Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SHIJA DHE ESTETIKA

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

SHIJA DHE ESTETIKA Empty
MesazhTitulli: SHIJA DHE ESTETIKA   SHIJA DHE ESTETIKA EmptySun Oct 12, 2008 5:19 pm

Shkruar nga Danel Cana

GUZHINA EROTIKE
Shkaku i këtij shkrimi bëhet një lajm shum sensacional që jepet në ekranin e televizionit, për të ( irrituar ), ngacmuar sado pakë turmën e për të ligjëruar LIRINË EROTIKE .
Çfar na servir kjo pjesë e guzhinës, pastiçeri e famëshme në Kili.
Për të bërë klientët e saj, të cilët ishin kryesisht femra, të blenin prodhimet e kësaj firme, reklamuan se prodhonin ëmbëlsira me përbajtje erotike. D.m.th. pasta e torta nga më të ndryshmet, me shkrime e citate dashurije, ku nuk mungonin e dhe paraqitja e organeve gjenitale, të të dy sekseve mashkull dhe femër. Kjo sipas prodhuesëve dhe komentatorëve të televizionit hedh një hap të rëndësishëm përpara për plotësimin e dëshirave erotike.
Dikush, në pamje të parë, do mendoj se unë jam në barikadat e kundërshtimit të lirisë personale, private, kolektive, popullore, apo kudi unë se çfarë.
Të siguroj i dashur lexues se , nuk është pikërisht kështu. Asnjëherë nuk ka pasur sukses, apo jetë gjatësi ai që ka burgosur lirinë, por qëllimi është që ta shohim botën ashtu siç është, me sytë tanë. Jo të gjithë e shohin njëlloj botën ku jetojmë, duhet pranuar edhe kjo, sepse shumë thjeshtë , mënyra e të menduarit dhe aftësia e gjykimit nuk mund të jetë kurrë njëlloj.
Është detyrë e inteligjencës, në të cilën bëjnë pjesë artistat, shkrimtarët, muzikantët, profesorat, në përgjithësi gjithë njerzit e shkolluar e të kulturuar, që të qartësojnë publikun e thjeshtë.
Duhet të dimë një gjë, që është themeli i formimit të figurës së çdo njeriu dhe këtë do mundohemi ta sqarojmë në vazhdim. Duhet të jemi konkretë, por fatkeqësishtë, shumë flasin për konkretizëm dhe pakë, shum pakë, janë vërtet konkretë. Konkretishtë fliste edhe e " jëma e Zeqos në majë të thanës ", por të tjerët e shihnin nga poshtë , se që nga fliste. Kështu ndodh edhe në këtë rastë me cilindo, politikan, artistë, krijues, kuadro, udhëheqës, edukues, shkrimtar etj. Të tjerët i kontrollojnë veprimet e të dehurit.
Sotë të gjithë ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shumë kanale televizive që pretendojnë se ndihmojnë dhe shtojnë edukimin e njerëzve, të brezit të ri, të fëmijve, që janë e ardhmja dhe themeli i shoqërisë tonë.
Jemi në kontakt të përditshëm me shumë libra, revista, gazeta, që jo të gjitha japin ndihmesën e duhur në këtë drejtim.
Jemi në kontakt të përditshëm me një gamë të madhe prodhimi të kinematografisë. Por jo të gjithë filmat janë të pranushëm për opinionin e gjerë , ndaj specilistët i ndajnë dhe i klasifikojnë me anë të tabelave përkatëse paralajmëruese dhe ndaluese. Zhvillimin e artit e të letërsisë, fatkeqësishtë shumë autorë po e kthejnë në biznes. Ashtu siç po bëjnë biznes me politikën po bëjnë edhe me këto të dyja. Kështu ne vetëm shkatërrojmë njerëzimin, duke e zhytur shpeshë në një udhë pa krye e duke i dhënë ca shuplaka të forta, sa nuk e mbledh dotë veten. Nuk do doja të përmëndja emra, në këtë rastë, por mjafton të themë se, po të bëhej biznes me artin e vërtetë atëherë nuk do vdisnin të varfër ekonomikisht, por jo shpirtërishtë, mjaftë artista në zë.
Nuk do të vdiste i varfër Uiljm Shekspir por do të ishte më i pasur se dikush tjetër, që mer mundimin e shkruan aqë shumë tregime, romane erotike, që sjellka në dritë një diçka që njerëzimi nuk e dinte dhe ai i hapi sytë. E mora si shëmbull këtë, të mos më keqkuptoj ndonjë, gjithkushë sotë ka të drejtë të lexojë çfar të dojë, edhe të hajë çfar të dojë, edhe të pijë çfar të dojë.
Atëhere përse e luftojnë drogën dhe kontrabandistët ? Gabimisht bëhet kjo !? Le ti lëmë të lirë e të bëjë gjithkushë si të dojë, çfar të dojë, të vishet si të dojë, ose të mos vishet fare, siç kemi parë një grup të famshëm në Australi, të gjithë lakuriq ashtu si i kishte pjellë nëna. Ç’mund të presësh nga mëndje të tilla ? A nuk i shikoni disa të tipit hipi, apo ku di unë se në çfarë rryme bëjnë pjesë, këta vandalë të vetë-vetes ? Njerëz ( u thënçin ), që ngarkohen me lloj-lloj tatuazhe, vëthë, varëse, e lloj-lloj pykash në çdo pjesë të trupit!
Duke dashur ti analizojmë këto, të mos e ngarkojmë ndërgjegjen, duke e quajtur atë që është në pozicion të kundërt si konservator, patriakalë etj.
Mos vallë nuk i kënduan dashurisë , apo nuk ditën të shkruajnë për dashurinë, Shekspiri, Balzaku, Gollsuorthi, Tolstoi, Pushkini, Khajami, Sadiu, Naimi ynë, Çajupi, Noli, Poradeci, Kadareja e mijra të tjerë të letërsisë botërore dhe kombëtare, të cilët nuk e bënë letërsinë për biznes, por për të zhvilluar, zgjuar e qytetëruar shoqërinë njerëzore, me ndjenjat më fisnike e të nderëshme të njerëzimit. Njerëzimi ka nevojë për një ushqim të përherëshëm e të shëndetëshëm, moral e kulturorë.
- Mos vallë i shtohen vlerat një romani kur nga 300 f. Vetëm 250 f. janë erotike ( banale )?
- Mos vallë i shtohen vlerat një humori ose një teatëri kur, artisti përdor fjalor banal ?
- Mos vallë i shtohen vlerat këngës kur këngëtari del i zhveshur ?
- Apo me këto mënyra mendojnë se tërheqin publikun, artëdashësit, popullin ?
Këtë çdo njeri ja nxjerr vetë kuptimin. Letërsia, arti nuk janë viagra.
Filozofia, si mëma e zhvillimit dhe evolucionit njerëzor, nuk është një armë që, varet se në ç’dorë ndodhet. Po të ndodhet në duart e një fëmije apo të një budallai, të vret.
Filozofia është një armë e ndërgjegjes që, jo çdo kush mund të armatoset me të.
Nga filozofia lindin kaq shumë politika. Kush i ka numuruar lëvizjet e gjuhës në gojë ?
Sa lëvizje ka gjuha në gojë, aq shumë politika kemi.
-Filozofia është aftësia për të menduar, ndërsa politika mënyrë të menduari.
Për ta kuptuar më mirë këtë, po e ilustrojmë me një shëmbull shum të thjeshtë.
Kërkimet dhe zhvillimi i fizikës bërthamore çuan në zbulimin e fuqisë atomike. Ku ta dinte shkencëtari se kjo shpikje do bëhej lodër e rrezikshme në duart e politikës ?
Si rrjedhim, varet nga, se si orientohemi dhe për çfarë ?
Ishte e domosdoshme ta bënim një koment të tillë për ta ndihmuar sado pak lexuesin të jetë i dashuruar me te rejat e zhvillimit të shoqërisë së sotme. Pa dashur aspak të dobësoj ndërhyrjen e kritikëve, të cilët nuk mungojnë, jo vetëm nga vëndi ynë, si D. Shapllo, A. Uçi, A. Kallulli, D. Siliqi etj. por edhe nga bota si Gerard Genete e Prusti, të cilët me durimin dhe këmbënguljen e tyre të bindin për esencën realiste të kritikës artistike në përgjithësi.
Kritika e kohës para viteve ‘90, ku kemi një varg autorësh, pati artikuj të një drejtimi teorik të përgjithshëm, herë zyrtare e herë më pakë zyrtare. Kjo kritikë e analizë studimore historike dhe estetike nuk mund të thuash se ishte vetëm e indoktrinuar dhe dogmatike; ajo kishte vlerat e saj si mendim dhe analizë më tepër me një drejtim social dhe artistik apo filozofik, brënda caqeve të artit. Pamvarsishtë nga ekzistenca e kritikës përsëri ndihet një stepje dhe amulli, e cila nuk i çliron nga përgjegjësija morale kritikët e rinj.
Një kritik i njohur Anglez, Xhorxh Steiner shkruan : Një krijimtari pa gjykimin kritik është si një qytet pa semaforë.
E pra. Nga të gjitha këto që u thanë më lartë, dikush mund të pyes, me të drejtë, e të bjerë në mëdyshje. Si ka mundësi që shohim nëpër ekrane edhe gjëra ç’edukuese, pa vlerë, të amorlshme.
- Mos vallë nuk kanë me çfar të mbushin emisionet ?
- Mos vallë ka kërkesa ?
- Mos vallë... po lajthisim ?!
- Sfidojmë ligjet apo shoqërinë ?
Sa më shumë pytje të grumbullohen, më e lehtë është për të kuptuar se kemi dëshirë për të mësuar nga kjo botë, sa më shumë, por me kuptim e me shije njerëzore.
Do ishte fatale të thoshte dikush se gjithë njerzit e "Titanikut" u hodhën për qejf në oqean, provuan vuajtjet, vdekjen.
Ç’ ironi na sjell jeta ! Unë u gabofsha, por më duket se anija jonë është duke u mbytur e ne s’kuptojmë gjë. Kapiteneria duhet të japë "SOS" .
Një mëndje e ndritur ka shkruar : Lufta psikologjike është me e keqe se sa lufta në front. Plagët e shpirtit shërohen shumë me vonesë , se sa ato të trupit, ose nuk shërohen fare. Errësira e mëndjes është më e pa depërtueshme se sa errësira e natës.
Është shum kollaj të shkatërrosh. U shkatërrua Troja për nëntë ditë, sipas legjendës. Sotë, në kohën e sotme, u shkatërruan kullat binjake të Amerikës sa hap e mbyll sytë. Por ka pyetur njeri se sa u desh ti ndërtonin ? Dhe ka njerëz të prirur për këtë punë, këtë nuk e mohojmë.
Gjejnë shesh pa bëjnë përshesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 47
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

SHIJA DHE ESTETIKA Empty
MesazhTitulli: Re: SHIJA DHE ESTETIKA   SHIJA DHE ESTETIKA EmptyTue Oct 14, 2008 12:21 am

Populli latin thote: Per la gusta,non diskuta, qe do te thote per shije nuk do te diskutohet. Por sdo mend se qdo gje e bukur eshte sinonim i nje shijeje te nivelit te larte. Eshte atribut i njerzve te rralle, por sdo te thote se smund te huazohet ne forme shprehije.
Per te kuptuar kete me lehte duhet te dini se secili ka shijen e vet dhe nuk diskutohet per te, pak kush din te zgjedh gjera te bukura dhe shumekush di ti shijoj shijet.
Me nderime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

SHIJA DHE ESTETIKA Empty
MesazhTitulli: Re: SHIJA DHE ESTETIKA   SHIJA DHE ESTETIKA EmptyTue Oct 14, 2008 5:54 pm

Luki shkruajti:
Populli latin thote: Per la gusta,non diskuta, qe do te thote per shije nuk do te diskutohet. Por sdo mend se qdo gje e bukur eshte sinonim i nje shijeje te nivelit te larte. Eshte atribut i njerzve te rralle, por sdo te thote se smund te huazohet ne forme shprehije.
Per te kuptuar kete me lehte duhet te dini se secili ka shijen e vet dhe nuk diskutohet per te, pak kush din te zgjedh gjera te bukura dhe shumekush di ti shijoj shijet.
Me nderime


Që do të thotë ???? As mish...as peshk!!!
Si nuk u diskutuaka për shije,kur shijen e çdo gjëje e kërkojnë të gjithë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SHIJA DHE ESTETIKA Empty
MesazhTitulli: Re: SHIJA DHE ESTETIKA   SHIJA DHE ESTETIKA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHIJA DHE ESTETIKA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: