Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE

Shko poshtë 
+5
besa-bese
schumi
Beton
Sofra
shaban cakolli
9 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 EmptyMon Mar 03, 2008 11:18 am

Wow, me impresionuat! Lidhja Atlantis - Pellazg eshte nje mrekulli si ide. 
Jeni fantastike miqte e mi! 
Dhe vazhdoni te kontribuoni ne kete teme.

Bota duhet te marre vesh te vertetat dhe ju jeni nje Akademi e vertete shqiptare. Sado te kete njerez qe i mbysin mundesite e daljes se te vertetave, djaleria shqiptare eshte aty e ka per te qene aty si gjithmone.
Ju falenderoj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 EmptyMon Mar 10, 2008 10:55 pm

Perendia (renja e dias,diellit,perendimi i diellit) vurunah ishte perenija e qiellit te nates qe ka si fjale korrespondente fjalen shqipe i vranet,vranesira e nates. Zi eshte 100 % fjale shqipe.Perendit dhe mitet i moren emrat sipas vetive te materies. Ne fillim u krijua materia pastaj dukuria dhe me pastaj vetia. Ne perdorim fjalen zi ne shume vende dhe me shume kuptime me rrenje te njejte. Zi,Ziu,Ziej,Zien,Zihen Skazmo = Ska ze,nuk flet ,mos fol,pa ze. Paratasi = Paralajmerim Manari mu = manari (qinjgji) Qinisi – nis,nisem Folia – fole = fle (gjume) Fjale te nderkombetarizuara: Violet – Vije leta ,ose vije lehta,reze te lehta,ose vi,vjen e lehte. Talent = te lind ,ose lind dicka e re. Truble = trubulloj (ujin) Vitrine – ve + rine (gjerat) More = mori (shume e madhe) (mori lisi),mori (insekti) A.Kola aristos (paristos,pari eshte), eleftheria (e leu,e leshoi) domethene liria ne greqisht por si rrenje ka shqipen "e leu, e le, e leshoj ,e le te lire) irini = paqe ,flala rrenje eshte shqipja ri,rini ,a nuk qendron koha ,dmth paqe,qetesi, rini = a nuk qendron koha dhe je i ri. (A.Kola) palami - pllem,pellembe Nga shqipja ujk,ulk,ulikos ne greqisht likos Siper,lart ne iper dhe ne latinisht anglisht - super Fjala etero = nje tjeter,ne arberisht thuhet"njeter".ketu shohim se "ntr"do te thote"nje tjeter" dhe jo thjesht "tjeter".Midis bashtingelloreve kan hyre zanoret dhe kemi"entero (en Etero) = nje tjeter ,pra ne arberisht "njeter" Terra = Toke = Terren,teren = Thaj. Fjala Homerike eshte ,tersome = thaj ,thahem. Por ne ne shqip kemi edhe fjalen nter,nderr,ter rrobat te thahen. Ter – Toke ,pra toka eshte e thate. Ne greqishten e re egsiston fjala e re steria ku shihet qarte rrenja e fjales shqipe ter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 EmptyTue Mar 11, 2008 12:10 am

Populus Illyricus



Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s'ka përëndi të tjerë
përvec meje
Populli të thotë
se s'ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë


2.-
pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mësojë
as t'i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë


Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile


Cdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka celësin
për cdo rebus
vetëm për të s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr


3.-
ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
cka s'ka
asnjë kryevepër s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për cdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen


4.-
Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
"I di Meta punët e veta"




MBI ATLANTIK

I madhi Atlantik

Ku është Atlantida
Pse fshehë oqean
Kush iku atëherë
Kush po ikë tash
Sot e mot mbi Atlantik
Vragë e plagë mbi Atlantidë

Mbi Atlantik shtegtim
Atlantikasit ku janë
A takuan Ilirinë


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Apr 03, 2008 3:57 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 EmptyTue Mar 11, 2008 12:55 am

Shqiptarët më të lashtë se grekët në Ballkan!!
Ekskluzivë kulture: Mathieu Aref, studiuesi i njohur francez, rrëfehet për "Shqip" pas botimit të librit të tij, "Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli para-helen", ("para-helen" = shpjegim: Që lidhet me Greqinë e lashtë ose me grekët e vjetër, që është karakteristik për Greqinë e lashtë ose për grekët e vjetër).

A mos është i mbivlerësuar roli i grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik? Pas kaq shekujsh, pas imazhit të mrekullueshëm që grekët i kanë dhënë së kaluarës së tyre, është pak e vështirë të ngresh pikëpyetje për kulturën e madhe klasike të helenëve. Por, prej kohësh, studiues të ndryshëm nuk kanë ngurruar të ngrenë pikëpyetje mbi qytetërimin e lashtë grek. Vetëm pak kohë më parë, një studiues amerikan botoi librin "Athina e zezë", ku perëndesha e bardhë me sy ngjyrë deti,perëndesha e diturisë, mbrojtëse e Athinës, sipas tij ka një të kaluar afrikane.

Mathieu Aref, një studiues, që tashmë ka tentuar t‘i kthejë përgjigje me studimin e tij prej vitesh këtyre pikëpyetjeve, nuk denjon të vihet në qendër të diskutimeve akademike, duke thënë se "është Shqipëria, ajo çfarë ai e quan odiseja e pabesueshme e një populli para-helen". Dhe, ky popull i vogël, sipas tij, ka qenë populli i madh që ka ekzistuar para grekëve. Duket si një guxim nga ana e Aref, një "guxim" të cilin ai e argumenton me prova shkencore, të cilat kërkojnë të hapin një debat, që, sipas tij, synon rishkrimin e historisë. Historia e pabesueshme e pellazgëve, që, sipas tij, janë ilirët e mëvonshëm, të cilët u hodhën në një cep të historisë dhe shumë pak studiues u rrekën të merreshin me ta. Por, pikërisht nga pellazgët nis shpjegimi i gjithë asaj historie "të shkruar keq", sipas Aref, që e bën rolin e grekëve të mbivlerësuar ende në ditët e sotme. Më poshtë, Aref, pas debateve që ka ngjallur në nivele të ndryshme akademike, rrëfen disa nga tezat, që, sipas tij, vërtetojnë studimin e nisur kohë më parë, që i bën të ndihen mirë shqiptarët, por që "trazon" kulturën tashmë të konsoliduar greke.

-"Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli para-helen".

Libri juaj sapo është përkthyer në shqip. Mund të na rrëfeni se çfarë do të thotë kjo për ju?

Qëllimi kryesor i këtij libri është vënia në vend e së vërtetës. Asaj të vërtete, mbi të cilën rëndojnë plumb 2500 vjet. Nuk kemi të bëjmë asfare me trallisje dhe teka personale, as me fantazime fluturake, aq më pak me shovinizëm, por me një tezë të përpunuar shkencërisht, me argumente të forta, në mos të patundshme, fakte historike të shënjuara, analiza dhe hulumtime të thelluara në disa fusha shkencore, bazuar në referenca të verifikueshme. Ky libër më ka kushtuar vite të tëra studimesh, mjaft mund e djersë, gjithashtu para. Pra, nuk e kam bërë këtë vëllim të madh pune për të bërë sensacion apo për lavdi vetjake.


-Çfarë e shtyu Aref të merret me një studim të tillë, që në shumë qarqe letrare është quajtur edhe si një provokim, që ju kërkoni t‘i bëni historisë greke?


Si dhe për çfarë e kreva gjithë këtë punë? Para së gjithash, natyra më pajisi qysh fëmijë me një shpirt kritik, të zhvilluar dhe me kureshti të madhe. Të jetuarit në Egjipt, në një shoqëri kozmopolite, më ka dhënë përparësinë e vështrimit elektrik. Në themel ishte terreni pjellor dhe premisat e një rrugëtimi që do ta nisja disa vite më vonë. Njohja e gjuhës shqipe, e folur qysh në djep (sidomos dialekti gegë) e që zura ta shkruaj fare i ri, më dha shumë dorë. Studimet në gjuhën frënge (letërsi, filozofi, greqisht, latinisht, artet e bukura, gjuhët e huaja, arabe, angleze, italiane) po ashtu nuk janë të huaja ndaj këtyre lloj studimesh e kërkimesh. Shkëndija fillestare ishte dalja në dritë e librit të parë të Za////çharie Mayani, "Etruskët nisin të flasin", në 1961-in, pasuar nga i dyti, "Fundi i misterit etrusk" në 1970-ën. Ja një dijetar, joshqiptar, që ia mbërriti të hedhë dritë mbi misterin e popullit të madh etrusk, falë gjuhës shqipe, që për më tepër nuk ishte as gjuha e tij mëmë. Kjo gjë më tundoi, më befasoi dhe mbi të gjitha më mrekulloi. Qysh atëherë, e përgjatë tridhjetë vjetëve, jam vënë në përndjekje të këtij populli misterioz para-helenik, që, nga zbulimi në zbulim, mora udhërrëfyes kah shqiptarëve. Pas kësaj periudhe të gjatë më është dashur më shumë se pesë vjet për të kryer pareshtur studime e hulumtime të thelluara në fusha nga më të larmishmet: histori antike, arkeologji, antropologji, etnologji, gjuhësi dhe mitologji.

Të thuash të vërtetën nuk përbën në asnjë rast provokim. Ajo mund të lëndojë, të fyejë, por gjithnjë ia vlen ta thuash. Këtu, veçse vë në vend këtë të vërtetë, çiltërsisht pa paragjykime dhe me rigorozitetin më të madh intelektual. S‘kemi të bëjmë me larje hesapesh apo me sulme të paramenduara kundër Greqisë dhe popullit grek, për të cilin ruaj sqimën më të lartë. Një kërkues duhet të mbetet krejt i paanshëm. Ajo që kam bërë është një punë vetëm shkencore dhe jo keqdashësi ndaj cilitdo qoftë. A mos vallë është faji im që shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve, të cilët për mendimin e të gjithë autorëve të Antikitetit kanë pararendur grekët në Ballkan, Egjipt e në Azinë e Vogël dhe që këta të fundit u detyrohen për një pjesë të madhe të qytetërimit të tyre? Ta quash këtë një provokim përbën në vetvete një provokim.


-Cilat janë pikat e forta, që, sipas jush, argumentojnë atë që shqiptarët janë më të vjetër se helenët?


Ju më pyesni përse i konsideroj shqiptarët një popull më të lashtë se grekët! Thjesht sepse ata rrjedhin prej pellazgëve, të cilët, sipas vështrimit unanim të autorëve më të vjetër grekë (Hekateu i Miletit, Helanikos i Mitilenës, Herodotit, Tuqididit, për të përmendur këtu më të shquarit), u transmetoi grekëve mitologjinë, kultet, si dhe një pjesë të madhe të kulturës e gjuhës së tij. Do më kthehen e të më thonë se përse ata rrjedhin prej pellazgëve e jo prej ilirëve. Sepse, në fakt, s‘është veçse i vetmi dhe po i njëjti popull. Për shumë shqiptarë dhe për një pjesë të mirë të specialistëve të epokës komuniste, shqiptarët mund të rridhnin vetëm e vetëm prej ilirëve! Faktikisht, e për çudi, pak specialistë kanë ndërmarrë udhën e studimeve mbi pellazgët. Edhe pas pothuaj njëqind vjetësh vetëm tre shqiptarë kanë shkruar mbi këtë popull, Adhamidhi, Spiro Konda dhe Dhimitër Pilika. Dhe është shumë pak!

Kur shumë studiues të huaj kishin kuptuar ndërkohë rolin dhe rëndësinë e pellazgëve para mbërritjes së grekëve. Përse pra ilirët e kanë prejardhjen prej pellazgëve? Këta të fundit kishin trevat e tyre nga Atlantiku deri në Detin e Zi dhe prej dy brigjeve të Danubit deri në Egje dhe në Azinë e Vogël. Emri i pellazgëve mbetet "një emërtim përgjithësues", duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik, i quajtur emërtim përgjithësues" dhe duke qenë i përshkruar si popull i lashtë parahistorik i quajtur "shpellagji", që do të thotë njerëzit e guvave. Egjiptianët i quanin "pelesët" dhe hebrenjtë "peleshtim". Këto etnonimi na kujtojnë filistinët (pellesh...et, peleshetëtim, domethënë "shpellagji"), që nuk është gjë tjetër veçse emri që u është dhënë prej semito-egjiptianëve. Ky popull i përbërë nga tribu të shumta mbante mjaft emra, por fliste të njëjtën gjuhë dhe kishte të njëjtat tradita: trojanët, dardanët, ligurët, lelegët, karientë, likenët, iberët, frigjanët, moskët, filistinët, trakët, ilirët, pikenët, daunientët etj.

Për këtë arsye, (autorët modernë) i kanë konsideruar si popuj të ndryshëm. Sidoqoftë, ne do të gjejmë prova të shumta përmes emrave të mitologjisë (të shpjegueshme prej shqipes) dhe miteve parahelenike, që grekët i kanë pronësuar dhe përshtatur sipas nevojave të tyre prej kolonizatorësh, duke i bërë elementet themelore të qytetërimit të tyre: Zeusi u lind në një "shpellë" në Kretë. "I pari njeri" qe "pelazgos" i pjellë prej dheut, "kurerët" ishin rojet e foshnjës Zeus (ku u rritëe Zeusi), emri "autochone" shpjegohet sipas shqipes "Tokët tonë), Jonët (Herodoti) ishin pellazgë të shndërruar në helenë pas mbrujtjes me gjuhën greke etj. Për sa i përket emrit "Ilir", ai e ka bazën ashtu si dhe për Palasges prej "një emërtimi të përgjithshëm", që i përket të vetmit e të njëjtit popull me "tribu të panumërta": Peonët, Dardanët, Tribalët, Pelagonët, Penestët, Autoriatët, Enkelët, Thesprotët, Molosët, Kaonët, Panonët, Istrianët, Venetët (Enetët e Herodotit), Dalmatët etj. Faktikisht, autorët e antikitetit, si Herodoti i kanë klasifikuar banorët e Veriut të Greqisë si një "popull i pavarur" (popull i lirë).

Ky emërtim është përgjithësuar për të na dhënë përshkrimin e kësaj mase të madhe tribuje, siç kanë qenë "ilirët", që do të thotë "libres": I lirë, të lirët? A nuk ka rrëfyer Plini i lashtë se populli ilir përbëhej nga më se 300 kombësi?! Herodoti, a nuk ka thënë për trakët (degëzimi lindor i pellazgëve): Trakët janë, pas Induve, populli me numër më të madh në botë, i cili, nëse do të ishte bashkuar mesvedi do të kishte dominuar botën. E kjo nuk është një stisje: ka fakte historike të pakundërshtueshme. E vetmja provë flagrante e ekuacionit pellazgë=ilirë=shqiptarë është gjuha. Nëse shqiptarët e sotëm do t‘ia mbërrinin të deshifronin shumë prej emrave të mitologjisë, toponime dhe gojëdhëna që qarkullojnë në Evropë, ky do të ishte përfaqësimi më i mirë i kësaj trashëgimie mijëvjeçare. Ilirët (degëzimi perëndimor i pellazgëve) kanë qenë kësisoj pellazgët e vërtetë, për sa që gjuha e këtyre të fundit është përcjellur te pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, ilirët e mandej shqiptarët, ku gjuha (sidomos dialekti gegë) flitet ende sot e kësaj dite, qysh prej më se 3000 vjetësh.

Për sa i përket "mikenasve" hipotetikë, në fakt ata ishin veçse pellazgë, për sa grekët ende nuk ishin shfaqur. Ky emërtim u krijua artificialisht nga Schliemann gjatë shkarjeve të tij për "mikenët". Në fakt, nëse ai do të kishte zbuluar gjurmët e tyre në Athinë, ata do të ishin quajtur "Qytetërim Athinas". Nuk ka asgjë shkencore në një të tillë përshkrim të një populli, që nuk ka ekzistuar kurrë nën këtë emërtim. Ndërsa për sa i takon linjës B, deshifruar prej Ventris e Chadwick, ajo bën fjalë për "pellazgjishten e lashtë" të ngatërruar me greqishten antike. Veç të tjerash, në një farë mase mund të thuhet se greqishtja antike (sidomos jonike, meqë jonët ishin pellazgë) ka rrjedhur drejtpërsëdrejti nga pellazgjishtja e lashtë me prurje greke, domethënë semito-egjiptiane. Ja sesi është sajuar historia e Greqisë parahelenike.


-Idetë e hedhura nga ju janë interesante për shqiptarët. A mund të ketë iniciativa të tjera, jo thjesht libra, të cilat do të mund të bënin një ndryshim të historisë së shkruar?


Unë mendoj që aktualisht ka argumente të mjaftueshme, prova dhe elemente të spikatura, që u lejojnë historianëve, studiuesve dhe dishepujve të tyre të rishkruajnë historinë e Greqisë parahelenike. Nëse mund të them Greqia "parahelenike", kjo ndodh sepse historia e Greqisë "strico sensu" (ajo para shekullit VIII para Krishtit) është e njohur dhe e klasifikuar pothuajse saktë. Praktikisht është thënë gjithçka për atë Greqi "strico sensu", të cilës unë nuk mund t‘i shtoj dot asgjë. Pra, unë nuk kam absolutisht asgjë çka të them mbi këtë lloj Greqie (atë të Solonit, atë të Pizistratit apo Perikliut), veç faktit të të qenit të admirueshme dhe se njerëzimi i detyrohet për gjithë çka më të bukur e më me vlerë. Mirëpo pellazgët diç kanë lënë aty.

Pikërisht këtë diçka historianët, linguistët dhe arkeologët tanë modernë nuk kanë denjuar ta shquajnë. Madje, një Greqi e tillë (pas shekullit VIII: arkaike, klasike, e helenistike) as nuk bën pjesë në studimet dhe hulumtimet që unë kam kryer në dy librat e mi. Kështu, nuk ka asnjë tregues që të provojë se Greqia ekzistonte para shekullit VIII para Krishtit. Ndërtimi i "tempujve", shfaqja e qytezave ("Polis"), konfederatat religjioze (amfiktionet), shpalosja e stileve arkitekturore (dorik, jonik, korintas), zhdukja e mbretërimeve dhe shfaqja e tiranisë, ekspansioni kolonial (emporion=tregje dhe apoikoi=koloni), krijimi i tempullit të Delfit, shfaqja e alfabetit dhe e të parave shkrime greke, shfaqja e lojërave olimpike, shekulli i artë i thënë i "Perikliut": gjithë këto ngjarje marrin jetë pas shekullit VIII. Sa për Homerin, të shumtë janë ata që mendojnë se nuk ka ekzistuar ose që nuk ka shkruar kurrë asgjë.

Fakti thotë se ai nuk ka shkruar, pasi gjuha greke është shkruar vetëm nga fundi i shekullit VII. para Krishtit. Ai mundi të ekzistojë si rapsod. Për rrjedhojë, poemat e Homerit ("Iliada" dhe "Odiseja") mundën të shkruhen vetëm në shekullin VI, në epokën e Pizistratit. Këto poema epike kanë për origjinë traditën gojore, të përçuar nga brezi në brez prej rapsodëve pellazgë. Grekët i morën dhe i kënduan (duke i përpunuar për kauzën e tyre) me rapsodët e tyre. Keqkuptimi vjen prej faktit se ngatërruam gjithçka: Greqinë para-helenike (para shekullit VIII) me Greqinë në bllok (pas shekullit VIII). Le të mos harrojmë as faktin se studimet mbi pellazgët jo vetëm sikur u harruan, por edhe u mënjanuan plotësisht. Le të themi se disa studiues modernë (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë) kanë vënë në dukje se pellazgët përbëheshin prej popujsh të ndryshëm, mandej të zhdukur trup e shpirt, pa lënë as më të voglën gjurmë: etni e gjuhë! Ndërkohë që kjo etni vijoi me ilirët në Perëndim dhe trakët në Lindje. Ndërkohë që të gjithë autorët e lashtë lanë gjurmë të shkruara, sipas të cilave ky popull parahelenik ka pas qenë shumë i lashtë (njerëzit e parë) dhe që në kohën e Herodotit në shekullin V para Krishtit popullonin ende krahina të tëra (Arkadia, Argolida, Atika, Tesalia, Lakonia etj.), të kuptojmë ishujt (Kreta Lemnos, Lezbos dhe veçanërisht Samosin)!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 EmptyTue Mar 11, 2008 12:55 am

Si e shihni historinë e Ballkanin sot?

Ka pak kohë që u konfirmua shprehja "baruti i Ballkanit" me luftën dhe problemin e Kosovës (e mbetur ende pezull). Mendoj se shpirtrat dhe mendësitë kanë evoluar ndopak dhe fantazma e luftës po largohet gjithnjë e më tepër, veç nëse qëllimisht dhe pozicionet politike të Fuqive të Mëdha, sidomos Bashkimit Evropian, ashpërsohen ose ndryshojnë. Aktualisht, Kosova është një nga problemet më të thekshme në Ballkan. Pa rregullim paqësor, të barabartë dhe të drejtë, ndoshta s‘do të ketë kurrë paqësim në rajon. Sa për vete, jam për pavarësinë e Kosovës, sepse pas gjithë atyre fatkeqësive dhe krimeve (le të themi etnocid) dhe urrejtje mes dy popujve (serbë e kosovarë) nuk mund të bashkëjetojnë dhe të ndërtojnë së bashku një shtyhet që të mund të funksionojë. Me t‘u rregulluar ky problem, Ballkani mund të përfytyrojë në gjirin e Evropës së bashkuar një forcë dinamike dhe ndërtimtare për ardhmërinë e këtij rajoni të mbetur fatkeqësisht pa trashëgimi, i shqyer, i tollovitur dhe i izoluar pas shumë shekujsh pushtimi otoman dhe dekadash komuniste.

-Shumë njerëz mendojnë se e kaluara nuk duhet trazuar
për hir të së ardhmes, ndërsa ju e trazoni atë. Për çfarë shërben kjo?


Sigurisht që do të më bëhet pyetja se përse i trazoj kujtimet e vjetra, kur e ardhmja ka vlerë më tepër? Po, por e ardhmja është gjithherë e lidhur me të shkuarën. Nëse ne ekzistojmë, kjo ndodh sepse të tjera kanë ekzistuar para nesh dhe na lejuan të jemi ata që jemi, duke na dhënë atë që kemi më të çmuar. Kur kjo e shkruar mbetet në hijen ku është degdisur, e ardhmja mbetet e errët. Për çfarë shërben të zgjosh të shkuarën? Sigurisht për të kuptuar më mirë të ardhmen. Çështja që na intereson këtu, nuk është të flasim për një të kaluar të qartë dhe të kthjellët, por për një të shkuar që na mbahet e fshehur dhe që manipulohet për një kauzë të njëanshme.


-Në kohët e sotme, idetë ndryshe apo përgënjeshtrimi i historisë është bërë si në modë. A keni pasur frikë se do të paragjykoheshit, kur nisët ta shkruanit këtë libër?


Jo, unë nuk jam tipi që ndjek modën. Kam aq karakter dhe personalitet sa për t‘u bërë ballë sirenave të demagogëve, paragjykimeve apo "publikisht e mirënjohur", sidomos kur përpiqen të të largojnë prej së vërtetës. S‘ndiej asnjë influencë në lidhje me këtë çështje. Një proverb francez thotë: "Me bë çka duhet, me ngjarë çka mundet". Kur nisa të shkruaj librat, mendova fill rezultatin përfundimtar dhe i thashë vetes: nëse gabohesh, nëse argumentet e tua nuk janë bindëse, nëse referencat nuk janë të verifikueshme, do të pësosh kundërshtinë dhe poshtërimin! Ndaj fillova të kërkoj "provën e së kundërtës", atë çka mund të vinte e të shqetësonte tezën dhe vërtetimet e mia shkencore. E pasi shkoqita gjithçka hollë-hollë, s‘gjeta provë për të kundërtën. Trondita qetësisht një seri të tërë studimesh dhe kërkimesh. Me ndërgjegje të lehtë dhe zemër të qetë, karvani im vazhdon më tej bindshëm.

-Cili është Aref, jeta që ju bëni?

Është e vështirë për të folur për veten. Gjithë ç‘mund të them është se jeta ime s‘ka të bëjë me veprën time. Gjithsesi, do të flas qartë, veç për të thënë se përherë kam qenë ndër ata "të drejtët", në kuptimin më të fisëm të fjalës. Në jetën time private dhe profesionale e kam dënuar gjithnjë padrejtësinë prej nga vinte dhe cilado që të ishte. Integriteti dhe këmbëngulja ime, lehtësitë në përshtatje, bagazhi kulturor, guximi dhe korrektësia në punë më mundësuan të ushtrojë funksione interesante e të rëndësishme. Posti i fundit ishte drejtor i një filiali të një shoqërie të madhe franceze. Kam lindur në Kajro (ku kam kaluar njëzetë e tre vitet e para të jetës sime dhe kam kryer pjesën më të madhe të studimeve. Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri në krahinën e Matitm, më saktë në Rrembull. Kam dy vëllezër dhe një motër. Gjithashtu katër fëmijë, nga mosha 33 deri në 39 vjeç (tre djem dhe një vajzë). Jam pensionist që prej 1999-ës. Kam pasur disa probleme shëndeti ndaj dhe bëj kujdes. Merrem me administrimin e publikimeve të mia, me letërkëmbime e marrë pjesë herë pas here në konferenca. Kam shkruar dhe disa ese metafizike e filozofike (të pabotuara). Merrem, jo me shumë vrull me pikturë dhe poezi klasike (rreth 250 poema të pabotuara).


-Mund të na flisni pak për lidhjet me Shqipërinë?


Lidhjet e mia me Shqipërinë kanë qenë të dobëta (ne kemi vetëm lidhje epistolare me familjenët veç nëse posta përgjohej prej autoriteteve shqiptare dhe nuk mbërrinte në destinacion) për arsye të largimit e të këputjes së shkaktuar prej komunizmit në Shqipëri dhe që nuk lejonte kollaj të vizitonte vendin. Sjell ndërmend kujën e nënës, kur mori lajmin e vdekjes të nënës së saj, motrës, vëllait e të të tjerëve. E s‘mund të rrija pa qarë bashkë me të. Por mbeta shumë i lidhur me mëmëdheun, për shkak të edukimit, rrënjëve dhe me gjithë ç‘mban barku. Në Egjipt, komuniteti shqiptar ka qenë mjaft i rëndësishëm (shpesh në përmbajtje kish njerëz me vlera të larta). Babai im ka pas njohur poetët Çajupin, Asdrenin, shkrimtarin Ernest Koliqi, kumbar i vëllait tim të vogël, Isa Boletinin (një nga heronjtë e pavarësisë së Shqipërisë), Mbretin Zog dhe familjen e tij etj. Mos mendoni as edhe një çast që i shkruaj librat e mi i ngarkuar me ndonjë ndjenjë shovinizmi. Po e përsëris atë që thashë më sipër, puna ime është para së gjithash shkencore dhe nuk përket brenda aspak prej ndjenjave. E dua Shqipërinë, por jam i drejtë dhe i paanshëm me historinë e saj, intransigjent me të.


-A keni pasur kërcënime pas botimit të librit?

Pasi kam botuar dy librat e mi (2003-2004) nuk kam marrë asnjë kundërshti zyrtare për sa u përket tezave prej ndonjë sektori universitar apo shkencore. Sigurisht që asistoj shpesh andej-këtej me ndonjë reagim epidemik personash dyshues e madje armiqësorë, por pa nivelin e duhur e të mjaftueshëm kulturor për të debatuar mbi këto çështje të mprehta. Kritika është e thjeshtë, por arti i vështirë, thotë një proverb i famshëm. Zakonisht mbizotëron habia. Por, përmbajtja e librave të mi del prej shtigjesh të rrahura. Pedagog universiteti apo studiues rishtar është shumë normale që ata të shqetësohen prej këtij subjekti që i tejkalon: se kanë ndeshur në amfiteatrot e tyre universitarë këtë lloj teze. Ç‘nuk është normale është të kundërshtosh tezën pa sjellë as më të voglën "provë" të së kundërtës".


-Të flasësh për Shqipërinë sot, në një moment kur ajo ende nuk e ka marrë veten nga plagët e komunizmit, kur ecejaket e saj drejt vendeve perëndimore sa vjen e bëhet më e vështirë, çdo të thotë ta paraqesësh këtë popull të vogël, si një popull nga më të hershmit e njerëzimit?


Mendoj se në mënyrë të tërthortë iu përgjigja kësaj çështjeje përgjatë kësaj interviste. Sipas gjithë asaj çka thashë, ripohoj se nëse Shqipëria është një nga vendet më të vogla, më pak e qytetëruara ose më e shpronësuara e Evropës, s‘duhet harruar se është "një popull i madh". (Shtet i vogël, por popull i madh!) S‘kemi aspak antinomi. Mund të jesh i varfër, por i fisëm. Së fundi, mund të thuhet se vijimësia etnike (me gjithë përzierjet) kulturore dhe gjuhësore (me gjithë ndërfutjet dhe neologjizmat) nuk reshti kurrë në këtë zonë ballkano-danubiane, me gjithë mësymjet e ndryshme dhe pushtimet romake, bizantine e otomane: shqiptarët jetojnë bash aty ku kanë qenë të paktën qysh prej neolitit. Por, fatkeqësisht historia shtangu në atë çka deshën të na bënin të besonim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 EmptyTue Mar 11, 2008 12:58 am

Hundezaket 6 mijë kalorësit ilirë

Përgatiti:
Prof. Dok. Elmas Leci
REVISTA MBROJTJA

Paraardhësit tanë ilirët janë shpërndarë gjithandej. Pas betejave pa lavdi të prijësve të tyre, ata endeshin në kërkim të një atdheu të dytë, larg nënshtrimit dhe shfrytëzimit. Në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dëshmon një nga qindra histori të vendosjes së ilirëve në një shtet larg Ilirisë.

Po ashtu, edhe një skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi një fis në Pakistanin e largët. Vendi ku ishin vendosur këta njerëz quhej Hundëz. Hundëzakët një fis më prejardhje ilire tashmë edhe sot e kësaj dite me tradita, gjuhë dhe zakone të ndryshme është vendosur në Kafiristan, në pjesën e Pakistanit, aty ku e kanë kufirin e përbashkët Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani. Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh.

Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Flasin një gjuhë të veçantë, e cila nuk shkruhet.

Shkrimi për Hundëzën po e fillojmë me një pjesë të marrë nga libri i Aristidh P. Kolës, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh.B. 55, Tiranë, 2002, ku shkruhet: “

Rreth 6 mijë ushtarë ilirë, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endën nëpër Braktane, derisa përfunduan në Kafiristanin e sotëm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior

.

Përpara pak vjetësh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, që do të thotë gjuhë e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim të fesë myslimane dhe megjithatë edhe sot bëjnë dhe pijnë (në kundërshtim nga të gjithë banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët. Shumë zakone dhe tradita të tyre dëshmojnë prejardhjen iliro-helene të tyre; këtë e dëshmon edhe Ernesto Skura në shkrimin e tij, “Ilirët në Afganistan” në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit, maj 1983.

Kërkimi në bibloteka dhe internet nxori shumë të dhëna, sqarime, studime, receta shëndeti dhe botime për Hundëzën dhe gjuhën Burushaski, gjuhën e burrave, e cila është një gjuhë e pashkruar.

Sot Kafiristanin e quajnë Nuristan, pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit është aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Nga një shkrim në internet shpjegohet pse ai rajon është quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, që do të thotë vendi i qafirëve ose ndryshe, vendi i të pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane.

Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq. Lart në male është një fis i madh që quhet KALASH dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë BISHA.

Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hëna (gjinia femërore); Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin; zor (vështirë); Shtrij kambët sa ke jorganin; BUE (buejt e arës); Ku damë na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Çila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj.

Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë

Hundëza, vendi i vendosjes së ilirëve

Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartësi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë taracat me ujë quhen KULLSE. Një mal ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtë).

Banorët jetojnë në harmoni të plotë, kanë shëndet shumë të mirë dhe rrojnë gjatë. Banorët e Hundëzës janë të gjatë, racë e bardhë dhe me flokë ngjyrë gështenjë. Banorët e Hundëzës rrojnë 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonjë sëmundje, çfardolloj qoftë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Nuk ekziston ndonjë lloj krimi në Hunza. Një djalë i lindur ushqehet me gji për tre vjet, kurse një vajzë për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanë marrëdhënie. Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.

Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë

Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE.

Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak. Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura Çuka. Kryetari i Hunzës e ka titullin “ MIR” (The Mir). Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit.

Zakonet shqiptare

Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit të Madh. Nuk ka insekte, përveç mizës së zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk përdoret për t’u ngrënë. Ata mund të quhen 99 për qind vegjetarianë, sepse mishin e dhive të egra e hanë me pakicë, vetëm në dimër. Nuk hanë qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, dr. Hofman vërejti që banorët hanin shumë frutin e kajsisë dhe tulin e bërthamës së kajsisë; biles dhe aq yndyrë sa përdorin e nxjerrin nga tuli i bërthamave të kajsive. Shkrimi për hundëzakët po mbyllet me të fshehtat e jetëgjatësisë së tyre, që janë përmbledhur si më poshtë nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herë Hundëzën. Sipas Hofman, hundëzakët janë të shëndetshëm dhe të shplodhur. Jetojnë në një klimë të mirë, ku mbizotëron ajri i pastër. Hundëza është një vend me tokë pjellore në thellësi. Këta banorë kryejnë ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bëjnë gjum të plotë dhe në qetësi absolute për tërë natën. Prirja e këtyre banorëve është të pijnë ujin që rrjedh nga akullnajat. Preferojnë çajin me rrëshirë shkëmbi që e quajnë shëllir-jete. Hundëzakët nuk kanë shqetësime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithëra të pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore të pasheqerosura, pa dhjamëra dhe yndyrna. Tek ata mungojnë sëmundjet dhe kryejnë jashtëqitje të trashë, tre herë në ditë. Nuk e hanë mishin e derrit dhe janë pothuaj jomishngrënës. Nuk e pinë kafenë.

Rëndësia e studimit të hundëzakëve

Veçan, studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare, sepse, ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.

Venbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan
• Lugina ku jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël)
• Kjo fushë mbyllet me një hundëz
• Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit
• Një vend moçalor quhet Balta
• Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit
• Vendi ku banonin më pas u quajt Kafiristan (të pafetë)
• Sot e quajnë Nuristan
• Vendbanimi i tyre është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit
• Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhë e burrave), dhe e pashkruar
• Reaguan ndaj futjes së fesë myslimane
• Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre

Karakteristika të tjera gjasore
• Lart në male një fis i madh, që quhet KALASH
• Perënditë e Kalashëve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus) Kalashët skalisin në portat e tyre, që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire, dy brirë dhije
• Edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare
• Një lule të egër me ngjyrë të verdhë e quajnë BISHA

Karakteristika të hundëzakëve
• Gjithsej 50 mijë është numri i tyre
• Janë të gjatë
• Të bardhë
• Me mollëza të kuqe
• Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri
• Me flokë gështenjë, që kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit
• Jetojnë shumë vjet

Studimi historik
Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit”

Fisi heleno-pellazg u shpëtua midis shekujsh dhe mijëvjeçarësh, falë mundësisë së pafundme të rezervave që pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroi. Domethënë, burimi i madh i popullit tonë ndodhej në malet shkëmbore të Epirit dhe të Shqipërisë së sotme dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohë pas kohe zbriste për në Greqi, Itali dhe Azi të Vogël. Në këto vende si rezultat i kishteve pakrahasimisht më të mira, zhvillohej qytetërimi i saj dhe u ndryshua nga njëri vend në tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Në çdo rast që popullsia në vendet e reja dobësohej për çdolloj arsye, kishim zbritje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit është ajo e arbëreshëve të shekullit të XIV. Tjetër nuk do të ketë. Fatkeqësisht historia na përgënjeshtroi dhe dëshmoi për vërtetësinë e teorisë sime pellazge….

Aleksandëri i Madh, ilir nga nëna e tij, i kishte fuqizuar legjionët e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë. Po nga kjo periudhë veçojmë se, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, rreth 6 mijë ushtarë ilirë e veçuan pozicionin e tij nga ky i fundit dhe u endën nëpër Braktane, derisa u përqëndruan në Kafiristanin e sotëm, midis Pakistanit dhe Afganistanit…. Aleksandri i Madh kishte gjak ilir në venat e tij, ashpërsia e tij ilirike nuk mund të krahasohet me atë të Periandrit, dhe as me të gjithë mitet të varianteve të Ali Pashë Tepelenës. Ilirët nuk e gjetën asnjëherë rrugën që të çon në bashkim, megjithëse përpjekjet për të krijuar një konfederatë ishin të shumta. Por, pas luftës së Peloponezit dhe hipjes së maqedonëve, ata luajtën një rol të rëndësishëm, megjithëse në Greqinë Jugore ashtu dhe atje nuk ishte e lehtë njohja e Aleksandrit të Madh, të cilit iu desh të jepte beteja të ashpra për të treguar vlerat e tij. Një nga armët më të forta të Filipit, aq dhe të Aleksandrit, nuk ishte dhe aq formacioni, rreshtimi i ushtrisë maqedonase sesa ari i Pangjeut. Pas Aleksandrit dhe pasardhësve kemi Pirron, i cili tregohet një nga prijësit më të aftë dhe më aktivë, që përpiqet që, me hir apo me pahir, të bashkojë ilirët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 EmptyTue Mar 11, 2008 1:35 am

sipas disa hulumtive qe kam bere per pelazget ne NET nga gjuha Italiane kjo foto ishte shume e mire shikoni nga rjedhine te gjithe popullit tjer

I PELASZGI E I LORO TERRITORIO

PELAZGET DHE TERITORET E TYRE


Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Mar6
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 EmptySun Mar 16, 2008 4:55 pm

Illyricum
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Illyricu Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange The Pelasgian case
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange The Pelasgian language
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange The Etruscan Mystery
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Etruscan and Veneti
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Raethians (or the North Etruscans)
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Troy connected to Illyrians
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Italianized Trojans (or Pelasgians)
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Illyrian-Albanian words
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Balkans and Pontic Area :Illyrian-Groups
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Illyrians as Messapians
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Illyrians- Ceasers, Emperors
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Illyrian Kings,Queen
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Military: Illyrian Defense
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange First Illyrian War
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Second Illyrian War
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Plutarch's "Life of Pyrrhus"
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange Appian's History of Rome
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Arrow_orange The Language of GOD
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE   Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Mbreteria e Dardanise
» MBRETËRIA E DARDANISË
» Piramidat Pellazge
» Femra Shqiptare ne Historinë tonë.
» A ka ekzituar pirateria ilire?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: