MEDIASET
Mbi 30 vite është marrë me organizimin e shoqatave atdhetare, kulturore, artistike dhe humanitare. Aktiv në politikë nuk është angazhuar në asnjë parti, edhepse bashkëpunon me të gjitha palët e politikës shqiptare, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Është i akredituar nga Qeveria e Kosovës, si gazetar dhe veprimtar në Itali. Përveç artikujve gazetareskë dhe shkrimeve publicistike, ka botuar edhe qindëra poezi, nëpër gazeta e revista shqiptare. Në italisht ka botuar përmbledhjet me poezi “Il mio secolo si chiama amore” (Shekulli im quhet dashuri), si finalist i konkursit ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” , në Shtëpinë Botuese IBISKOS, në Empoli, si dhe përmbledhjen tjetër voluminoze, prej 161 poezishë, me titull “Sentimento di luce” (Ndjenjë drite), më 2007, nga Shtëpia Botuese BOOPEN, në Napoli. I njëjti libër, në gjuhën portugeze, me titull “Sentimento de luz” është botuar nga Shtëpia Botuese PROTEXTO, në Curitiba (kryeqytet i shtetit Paraná, në Brazil). Ndërkaq në vitin 2008, Shtëpia Botuese O LUTADOR në Belo Horizonte (kryeqytet i shtetit Minas Gerais, në Brazil), ka botuar librin e këtij autori “Madre Teresa – um amor sem limites” (Nënë Tereza – një dashuri e pakufijshme), me parathënien e Hirësisë së Tij – Kardinalit Serafim Fernandes Araújo dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Që të dy librat, në gjuhën portugeze i janë përkthyer nga Profesoresha e mirënjohur Dr Vera Lúcia Alves Neves. I ka në dorëshkrim edhe disa libra, që së shpejti do i botoj në gjuhën shqipe, italiane dhe portugeze, si dhe disa në frengjisht e në gjermanisht, që po i përkthehen në Brazil. Është prezent edhe në antologjinë “Altri Mondi”, që e pa dritën e botimit në Bukuresht (2008). | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:50 pm | |
| NË MOTIN E HESHTJES
Njeriu duke kërkuar rrënjët e veta,
kapet e arrestohet
…
Sa e rëndë akuza:
endacak mes shungullimave të shkëmbinjve
…
Heshtje
…
Përbirohet labirintheve të hiçit njeriu,
tashmë mbi lavditë e kohës,
me vrullin e historisë në shpejtësi mba hapin
…
Megjithë akuza e kërcënime,
në heshtje kërkon:
Ku janë rrënjët e kësaj bote?!
…
Vazhdon udhën njeriu,
në heshtje gjithnjë kërkon
…
Nën shungullima e nën flakë vetëtimash,
diku mes shkëmbinjve,
zanafillën e vërtetë zbulon.
Ferizaj, 27 shtator 2005 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:51 pm | |
| NËN DRITËN E HËNËS
Edhe në këtë natë të dalldisur,
hise më ra,
në shërbim të dashurive të plagosura,
tri herë rreth i rashë malit,
derisa ujkun e vrara.
Prishtinë, 27 shtator 2005 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:51 pm | |
| NJË MUZIKË PO NA VJEN
Një muzikë po na vjen,
me frymën e shpirtit tonë,
zemrat na i ngazëllen.
Një muzikë po na vjen,
Me vrull lumturie,
ëmbël na i përkund zemrat,
dashuri seç na rrëfen.
Një muzikë po na vjen,
me melodi të lashtësisë,
gjithë zhurmën e kohës së re
me këngë antike e rrëmben.
Një muzikë po na vjen,
me këngë antike e psalme përzier,
drejt cakut seç na shpie,
në fronin mbretëror seç na bën vend.
Një muzikë po na vjen,
me këngët përkëdhelëse,
shpirti ëmbël seç po e ndjen.
Viti, 27 shtator 2005 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:51 pm | |
| MBAS BETIMIT
Nisem me pastërti
Drejt diellit ngjitem
Mes mrekullive fluturoj
Me këngën dhuratë zemrës sate
O Dardania ime!
Stubëll, 29 shtator 2005 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:52 pm | |
| ME SIGURI MREKULLIE
Vështirësitë do të jenë të mëdha
Edhe pengesat gjithnjë e më shumë
Por
Fuqia e dashurisë sonë është shembullore
Me veprim të mrekullueshëm do ia dalim
Sot e përjetemot
Në fronin e dashurisë do jemi bashkë
Të palëkundshëm kurrë
!!!
Garlate (LC), 21 shtator 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:52 pm | |
| SI KURRË MË PARË
E madhja mbretëreshë e mori fjalën
Pranverën e dashurisë e shpalli
Gjithëkëndej trojeve ilirike
Me vendimin që ndërroi historinë
Shekullin tim e pagëzoi
Me më të mirin emër – Besëdashuri!
Garlate (LC), 1 tetor 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:53 pm | |
| KËMBANAT E MESHËS SË MADHE
Biejnë panda
Që nga sot
Dëgjojini e nderojini
Po fillon festa e dashurisë
Me hapje të epokës së mrekullive
Eni të gjithë pa ngurrim
Me të Zotit bekim
Enin ta fillojmë festën
Gëzuar
Amen!
Garlate (LC), 21 qershor 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:53 pm | |
| NË KËND TË BUZËVE
Një buzëqeshje
Një fjalë e mirë
Një freski
Një puthje e paharrueshme
Një mrekulli fatlume
Në të bekuarën histori
Garlate (LC), 28 qershor 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:53 pm | |
| MREKULLISHT
Mbi krahët e mrekullisë
Më erdhe
Në çastin më të duhur
Engjëllusha ime
V
Me fuqi mrekullie
Bashkë
Do e ndërrojmë botën
Dhe shekullin tonë do e pagëzojmë
Me emrin e dashurisë!
Garlate (LC), 20-21 qershor 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:54 pm | |
| N’UDHËN TIME
Mund të ketë ndoj vonesë
Por mungesa kurrsesi
As sot as nesër
Askurrë
N’udhën time shekullore
Gjithçka në lëvizje
Me koordinim dashurie
Edhe këngët
Edhe vallet rrjedhin
Pandalur
Sikur sot
Deri në amshim
Përjetemot…
Garlate (LC), 19 qershor 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:54 pm | |
| PA HUMBUR KOHË
Le t’i mbledhim bashkë
Të gjitha legjendat nëpër shekuj
…
Le t’i hyjmë historisë
Të gjitha kronikat t’ia shpalosim
Bashkë
Të gjejmë të vërtetën udhë
Drejt fronit të dashurisë!
Garlate (LC), 19 qershor 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:54 pm | |
| PËRBËRJET E SHPIRTIT TIM
Dashuria
Ti – Mbretëreshë
Dhe mrekullia!
Garlate (LC), 5 korrik 2008
DUA TË SHKRUAJ
Nuk dua të luftoj
E urrej gjakderdhjen
…
Padrejtësitë nuk i duroj dot
As përbuzjen
As ndjekjen
…
Edhepse rëndë
Shumë padrejtësi ndjej
-
Nuk dua të hiqen koka
As kurrë nuk urrej
…
N’udhëkryqe interesesh
I prekur në zemër përherë
Bërtas e vuaj
…
Me dashuri dua ta ndërroj botën
Nuk heq dorë nga kjo
-
Gjithnjë e më shumë
Dua të shkruaj …
Garlate (LC), 27 maj 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:55 pm | |
| BRENDA FSHEHTËSISË
Më e pashmja
Gjithmonë e pashme dhe e ndritur mbetet
Dashuria jonë e bekuar
Me historinë që pret për t’u shkruar!
Garlate (LC), 5 korrik 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:55 pm | |
| MBRËMJEVE MUZIKORE
Atëherë të rregult ishim
Me dekrete e me venome
Edhe kanunin bashkë zbatonim
Me të bukurat këngë
Edhe vendin
Edhe Zotin
Edhe njeriun
I bënim të lumtur
Tash ….
Herë-herë bëhemi të pashëm
Përkundër njëmijenjë pengesave …
Hora a Arbëreshëve (PA) | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:55 pm | |
| LE TË QESHET BOTA
Tashmë ne kemi marrë mbretërinë
Me rregulla dashurie drejtojmë njerëzinë
Me fuqi mrekullie shndrisim mbarë gjithësinë
Përfundimisht
Le të qeshet bota
Kudo le të shpallen garancitë e jetës
Le të sheshohet krenaria
Kudo mbretëron dashuria
!!!
Palermo, 18 korrik 2008 | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI Sat Jan 24, 2009 5:56 pm | |
| SHUMË ZEMRA TË MBYLLURA
Në mungesë të ajrit të pastër
dhe fjalëve të vërteta
dashuria nuk gjendet dot
-
Si kundërpërgjigje këtij realiteti të hidhur
Shumë zemra mbesin të mbyllura
Sivjet dhe në mot! | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: ENGJULL KOLIQI | |
| |
|
| |
| ENGJULL KOLIQI | |
|