Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 TË LUMTË PËR QËNDRESËN O BURRË SHQIPËRIE!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

TË LUMTË PËR QËNDRESËN O BURRË SHQIPËRIE! Empty
MesazhTitulli: TË LUMTË PËR QËNDRESËN O BURRË SHQIPËRIE!   TË LUMTË PËR QËNDRESËN O BURRË SHQIPËRIE! EmptySat Nov 22, 2008 9:30 am

TË LUMTË PËR QËNDRESËN O BURRË SHQIPËRIE!

PA DY KRAHINAT KRYENGRITËSE VLORËN NË JUG DHE DRENICËN NË VERI,

ZOR SE DO TË KISHTE SHQIPËRI!

(Shefikate Sherolli)


Letër përkrahjeje vëllaut të idealeve çlirmtare, Ali Kadriut.

Kur fillova të shkruaj për vëllaun e idealeve tona çlirimtare, Ali Kadriun, fillimisht më erdhën në mendje dy ide:

E para, m´u kujtua që kur po bisedoja në vitin 1992, me vëllaun e tij, Kadri Kadriun, tani dëshmor i kombit; tek ato dy kullat kala, Ay, midis tjerash më tha: "O Fadil vëllai! Aliu është trim, Aliu, i merr armikut gjak në vetull"!

E dyta, m´ u kujtua një motër jona atdhetare, Shefikate Sherolli, e cila dikur ka jetuar në Suedi, kurse tani jeton në Mitrovicë, në pjesën veriore të qytetit, me një rast më kishte thënë: "pa dy krahina kryengritëse shqiptare, Vlorën në jug dhe Drenicën në veri, zor se do të kishte Shqipëri".

Kur po e shiqoja vëllaun tonë të idealeve, në rtv, AL-SAT duke u përfytur me policinë e UNMIK-ut, vëllaun me të cilin dikur e kemi ndarë koromanen e thatë, i kemi përjetuar gëzimet dhe hidhërimet së bashku, natyrisht, se vërtetë u ndjeva së tepërmi i shqetësuar!…

…Dhe, për të marrë forca kombëtare, e ngrita dorën grusht dhe thirra: Qëndresë vëlla!...

Vajza ime Yllka, e habitur nga ky reagim imi, papritur, më pyeti: -çfarë po ngjanë atje në Kosovë, baba?!

-Pse janë barrikaduar ata policë, para shtëpive të Aliut?!
-A janë serbë, ata policë?!
-Atje, po dëgjohen krisma armësh?!
-Aty, dëgjohen disa policë duke folur edhe shqip, or baba?!
Nga shqetësimi im, u revoltua ajo dhe e tërë familja!...

I fola vajzës sime se: Aliun e kam shok, është vëllai i dëshmorit, Kadri Kadriu, vëllai i atij atdhetari të madh, i atij artisti të mrekullueshëm: ishte, piktor dhe poet; por, mbi të gjitha, vëlla i atij burri që shqipen letrare e fliste aq bukur; sa që kur e dëgjoje; mendoje me veten se po ligjëron bilbili nga majat e maleve të Qyqavicës; -them kështu, sepse, vëllezërit Kadriu kanë zbritur në Mitrovicë, andej nga katundi Qirez i Drenicës Kreshnike.

Policët para kullave kala të Aliut , janë barrikaduar ta pengojë Aliun dhe familjen e vëllait të tij Kadriut, të kthehen në vatrat e tyre.

Policët, moj bija ime nuk janë serbë por, janë miqtë e tyre evropianë; francezë, rumunë, grekë e të tjerë, që u ka marrë koka erë, përderisa, i zbatojnë urdhërat e padronëve të tyre duke u bërë vrasës mizorë dhe okupatorë të shtëpive të shqiptarëve, e jo çlirimtarë të shtëpive të atyre që janë autoktonë prej shekujsh në trojet e veta.

Krismat dëgjohen nga kolonët serbë, të cilët provojnë ta frikësojnë Aliun, që të largohet nga shtëpia e tij.

Ndërsa, për policët që po flasin shqip, ata janë shqiptarë moj bijë; ata momentalisht janë në mes dy zjarresh: urdhërave të pushtetit të pa shtet sovran i cili tani po dirigjohet nga të huajt, pra, atyre u mungojnë eprorët, drejtuesit e Kosovës së pavarur dhe sovrane, por, jam i bindur dhe për këtë jam informuar nga njerëz besnikë, që në rast se rrezikohet Aliu në oborrin e tij , do të gjenden trima; nga ata që kanë luftuar në aradhat e UÇK-së, ata nuk do ta shkelin luftën e tyre, pra, do ta mbrojnë vëllaun tonë, deri në pikën e fundit të gjakut, përballë hordhive çetnike.

-Pastaj, po meditoja; sikur qenka shkruar me ngjyrë gjaku nga historia, që për të fituar pavarësinë dhe për ta mbrojtur pavarësinë shqiptare, të parët përballë armiqëve kurdoherë do të dalin vlonjatët dhe drenicakët.

Ah! Sa fjali me peshë tokësore, paske folur; moj motra jonë, Shefikate.

Rrethina e Mitrovicës, që po ndeshet dhe po zien tym e barot nga sulmet serbe, përbëhet nga lagjet, Kroi i Vitakut, Lagje e Boshnjakëve, e të tjera dhe nga katundet Suhodoll, Vinarc, Gushavc, Vidimriq e të tjera katunde të asaj ane, tani, vërtetë kanë të drejtë të jenë krenarë për qëndresën e tyre dhe çështja e tyre u pasqyrua jo vetëm në Kosovën e Shqipërisë, por, edhe botërisht, -më shumë se kurrë, në veçanti nga QËNDRESA e paepur e birit të madh të Drenicës, Ali Kadriut, nga djersa dhe gjaku i tij, i cili me gjoksin e tij prej graniti, ndeshej me falangat e Evropës, të dirigjuara nga Beogradi dhe të bekuara nga aletatët e tyre të hapur e të maskuar, shqipfolës dhe të huaj!

Është në nderin dhe përgjegjësinë e secilit shqiptarë që t´i del zot truallit të vet, sepse, prej aty fillon ATDHEU, këtë provë jetësore po e bënë babai i Korabit (Korab, quhet djali i Aliut ) dhe po e bënë me guxim, xhaxhai i Shpatit,( Shpat, quhet, djali i Kadriut), dhe, këtë jam thellësisht i bindur që këtë qëndresë, nuk po e bënë vetëm për vete, por edhe për ta quar në vend amanetin e vëllait, dëshmor, i cili ato kulla i kishte për zemër, i kishte simbole qëndrese në trojet e tij.

Meriton të theksohet këtu se, matrapazë e tregtarë të huaj për qëllime politike, e të tjera, për t´i shitur ato dy kulla kala ia kanë ofruar Aliut, hiq më pak se një miljon e dyqind mijë euro, mirëpo, ky besnik i trollit shqiptar u është përgjigjur: "kot e keni se edhe po t´mi jepnit edhe dymbëdhjetë miljardë euro, nuk do t´jua japë truallin që ma ka lënë vëllai"! -Pastaj, ka deklaruar me krenari në rtk se: “nuk ka para Serbia për t´i blerë kullat e mija!

Nuk shitet plisi!

Ua përkujtoj lexuesve këtu se: kullat i kanë nga tre plisa, si skulpturë nga çimentoja), prandaj, “Prometheu shqiptar”, ka shtuar; "me gjoks do t´i mbrojë dy kullat”.

-Ndërsa, për tërheqjen e tij me dhunë Ay, ka thënë botërisht: "vetëm kur t´m´i ngulni një gur tek këmbët e një tek koka , do të tërhiqem prej këtyre kullave, unë po e mbrojë votrën time, nuk po merrem me politikë, askujt nuk po i bie në qafë”!....

Kjo, për disa mendjelehtë mund të duket ide jo e qëlluar, por, kështu ngapak e ngadalë-dalë, e pa bujë -po rrudhet atdheu: ja, fjala vjen në Lagjen e Boshnjakëve , janë shitur përafërsisht, 25- 30 shtëpi pra, janë shitur rreth 70% e tokës sonë, aty janë vendosur kolonët serbë me ndihmën e qeverive serbe, këtyre viteve të pasluftës.

-Është për të´u përshëndetur gjithashtu, respekti dhe pritja që iu ka bërë Aliut, dhe përgëzimi për qëndresën nga Klubi, "Afrim Zhitia".

-Është për t´u përshëndetur në veçanti rtv, AL-SAT, i cili e ka qarë terrin informativ të rtk-së, për këtë rast, dhe njëkoëshisht i ka dhënë jehonën e merituar vendosmërisë së Aliut.

-Është për t´ u përshëndetur gjithashtu dhe qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje, rreth zgjidhjes së Mitrovicës dhe të viseve të tjera që së shpejti do të ballafaqohen me thikat e decentralizimit....

O Ali vëllai!

Pas qëndresës tënde, u zgjuan dhe lëvizën shumë politikanë të Kosovës, të cilët deri atë ditë, sikur e kishin harruar se ka një popullatë pa mbrojtje andej urës së Lumbardhit.

-Është për t´u përshëndetur, qëndrimi i drejtë i opozitarëve të Kosovës, si Ahmet Isufi i AAK-së, e të tjerë, të cilët dualën në vendin e ngjarjes.
Është për t´u përshëndetur, në veçanti rtv, AL-SAT, i cili e ka qarë terrin informativ të RTK-së, lidhur me këtë ngjarje.

Është për t´u përshëndetur, zëri i të gjitha mediave televizive dhe media të shkruara që e kanë ngritur zërin e së vërtetës.

Është për t´ u përshëndetur, qëndrimi e djeshëm ( 15 nëntor, 2008), i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e përgëzoi për QËNDRESËN, vëllaun tonë dhe i premtoi një ndihmë modeste prej 10 mijë euro për rregullimin e dy shtëpive, kulla-kala.

Dhe, njëkohësisht me këtë rast konsideroj që do të ishte tepër e ngutshme fakti që një ndihmë materiale për aq sa është e nevojshme, për më tepër se kaq; t´i ofrohet edhe familjes së dëshmorit, Kadri Kadriu, i cili në vitet 80-ta, qe i ndjekur nga puna dhe i persekutuar i lënë pa strehë gjatë regjimit serbo-titist. Është për t´u përshëndetur gjthashtu edhe premtimi i Thaçit i cili deklaroi që:"të gjitha shtëpitë e uzurpuara ( të cilat janë njëmijë ) , të shqiptarëve nga serbët, do të lirohen".

Mitrovicës të gjithë kërkohet t´i dalim zot, me të gjitha format dhe mjetet, Mitrovica, është guri i provës për ruajtjen me besnsikëri të tërsisë tokësore të Kosovës, kësaj pjese më veriore të Shqipërisë.

Përshëndetje shqiptare me grushtin lart, o vëlla Ali Kadriu!
Përpara në rrugën e qëndresës shqiptare!
Ashtu siç na ka përshëndetur kurdoherë vëllai ynë, Kadriu.
Një dije; nuk je vetëm!

Edhe djali i heroit të artit dhe shkencës, patriotit të përjetshëm Kadri Kadriut nga diaspora po të përkrah dhe po të ndihmon për t´i ruajtur shtëpitë përmendore, apo kullat shqiptate binjake në trollin e shqiponjave.

Aty, kanë ngrënë bukë shumë shqiptarë atdhetarë, aty kemi këmbyer përvoja dhe kemi bërë plane të shumta, qysh herët për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin me Shqipërinë.

Për ato dy kulla e meriton secili shqiptar të sakrifikohet e jo vetëm Ty!

Ata, që i mbrojnë ato, tani në këtë kohë të ligë, nuk do të mbesin vetëm kurrë por, do t´u shtohen në kolona gjithnjë vargane atdhetarësh të devotshëm sepse, qëndresa dhe bujaria e shqiptarit nuk do të soset, (mbarohet) kurrë!

Aliu, ka kërkuar që të zbatohet Kushtetuta e Kosovës andej Lumbardhit, Ay, dhe shqiptarë të tjerë kanë të drejtë të ndërtojnë shtëpitë e tyre edhe në Albanik e lëre më, të mos u lejohet të rindertojnë shtëpitë e tyre në rrethin e Mitrovicës sonë të bukur.

Me të drejtë dhe me vendosmëri; Aliu, ka deklaruar se: NUK E NJEH FARE UNMIK-un !

Është me rëndësi, të dinë lexuesit, se: UNMIK-u qysh ditën e parë kur punëtorët kanë ardhur tek Aliu, janë spiunuar nga unmikasit, duke iu treguar serbëve se sa veta janë dhe duke mos i penguar për t´i sulmuar ndërtimtarët por, duke i ndihmuar; edhe duke i ndërsyer ata për ta sulmuar Aliun dhe kullat e tij. Meriton të theksohet që: kështu UNMIK-u, ka vepruar prej vitit 1999-të, andej Lumbardhit, (ish-Ibrit).

Ndërsa, fytyrën e vërtetë të aleatëve të Serbisë, ia demaskoi QËNDRESA E vëllaut tonë Aliut.
Jemi me Ty, deri në fitore!

Suedi, 20 Nëntor, 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

TË LUMTË PËR QËNDRESËN O BURRË SHQIPËRIE! Empty
MesazhTitulli: Re: TË LUMTË PËR QËNDRESËN O BURRË SHQIPËRIE!   TË LUMTË PËR QËNDRESËN O BURRË SHQIPËRIE! EmptySat Nov 22, 2008 12:34 pm

ALI KADRIU,O VELLA TE MBESHTESIM NE CDO KOHE,UROJ T'IU BESH BALLE CDO FORCE TE SE KEQES.
ATA NUK DESHEN QE NE TE FYTESHIM NE SHTEPITE DHE TROJET TONA,POR HASEN NE REZISTENCEN E FORTE TE NJE SHQIPETARI ZEMERGUR,NJE SHQIPETARI QE NUK E NJEH FARE UNMIK-UN...
QENDRESA E VELLAUT TONE-PERKRAHJE MASIVE NGA NE

Anila nuk lejohen postimet me shkronja kapitale( të medha)

Stafi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TË LUMTË PËR QËNDRESËN O BURRË SHQIPËRIE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nje burre ne Amerike lind nje femije
» Me veshtire te jesh burre apo grua ?
» Një burrë egjiptian ka 10 fëmijë, të gjithë hafizë të Kur'an

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: