Në vendin e punës, ashtu siç trumbetojnë me të madhe ata që lëvdohen, pra në zyrë, ia behën një ekip vizitorësh ! Pala e tillë sa kishte të bëjë me raportet komunikuese të relacioneve të organizatës që udhëhiqja unë, po aq hapte edhe çështje ngacmuese të realitetit se ja ne shqiptarët, edhe pse arritëm në Maqedoni - Makosllavi, të udhëheqim poste të rëndësishme, sërish në mendje dhe shpirtë kemi një urrejtje për shtetin!
Ajo që më pyeti ishte vërtet e bukur ! Bjondinë ! I bridhnin sytë ! Me një fjalë lazdrohej! Por edhe tjetra dhe dy te tjerit qe e shoqëronin me buzëqeshje e grimasa nuk ishin më larg. Edhe pse ia arritën kafetë nga sekretaresha ime shqiptare, e cila la deren e hapur per te arritur zeri i Shkurtës deri te ne , ku theksonte këngën Oj Shqipëri o nëna ime, pasi u kthye me një veçanti pas, mbylli derën, pas një heshtjeje , dhe si mora një gllënkë kafeje e pyeta bjondinën >
-Më falni, si e keni emrin JU ?
- Dosada !, u përgjigj.
Sërish ra heshtja.U nisa nga një cigare . Vetëm Dosada e mori e të tjerit nuk e pinin. I dhash zjarr dhe e ndoza dhe unë. Pastaj i thash !
Shumë e bukur jeni ! Vërtet ! Nuk u bëj kompliment ! Ama emrin te keq e keni ! Sepse emri Dosada në shqip i vjen Merzia! Po edhe në gjuhen e tyre ashtu!
Ajo zgudulloj sytë ! I shikoj te tjerët dhe për të vënë në theksim se është e pamposhtur tha :
- Jo! Unë se ndërroj emrin me asgje.Kështu më kanë emruar prindërit dhe krenohem me kete emër.
-Ani shtova unë ! Vetë më kupto Dosada ! Ne shqiptarët si ta ndërrojmë emrin tanë e të bëhemi Makedonci so allbansko potekllo ?