Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptySat Nov 08, 2008 6:19 pm

Ferit RAMADANI :







URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!









(Flora Brovina : “Verma emrin tim “ poezi, Rilindja 1973, Prishtinë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptySat Nov 08, 2008 6:19 pm

Në rrjedhën e jetës, domethënia për realitetin të lidh me korrespondencën e rënie - ngritjeve! Të lidh me anatemën e me përgëzimin!Të lidh me klimën e tendosjes dhe me sfidimin! Të lidh me ditët e zeza të robërisë kur ka krijuar poetja, dhe me ato nëpër të cilat kalon kazamateve të Sërbisë! Ashtu siç ishte edhe e kaluara e popullit shqiptarë gjatë historisë së luftërave, kryengritjeve!Gjatë rënjeve për liri!

Pikërisht këto fenomene përjetimesh dalin edhe në shkëndijën e parë të tufës poetike të Flora Brovinës, sot emër i agimit të ri që hy në binarët e humanistëve e martirëve shqiptarë të Kosovës legjendare që ngadhnjeu nga gjithë tendenca stërkeqe e degjeneruese e okupimit kriminal sërbosllav!

Kjo substancë etike e këtij shpirti krijues qysh në daljen e saj të parë me tufën e artikulimit poetik, bart kënaqësinë e dhembjes në mënyrën urdhërore, tamam për ta bërë saktësimin se një ditë nga pikëvështrimi i distancës, mbase, kur të mungojë ajo, apo kur të jetë e ndaluar në rrethana asgjasimesh, për të gjitha ato që ndjen dhe paralajmëron, dhe, përkundër gjithë asaj që do të ndodhë si katandi në rritën dhe lirinë e Atdheut, ngritet si pararojë mbrojtëse për të artikuluar urdhëroren e saj për një shenjëzim : Verma emrin tim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptySat Nov 08, 2008 6:20 pm

Esenca e gjithë domethënies së titullit të veprës poetike është një zhvillim procesi! Karshi gjithë sistemit të mbulimit me nënshtrim, karshi gjithë sistemit që do ta përgjumë e ta shfarosë një komb , apo ta asimilojë , ajo bën formësinë e tij. Me një fjalë, ajo paralajmëron zgjimin e ndërgjegjes për t’u ngritur deri në kushtrim për mbrojtje! Për prishjen e asaj natyre dhe të raporteve jetësore, poetja përpiqet të sjellë shijen e gjallërisë kombëtare, të mobilizimit, të bukurisë, të trimërisë, të unitetit, të dinjitetit, të identitetit... ! Prandaj, shikuar në këtë përmasë , qysh atëherë, tufa poetike :”Verma emrin tim “ del si ngritje letrare të bëjë harmonizimin në zhvillimin jetësorë apo, të mbesë dëshmi për qenësinë e mendjes dhe shpirtin e krijueses prej nga brezat do të mësojnë për legjendarët dhe Kështjellat e pamposhtura të Atdheut për të cilat kërkohej pavarësi! Për atë qëllim poeten Flora Brovina - e mbajtën të mbërthyer në zëndanet sërbosllave ! Se ajo, për atë qëllim e ka bërë artikulimin e një urdhërorje për ringritje e mbijetim! Bile, si në shkrimet e tufës poetike po edhe në zëndanet sërbosllave, e ka kthyer vëmendjen e botës ta dëgjojnë tek u thotë:

Po më ndalët mua në zëndan - ndalni Kosovën ! Dhe anasjelltas:

Po e prekni Kosovën - Keni punë me mua!

Në prizmin e këtij frymëzimi në tufën poetike të poezive “Verma emrin tim” dalin ciklet : “Vallja” dhe “Dashuri vashe”! Mbase nga shumë rrethana të botëkuptimeve për ta shprehur domethënien, për to, sërish fitohet përshtypja e shumë kuptimeve . Ndërsa për arsyen e zhvillimit të realitetit kosovar, përshtypja e parë del se cikli “Vallja” dhe cikli “Dashuri vashe “ janë një ngarkesë e kahmotshme e poetes e cila në mënyrë simbolike e bën dallimin shumë ekspresiv që intimisht e mbërthen shqiptarin në ato çaste, e mbërthen sikur e mbërthejnë magjitë! Prandaj, nëse shqiptari ndonjëherë përjeton dehje të plotë shpirtërore, kurrë nuk është më i dozuar se kur bën hapat në Valle! Bile, kurrë nuk është më i dozuar se sa kur ndjen “Dashuri Vashe”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptySat Nov 08, 2008 6:21 pm

Dy ngarkesa nëpër të cilat kalon prekshmëria frymëzuese e poetes e që janë dhe shprehen njëkohësisht si aktualiteti i prekshmërive intime të shqiptarëve, prej të cilave dalin sa më individualë e me identitet në planin kombëtarë! Në këtë zhvillim të kësaj intime, poetja Flora Brovina ka vënë hallkën e ndërlidhjes dhe ka bërë urdhëroren : Verma emrin tim!

Kjo urdhërore nuk është diktat që peshon mbi shpatullat e kombit dhe të Atdheut! Është Urdhërorja për artikulim, kënaqësi e ringritje ! Është dëshira, dashuria dhe krenaria që e ndjen ajo për Atdheun dhe për atë ajo shkruan në “Voglushja ime poezi”, me të cilën nis tufën e përmbledhjes “Verma emrin tim”.

“E gjeni në mesin e fëmijëve

në buzëqeshjet , në lodrat e tyre



e gjeni te shoqet e mia

krenare për ditën që do të vijë



e gjeni në pranverë me lulet

të heshtur, të pastër si lulebora...



Gatishmëria për të bërë pikëtakimet me të, siç do ta titullojë “Voglushja ime poezi” - Kalanë e madhështisë krijuese, poetja Flora e pasqyron një realitet faktik që bart natyrëshmërinë, krenarinë, pastërtinë...! E kjo veçori bartjesh është mesazh kundërshtimi ndaj gjithë atyre që zhvillimin shqiptar si tërësi, qoftë edhe atë krijues, pretendojnë ta shfaqin si artificial, bile e quajnë të sforcuar! Prandaj, poetja me një maturi dhe natyrëshmëri ua ka bërë shumë faktike për t’ua përmbysur gjithë prapavinë dhe qëllimet atyre që vardisen me djallëzi dhe përpiqen të nënshtrojnë!



“Një rreze drite në dorë mban

- bën dritë atje ku fle terri”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptySat Nov 08, 2008 6:22 pm

Megjithatë, në kategorinë e shpalimit ajo përveç simboleve e metaforave bën theksimin profetik kur shkruan poezinë “Balada e saj”. Pikërisht gjithë linjat e manifestit vendosës i ndal në tabanin e përhershëm : VENDI:

Imi,

Yti

Yni

Në shekullin XX.



Kjo ndërhyrje ka bërë zbërthimin e linjave që ndeshen për ta përcaktuar fatin, prej nga mund të dihet me saktësi se do të pasojë në fund të shekullit XX .Atëherë edhe me Vendim - Vendi - Atdheu, do të jetë i lirë, e do të na takojë ne! Kjo jehonë kaq këmbëngulëse e poetes Flora Brovina, del e bëhet po aq bindëse në poezinë që mban titullin “Verma emrin tim”.



Nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal

Nëse lotët i urren e di se unë nuk qaj

qyqen nuk e kam fis



Gjithë ky sfond ideor i shprehur në formë pyetje- përgjigjeve, ka lindur brendinë e dy botërave kundërthënëse , në realitet, në brendinë e poezisë ato bëjnë garën e nënshtrimit dhe të çlirimit! Nëse bota e parë, i di përcaktimet e vendosjes dhe përpiqet t’i kanalizojë vetëm fenomenet e ligësisë; fenomenet e diktatit mbi zhvillimin, fenomenet e mallkimit, bota e dytë bën përcaktimet e qëndrimit ku në të njëjtin përqëndrim është edhe transheja e poetes dhe në emër të të shtypurve përgjigjet! Në realitet aty është mbijetimi! Është bota e kërkimit të lirisë! Bota e të qëndruarit pa lot edhe në tragjedi! Bota heroike e njeriut dinjitoz që e ka të vështirë dhe kurrë nuk e bën anatemën! Gjithë ky bullar ndijimesh e ngrit pozicionin moral e krijues të tabanit kombëtarë të Kosovës , por njëkohësisht e ngrit qenësinë dhe ndjenjën e vetë poetes e cila me tundim e me batërdi shkruan për “Nata e kobeve”



Atë natë edhe Hëna qau

si nëna në zi

atë natë vdiq Ganimeti

u fik një dashuri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptySat Nov 08, 2008 6:23 pm

Nëse në bilansin jetësorë të faturës së ngjarjeve hyjnë e përmbëlidhen ato net ku “u fik një dashuri” patjetër Kosova do të ishte shfaruar. Por, e vetëdishme për gjithë këtë poetja duke u prek thellë nga dhembjet, njëkohësisht ndjen edhe krenari për “ Shokët e babait tim”

Ishit sa unë sot

ishit sa shokët e mi

ju shokët e babait tim

ishit e sot s’jeni...

u bëtë përmendore, emra

shkolla, rrugë, fabrika...



Ky tjetërsim i tyre , në realitet ka kaluar në përjetësi. Atje ku nuk ka asnjë mekanizëm që mundet t’i zhbëjë dhe t’i mposhtë. Prandaj edhe Flora Brovina e frymëzuar nga shumë rrethana të atilla në poezinë “Vallja “ do të shkruaj:

E di një valle e di një valle të madhe

do t’ju pëshpëris të gjithëve

e di një valle pa daulle e tupana...



Nëse rikujtojmë kohën kur ka dalë nga botimi vetë përmbledhja e poezive, pikërisht kohën kur është shkruar, mund të konstatojmë se poetja duke i parë gjithë zhvillimet e një realiteti të atillë ka pasur parandjenjën se raportet e tilla do ta sjellin që:

e di një valle me shoqet e mia

do ta hedhim të madhe

në ditën që do të vij.



Në damarët e poetes gjithkah trokit një agim i ri. Gjithkah del e shenjëzohet një ditë e re! Një mëngjes! Pikërisht për ato ajo ka shumë shpresë dhe pandalur rrugëton . E pas saj jo vetëm urdhërorja për artikulim kënaqësie e ringritjeje “Verma emerin tim”, por ec edhe intima e shprehur në mall e gjithë popullit si në vargjet e poezisë miniaturale të saj : E mëshehura

Në një kuti të vogël

i mësheha ca dëshira

E ruaj fort e fort timen

të voglën

këtë botë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptyFri Nov 14, 2008 11:17 pm

FLORA BROVINA, PORTRET I NJE LUFTETAREJE


URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! A_866
TitulliFLORA BROVINA, PORTRET I NJE LUFTETAREJE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptyFri Nov 14, 2008 11:18 pm

Shkruajtur ngaEDI
Tetë vjet pas luftës, Kosova nuk është më e rrënuar. Sigurisht, kur kalon pikën kufitare të Morinës nuk sheh më shtëpitë e djegura dhe blozën e zezë; janë zëvendësuar nga ndërtime të reja. Por shtëpitë e rindërtuara nuk mund të fshehin pasojat e luftës. Jo rrallëherë, buzë rrugëve piketat të lajmërojnë për zonat e minuara. Përmendoret për luftëtarët e UÇK-së të shoqërojnë përgjatë gjithë rrugëtimit për në Prishtinë. Aty ku era e ndryshimit ka mbërritur prej kohësh, por ku pasojat e masakrave serbe janë ende të dukshme. Sepse teksa ecën rrugëve të Prishtinës, portrete njerëzish të zhdukur qëndrojnë të varur përpara institucioneve qeveritare për t’u identifikuar. Ndërsa lajmet flasin për dhjetëra viktima të tjera, zbuluar në varret masive.

Një ndër këto viktima mund të kishte qenë edhe ajo. Por Flora Brovina arriti të mbijetojë. Aktivistja e luftës së UÇK-së dhe mjekja e njohur kosovare Flora Brovina, e persekutuar për mëse dy vjet në burgjet serbe, u quajt nga militarët serbë “terroriste” sepse ndihmonte në mal luftëtarët. Bashkëpunimin e saj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e nisi së bashku me disa gra, të cilat punonin triko dhe dërgonin ushqime në male, në një situatë të ngjashme me skenat e filmit “Dimri i fundit”. Flora rrëfen se shumë prej trikove ruheshin ende dhe menjëherë tregon të palosura në disa rafte, trikot shumëngjyrëshe që të krijojnë një emocion të veçantë. Aq më tepër kur krah pulovrave për luftëtarët qëndrojnë dhe bluza, kapuça dhe çorape me përmasat e një kukulle. “Këto i kemi punuar për bebet që lindnin në male”, thotë mjekja. Sipas saj, shumë vajza që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës, lindën në male dhe foshnjat e tyre nuk kishin asnjë lloj ndihme. Për të siguruar lëndën e parë për thurjen e trikove, gratë kërkonin ndihmën e miqve pasi, ta blinin atë në sasi të mëdha rrezikonin të zbulonin misionin e tyre. “Kishim shumë njerëz që na dhuronin triko të vjetra. Ne i shqepnim dhe i thurnim të reja, ndërsa një pjesë tjetër të leshit për triko e merrnim nga ndihmat që shkonin tek shoqatat e grave”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptyFri Nov 14, 2008 11:18 pm

Edhe dërgimi i trikove në mal ishte pjesë e luftës. Brovina thotë se për t’i dërguar në mal punët e dorës, ishte më e lehta punë sepse shumë nga gratë ishin dhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, megjithëse të paveshura me rrobat e ushtarit. “Shumë herë jemi ngjitur edhe vetë në male duke udhëtuar mbi kuaj apo gomerë të ngarkuar me ndihmat për luftëtarët.” Angazhimet e Brovinës si aktiviste e luftës, megjithatë ranë në sy dhe sollën pushimin nga puna si mjeke pediatre. “Sapo hyra në zyrë atë ditë, më komunikuan përpara stafit lirimin nga detyra dhe më kërkuan të zbrazja tryezën”, thotë Brovina. Tashmë një mjeke pa spital, në mënyrë ilegale ajo do të shëronte me qindra shqiptarë të plagosur duke shëtitur nga njëri fshat në tjetrin.

Por lëvizjet e saj nuk i shpëtuan UDB-së, shërbimit të fshehtë serb, agjentë të të cilit më 20 prill të vitit 1999, e arrestojnë në banesë. Flora Brovina dënohet me 12 vjet heqje lirie. Edhe pse nuk dëshiron të kujtojë asnjë minutë nga e kaluara e saj, luftëtarja nuk mund të fshijë lehtë nga memoria ditën kur në duar i vendosën prangat e ftohta. Jetonte e vetme në katin e parë të një ndërtese pesëkatëshe. “Ca njerëz më ndaluan, ndërsa shkoja për në banesën time. Ishin civilë me rroba të zeza dhe pastaj se ku mbinë me dhjetëra policë të tjerë. Më rrethuan, më bastisën shtëpinë dhe në mbrëmje u burgosa në burgun e Prishtinës”. Ishte luks t’u kërkojë atyre njerëzve një mandat arresti apo akuzën për të cilën arrestohej. Të vetmet akuza që iu drejtuan asaj sa herë pyetej në hetuesi, ishin cilësimet si “prijëse e UÇK-së, organizatore e luftës dhe anëtare e grupit terrorist”. Prej burgut të Prishtinës, Flora Brovina do të zhvendosej drejt burgjeve serbe nën masa të rrepta sigurie. Fillimisht ajo u izolua, ndërsa më pas ndau qelinë me gra e vajza shqiptare të cilat vuanin dënimin si robinja lufte apo si përkrahëse të luftës për pavarësi. “Torturat brenda burgjeve serbe ishin nga më të ndryshmet. Shpesh herë gardianët luanin me mua ruletën ruse dhe fati më ka shpëtuar nga vdekja, ndërsa me dhunë ata më detyronin të shihja pushkatimet e bashkatdhetarëve të mi në sheshet e ekzekutimeve. Duke i parë njerëzit të plagosur, të masakruar, me koka e pa koka, nuk ishte më e rëndë tortura ndaj meje, por kur torturonin dikë tjetër në sytë e mi”. Për Florën, torturat do të ishin akoma më ç’njerëzore kur i detyronin të kryenin nevojat personale brenda pesë minutave. Përpara një WC-je të vetme, tre apo katër të burgosura nuk mund t’i kryenin nevojat për një kohë kaq të shkurtër. “Brenda burgut patëm dëgjuar se racioni i ushqimit që u jepej burrave ishte më i pakët se ai i grave. Ndaj jo pak herë kemi qëndruar pa ngrënë për të mbledhur ushqimin e pakët dhe për të ndihmuar ata që të mbijetonin”. Lirimin nga burgu, Brovina e mendonte përditë e më rrallë. Por shpresat asnjëherë nuk i pati humbur. Sa herë që ndodhej e vetme, krijonte në mendjen e saj çdo lloj iluzioni. Nga momenti në moment ajo priste që brenda burgut të binin bombat e NATO-s prej të cilave do të shpëtonte apo do të vdiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptyFri Nov 14, 2008 11:19 pm

“Një ditë më marrin prej qelisë pa më thënë asnjë fjalë. Mendova se do të më ekzekutonin, por papritur më thanë që do të lirohem. Atë ditë jashtë burgut po ndodhnin protesta të mëdha. Do më pyesni nëse isha e gëzuar ditën e lirimit. Jo, sepse në burgjet serbe po lija shumë djem dhe vajza që ishin burgosur së bashku me mua”. Teksa largohej prej burgut në të cilin kishte kaluar ditët më të dhimbshme të jetës, Flora Brovina ndjehej e mallëngjyer. Ajo po i afrohej një Kosove tjetër, të cilën nuk e kishte njohur kurrë më parë. Ishte Kosova e lirë.

“Ditën që dola nga burgu, ndjeja një gëzim në zemër. Sapo shkela në tokën time, me qindra njerëz më prisnin duke brohoritur emrin tim. Kurrë s’e kisha menduar që do të kthehesha e gjallë në Kosovë”. Me këtë mirënjohje i’u drejtua Brovina bashkëkombësve të saj ditën e lirimit në nëntor të vitit 2000. Vitet e burgut e kishin ndarë Flora Brovinën jo vetëm nga Kosova dhe familja, por mbi të gjitha nga dhjetëra fëmijë jetimë, të cilët jetonin në institutin që ajo kishte çelur në vitin 1998.

Dhe Flora na drejton aty, për të njohur fëmijët jetimë. Qendra pret çdo ditë rreth 50 fëmijë. Sipas Brovinës, më parë në këtë qendër janë strehuar 400 fëmijë, ndërsa aktualisht janë 250. Kjo pasi shumë prej fëmijëve janë rritur ose janë kthyer në shtëpitë e tyre pas luftës. Të qetë, fëmijët vizatojnë dhe këndojnë, por ndërsa kujtojnë vitet e luftës në sytë e tyre nuk mund të fshihet dhimbja. Mjekja thotë se një pjesë e fëmijëve që janë kuruar nga traumat në këtë qendër, sot nuk jetojnë. Ndërsa pjesën tjetër të fëmijëve me të cilët fati u tregua bujar, mësuesit përpiqen dita-ditës t’i integrojnë në jetën normale. Në të gjithë Kosovën mendohet të kenë mbetur jetimë për shkak të luftës, rreth 50 000 fëmijë. Ndërsa 20 000 të tjerë u përkasin grave shqiptare të përdhunuara nga ushtarët serbë. Kaq vjet pas përfundimit të luftës, Kosova nuk ka ende institucione publike për strehimin dhe kujdesin e fëmijëve jetim. Madje nuk është hartuar as kuadri i nevojshëm ligjor. Sipas Brovinës, sot deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, në parlament është kërkuar vëmendja e shtetit për këtë kategori shoqërore. “Në rend të ditës në komisionet parlamentare janë shumë ligje për t’u diskutuar lidhur me këtë çështje, por me një fjalë nuk është bërë sa duhet për fëmijët jetimë të luftës”. E njohur nga populli i Kosovës jo vetëm si mjeke, por edhe si njeri i penës, Brovina tregon se në burg ka shpëtuar shumë prej krijimeve të saj, duke përdorur një fije shkrepëse si penë dhe hirin e cigares si bojë. “Kur më arrestuan, fillimisht më kanë burgosur lapsin dhe pastaj mua”, thotë poetja e cila sot numëron me dhjetëra botime në gjuhën shqipe dhe atë të huaj. E vlerësuar në mbarë arenën ndërkombëtare si humaniste, mjeke apo poete, Flora Brovina rreshton një numër të madh çmimesh.

Teksa largohesh nga shtëpia e Flora Brovinës, në katin e parë të asaj ndërtese pesëkatëshe ku vite më parë e patën arrestuar, të duket sikur nga momenti në moment do të dëgjosh bombat e NATO-s. Radioja e makinës, ndërsa marrim rrugën e kthimit, buçet papritur me një këngë sllave. Duke sharë nën zë, shoferi ndërroi stacionet, derisa u dëgjua zëri i një spikereje, “Kjo është radio Dukagjini…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptyFri Nov 14, 2008 11:22 pm

Flora Brovina
E marte, 13-02-2007, 09:57pm
URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Small_Flora-Brovina
Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Shollën fillore dhe të mesme ajo i kreu në Prishtinë. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë. (Kunati im Avni A., shoku i saj i studimeve, më tregon se Flora normalisht erdhi në Fakultet e hipur mbi një motocikletë të tipit "Vespa", diçka më shumë se e rrallë në atë kohë, shënimi i Ullmarit). Një kohë (1973-1981) punoi gazetare më të përditshmen ”Rilindja” në Prishtinë. Ka punuar edhe me redaktimin e revistave ”Kosovarja” dhe ”Teuta”...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptyFri Nov 14, 2008 11:23 pm

Verma emrin tim


Nëse më njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nëse e di emrin tim mos më thirr fluturim
Nëse më ke parë – e di kush jam
i kam krihet e thëllëzës
nëse e di kush jam mos më thërrit thëllëzë

Nëse ke dëgjuar këngën time – e di si këndoj
vëlla e kam bilbilin
nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal

Nëse lotët i urren – e di se unë nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nëse e di se nuk qaj mos më thuaj se nuk ndjej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptyFri Nov 14, 2008 11:24 pm





URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Left_blockblue



URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! SpacerAutorët F » Flora BrovinaURDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! SpacerURDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Spacer
URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Right_blockblue
URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Spacer
Liria


Liria
Fluturim zogu
Në dritare

Zgjim mëngjesi
Duar hapur

Është
Hënë
Prapa grilave
Liria
Erëgruri
I porsakorrur

Lojë e fëmijëve
Gaz e vaj

Është
Grua
E çliruar nga barra

Liria
Foshnjë kuqërreme
Në parzëm nëne

Si duket oh si duket
Liria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! EmptyFri Nov 14, 2008 11:25 pm

Gruas


ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
në aneminë e fjalës
ç’fsheh

barrën e dhjetë
apo vitet e tua

ç’ruan
në zbehtësinë e fytyrës
zërin e t’yt shoq
apo në përkëdhelje të humbur

ç’ruan në aneminë e fjalës
këngën e heshtur
apo një pranverë të sosur

ç’ruan
kur përkund kohën në djep
ç’ruan
ç’fsheh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty
MesazhTitulli: Re: URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!   URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
URDHËRORJA PËR ARTIKULIM KËNAQËSIE DHE RINGRITJEJE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: