Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Çamëria

Shko poshtë 
+12
murturi
Agrone
Eva0506
Xili
petritkola
Delia
Parapsikologu
rolling
Orfe@
rroni
Ago Muji
Sofra
16 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptySun Dec 21, 2008 7:25 am

Çamët, marshim me flamuj amerikanë

Çamëria është jona!”, “Duam pronat tona!”… Me këto parulla në duar, të shkruara në tri gjuhë; shqip, anglisht dhe greqisht, duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe amerikanë, qindra çamë nisën marshimin tradicional të tyre në përkujtim të viktimave të genocidit grek, shënuar 63 vite më parë. Marshimi i organizuar nga shoqata politiko-atdhetare “Çamëria” dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, nisi rreth orës dhjetë të ditës së djeshme, në fshatin Kallogjerë të komunës Xarë (Sarandë). Pikërisht në këtë fshat u vendos memoriali në përkujtim të viktimave të genocidit grek si dhe u hodhën mijëra lule. Më pas, çamët e ardhur nga të gjitha zonat e Shqipërisë morën rrugën drejt pikës kufitare të Qafë-Botës, rrugë e cila është përshkruar prej tyre në vitin 1944, kur grekët i dëbuan nga trojet etnike, me anë të dhunës, vrasjeve, therjeve dhe shfarosjeve. Njëzëri çamët kërkuan që qeveria shqiptare dhe greke të njohin të drejtat e tyre, si dhe t’u rikthejnë pronat. Duke mos pasur mundësinë për të shkuar në vendin e të parëve, çamët që kishin mbërritur në Qafë-Botë u kthyen në drejtim të maleve të Çamërisë dhe për disa minuta me radhë përshëndetën me dorë, me shpresën se një ditë çështja e tyre do të marrë zgjidhje.

Çamëria - Faqe 2 Gostivar


Marshimi

Të ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, marshimin e tyre tradicional çamët do ta nisnin nga fshat Kallogjer i komunës Xarë, fshat në të cilin ndodhet një varr masiv me të parët e tyre. Në këtë fshat u inaugurua dhe memoriali në nder të viktimave të 66 vjetëve më parë. E veçanta e memorialit ishte se përbëhej nga katër gurë horizontalë, që simbolizonin katër vilajetet shqiptare si dhe një gur vertikal që simbolizonte Shqipërinë. Marshimi nuk do të ndalej këtu. Çamët nuk do t’i kthente mbrapsht as vapa përvëluese, as ndonjë arsye tjetër e fortë që të përshkonin rrugën që bënë të parët e tyre të dëbuar me forcë nga trojet etnike. Për afro një orë, duke protestuar në mënyrë paqësore për të drejtat e tyre, ata mbërritën në pikën Kufitare të Qafë-Botës, ku përveç lotëve, nuk munguan as minutat e heshtjes për nder të atyre që nuk jetojnë më. Qëllimi i kësaj përpjekjeje për njohjen e të drejtave dhe rikthimin e pronave të mohuara padrejtësisht është që të “zgjohet” jo vetëm vëmendja e qeverisë shqiptare dhe asaj greke, por edhe vëmendja e ndërkombëtarëve.


Aktiviteti do të vazhdojë në Tiranë, ku përveç të tjerash çamët i kanë bërë thirrje kryepeshkopit Janullatos, të jetë i pranishëm në aktivitetin e së martës që do të zhvillohet në kryeqytet dhe të mbajë një meshë në përkujtim të mijëra viktimave të genocidit grek ndaj popullsisë çame. Në protestën e djeshme të çamëve ishin të pranishëm politikanët Pëllumb Xhufi, Shpëtim Idrizi, Bujar Leskaj, si dhe krerët e komuniteteve fetare, si Arqipeshkvi katolik, Rrok Mirdita dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për mbajtjen e një ceremonie fetare në përshpirtje të viktimave të genocidit grek kundër popullsisë çame.


Marr nga FLOART-PRESS at
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptySun Dec 21, 2008 3:38 pm

Sofra të lumt për kto Shkrime je i madh vetëm vazhdo se kshtu i ndihmohet Kombit (e jo me vrape pas kotlluqeve dhe korrupcinit siq po bëjn sod shumica e udhheqësve kishe politike )
Qështja e Qamve është me të vërtet një plag e rand që i dhemb qdo Shqiptari dhe duhet tju tregojm botës se me të vertet ishte dhe po bëhet edhe sod gjrnocid në mes të Ballkanit e që po thuajse të gjith e dij por i kan fut veshët ne leshë e ata që duhet të ngrejn zërin jan ende në gjum të thell dhe skan koh të mirren me kso qështje madhore por mirren me dollavere ,

Vazhdo Sofra je i madh Bravo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptySun Dec 21, 2008 3:50 pm

Ja disa klipe që flasin për masakrat greke nbi Populsin e pa fajshme.

Çamëria - Faqe 2 Default Çamëria - Faqe 2 Pixel-vfl73

Zëri Në Kërkim Të Çamërisë 2/6
Çamëria - Faqe 2 Default Çamëria - Faqe 2 Pixel-vfl73



1/6 - PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAM


Çamëria - Faqe 2 Default Çamëria - Faqe 2 Pixel-vfl73 3/6 - PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAM
Çamëria - Faqe 2 Default Çamëria - Faqe 2 Pixel-vfl73Zëri Në Kërkim Të Çamërisë 4/6



Çamëria - Faqe 2 Default Çamëria - Faqe 2 Pixel-vfl73



Zëri Në Kërkim Të Çamërisë 5/6

Çamëria - Faqe 2 Default Çamëria - Faqe 2 Pixel-vfl73 Zëri Në Kërkim Të Çamërisë












Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyTue Dec 23, 2008 5:05 pm

Faleminderit Trëndafile, më bëhet qefi që ke arritur t'i lexosh këto shkrime me shumë vlerë.
Mua më kanë bërë përshtypje edhe fotografitë të cilat me sa duket i patë kërkuar Mërgimtari të jenë me këtë format, nga të cilat disa fotografi i kam postuar te tema "Fotografia Shqiptare".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptySun Dec 28, 2008 3:55 am

Çamëria - Faqe 2 Janina_xhamia_03

HISTORIA E ÇAMËRISË

- Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke). Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranopi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ç'tju thotë, pasi në praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni në Çamëri". Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve aleate dhe Qeverisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim përfaqësuesve të Çamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë.
Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Çamëria u çlirua, popullsia çame që gjendej afër kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945, çeta të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame. Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë dhe më 13 mars 1945 kishin shpërthyer një terror në Filat si rezultat i të cilit ishin vrarë 70 vetë. Sasia e emigrantëve që u kthyen në tokat dhe shtëpitë e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siç pohojnë dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekëve nuk u provokua nga shqiptarët, por i ishte rezultat i "vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekëve në këtë rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një politikë të përcaktuar mirë të Qeverisë Greke, e cila tani e kishte shtrirë plotësisht autoritetin e vet në të gjithë vendin edhe në këtë rajon.

Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë që u mbajt në shtator të vitit 1945 miratoi një rezolutë të cilën ia dërgoi Konferencës së Ministrave të jashtëm të vendeve aleate, në të cilën vihej në dukje se "Në kohën e okupacionist nazist, ndërsa luftëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi, të ikuraduar me forcat e rezistencës së popullit grek po luftonin ashpërsisht kundër okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste të Zervës të komanduara prej vetë këtij gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës pas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra qytetarë dhe fshatarë çamër nga të gjitha shtresat shoqërore". Kongresi, duke iu referuar Kartës së Atlantikut, kërkoi jo vetëm kthimin e emigrantëve çamë në trojet e veta, por edhe "sigurimin e të drejtave të barabarta të minoritetit shqiptar në Greqi me pjesën tjetër të popullit grek, ashtu siç e gëzonte minoriteti grek në Shqipëri".

Në fund të nëntorit 1945, përfaqësuesit e emigrantëve çamë i dërguan një letër zëvendëssekretarit të Jashtëm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinën dhe kërkuan që ai të ndërhynte pranë Qeverisë Greke për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe si më parë, atyre nuk iu dha ndonjë përgjigje. Këtë herë, Komiteti Antifashist Çam garatimin e të drejtave të minoritetit shqiptar si qytetarë të lirë e mbështeste jo vetëm në Kartën e Atlantikut, por edhe në Konferencat e Teheranit, të Jaltës dhe të Potsdamit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyMon Dec 29, 2008 4:21 am

Misioni i Tahir Abazit dhe ndarja e madhe mes races shqiptare.

Ne Tetor te vitit 1821 trupat otomane te Khurshid Pashes ariten te mernin kalane e Litharices. Edhe kete rradhe tradhetia beri punen e vete, dorezoi ne dore te Otomaneve keshtjellen e Litharices. Vetem Janina dhe Cameria po mbanin akoma gjalle shpirtin e rrezistences. Pashai i Janines dhe shqiptaret e tij besnike, te vetem po benin te pa munduren per realizimin e endres se tyre per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare.(1) Perpjekjet e shumta te shqiptarve per te fituar perkrahjen e shteteve te fuqishme Evropjane dhe Rusise, kishin deshtuar. As oferta e Aliut per tu kthyer i Krishtere nuk kishte aritur ti bente per vete keto shtete.(2).Rusia, Anglia dhe Franca nuk ishin te interesuara te ndihmonin kryengritjen e shqiptarve. Keto shtete te fuqishme kishin filluar prej kohesh procesin e ndertimit te kontureve te shtetit te ri Greko-Bizantin. Evropa e krishtere nuk mund te pranonte qe ne zemer te Evropes te ngrihej nje shtet i Ri me shumice muslimane. Keshtu, shqiptaret dhe udheheqesi i tyre Ali Pash Tepelena kishin ngelur te vetem, pa perkrahje, perballe hordhive te shumta Otomane dhe rezistenca e tyre po shuhej ngadale para syve indifferente te Evropes.

Mbas renjes se Litharices dhe avancimit te trupave Otomane rrethe mureve te Janines, ne kampin e kryengritesve greke kishte rene alarmi. Reziku i shpartallimit te rezistences te Ali Pashe Tepelenes dhe forcave te tij besnike, do te sillte ndryshimin e ballancave te luftes ne favore te Otomaneve, dhe mbi kryengritesit greke do te binte gjithe fuqia e zjarit te detashmenve Otomane qe deri ne kete kohe fuqine e tyre ushtarake e kishte perqendruar ne goditjen perfundimtare kunder Janines per te shkateruar njehere e pergjithmone rezistencen e fundit te Ali Pashes dhe shqiptarve te tij. Per Sulltan Mahmudin qendresa e Aliut ishte me e rezikshme se sukseset e para te kryengritesve greke dhe duhej shkateruar pa tjeter per ti dhene nje mesim te mire te gjithe vasalve te tjere qe mund te guxonin e ngrenin krye kunder Perandorise Otomane. Por nuk qe vetem kjo arsyeja e vetme e shqetesimit greke dhe udheheqesit te tyre Mavrokondatos. Thesari i Ali Pashes pas pushtimit te Janines mund te binte ne dore te Hkurshid Pashes dhe kjo gje ishte nje humbje e madhe per greket qe pretendonin se mund te perfitonin te paret nga ky raste. Greket mendonin se mbas thyerjes se rezistences se Janines, Ali Pasha me gjithe besniket dhe thesarin e tij mund ti bashkoheshin rradheve te kryengritesve greke dhe keshtu ata (greket) mund te beheshin direkte trashegimtaret e ketij thesari dhe te financonin kryengritjen e tyre 3) Keto arsye e kishin detyruar Mavrokondatos dhe kapedanet e tjer greke te hynin ne bisedime te shpejta me Pashain e Janines. Nje aleance e perbashket mes Ali Pashes dhe grekeve mund ti zgjaste akoma jeten rezistences se Janines, por dhe kryengritesit greke dilnin te fituar se mbanin large vetes se tyre zjarin e detashmeneve Otomane. Kjo aleance e Re mes kryengritesve greke dhe Ali Pashes do t'ju krijonte mundesine kryengritesve greke qe te mbanin te angazhuara ne luftime rrethe mureve te Janines forcat e shumta te Hkurshid Pashes. Kurse ne anen tjeter, vete greket do te ishin te lire ne synimin e tyre finale per ngritjen e shtetit te ri Greko-Bizantin. Nje strategji e perkryer qe favorizonte vetem greket dhe jo shqiptaret. Nje tjeter dinakeri greke e rradhes.

Mbas shkembimit te disa mesazheve me te rrethuarit e Janinens dhe kryengritesve greke u arite marveshja qe nje perfaqesi e shqiptarve te Ali Pashe Tepelenes te takoheshin ne Mesollogji me perfaqesuesin e kryengritesve greke Mavrokondatos . Nje sulm i perbashket mes trupave te Aliut dhe kryengritesve greke, hapi nje shtege kalimi per perfaqesuesit e Janines qe do te shkonin ne Mesollogji.

Tahir Abazi, Ago Bashiri dhe Aleks Nuco u cakruan nga Ali Pasha te perfaqsonin Pashain e Janines ne bisedimet e Mesollogjise me kapedanet e kryengritesve greke dhe kryetarin e tyre Mavrokondatos (3)

-Tahir Abazi ishte caktuar kryetari i kesaj perfaqesie dhe ishte nje nga gjeneralet me besnike te Aliut. Per nje kohe te gjate Ministr i Policise dhe Sherbimit Secret te Ali Pashes. Nje besimtar i devotshem qe adhuronte dhe nderonte fene e tij, por respektonte dhe besimin e te tjereve. Te gjitha keto veti te vyera i kishin dhene Tepeleniotit Tahir Abazi nje reputacjone te pa diskutueshem jo vetem mes shqiptarve por dhe mes kapedaneve greke. (nje pjes te mire te tyre Abazi i kishte njohur kur ata i sherbenin Ali Pashes).

-Ago Beshiri, nje tjeter gjeneral trim dhe besnik i Ali Pashes, vinte nga rethinat e Gjirokastres.

-Aleks Nucos; shqiptar i krishter Rumeliote. Sekretar personal i Ali Pashes. Mbas vdekjes se Aliut u bashkua me kryengritjen greke. Me 1824 caktohet Gavernor civil i Greqise Lindore dhe mere nen kontrollin e tij financat... Mik i ngushte me Koletis dhe Mvrokondatos, dy armiqeve me te betuar kunder Odise Andrucos. Aleks Nucos bashke me suliotin Kristo Palaska te paguar nga greko-fanaroiotet Mavrokondatos dhe Koletis u perpoqen te eleminonin Odise Andrucon, por u zbuluan nga Andruco qe ishte vene me kohe ne dijeni te kurthit te grekeve dhe te dy keta u egzekuan nga dora e Andrucos(4) Keshtu mbaroi dhe jeta e sherbetorit besnik te grekeve Aleks Nucos.


Rruga per ne Mesollogji ishte nje rruge e gjate dhe me te papritura te shumta. Nje rruge qe ndau perfundimishte shqiptaret muslimane (besnike te kauzes se Ali Pashes per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare), nga shqiptaret e krishtere qe ju bashkuan kauzes Greke dhe luftuan per Greqine dhe ngritjen e Perandoris Bizantine. Pershtypjet e para te Tahir Abazit ne Mesollogji, ishin perkrahja e gjere e grekeve ne kryengritje dhe anarshija e madhe qe egzistonte mes trupave te tyre.(5).Nga bisedat e ndryshme me greket ,Tahir Abazi kuptoi qarte se lufta e kryengritesve greke nuk ishte nje lufte per liri, por ishte nje lufte fetare per shkaterimin e Perandoris Otomane dhe krijimin e Perandoris Greko- Bizantine. E gjith kjo levizje ishte nxitur nga Rusia qe me mbrapa do te dilte hapur ne synimin e saj dhe do te udhehiqej nga vete c**** Aleksander(6) . Kete ide, Tahir Abazi e hasi tek te gjithe kapedanet greke, por e degjoje dhe nga vete goja e Mavrokondatos. Ne kete kohe u cfaqen fillimet e para te ndarjes se madhe mes races shqiptare... Me perjashtim te Marko Bocarit dhe perkrahesve te tij qe i kishin ngelur akoma besnik kauzes se Ali Pashes , Tahir Abazi pa mes kryengritesve greke dhe nje pjese te Sulioteve qe ishin bashkuar kauzes Greko-Bizantine. Por ajo qe e shqetesoi me shume dhe i dha funde pergjithmone ndarjes se madhe mes races shqiptare, ishte momenti kur Tahir Abazi kaloi mes Vrakohorit dhe aty pa me syte e tij masakrat greke kunder muslimaneve. Shtepite dhe Xhamite e tyre ishin shkateruar e djegur plotesishte. Me qindra trupa viktimash muslimanesh mbulonin vendin . Trupat e viktimave gjysem te kalbura, ishin lene jashte (te pa varosura) e te coptuara nga qente. Femrat muslimane ishin kthyer ne skllave dhe sherbenin gjysem te xhveshura neper shtepit e grekeve.(7) Vendi ishte kthyer ne nje sketere ku greket gjakatare kishin cfarosur gjithcka qe s’ishte Bizantine. Tahir Abazi i indinjuar nga gjithecka qe i pane syte dhe degjuan veshet i drejtohet doktorit Italjan qe e kishte njohur dikur ne Janine dhe i thote: “I dashur mik, kjo lufte qe po bejne greket nuk eshte nje lufte per liri, por eshte nje lufte per vdekje e dy feve qe do te vashdoi gjate ”(Cool. (Doktori Italjan ishte siciljani Vitali, nje vegel e qeverise greke qe me porosi te tyre fallcifikoi egzaminimin e vdekjes se shqiptarit Odise Andrucos). Pas thenies se tij profetike, Tahir Abazi i indinjuar nga gjithcka qe pa dhe degjoje mes kryengritesve greke: Nuk e pranoi marveshjen, nderpreu menjehere ndihmen financjare per kryengritesit greke dhe u nise drejt Epirit ku e prisnin forcat e tij besnike.(9)

Ne Epir dhe Cameri vepronte nje force ushtarake prej 3000 shqiptaresh besnike te Ali Pashes dhe kauzes se tij per nje Epire te pa varur dhe Shqiptare. (10) Muslimane dhe te krishteret shqiptare ishin bashkuar se bashku dhe po ju jeptnin goditje te njepasnjeshme trupave Otomane ne Epir. Dy kapedanet Suliote Marko Bocari dhe Dhimo Dragua me 200 perkrahesit e tyre ishin pjese e ketij informacjoni. (11) Pjesa tjeter perbehej me shqiptaret muslimane te udhehiqur nga nje shpure komandantesh si: Ago Beshiri dhe i biri i tij Muktar Beshiri qe ndryshe e quanin dhe ( Vule vendosesi). Elmaz Jace Beu (Cam) me 1500 trupat e tij . Elmaz Jace Beu ishte kapiten i Ali Pashes dhe ishe guvernatori i Artes. Nje tjeter komandant qe vepronte bashke me Suliotet ishte dhe djali i camit Murto Salikut qe drejtonte ne kembe te babajt te tij . Pas thyerjes se rezistences se Sulit, Murto Saliku ishte caktuar nga Ali Pasha Guvernator i Sulit. Me bashkimin e Sulioteve me Ali Pashen, M. Saliku me urdher te Aliut dorzoi Kalan e Livadhjase ne dore te Suliotve. Nje tjeter komandant me ze ishte dhe tepelenioti tjeter Seliktar Poda, ose si i thoshin ndryshe (shpate xhveshuri) Ketu bente pjese dhe nje nga djemte e Tahir Abazit. Komandant i pergjithshem i kesaj trupe besnikesh te Ali Pashes ishte plaku i mencur Tepeleniote Tahir Abazi qe ne kete kohe bashk me Ago Beshirin ndodheshin ne Mesollogji ne bisedime me kryengritesit greke dhe kryetarin e tyre Mavrokondatos. (12)

Trupat besnike te Pashait te Janines kishin mare urdherin te pastronin Epirin nga Seraskenet Otomane. Te ndare ne dy grupe, njera e udhehequr nga Suliotet Marko Bocari, Dhimo Drakua dhe djali i Camit Murto Saliut kishin sulmuar rrethinat e Prevezes dhe i kishin dhene nje goditje te rende Otomaneve. Edhe detashmenet Otomane te ctacjonuara ne Vrakohor dhe Dervicane ishin mundur dhe terhequr ne panik ne drejt qytetin e Artes. Ne Juge Perendim te Camerise ku vepronin forcat e tjera shqiptare, Otomanet kishin pesuar te njejtin fate. Ne qytetin e Artes kishin mbeter te rrethuar pa asnje rruge shpetimi kater Pashallaret Otomane me gjithe forcat e tyre. Hasan Pasha me trupat e tij ishte mbyllur brenda mureve te pallatit Arcipeskopal te qytetit... Ismail Pasho Beu ishte fshehur brenda Xhamis se qytetit. Ne nje tentative per te care rrethimin Ismail Pasho Beu gati sa nuk u zu rrobe nga shqiptaret. Ismail Plasa ishte fshehur neper shtepit poshte keshtjelles se qytetit. Kurse Jeniceri Kara Ali Baba kishte zene fortesen komanduse brenda kalase se qytetit. (13) Ne keto kushte qe ishin katandisur trupat Otomane ne Epir , atoriteti i Sulltan Mahmudit po konsiderohej i vdekur. Trupave Otomane dhe kater Pashallaret e fshehur brenda qytetit te Artes ju kishte mbetur vetem nje rruge: Ose te dorzoheshin pa kushte, ose i priste vdekja e sigurte. Shqiptare kishin pregatitur sulmin perfundimtare dhe po beheshin gati te sulmonin qytetin. Ne ndihme te Sulioteve dhe camit Murto Salikut kishin ardhur dhe kapedanet Kariskaqi, Kotelidas dhe 100 perkrahes te tjere greke te udhehequr nga Fotomara dhe Makrijani.(14) Kurse pjesa tjeter e forcave shqiptare perbehej e gjitha nga shqiptaret muslimane te udhehequra nga Elmaz Jace, Muktar Beshiri, etj. Sulmi filloi dhe gjysma e qytetit ra ne doren e shqiptarve. Marko Bocari per ti ndaluar luftetaret e tij qe te mos humbisnin pas plackes se luftes i vuri zjarin gjysmes se qytetit.(15) Ne kete kohe mberiti nga Mesollogjia dhe Tahir Abazi me Ago Beshirin qe dha urdher te nderpritej menjehere ofensiva kunder qytetit te Artes.

Ne takimin me trupat e tij Tahir Abazi u shpjegoi shqiptarve gjithcka qe kishte pare dhe degjuar mes kryengritesve greke ne takimin e tij te Mesollogjise. Lufta e shqiptarve ishte nje lufte per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare dhe nuk kishte asgje te perbashket me luften fetare te grekeve. Shqiptaret dhe lufta e tyre nuk duhej te kthehej ne nje instrumente ne dore te grekeve per te krijuar Greqine-Bizantine. Lufta e grekeve behej per cfarosjen e muslimanizmit dhe s'kishte asgje te perbashket me luften e shqiptarve. Shqiptaret muslimane nuk mund te perkrahnin vrasesit e muslimanve shqiptare. Keto ishin fjalet e Tahir Abazit qe ju beri te ditur trupave te tij.(16)Tahir Abazi u perkrahe ne mendimet e tij dhe nga kapedani came Elmaz Jace Beu qe kishte qene ne Tripolice dhe kishte pare me syte e tij vrasjet makabre te grekeve kunder muslimaneve. (17) Vetem djali i Camit Murto Saliku e kundershtoi kete ndarje. Murto Saliku ishte plagosur rende nga Otomanet, kjo ishte arsya e kundershtimit te kesaj ndarje nga ana e djalit te tij. (18) Ketu mori funde njehere e pergjithmone dhe ndarja e madhe mes rraces shqiptare. Suluotet u ndane nga shqiptaret muslimane dhe u kthyen ne malet e tyre te Sulit me premtimin e Tahir Abazit se luftetaret e tij kurre nuk do te sulmonin Sulin.(19) Kurse forcat greke qe kishin ardhur ne Jug te Artes u terhoqen ne brendesi te Greqise. Mavrokondota i pafuqishem per ti bere balle i vetem trupave Otomane pas ketij lajmi terhoqi trupat e tij nga Jugu i Artes dhe cfriu kunder shqiptarve duke thene se " Shqiptaret nuk e meritonin ndihmen e grekeve dhe se greket duhet te lene kockat e tyre vetem ne token greke ketu poshte Tre gurve te Zinje" (20) Kjo eshte nje deklarate qe tregonte fare qarte se ku ishte kufiri Greke.

Ne fillimi te Shkurtit 1822 tradhetia gjunjezoi perfundimishte Shqiptaret. Janina Ra. Koka e prere e Vezirit Shqiptare Ali PasheTepelena u vendose ne tepsine e argjende para pallatit te Sulltan Mahmudit. Me vdekjen e ketij Shqiptari te Madhe u shua perfundimisht dhe kauza shqiptare per nje Epir te pa varur dhe Shqiptar. Raca shqiptare u nda me dyshe. Shqiptaret musliman te mbetur pa koke, para rezikut te shfarosjes nga kryqezata Bizantine u bashkuan me Otomanet dhe u tjetersuan ne "Arnaute” dhe luftuan per gjysemhenen dhe Perandorin Otomane. Kurse te krishteret shqiptare te “greqise” nen presjonet e shumta fetare, (cplarejen e trurit me dogmen obskuratiste bizantine) dhe trysnine e tiranise greke u tjetersuan ne Fillo-Helene qe luftuan per kryqin dhe ngritjen e shtetit te ri Greko-Bizantin. Do te duheshin edhe 90 vjete te tjera qe shqiptaret te kujtoheshin per shtetin e tyre te pa varur dhe Shqiptar.

Nga Arber Thesproti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyMon Dec 29, 2008 4:21 am

Misioni i Tahir Abazit dhe ndarja e madhe mes races shqiptare.



Ne Tetor te vitit 1821 trupat otomane te Khurshid Pashes ariten te mernin kalane e Litharices. Edhe kete rradhe tradhetia beri punen e vete, dorezoi ne dore te Otomaneve keshtjellen e Litharices. Vetem Janina dhe Cameria po mbanin akoma gjalle shpirtin e rrezistences. Pashai i Janines dhe shqiptaret e tij besnike, te vetem po benin te pa munduren per realizimin e endres se tyre per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare.(1) Perpjekjet e shumta te shqiptarve per te fituar perkrahjen e shteteve te fuqishme Evropjane dhe Rusise, kishin deshtuar. As oferta e Aliut per tu kthyer i Krishtere nuk kishte aritur ti bente per vete keto shtete.(2).Rusia, Anglia dhe Franca nuk ishin te interesuara te ndihmonin kryengritjen e shqiptarve. Keto shtete te fuqishme kishin filluar prej kohesh procesin e ndertimit te kontureve te shtetit te ri Greko-Bizantin. Evropa e krishtere nuk mund te pranonte qe ne zemer te Evropes te ngrihej nje shtet i Ri me shumice muslimane. Keshtu, shqiptaret dhe udheheqesi i tyre Ali Pash Tepelena kishin ngelur te vetem, pa perkrahje, perballe hordhive te shumta Otomane dhe rezistenca e tyre po shuhej ngadale para syve indifferente te Evropes.



Mbas renjes se Litharices dhe avancimit te trupave Otomane rrethe mureve te Janines, ne kampin e kryengritesve greke kishte rene alarmi. Reziku i shpartallimit te rezistences te Ali Pashe Tepelenes dhe forcave te tij besnike, do te sillte ndryshimin e ballancave te luftes ne favore te Otomaneve, dhe mbi kryengritesit greke do te binte gjithe fuqia e zjarit te detashmenve Otomane qe deri ne kete kohe fuqine e tyre ushtarake e kishte perqendruar ne goditjen perfundimtare kunder Janines per te shkateruar njehere e pergjithmone rezistencen e fundit te Ali Pashes dhe shqiptarve te tij. Per Sulltan Mahmudin qendresa e Aliut ishte me e rezikshme se sukseset e para te kryengritesve greke dhe duhej shkateruar pa tjeter per ti dhene nje mesim te mire te gjithe vasalve te tjere qe mund te guxonin e ngrenin krye kunder Perandorise Otomane. Por nuk qe vetem kjo arsyeja e vetme e shqetesimit greke dhe udheheqesit te tyre Mavrokondatos. Thesari i Ali Pashes pas pushtimit te Janines mund te binte ne dore te Hkurshid Pashes dhe kjo gje ishte nje humbje e madhe per greket qe pretendonin se mund te perfitonin te paret nga ky raste. Greket mendonin se mbas thyerjes se rezistences se Janines, Ali Pasha me gjithe besniket dhe thesarin e tij mund ti bashkoheshin rradheve te kryengritesve greke dhe keshtu ata (greket) mund te beheshin direkte trashegimtaret e ketij thesari dhe te financonin kryengritjen e tyre 3) Keto arsye e kishin detyruar Mavrokondatos dhe kapedanet e tjer greke te hynin ne bisedime te shpejta me Pashain e Janines. Nje aleance e perbashket mes Ali Pashes dhe grekeve mund ti zgjaste akoma jeten rezistences se Janines, por dhe kryengritesit greke dilnin te fituar se mbanin large vetes se tyre zjarin e detashmeneve Otomane. Kjo aleance e Re mes kryengritesve greke dhe Ali Pashes do t'ju krijonte mundesine kryengritesve greke qe te mbanin te angazhuara ne luftime rrethe mureve te Janines forcat e shumta te Hkurshid Pashes. Kurse ne anen tjeter, vete greket do te ishin te lire ne synimin e tyre finale per ngritjen e shtetit te ri Greko-Bizantin. Nje strategji e perkryer qe favorizonte vetem greket dhe jo shqiptaret. Nje tjeter dinakeri greke e rradhes.



Mbas shkembimit te disa mesazheve me te rrethuarit e Janinens dhe kryengritesve greke u arite marveshja qe nje perfaqesi e shqiptarve te Ali Pashe Tepelenes te takoheshin ne Mesollogji me perfaqesuesin e kryengritesve greke Mavrokondatos . Nje sulm i perbashket mes trupave te Aliut dhe kryengritesve greke, hapi nje shtege kalimi per perfaqesuesit e Janines qe do te shkonin ne Mesollogji.



Tahir Abazi, Ago Bashiri dhe Aleks Nuco u cakruan nga Ali Pasha te perfaqsonin Pashain e Janines ne bisedimet e Mesollogjise me kapedanet e kryengritesve greke dhe kryetarin e tyre Mavrokondatos (3)



-Tahir Abazi ishte caktuar kryetari i kesaj perfaqesie dhe ishte nje nga gjeneralet me besnike te Aliut. Per nje kohe te gjate Ministr i Policise dhe Sherbimit Secret te Ali Pashes. Nje besimtar i devotshem qe adhuronte dhe nderonte fene e tij, por respektonte dhe besimin e te tjereve. Te gjitha keto veti te vyera i kishin dhene Tepeleniotit Tahir Abazi nje reputacjone te pa diskutueshem jo vetem mes shqiptarve por dhe mes kapedaneve greke. (nje pjes te mire te tyre Abazi i kishte njohur kur ata i sherbenin Ali Pashes).



-Ago Beshiri, nje tjeter gjeneral trim dhe besnik i Ali Pashes, vinte nga rethinat e Gjirokastres.



-Aleks Nucos; shqiptar i krishter Rumeliote. Sekretar personal i Ali Pashes. Mbas vdekjes se Aliut u bashkua me kryengritjen greke. Me 1824 caktohet Gavernor civil i Greqise Lindore dhe mere nen kontrollin e tij financat... Mik i ngushte me Koletis dhe Mvrokondatos, dy armiqeve me te betuar kunder Odise Andrucos. Aleks Nucos bashke me suliotin Kristo Palaska te paguar nga greko-fanaroiotet Mavrokondatos dhe Koletis u perpoqen te eleminonin Odise Andrucon, por u zbuluan nga Andruco qe ishte vene me kohe ne dijeni te kurthit te grekeve dhe te dy keta u egzekuan nga dora e Andrucos(4) Keshtu mbaroi dhe jeta e sherbetorit besnik te grekeve Aleks Nucos.




Rruga per ne Mesollogji ishte nje rruge e gjate dhe me te papritura te shumta. Nje rruge qe ndau perfundimishte shqiptaret muslimane (besnike te kauzes se Ali Pashes per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare), nga shqiptaret e krishtere qe ju bashkuan kauzes Greke dhe luftuan per Greqine dhe ngritjen e Perandoris Bizantine. Pershtypjet e para te Tahir Abazit ne Mesollogji, ishin perkrahja e gjere e grekeve ne kryengritje dhe anarshija e madhe qe egzistonte mes trupave te tyre.(5).Nga bisedat e ndryshme me greket ,Tahir Abazi kuptoi qarte se lufta e kryengritesve greke nuk ishte nje lufte per liri, por ishte nje lufte fetare per shkaterimin e Perandoris Otomane dhe krijimin e Perandoris Greko- Bizantine. E gjith kjo levizje ishte nxitur nga Rusia qe me mbrapa do te dilte hapur ne synimin e saj dhe do te udhehiqej nga vete c**** Aleksander(6) . Kete ide, Tahir Abazi e hasi tek te gjithe kapedanet greke, por e degjoje dhe nga vete goja e Mavrokondatos. Ne kete kohe u cfaqen fillimet e para te ndarjes se madhe mes races shqiptare... Me perjashtim te Marko Bocarit dhe perkrahesve te tij qe i kishin ngelur akoma besnik kauzes se Ali Pashes , Tahir Abazi pa mes kryengritesve greke dhe nje pjese te Sulioteve qe ishin bashkuar kauzes Greko-Bizantine. Por ajo qe e shqetesoi me shume dhe i dha funde pergjithmone ndarjes se madhe mes races shqiptare, ishte momenti kur Tahir Abazi kaloi mes Vrakohorit dhe aty pa me syte e tij masakrat greke kunder muslimaneve. Shtepite dhe Xhamite e tyre ishin shkateruar e djegur plotesishte. Me qindra trupa viktimash muslimanesh mbulonin vendin . Trupat e viktimave gjysem te kalbura, ishin lene jashte (te pa varosura) e te coptuara nga qente. Femrat muslimane ishin kthyer ne skllave dhe sherbenin gjysem te xhveshura neper shtepit e grekeve.(7) Vendi ishte kthyer ne nje sketere ku greket gjakatare kishin cfarosur gjithcka qe s’ishte Bizantine. Tahir Abazi i indinjuar nga gjithecka qe i pane syte dhe degjuan veshet i drejtohet doktorit Italjan qe e kishte njohur dikur ne Janine dhe i thote: “I dashur mik, kjo lufte qe po bejne greket nuk eshte nje lufte per liri, por eshte nje lufte per vdekje e dy feve qe do te vashdoi gjate ”(Cool. (Doktori Italjan ishte siciljani Vitali, nje vegel e qeverise greke qe me porosi te tyre fallcifikoi egzaminimin e vdekjes se shqiptarit Odise Andrucos). Pas thenies se tij profetike, Tahir Abazi i indinjuar nga gjithcka qe pa dhe degjoje mes kryengritesve greke: Nuk e pranoi marveshjen, nderpreu menjehere ndihmen financjare per kryengritesit greke dhe u nise drejt Epirit ku e prisnin forcat e tij besnike.(9)



Ne Epir dhe Cameri vepronte nje force ushtarake prej 3000 shqiptaresh besnike te Ali Pashes dhe kauzes se tij per nje Epire te pa varur dhe Shqiptare. (10) Muslimane dhe te krishteret shqiptare ishin bashkuar se bashku dhe po ju jeptnin goditje te njepasnjeshme trupave Otomane ne Epir. Dy kapedanet Suliote Marko Bocari dhe Dhimo Dragua me 200 perkrahesit e tyre ishin pjese e ketij informacjoni. (11) Pjesa tjeter perbehej me shqiptaret muslimane te udhehiqur nga nje shpure komandantesh si: Ago Beshiri dhe i biri i tij Muktar Beshiri qe ndryshe e quanin dhe ( Vule vendosesi). Elmaz Jace Beu (Cam) me 1500 trupat e tij . Elmaz Jace Beu ishte kapiten i Ali Pashes dhe ishe guvernatori i Artes. Nje tjeter komandant qe vepronte bashke me Suliotet ishte dhe djali i camit Murto Salikut qe drejtonte ne kembe te babajt te tij . Pas thyerjes se rezistences se Sulit, Murto Saliku ishte caktuar nga Ali Pasha Guvernator i Sulit. Me bashkimin e Sulioteve me Ali Pashen, M. Saliku me urdher te Aliut dorzoi Kalan e Livadhjase ne dore te Suliotve. Nje tjeter komandant me ze ishte dhe tepelenioti tjeter Seliktar Poda, ose si i thoshin ndryshe (shpate xhveshuri) Ketu bente pjese dhe nje nga djemte e Tahir Abazit. Komandant i pergjithshem i kesaj trupe besnikesh te Ali Pashes ishte plaku i mencur Tepeleniote Tahir Abazi qe ne kete kohe bashk me Ago Beshirin ndodheshin ne Mesollogji ne bisedime me kryengritesit greke dhe kryetarin e tyre Mavrokondatos. (12)



Trupat besnike te Pashait te Janines kishin mare urdherin te pastronin Epirin nga Seraskenet Otomane. Te ndare ne dy grupe, njera e udhehequr nga Suliotet Marko Bocari, Dhimo Drakua dhe djali i Camit Murto Saliut kishin sulmuar rrethinat e Prevezes dhe i kishin dhene nje goditje te rende Otomaneve. Edhe detashmenet Otomane te ctacjonuara ne Vrakohor dhe Dervicane ishin mundur dhe terhequr ne panik ne drejt qytetin e Artes. Ne Juge Perendim te Camerise ku vepronin forcat e tjera shqiptare, Otomanet kishin pesuar te njejtin fate. Ne qytetin e Artes kishin mbeter te rrethuar pa asnje rruge shpetimi kater Pashallaret Otomane me gjithe forcat e tyre. Hasan Pasha me trupat e tij ishte mbyllur brenda mureve te pallatit Arcipeskopal te qytetit... Ismail Pasho Beu ishte fshehur brenda Xhamis se qytetit. Ne nje tentative per te care rrethimin Ismail Pasho Beu gati sa nuk u zu rrobe nga shqiptaret. Ismail Plasa ishte fshehur neper shtepit poshte keshtjelles se qytetit. Kurse Jeniceri Kara Ali Baba kishte zene fortesen komanduse brenda kalase se qytetit. (13) Ne keto kushte qe ishin katandisur trupat Otomane ne Epir , atoriteti i Sulltan Mahmudit po konsiderohej i vdekur. Trupave Otomane dhe kater Pashallaret e fshehur brenda qytetit te Artes ju kishte mbetur vetem nje rruge: Ose te dorzoheshin pa kushte, ose i priste vdekja e sigurte. Shqiptare kishin pregatitur sulmin perfundimtare dhe po beheshin gati te sulmonin qytetin. Ne ndihme te Sulioteve dhe camit Murto Salikut kishin ardhur dhe kapedanet Kariskaqi, Kotelidas dhe 100 perkrahes te tjere greke te udhehequr nga Fotomara dhe Makrijani.(14) Kurse pjesa tjeter e forcave shqiptare perbehej e gjitha nga shqiptaret muslimane te udhehequra nga Elmaz Jace, Muktar Beshiri, etj. Sulmi filloi dhe gjysma e qytetit ra ne doren e shqiptarve. Marko Bocari per ti ndaluar luftetaret e tij qe te mos humbisnin pas plackes se luftes i vuri zjarin gjysmes se qytetit.(15) Ne kete kohe mberiti nga Mesollogjia dhe Tahir Abazi me Ago Beshirin qe dha urdher te nderpritej menjehere ofensiva kunder qytetit te Artes.



Ne takimin me trupat e tij Tahir Abazi u shpjegoi shqiptarve gjithcka qe kishte pare dhe degjuar mes kryengritesve greke ne takimin e tij te Mesollogjise. Lufta e shqiptarve ishte nje lufte per nje Epir te pa varur dhe Shqiptare dhe nuk kishte asgje te perbashket me luften fetare te grekeve. Shqiptaret dhe lufta e tyre nuk duhej te kthehej ne nje instrumente ne dore te grekeve per te krijuar Greqine-Bizantine. Lufta e grekeve behej per cfarosjen e muslimanizmit dhe s'kishte asgje te perbashket me luften e shqiptarve. Shqiptaret muslimane nuk mund te perkrahnin vrasesit e muslimanve shqiptare. Keto ishin fjalet e Tahir Abazit qe ju beri te ditur trupave te tij.(16)Tahir Abazi u perkrahe ne mendimet e tij dhe nga kapedani came Elmaz Jace Beu qe kishte qene ne Tripolice dhe kishte pare me syte e tij vrasjet makabre te grekeve kunder muslimaneve. (17) Vetem djali i Camit Murto Saliku e kundershtoi kete ndarje. Murto Saliku ishte plagosur rende nga Otomanet, kjo ishte arsya e kundershtimit te kesaj ndarje nga ana e djalit te tij. (18) Ketu mori funde njehere e pergjithmone dhe ndarja e madhe mes rraces shqiptare. Suluotet u ndane nga shqiptaret muslimane dhe u kthyen ne malet e tyre te Sulit me premtimin e Tahir Abazit se luftetaret e tij kurre nuk do te sulmonin Sulin.(19) Kurse forcat greke qe kishin ardhur ne Jug te Artes u terhoqen ne brendesi te Greqise. Mavrokondota i pafuqishem per ti bere balle i vetem trupave Otomane pas ketij lajmi terhoqi trupat e tij nga Jugu i Artes dhe cfriu kunder shqiptarve duke thene se " Shqiptaret nuk e meritonin ndihmen e grekeve dhe se greket duhet te lene kockat e tyre vetem ne token greke ketu poshte Tre gurve te Zinje" (20) Kjo eshte nje deklarate qe tregonte fare qarte se ku ishte kufiri Greke.



Ne fillimi te Shkurtit 1822 tradhetia gjunjezoi perfundimishte Shqiptaret. Janina Ra. Koka e prere e Vezirit Shqiptare Ali PasheTepelena u vendose ne tepsine e argjende para pallatit te Sulltan Mahmudit. Me vdekjen e ketij Shqiptari te Madhe u shua perfundimisht dhe kauza shqiptare per nje Epir te pa varur dhe Shqiptar. Raca shqiptare u nda me dyshe. Shqiptaret musliman te mbetur pa koke, para rezikut te shfarosjes nga kryqezata Bizantine u bashkuan me Otomanet dhe u tjetersuan ne "Arnaute” dhe luftuan per gjysemhenen dhe Perandorin Otomane. Kurse te krishteret shqiptare te “greqise” nen presjonet e shumta fetare, (cplarejen e trurit me dogmen obskuratiste bizantine) dhe trysnine e tiranise greke u tjetersuan ne Fillo-Helene qe luftuan per kryqin dhe ngritjen e shtetit te ri Greko-Bizantin. Do te duheshin edhe 90 vjete te tjera qe shqiptaret te kujtoheshin per shtetin e tyre te pa varur dhe Shqiptar.



Nga Arber Thesproti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyMon Dec 29, 2008 6:26 am

Çamëria ka qenë Qytet Shqipëtarë
dhe nëse ne punojm drejt BASHKIMIT KOMBËTARË
ÇAMËRIA prap do të bëhet e jona
sepse e kemi humbur
por me Luftë do ja arrijm qellimit tonë dhe do ta bashkojm me ShQIPËRINË e BASHKUAR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyMon Dec 29, 2008 11:31 am

Camet duke ikur

- Nga folklori çam -


Camet duke ikur

E duke luftuar

Ngarkuar me placka

Dhe foshnjat ne duar

Hedhi site prapa

Shtepi te perveluar

Ku gjulet e topit

Ullinjte coptuar

Cameria e shkrete

Shume u pervelove

Cdo pellembe toke

Me gjak e leshove?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyThu Feb 19, 2009 1:40 pm

Ç A M Ë R I A

3.03.2004 Nga: Isuf B.Bajrami

Çamëria e sotme është Thesprotia e lashtë ilire, është shtrirja anësore e jugut të thellë shqiptar prej Sarandës e deri në Prevezë. Ajo përbën grupin e katërt të krahinave etnografike që formojnë Toskërinë.

Në këtë krahinë thjeshtë shqiptare përveç mbi 250 fshatarave çame, përfshihen edhe këto qytete: Konispoli, Filati, Gumenica, Margallaci, Paramithia, Pargga, Preveza, Filipja dha dhe Arta.

Para vendosjes së kufijve më 1913, kryeqendër e Çamërisë ishte qytet historik i Janinës.Janina e Ali Pashë Tepelenës, qyteti i 17 xhamive shqiptare, të cilat qeveria greke mbasi e pushtoi Janinën e Çamërinë me trevat tjera shqiptare, të cilat gjinden në Jug të Epirit, bëri greqizimin e saj, duke shkatërruar xhamit e duke shpërngulur me dhunë popullsinë çame.

Përveç qyteteve dhe fshatrave çame që përmendëm, Vilajeti i Janinës përfshinte edhe qytetet tjera si Meçovën, Grebenën, Delvinaçin dhe Konicën. Më në veri janë qytetet tjera si Kosturi,Folomina, Serfixheja. Në juglindje të Çamërisë e në jug të Janinës shtrihet tjetra krahinë e madhe shqiptare e pushtuar nga Greqia më 1913. Thesalia me qytetet kryesore Trihallën e Larisën emra shqip që dalin nga: “tri hallat” dhe nga vendi “ i dhive lara”.

Për prejardhjen e emrit Çamëri gjer më sot trajtesat më të hershme u takojnë studjuesve të huaj të shekullit të kaluar ,si psh. : M. Leake, Poucqueville, etj.

Vëmendja është drejtuar nga toponimia, që ka natyrë konservative dhe ruhet realitivisht gjatë, kur ka zhvendosje popullsish. Është parë një lidhje e ngushtë e emrit Çamëri me emrin e lumit që e përshkon atë,Thjamisi antik. Thjami është i identifikuar me Kalamajin,lumin që shkon pran shkallës së Filatit (Shkalla e Zarjanit).

Me sa dimë, askush tjetër gjer më sot nuk është përpjekur të shpjegojë burimin e dy emërimeve të lumit në lashtësi dhe sot.

Çabej ka vërejtur se vazhdimësia e dy termave Thiami-s- çam-i,shpjegohet me ligjësitë fonetike të shqipes.

Në të mirë të kësaj teze, studjuesi shqiptar F.M.Rrapaj sjellë para studjuesve dhe një fjalë të çamërishtës, e cila mbështet autoktonin e emrit Thiam-is.Burimi duhet të jetë emri i thjamë, i përdorur me kuptimin:gjë e papritur, çudi, fatkeqësi, e afërt me ,,thagmë,, ,diçka e mirë a e keqe që të çuditë shumë, pasi bëhet ndryshe nga ajo që është e zakonshme të tjera: çudit, mrekulli. Me qenë se vërtetohet se kjo fjalë nuk ka burim grek, sipas Çabejt fakti provon edhe një herë autoktoninë e shqiptarëve në vendbanimet e tyre.

Përpjekjet për të dëshmuar këtë vazhdimësi duke u mbështetur në evolucionin fonetik të toponimit (emrat të vendeve) të lashtë ilire,që kanë arritur deri në ditët tona, nisin qysh në gjysmën e parë të shekullit të XIX-të kur sunduesi anglez U.M.Lik në toponimin shqip Çam(-ëri) e në etonomin çam gjeti formën e lashtë epirote Thyamis,që kishte evoluar në bazë të ligjeve fonetike të shqipes.

Vlen të përmendet se në vitin 1877 në Gjermani del studimi i parë antropologjik për shqiptarët e, me të bashkë, nis dhe antropologjia e shqiptarëve.Dhe përsëri udhërrëfyes në këtë degë të albanologjisë do të jetë një figurë e shquar e shkencës së shekullit të XIX-të, patologu dhe antropologu Rudolf Virhov 1821-1902, i mirënjohur si “themelues i patologjisë qelizore” ;Punimi i tij “Mbi krainologjinë e ilirëve” u botua në Berlin. E rëndësishme është të theksohet se antropologu i shquar identifikon shqiptarët ( kafkat e të cilëve ai i ka studjuar) me ilirët dhe konkluzionet e studimeve të tij ai i shfrytëzon si argumente kundër synimeve antishqiptare të fuqive imperialiste të kohës.

Nga fundi i shekullit të XIX-të, Helbigu zbuloi se emrat e njerëzve që hasen në mbishkrimet mesape në shumë raste janë thuajse të njëjta me antroponimet ilire të bregdetit lindor të Adriatikut.

Ky fakt i zbuluar nga Helbigu, i kombinuar me të dhënat e burimeve të lashta rreth një mërgimi të mëparshëm të banorëve të Epirit dhe Ilirisë në Italinë Jugore,e shpuri shumicën e studjuesve në përfundimin se mesapët, një fis jo italik që banonte në pjesën lindore të siujdhesës apenine, ishin një degëzim i trungut të popullit ilir.Pas kësaj,mbishkrime të gjetura në trojet e lashta të mesapëve filluan të shiheshin si dokumente të shkruara në gjuhën e ilirëve.

Përfytyrimi i gjertanishëm për shtrirjen e ngushtë të Çamërisë në të katër horizontet, duket se është ndikuar mjaftë në përcaktimet e disa studjuesve të huaj, të cilët gjer më sot kanë thënë fjalën e fundit në shumë probleme albanologjike. Por në problemin e vijës kufitare që ndanë Çamërinë nga Labëria.Çabej bashkohet me mendimin e Sami Frashërit se “kufizohet nga veriu me Mollosinë,që përbëhet nga sanxhaku i Gjirokastrës,domethënë nga krahina e Labërisë dhe e çon atë më tej duke saktësuar dhe plotësuar me Sarandën dhe Delvinën ishin Çamëri. Ai na jep argumente të ndryshme: përmendte jetën e fjalëve e formave tipike arkaike të çamërishtës, në të folmet e brezit kufitar –Gjirokastër –Delvinë- Sarandë si:vajtël,ardhër,dhënël,marël! ,etj. Përdorimin e prapashtesës – atë tek emrat, për të formuar fiset si :Karagjoz-atë,Topull-atë, ashtu si në Çamëri :Dem-atë,Dojak-atë,Pirro-atë,etj. Historikisht Çabej mbështetej në faktin e njohur se në shek.14-të, Gjirokastra ka qenë kryeqendra e principatës së Gjin Zenebishit, e cila duhet të ketë bashkuar jo thjeshtë toka feudale,po edhe një unitet (njësi) gjuhësore, zakonore, ekonomike, të ruajtura në mesjetën e hershme. Etnografikisht kjo tezë mund të bazohet në lidhje organike që kanë këngët e vallet, veshjet,zakonet çame me ato të Delvinës, Muzinës dhe Gjirokastrës.

Po kështu në lidhje me kufirin veriorë të Çamërisë po të shfletojmë librin e autorit francezë G. Remerand, ai shkruan: “Çamëria që korespondon me Thesprotinë e lashtë është vendi që ndodhet për karshi ujdhesës së Korfuzit dhe që shtrihet mbi bregun e detit Jon nga Saranda në Prevezë” .Pra, pasi më lartë u paraqitën të dhëna për kufijtë e Çamërisë në Veri, në Jug Çamëria shtrihet deri te Gjiri i Prevezës e i Artës. Në lindje kufizohet me nënprefekturën e Konicës dhe fshatrat e kazasë së Janinës.

Vlen të përmendet se emrin e Çamërisë Pouqueville – e nxjerrë prej Samurit,emër i vjetër epiro- iliriane.

Çamëria e pushtuar nga grekët, kufizohet në veri me malet e Nëmërckës, Muratit, Strugarës, Camandait edhe Konispollit: në lindje me Konicën dhe rrethinat e Janinës: në Jug me Artën;ajo përfshinë edhe Prevezën; në perëndim kufizohet me detin Jon.

Që në themelimin e tij, shteti grek kërkonte pushtimin e Çamërisë,që ishte vendi i lashtë ilir, me emrin Thesporotia. Thesportët ishin një ndër tri fiset kryesore të Epirit.

Çamëria ka qenë e banuar nga shqiptarët gjatë gjithë kohërave historike. Të gjitha burimet mesjetare bizantine, veneciane,napolitane, etj., pohojnë për shqiptarësinë e Çamërisë gjatë mesjetës. Burimet osmane dhe regjistrat kadastrorë flasin për një popullsi kompakte shqiptare bile edhe rregjistrimet osmane të vitit 1694 shprehin qartazi pastërtinë e saj etnike.

Sipërfaqja e Çamërisë, e asaj pjese e cila ndodhet nën pushtimin grek, thuhet se është 1593km2. Kjo shifër na duket shumë e vogël, po të kemi parasyshë se në Çamëri bëjnë pjesë edhe 12 fshatrat e Llakës së Sulit, Lelova, etj.

Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë:Filati, Gumenica, Paramithia,Margëlliçi dhe Parga që gjenden jashtë kufijve shtetërorë:7 fshatra gjenden brenda kufijve shtetërorë të Shqipërisë, me qendër qytetin e Konispolit.Historia e saj bënë pjesë në historinë e Epirit antik; me të kaloi nën sundimin e Romës dhe të Perandorisë Bizantine:në fillim të shek.XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit,kurse në gjysmën e dytë të shek.XIV bënte pjesë në despotatin shqiptar të Artës.Në shek,XV u bë shesh i luftës kundër vërshimit osman,nën udhëheqjen e feudalëve të familjes Zenebishi njëri prej këtyre, Simon Zenebishi ishte bashëluftëtar i Skëndërbeut.Nën sundimin osman Çamëria bënte pjesë nën sanxhakun e Delvinës si dhe të Janinës dhe u bë shesh i kryengritjeve antiosmane në shek.XVI e fillimin e shek.XVII.Në shek.XVIII filloi isla! mizmi me dhunë i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së Sulit dhe të Pargës,për ti shpëtuar islamizmit,emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë.Edhe në Çamëri u përforcua në shek.XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çifligarë vendas,të cilët u bënë faktorë politik me rëndësi në luftën për pushtetin lokal,derisa Çamëria ra nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës,sundimtarit të pashallëkut të Janinës.

Nga ana topografike, e entografike dhe folklorike,Çamëria përbënë një krahinë të veçantë të Shqipërisë.Pra kurr nuk duhet të harrojmë se sipërfaqja e prefekturave të sotme të sunduara nga grekërit janë në një sipërfaqe që vijon më poshtë:

Thesporatio 1515 km2

Janina 4890 km2

Preveza 1047 km2

Kosturi 1685 km2

Arta 1612 km2

Gjithsejt: 10749 km2”

E gjithë kjo sipërfaqe toke shqiptare është e pushtuar nga Greqia me mjete dinake dhe forcë.

Historiani i luftës së Peloponezit,Tukididi, përmend tre koloni korintike: Epidamnin, Apollonin dhe ishujt Lenkade. Ai na thotë se këto koloni kufizoheshin me barbarët. Barbarë do të thotë jo grekë. Sipas historianëve grek të Greqisë së lashtë Thesprotia (Çamëria e sotshme) ishte e banuar nga barabarët,që do të thotë jogrek.

Aty nuk kishte asnjë koloni greke. Grekët mbrojnë parimin se ku ka koloni greke është tokë greke. Mirëpo ky parim i shkonë më për shtati italianëve. Gjatë bregdetit të gadishullit ballkanik që zotërohej prej disa shekujsh nga venedikasit.Prandaj bregdeti i Ballkanit i përket Italisë.

Bregdeti i Krimesë,i Trakës greke dhe turke si dhe bregu i Artës i Stambollit i takon gjenovezëve se i kanë patur koloni. Me gjepura të tilla grekët mbrohen se Çamëria ka qenë greke.

Në agimin e shek.XIX koloneli anglez U.M.Lik, përfaqësuesi i qeverisë angleze pranë oborrit të A.P.Tepelenës bëri një udhëtim nëpër Shqipërin e Jugut sipas një intinerari të përcaktuar qartë.Përshtypjet e tij i hodhi në veprën e tij katërvëllimëshe.Në të jepen të dhëna interesante me karakter ekonomiko-shoqëror për shqiptarët e për Shqipërinë, për gramatikën e gjuhës shqipe ,në baz të një punimi të hartuar nga mësuesi Evstrat Vithkuqari dhe mori një fjalorë të gjuhës shqipe,mbi vend gjetjen arkeologjike mbi gjendjen politike të Pashallëkut të Janinës nën drejtimin e A.P.Tepelenës.

Ai kishte një koncept të qartë për Epirin.Sipas tij termi Epir nuk kishte karakter etnik, d.m.th,grek.Ai e përdorte në kuptimin tradicional,duke marrë këtë term nga garderoba e vjetër.Kjo të bie në sy që në pasqyrën përmbledhëse.Në vëllimin e parë Epiri ka këto çështje:Mbrritja në bregdetin shqiptar: Vlora, Kanina,Orikumi,ishulli i Sazanit, Akrokeraune, Palasa, Aspri, Rruga, Korfuzi, Saranda, Nivica, Valare, Libohovë, Tepelenë, Vjosë, nën Tepelenë.

Në kreun e dytë me titullit “Epiri”, jepen çështjet: kthimi nga Tepelena, Luzati, Shtëpëzë, Drinopoli, Kardhiqi, Zhulati, Delvina, Finiqi, Antigonea, Saranda, PortoPalermo, Lukovë, Sopot, Qeparo, Himarë, Sarandë, Butrinti.

Të dhëna me interes ai jep edhe mbi katër ndarjet e mëdha të shqiptarëve.”Duke hedhur poshtë koografinë politike të formuar qysh nga koha e pushtimit turk,ndarjet e vetme të rëndësishme të shqiptarëve janë katër: gegë, toskë, labë dhe çamë. Sipas tij toskët shtrihen drejt veriut qysh nga kufijt e Delvinës e deri në atë të Peqinit e të Elbasanit,duke u kufizuar nga perëndimi me labët dhe duke përfshirë Kardhiqin, Gjirokasrën, Libohovën, Përmetin, Dangëllinë, Kolonjën, Skraparin, Beratin, Mallakastrën, Nyzeqenë e Vlorën. Lebrit (labët),Liku i vë në gjithë zonën bregdetare në jug e në perëndim të toskëve dhe në jug deri në Delvinën ku fillojnë çamët që zënë gjithë pjesën bregdetare, duke përfshirë edhe Sulin deri në brendësi në rrethet e Pohonianit e të Janinës.

Liku konceptit Himarë i jep një shtrirje të tillë.Sipas tij,Himar i thonë gjithë vargut Akrokeraunian të vjetër prej kepit Kefami e deri te kepi Glossa,duke përfshirë luginën e Orikumit e duke vijuar nga jugu në veri fshatrat: Nivicë, Lukovë, Piqeras, Sopot, Qeparo, Himarë, Vuno, Drimodhes, Palasë dhe Dukat. Të gjithë fshatrat kanë të njëjtat mënyra jetese dhe zakone.Gjuha greke është e folur gati prej të gjithë burrave dhe italishtja prej atyre që kanë jetuar jashtë,por gratë,në përgjithësi nuk njohin gjuhë tjetër, veç shqipes.Shpjegimin pse burrat dinë greqisht e italisht e jep vetë Liku kur shkruan: ...Shumë himariotë janë në shërbim napolitan,tek francezët. Në shërbimin britanik ndodheshin reparte shqiptare.Ka 100 pensionistë të mbretit të Napolit që paguhen në Korfuz.

Likut i bien në sy zakonet e doket shqiptare të kësaj krahine.Para se të hyjë në Himarë,Liku i shoqëruar nga një marinar takon rrugës disa barinjë. Marinari i ofron atyre kutinë e tij të buurnotit,”një kopliment i zakonshëm në Shqipëri. Me entuziazëm ai përshkruan darkën që kalon në atë shtëpi.

Të gjithë flasin me krenari për lirin e tyre duke kuptuar çlirimin e tyre nga zgjedha turke dhe në të njëjtën kohë ankohen nga anarkia dhe mosmarrëveshja e tyre e brendshme. Për këtë grindje dhe mosmarrëveshje midis krahinave shqiptare ai flet edhe më poshtë. Duke përmendur armiqësinë midis Himarës dhe Vunoit, Liku e quan gjendje të zakonshme të këtyre qendrave fqinje në Shqipëri.

Gjatë përshkrimit të Himarës të cilën ai e quan fshat,por që vendasve u pëlqente ta quanin qytet,Liku pohoi se Himara përmbante 300 familje të ndara në 5 lidhje kryesore. Këtu ai habitet se “lidhje emëroheshin me një term italisht dhe greqisht, me një fjalë të vjetër klasike” të cilat ai nuk priste ti gjente në Shqipëri.Termat italisht dhe greqisht nuk flasin në favor të tezës se himariotët nuk janë shqiptarë,për kundrazi ato flasin për kulturën dhe qytetërimin e himoriotëve që lidhjet farefisnore ti paraqesin me terma të huaja,fenomen i përhapur edhe në popujt të tjerë,mandej të Evropës së qytetëruar të asaj kohe.

Pasi lë Himarën dhe merr drejt jugut,Liku nuk le pa përmendur karakterin etnik shqiptar të kësaj zone.Zonën nga Himara në Sarandë,Liku e përcakton me fjalët në të gjitha këto pjesë të Shqipërisë. Për Konispolin ai shkruan se është një qytet i përhapur me 400 ose 500 familje shqiptare.Para kalamai sipas tij me përjashtim të një numri të vogël artizanësh dhe bakajsh të krishterë, është tërësisht i banuar prej shqiptarësh myslimanë.

Duke folur për shtëpizën,kur përshkruan konakun ku bujti atë natë,pohon si gjithë fshatrat shqiptare.Nga biseda me shqiptarët e këtij fshati, Liku emocionohet dhe deklaron “në rast se mbreti i Anglisë do të kërkojë ushtarë, krejt fshati, me 300 vetë është gati të hyjë në shërbimet e tij. Likut i bëjnë përshtypje kërkesat modeste të ushtarëve shqiptarë prandaj vazhdon, njëri prej tyre shton :më lehtë është të mbahen 50 ushtarë shqiptarë se sa një anglez.

Kanë kaluar shum kohëra nga ajo kohë kur Liku e vizitoi Himarën.Natyrisht koha e bëri të vetën.Gjuha greke zgjeroi rrethin e saj tek fëmijët dhe tek gratë.Tregtia dhe kisha realizuan zgjerimin e tyre.Gjatë kësaj periudhe s’ka asnjë emigrim masiv të popullsisë greke dhe vendosjen e saj në Himarën shqiptare,sa t’i ndryshonte karakterin etnik,sa Himara të shpallej krahinë minoritare greke,ashtu siç mund të pretendojë ndonjë i huaj apo “shqiptarë”i kësaj krahine.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyThu Feb 19, 2009 1:45 pm

Ndërsa Bajroni i shkruan Henri Drury:

“I dashur Drury.

Kam përshkruar Portogalinë e Jugun e Spanjës,kam vizituar Sarandën,Siqilinë,Maltën dhe prej andej kam kaluar në Turqi ku po vazhdoj të udhëtoj”.

Më tej Bajroni vazhdon:”Sa për Shqipërinë,kam qenë me të vërtetë i dëshiruar për ta vizituar më parë se çdo anglez tjetër ( me përjashtim të mister Likut), por është një vend që vizitohet rrallë dhe vendasit kanë një karakter të egër. Përsa i përket bukurisë natyrore,ai ua kalon bukurive klasike të Greqisë,që janë jashtëzakonisht të bukura,veçanërisht Delfi e Kepi-Kollona në Antikë.Megjithatë këto nuk janë asnjë po t’i krahasojmë me disa vende të panjohura të Ilirisë dhe të Epirit si dhe lumenjë të paregjistruara në harta gjeografike.Do të vijë një ditë kur ato do të njihen më mirë dhe do të gjykohen me të drejtë si! vende më të mira për penën,bile edhe se sa gropa më të madhe e Ilisit dhe kënetat e Beotisë.”

Siç u pa më sipër,Bajroni zbriti së pari në Prevezë.Ai na e bën të qartë se Preveza ndodhet në Shqipëri dhe se vendet e Shqipërisë Jugore qëndrojnë më lart për bukuri se sa ato të Greqisë ku ai kishte shkelur.

Kurse Ugo Foskolo,një shkrimtar i madh italian.Origjina e tij ishte nga ishujt e Jonit,ku kishte banuar familja e tij prej shumë brezash,si dhe dëshmit e prindërve e pastaj dokumentet e lexuara në Venedik, i shërbyen për të na dhuruar mjaft të dhëna interesante për Shqipërinë Jugore dhe bregdetin e saj.Po citoj disa paragrafe të veprës së tij:

,,Brigjet e Shqipërisë Jugore” Paragrafi VII

“Ishulli i Korfuzit nuk kishte mjete të mjaftueshme për t’u mbrojtur nëse nuk zotëronte brigjet e Shqipërisë.Këto brigje përballë Korfuzit,emrohen “Basse Albanie “ (Shqipëri e poshtme).

Duhet vënë re se një pjesë e ishujve jonianë në lashtësi kanë patur emra shqip.Kështu,Plini në librin 4, kap.12-të shënon se emri i vjetër i Korfuzit ishte Drepan.Në mitologji thuhet se këtë emër ishulli e kishte marrë nga forma e tij,sepse ngjason me drapërin “.Më vonë emri i tij u zëvendësua me emrin “karkara”, fjalë fenikase. Nga “Korkara”ka rrjedhur Korkyra (Korfuz).”Karkara”në gjuhën fenikase do të thotë “vend pushimi”. Edhe ishulli Zaqinthos, sipas Plinit,më parë quhej ishulli i Hyrisë.Sipas logjikës shoviniste greke që mbanë pa të drejtë tezën “çdo vend që ka emër grek i përket Greqisë”: përkatësisht atëherë edhe ishullin e Korfuzit,shqiptarët duhet ta diskutojnë me izraelitët.Sipas këtij arsyetimi edhe deti Jon i takon Shqipërisë sepse Jon është emër i fondit të gjuhës shqipe.

Paragrafi VIII

“Mjaft prej tyre (epirotët),numrohen në radhët e argonautëve të cilët nga një skele që ndodhej jo larg brigjeve të Shqipërisë,u nisën me ekspeditën e parë detare të Greqisë.Bijtë e këtyre mercenarëve të lashtë gjindeshin në rrethinën e Trojës midis legjioneve të pathyeshme të Akilit;pasardhësit e tyre,me Pirron në krye,pushtuan territorin romak. Ata nën filipin kontribuan për asgjësimin e lirive që gëzonte Greqia.Po kështu vepruan me Aleksandrin për të pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme.Në shek.XV,të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti,bashkëkombas i tyre,i cili u bë i famshëm nën emrin Skënderbeg ata u mbyllën otomanëve kalimin nëpërmjet Adriatikut”.

Nga paragrafi i mësipërm del qartë se brigjet e Shqipërisë Jugore,që përfshin të tërë Epirin në lashtësi ishin shqiptare.

Paragrafi IX e X - të

“Romakët, kur mbyllën pjesën e mbrendshme të Shqipërisë me një zingjir vendqëndrimesh ushtarake, i dhanë rëndësi të madhe fortifikimit të bregdetit.Këtë bregdet ata e vlerësonin mjaft: e quanin pikë ndërmjetëse midis Lindjes dhe Perëndimit.Detin Jon e konsideronin të vetmen rrugë që i lejonte të bëhej tregti si dhe nga ku mund të kalonin influenca politike dhe pushtimet e tyre... Në plazhet e Jonit Shqipëria u bë dëshmitare në zënkën e madhe,në akcium që shkoi në favor të Augustit”.

Autori këtu na bën të ditur se plazhet e Shqipërisë (ato të Prevezës) janë dëshmitare të betejës midis Oktavian Augustit dhe Mark Antonit.

Paragrafi XX

“Parga ndodhej tamam në qendër të krahinës shqiptare, subjekt i zotërimeve venedikase. Nga një anë ajo kishte Gumenicën dhe Butrintin, nga ana tjetër Konicën e Prevezën. Pra gjithë bregdeti nga Kepi i Stillos deri në Prevezë ka qenë tokë shqiptare qysh nga lashtësia deri në Luftën Ballkanike.Mbetën të pavdekshme fjalët e Felix Julianit që ka thënë:” ...në të gjitha kohët Shqipëria ka qenë toka klasike e heronjëve.Homeri atje gjeti Akilin,Greqia Aleksandrin,Roma Pirron,Papa Eugjeni IV – të Skënderbeun”.

Të gjithë albanologët e dinë mirë se fiset çame janë fise shqiptare,që ndodhen në trojet e tyre mijëra vjeçare dhe kanë kultivuar një kulturë të lashtë që shovinizmi grek përpiqet ta mohojë edhe krerët e fesë ortodokse përpiqen ta zhdukin.

D O D O N A

Për këtë vlen të përmendet edhe një fakt i pa mohueshëm se:në shekullin e kaluar, afër Janinës, Karapanua zbuloi tempullin e Dodonës, ku shkonin klerikët pellazgë të Çamërisë dhe kryenin detyrat e tyre fetare te perëndia e Diellit - Zeusi.

Klerikët e asaj kohe çdo mëngjes kishin si detyrë të lajmëronin popullin që jetonin rrëzë malit në një çangë që i binin shumë herë dhe lajmëronte gjithë banorët se doli dielli.

Thuhet se nga të rrahurat ritmike të çangës: Don, don, don... edhe te liturgjia mori emrin Dodonë.

Në Dodonë përveç kësaj teleturgjie mirreshin edhe me përcaktimin e fateve të njerëzve.Si gjithë shqiptarët e lashtësisë ashtu edhe çamët,besonin në shumë perëndi. Ky besim i tyre mbante një logjikë shumë normale.P.sh. në Dodonë besonin Zeusin,perëndia e Diellit,që i jep jetë njerëzimit,sidomos natyrës,si dhe nënis tokë – Demetra që krijon ushqimin dhe çdo gjë për njerëzimin. Nuk po zgjatem për shpjegimin me hollësi të Zeusit, të Demetrës dhe të perëndive të tjera që paraardhësit tanë i besonin dhe vinin emrat sipas funksionit që kryenin. Sot, në përgjithësi,bota e shpjegon shumë mirë historinë e popullit tonë, por nuk e bëjnë siç duhet disa nga studjuesit tanë! Shqipëtarët qysh nga lashtësia e deri më sot s’kanë patur probleme fetare. Edhe kur populli shqiptar u nda në të krishterë dhe myslimanë e respektonin besimin e njëri-tjetrit dhe shumë herë i festonin ditët e shënuara së bashku.

Për këtë asjëherë s’ka harruar fenë e paraardhësve,të pellazgëve.Çamët edhe sot i këndojnë perëndisë së lashtë të diellit, Zeusit:

Diell –o diell -o
ama buk’e miell – o
Sa të hamë premë
bashkë me t’ime ëmë

Në krahinën e Çamërisë gjejmë një thesar të pafund të mitologjisë shqiptare.

Nuk kuptoj se pse ne shqiptarët përdorim fjalët “mitologji greke”gjersa mitologjia e lashtësisë nuk ka asnjë lidhje me kulturën e sotme greke. Grekët i përdorin shumë fjalë nga mitologjia të cilët nuk kan mundësi ti shpjegojnë me gjuhën e tyre.

Në mitologjinë e Çamërisë i jepnin një lloj shpjegimi aktit të njriut që ikte nga jeta.Kur njeriu vdiste shpirtin e tij e merrte Harroni dhe mbasi e kalonte nga lumi i Çamërisë që quhej Haherroni e çonte në Hadhe.Dyert e Hadhesit i ruante një qen i tmerrshëm që kishte tri koka dhe një bisht.Ai nuk lejonte asnjë shpirt të kthehej mbi dhe. Qenin e quanin Qenvaroj.

Në gjuhën greke është shumë e vështirë të shpjegohet kjo mitologji,ngjarja e së cilës zhvillohet në Çamëri. Ndërsa në gjuhën tonë shqipe me një shpjegim të vogël çdo gjë është e kuptueshme.

Të marrim Harronën që është shoqëruesi i shpirtrave.Ai mbasi i merrte shpirtat u jepte edhe ujin e Harresës që ti harronin çdo gjë mbi botën ku kishin jetuar.Kur i merrte shpirtërat Harroni.I kalonte nga lumi i Çamërisë Hahe – rron dhe i çonte në Ha-dhe.Në dyert e Hadheut ishte vendosur qeni i zi dhe i tmershëm që të mos kthehej askush më në këtë botë.Qeni thamë quhej Qen – Varroj (qen që ruante varret).

Krenaria shpirtërore dhe materiale e popullit çam në zakonet e tij qysh nga lashtësia ishte:kur vdiste njeriu që të mos ishte borxhli as te Harroni as te Hadheu dhe që të përballonte vetë shpenzimet e udhëtimit të shpirtit të tij,i vendosnin në gojë një monedhë.

Toponimet, siç thotë studjuesi Qemal Murati:”janë fosile të historisë njerëzore”. Materiali i mjaftueshëm që do tu përbente gjuhëtarëve për historikun e shqipës:qindra toponime, hydronime, antroponime të kohës kristiane, mjaftë parakristiane si dhe të sferës fetare myslimane do të jenë një burim i pasur për shkencat albanologjike.

Botimi i toponomastikës çame do të jetë një dokument që me dhimbje do tu kujtojë banorëve autoktanë vendet ku kaluan jetën dhe tragjedinë e dëbimit.Por do të jetë edhe një denoncim për idet e shovinistëve grek mbi Vorioepirin,që mbante ende një konstante e politikës qeveritare greke. Nëpërmjet toponimeve çdo lexues, studjues a politikan objektiv do të bindet se Epiri është shqiptar. Sepse atje jo vetëm njerëzit por edhe toka dhe deti flasin për autoktoninë e shqiptarëve.

Toponimet shqiptare në Lindje të Paramithisë na hapin një rrugë për tu bashkuar me kryeqendrën pellazgjike Dodonën.

Paramithia është qendër prefekture,e ngritur në krahun perëndimor të malit të Kurrilës,18 km.larg skelës së Volës (Murtas).Ka qenë qytet i madh dhe qendër administrative në Çamëri,deri më 1910 kur si qendër administrative u formua Reshadijeja (Gumenica e sotme).Nga Normanët Paramithia thirrej Castelnova (Kështjellë e re). Në qytet ndodhet kështjella Shëndonat (Ajdhonat) si dhe gërmadhat e vjetra të qytetit Uria.

Nga veriu kufizohet me Selanin,nga jugu me Karjotin nga lindja me Popovën,nga perëndimi me Grikë.

Faktëkisht nga gjithë këto treva,brenda kufirit të shtetit të cunguar shqiptar kan ngelur fare pak fshatra me qendër qytetin e vogël të Konispolit.Këto fshatra janë:Mursia,Xara e Çifliku,Shkalla fshat i ri i banuar nga vlleh çamë që flasin të gjithë shqip,Kllogjeria fshat çam që flet shqip ku qe hapur e para shkollë shqipe në ish-nënprefekturën çame të Konispollit më 1913.

Pranë këtij kufiri janë këto fshatra çame: Sopiku, Verva, Dishati, Janjari, Ninati (fshat i Hoxha Tahsinit), Markati,Shalsi,Pandalemoni.Po kështu edhe fshatrat e tjera të ish-nënprefekturës së Konispolit që e heqin veten minoritarë dhe janë më shumë shqiptarë se edhe gjuhën shqipe e dinë dhe disa familje edhe e flasin, si fshati Vagalat, Haderaga, Hoxhe, etj. Veç kësaj këto fshatra i gjithë Vurgu mund të themi edhe fshatrat që flasin greqisht janë me zakone a dokë thjeshtë shqiptare,ata këndojnë e vajtojnë më shumë shqip si në dasma si në raste hidhërimi.

Përveq këtyre pas viteve dyzet e veçanërisht në dy-tri dekadat e fundit janë themeluar fshatra e qyteza shqiptare të tjera të banuara më tepër nga çamët si Qyteza e Hoxhës (Livadhëza), Shenjani, Varfanji, Ksamili, Shelegeri, Vena, etj. Gjithashtu qytetet e tilla si Delvina, Ceriku, Vlora, Fieri, Lushnja, Rogozhina, Kavaja, Durësi, Elbasani, Tirana, Shkodra ,etj. Janë të banuara me një numër të konsiderueshëm çamësh veçanërisht me të ardhurit përtej kufirit ku më 1945 shovinistët grekë i kishi dëbuar të gjithë myslimanët nga Çamëria dhe trevat e tjera ku banonin shqiptarët.

Në krahinën çame të Konispolit e të Mursisë si dhe në fshatra e qytete të tjera që i përmendëm banojnë disa dhjetra mijëra çamë.Numri i përgjithshëm i çamëve në Shqipëri është 280 deri 300 mijë.Po kaq çamë që flasin shqip banojnë përtej kufirit në 240 fshatra çame të ish kazave (rretheve) Filat, Margellec, Gumenicë, Paramithi, Pargë, Filipija, Prevezë dhe Artë. Mund të përmendim fshatrat të tillë në Çamërinë e pushtuar si Lopsi, Koska, Spatri e dhjetra fshatra të Shkallës së Filalit, dhjetra e qindra të Gumenicës,Margëlliqit,Paramithisë e qyteteve të tjera çame si Lidhza (vendlindja e Pirros së Epirit),Kastria fshat i Pilo Tases, Jani Sharrës, Lumesi i Paramithisë (fshat i Spiro Gullakës të cilin grekët e therrën më 1945 pse punonte për hapjen e shkollave shqipe në fshatrat ortodokse shqipta! re të Çamërisë). Angjija fshat i Angjallo Angjisë, një tjetër mësues shqiptar që grekët e dogjën së gjalli në furrë pse kishte hapur dy shkolla shqipe në Angji e në Kastri,dy katunde shqiptaro-krishtere.

Qysh në kohët e lashta Çamëria ka qenë shqiptare dhe e tillë ka mbetë gjer më sot,pavarsisht se në vitet 1944-45 u dëbuan prej andej rreth 70 fshatra myslimanë dhe mbeti vetëm pjesa e popullsisë së krishterë. Çamët janë racë ilire pra të gjakut të pastër shqiptar.Pushtuesit e huaj nuk mundën kurrë tua çrrënjosin çamëve ndjenjën kombëtare.Tukididi thotë:epirotët janë barbarë,d.m.th. jo grekë të cilët flasin një gjuhë që nuk është e kuptueshme për grekët. Kaonët pra dhe Thesprotët e pas tyre dhe Kasopotët të gjithë bashkë janë thesprotë-shkruan Straboni- dhe banojnë në bregdetin që filloi nga malet Qeraune deri në gjirin e Abrakisë.

Pra si u pa më lartë edhe më shumë autorë të tjerë të rinjë të shek. XX e cilësojnë Çamërinë si një krahinë e jugut të Shqipërisë.

--------------

1. Sejdi Kondi-“Çamëria copë e shkëputur e atdheut” Republika Nr.8/9 1992 fq.21/22 Lubjanë
2.Po aty.
3. Po aty.
4. M. Leake-“Researches in Greece”, Paris 1814.fq.13
5. Poucqueville – “Voyage de la Grecen” Parois 1820 fq.22-23
6. F.M.Rrapaj –“Çamëria”nr.44 (115) fq.3 11.6.1993
7. Fjalori i Gjuhës Shqipe -Tiranë 1980 fq,2042 -F.E.S..fq.149 - Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe A-Zh Rilindja Prishtinë 1981 fq. 242
8. F,M. Rapaj. Po aty
9. M.Leake .Po aty
10. A.Dhima - “Figura të shquara të antropologjisë mbi shqiptarët” Shkenca dhe jeta Nr.3. 1988 fq 52
11.Po aty
12. Nelson R Çabej -“Autoktonia e shqiptarëve në sundimet gjermane” Rilindja Prishtinë 1990 fq. 36
13. F.M.Rapaj –“Çamëria trevë autoktone iliro-shqiptare” Po aty.
14. Sabriel Remerand - “Ali de Tepelen Pacsh de anine “Paris 1928 fq.35
15. Po aty.
16.Sherif Delvina –“Rreth origjinës së Suliotëve” Bujku Prishtinë maj. 1996 nr.1424 fq 10.
17.Po aty.
18. Sh Delvina –“ Çamëria” Bujku Prishtinë 15 prill nr.1409 fq 11.
19.Dialektologjia Shqiptare -I. fq. 123.
20. F.M.Rrapaj. Po aty.
21. FESH. Tiranë fq.149.
22. SH.Delvina Bujku nr.1424. Po aty.
23. Sh.Delvina Bujku nr.1409 Po aty.
24. Po aty.
25. William Martin Leake (1777-1860)-Travels in Nortben reece (Udhëtime në Greqinë e Veriut) 1985.
26. Po aty –vëll.I.kreu.I “ekskursioni i parë”.
27. Po aty.
28.Po aty. fq.61.
29. Po aty.
30. Po aty.fq.88.
31. Po aty.fq.86-87.
32. Po aty. fq.83.
33. Po aty.fq.83-84.
34. Po aty..fq..87.
35. Po aty fq.85.
36. Po aty. fq.91.
37. Po aty. fq.98.
38. Po aty. fq.104.
39.Po aty. fq.104.
40.Dr.Petrika Thëngjilli-Shqipëria e padiskutueshme e Himarës “Çamëria” nr.9(28) 1992 fq.3.
41.Bajroni-Letër Henri Dryrys (cituar sipash Sh. Delvinës Bujku 1424).
42.Po aty.Ugo Foskolo (1778-1824)-Opere edite e postume poesie politiche.vol.unico.Firenze. Felike le Monier. 1850.
43.Ali Verushi –Dodona dhe Mitologjia Çame “Çamëria” nr.10(29) fq.4. qeshor 1992.
44.Sami Frashëri –Vëllimi II. fq.263. Tiranë.
45.F:M:Rrapsi-Toponomia e Çamërisë “Çamëria” nr.23 (32)fq.1/4. gusht 1992.
46.PO ai-Paramithia “Çamëria”nr,14 (33) shtator 1992 fq.4.
47.S:Kondi.Po aty.
48. Po aty.
49. Po aty.
50. PO aty.
51. F.M.Rrapaj –Çamëria trevë autoktone iliro-shqiptare “Çamëria”nr.45.(116) fq.2/3 qeshor 1992.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyMon Feb 23, 2009 5:55 am

Nga Partia “SHPRESA DEMOKRATE” - z. Pellump G. Pilinci - Kryetar...... CAMERIA, KJO TOKE E GRABITUR S’ka shqiptar qe te mos e kete te rrenjosur thelle ne shpirt e ne zemer emrin e bukur te Camerise.. S’ka shqiptar qe te mos e dije e te mos e kete mesuar. Me qindra fshatra te djegura, me mijera Njerez te masakruar, gra te turperuara, femije te shpuar nga bajonetat e ushtrive greke te Zograf- osit (o nikos gage) jane vellezerit tane fatzinj, te cilet nga roberia otomane kaluan nen zgjedhen Barbare te fqinjve shoviniste….. Te gjitheve na dhemb zemra nga renkimet dhe gulcimet e nje kombi, per krahinat e bukura, qe na i grabiten pikerisht ne castin kur prisnim te na qeshte buza, Pas shekujsh te tere S’ ka RRUGE, S’ka lagje, s’ka shesh, s’ka hotel, s’ka klub qe populli te mos e Kete pagezura me emrin e bukur te Camerise,vetem e vetem per te mbajtur gjalle kujtimine saj dhe Shpresen e kthimit ne gjirin e Memedheut. I madh ishte krimi i Konferences se Londeres, me 1913, Qe, pa marre parasysh ngjarjet historike, pa marre parasysh te drejtat etnografike, pa marre parasysh shqiptaresine e pakontestueshme te Camerise, ia dorezoi padrejtesisht Greqise kete krahine te bukur te Shqiperise. Akoma me i madh dhe me i hidhur ishte krimi i Konferences se Parisit, me 1920, qe, duke mbyllur syte perpara kasaphanes greke te 1913-1914, vertetoi vendimin Arbitrar te Konferences se Londeres per Camerine dhe viset e tjera te Shqiperise se Jugut. Kan Kaluar 90 vjet qe nga dita fatale, kur Konferenca e Londres ia kaloi Camerine e martirizuar fqinjes se Jugut. Kaluar 90 vjet qe nga ngjarjet e hidhura te asaj kohe, nje tmerr i papare dhe i pathene u mboll qe nga Cameria deri ne Vlore prej ushtrive greke te Zografosit. ( Te gjitha keto i vertetojne dekumentet zyrtare te komisionit Nderkombetar te Kontrollit o Nikos Gage ) I kemi te gjalla karvanet pa mbarim te muhaxhireve te Toskerise, qe, per t’u shpetuar masakrave Shtazore te gjiritllinjve, braktisen cdo gje, deri edhe foshnjat ne djep, per te gjetur mbrojtje dhe strehe ne fushat dhe ne ullinjte e Vlores… Kaluan 90 vjet, O Nikos Gage , por ne sternipat e Skenderbeut, e niperit e Myslym Gjolekes se Laberis, nuk mund te harrojme qe popullsia came vuan nen despotizing grek, duke pritur me padurim diten qe te triufoje LIRIA dhe Drejtesia…. Fqinjet tane duhet ta kene te qarte se padrejtesia historike nuk mund te shkoje aq larg.(Aq sa shkoj renia e Murit te Berlinit se fameshem.) Partia “SHPRESA DEMOKRATE” nuk do te reshte KURRE punen per t’i bere shqiptaret te ndjehen e te jetojne si komb unik, ashtu si na ka krijuar Vete natyra, ne trojet e STERGJYSHERVE tane, me te lasht…Nuk do te reshte KURRE se punuari per at bere REALITET aspiraten, per te cilen derdhen GJAKUN dhe na e lane AMANET te paret Tane: “ Bashkimin e Kombit Shqiptar brenda KUFIJVE NATYROR”… O Nikos Gage , ne shqiptaret e vjeter ne Amerike dime se cebejme, gjysherit tane kane punuare per Ameriken, dhe Ne jemi dikushi, ( kurse ju sjeni kurkush, ne se ju o Nikos do ishet te respektuare nga Greket e Greqise Papandreu i vjeter do tu kishte thene ndonje kocke, dhe Greket e Amerikes ne se do te ishe sado pake politikan i mirefillet , do te ishe dikushi ne Lobin Greke te vjeteruar, O Nikos ti je ti - sje kurkushi… Ua tregojme te gjitha atyre qe s’e dine, ua kujtojme atyre qe s’duan ta dine se Cameri quhet vazhdimi i Tokes sone, qe shtrihet nga Kepi i Stilosit kundrejt Kanalit te Korfuzit, gjate Bregdetit te Jonit e deri ne Gjirin e Artes. Theksojme se Cameri quhet krahina, qe perfshin ne gjirin e saj qytetet e mirefillta shqiptare: Konice, Pogon, Margellec, Filat, Paramithis, Preveze, Janine, etj. Jetojne me qindra emijera njerez te mbetur prej asaj kohe, te cilet, me gjithe perpjekjet e grekeve per t’i shkombetarizuar, ruajne gjuhen, zakonet dhe veshjet ( ARBERORE)….. Mjafton t’i kujtojme Maqedonit-Greko Nikos Gage, Gatzoyiannis qe t’i hethe nje veshtrim hartes gjeografike, per te konstatuar lehte se, si nga pikepamja topografike ashtu edhe nga pikepamja gjeopolitike, krahina e Camerise eshte pjesa e pandare e trungut shqiptar. a.Ne vitin 1442, kur Shqiperia ndodhej ne lufte me Turqine, Ne Kalane e Janines shqiptaret luftuan ne emer te kombit tone… b. Kur Kongresi i Berlinit, me 1878, ia dha Epirin Greqise deri ne lumin Kalama, shqiptaret e mbrojten me gjak vendin e tyre, aq sa Greqia mundi te pushtoje vetem nje fare te vogel te kesaj krahine. c. Ne vitin 1880, si pasoje e protestave te rrepta te Lidhjes se Prizrenit ndaj kerkesave te padrejta greke si dhe nga kryengritjet e shqiptareve, te lidhur me besa-besen per te mos leshuar asnje pellembe te Atdheut te tyre, Evropa arriti ta njihte Janinen si qytet shqiptar. d.Ne vitin 1897, ne Luften Greko-Turke, kur milicia te shkelte Shqiperine e Jugut, forcat vullnetare Shqiptare i sprapsen dhe i munden ne menyre te turpshme….Po ne kete kohe, kur 500 greke, te udhehequr nga vullnetari Italian Milanez Conte Conturbia, zbarkuan ne Lekures, afer Sarandes, Duke pasur si qellim ngritjen e popullsise epirote per aneksimin e epirit greqise, asnje i krishtere Shqiptar nuk u bashkua me greket, por i famshmi Myslym Gjoleka, me nje grusht vullnetaresh nga Laberia trime, e shtypi lehtesisht kete ndermarrje qesharake. C’nevoje eshte te gjurmojme poshte e Lart per te hetuar se c’thone bota, se c’thone Janullatos-Gage-Bollan, se c’thone Nano-Berisha, per Shqiperine e vertete, kur proven me te qarte, me te plote dhe te pamohuar te shqiptaresise se Camerise e ka dhene vete greqia me masakrat e ushtruara ndaj shqiptareve dhe shkretimet e vitit 1913-1914, vetem e vetem per ta fshire Shqiperine e vertete dhe per ta cunguar trungun e memedheut tone..Si eshte e mundur qe qeveria e Sali Berishes dhe parlamenti i Jozefina Topallit hesht perpara te gjitha masakrave te historise, si eshte e mundur qe nuk proteston ndaj pretendimeve te (Bollanos) duke i shkaktuar keshtu nje dem te pamohueshem ceshtjes sone Kombetare,Ky parlament i Jozofines qe mundet te merret me gjithcka tjeter, por vetem perpara ceshtjeve madhore te Kombit hesht, hesht.. Partia Shpresa Demokrate; eshte parti e djathte; Se shpejti do te krijoi qeverine teknike…. Qeveria me Shqiptaret te ( Mirefillte ) Qeveria e re do kete te njejtin ligje si ne Amerike..Antishqiptaret (Tradhetaret) kudo qe te jeni; ne banken (e te Akuzuarve) nuk ju shpeton; as Berish-Nano as Janullatos-Bollano, keta do jene ne banken (e te akuzuarve). Nuk do te lejohen, si deri me sot, ambasadoreve te huaj te nderhyjne ne veprimtarine e organeve te Shtetit shqiptar, te kryejne veprimtarin ne dem te interesave te kombit, duke implikuar struktura Te pushtetit e duke rekrutuar nepunes. Do te mbahet qendrim,do te penalizohen. BIEN KAMBANAT NE TE GJITHE SHQIPERINE! Bashkohuni me ne, motra dhe velezer! Shqiptare te mirefillte, Veri, Jug, Lindje dhe Perendim! Jemi te nje race, te nje gjaku, te nje gjuhe e te nje kombi! Jemi vellezer! Sjemi myslimane Turke-Arabik, jemi Myslimane Shqiptare! Sjemi Krishtere-orthodoks serbemaqedongrekocigane, jemi Shqiptare ! Sjemi katolik Italan, jemi Shqiptare ! Memedheu na therret ! Le t’i japim besen njeri-tjetrit per permbushjen e amanetit te te pareve tane, per realizimin e interesave dhe te aspiratave te kombit, per te punuar e per te luftuar,qe femijeve tane t’u krijojme nje AMERIKE te vogel e t’u leme parajsen, krenarine kombetare,dinjitetin e nje kombi te bashkuar, Shqiperine e lire e te siguruar Brenda Kufijve te saj Natyrore! O sternip i Skenderbeut: c’ pret? NGREU, mos fli gjume: mos prit lirine nga serbomaqedongreko, Erdhi koha te ngrihesh, se shqiptareve nuk i dhimbet jeta per atdhene, c’pret ? ……. Partia “SHPRESA DEMOKRATE” Selia: Rruga Hoxha Tasimi Nr.155/1 Tirana Albania partiashpresa@aol.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 40
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyMon Feb 23, 2009 6:40 am

http://vids.myspace.com/index.cfm?fuseaction=vids.individual&VideoID=50271805

ne per camet vetem flasim por per te ber nuk po bejm gje ku esht rrealiteti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyMon Feb 23, 2009 10:44 am

Agrone shkruajti:
http://vids.myspace.com/index.cfm?fuseaction=vids.individual&VideoID=50271805

ne per camet vetem flasim por per te ber nuk po bejm gje ku esht rrealiteti

Të lumtë Agrone për linkun që solle në lidhje me Aristidh Koljen e madh....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyMon Apr 13, 2009 2:31 am

Edlira Xhemo

Kjo Evropë që na ndan

Çamëri të mori hasmi, të vu zjarr
Çamëri, ti zemër malli, që s'pushon vaj'!
Evropë plaka që të shiti, sot na ndan,
Djelt' e vajzat muslimane, turq i quan,
Çamëri, e bukur nanë, përse t'veçuan?!

Lot i gjakut kur kullon teshash prer',
Çamëri që mallkon kohën djerr,
Nën gëzhoja dhe rrënoja shpirti plag',
Zemër nane gjithmon' hapur ndriçon flak',
Flak baruti t'energjisë që buçon,
Rrembash gjaku t'krenarisë kur vërshon,
Dor' e hekurt historinë mbërthyer, parzmore,
Bijt'e tu trimëri blatuar, shekullore.

Çamëri, si mëmëloke që na pret,
Pranë vatrës ku vaj ullirit lugut rrëshqet,
Rrjedh nga shekujt e historis' arbërore,
Perëndi Olimpi themelet e tu, përmendore!

Ujërave të Rivierës tënde qielli i kaltër,
Vrerin për të larë mes vrasjesh makabër,
Me mijëra fjalë e belbëzima foshnjash ther',
Për drejtësinë në gjirin tënd mbetur vrer.

Vrer e gjak në histori pa u shëruar,
Kur dikur ne sërish për t'u takuar,
Në Evrop' që të dyja ja ku jemi,
Por se grekun m'u në mes ne e kemi,
Dot s'takohemi, as përqafohemi ne me mall,
Jemi afër, por larg rrimë si gërdall'.

Kur, o Zot, nga shekujt, do t'na shikosh
Për t'na falur pak liri, të na bashkosh?!

Edlira Xhemo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyWed Dec 09, 2009 4:07 am

Çamërisë dhe çamët gjatë Luftës së Dytë Botërore

Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë.

Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës. Por si qëndron e vërteta ? Është rasti të (konfirmohet) pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë.


Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se "ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun". Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher(Neubacher?). Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar... Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 ishin rreth 10000 luftëtarë.

Një dokumentar nga TV TOP CHANEL , Qamëria.
https://www.youtube.com/watch?v=qRqsgyrWp1w&feature=player_embedded
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyThu Dec 10, 2009 12:28 am

Femije çame te mbetur jetime
Çamëria - Faqe 2 68hkhy
Studimi grekë:
50 mijë çamë u vranë e u dëbuan

ARDIT BIDO

Studimi, i cili solli të gjithë debatin në vendin fqinj, pranonte gjenocidin grek mbi popullsinë çame, duke thënë se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDHES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre. Për më tepër, në këtë studim thuhet se “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga Ushtria Revolucionare Çlirimtare Greke (EDHES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çam, shën. red.) gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore”.

Studimi u paraqit në Universitetin Pandio të Greqisë, nga një grup profesorësh grekë të këtij universiteti, dhe është i pari që tregon për gjenocidin mbi çamët, nga një grup nëpunësish grekë. Numri i çamëve të dëbuar dhe të vrarë, që paraqitet në studimin grek, është më i madh edhe se numri që paraqet zyrtarisht Shoqata Politike Atdhetare Çamëria në historikun e saj.

Reagimi në sallë dhe mbrojtja e punës nga profesorët

Në sallën e Universitetit Pandio, të pranishmit, studentë grekë dhe pedagogë kundërshtuan studimin, duke thënë se “fashistët (duke iu referuar çamëve) atë meritonin, ndërsa Lambros Bulciotis, një prej hartuesve të studimit tha se “ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë”.

Të pranishmit filluan të bërtisnin më tej, kur studimi thoshte se “Vorio-epirotasit” bashkëpunuan me forcat naziste në Shqipërinë e Jugut dhe se tokat dhe pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë mikrasiatëve (grekëve që shkuan në Greqi, nga Turqia, pas ndryshimit të popullsive mes dy vendeve, shën. red.). Gjithsesi, pedagogët nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në studimin e tyre. Konstandinos Ciceliqis, një ndër hartuesit tha se “nuk po flasim për çështje kombëtare por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim”.

Studimi i parë grek që pranon gjenocidin çam

Ndërkohë që ky është studimi i dytë grek, që pranon gjenocidin e çamëve. I pari është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, z. Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera se “ky rast është padyshim një gjenocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (gjenocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë), apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. Megjithëse, EDHES-i ishte një organizatë e përqendruar ku, në ndryshim nga EAM (organizata politike e ELAS-it, shën. red.), drejtuesit qendrorë mund të kontrollonin lehtë ushtarakët lokalë, asnjë fakt nuk tregon se udhëheqësit kishin dëshirën më të vogël (apo reale) për t’i ndaluar (të kryenin gjenocidin). Rrethanat politike të shtatorit të vitit 1944 lejonin “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes çame, dhe sipas mendimit tim, EDHES-i nuk u frenua për të përfituar nga rasti”.
Gazeta Standard 25/02/2008



Dokument te EDES-te i nenshkruar nga vete N. ZERVA ne lidhje me ceshtjen e Cameve. (Jane vendosur vizat e kuqe, dhe hequr nr.protokollit qe te mos e kopjojne).Çamëria - Faqe 2 Wsmbzo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyThu Dec 10, 2009 12:39 am

Arbere te pershendes , per keto info qe sjell per qamet me te vertet kam shum deshir te mesoj me shum per qamet,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyThu Dec 10, 2009 12:39 am

Danke fiona .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyThu Dec 10, 2009 10:20 pm

Prijësit çamë në Revolucionin Grek

Ndonëse pjesëmarrja e shqiptarëve (çamëve) për pavarësinë e Greqisë është e njohur gjerësisht, në burimet greke anashkalohet apo minimizohet ky kontribut.
Ishin kapedanët shqiptarë të Çamërisë në shërbim të Ali Pashës, që i dhanë Greqisë së re trimat më të shquar në luftë për pavarësi: Noti Boçari, Kostandin Boçari, Marko Boçari, K.Xhavella, Jorgji Dhrako, Danglli, Llambro Vejko, Jani Gjeli, Tushi Zerva, (August Febre, "Historie du siège de Messolonghi", Paris, 1827, f.209). Fatkeqësisht, disa historianë e publicistë grekë ia atribuojnë vetëm helenëve Revolucionin Grek e nuk theksojnë që në atë revolucion shumë shqiptarë luftuan trimërisht për pavarësinë e Greqisë. Kjo nuk ishte një rastësi. Gjithmonë popullin shqiptar dhe atë grek i ka lidhur miqësia.
Engelhardt-i, duke folur për kontributin e shqiptarëve në Kryengritjen Greke për pavarësi, shkruan se në Shqipërinë e Poshtme "lindi pavarësia greke, se Boçarët, Karaiskaqët, Miaulët (...) ishin shqiptarë", (Tarih-i, Lufti, CIS, 13; "Enciklopedie de Islam", Vëll.I, f.229-264).
Në prag të Revolucionit Grek, kapedanët e Sulit, me forcat e tyre dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë ishin në radhët e forcave osmane, të joshur nga premtimet që kishin marrë nga Porta e Lartë se suliotët, pas fitores së osmanëve mbi Ali Pashën, do të ktheheshin në vatrat e tyre në Sul dhe bejlerëve çamë do t'u ktheheshin çifligjet që u kishte grabitur Ali Pasha. Megjithëse të krishterët shqiptarë të Sulit, si dhe bejlerët myslimanë ishin skeptikë ndaj premtimeve me të cilat i joshte Porta e Lartë, ata i mbante një shpresë e vogël dhe kjo i bënte të luftonin përkrah forcave osmane, kundër forcave të Ali Pashës, armikut të tyre të vjetër, që ishte drejt një fundi tragjik. Ndërkohë, pabesia e Portës nxori krye. Kryegjenerali turk thërriti kapedanët e Sulit dhe u komunikoi se Porta e Lartë, pas fitores ishte e gatshme t'' kthente suliotët dhe familjet e tyre në fshatrat e Frarit, në çifligjet e bejlerëve të Margëlliçit e të Paramithisë dhe nuk do t'i lejonte kurrë të ktheheshin në Sulin e tyre të dashur, në vatrat e tyre, që e kishin braktisur që në dhjetor të vitit 1813, (Spiro Mela, "To lintari tis Ipirou Ali Pasias, qe Suoli...", Parames 21 Athinë, 1970, f.388).
Kapedanët çamë braktisin Turqinë për Revolucionin Kjo deklaratë bombë e kryegjeneralit osman i dëshpëroi shumë kapedanët e Sulit, si dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë. Ali Pasha, që njihej si një mjeshtër i përsosur për të shfrytëzuar lëkundjet e kundërshtarit, ndërhyri me anën e njerëzve të tij, për të njoftuar kapedanët e Sulit dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë që të krijonin një aleancë kundër forcave turke, që përditë e më tepër po i afroheshin portave të Janinës. Pashai u ofronte aleatëve të rinj, jo vetëm premtimet që u kishte dhënë Porta, por luftëtarëve edhe rroga më të mira sesa ato që merrnin nga Turqia... Pas shumë hezitimesh, suliotët pranuan. Ata, më 3 dhjetor 1820, u larguan nga forcat sulltanike, duke braktisur pozicionet, dhe kaluan në anën e forcave të Ali Pashës. Suliotët, sapo kaluan në anën e Aliut, më 4 dhjetor, ndërmorën sulme të forta kundër forcave osmane duke u shkaktuar humbje të mëdha. Fitoret e suliotëve përkuan me shpërthimin e Revolucionit Grek, prandaj ato patën jehonë të gjerë në të gjithë Greqinë dhe u bënë burim frymëzimi i popullit helen për pavarësi. Ndërkohë, Ali Pasha urdhëroi që më 12 dhjetor 1820 të hynin në Sul. Ky lajm i gëzoi shumë suliotët dhe kthimi në vatrat e tyre pas 13 vjetësh, ishte një ngjarje e shënuar. Ata tashmë do të shkelnin pragjet e shtëpive të tyre, do të preknin me dorë çdo pëllëmbë toke, që e kishin larë me gjak.



Vendimi për zhvendosjen e popullsisë çame në Azi

Më 23 janar 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në nenin e fundit të saj, përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi, me atë greke në Turqi. Ky angazhim u konfirmua disa herë nga qeveria greke. Por në mënyrë të kundërligjshme u bënë shumë përpjekje të dhunshme nga qeveria greke dhe administrata lokale, që shqiptarët myslimanë me kombësi shqiptare të përfshiheshin në shkëmbim dhe të dërgoheshin në Azinë e Vogël. Tashmë ishte bërë e qartë për të gjithë se ishte planifikuar një strategji e tërë për shpronësimin e kolonizimin e pronave shqiptare, me refugjatët grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Në mbështetje të kësaj ideje, Ministria e Bujqësisë Greke, më 1 tetor 1922, me anën e një Qarkoreje urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që"… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë", (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Njëkohësisht, me urdhër, nisi zhvendosja e çamëve nga shtëpitë e trojet e tyre. Ja si shkruan Krapsites:
"Qeveria greke, kishte planifikuar të vendoste në krahinën e Çamërisë, në pronat e shqiptarëve, 18.000 refugjatë grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Ndërkohë, kontigjente kolonësh grekë, kishin nisur të vendoseshin në fshatin Gardhiq, Dhragomi, Karbunarë, Vole, Niste, Arpicë etj. Kështu p.sh., në fshatin Arpicë nga 300 shtëpi që kishte fshati, 250 i kishin zënë refugjatët, ndërsa shqiptarët u detyruan të sistemoheshin 3-4 familje në një shtëpi. (Vas.Krapsites, "Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33). Edhe në fshatrat myslimane të Shkallës (Filat), si në Picar, Muzhakë, Sollopi, Pjadhul dhe Sklav, u zaptuan me forcë nga refugjatët grekë, shtëpitë dhe pronat e myslimanëve.
Më 15 shkurt të vitit 1923 u lëshua një urdhëresë tjetër lidhur me sistemimin e të krishterëve pa tokë, sipas të cilit, tokat publike dhe ato në pronësi të myslimanëve shqiptarë, do të ndaheshin për t'u sistemuar refugjatët . Ligji i shpronësimit u vu në bazë të Kushtetutës Greke të vitit 1911 dhe hyri në fuqi para vitit 1923. Ky ligj nuk ishte gjë tjetër, veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t'i lënë shqiptarët pa bukë dhe t'i shtrëngonte të largoheshin nga Çamëria, ("Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33)…



Kërkesa çame Uillsonit: "Çamëria të bashkohet me Shqipërinë"

Në vijim të kësaj letre, disa nga drejtuesit e Shoqërisë "Çamëria", Beqo Kushi (Izeti) nga Spatari, Isuf Hyseni nga Gumenica, Omer Bako nga Paramithia, Refo Çapari nga Luarati, Gazali Dino nga Preveza, në emër të popullsisë çame, me 24 janar 1919, i drejtuan një letër presidentit Uillson, kryetarit të delegacionit japonez, Aojanit, Kryetarit të Konferencës së Paqes, Klemansonit dhe kryeministrit anglez, Lloyd Xhorxhit, me anën e të cilës shprehnin dëshirën e popullsisë çame që "Çamëria të bashkohej me Shqipërinë", (ASH, gazeta "Albania", Ëorçester Mass, dt.18 shkurt 1918).
Të njëjtën përmbajtje kishte edhe një parashtresë tjetër, që u hartua nga një përfaqësi çame: Asaf Çami, Ahmet Çamëria, Qamil Preveza dhe A.Ajdonati, drejtuar Kryetarit të Konferencës së Paqes, (AQSH, Fondi 251, viti 1919, Dos.14, fl.42. Një kopje e kësaj letre iu dërgua presidentit Uillson dhe kryeministrit anglez, Lloyd Xhorxh).
Shqiptarët çamë, tërë shpresat e tyre në mbrojtje të çështjes çame i kishin varur tek presidentit amerikan, Uillson. Në kohën kur kishte filluar Konferenca e Paqes në Paris, Shoqëria Çame, nëpërmjet kryetarit të saj, Beqo Kushi (Izeti) i dërgoi një letër të gjatë presidentit të SHBA, Uillson, në Paris, ku ndër të tjera i lutej që të përdorte tërë autoritetin e Shkëlqesisë së Tij mbi bazën e parimeve të shenjta të kombësisë dhe të vetëvendosjes, që të korrigjoheshin vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës. Në vijim, Beqo Kushi i bënte të njohur Presidentit amerikan se krahina e Çamërisë banohej prej një popullsie që ishte me autoktoni shqiptare dhe së fundi, i lutej z.Uillson që kjo popullsi të çlirohej nga zgjedha greke dhe të bashkohej me shtetin amë. Beqo Kushi e përfundonte letrën, duke i vënë në dukje Presidentit amerikan domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit të Çamërisë, se "nëse për një arsye apo një tjetër kërkesat e drejta të përfaqësuesve të Çamërisë. nuk do të merren parasysh dhe Çamëria do të mbetej nën zgjedhën greke, nuk do të kishte kurrë paqe në Ballkan derisa të rrojë edhe shqiptari i fundit", (AQSH, Fondi 251, viti 1919, Dos.14, fl.42)…
Gjithashtu, në të njëjtën kohë, iu dërgua edhe një telegram tjetër nga shqiptarët e Amerikës përfaqësuesve të Treshes më të madhe në Paris . Ndërkohë edhe Haxhi Murat Çami, duke shfrytëzuar lidhjet e tij miqësore me një mik të presidentit Uillson, i cili ato ditë do të nisej për në Paris, i dërgoi një letër në emër të çamëve të emigruar në SHBA, ku kërkonte mbrojtjen e çështjes çame, (po aty…).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyThu Dec 10, 2009 10:24 pm

Çamët krishterë shpëtojnë nga pushkatimi 500 gra e fëmijë myslimanë
Çamëria - Faqe 2 Ir3rxj
Historia e marrëdhënieve të çamëve myslimanë me të krishterët gjatë pushtimit fashist të Greqisë, duhet parë, gjykuar dhe vlerësuar mbi bazën e dokumentacionit të gjerë të kohës si dhe të vërtetave të pamohueshme. Është fakt i njohur se në këtë kohë çamët myslimanë dhe të krishterët u gjendën në krah të njeri-tjetrit për t'u mbrojtur nga elementët keqbërës dhe të pandërgjegjshëm. Masat e para të parisë së fshatrave myslimanë e të krishterë filluan që në vitin 1939, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Duke u mbështetur në traditat e hershme shqiptare, midis tyre u krijuan besëlidhje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyFri Dec 11, 2009 2:49 am

sa bukur arber, me keto te dhena te sakta se shum ktu ne forum dhe nuk kem njohuri per kto te dhena rrespekt. klm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyFri Dec 11, 2009 4:25 am

https://www.youtube.com/watch?v=wvW_FvTotHo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptyFri Dec 11, 2009 12:29 pm

Keto po sjell disa poezi te Rrustem Gecit per Camerine:

Ç A M Ë T

Çame , Çame, Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet bar me vesë
tek bie dielli po të pres

Çame , Çame , Çamëri
plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të korra në një lëmë!

Çame , Çame , Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është gjaku në flamur

Çame , Çame , Çamëri
ti moj je njëmijë hijeshi
këngën mos e lë të qaj
jepi gjakun të mos thaj



Shkruan Janina
jam Prishtinë
jem Tiranë
e jem një himn

Trapi i çamit
traget me nam
mijëra vjet
lundron n´këto anë

Qan Janina
gjakun e saj
nën Greqi
pema do thaj

Dheu i çamëve
një ( dhe ) flori
sa jam Çam
aq jam Shqipëri




LUTJA E ÇAMIT

A më lë o tokë të qaj
unë dua tek ti një varr
unë dua këtu të vritem
gjaku im të mos thaj

Gurë gjyshi kam këtu
në beteja i ka mbjellur
brenda ka disa këngë
gjyshi im i ka shkruar

A më do o tokë për vete
a më pranon të vdes këtu
të betohem jam ardhë
tek shtëpia ku kam jetu

A më lë o tokë të dua
gjaku i varreve më troket
guri gjyshit atje brenda
ngritu o bir, më thërret!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 EmptySat Jan 02, 2010 5:40 pm

Emri i krahines epirote te Camerise eshte me shume se 2500 vjecare.

Nuk ka asnje dyshim: greket e liqe jane manipulatoret me te paskrupull e te pa ndershem.
Ata kane fallcifikuar cdo fakte historik ne lidhje me Camerin tone. Nje nga fallcifikimet e tyre me te turpeshme qe ka arritur te bej vende dhe mes shqiptarve, eshte dhe paraqitja e popullsise came si “kolon turqe te istaluar ne Cameri qe nga koha e otomaneve pushtues”!
Ky fallcifikim kaqe i rendomte, nuk eshte bere ashtu si pa dashur, ose nga padituria e grekeve te liqe, por eshte bere me nje qellim te qarte: te shdukin identitetin Shqiptare te Epirit te Jugut.

Me dhjetra “profesore” te historise greke kan shkruajtur dhe mbrojtur kete teze te manipuluar me kaqe marifet nga ana e tyre. Mbrapa tyre nuk ka mbetur dhe kleri obskuratist greko-fanariote qe mese abuzimeve te shumta fetare, eshte perpjekur ti paraqiti camet si “kolone turqe”?! Per keta djaj te “shenjteruar” vetem feja tregone identitetin e vertete te nje populli!!!. Per 50 vjete “dishepujt” e “Megalo-Idese” te shperndare gjithandej Shqiperise dhe qe sot i gjejme te grupuar ne shoqaten greko-fanariote “Omonia” dhe ne partine e tyre greke PDNJ-shi kane qene dhe jane epiqendra ku gatuhen dhe shperndahet kjo genjeshter e pa skrupull. Zerin e ketyre hafijeve sillogjesh mund ta shikoni ne c’fardo forumi, webi, apo copez vendi ku flitet per Camerine tone. Pa u skuqur per injorancen e tyre, pa u skuqur per mashtrimet e tyre, keto pjella obskuratiste bizantine te hidhen ne fyte e me te pa vertetetat e tyre te shumta, perpiqen te te lerosin me pisllekun e tyre te piset. Perpiqen pa pushime si qener te terrbuar te fshehin te te verteten e madhe te Camerise tone.

Ky fallcifikim i bere nga greket dhe pjellat e tyre bastarde, mua nuk me cudite fare se i njofe fare mire se c’far bije bushtrash jane greko-fanariotet, por me habit fakti se si asnje historian, studiues, apo akademik shqiptare, nuk i ka rene ne sy tek “Lufta e Poleponezit’ te historianit te lashtesise Thucidites e verteta e madhe per Camerine tone?!

Historiani Thucidites, duke pershkruar ngjarjen e “Luftes se Poleponezit“, flet me hollesi per vendin ku u zhvillua beteja e pare dhe mes pershkrimit te tij Ai jepe me perpikmeri dhe qarte kufite e Camerise . Tregon per banoret e saje qe nuk ishin greke por “barbare” (jo greke)dhe pa haruar ta emeroje kete krahine me emrin e saj te lashte CAMERI?! CHEIMERI-UM Ja dhe pershkrimi i tij:

..."The fleet sailed from Leucas, and, arriving at the mainland opposite Corcyra, came to anchor at Cheimeri-um in the country of Thesprotia. Cheimeri-um is only a harbor, above it, at some distance from the sea, in that part of Thesprotia ,...... Another river, the Thyamis, forms the boundary of Thesprotia and Cestrine, and the prmontory of Cheimerium runs out between these two rivers. Here the Corinthians anchored and formed a camp.....The Corinthians on their part were supported by a large force of barbarians, which collected on the mainland; for the inhabitants of this region have always been well disposed towards them......Most of these were recovered by them and conveyed to Sybota, a desert harbour of Thesprotia, whither their barbarian allies had come to support them
."....
-By Thucydites: (Benjamin Jowet
Chapt- Sea Fite near Cheimerium-
[44-48] Volum I Oxford 1900
 
Ja pra fakti dhe e verteta 2500 vjecare e emrit te Camerise qe eshte fshehur qellimishte nga greket e liqe. Po historianve tane si u ka shpetuar nje rast i tille kaq i qarte e domethenes?! Te jete e gjithe kjo valle nje lajthitje e studiuesve dhe historianve tane qe nuk e kane pare nje fakt te tille?? Eshte fare e qarte: Nje mohim i qellimshem i histories dhe identitetit tone qe behet me keqedashje si nga greket e ligje por dhe nga sherbetoret tane te mjerre. .

Per te gjithe shqiptaret qe fatkeqesishte nga padituria e tyre kane pranuar nje fakt te tille JO TE VERTETE ja ku eshte prova dhe e vertetea e madhe per identitetin e Camerise sone. Emertimi i krahines shqiptare te Camerise eshte shume me i vjeter se emertimi (Epir). Popullsia came eshte e vetmia prove e gjalle qe verteton qarte atoktonine shqiptare te Epirit Jugor. Kjo eshte dhe arsyeja e masakrimit barrbare te popullsis came nga qenerit greko-fanariote. Ata zagare, me masakerat e tyre kunder Camerise u perpoqen te zhduknin njehere e pergjithmone proven e vetme te identitetit shqiptar te Epirit Jugor.

Arber Thesproti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Çamëria - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çamëria
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» ÇAMËRIA APO ARBANIA(SI TA KTHEJM QAMËRIN NË SHQIPRI )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: