Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Seli në qiejt"poemth

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:21 pm

fla



Dua të zbukuroj faqet e Internetit të Forumit ”Bashkimin Kombëtar” me pomethin ”SELI NË QIEJT”, i ribotuar disa herë dhe në disa gjuhë, i cili ka fituar shumë çmime ndëkombëtarë, i përkthyer në shumë revista prestigjioze letrare dhe Antologji... është një dhuratë pë gjithë poetët e afirmuar dhe pasionantët e Letërsisë dhe pë mendimin e avancuar.... Pavarësisht nga paraqitja e ”parë” si dhe përkufizimi i Aristidh Koljas ” Poet i Elegancës” ju do të thoni fjalën tuaj dhe mund të ”rrëzoni” kë hyrësi të çiltëruar.

Kristaq F. Shabani

President i Lidhjes Nderkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve ”PEGASI”ALBANIA

Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.W.A (OHAJO) SHBA

Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë W.P.S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:22 pm



KRISTAQ F. SHABANI









“SELI NË QIEJT”









poemë

















Ribotim “MARIN BARLETI” TIRANË,2008







Kushtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të AMERIKËS

Bill Klinton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:23 pm

* * *



Ideja e gjetur, trajtesa origjinale në këndvështrim, shpërthimi me vrull, gjetje të rrugëve të reja, gërshetimi shumëplanësh dhe befasim në përdorim figuracional, ndërtim kompozicional, me një muzikalitet mjaft të këndshëm…Ja disa risi të poetit.

Poema “Seli në qiejt” ikën nga “moda” poetike e Letërsisë shqiptare, udhëton në rrugë të panjohura, të cilat i kërkon vetë dhe i çan me një domethënie të vrullshme. Pjesëzat e saj të ndërtuara mbi një gjetje moderne janë në unison me atë që kërkon të trumbetojë fantastikisht me kërkim atë realitet, i cili mbretëron si një mbret i pakurorëzuar me skeptër, me një fshehje disi ylberore…

Një pasqyrë ku shihet një”President” i rizgjedhur i botës, befasohet nga që fytyra e tij fillon të shndërrohet në një hartë filmike të Botës, ku ajo lëviz në mënyrë marrarendëse…me njerëzit e saj të sotëm, psikozën e tyre, besimin e thyer dhe me syrin që nxjerr çudia…Shfaqen “aktet”e poemës që nga “Pozimi” e deri te “Blici” me një shtat që rritet dhe me një frymëmarrje që sa vjen dhe vjen dhe shtohet, kulmon e shpërndan lastarë poetikë domethënës. Gjuha e saktë poetike e kombinuar me një gjetje edhe në “përdorim të shenjave origjinale, hedh hapa e ngjit shkallë…”Pika e madhe” dhe “Piku i madh”…”Kënga shtet” dhe “Tragjedia shtet” e ndjekur nga një “Këngë barotizmi”, “Notat e të falurës”, që çngjyrëzojnë dhe arrijnë te “Trëndafili, dhëndër i Luleve”, i cili nxjerr lot nga petalet e tij e deri te një qen të krekosur për të dashurën e tij dhe të birin gjysmëqen , gjysmënjeri, të bëjnë të fantazosh dhe të meditosh… “Përralla e Yjeve” vetëm një presje larg “Shkallinave të rëndesës”…”Fraza arabe” dhe “E Verdhura e harlisur” sjell një “Sy të menduar” e një Sinoptikë, e cila rikujton e penduar,…Një
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:23 pm

“Blic”ul perden. Bashkë me dramën luhen dhe komeditë e Kombeve, por ka shpresë…

Kristaqi këtë shpërthim e ka pasur që në hershmërinë e tij, por “redaktorëve” nuk u shkonte për shtat kjo formë të gatuari në Magjen e brumit poetik dhe shumë vargje të tij u vranë, por tek i vranë lëshuan gjak vargjesh që përsëritën vetveten dhe sot ngrihen lastarë. Respekt për vargjet!..

Poema është një operacion kirurgjikal poetik që i bëhet Botës. Secili ndien dhimbjen e këtij operacioni dhe merr dritë ndriçimi. Triniteti: Mitologji- Realitet dhe Modernizëm = përkufizimi i poemës.

Përkthimi i realizuar në greqisht nga Avjerini Papa dhe përkthimi në anglisht nga Lefter Fotiu dhe Arjan Ligu ka pasur tendencën të përkthejë atë që thuhet dhe jo atë që ndreqet. Kjo është bërë me qëllim.Tryeza poetike mund të njohë një firmë, që firmos vetë me ndjenjë dhe autoritet poetik.

Sazan Gjomema, Filolog

Athinë, Janar 1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:24 pm



K. POZIMI



“Zeusi”

në rizgjedhje fytyrën ëngjllt

në pasqyrë sheh:

Pasqyra e nxjerr Ëngjëll…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:24 pm

R. NXJERR SYRIN “ÇUDIA”



“Presidenti” qesh,

pasqyra në Hartë Bote shndërrohet

papritmas;

ca rrudha në ballë duken,

kapin për dore shqetësimin e plakjes…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:24 pm

HARTË “TEJÇMENDËSE”



“Presidenti” vrehet,…

Dallon në fytyrë ca gropëza,

ndien dridhje:

Diku kukuvajka

këndon me zë ligjërimi…

Në Hartën e Botës

konet e Vullkanit

flakë marrin,

kufijtë grinden,

Oqeanet s’e përmbajnë veten ,

Yjet vrasin…



Sadamët

ruajnë ende shkëputje tymnaje…

Arafatët dërsijnë

në misione paqetimi,

Jelcinët

zhduken e shfaqen në ekrane,…

Piramidat hedhin nga muret financiare

njerëz si kukulla druri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:25 pm

P. PIKA E MADHE DHE PIKU I MADH



Nga “Pika e Vrojtimit”

Bota duket e gjitha në pëllëmbë të dorës…

Në “Pikën e Vrojtimit” luhen matçet e Botës:

“Sheh…” në misione diplomatike,

“Shah …” në përplasje forcash,

“Matet” i përpunojnë analistët

e më të Bardhës Shtëpi të Botës…

“Presidenti” merr pozën,

blicet shkrepen me mendimin e thellë:

Ekranet dhe “menytë” do t’i mbushin…

Qeshja , sinoptikë e qetësisë së larme;

diç nuk shkon në kurmin e Botës

me shfaqje rrudhore:

Nevriku me temperaturë të lartë,

Homologëve u pëlqen

Njëshi i tyre ngjyrosh…,

Ti je “udhëtar” në atë që mbiquhet “Politikë”,

Dhëmbët ruaji nga etja e ngënies,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:25 pm

Sytë ruaji nga mosparja…

Një letër me vula të ul e të ngë…

Ovacioni e ka burimin te Njeriu,

Duartrokitja griset si pankartë,

ngelesh pa sy në mes të ditësh në “portret”…

Podiumi ul shkëlqimin e kafenjtë:

Rënia e bluan si bluarësit e drurit

dhe miell druri,

Solisti i Këngës: “RËNIA E PRESIDENTIT”

Një vejushe me lot ngyros mermerin…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:26 pm

T.KËNGA SHTET DHE TRAGJEDIA SHTET



Në kurmin e Botës pasqyrë:

“Shtetet zihen për Detin,

grinden për emrin,

kacafyten për ndarjen,

shfryjnë për plakjen,

shtet u ngjajnë pleqve grindavecë…

Dikush i quajti vogëlushë të përkëdhelur,

Pinokë të gjallë me hundë prej “mishi”;

Shtetet ndërtuan mure,

Sistemet kthenin vithet,

karrikaturonin zeniet

në vrasje qeniesh pa faj,…

Ç’bënë Shtetet, mos bëftë kurkush!…”

***
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:26 pm

Njerëzit lënë shtetet:

Vrapojnë në Pistat e kaltëra

mes vdekjes shtet dhe jetës shtet;

lënë muret e rënë,

statujat e shqyera,

pemët vetëm me trungje të prerë,

fytyra të turmbullta si lumenj të dalë nga shtratet…

E kush nuk e do vendin e thurjes

si rrjetë merimange të ëndrrës…Kush?

Kush ia vrau ëndrrën lehonë njeriut?

Kush i dha udhën,

e pastaj një tufë me lule bliri…,

a një gjethe dafine e pasinqertë

mbuluan kokën e kockët të mortjes?…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:26 pm

“O brohorimë e pashpirt,

O klithmë e djalltë,

O fjalë e vrerosur,

O shpoti tronditëse,

O poshtërim tetëkëmbësh,

O…, o…,o!…”



Fytyrë me pudër vrasëse

shfaq Aktin e Ikjes së Fshehur

për të zgjuar Shuarjen…

Kombet nuk mbahen

në dhëmbë elementësh,

rrëshqasin,

sikur afrojnë Mosekzistencën,…

Faniten, papritmas,

i vënë gishtin ceremonisë…

Pema riçelet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:27 pm

O. KËNGA E IKJES DHE KËNGA E TEJARDHJES



…”Barkat” kanë thyer lopatat,

por notojnë.

Kokëkthyer qëmtohet

“Kënga e Ikjes”

dhe “Kënga e Tejardhjes”…”

Odisetë e rinj do t’i presin Penelopat…,

në ditë ankthi,

hapur portat.

Guri me zë burri,

Fjala ka tingëllim metali:

“O Shtegëtar i gjorë, të vrau shteti, ik!”,

por refreni ka vetëm një fjalë Kombi:

“Kthehu!…”

“Cinizmi i shuarjes,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:27 pm

ndarje në pjesëza,

vilari i verdhë… dërsijnë nga mëllefet,

Testamentet trashëguese në hapje ndjellin:

“Kacafytjen e gjaktë,

Të ulëriturën e panotëzuar

që dredh rracat…

Me komb, papritur, bëhen Evat…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:27 pm



G.KËNGA E BAROTZIMIT



Ah, Ballkan, Ballkan kokëfortë

me “tre luftra”bote provokuar,…

Ç’temperament zjarr!…

Drurët duan njerëz të rriten,

Lulet kërkojnë njeriun të çelen,…

Hidh vështrimin në fqinjët e mençur

tek hapin dritaret fine;

Ajri ngroh gjokset e kombeve…

Njerëzit vetëm ikin,

Presidentët mburrin veten

për kthesat përmbysjet,

Kamuflimi ka tashmë të gjitha organet

dhe mendje “ të sofistikuar”…

E Bukura e Dheut e shfrytëzoi nderin,

vret të Nesërmen në Thembër të Akilit!

Ah, belbëzim i pritur nga Nënat!

Ah, ndjenjë që dredh Argjirot!

Ah, kur do të kthehen

“Rozafat, Konstandinët,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:28 pm

Mujët, Halilët ,Doruntinat…”

Fshini sytë e lotuar të Vasiliqisë…

Zhan d’ Arkat quhen : Bubulina…

Bubulinat s’mbyllin përherë Ciklet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:28 pm

R. NOTAT E TË “FALURËS”



Në heshtje vrasëse

shet copat e kurmit të tokës

si të ishin bathë… e karrota,

Njerëzit nuk dinë

se kjo s’është toka e tyre,

Plani rrëmben,

mban peng në dhjetëvjeçarë,

Krahët shiten më pak se lodrat.

“ Një Arush kushton dy -tre më tepër…”

Edhe Hëna e kursen dritën

tek sheh poshtërsinë e trullosur:

“Një vajzë me sy mahnitës

një gungaç të pasur ,

kokërrjepur kërkon të barrëzojë…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:29 pm



A.EH, TRËNDAFIL, DHËNDËR I LULEVE!



Presidenti bukurosh

në Pasqyrën-Hartë…

Pasqyra çudi…

nxjerr sozinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:29 pm

Në rrudhat:

Ylberi i Rracës laget

në gara marramendëse…

Eh,o pistë e inatit të flluskosur!

Eh, o pistë, me të parin fitues

mbështjellë me flamur shteti,

dhe të fundmin e garës

që si çalaman ngjason!

Magjia shpërthen gjinjtë,

qumësht i rremë pikon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:30 pm

Nxitimi ulëret

sikur me copra xhami po e shpojnë…

Ngjyrëzimion e kanë zbardhur,

dhëmbët ngjyroshë në fshehtësi nxjerr…

Njeriu kacafytet me Njeriun,

origjinën kanibale dëfton!…

Gjelbërimi rrëzon petalet,

ndien krisjen xhami…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:30 pm

** O pastërti njerëzore,

të dua në sytë e tu ca lot,

të kuptoj si qan pastërtia,

si rrjedhi lot shpirti,…

Si do të ndiem në skenë të përmalluar

ku trandafili, dhëndëri i luleve,

nga petalet e mahnitshme të nxjerrë lot…

A e imagjinoni dot të qajë Trëndafili?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:30 pm

Mos ,o Zot!

Trëndafili rrëzon petalet

nga të qarëte lotuar.

Sistemi u gremis

me një të lëvizur të buzës.

Rrëzimii Madh turmbullom edhe sot,

turfullon edhe sot,

mezi po rrëzon Kolonat…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:31 pm

Në sheshet e shpirtit,

të Zgjuarit e Botës

u bien fanfarave të Moskamjes…







Një melodi të dhimbshme

s’e kapërcen dot kraharori;

Kërkesa migjeniane 1) “bredh”lëshuar

në tortuare frikësimi,

në lakuriqësi të jetuari,…

Lum, kush thuri i pari

rrjetën e merimangës së bardhë!…

Një qen krekoset për të dashurën

dhe birin gjysmënjeri!

Macja Princeshë jep pritje

për të zgjedhurin e zemrës së plagosur…

Telefonat, kurvarët më të mëdhenj të Globit,

lëshuar nga Frerët e turpit…

Ah,o të Pacipë të djallëzuar!…

Baret çajnë si tullumbace lidhjet e reja.

Në embrione çakordohen puthjet!…

1) fjalëe prejardhur nga emri ipoetit të madh , Migjeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:31 pm

M. PËRRALLA E YJEVE



I biri i “Yllit”

gostit zyrat t’i kalojnë në shtëpinë e tij

femrat e sistemit të rrëzuar,..

Taksitë venë e vinë,

premton fustan me lulka;

këpucë nga më tëpopmpuarat,

drekëza dhe darkëza

me njëmijë përralla brenda,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth EmptySat Jan 10, 2009 3:31 pm

në Hiltonë e Hotele marramendësh,

shëtitje buzëdeti

e kthim në shtëpizën e Ëndrrave…

Autori :Avjerinos!

“Ku je, flirt?…”

“Përrallë vrasëse e Nderit?”

Të ëmblat Qershiza:

RU…PO…BU…

SER…AL…HUNG…JU…

Drejtohuni te plaku Avjerinos:

Rruga “Koronos”,

Sheshi “Sos”…

Në daçi kaloni një mbrëmje

në “XPYSH EYKAIPIA”,

në daç flini në poltron…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Seli në qiejt"poemth Empty
MesazhTitulli: Re: "Seli në qiejt"poemth   "Seli në qiejt"poemth Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Seli në qiejt"poemth
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: