Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë

Shko poshtë 
+11
feneri
rolling
Riki30
Argent
MUHAMETII
Kushtrimi86
Eva0506
Sofra
anila
Ago Muji
feratkoca
15 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë   Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 EmptyTue Dec 02, 2008 1:58 pm

Një temë fetare e hapur nga i nderuari Muhameti m'u dok interesant që ta ktheja në këtë mënyrë....

LAJMËRIM PËR NJË UDHËTIM TË KËNDSHËM

LETËRNJOFTIMI:

Emri: Vetvendosje
Nacionaliteti: Shqiptar
Adresa: Shqipëri Etnike

TË DHËNAT RRETH UDHËTIMIT:

Stacioni i nisjes: Fakulteti Filologjik
Destinacioni i arritjes: Në Parlament
Koha e nisjes: Ora 13/00
do të vdesë…. JO, do të ringjallet si feniksi
Koha e prezantimit: Demostratë kundër Planit djallëzor të Ban Ki Moonit
Çështja e Ahiretit): Të gjithë ata që do t'i bashkangjiten kësaj demostrate

BAGAZHI I LEJUAR ME VETE:

1. Flamuj kombëtar kuq e zi.
2. Veprat e mira
3. Pos të rriturve edhe fëmijët i mirë që brohorasin posht 6 pikshi i djallëzuar evropian...
4. Dituria nga e cila përfitojnë të tjerët
5. Sadaka (lëmosha) e vashdueshme gjithësesi kur pushteti i zi nuk e jep ate.
6. Përveç këtyre, tjera gjëra nuk lejohet të merren me vete gjatë udhëtimit, si psh Flamurin 6 yllësh etj....

KUSHTET E UDHËTIMIT TË KëNDSHËM:

Demostruesit atdhedashës duhet t'u përmbahen udhëzimeve që i lëshon Lëvizja Vetvendosja si:
- Respektimi i Allahut, respektimi i gjakut të dëshmorëve, respektimi i luftës së UÇK-së, Respektimi i ditës së dëshmorëve, respektimi i ditës së 28 nëntorit e shumë respekte të tjera për Shqiptarët dhe Shqipërinë.
- Kujtimi i përhershëm i Çamërisë dhe Shqipërisë Etnike.
- Të kihet parasysh se në Pakon e Ahtisarit nuk ka tjetër pos xhehenemit.
- Ngrënia, pirja dhe veshmbathja të jetë sa më e letë dhe nga hallalli sepse mund të ketë intervenim nga këmishëzinjët.
- Kujdesi të jetë në nivel.
Për informata më të hollësishme, lexone shtypin vazhdimisht edhe ndëgjoni lajmet.

VENI RE:

-Nuk ka gjë më të bukur se sa të jetosh e punosh i lirë në gjirin e atdheut të bashkuar që do ta ketë një udhëheqësi të shëndosh dhe ajo të vendosë vetë për fatet e saja....Prandaj ta forcojm unitetin në radhë të parë dhe ta shprehim vigjilencën dhe atdhedashurinë sot o kurrë....


- Shqipërinë e pa bërë bëje të bërë, bëje ose vdis !

-Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë   Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 EmptyWed Dec 03, 2008 1:43 pm

Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 2_dhjetor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë   Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 EmptyWed Dec 03, 2008 1:46 pm

FJALIMI i Albin Kurtit
EULEX-i do të jetë neutral ndaj statusit, pra ai
është kundër pavarësisë!



Të dashur qytetarë të Kosovës, pjesëmarrës të kësaj demonstrate,

Sot, e kemi bërë dimrin pranverë...

Kundërshtimi i 6-pikëshit që e bëjnë Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi është kundërshtim taktik dhe verbal. Kundërshtimi ynë është parimor dhe në vepër, në demonstratë. Dallimi themelor nuk është ndërmjet kundërshtimit të butë dhe pranimit, por ndërmjet kundërshtimit të butë dhe kundërshtimit të fuqishëm. Dallimi themelor politik në Kosovë nuk është ndërmjet Fatmir Sejdiut dhe Pieter Feithit, ndërmjet Hashim Thaçit dhe Yves De Kermabonit, por ndërmjet qytetarëve që s’po i pyet kush për asgjë dhe Fatmir Sejdiut e Hashim Thaçit që duan t’i ruajnë pozitat e tyre.



Krejtësisht njësoj, dallimi themelor nuk është midis Planit të Ahtisaarit dhe 6-pikëshit por midis një shteti normal dhe një shteti me Plan të Ahtisaarit. 6-pikëshi është shtojcë e Planit të Ahtisaarit. Në negociatat e Vjenës politikanët e Kosovës e kanë ndarë Kosovën mbi baza etnike - e kanë ndarë territorin, institucionet dhe trashëgiminë kulturore. Në këtë mur këtu, që e mbron regjimin prej qytetarit, para tri vjetëve e gjysmë e patëm shkruar për herë të parë Jo Negociata - VETËVENDOSJE! . UNMIK-ut nuk i mjafton të manipulojë politikanët, por ai mori fëmijët e shkollës fillore, i manipuloi ata, për të bërë vizatime te vendi i parullave. Sot, mu në këtë mur po e shkruajmë UNMIKolonializëm dhe EULEX-Made in Serbia.


Mos iu besoni deklaratave të politikanëve e diplomatëve. Dokumentet kanë rëndësi, jo deklaratat. Politikanët shkojnë e vijnë por dokumentet mbesin. E, dokumenti më i ri është ky 6-pikëshi i Ban Ki-moonit. Këshilli i Sigurimit, përmes deklaratës presidenciale, e ka pranuar raportin e Ban Ki-moon-it ku janë edhe 6 pikat. Me këto 6 pika legalizohen strukturat paralele të Serbisë dhe situata e veriut të Kosovës riprodhohet anekënd Kosovës kudo ku është një lagje apo një fshat i banuar me serbë. Me 6-pikëshin Serbia u shpërblye për krejt dhunën e saj para e pas shpalljes së pavarësisë.


EULEX-i nuk do t’i shpërbëjë strukturat e Serbisë. EULEX-i do të bashkëpunojë me to, sepse EULEX-i në Kosovë vjen në marrëveshje me Serbinë:


1) EULEX-i bazohet në Rezolutën 1244;


2) EULEX-i do të jetë neutral ndaj statusit, dmth. EULEX-i konsideron se statusi ende nuk është zgjidhur, pra ai është kundër pavarësisë;


3) EULEX-i do të futet brenda UNMIK-ut të rikonfiguruar në bazë të 6-pikëshit;


4) EULEX-i do të ketë fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovës, pra ai do të jetë Qeveri mbi Qeverinë;


5) EULEX-i do të ketë imunitet nga ndjekjet penale në Kosovë: ligji ynë nuk i kap këta;


6) EULEX-i do të ketë zyre në Beograd, jo edhe në Tiranë;


7) EULEX-i po vjen pa referendum në Kosovë, pa pëlqimin e popullit.


EULEX-i dëshiron t’i mirëmbajë dy iluzione: se Kosova po i afrohet BE-së dhe se Kosova është e pandarë. E para, Kosova është së paku 10 vjet larg BE-së kurse jo vetëm që Kosova është e ndarë por edhe BE-ja është e ndarë rreth Kosovës. EULEX-i dëshiron ta maskojë edhe ndarjen e Kosovës por edhe ndarjen e BE-së për Kosovën: sepse, edhe shtetet evropiane që janë kundër pavarësisë janë për EULEX-in.


Sot, i refuzohet viza EULEX-it dhe sot Lamberto Zannieri shpallet persona non-grata. Ne po bëjmë atë që s’po e bën shteti i Kosovës. Krerët e shtetit nuk e kanë mendjen te Kosova. Ata e kanë mendjen te xhipat, te sekretareshat dhe te tenderat. Këta politikanë as nuk janë të gatshëm të bijnë në burg dhe as të luftojnë. Deri këtu nuk kemi ardhur si rezultat i takimeve e konferencave por si rezultat i demonstratave dhe luftës çlirimtare, jo si rezultat i njerëzve me kravata por si rezultat i gjakut të derdhur për liri të dëshmorëve dhe martirëve të kombit.


Sot, shpallet fillimi i operimit të EULEX-it. Mirëpo, sot shpallet edhe kundërshtimi dhe delegjitimimi i tij me këtë demonstratë. EULEX-i nuk është mirëpritur. EULEX-i është pritur dhe do të pritet me protesta e demonstrata kundër tij. UNMIK-u duhet të largohet nga Kosova. Andaj, UNMIK-ut dhe EULEX-it iu themi: JASHTË, JASHTË...!


Populli i Kosovës nuk ka nevojë për policë e gjykatës ndërkombëtar, por veriu i Kosovës ka nevojë për policë e gjykatës të Kosovës. Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, por edhe politikanë të tjerë që e duan dhe iu pëlqen EULEX-i, le ta marrin EULEX-in e le ta çojnë te shpia e tyre e jo të na e ngarkojnë neve në qafë.


Rroftë Kosova! Rroftë populli shqiptar!

Prishtinë, 2 dhjetor 2008

Albin Kurti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë   Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 EmptyWed Dec 03, 2008 1:47 pm

Fjalimi i Naser Shatrit
E keqja s’po ndalet


Qytetarë të Kosovës,
Kosova po kalon çaste dramatike. Prej mbarimit të luftës e deri sot nuk kemi pasur momente më të vështira sesa këto. Ndarja e Kosovës po legalizohet kurse UNMIK-ut që nuk shkoi iu bashkua edhe EULEX-i pasi që e mori vizën në Beograd. Planit të Ahtisaarit iu shtuan edhe 6 pikat e Ban Ki Munit. Pavarësia e shpallur e Kosovës është bërë si një anije e shpuar nga të gjitha anët.


Lufta e lavdishme çlirimtare që bëmë dhe gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe martirëve nuk po vlerësohen. Shumë shokë që i kisha në luftë i pashë edhe në burgje ku isha vetë. Shumë familje të varfëra të dëshmorëve janë edhe më të varfëra tash. Amaneti i dëshmorëve nuk u çua në vend nga shokët e tanë që mbetën gjallë e u bënë politikanë. Kompromis pas kompromisi ramë poshtë e ma poshtë. E keqja s’po ndalet.


Unë dikur isha komandant i Policisë Ushtarake 133 ”Adrian Krasniqi”. Sot, më duhet të shikoj se si bashkluftarët e mi pasi që e hoqën uniformën e UÇK-së po e heqin edhe atë të TMK-së. Pensionet që po na i ofrojnë janë ofendim. Nuk ndejtën pjestarët e TMK-së aty pa armë për të marrë pensione pas nëntë vjetëve por për t’u bërë TMK-ja ushtri. Ne po mbesim në rrugë. Neve na lanë në rrugë. Politikanët e zyrave po lëshojnë pe, mirëpo ne populli i Kosovës kurrë nuk do të lëshojmë pe.


Prishtinë, 2 dhjetor 2008

Naser Shatri

Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë   Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 EmptyWed Dec 03, 2008 5:22 pm

fla Perkunder thirrjes se politikaneve per te mos dalur ne demonstrata kunder 6 pikshit dhe EULEX-it ne kete demonstrate dolen mbi 40 mije qytetare te Kosoves
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë   Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 EmptyWed Dec 03, 2008 8:30 pm

Jam deshperuar jashtezakonisht shume nga populli shqiptare. Nuk e kuptoje pse kishte aq pak njerez per dicka kaq te rendesishme ?! Po sikure te mbahej nje koncert me ndonje pseudokengetar, do mblidheshin dhjete here me shume ! Kjo me tmerron nganjehere. Nuk e di nese t'a fajsoje vete popullin per mos unifikim-vedijesim, apo udheheqesit tane, te cilet mund te kene ndikuar aq shume tek populli ( fatkeqesisht) dhe te ndodhe kjo qe po ndodhe...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë   Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 EmptyThu Dec 04, 2008 1:18 am

po kishte edhe nga ta, qe thoshnin, po e citoj nje shqipfoles, "kjo demonstrate me shume me duket si mbrojtje per sovranitetin e shqiperise (kishte fjalen per flamurin qe mbanin demonstruesit), dhe vazhdoi, ne kemi shtetin tone, institucionet tona" njerzit si ky b... nuk na duhen hiq ne demonstrata, apo siq beri nje plak, "rugova, rugova, mos ja humbni vorrin" :S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë   Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 EmptyThu Dec 04, 2008 11:44 am

Nejse, une nuk mendoj se duhet te deshprohemi aq shume, duke e pase parasyshe propaganden perfide qe bejne lideret "tane", nuk duhet t'i fajsojme popullin aq shume, edhe pse edhe une jam pakez i deshpruar. Por shpresoj se ne te ardhmen do ta kuptojme realitetin e hidhur qe eshte duke u na kanosur, dhe mendoj se do te kete protestues me sheme. Zaten, vetem ne te miren tone shkon, kjo energjia jone qe e shpenzojme per protesta...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë   Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Arrestim ne Prishtine nga EULEX
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» Çka shkruan Adem Jashari në letrën dërguar LPK-së në Dhjetor
» UDHET E KOMBIT DHJETOR 2011 MARENGLEN KOÇIU
» Ndertimi i Katedrales ne PRISHTINE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: