Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Behxhet Pacolli tash në politikë!

Shko poshtë 
+20
xhavo_
NetSerseri
leopardi
Koburja
DUKAGJINI
besniku
Adem Berisha
azzurra
petritkola
Vuthjani
drenusha
besa-bese
Kosovarja
shaban cakolli
genta
Beton
fatlum
Hana
Sofra
Anna
24 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 4:29 am

Lexova nje ineterviste te Bexhetit dhe ai fliste per status dhe jo pavarsi.

Cili eshte qendrimi i tij per pavarsine dhe ka kohe ka ai qe ka kete qendrim?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 4:42 am

petritkola une ekam lexue ate interviste ku behgjeti si beht shum von pamvaresija se kur dhe shpreht se nuk duhet te caktojm data dhe une shpresoj qe nuk fiton voten se nese ky mbrrin te jet pozit ne qeveri jo qe ska shanc garantoj me koke qe behgjet pacolli do ta orjenton kursin evet nga lindja dhe kurr pamvaresi nuk shpall
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 4:46 am

Mua Bexheti me duket si Rugova. Terhiq e mos keput.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 4:59 am

eh edhe me keqe nese nuk enjeh direkt mund te flas me aq sa e kam pare dhe gjendrue me te disa here njeri qe premton shum ne thomi ta ben rrafsh ,por nuk mban fjale nese nuk ka interes te vetin ky eshte behgjeti pastaj nuk ka senc politik ka mesuar disa shpreje ju ndihmoj jav beje me shum nuk dine e in biznesin ta bej po si e beri dhe e mrriti koha e tregon me mire se une dhe tjeret tash jemi para shum akterve poltik ne lektorat dhe do te shikojm se cdo te ndodhe .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 5:08 am

Pastrimi i mëkateve
Të gjithë qytetet e Kosovës janë mbushur me reklama të partisë AKR (Aleanca Kosova e Re): „mjaft më fjalë!“ me fotografin e piSnismenit Behgjet Pacolli.

Shkrim për z. Pacolli, kryetarin e AKR-së dhe mbështetësit e tij, të cilët e dinë historinë e z. Pacolli.
Këtë shkrim e kam bërë duke u bazuar në programin e mëhershëm, i cili ishte në ueb-faqen e AKR-së. Gjithashtu i referohem edhe publikimeve të tjera, të cilat gjithashtu mund t’i gjeni në ueb-faqen e AKR-së.

Programi i AKR-së është hequr nga ueb-faqja, gjoja për arsye se është duke u përmirësua. Shpresojmë se versioni i përmirësuar do të bëhet më i vlershëm se i pari.

Themeli i programit përmbante këtë:
„…liberaldemokratët synojnë që pengesat burokratike dhe kontrollet shtetërore të zvogëlohen në minimum; kjo mund të arrihet përmes reformës së pushtetit lokal, decentralizimit, privatizimit, derregullimit, etj“
(fjala e fundit ka qenë ndoshta gabim gjuhësor/sintaksor, mirëpo mua më duket diçka fatale, sidomos nga një parti e cila – siç thuhet – ka vetëm njerëz të suksesshëm)
Pa marr parasysh këtë gabimin gjuhësor/sintaksor, sipas mendimit tim themeli i programit dhe vizioni i AKR-së “Një shtet të qytetarit, dhe për qytetarin” bien në kundërshtim me synimet afatgjata të AKR-së, që Kosova të qeveriset nga një presidenti me kompetenca më të mëdha se deri tani.

Pastaj në programin e AKR-së flitet vetëm për “qytetar”, mirëpo shtrohet pyetja se ku t’i lëmë fshatarët, a thua ekzistojnë ata për AKR-në? Çka të bëjmë me fshatarët ore z. Pacolli dhe ju të gjithë përreth tij?

Në një vizitë në Gjilan z. Pacolli tha: „Ata që e harrojnë historinë gabojnë rëndë…“. Çuditem se si e paska harrua ky historinë e vet?!

Në një reklamë tjetër të AKR-së thuhet: „Të integrojmë Kosovën në shoqëri civile“
Shtrohet pyetja, se si të integrohemi ne në një shoqëri “civile” evropiane, kurse evropianët as vet nuk e dinë mirë, se në çfarë drejtimi të shkojnë? Si të behet populli i Kosovës shoqëri “civile” evropiane, pa u bërë zyrtarisht shoqëri civile shqiptare apo si i thonë “multietnike”!?! Derisa ne po i ndjekim idealet civile, të tjerët armatosen deri në dhëmbë. Ju lutem sinqerisht juve të AKR-së dhe te gjithë atyre që ëndërrojnë se Kosova do te integrohet në BE, te zgjoheni nga gjumi: sepse realisht kjo nuk do të ndodh as në 15 vitet e ardhshme! Nuk ja dua të keqën popullit tim, por kështu është realiteti i hidhur. Interesi kryesor i BE-së është ai ekonomik, çdo gjë tjetër që flitet është vetëm qëndisje për ta verbuar popullatën.

Në programin e AKR-së gjendeshin edhe këto fjalë:
“Ndërkaq në aspektin politikës fiskale do të krijohen mundësite për “pushime tatimore” në industritë e caktuara që janë për interesin e ekonomisë kosovare dhe lehtësirave tjera legjislative – operative.“
Pikërisht kjo i intereson AKR-së dhe sidomos z. Pacolli, sepse ky edhe në Zvicër nuk i paguan(te) me gjithë dëshirë tatimet. Prandaj edhe synon krijimin e një mundësie për “pushim tatimor”, së paku deri sa të pasurohet me të gjithë ata përreth tij. Ata pastaj e largojnë kapitalin dhe vazhdojnë në rajone tjera të pa zhvilluara dhe fillojnë prej fillimi me po të njëjtën strategji: investim, pushim tatimor, marrja e fitimit, ikje...

Gjithashtu gjendeshin edhe këto synime në programin e AKR-së:
“AKR konsideron se PTK, Aeroporti, KEK-u duhet të privatizohen”
Një gjë e tillë do ta shkatërron Kosovën edhe më shumë! Nuk mundem ta kuptoj këtë aspak, sepse nuk di se ku bazohen arkitektet e këtij programi. Pikërisht këto (PTK, KEK, etj.) DUHET t’i takojnë shtetit. Sepse shteti zviceran nuk është budalla që furnizimin e ujitë/rrymës, rrjetet telefonike, postën dhe ndërmarrjet hekurudhe i mban si ndërmarrje shtetërore (apo gjysme shtetërore)! Në qoftë se i privatizon këto ndërmarrje, atëherë si firmë private të intereson vetëm fitimi, pra në një fshat ku nuk ka fitim të madh, aty do ta “këputin telin”. Ndërsa si ndërmarrje shtetërore (apo gjysmë shtetërore) e ke për detyrë t’i furnizosh të gjitha vendet me banorë.

“AKR do të mbjellë sistemin “meritokratik në bazë të aftësive”, për çka nevojitet një riorganizim struktural, ku hapësirë do t’u jepet ekspertëve dhe njerëzve të aftë të cilët do të vlerësohen në bazë të suksesit. AKR edhe ashtu si moto të saj ka “profesionalizmin”.
Shkurt e shqip: preferohen vetëm ata që bëjnë lek (pa marr parasysh se si)! Çka do bëhet me ata që merren me kulturë/edukate/shoqëri publike? Këto nuk qesin lek! Të gjithë e dimë se pasuria është relative: të pasur janë ata që janë të kënaqur me pak. Sipas programit të AKR-së, të gjithë duhet ta preferojnë pasurinë materiale.

AKR për industri dhe tregtinë
Lidhjet:
Prishtinë-Tiranë
Prishtinë-Sofje
Prishinë-Athinë
Prishtinë-Beograd
(Nuk ja vlen të komentohet, sepse duken qartë lidhjet dominuese!)

Në një intervistë z. Pacolli thotë se ai synon të behet “Zot i Kosovës”!
Shtrohet pyetja (ironike): Na tregoni z. Pacolli se ne çfarë mënyre te ju lutemi, të biem në gjunjë duke i ngritur duart lart apo mjafton vetëm kjo e fundit?
Ju e keni gjet popullin shqiptar të gjorë në Kosovë dhe po luani... Popullata është në gjendje tepër të rënde ekonomike - e dimë shumë mirë -, mirëpo ju piSnismenet nuk keni të drejt ta keqpërdorni ketë gjendje mizore për përfitime personale… E sa i përket shoqërisë të z. Pacolli: në qofte se donë ajo të pasurohet edhe më shumë në kurrizin tonë, atëherë nuk jemi nxor as për ata.

Në një intervistë z. Pacolli thotë se ka investuar mbi 3 milion për te lobuar. Për çka keni lobuar ore zotëri? A thua nuk ka qene vonë? Ju po veproni sikur bankieri në filmin „Inside Man“, i cili e kishte „shitur shpirtin“ e njeriut dinjitoz dhe ishte pasuruar në kurrizin e çifutëve. Më vonë, pasi që e kishte hapur një bankë te madhe, atë e vriste ndërgjegjja dhe u mundua ta „blen shpirtin“ e njeriut dinjitoz duke ju ndihmuar të varfërve. Sepse këtij bankieri ju kishte afrua transformimi i fundit (vdekja) dhe tash dyshonte që nuk ekziston Zoti apo një fuqi e madhe natyrore. Pra u mundua t’i pastron mëkatet, sikur disa pseudoateista të cilët në pleqëri mundohen t’i pastrojnë mëkatet duke u lutur …, mirëpo nuk ja doli as ky bankieri që ta kthen „shpirtin e shitur“, sepse kishte ende njerëz të gjallë që nuk i kishin harruar mëkatet e tij ndaj popullit çifutë... Dihet botërisht se shpirti nuk blihet me lek! Ju, z. Pacolli, duke synuar që të bëheni „Zot i Kosovës“, ndoshta shpresoni se kështu do t’i afroni engjëjve dhe të loboni te i madhi Zot apo te e madhja natyrë për faljen e mëkateve!

Ju mburreni me ato 3 milion, të cilat, për nivelin e juaj, janë sa çmimi i një banese mesatare për një "qytetar" të Kosovës: një shumë që nuk ja vlen të mburreni në çdo interviste...

Ju e arsyetoni kyçjen e juaj në politik, kinse shkaku që ShBA-të e harruan Kosovën, por kjo gjë nuk është rastësisht, duke e pasur parasysh gjendjen në Irak… Gjithashtu keni deklaruar se partia juaj është bërë rastësisht, pra pa plan. Gjë që nuk më besohet, sidomos në nivelin e juaj.

Tani ju thoni se morali juaj nuk ju lejon që të përfitoni në kurrizin e popullit: mirëpo, ju pikërisht këtë e praktikoni. I ktheni punëtorët e shtrenjtë nga Kazahstani, sepse në kurrizin e tyre nuk mund të përfitoni dhe i merrni shqiptarët e Kosovës, sepse këta të gjorët nuk lypin shumë dhe sa i përket të drejtave të punëtoreve, edhe për ato nuk mërzitën shumë. Sa i mirë është morali juaj!

Ju në çdo intervistë kritikoni qeverinë që ajo nuk është transparente. Është kritik e qëlluar, mirëpo në radhë të parë kishte me qenë mirë, që ju të bëheni më transparent ndaj nesh. Do ishte burrëri, në qoftë se ju do të pendoheni para popullit shqiptar të Kosovës, i cili në vitet e 90-ta u torturua barbarisht nga serbët, derisa ju së bashku me mikun e ngushtë Boris Jelzin nuk bërët asgjë.

Mëkatet pastrohet vetëm duke u penduar! Së paku këtë e thonë të gjithë fetarët.

SD
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 11:50 pm

Nese hyne Behgjet Pacolli ne politik,ndoshta Kosova do te kete nje perparei sa i perket gjendjes ekonomike, sepse ai eshte i pasur e nuk do te kete nevoj per te vjedhur popullin e shkret siq kan vepruar deri me tani politikant te tjere, qe me djersen e popullit te Kosoves kan arrite te pasurohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyFri Nov 02, 2007 11:59 pm

hahaha behgjeti nuk vjedh ka pasuri por stafi i tije ka pasuri apo ka mundesi cdo gje behgjeti ta kontrolloj me shkopin magjike te tije .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 9:57 pm

Sot ne fushaten parazgjedhore qe pati kjo parti ne vendlinjen e Azem Vllasit ne Kamenice, tash Dardanë (fale gjakut te deshmoreve), Pacollin e shpallen qytetar nderi!

Si zakonisht edhe ketu me sa e pash ne lajme, Pacolli e konsideron Kosoven si shpi te tij dhe njeherit zot te ardhshem te saj meqenese sipas tij kosova deri me tani ska pasur zot shtepie!!!

"Kop zemer Kop, kto janë endrrat e mia"
ishte nje kenge e mire
por me ka dal emri i kengetares
qe e kendonte...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyMon Nov 12, 2007 1:38 pm

Begjet Pacolli Si Bismnesmen i njofur mendoj se nëse do të fitoj me siguri do ti ndihmoj Kosovës shum më përparimin e saj ekomonik si dhe Politikisht sepse ka pas vete disa njerz të zgjuar .Fatë të gjithve do të fitojn ma të mirët .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyMon Nov 12, 2007 2:34 pm

Ne Deli spo kerkojme bisnismena por politikaj te cilet e njohin thelbin e politikes, atyre t'ua besojmë shtetin dhe qeverinë, sa i perket Pacollit, sa i kam degjuar komentet e shume analisteve Kosovare diteve te fundit, takimet e Pacollit me familjen e Millosheviqit , vllaut te kasapit e diktatorit dhe vet diktatorit, keto ia kanë zbehur shume fushaten dhe fatmiresisht qe kemi njerez qe ia qesin PLLUQKAT ne diell perderisa nuk eshte vonë!

Une nuk e dua, ishte dhe mbetet vegel sllavo-ruse, klysh i Jelcinit dhe asgjë me teper.

Per politikë ska haber dhe eshtë dybydyz!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyMon Nov 12, 2007 9:58 pm

O lene bre aman punen e Pacollit se është humbje e kotë e kohës të merresh me te. Po ku ka njeri më artificial dhe kontraverz se Bexhet Pacolli. Ai është i gjithëkujt dhe askujt e më së paku është i shqiptarëve. Ku ishte ai shumë e shumë vite më parë dhe ku është angazhimi i tij për çështjen e Kosovës. Po, ka pasur angazhim duke shkuar në Beograd pa autorizimin e askujt nga Kosova. Ai në Beograd, te Millosheviqi, nuk ka shkuar i prangosur(si I. Rugova).
Raportet e tij me Rusinë atëherë e sot janë shumë të dyshimta. Po ku u gjet Mabetexi i tij në mesin e sa e sa firmave gjigante botërore të bëj renovimin e Dumës ruse etj. e tj. Ai kohëve të fundit tregohet edhe si fetar i fortë duke shkuar nëpër xhami e duke u lutur krishtërisht me duer të bashkuara. A thua pse në ceremoninë muslimane ai është i vetmi që lutet në këtë mënyrë? Ok, po të shkoja në Bistazhin ose Zllakuqan për krishtlindje, edhe unë do të lutesha ashtu, por kurrse në xhami e për bajram.
Shumë thonë se ai ka shumë para. Po ka, dhe nuk dihet sa ka e nga i ka, por ato i ka për vete e jo për shqiptarët e Kosoven.
Mund të ndodhë qe të fitoj si në Dardanë ku fatkeqësisht e shpallen qytetar nderi dhe aty të bëj investime të konsiderueshme sa për të provuar se ja që aty ku udhëheqë Pacolli, vendi lulëzon. Por, ajo është vetëm një propasgandë që fare pak ose aspak i duhet as Dardanës e as Kosovës.
Mos të mashtrohemi "si dhelpëra mbas boleve të dashit duke shpresuar se po i këputen e bien këtu apo aty" e dashi ato i bartë me vete kahdo qe të shkojë.
Mos u shitni për para të lira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyMon Nov 12, 2007 11:50 pm

Kurr s'i kam thanë rastesisht xhaxha Ademit se eshte i artë, pishtar dhe trim e burrë i se vertetes jo vetem ne aspektin letrar por edhe ne ate politik e mbi te gjitha ne aspektin e qeshtjes Kombetare, i nderuari vella Adem,

mjerisht, e them mjerisht ngase populli i KOsoves sikur s'po e gjen dot rrugen e vetedijesimit dhe spo e humbë dot traditen qe perhere ne qaste historike del nje "DASH" dhe mashtron popullin apo edhe vulos tradhetine kombetare, prandaj e kam verejtur se janë dashuru ne pasuninë e bexhetit i cili e kam thanë dhe e them serish se nuk eshte asgje ma shumë as ma pak se një klysh i Rusisë sllavo-fashiste, prandaj ky "ndoshta" do të jetë edhe lider kosovar i cili "shkollski-ne gjuhen e tij e them kete" do ta len pergjithmonë Kosoven si popull te "vllaznim -bashkimit" me serbine!!!

Sa i perket Dardanes qe e shpallen edhe qytetarë nderi Pacollin...!!!

Dardanasit deri dje ishin te Kamenices se Azem Vllasit o xhaxha Adem Berisha, fale gjakut te Isa Kastratit, Besnik Maroces, Musli Imerit, Avdi Xhaqkut, Selver e Emin Kryeziut e shume deshmoreve te tjerë, fale resistences dhe strategut te rezistences te Rexhep Males qe kurrë s'e njohu shtetin dhe ligjet e serbo-sllavisë, Nuhi Berishes e Kadri Zekes, e perfundimisht falë qendreses dhe sakrifices te simbolit te rezistences sone Kombetare te madhit Metush Krasniqi, Kamenica e Azem Vllasit dhe qytetarit nderi te saj Pacovit u shendrrua ne DARDANÊ.

Turp, turp dhe Turp i asaj ane!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 1:01 am

Njerz kishte qen me mir qe ti lem zgjedhjet te zhvillohen kush fiton i koft perhajr ,me duket e pa logjikshme te sulmohet cili do politikan pa marr parasysh ne ket menyr sic sulmohet ne ket rast Begjet Pacolli e sidomos gjat kesaj fushate parazgjedhore.
Ose nese dojm ta sulmojm ndoken ateher ketu ka pas vend per kritika per te gjith ata qe jan ne pushtet dhe opozit pert momentin e jo vetum dy lider ne ket rast Begjet Pacolli dhe Nexhat Daci.

Me sa di une Begjeti ska qen asnjiher ne qeveri ende se ka deshmu vetun se qka eshte,nese dardanet e kan shpall qytetar nderi ateher ata e kan dit arsyen pse e bejn ket i koft me fat ky qmim zotris.

E kom pa qe shum njerz jan te paknaqur me qeverisjen e pasluftes ne Kosove ku te gjitha gati te gjitha partit politike ishin ne pushtet ,ateher pse te mos bejm ndryshime ti votojm partit e vogla siq eshte BK(balli kombtar),LKCK(levizja kombtare per clirimin e kosoves),PD (Partiaj e Drejtsis) per mendimin tim keto parti meritojn te ngriten ne nje shkall me te lart se qe jan .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
besniku
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 2
Registration date : 10/11/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 12:37 pm

per mu z,behxhet pacolli ja vlen te behet udheheqesi i kosoves sepse xhepat ika plot dhe nuk do luftoj te mbush xhepat si te tjeret por do ndihmoj te gjith popullin shqiptar te kosoves per nje jet me te pasur dhe me te lumtur,,ika te gjitha munsit te per te hapur vende pune dhe te vuajn shqiptaret per buk siq po vuajn,,,flm per vemendejn me rrespekt besi nga tropoja B,CURR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
DUKAGJINI
Përjashtuar
Përjashtuar
DUKAGJINI


Male
Numri i postimeve : 1
Age : 39
Vendi : Pejë-Kosovë
Profesioni/Hobi : Speaker-Dj
Registration date : 07/11/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Ku Cfare Komente te pakuptima   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 1:20 pm

Ej njerzë ndigoni keshtu leni ato sende ju Behgjeti eshte njeri i Rusise e s'di cka keni specifiku ketu por nje gje duhet me ju thene njerze ne te gjithe boten ai qe ka RAPE vllazni ai e mer shtetin ne dore a e jo ata qe i kane nga 50 cent ne gjep a edhe e blejn nga nje bardak fara a qeshtu e njerzit flasin kunder tij per arsye se tipi eshte i zoti e pernime na shqipetaret kush eshte i zoti ia kemi friken dhe gjelozin qe e kemi semundje shpirterore mundem me thene.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 3:46 pm

Mund ta them nje gje, qe asnje politikan nuk e meritoj qe te merr postin e ta udheheq Kosoven, me tregoni nje pas vdekjes se Dr.Ibrahim Rugoves, te gjithe ishin HAJNA, asgje me shume,,, u pasuruan per vete, e popullin e shkrete e lane ne gremine, e ateher mos ti fajesojm popullin qe bejn pas Bexhet Pacollit, se populli don buke, e buken e gojes po ua vjedhin politiKUAJT tane,,, prej te ma te madhit e me te voglit, nuk me vije turp te them, e as qe i frikohem kuj.... Kryeministri Fatmir Sejdiu, te gjithe familjen e ka ne PTK, ka bere milionat, pastaj kryeministri Ceku gjithashtu, Thaci qe gjysma e pompave te benzinit te Kosoves jane te tijat, pastaj Ramushi shtepi disa milioneshe, kulla neper Gllogjan, pastaj Nexhat Daci me villa e me makina 100.000 eurove, Et'hem Ceku, B.Dugolli , V.Surroi te gjithe HAJNA,,, ma tregoni njerin qe e meriton ta udheheq Kosoven, ASNJE...
Tete vite pas luftes cfare kane bere per invalid te luftes, per nenat e deshmorve, per te pastrehurit ASGJE... Vetem kane vjedhur dhe jane pasuruar per vete, ne shekullin 21 nuk ka uje, nuk ka rryme, edhe buken na e ndalojne te ham, dhe thone se jemi populli numer 1 qe han me se shumti ne Bote buke, po ku te mos haje SHQIPTARI i ngrate buke, kur nuk ka se cfare te haje tjeter, kjo ishte deri dje me e lira, e nga dje nuk mund te ham as buke sepse kushton 45cent... Per kete populli i shkrete nuk mund te duroj me e po te vinte edhe Jelcini vet do ta votonin ndoshta per nje ndryshim ne te mire te popullates se Kosoves qe nuk e beri asnje politikan... Mos te harrojme se ky ishte Bexheti qe dha shume per luften e UCK, kete nese dikush me i larte i UCK mund ta thote haptas, se miliona euro jane derdhur ne fondin e UCK, nga Bexhet Pacolli, nuk e mbroj, por akuzat e ngritura ndaj tij pa fakte jane shume te medha... Mori tenderin per Sheshin e Kuq ne Moske duke iu falenderuar punes se tij dhe kompanise me te madhe ne Evrope per ndertim Mabetex, nuk ja fali Jelcini, sepse sot sheshi i kuq eshte Krenarija e Rusise... Kishte maredhenje afariste me Rusine per mendimin tim asgje me shume...
Pse mos ti ipet mundesia nje njeriu te Zotit sic eshte treguar Pacolli, ndoshta nuk din shume per politike, por ka stafin e vet qe merret me at pune. Le te tregohet zoteria se cfare eshte ne gjendje te beje per Kosoven vendin e tij, e jo te hapen propaganda parazgjedhore per te se eshte keshtu e eshte ashtu... Po nese flasim per keta te tjeret se cfare kane bere pas luftes, do te na dilte te mos e votojme askend, pasi te gjithe politikanet e Kosoves e shtyn ne varferi aq te madhe popullin e vet sa sot nuk kane as buke per te ngrene... A e meritojne keta ti votojme, KURRE... E dalin me spote e reklama se cfare do te bejne per Kosoven, duke genjyer e duke dhene premtime te kota, qe sipas tyre Kosova per 2 vite te pushtetit te tyre do te benet me mire se Zvicrra.Pa pune nuk ka gje, duhet pune, njerezit duhet te punesohen, kete nuk e beri askush, vendin e pare ne Bote e kemi per papunesi mbi 75%, kjo eshte skandaloze te dashur forumist, ateher pse te votohen ata persona qe kane qene ne pushtet dhe opozite? HAJNA e thash njehere e do ta them prap... Nje gje dhuhet ta dime se Bexhet Pacolli ka per vete mjaft ai nese merr ndonje vend pushtet ateher ate vend do ta beje lule te ju tregoj te tjereve se si punohet, e jo vetem fjale... Nuk i duhen ati paret e Buxhetit te Kosoves, sepse ka sa Kosova per 20 vjet buxhet, ai don te tregohet se sa mund te beje per vendin e vet, edhe nje gje eshte plus i madhe, sepse asnje parti nuk do ta merr shumicen, deshen e nuk deshen duhet te futen ne kualicion njera me tjetren, keshtu qe njera leshon tjetra ngreh...
Keshtu qe nuk eshte e rrezikut edhe nese eshte ashtu sic thoni ju, e qe nuk eshte nuk mund te vendos asnjehere vetem as ai as asnjeri ne politiken e Kosoves...
Dardana beri mire qe e nderroj emrin e vendit duke e pare se e kishte emer sllav Kamenice (do te thote guralec, vend me gure etj etj)...
Pershendetje nga une Vuthjani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 3:48 pm

Nje gabim i imi Presidenti Fatmir Sejdiu desha te them po nga emocionet e kisha gabuar... Kerkoj falje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 7:14 pm

Dardanasit oj znj.besa-besë,dhe ish Kamenica nuk ishin të Azem Vllasit.Ish-Kamenica,kishte shumë atdhetarë që do ta bënin të merr toponimin"Dardanë",dhe jo që vetëm kishte por edhe ka.Po them se unë vet jam i Dardanës dhe e njoh mirë qëndresen dhe sakrificen atje.Tani Azem Vllasit i ka mbetur emri i ujkut,edhe pse familja e tij ka paguar sakrifica dhe haraqe nga serbet e të njejtit fshat,por nuk duhet harruar se Azem Vllasi është më atdhetarë dhe më i menqur se disa lider që kemi sot.Tani kyBehxhet(Pacovi)Pacolli që po i thoni ju nuk di pse është nderuar nga Dardanasit,por ai është i Marevcit,fshat ky më i madhi në komunën e Prishtinës,dhe ne tani pra po i themi Mitrovica e Pacollit,Fushë Kosova e Pacollit......... dhe nëse merr pushtet Pacolli,rrethi juaj do të thotë ky është i yni.Prap ne do të krenohemi me trojet tona ato janë të Kosovës,e jo të individëve,qofshin individ superior qofshin të kalbur.Tema e zgjedhjeve të nëntorit është hapur nga unë,është debatuar muaj të tërë,dhe falemnderoj qdonjërin që ka shprehur mendimin e tij,rrespektojmë gjitha mendimet,se asnjëherë dy persona nuk mund të mendojnë njësoj.Kemi dhënë mendime se fillimisht është dashur të zgjidhet vendimi përçështjen e Kosovës prandaj të mbahen zgjedhjet.Kemi shtruar mendime që votimet duhet bojkotuar,por nuk ndodhi as njëra as tjetra.Votimet do të bëhën,fushata elektorale është mbajtur me premtime të fryra,populli i Kosovës ka shijuar pas luftës gjitha ngjyrat partiake,njeh mirë liderët,dhe besoj se në votime do të hynë me vetëdije të lartë.Para se të futet në arhivë kjo temë,ne këto dita do të mundemi të shprehim mendim,kush?Kush do të del humbës,kush do të zgjidhet njeriu iparë i Kosovës,etj....Natyrisht mbas zgjedhjeve dikush nga ne mund të hapi tema,nga do të shkoj Kosova me njerëzit në krye pushtetit,etj.........
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyTue Nov 13, 2007 8:44 pm

I nderuar pacolli, e njof dardanen dhe ja qka kam thane ma nalt:

Sa i perket Dardanes qe e shpallen edhe qytetarë nderi Pacollin...!!!

Dardanasit deri dje ishin te Kamenices se Azem Vllasit o xhaxha Adem Berisha, fale gjakut te Isa Kastratit, Besnik Maroces, Musli Imerit, Avdi Xhaqkut, Selver e Emin Kryeziut e shume deshmoreve te tjerë, fale resistences dhe strategut te rezistences te Rexhep Males qe kurrë s'e njohu shtetin dhe ligjet e serbo-sllavisë, Nuhi Berishes e Kadri Zekes, e perfundimisht falë qendreses dhe sakrifices te simbolit te rezistences sone Kombetare te madhit Metush Krasniqi, Kamenica e Azem Vllasit dhe qytetarit nderi te saj Pacovit u shendrrua ne DARDANÊ.

Kam thane te Azem vllasit sepse bashkeatdhetaret tuaj ne Zvicer dhe Gjermani qka na i kemi taku, edhe nga Klientat e tone qe i kemi ne zyre shume kamenicas ma heret thonin se Azemi edhe vllaui tina selimi i kan punsu veq shkit ma heret , ma vone kan pagu nashtanajsen qe po thu ti por mixha Rame thojke, prej drute e prej por ma ne fund duhet edhe cungin me e pre.

POr mos te harrojme se sikur disa kerreve qe ju ka dal nami, ehde politikes se Azemit i ka dal nami dhe sot edhe politika ka psu reforma, pra o moqmu politika e Azemit dhe ne disa debate qa e kam pa se fundi, aj ska haber ma dot as me politikë. dhe Azemi edhe nje gja, duhet para se te kyqet nepolitikë,me kerku falje publike para qytetareve te Kosoves se ka shume gjynahe.

Sa i perket Dardanes dhe historise se saj te lavdijshme, ishte eshte rajon i rrale me trimni, moral dhe bujari, kam at respekt te lutem...

Dje hiq ma larg ishin ne fushatë Thaqi me PDK dhe ne te djathte e kishte Emin Krasniqin, merre me mend se ma shume u pelqej dardanasve Pacolli se sa 2 ish luftetar e clirimtarë!!!

Kjo eshte jovetedijesim i Kosocvareve shaban asgje tjeter.

te pershendes dhe respekt per ty shaban
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyThu Nov 15, 2007 8:44 pm

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Article_pullout

Pershendetje nga Kremlini!!!

e gjeta nje interviste te Pacollit me nje te perditshme Kroate bashk me at fotografi me te bijen e Jelcinit, po ua postoj vetem nje fragment ku Pacolli deklaron para gazetarit se si e ka ndihmuar Rusine, ruset, delegacionet ruse qe me vinin ne Lugano ndoshte edhe pa asnje cent!! e keni kroatisht dhe permbajtjen e perkthej une me poshte ne shqip!

NACIONAL: Jeste li im, kako se tvrdilo, plaćali putovanja po svijetu, jesu li imali vaše poslovne kartice? – Nikada, što je potvrdila i istraga.

No moram priznati da sam pomogao mnogim Rusima. Njihove delegacije, čak i državne, dolazile su u Lugano do 2001. bez i jednog centa u džepu, imali su ponekad možda samo 60 dolara. Takvim sam gostima morao plaćati boravak, dati im nešto za džeparac, hranu. To je normalno, ......

Jo kurr, iu pergjigj gazetes lidhur ne pyetjen se a kane pasur vajzat e Jelcinit kartela bankare nga vet Pacolli, me tutje vazhdon pacolli duke thane se nuk mundet me e mohuar faktin se u kam ndihmuar me te madhe shumë prej ruseve.Delegacionet e saj deri edhete delegacionet shteterorekane ardhur ne Lugano deri ne 2001 pa asnje cent ne gjepa, ka ndoshur ndonjehere te kene vetem 60 dollarë me vete, e ketyre musafireve ua kame paguar shpenzimet me rastin e qendrimit, ua kam dhane edhe para gjepi te kene me vete si dhe ushqim.Kjo eshte normale...

per ata qe e dini kroatishten ja edhe linki.
http://www.nacional.hr/articles/view/13476/5/

"ishalla i fiton zgjedhjet valla se i zoti o ky njeri, vetem me to e kemi bashkimin...."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyMon Nov 19, 2007 1:40 am

Dasht e pa dasht Behgjet Pacolli tashme ka hyr ne politik,partija e ti arriti te radhitet e treta pas Pdk-se dhe Ldk-se kjo e deshmon edhe faktin se kjo parti do jet opozit ose pozit e fort ne parlament.
I uroj pun te mabr kesaj dhe gjitha partive tjera
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyMon Nov 19, 2007 1:56 am

shume bojke hyxhym e met kerkun hiq valla se kish pa ondrra diten pacolli!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Koburja
Fillestar/e
Fillestar/e
Koburja


Numri i postimeve : 19
Registration date : 19/11/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyMon Nov 19, 2007 5:39 am

Begjet Pacollki nuk asht vetem se sheh andrra ka edhe shume tjere mas tij jetojn me andrra edhe me sy hapun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyMon Nov 19, 2007 4:50 pm

Pershendetje,,, ashtu edhe sic priti Pacolli u be realitet, u fut ne politike, u be faktor mjaft i rendesishem ne Kosove dhe politiken e saj, per here te pare ne zgjedhje fitoj 12% te votave, fuqija e trete ne Kosove etj etj... E arriti cilin e tij, keshtu qe mos te mendoj dikush se do te vazhdoj keshtu,se pati u fut ne politike do te tregoj shume mos e harroni kete...
A e dini pse ra kaq poshte LDK dhe ORA??? Duke shpifur cdo gje per te, dhe duke folur pallavra e duke mos e pare veten se cfare i ben Kosoves paslufte, me korrupcion e shkaterrim total... Ku njerezit kerkojn lemoshe, nuk kane per te ngrene, nuk kane uje per te pire, nuk kane rryme, ASGJE... E pra keshtu nuk do te shkoj gjithmone, por nese do te jete kualicioni PDK-LDK ateher kenga e vjeter do te vazhdoj te dashurit e mi, sepse as keta nuk do jene aspak me te mire se te paret... Ndersa PDK qe heshti dhe nuk foli per askend as mire as keq, fitoj me merite...
Sa i perket Pacollit, shume shpejt per mendimin tim do ta shohim president te Kosoves, ndoshta pas shpalljes se pamvaresise se Kosoves, pasi qe shume shpejt do te jene votimet e ardhshme...
Pershendetje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 EmptyTue Nov 20, 2007 4:39 pm

Egziton mundesia per ket qfar thot Vuthjani se shum shpejt Pacolli do jet president,kjo do te ndodh nese PDK-AKR hyn ne kualicion dhe si shkembim qe AKR ti jap votat Thacit per kryeminister PDK tja jap presidencen AKR pas kalimit te mandatit te Fatmir Sejdiut.

Ne politike gjithqka ishte e mundshme ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Sponsored content





Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Behxhet Pacolli tash në politikë!   Behxhet Pacolli tash në politikë! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Behxhet Pacolli tash në politikë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Behxhet Pacolli shoferi titos dhe Bakall qakallit
» Nezir Myrta / TASH PO VËJ PIKËPYETJE
» Politikane apo matrapaz politike
» politikë
» Profilizimi i partive politike në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: