|
| Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së | |
|
+10aksh E_Bukura Fjona Liisi MUHAMETII xhavo_ zeriatdheut Shqipo_ Leka i Madh kacimix 14 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Wed Dec 31, 2008 12:38 am | |
| ...ajo femra qe nuk eshte shqiptatre por serbe me graden... A e merni vesh kush na i spiunon shoket? | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Wed Dec 31, 2008 12:39 am | |
| Ajo femra qenka spiune, por duhet te ket lidhje me Berishen pa dyshim. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Wed Dec 31, 2008 1:42 am | |
| Populli dhe cdo kush qe mendon se duhet bere dicka, shpejt duhet te organizohet ne demonstrata dhe ne cdo menyre tjetere te mundshem per ti dale ne ndihme shqiptareve ne Kosove Lindore. Nje gje dua ta them: Kur flasim per Kosoven Lindore, perse problemin e kufizojme sall ne Presheve. A nuk jane edhe dy treva tjera me te rrezikuara gjithsesi qe jane Bujanoci dhe Medvegja. Problemi ne Kosoven LIndore duhet pare ne teresi dhe jo vec ne Presheven si te tille. NJe shkrim diku e pata lexuar se me mire eshte te perdoret nocioni 'Kosove LIndore' sesa 'Lugine e Presheves' se kjo e fundit eshte prodhim i Akademise se Shkencave serbe qe metojne qe numrin e shqiptareve ta minimizojne vetem ne Presheve gjegjesisht ne ate cka e rrok ne luginen e Presheves duke i lene jashte malesine e Bujanocit dhe Medvegjen. Lugina e Presheves eshte Kosove LIndore, mirepo eshte vec nje pjese e saj dhe jo e tera. E tera eshte Medvegja, Bujanoci me malesi, Presheva me lugine. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Wed Dec 31, 2008 3:27 am | |
| - Leka i Madh shkruajti:
- NJe shkrim diku e pata lexuar se me mire eshte te perdoret nocioni 'Kosove LIndore' sesa 'Lugine e Presheves' se kjo e fundit eshte prodhim i Akademise se Shkencave serbe qe metojne qe numrin e shqiptareve ta minimizojne vetem ne Presheve gjegjesisht ne ate cka e rrok ne luginen e Presheves duke i lene jashte malesine e Bujanocit dhe Medvegjen. Lugina e Presheves eshte Kosove LIndore, mirepo eshte vec nje pjese e saj dhe jo e tera. E tera eshte Medvegja, Bujanoci me malesi, Presheva me lugine.
Patjeter mire do te ishte nje emer gjitheperfshires. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Mon Jan 05, 2009 8:58 pm | |
| Në Luginën e Preshevës arrestohen 10 ish-pjesëtarë të UÇK-së, tre kanë shpëtuar Me urdhër të prokurorisë për krime të luftës, policia e Serbisë ka arrestuar 10 pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me dyshimet se kanë kryer "krime në tre lokacione të komunës së Gjilanit", thuhet në komunikatën e prokurorisë në Beograd. Policia e Serbisë sot herët në mëngjes ka nisur aksionin për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Preshevë. Reporteri i RTK-se nga Lugina e Preshevës njofton se të arrestuar janë: Agush Memishi, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Kamber Sahiti ,Burim Fazliu, Sylejman Sadiku, Ferat Hajdari dhe Fatmir Sahiti - ky i fundit mbetet per gjykim në prokurorinë komunale nè Preshevë. Sipas njoftimeve të mediave serbe,” udhëheqësit e grupit të Gjilanit” Ali Hajdari, Rexhep Aliu dhe Shaip Shaqiri jetojnë në Gjilan dhe policia serbe nuk mund t’i arrestojë. Sipas mediave serbe, ky aksion është ndërmarrë në bazë të kallëzimit penal për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjilan. Ministri i brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se aksioni ka filluar sot herët në mëngjes dhe se ka të bëjë me krimet kundër popullsisë civile serbe dhe joshqiptare në rajonin e Gjilanit, ku janë vrarë 59 civilë. Sipas Daçiqit, janë arrestuar 10 persona dhe janë bastisur 17 objekte. Sipas burimeve tona, në aksionin e sotëm të xhandarmerisë, arrestimet janë bërë në fshatrat Norçë, Rahovicë dhe Miratoc si dhe në rrugën e Gjilanit për rreth autostradës Preshevë-Gjilan. Arrestimet e sotme ndaj shqiptarëve kanë shkaktuar shqetësim te shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe mënyra e arrestimit të tyre ka ndjellë frikë dhe ka penguar shumë nxënës të mos shkojnë në shkollë. Minstri serb i punëve të brendshme dhe njeherësh shef i SPS-it qeveritar e dikur bashkëpunëtori më i ngushtë i Sllobodan Milosheviqit, Ivica Daçiq, tha se ndaj tyre do të shpallet “flet- arrest ndërkombëtar”, por duke shtuar se ata nuk ndodhen në “territor të një shteti tjetër” dhe se do të kërkohet ndihmë nga UNMIK-u për arrestimin e tyre. Ndonëse ende nuk ka reagime nga Prishtina zyrtare, vet ndjekja e krimeve te supozuara- të kryera ne territorin e Kosoves, patjetër që paraqet vazhdimin e pretendimit të Beogradit zyrtar për jursidiksion dhe, rrjedhimisht, sovranitet edhe në territorin e Kosovës. |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Mon Jan 05, 2009 9:03 pm | |
| - murturi shkruajti:
Krasniqi: Kosova mund ta kërkojë hisen e saj “Nëse Serbia vazhdon me atakimin e tërësisë territoriale të Kosovës dhe keqtrajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, edhe Kosova mund t’i kërkojë pjesët e saj që i takojnë ”, tha kryekuvendari Jakup Krasniqi. Duke reaguar ashpër ndaj arrestimit të 10 shqiptarëve, Krasniqi përdori termin Kosova Lindore |
28 Dhjetor, 2008 |
| | | Duke reaguar rreth aktit të arrestimit të dhunshëm të dhjetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, është paraqitur në një konferencë të paplanifikuar për medie, në të cilën ka kërkuar nga shteti serb që të ketë kujdes në veprimet e tij ndaj komunitetit shqiptar në Kosovën Lindore dhe të mos provokojë situata që mund të eskalojnë në një konflikt të ri. Ndryshe ai tha se nëse Serbia vazhdon me atakimin e tërësisë territoriale të Kosovës dhe keqtrajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, edhe Kosova mund t’i kërkojë pjesët e saj që i takojnë. “Dje forcat serbe të xhandarmërisë arrestuan në Luginën e Preshevës, në mënyrë brutale dhe spektakulare, dhjetë qytetarë shqiptarë, ish-luftëtarë të lirisë. Serbia s’shkëputet nga politika e terrorit Vetë ministri i Brendshëm i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, doli para publikut të mburrej me arrestimet e përcjella me keqtrajtime dhe plaçkitje të qytetarëve të Kosovës Lindore, shtetas të Serbisë”, tha Krasniqi. Ai tha se ky veprim serb nuk është i papritur, duke pasur për bazë faktin që në qeverisjen serbe ende janë të instaluara strukturat kriminale nga regjimi i Millosheviqit. “Nuk është aspak befasuese të veprojë e të flasë kështu një ish-bashkëpunëtor e vazhdues i politikës kriminale të Milosheviqit, si Daçiq, por për fat të keq edhe udhëheqja aktuale serbe, me politikën antishqiptare, po dëshmon se nuk ka arritur të shkëputet nga politikat e terrorit dhe e gjenocidit serb”, tha kryeparlamentari i Republikës së Kosovës. Ai shtoi se Beogradi zyrtar, në vend që të sqarojë gjendjen e rreth dymijë shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë dhe të dorëzojë mbetjet mortore, në vend që të pranojë krimet e forcave serbe dhe të ndjekë kriminelët e luftës, të cilët madje si në paradë marshojnë herë pas here drejt Kosovës, në vend që të kërkojë falje dhe të shtrijë dorën e miqësisë me shqiptarët dhe Republikën e Kosovës, ai në stilin e hajnit që thërret “kapeni hajnin” arreston shqiptarët, që të krijojë përshtypjen sikur ata ishin kriminelët dhe jo soldateska serbe. Madje Krasniqi tha se veprimi i fundit i organeve serbe në Kosovën lindore shkon në favor të politikës së zbrazjes nga shqiptarët të këtij rajon, por që beson se nuk do të arrihet ky qëllim. Ai shtoi se Qeveria e Beogradit, me qëllim të destabilizimit të gjendjes, po vepron me ndërhyrje destruktive jo vetëm në Kosovën lindore, por edhe në vetë brendinë e shtetit të Kosovës duke penguar integrimin e serbëve lokalë në institucione.
Aksionet kanë për qëllim frikësimin e shqiptarëve Duke komentuar qëllimin e përdorimit në paraqitjen për medie të termit Kosova Lindore, për rajonin e Luginës së Preshevës, ai tha se këtë e bën me qëllim të t’i bëhet e ditur Beogradit se Prishtina nuk do të pajtohet me vazhdimin e keqtrajtimit të popullatës shqiptare në atë rajon që administrohet nga shteti serb, dhe nëse veprimet e tilla vazhdojnë, Kosova edhe mund të kërkojë ‘hisen’ e vet në Serbi. “Ju e dini që për Kosovën kufijtë janë të siguruar dhe të garantuar, por nëse dikush vazhdon me politikën e tensioneve të vazhdueshme dhe cenimin e kufijve të Kosovës, nuk do të thotë që edhe shqiptarët s’kanë të drejtë të kërkojnë pjesën e hises së tyre. Këto arrestime dhe prezenca e sforcuar militare serbe në Kosovën Lindore janë në funksion të frikësimit të popullsisë shqiptare atje, por si në të kaluarën, as sot nuk do ta arrijnë qëllimin”, tha kryeparlamentari Krasniqi. Pas një takimi të jashtëzakonshëm, ka dalë me një komunikatë edhe kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, e cila e ka shqyrtuar të premten situatën aktuale politike e të sigurisë në Luginë të Preshevës.” Me rastin e bastisjeve të 17 objekteve të banimit në Komunën e Preshevës dhe arrestimit të 10 qytetarëve shqiptarë, ish-ushtarë të UÇPMB-së, PDSH-ja vlerëson se siguria e qytetarëve shqiptarë në Komunën e Preshevës, edhe ashtu jo e mirë, çon në pasigurinë më të theksuar dhe tensionim të situatës politike dhe të sigurisë. Akuzat e prokurorit për krime lufte kundër njerëzimit, përkatësisht serbëve në rrethin e Gjilanit ndaj të arrestuarve për kohën kur ishin instaluar forcat e KFOR-it në Kosovë prej qershorit gjer në shtator të vitit 1999, nuk janë prova të mjaftueshme dhe bindëse për aktet për të cilat akuzohen”, ka konstatuar kryesia e këtij subjekti politik. Edhe Lëvizja e Progresit Demokratik, me seli në Bujanoc, ka dalë me reagim të ashpër ndaj bastisjeve masive të policisë dhe xhandarmërisë serbe. LPD-ja konstaton se edhe ndërtimi i bazës ushtarake në Cepotin të Bujanocit dhe stërngarkimi i forcave të kombinuara serbe në Luginë të japin të kuptosh se kjo aferë politike është e vonshme dhe provokuese, një nga më të rëndat që nga përfundimi i luftës së vitit 2001. |
Këto strategji të atakut të koordinuar sërb - maqedon, do të dalin në spikamë për të heshtur realitetin shqiptar, i cili, më 2012 në Berlin, aty ku u bë copëtimi i tokave shqiptare, dhe aneksimi nga këta xhelatë, duhet të arrijë, të thyej vendimet, për ribashkimin dhe Pavarsinë reale të tyre! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së | |
| |
| | | | Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |