Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së

Shko poshtë 
+10
aksh
E_Bukura
Fjona
Liisi
MUHAMETII
xhavo_
zeriatdheut
Shqipo_
Leka i Madh
kacimix
14 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyFri Dec 26, 2008 1:36 pm

Policia e Serbisë sot herët në mëngjes ka nisur një aksion për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Preshevë.
Policia e Serbisë sot herët në mëngjes ka nisur një aksion për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Preshevë. Sipas mediave serbe ky aksion është ndërmarrë në bazë të kallëzimit penal për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjilan. Ministri i brendshmë i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se aksioni ka filluar sot herët në mëngjes dhe se ka të bëjë me krimet kundër popullsisë civile serbe dhe joshqiptare në rajonin e Gjilanit, ku janë vrarë 59 civilë. Sipas Daçiqit, janë arrestuar 11 persona dhe janë bastisur


ja pra shikoni mire se qfare miqesie sllavo-maqedont me serbt qfare plane te perbashketa......

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyFri Dec 26, 2008 3:11 pm

Paj, ky eshte 'shperblimi' qe po e paguajne shqiptaret per hir te peruljes ndaj partive idioteske ne Kosoven lindore qe s'pertuan te dalin ne zgjedhjet e Serbise ne maj t'kti viti. Me daljen ne ato zgjedhje, shqiptaret pranuan sovranitetin serb, rrjedhimisht edhe aparatin e dhunes se ketij shteti represiv.

E cka fituan shqiptaret me dalje ne zgjedhje? Perse nuk i bojkotuan? Ne te vertete nga keto zgjedhje fituan disa karrika te qelbura e kalbura kahere disa kolltukofage, perderisa tere populli vazhdon te jete ne mizerje e ne valen e eksodit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyFri Dec 26, 2008 4:35 pm

Arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së në Preshevë
http://www.gazetaexpress.com/online/home.php?tempulli=8&category=53&id=2556

Reagon R.Halimi
http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=31505
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyFri Dec 26, 2008 5:31 pm

Reagime në Kosovë për arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së në Preshevë

12 26, 2008 04:26:00
Madhësia: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Font_decrease Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Font_enlarge
Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Thumbnail.php?file=sylejman_selimi_243215891


Bashkëluftëtarët e 10 shqiptarëve të arrestuar nga policia serbe në mëngjesin e së premtes në rrethinën e Preshevës kanë shprehur keqardhje për arrestimet që Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka kryer pas akuzave të prokurorisë serbe për krime të luftës.Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerali Sylejman Selimi ka thënë se ish ushtarët e UÇK-së kanë bërë luftë të pastër, ndërsa ka kërkuar nga institucionet e Kosovës- Qeveria dhe Presidenti i vendit- që të vihen në mbrojtje të ish pjesëtarëve të UÇK-së.
"Na vjen keq kur ndodh një gjë e tillë, sepse ushtarët e UÇK-së nuk kanë arsye që të arrestohen. Ata nuk kanë bërë krime por kanë luftuar për qytetarët e Kosovës, kanë luftuar që Kosova të jetë shtet. Nuk duhet të lejohet një gjë e tillë që të përdhunohen vlerat e UÇK-së", deklaroi Sylejman Selimi, komandant i FSK-së.
"Nuk është vetëm ky rast por pas përfundimit të luftës kanë ndodhur raste të tilla dhe ne e dijmë saktësisht se me çfarë baze dhe me akuza të kujt ndodhin gjitha këto. Normalisht se ne do të reagojmë ndaj kësaj dhe do të kërkojmë sqarim, por do të kërkojmë edhe aktivitet më të madh nga institucionet tona sa u përket vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", tha Xhavit Jashari, kryetar i Shoqytës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Në listën e të ndjekurve nga drejtësia serbe janë edhe katër shqiptarë të tjerë të cilët mendohet të jenë brenda territorit të Kosovës. Ministri serb i policisë, Ivica Daçiç ka paralajmëruar se do të bëjë kërkesë që UNMIK t'i arrestojë dhe transferojë ata te organet policore serbe. Daçiç ka thënë se për këta katër të kërkuar nuk do të lëshohet fletëarrest ndërkombëtar pasi që, siç është shprehur, Kosova nuk është shtet.

Përparim Isufi
ALSAT KOSOVA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyFri Dec 26, 2008 5:44 pm

Kjo qepo ndodhe eshte nje krime duhet te kujtoje Serbija dhe Maqedonet qe mose lujan me zjarin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyFri Dec 26, 2008 8:24 pm

Policia serbe ushtron dhunë dhe terror në Luginë të Preshevës 26/12/2008 16:16:05
Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Exhibitor_listBetween

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e filloi sot herët në mëngjes aksionin e arrestimit të ish-pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Presheva. Familjarët e të arrestuarve theksojnë për INA se policia serbe ka ushtruar dhunë dhe terror gjatë këtij aksioni, ata kanë thyer dyert dhe dritaret duke trishtuar edhe fëmijët të cilët ishin në gjumë.

Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në këtë aksion janë arrestuar 11 persona dhe janë bastisur 17 shtëpi. Në kumtesën e Prokurorisë për krimet e luftës theksohet se pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë sipas flet-urdhëresës së prokurorit për krime të luftës, Vlladimir Vukceviq, kanë arrestuar një numër të madhë të pjestarëve të të ashtëqujatur „Grupi i Gjilianit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“. Ata janë privuar nga liria me dyshim të bazuar se në periudhën qershor-tetor të vitit 1999, rrespektivisht pas tërheqjeve të forcave ushtarake policore serbe, kanë kidnapuar 159 civil serbë dhe kanë privuar nga jeta 51 persona. Aksioni i sotëm është zhvilluar me ndihmën e Agjensisë Informative dhe të Sigurisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa është planifikuar disa muaj thuhet në kumtesën e Prokurorisë për Krime Lufte.

Po në fakt ne sot vizituam shtëpit e të arrestuarve të cilët rrefejnë krejt ndryshe. Luljeta Nuhiu e shoqja e të arrestuarit thotë se forcat speciale në mënyrë barbare kanë malltretuar fëmijët dhe të shoqin i cili asnjëherë nuk ka qenë pjestarë i UÇK-së apo UÇPMB-së .
Forcat paramilitare kanë thyer dyert dhe dritaret duke trishtuar edhe fëmijët të cilët ishin në gjumë.Po ashtu edhe nëna e të arrestuarit për derisa ishte duke e falur mëngjesin kur kishte parë forcat speciale nga trishtimi kishte pësuar sulm në zemër .Ajo thotë se gjatë 65 viteve të saj nuk kishte parë aso malltretimi.Bastisja është kryer në ora 5 e 50 të mëngjesit në kërkim të Shemsi Nuhiu i cili kishte qenë pjestarë i UÇK-së së Kosovës , por ai në fakt ishte botën e jashtme dhe si pasojë është malltretuar vëllau i tij.Po ashtu edhe në famijen Hasani janë arrestuar dy vëllëzërit Ahmet e Nazif Hasani.Gjatë vizitës që kemi bërë në shtëpin e tyre fëmijët e mitur me lotë në sy dhe të trishtuar kërkonin babain e tyre të cili e kish parë duke e rrahur brualisht forcat speciale.Edhe Djali i Ahmetit Emrahi të cili ja kanë thyer ashtin e hundës nga goditjet brutale thotë se katër orë e gjysëm ka qenë i shtrirë në dyshme pa vetëdije në atë ftoht të mëngjesit.
Si pasojë e bastisjeve duke mos qenë fare pjestarë i ndonjë ushtria çlirimtare shqiptare është edhe Fatmir Sahiti i cili nga goditjet i ka të thyer dy brinjët e anës së majtë.Ndërkaq është arrestuar i vëllau i tij Kamber Sahiti.
Me rastin e bastisjeve kanë reaguar edhe përfaqësuest e subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës duke dënuar aktet barabare të kryera nga Ministria e punëve të Mbrendshem në udhëheqjen e Minisrtit Ivica Daçiq.Në shtëpit e bastisura nuk është gjetur asnjë armatim.Kjo dëshmon se Qeveria e Beogradit tenton ti shpërngul shqiptarët nga trojet shekullore. (Hasan Hasani /INA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyFri Dec 26, 2008 8:27 pm

Kjo çështje nuk ka te bej me partit politike te gjora te Luginës së Preshevës, sepse këta janë arrestuar si pjestar te luftes në Kosovë e jo në Luginë.

Një gjë nuk e kuptoj: nga janë këta djem dhe perse udhtuan andej neper duar te shkive?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyFri Dec 26, 2008 9:00 pm

Turp per te gjithe ish bashkluftetaret e tyre qe sot jane ne politike, dhe per ata qe nuk jane ne politike, por zeri i tyre sado pak do te ndikone ne dobi te ish luftetareve.

Turp per Hashimin e Ramushin, dy profiter te paskrupullt, te cilet, si jane duke shkuar, do ta shesin edhe Kosoven per interesa te tyre personale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptySat Dec 27, 2008 6:10 am

degjoni

GOLD AG - KU MBET PRESHEVA
http://au.youtube.com/watch?v=w98OWTDRuas

GOLD AG - SHQIPRIA ETNIKE
http://au.youtube.com/watch?v=V6Ow5EOYQhY&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptySun Dec 28, 2008 6:13 pm

POEZI: THËRRET PRESHEVA
Publikuar më datë 2008-12-27 17:27:12 nga moderatori admin4 | Lexime totale: 330
Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Shqiperia



Thërret Presheva me lot ne sy
ku je motër Çamëri,
na harruan mu e Ty
me lëne motër nen Serbi!

Ku je o Adem Jashari
çohu e dil o trim nga varri,
pushka jote e dha Kushtrimin
te gjitha trojeve tu bëjmë bashkimin.

Kemi mbete ne mëshire te fatit
sikur zogjtë përtej shpatit,
na burgosin e na maltretojne
sa here serbet qe te done.

Ku je Ti o nene Shqipëri
kur do te mbrojshe Ti Camerine,
po Ti Kosove ngrite zanin
mos i le vëllezërit n'meshire te fatit!

Se s'do te ketë qetësi Ballkani
tokat tona nëse i falni,
pa u bashku gjithë trojet tona
nuk do te ketë qetësi Evropa!

Do t'ju mallkojnë trimat nga varri
historia kurrë s'do t'jua fali,
trojet tona qe si bashkoni
do t'ju mallkoje për jete Kombi!

< Makfire (Maqedonci) Canolli
26 Dhjetor, 2008
U.S.A

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Liisi
Fillestar/e
Fillestar/e
Liisi


Female
Numri i postimeve : 29
Age : 40
Vendi : aty
Registration date : 05/12/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptySun Dec 28, 2008 7:14 pm

Poezi shume e fuqishme cka te bene te medosh shume ne te ardhmen qe te mos lotojne dy krahet e Nene shqiperise.

Sa i perket arrestimeve te fundit ne Presheve keto vetem se jane pritur, por jane befasuese per politikanet tane te cilet nuk jane ne gjendje ta mbrojne Kosoven aktualis´ht e lere me te ndermarrin dicka me shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyTue Dec 30, 2008 11:03 am

me e keqja esht se akoma ska pas reagime te forta nga lideret tane....

ju ftoj te shikoni ket video, si rrefen nje femi i vogel momentin e arrestimit e babit te saj

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Default
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyTue Dec 30, 2008 12:10 pm

[quote="xhavo_"]Kjo çështje nuk ka te bej me partit politike te gjora te Luginës së Preshevës, sepse këta janë arrestuar si pjestar te luftes në Kosovë e jo në Luginë.

Një gjë nuk e kuptoj: nga janë këta djem dhe perse udhtuan andej neper duar te shkive?[/quote]
Sigurisht qe kan pasur nje synim...Ka patur, ka, dhe do te kete djem qe do i kalojne "ujkut" para gojes pa pasur frike ! Ngase, ate qe ne e duam aq shume ( jeten) keta dhe shume djem tjere, e duan me pak vetem qe te bejne nje hap drejt synimit te tyre...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
aksh
Anëtar i ri
Anëtar i ri
aksh


Male
Numri i postimeve : 72
Age : 43
Vendi : shqiperi etnike
Registration date : 21/11/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyTue Dec 30, 2008 12:15 pm

nje nder te arrestuarit eshte edhe nje pjestar i grupit per bashkim te ushtrive shqiptare me rrespekt te gjith atyre trimave qe jan duke vujtur padrejtsisht neper burgjet serbet sepse policia serbe bashk em shqipfolsat e kan ber ket arrestim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 36
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyTue Dec 30, 2008 12:54 pm

un as nuk po du me imagjinu qfar trajtimi jan duke i bo serbet ketyre shqiptareve te arrestuar qe tash gjenden ne burgje!

zoti i vraft deri ne te fundit ket rac te flliqt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyTue Dec 30, 2008 11:34 pm


Krasniqi: Kosova mund ta kërkojë hisen e saj
“Nëse Serbia vazhdon me atakimin e tërësisë territoriale të Kosovës dhe keqtrajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, edhe Kosova mund t’i kërkojë pjesët e saj që i takojnë ”, tha kryekuvendari Jakup Krasniqi. Duke reaguar ashpër ndaj arrestimit të 10 shqiptarëve, Krasniqi përdori termin Kosova Lindore
28 Dhjetor, 2008
Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Ndarja_nenlajmet
Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së 13x13bardh
Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Jakup-krasniqi_konferenca-per-arrestimetjpg-3Duke reaguar rreth aktit të arrestimit të dhunshëm të dhjetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, është paraqitur në një konferencë të paplanifikuar për medie, në të cilën ka kërkuar nga shteti serb që të ketë kujdes në veprimet e tij ndaj komunitetit shqiptar në Kosovën Lindore dhe të mos provokojë situata që mund të eskalojnë në një konflikt të ri. Ndryshe ai tha se nëse Serbia vazhdon me atakimin e tërësisë territoriale të Kosovës dhe keqtrajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, edhe Kosova mund t’i kërkojë pjesët e saj që i takojnë. “Dje forcat serbe të xhandarmërisë arrestuan në Luginën e Preshevës, në mënyrë brutale dhe spektakulare, dhjetë qytetarë shqiptarë, ish-luftëtarë të lirisë.
Serbia s’shkëputet nga politika e terrorit
Vetë ministri i Brendshëm i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, doli para publikut të mburrej me arrestimet e përcjella me keqtrajtime dhe plaçkitje të qytetarëve të Kosovës Lindore, shtetas të Serbisë”, tha Krasniqi. Ai tha se ky veprim serb nuk është i papritur, duke pasur për bazë faktin që në qeverisjen serbe ende janë të instaluara strukturat kriminale nga
regjimi i Millosheviqit. “Nuk është aspak befasuese të veprojë e të flasë kështu një ish-bashkëpunëtor e vazhdues i politikës kriminale të Milosheviqit, si Daçiq, por për fat të keq edhe udhëheqja aktuale serbe, me politikën antishqiptare, po dëshmon se nuk ka arritur të shkëputet nga politikat e terrorit dhe e gjenocidit serb”, tha kryeparlamentari i Republikës së Kosovës. Ai shtoi se Beogradi zyrtar, në vend që të sqarojë gjendjen e rreth dymijë shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë dhe të dorëzojë mbetjet mortore, në vend që të pranojë krimet e forcave serbe dhe të ndjekë kriminelët e luftës, të cilët madje si në paradë marshojnë herë pas here drejt Kosovës, në vend që të kërkojë falje dhe të shtrijë dorën e miqësisë me shqiptarët dhe Republikën e
Kosovës, ai në stilin e hajnit që thërret “kapeni hajnin” arreston shqiptarët, që të krijojë përshtypjen sikur ata ishin kriminelët dhe jo soldateska serbe. Madje Krasniqi tha se veprimi i fundit i organeve serbe në Kosovën lindore shkon në favor të politikës së zbrazjes nga shqiptarët të këtij rajon, por që beson se nuk do të arrihet ky qëllim. Ai shtoi se Qeveria e Beogradit, me qëllim të destabilizimit të gjendjes, po vepron me ndërhyrje destruktive jo vetëm në Kosovën lindore, por edhe në vetë brendinë e shtetit të Kosovës duke penguar integrimin e serbëve lokalë në institucione.

Aksionet kanë për qëllim frikësimin e shqiptarëve
Duke komentuar qëllimin e përdorimit në paraqitjen për medie të termit Kosova Lindore, për rajonin e Luginës së Preshevës, ai tha se këtë e bën me qëllim të t’i bëhet e ditur Beogradit se Prishtina nuk do të pajtohet me vazhdimin e keqtrajtimit të popullatës shqiptare në atë rajon që administrohet nga shteti serb, dhe nëse veprimet e tilla vazhdojnë, Kosova edhe mund të kërkojë ‘hisen’ e vet në Serbi.
“Ju e dini që për Kosovën kufijtë janë të siguruar dhe të garantuar, por nëse dikush vazhdon me politikën e tensioneve të vazhdueshme dhe cenimin e kufijve të Kosovës, nuk do të thotë që edhe shqiptarët s’kanë të drejtë të kërkojnë pjesën e hises së tyre. Këto arrestime dhe prezenca e sforcuar militare serbe në Kosovën Lindore janë në funksion të frikësimit të popullsisë shqiptare atje, por si në të kaluarën, as sot nuk do ta arrijnë qëllimin”, tha kryeparlamentari Krasniqi.
Pas një takimi të jashtëzakonshëm, ka dalë me një komunikatë edhe kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, e cila e ka shqyrtuar të premten situatën aktuale politike e të sigurisë në Luginë të Preshevës.” Me rastin e bastisjeve të 17 objekteve të banimit në Komunën e Preshevës dhe arrestimit të 10 qytetarëve shqiptarë, ish-ushtarë të UÇPMB-së, PDSH-ja vlerëson se siguria e qytetarëve shqiptarë në Komunën e Preshevës, edhe ashtu jo e mirë, çon në pasigurinë më të theksuar dhe tensionim të situatës politike dhe të sigurisë. Akuzat e prokurorit për krime lufte kundër njerëzimit, përkatësisht serbëve në rrethin e Gjilanit ndaj të arrestuarve për kohën kur ishin instaluar forcat e KFOR-it në Kosovë prej qershorit gjer në shtator të vitit 1999, nuk janë prova të mjaftueshme dhe bindëse për aktet për të cilat akuzohen”, ka konstatuar kryesia e këtij subjekti politik. Edhe Lëvizja e Progresit Demokratik, me seli në Bujanoc, ka dalë me reagim të ashpër ndaj bastisjeve masive të policisë dhe xhandarmërisë serbe.
LPD-ja konstaton se edhe ndërtimi i bazës ushtarake në Cepotin të Bujanocit dhe stërngarkimi i forcave të kombinuara serbe në Luginë të japin të kuptosh se kjo aferë politike është e vonshme dhe provokuese, një nga më të rëndat që nga përfundimi i luftës së vitit 2001.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyTue Dec 30, 2008 11:40 pm

“Qeveri” Parti Politike,Shoqata Veteranësh, SHoqata Civile Lëvizje “VETVENDOSJA” AKADEMI e Kosovës ju lutem ngriteni Zërin mbi Rrezikun që po i kanoset Kombit dhe Trojeve tona të Ndara,Cungurara dhe Coptuara,Bashkojeni Popullin dhe Orientone Forcën e të gjithve në Mbrojtjen e edhe të një Shqiptari të Vetëm qoft aidhe kudo qoft nën serbi,mal të zi apo bullgaro-makedoni,përndryshe Fati dhe Historia e dhimbshme që po e Përcjell Popullin tonë edhe me fajin tuaj ,për shkak të mos veprimit apo edhe veprimeve të gabuara,në kohë dhe Momente Vendimtare,një dit PAMËSHIRSHËM ashtu siq e Meritoni do të ju ve para Përgjegjësis jo vetëm Morale nëse ju ka mbet edhe ndonjë grim e vetme Moral,e pse jo edhe ligjore,përfundimisht tju Mallkoj!Përndryshe, me dhembje e them por për ju më mir do ishte sikur ju nje her ta ndalnit Trenin serb që futet pa pyet fare në Kosovë,Goran Bogdanoviqit ti tregoni se deri ku Shtrihen Kufijt e Kosovës dhe të mos guxoj të qel Posta serbe në shtetin tonë ,ngase sado e dhimbshme që tingëllon me këto DOBËSI smund të jesh bindës edhe nëse i thua vetëm formalisht sa për OPININON! mos në Preshev kur as ne në Kosovën e “sotme” nuk po mund ta kuptojm se deri ku shtrihet serbija,derisa ministri serb bogdanoviq,nga Graqanica ju ofron Pasaporta duke filluar që nga Kryeministri vet! Pse nuk quhet ajo pjes me Qytete e Fshatra KOSOVA LINDORE,por lugin e preshevës,derisa serbët me ministrat e tyre i lejoni të veprojn lirisht në Kosovë si në serbi?!
Pse nuk ftohen Shqiptarët për BOJKOTIM të Organeve dhe Qeveris serbe,pse nuk KRIJOHET Ministria e Republikës së Kosovës për KOSOVËN LINDORE¨e cila do vihej në veprim për të drejta RECIPROKE të Shqiptarve sikurse ato të pakicës serbe në Kosovë,PËRSE nuk kërkohet me vendosmëri që edhe atje të Vendoset EULEX-i sikurse në Viset Shqiptare nën maqedoni e mal të zi,deri në “KYSMETIN” e Bashkimit gjithkombëtar?!
A nuk jan edhe Burgosjet e më hershme në mal të zi ato të para pak kohësh në Ilirid si dhe këto të fundit (dhasht Zoti që të jen të fundit))në Kosovën LINDORE një Arsye më shumë për këte?!
Pse vetëm NE Shqiptarët duhet të SAKRIFIKOJM vetëm SHQIPTAR,për të ashtuquajturën “PAQE” në Ballkan kur pushtuesit e trojeve dhe Poullit tonë e Rrezikojn qdo dit dhe ate duke Vrar e burgosur vetëm dhe vetëm SHQIPTAR?!
Deri kur kështu o Kombi im i Coptuar?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyTue Dec 30, 2008 11:44 pm

Vazhdojnë reagimet për arrestimin e ish pjesëtarëve të UÇK-se

Reagime të shumta pas arrestimit të 10 ish pjesëtarëve të UÇK-së. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, dënon ashpër aksionin e njësiteve speciale të policisë serbe në luginën e Preshevës gjatë të cilit janë arrestuar ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës


Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së 20081229210456
“Të nderuara familje të të arrestuarëve, të nderuar bashkëkombas të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, i nderuar faktorë ndërkombëtarë, me keqardhje morëm lajmin e trishtuar, që po maltretohen djemtë tanë, djemtë që duan liri, djemtë që duan të jetë mirë dhe që kërkojnë punë, djemtë që luftuan me dinjitet luftën e pistë të kryekriminelit Millosheviq, që vdiq turpshëm në gjygjin e nderuar ndërkombëtarë të Hagës”, thuhet në reagimin e AKR-së. Në reagimin e AKR-së thuhet se politika serbe, po dëshiron konflikte të reja, po i fryen zjarrit, po dëshiron të ndezë barotin dhe të largojë qytetarët autoktonë të këtyre trevave, që njihen si komunat më të pazhvilluara në Serbi.
ADK reagon ashpër lidhur me arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së në Luginën e Preshevës, si dhe për brutalitetin e ushtruar gjatë bastisjes së shtëpive të familjeve shqiptare, që i la të lemerisur edhe fëmijët. ADK vlerëson se këto akte brutale rishfaqin fytyrën e agresivitetit të ish regjimit diktatorial dhe kanë për qëllim nxitjen e situatave të konfliktit dhe të destabilizimit të gjithë rajonit. Në thelb, prapavija e veprimeve të tilla ndërlidhet me synimet e Serbisë për t’i nxitur skenaret e ndarjeve dhe për ndryshimin e kufijve.Serbia, në vend që ta përqafojë mentalitetin demokratik, po vazhdon të dëshmojë se nuk është shëruar nga mentaliteti i dhunës dhe agresionit, duke rrezikuar proceset demokratike në rajon dhe proceset e integrimeve euro-atlantike.

Klubi i gazetarëve në perëndim reagon për arrestimet e fundit që i bëri Serbia në Preshevë

Pamjet e fundit që u dhanë përmes masmediave të ndryshme, tregojnë dhe na rikujtojnë skenat e fillimit të luftës në Kosovë. Të burgosësh, qytetarë të pafajshëm dhe ti dënosh kinse për krime pas 10 viteve liri në Kosovë, kjo është shumë e turpshme. Qytetarët e Preshevës, të cilët u arrestuan dhe u burgosën, nuk janë teroristë, teroristë nga plot Serbia, që ende ecin të lirë nëpër Serbi, të cilët, duart i kanë me gjak të pafajshëm, që realizuan masakra të shumta në Kosovën tonë të dashur,që sot Kosova, është përplot me jetima, me invalidë të luftës dhe me shumë të tjerë që nuk dihen se ku i kanë lënë. Prandaj, Kosova, prap sot krenare, po ecë drejt BE-së, me faktorin ndërkombëtarë dhe njohjeve të reja, e në anën tjerër, qeveria serbe, dëshiron të prishë rajonin, të bëjë luftëra të reja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyWed Dec 31, 2008 12:03 am

Vellezer,

Ju kujtohet Rrugova qe kerkonte ndalimin e bombardimeve te NATO-s dhe fshehej ne ambasaden kineze ne Beograd...?

Ja pra edhe keta edhe "patriota" si Krasniqi, Sejdiu, Thaci jane njesoj.

Krasniqi, Sejdiu, Thaci krijuan kombin Kosovar e si kane ndermend te kekojne Presheven si kombas kosovar apo shqiptar? Keta jane vegla te serbit sikurse Berisha.

Ne se keta kerkojen Presheven perse nuk bejne bashkimin me Shqiperine?

Bashkimi eshte Shpetimi.

Saturday, March 08, 2008



Gezuar Sorren!



Gezuar soren!
Me tu cuar ne mengjez i hodha nje sy Balkanweb dhe me ra lapsi nga dora. Flamuri zyrtar i Kosoves njesoj si i grekut, bardh e blu. Jo shqiponje ne c’fardo ngjyre, asnje pikes e kuqe ne ate flamur “shqiptar”. A u shpall Kosova krahine autonome greke? Ne fakt sinjalet u dhane kur Bamir Bopi u betua per nje flamur jo shqiptar, por greke ne ceremonin inaguriale. Ne fakte une thashe se tash Kosovaret e hengren kur para disa diteve Bamir Topi vizitoi Kosoven. Shenje me te keqe dhe domethenese per shqiptaret nuk kishte.
Poshtersi mbi poshtersi i thone kesaj. Ne fotot e Adem Jasharit sot shruhej “Bace u krye”,por duhej shkruar; “Bace cohu nga varri sepse po shkelin mbi gjakun dhe amanetin tuaj”.
Ne vitin 1912 kur flamuri yne u ngrit ne Vlore ai u ngrit edhe nga kosovaret edhe per kosovaret, por kishte qene e thene… Sot jam i shokuar. Ne Veri te Vendit te thone se “ Kur nuk ke pulen duhet te hash sorren”. Gezuar soren populli im shqiptar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyWed Dec 31, 2008 12:05 am

Blerti Gashi,

Informacioni per shqiptaret e arrestuar, Serbise i eshte dhene nga Shqiperia...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyWed Dec 31, 2008 12:29 am

Cili eshte Fazllici i qeverise kosovare?

Ja ketu eshte Fazllici i Berishes ne mbledhjen sigurise kombetare shqiptare... por juve nuk e dini kush eshte ajo femra me floke te verdha.

http://ca.youtube.com/watch?v=HacP9jfrXm0
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyWed Dec 31, 2008 12:31 am

petritkola shkruajti:
Blerti Gashi,

Informacioni per shqiptaret e arrestuar, Serbise i eshte dhene nga Shqiperia...
Gjalle jan spiunet ende dhe per fat te keq ka shum. Njeri nder ta eshte Berisha bashkepunetori numer nje i serbise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyWed Dec 31, 2008 12:33 am

A e dini cila eshte ajo femra me floke te verdha ne videon qe une kam postuar?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyWed Dec 31, 2008 12:34 am

Me lejoni ta beje pyetjen ndryshe.

A eshe me grade me te madhe femra me floke te verdha se sa grada qe mban Fazllici?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së EmptyWed Dec 31, 2008 12:36 am

Se pari nuk po e njoh ate femren dhe aq, pasi qe ne video shum pak verehet, por ka mundesi qe ajo femra te jete ajo femra?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
Sponsored content





Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty
MesazhTitulli: Re: Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së   Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në Preshevë arrestohen 11 ish-pjesëtarë të UÇK-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Arrestohen Tre Ish - Pjesëtarë Të UÇK-së
» Detonim i fuqishëm në stacionin Hekurudhor në Preshevë
» Situata aktuale ne Presheve...Si duhet te veproje Presheva ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: