Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ishte FAN NOLI?

Shko poshtë 
+20
xhema
feride
gjakushi
Alberti
ELIE
Nezir Myrta
rolling
katunariplak
Luki
Beton
Eva0506
Kasper
Ago Muji
Leka i Madh
Albea
Guximi
zeriatdheut
el43
istogalia
Pirro i Epirit
24 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyWed Oct 15, 2008 1:03 pm

As Konicen, as Nolin nuk mund ti ule askush poshte, e sidomos kete te dytin o i nderuari Nezir Myrta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyWed Oct 15, 2008 1:05 pm

 
Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.


Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Alberti
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 20
Registration date : 26/04/2008

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptySat Oct 25, 2008 9:22 pm

Fan Noli ishte ndre figurat me te qmuara kombtare

keni hapur nje tem te qelluar,Fan Noli ishte nje nder Mbretet me Te Menqur qe kishet populli yn..


Wec Bashkim Kombetar..fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 12:16 am

Theofan Stilian Noli ose siç njihet ndryshe Fan Noli, ishte atdhetar, demokrat, burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Ai ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar për Shqipërinë dhe thesarin e kulturës kombëtare.


Jeta

Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stiliani, ndonëse trashëgoi një pronë tokë, nuk u mor me bujqësi, po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht. Por me shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor. Më 1900 vajti në Greqi, me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarë. Studime nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira të mërej me dramaturgji. Më 1903 kaloi në Egjipt, ku zuri punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë, njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikë, përkthen greqisht »Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet« të Sami Frashërit. Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon në Bachelor of Arts. Në fund të jetës së tij shkon në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdale, vdiq më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.
Tituj të veprave * Album - vëllim vjershash - 1948 * Historia e Skënderbeut - 1921 * Autobiografia - 1960 * Israilitë e Filistinë - dramë * Betoveni dhe Revolucioni francez



Veprimtaria Patriotike

Më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patroitët, Noli u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovenistëve grekë. Bëri punë krahu si punëtor në një fabrikë sharre, si pjatalarës etj. Megjithëse nuk kishte bindje të forta fetare, u dorëzua prift më 1908 dhe filloi luftën për shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bërë shërbesa shqip, duke shqipëruar libra fetare etj. Kjo gjë, për atë kohë, kishte rëndësi politike, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve shoviniste greke te shqiptarët me besim ortodoks. Ndërkohë, bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federaten pan-shqiptare Vatra.

Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përseri shkoi në SHBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë Historia e Skënderbeut. Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve 20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjërë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjës dhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, pas ngadhnjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u çua gjer në fund. Noli me shokë treguan butësii. Revolucioni u thye nga bashkëveprimi i reaksionit të brendshëm dhe me forca te huaj. Më 24 dhjetor 1924, Noli mori udhën e mergimit politik dhe s'u kthye më në Shqipëri.


Në Mërgim

Fillimisht u vendos përkohësisht në Vjenë. Regjimi zogist e dënoi me vdekje në mungesë. Në periudhën 1925-1930, krahas veprimtarisë politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipëroi disa kryevepra të letërsisë botërore, me hyrje kritike, botoi artikuj të mprehtë për mbrojtjen e Revolucionit Demokratik të Qershorit, për denoncimin e regjimit zogist dhe të reaksionit ndërkombëtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos përfundimisht në SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri Historisë së Skënderbeut, nxori në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një Autobiografi të shkurtër mjaft tërheqëse. Vëllmin me vjersha Album u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha të fundit orgjinale dhe një tok shqipërime vjershash të poetëve të njohur.

Tituj të veprave * Album - vëllim vjershash - 1948 * Historia e Skënderbeut [2] - 1921 * Autobiografia - 1960 * Israilitë e Filistinë - dramë * Betoveni dhe Revolucioni francez.

Ketu jane 2 video me fjalimin e Nolit para shoqates shqiptaro - amerikane Vatra ne vitin 1962.


Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Default Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Default
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 1:09 am

Figura poliedrike e Nolit është aq domethënëse për ne, si ozoni për mushkëritë.
Falnderoj të gjithë postuesit që hapin driten e shkëlqimit të tij. Me këtë rast e publikoj këtë poezi të shkëputur nga libri Për sa legjenda flet historia, të botuar në egzil më 1992, në Biel- Bienne nga shtypshkronja Pjetër Bogdani !

NOLI SYRGJYN E JEHONË LARGËSIE


Tungjatjeta Nol!
Tungjatjeta!
Përgjigjet poeti!
E do Atdheu –
Se do pushteti !

E ndjekin përbindshat
U ndihmon sllavia
Dhe Noli syrgjyn
Jehonë – nga largësia !

Me plagën në zemër
Për Baba Bajramin
Për Luigj Gurakuqin
Dhe për Vatanin!

Thik’e pikë përpëlitet
Në shtigje të Amerikës
Krishti pa kamxhik
Burim i lirikës!

Vajton e këndon poeti :
- Ku mbet vatani,
- Ku mbet mileti ?
Dhe këputet një ditë –
Bie !
Noli syrgjyn
E jehonë largësie !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptySun Jan 31, 2010 12:12 am

Tradhëtar, ti na nxive, na le pa atdhe,
ti na çthurre, na çkule, na çduke çdo fè.
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!


Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyMon Feb 01, 2010 11:18 pm

FANOLI ishte nji atdhetar i devotshem por nuk i zgjati sepse greket e rezun nga pushteti sepse nuk ishte tradhtar dhe e leshoj faqe bardh, dhe tash e njef historija, e jo si kta servilet e sodit qe edhe mamin vet e shesin se leje atdheun!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyTue Feb 02, 2010 10:18 am

Ka pasur gabime edhe ky bile trashanike sepse ne kohen gjashte mujore sa ishte ne pushtet,kur ne rusi qeverija ruse vrau popullin e vete,ndrokombetaret u mblodhen dhe vendosen qe rusin ta rrafshoin per toke,dhe Noli u ngrite dhe e kundershtoi kete vendim dhe sot Rusia kundra shqiptareve e vete po rrone Rusia bashk me serbin dhe spiunet shqiptar po na qeverisin si me shkie si pa ta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyMon Feb 15, 2010 9:27 pm

Po ky nuk pa punet e fese ,por u mor dhe me politike dhe donte ta conte shqipnine ne rusi sic e beri me vone halabaku hoxha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyMon Feb 15, 2010 11:51 pm

Esht edhe normal se asht otodox dhe rusija ka qen superfoqi botrore ne at koh, meju kundervy nji superfuqije duhet edhe te kesh bith dhe kOK e ne skem as njeren e as tjetren!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyTue Feb 16, 2010 10:44 am

ishte shqipztari i pare qe formoi nje shtet demokratik ,shqiptare ne evrope.
Po siqe shajne Ismajl qemajlin tradhtaret hardutet serbe grek italian shajne edhe fan Nolin naimin etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptySat Feb 20, 2010 4:11 pm

Po nuk shau kush Ismail Qemalin e as Naimin,po ky Nuli nuk ishte ma i imire se Fishta per fe e atdhe,por nji prift qe u perziente ne politike si Pavle, Janullatosi.Nuli donte ta linte shqiperine nen autoqefaline greke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptySat Feb 20, 2010 4:24 pm

pot te donte ta linte shqiprin nen autoqifalen greke pse pra me ndihmen e grekeve dhe u rrxua nga pushteti, kto jan intriga sikur sod se ibrahim shalla dojke pavarsi nen serrbi, se esht udbash nr1. esht dhe zogut po ndreqin permendore,udbashi sala,e me rradh......etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
liridon
Fillestar/e
Fillestar/e
liridon


Male
Numri i postimeve : 1
Age : 33
Vendi : vushtrri
Registration date : 22/02/2010

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyWed Feb 24, 2010 4:42 pm

ku nuk osht edhe aq hero si me ndoj te gjith sepse kur njeri don diqka rrina afer saj me trup e me zemer e jo veq me fol se nuk osht veshtir me fol duke qen ul e vllaznit e tij shqiptar ne kosov ishin duke u persekutu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyWed Feb 24, 2010 5:29 pm

tregoni vetum nji atdhetar shqiptar te 100% nuk ka, por Noli ka qen objektiv mjafton, per nji patriot........etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Angela
Fillestar/e
Fillestar/e
Angela


Female
Numri i postimeve : 33
Age : 38
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/03/2010

Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 EmptyTue Mar 02, 2010 9:05 pm

Fan Noli nje nga figurat me te shkelqyera te Historise Shqiptare, ai qe i sjell Shqiperise gjithnje krenari dhe nder per faktin qe ai talent i gjithanshem, ai patriot dhe njeri i politikes, ai erudit dhe njohes i mrekullueshem i kultures dhe historise boterore eshte nga gjaku yne, dmth shqiptar. Fan Noli u vetesakrifikua duke u bere prift, duke ju perkushtuar ne kete menyre Atdheut te tij, ne momentin nga me delikatet kur duhej te vendosej autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare. Punen e madhe titanike qe kreu Fan Noli ne kete pike, sot e shohim te shkelur dhe te neperkembur, perderisa ne krye te Kishes eshte nje grek uzurpator.

Fan Noli eshte nje nga figurat me te famshme demokratike te Historise Shqiptare. Qeveria e tij e ardhur ne fuqi me Revolucionin e 1924 eshte nje nga qeverite me programin me demokratik, modeli i saj nuk njohu suksesin per shkak te kufizimit dhe deshires per mosperdorim te dhunes nga ana e Nolit. Keshtu qe Ahmet Zogu me ndihmen e serbeve, te cileve ju shiti Shen Naumin, mundi ta rrezonte me tradheti dhe me ndihmen e armiqve te Shqiperise.


Hymni i flamurit
(Fan Noli)

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ishte FAN NOLI?
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» KUSH ISHTE ALI AMETI
» Kush ishte Shyt Mareci?
» Kush ishte Mustafë Hoxha ?
» ''Kush ishte komandant Drini''

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: