Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lokemadhja Hatixhe BEQIRI

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Lokemadhja Hatixhe BEQIRI Empty
MesazhTitulli: Lokemadhja Hatixhe BEQIRI   Lokemadhja Hatixhe BEQIRI EmptySat Oct 25, 2008 9:00 pm

Fadil Curri :





Në Tetovë jeton një familje e ardhur nga fshati Shipkovicë, zoja e së cilës është Hatixhe Beqiri, nënë e shtatë djemve e tri vajzave.Këtë së bashku me nënën e Rafi Halilit , i quajnë LOKEMADHET E TETOVËS!

A kanë arsye t’i quajnë kështu?

Tetovarët thonë se :PO!

Përse?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Lokemadhja Hatixhe BEQIRI Empty
MesazhTitulli: Re: Lokemadhja Hatixhe BEQIRI   Lokemadhja Hatixhe BEQIRI EmptySat Oct 25, 2008 9:01 pm

Babai i saj,Refiku, është djali i vëllait të Rexhep Vokës.Si mbesë e këtij dietari e luftëtari për të drejtat e banorëve të kësaj ane, Hatixhja është krenare dhe dëshmon se tërë jetën është munduar të mos ua nxijë fytyrën shipkovicasve trima.Këtë e dëshmoi në shumë sprova që ia diktoi jeta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Lokemadhja Hatixhe BEQIRI Empty
MesazhTitulli: Re: Lokemadhja Hatixhe BEQIRI   Lokemadhja Hatixhe BEQIRI EmptySat Oct 25, 2008 9:02 pm

Familja e burgosur



Shqiptarëve edhe sot u kujtohet Janari i vitit 1981, kur u burgos një grup tetovarësh për “Vepra kundërrevolucionare që deshën shkëputjen e trojeve shqiptare”.Për këtë kauzë u dënuan edhe tre djemtë e saj:Vehbiu,Zaimi dhe Remziu.Fill pas kësaj, sëpari Zaimi, pastaj edhe Vehbiu u burgos ( më 11 mars 1982, e tre muaj më vonë edhe Remziu),u dergjën burgjeve anekënd Jugosllavisë.Nënë Hatixheja i di përmendësh dhe rrëfen për burgosjet:Zaimi qëndroi në burgun e Stara Gradishkës e Idrizovës së Shkupit, Vehebiu në burgjet e Shuto Orizarës së Shkupit, Bijello Poles dhe atë të Spuzhit afër Titogradit (Podgoricës), kurse në burgjet e Manastirit dhe të Idrizovës së Shkupit Remziu, djali i tretë i burgosur.Djali ka qenë në burg me Adem Demaçin.

Nënë Hatixheja është grua që vetëm mund të haset në filma apo romane heroike.E përkushtuar në fëmijët e saj.Çdo dromcë të jetës së tyre e ndryn në kujtesë.Edhe burgosjen e djalit të parë e kujton dhe rrëfen:

-Ishte 30 janari i vitit 1980.Po kthehesha nga bija ime kur para shtëpisë sonë pashë “maricën” e milicisë.Mendova mos kishte bërë ndonjë gabim djali im i gjashtë që gjatë pushimeve dimrore kishte shkuar të punonte në Beograd.Sapo hyra në pashë një mori milicësh, të cilët fëmijët i kishin mbyllur në shtëpinë e vjetër, kurse në të renë kishin lidhur Zaimin.E pyeta:

“Bir i nënës , ç’kërkojnë këta që kanë ardhur te ne dhe e kanë zaptuar shtëpinë?”

“Ç’ do të mund të presish tjetër nga armiku, nënë, pos të të vrasë e burgosë.Mos do të të sjellin çokolata?”, -u përgjigj gjakftohtë Zaimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Lokemadhja Hatixhe BEQIRI Empty
MesazhTitulli: Re: Lokemadhja Hatixhe BEQIRI   Lokemadhja Hatixhe BEQIRI EmptySat Oct 25, 2008 9:02 pm

E humba durimin dhe iu drejtova një milici shqiptar:”Turp të qoftë! Si ke zemër të vish e të torturosh shqiptarët në shtëpitë e tyre, pa pikë faji?Vallë , a veprojnë këta ndaj maqedonasve kështu, si po veproni ju , milicët shqiptarë, ndaj shqipëtarëve.Aty ishte një inspektor i sigurimit që vetëm qeshej me ironi.Pastaj iu drejtova milicëve tjerë:”Merreni birin tim, rripeni për së gjalli dhe hanie mishin e tij se ndoshta do të ngopeni me mish shqiptari”.

Mirëpo vuajtjet e kësaj nëne nuk përfundojnë me burgosjen e Zaimit.

Vitin e ardhshëm (1982) në pëvjetorin e demostratave të studentëve shqiptarë në Kosovë, më 11 mars ia burgosin edhe djalin tjetër, Vehbiun, të cilin e dënojnë me 15 vjet burg, kurse tre muaj më vonë (qershor të atij viti) edhe djalin e tretë (Remziun) ia burgosin me 8 vjet e gjysmë.Nënë Hatixheja nga shtatë djemt që kishte , mbeti vetëm me një të mitur, ngase pos tre djemëve që ia burgosën, tre i kishte në botën e jashtme që nuk ktheheshin, ngase u kërcënoheshin me burgosje.Vajtonte fatin e djemve të saj dhe i dukej se rronte në një famlije me vatër të fikur.

Nënë Hatixheja tashmë u bind në pëshpëritjet se pushteti tetovar i kishte halë në sy 4 - 5 familje tetovare dhe se nën moton e luftës kundër nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar synonte edhe t’i shkatërrojë moralisht e materialisht, në mënyrë që të mbillte frikë te tetovarët tjerë që të hiqnin dorë nga përpjekjet për demokratizimin e jetës dhe shoqërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Lokemadhja Hatixhe BEQIRI Empty
MesazhTitulli: Re: Lokemadhja Hatixhe BEQIRI   Lokemadhja Hatixhe BEQIRI EmptySat Oct 25, 2008 9:03 pm

Nusërimi i plakës në burg



Një muaj pasi ia burgosin djalin e tretë, Remziun, edhe nënë Hatixhen e burgosin në Burgun Komunal të Tetovës.Aty rri plot 62 ditë.E torturojnë me të madhe.E shtërnbgojnë të tregojë se me kë shoqëroheshin e bashkëpunonin djemtë e saj, se ç’libra e gazeta lexonin, se pse i vizitonte bijt e saj në kurbet, e çkamos tjetër.Nuk i harron torturat e milicit me emrin Sakip.Nga përjetimet në burg ajo rrëfen:

-Për çdo ditë më merrnin në pyetje, nga ora shtatë e mëngjesit, deri kah ora 14, pastaj pasdite deri në mbrëmje.Përsëri nga ora 19 e deri një orë pas mesnate.Të gjitha këto i duroja, pos mundimeve që m’i bënte Sakipi, i cili më detyronte të palohesha si nuse e të mbështetem për muri.

Ai edhe më rrihte.Një mbrëmje nga goditjet e shumta edhe më pëlciti veshi i djathtë dhe sot e kësaj dite nuk dëgjoj me të fare.Nuk do të mund t’ia mësoja emrin po të mos e thirrte dikush në telefon në mbrëmje, e ky i tregoi se kush po bisedonte me të.Kur ai në telefon e pyeti se ç’po bënte , Sakipi i tha se po grindej me një plakë shqiptare, nga e cila asgjë nuk mund të nxjerrë.Pasi e lëshoi telefonin m’u kërcnua se ishte xhelat dhe se mund të ma merrte shpirtin po nuk i tregova diçka.

“Më vraj, se për këtë je i paguar, or xhelat”, i thashë.Ky xhelat tok me Huseinin, një milic nga Dobërdolli i Gostivarit ishin në shërbim të Bedri Sinanit nga Gajra e këtushme.

Kjo familje me bindje të vendosura pengohet edhe pas vuajtjes së dënimit me burg.Nuk iu njoh e drejta e dhënies së pasaportave dhe dalja në botë.Bie fjala nënë Hatixhja ka 6 vjet që nuk i ka parëtre djemtë e saj (du kanë azil politik), kurse Vehbiu ka dhjetë vjet që nuk i ka parë vëllezërit e vet.E, për punësimin e tyre as që mund të bëhet fjalë, as për ndonjë ndihmë eventuale nga pushteti.

Me Hatixhe Vokën - Beqirin bisedojmë edhe për rrethanat aktuale në Maqedoni, konkretisht për Tetovën.Është tejet e informuar.Është e mendimit se partitë politike proshqiptare duhet ta thonë troç se çdëshirojnë shqiptarët, se Maqedonia është e tyre, se pikërisht shqiptarët e çliruan, por edhe shkuan në fushë të Sremit, e më në fund asgjë nuk fituan.Bile, në vend se t’u njihej e drejta të vendosin për fatin e vet në trojet e tyre, pas luftës komunistët bënë kërdi ndaj shqiptarëve, si është rasti i Monopolit të Tetovës, masakër që po heshtet.

Ne shqiptarët , thotë Lokemadhja Hatixhe, nuk duam të marrim hak për këtë, por të na jepet ajo që e meritojmë.

Ajo ka vërejtur se demokracia në Maqedoni është e rrejshme, sidomos kur është fjala për shqiptarët.Si mund të ketë liri e demokraci shqiptari kur në Tetovë ende i burgosin pse shesin kaseta e libra....?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Lokemadhja Hatixhe BEQIRI Empty
MesazhTitulli: Re: Lokemadhja Hatixhe BEQIRI   Lokemadhja Hatixhe BEQIRI EmptySun Oct 26, 2008 2:40 am

Feneri te falmderoje per kete teme dhe shume teme domethanese qe tregone edhe per vendlindje time i nderuar Feneri kame respektin qe kujtone legjendat e gjalla te SHIPKOVICES Heroike gjithnje ne shenester e ka pase armiku por sote fale djemve te saje dhe luftetareve te UCK qe ja sollen driten SHipkovices
te falmderit Feneri dote flasem per kete teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lokemadhja Hatixhe BEQIRI Empty
MesazhTitulli: Re: Lokemadhja Hatixhe BEQIRI   Lokemadhja Hatixhe BEQIRI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lokemadhja Hatixhe BEQIRI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: