Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve Empty
MesazhTitulli: Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve   Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve EmptyFri Oct 31, 2008 12:58 am

Republika
e Maqedonisë, ish-Republikë në kuadër të ish-RSFJ, arriti të shkëputej
nga Federata Jugosllave, në formën më të "lehtë" për dallim prej
shteteve tjera. Edhe sot e kësaj dite mbetet enigmatike se si arriti të
shkëputet ky shtet me dy milionë banorë, me 25 713 km katror, me një
pozitë tejet të volitshme gjeografike, nga Jugosllavia e atëhershme e
Millosheviçit, pa përjetuar tmerret dhe vështirësitë e soldateskës
millosheviçiane, sikur që përjetuan ish-Republikat tjera si: Sllovenia,
Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Kjo e fundit në atë kohë
ishte krahinë autonome. Sipas disa analistëve Maqedonia u "la me
qëllim" nga serbët sepse sipas tyre, puna ishte e kryer, ata pas
përfundimit të misioneve të tyre të "sukseshsme" në Republikat tjera
dhe pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, do të ktheheshin shumë
shpejt edhe në këtë shtet triumfsht dhe do ta aneksonin apo pushtonin
edhe këtë shtet, që sipas tyre ishte tejet e lehtë. Por gjërat
ndryshuan. Pas takimit Gligorov-Millosheviç ky shtet u nda
përfundimisht. U pamvarsua, u mbajtën zgjedhjet e para të lira
pluraliste, u aprovua dhe u miratua kushetuta, por kjo kushtetutë do të
ishte burimi i pashtershëm i problemeve, që do të gjeneronte kriza mes
dy komuniteteve me shumicë në këtë Republikë, mes komunitetit shqiptar
dhe atij maqedon. Komuniteti shqiptar nuk e pranoi kurrë këtë
kushtetutë e cila ua minonte atyre të drejtat legjitime të parapara
edhe në kushtetutën e vitit 1974. Tani të drejtat e tyre ishin minuar.
"Nuk kishte" hapsirë për tjetër veprim, veçse për një senzibilizim të
faktorit politik shqiptar, që në atë kohë këtë spektër politik të këtij
komuniteti e përbënin vetëm dy parti, Partia për Prosperitet Demokratik
dhe Partia Demokratikë Popullore, që të organizohej një referendum për
shpallje të autonomisë territoriale në kuadër të Republikës së
Maqedonisë. Por pushteti i athershëm maqedon i tërbuar me veprimet e
shqiptarëve u vërsul ndaj organizimit të tyre dhe arriti të eliminojë
këtë veprimtari dhe aktivitet, me çrast do të pësonin edhe shumë
qytetarë të pafajshëm shqiptar. Kjo do të shtonte edhe më tepër
mospajtueshmërinë dhe diskrepancat mes dy komuniteteve, si dhe do të
shpiente në acarim të mëtutjeshëm të situatës mes këtyre dy
komuniteteve, sepse komuniteti i cili pretendonte se ishte shumicë,
respektivisht ai maqedon i minonte të drejtat natyrore, apo njerëzore
komunitetit i cili pretendonte se ishte poshtu shumicë, por qëllimisht
i diskriminuar dhe i emëruar në kushtetutë si komuniteti pakicë. Në
njëfarë mënyre shtetarët maqedonas promovonin "të drejtat e pakicave"
të cilat nuk do të shërbenin në qetësimin e situatës, por përkundrazi.
Ky ishte edhe deformiteti apo gabimi i (pa)qëllimshëm i qeveritarëve
maqedonas, sepse ata "nuk e dinin" se në fakt nuk ekzistojnë lloje
tjera të të drejtave, përpos të drejtave njerëzore apo natyrore, siç
citon edhe filozofi, shkrimtari dhe mendimari i madh francez Rene
Descartes, "Je pense, donc je suis" (Mendoj pra jam).


fakt shtetarët maqedonas të atëhershëm, të frymëzuar nga shkolla e
Kumrovecit, shkolla e cila promovonte doktrinën e njejtë me atë të
Rajhut të tretë për çifutët dhe me parime të njejta të bazuara tek
idetë e Naçartanjës së Ilija Graçaninit, Vaso Çubrilloviqit, plan ky që
synonte shfarosjen e shqiptarëve, pra vazhdonin që të mohonin të
drejtat natyrore të shqiptarëve dhe promovonin se në Maqedoni
"Sozhitelstvoto e primer za drugite" (Bashkëjetesa është shembull për
të tjerët), gjë e cila nuk kishte të bënte fare me realitetin, sepse
shqiptarët nuk kishin as institucionet e tyre, as shkollat apo
Univerzitetet e tyre, as flamurin e tyre. Po në fakt për çfarë të
drejtash flisnin shtetarët maqedonas, të cilët nën ombrellën e tyre
kishin disa shqiptarë shqipfolës, pjesmarrës kukulla apo marioneta në
qeverinë e athershme maqedonase, pa vizione për kombin e tyre dhe pa
platformë për avansimin e të drejtave të tyre. Qeveritarët maqedonas,
struktura të ish sigurimit shtetëror, pasues të rrymës komuniste, por të
konvertuar në social demokratë, inskenonin vazhdimisht gjëra të cilët
pasqyronin shqiptarët si prishës të ekuilibrave të paqes dhe
koekzistencës. Si shembull konkret kemi Ladorishtën, ku vriten disa
shqiptarë me arsyen se organizonin puç kundër shtetit dhe rrezikonin
integritetin territorial të shtetit të brishtë. Ngjarjet vijonin më tej
ku do të inskenohej Bit Pazari, afera e armëve, Reçica e vogël, mbyllja
e udhëheqësve që synonin hapjen e Universitetit të Tetovës, gjakosja e
protestuesve të cilët kërkonin të drejtën e tyre legjitime natyrore për
shkollim në gjuhën amtare, si dhe vrasja e Abdulselam Eminit. Ishte kjo
një shembull i mirë që promovonte synimet shfarosëse të pushtetarëve
maqedonas ndaj krijesës shqiptare, si dhe një falenderim ndaj shtetit
të tyre amë të quajtur Shqipëri, shtet ky i cili i pari pranoi
Maqedoninë nën emrin kushtetues, pa synime afeksioni apo pretendime të
përcjellura me maqedonofobi, përderisa shtetet tjera kontestonin dhe
vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të kontestojnë njëri kombin maqedonas
si për shembull bullgarët, tjetri emrin kushtetues dhe simbolet
shtetërore, pra grekët, e tjetri Autoqefalinë e Kishës Ortodokse, është
fjala për serbët. Shqipria dhe Kosova ishin të vetmet që pranuan apo
nxituan të pranonin Maqedoninë si shtet pa shfaqur pretendime
territoriale apo shoviniste. Shtetarët maqedonas iu "falenderuan" me
burgosje, rrahje dhe maltretime ndaj krijesës shqiptare në Maqedoni,
për këtë gjest gjeneroz të Shqiprisë dhe Kosovës. Ngjarjet do të
pasonin më tej ku me vendim të Gjykatës Kushtetuese sjellet vendimi për
mosvalëvitjen e flamurit shqiptar në komunën e Tetovës dhe Gostivarit,
me çrast gjakoset Gostivari, dënohen dhe mbyllen në burg udhëheqësit e
komunës së Tetovës dhe Gostivarit. Kjo ngjarje
edhe sot e kësaj dite është e pazbuluar deri në fund dhe e pasqaruar
mirë se pse u vrajtën disa shqiptarë vetëm për dëshirën e Tomisllav
Çokreskit, ish Ministër i Brendshëm. Dilema tjetër është se pse nuk u
informua partia shqiptare në pushet PPD-ja për aksionin policor. Kjo
arsyeton fakin se ajo ishte partia kukull alem e karshi faktorit
ndërkombëtar se shqiptarët e Maqedonisë kinse bashkëjetonin mirë dhe se
Maqedonia ishte "oazë e paqes" si dhe pasqyronte leçitjen e shqiptarëve
prej maqedonasve. Moskonkordancat mes faktorit politik shqiptar, atij
qeveritar PPD-së dhe atij opozitar me synime radikale PDSH-së, patën si
impakt vazhdimin e dhunës shtetërore ndaj shqiptarëve si dhe hutimin e
komunitetit shqiptar e pse mos ta them edhe përçarjen apo thellimin e
ndasive në mesin e këtij komuniteti edhe më tej. Më 1998 në zgjedhjet
parlamentare pas 8 viteve pushtet do të vinin forcat djathtiste të
udhëhequra nga VMRO-DPMNE e Lubço Georgievskit, Alternativa Demokratike
e Vasil Tupurkovskit-ish udhëheqës dhe politikan komunist dhe PDSH e
Arbën Xhaferit, me orientime djathtiste. Për herë të parë do të dukej
se gjithçka shkonte mirë, pas lirimit apo faljes së të burgosurve
shqiptarë nga burgjet maqedonase të dënuar politiksht nga qeveria
paraprake, si dhe hapjes së UEJL qendrës studimore e përkrahur nga
amerikanët dhe europianët për studime të studentëve të komunitetit
shqiptar dhe komuniteteve tjera joshumicë. Këtu poashtu bënte pjesë
edhe lirimi i ish- udhëheqësve të komunave shqiptare të Tetovës dhe
Gostivarit. Në atë kohë kemi sfidën e refugjatëve kosovarë e cila do
sfidonte qeveritarët maqedonas të cilët me ndihmën e faktorit
ndërkombëtar she shqiptarëve të Maqedonisë do të menaxhonin këtë krizë.
Por kjo krizë është e njohur edhe për eksponimin apo shfaqjen e
synimeve shoviniste të pjestarëve dhe qarqeve të caktuara të
komunitetit maqedonas të cilët do të demonstronin me forcë kundër
Ambasadës Amerikane, në përkrahje të politikës së etnocidit dhe
gjenocidit të kryer nga ish-krimineli Millosheviç në Kosovë si dhe e
viçave të tjerë. Këto demonstrues të përkrahur direkt nga strukturat
opozitare socialdemokrate dhe qarqe të caktuara proserbe me ambicie të
sëmura shoviniste do të kundërshtonin me ngulm sulmet e NATO-s ndaj
Jugosllavisë, saqë do të shkonin aq larg dhe do të djegnin edhe vetura
të Ambasadës Amerikane në Shkup, si dhe do të thirrnin në përkrahje të
Serbisë dhe politikës së saj antiperëndimore. Për fat të mirë gjithçka
mbaroi mirë në favor të drejtsisë për kosovarët, megjithë ambiciet e
sëmura maqedonase me orientime proserbe për minim të paqes dhe
destabilizim të vendit, kinse me gjetjen e armëve dhe sasive të
municionit në fshatin Llojan të Kumanovës dhe me eksponimin e
shqiptarëve si element destabilizues. Këto pëpjekje nuk do të ndalonin.
Në momentin kur gjithçka dukej se shkonte mirë ndodhi vrasja e tre
policëve maqedonas në kontroll rutinor të hyrje të fshatit të banuar
kryesisht me shqiptarë, Haraçinë të Shkupit, ku me shpejtësi të
menjëhershme pa argumente do të fajësoheshin strukturat radikale
shqiptare të përkrahura kinse nga Kosova. Qeveria Georgievski u bë e
shurdhër ndaj revindikacioneve dhe kërkesave për ndryshim të
kushtetutës, gjeneratorit të problemeve. Ajo shkoi aq larg sa në
aksionin policor në Haraçinë do të vriste një shqiptar dhe do të
burgoste disa të tjerën, ndërsa do të akuzonte kosovarët për synime dhe
pretendime territoriale ndaj Maqedonisë, e në fakt nuk ishte ashtu. Kjo
fliste se bashkëjetesa ishte e vënë në pikëpyetje dhe nuk dëshirohej.
Në momentin më kritik kemi paraqitjen e formacioneve paraushtarake me
emrin Ushtria Çlirimtare Kombëtare, në fshatin Tanushë, dhe kërkesat
për ndryshim të kushtetutës me alternativën se do të kishte
destabilizim të situatës nëse nuk ndryshohej ajo. Ngjarja do të
kulminonte më tej me deklaratën e Stojan Andovit për mosndryshim
të kushtetutës asnjëherë "po sekoja cena" (me çfarëdo çmimi).
Udhëheqësit e UÇK-së do të kërkonin edhe më tej më shumë të drejta, por
kjo do të haste në vesh të shurdhër nga qeveritarët. Në momente të
caktuara nga disa krerë të UCK-së do të kërkohej edhe luftë për
shkëputje të shqiptarëve, respektivisht për ndarje, apo për territore.
Kësaj kërkese do t`i ndihmonte edhe deklarata e Akademikëve të
Maqedonisë se janë gati të bëjnë koncesione në "dobi" të shqiptarëve,
për lëshime territoriale në Maqedoninë Perëndimore, gjë e cila nuk
dëshirohej nga shqiptarët, sepse linte jashtë shqiptarët e Kumanovës
dhe Shkupit.
Pjesa I
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve Empty
MesazhTitulli: Re: Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve   Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve EmptyFri Oct 31, 2008 1:02 am

Kaximix, te sygjeroj qe ti lexosh rregullat, dhe nuk guxon te sjellesh copy\paste ne forum, shko lexoj rregullat para se te postosh Very Happy dhe mire se erdhe ne forumin tone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve Empty
MesazhTitulli: Re: Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve   Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve EmptyFri Oct 31, 2008 12:47 pm

Mardhenjet me sllavet ne nivel popull nuk ka mardhenje te mira por mes politikes jane mardhenje te mira sikur ne Bashkim Vllazrimin e Titos kjo eshte shume keq per ne si popull duhet te ngreme zerin te gjithe qe te fundosim ate shtet artificial q eshte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve Empty
MesazhTitulli: Re: Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve   Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mardhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves
» Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve
» MOS UA VIDHNI HISTORINË SHQIPTARËVE!
» Alarmante - Bie shtimi i Shqiptareve
» deri kur arrestime te shqiptareve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: