Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Çamëria Thu Oct 09, 2008 4:09 am
Në këtë temë mund të postojm të japim mendime për gjithçka që ka të bëjë me Çamët dhe Çamërinë.
SHOQERIA POLITIKE ATDHETARE ÇAMERIA
Shteti i Epirit
Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi" (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figur e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë e popullit tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët.Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore,në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut. Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t'i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotëshme. Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pshtjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm, përsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik. Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin,vepronin e i shkyenin. Këto mbulesa s'mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë". Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën.Ata konservuan vetvetën si popull,por nuk u ngurtëzuan si një relike muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Wed Oct 22, 2008 4:54 pm, edituar 2 herë gjithsej
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 09, 2008 4:18 am
Harta ballkanike dhe trojet ku kanë jetuar populli shqiptar dhe popuj të tjerë me religjion musliman.
Epiri Me emrin 'Epir', në kohët e lashta quheshin krahinat në veri-perendim te Greqise. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetë. Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasiqë në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjeruar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apollonisë. Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë. Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukididi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike. Mendimet kanë qenë sa të ndryshme, aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na befasojë fakti se të njejtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Wed Oct 22, 2008 5:01 pm, edituar 2 herë gjithsej
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 09, 2008 4:23 am
Kliko këtu > Valle shume e bukur çame
Zanafilla e emrit
Tukididi me emrin Epir kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë, duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit. Helaniku, Apeiros quante edhe Azinë e Vogël, ndërsa Tukiditi dhe Isokrati quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni thotë se: Homeri me fjalën Epirnënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukadën. Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin Epeiros quanin tokat përkundrej ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote. Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë stere, ose kontinent (tokë). Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine. Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin Epir, autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek. V-të p.e.sonë, ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike. Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. Pra në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri. Ndërsa më 1635 fjalën latine "Epirus" shqiptarët e kanë përkthyer "Arbeni" dhe fjalën "Epirote" në shqipen e asaj kohe Iarbenesce (Iarbeneshë)
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 09, 2008 4:33 am
Banorët e parë
Disa dijetarë, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulturore që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grekë. Ky mendim është kundërshtuar nga studiues të ndryshëm, të cilët marrin parasysh dhe interpretojnë ndryshe disa thënie të historianëve dhe gjeografëve antikë dhe rezultatet e kërkimeve të sotme arkeologjike. Herodoti thotë se: në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare. Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë. Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografikë me prejardhje ilire. Kështu p.sh.: emra personash: Dastidi, Anyla, Tarypi; emra fisesh: Kaonët, Tesprotët, Prasaibët; emra gjeografikë: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyamis. Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë. Teopompi, - thotë Straboni - përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: ... në Epir ka pasur rreth 60 fise, por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori. Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë përë rëndësinë e tyre ishin: Tesprotët, Kaonët, Molosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët.
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 09, 2008 5:00 am
Përkatësia e fiseve Epirote
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë, mbështetet në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm barbarë. Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës barbarë, dijetarët u ndanë në dysh. Tukididi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t'u theksuar këtu është sidomos libri II, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan: Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Tesprotët, Molosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët . Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë. Në një vend tjetër, Tukididi i quante barbarë persianët, taulantët, ilirët, trakët dhe maqedonët. Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni, Skymni, Polibi, Livi, Plini, etj. Fjala barbar përdoret nga autorët e lashtë grekë për të treguar popullsi të huaja, por edhe fise etnikisht të njëjta por gjeografikisht margjinale, kultura dhe dialekti i të cilave kishte karakteristika dalluese nga të dialekti i athinasve. Në këtë kuptim ekzistonte ndryshim kulturor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë e pohon edhe Tukididi në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Amfiloki: Banorët e këtij qyteti, greqishten që flasin sot, e mësuan nga ambrakasit e ardhur, amfilokët e të tjerë janë barbarë. Në qoftë se amfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasiqë nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t'i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grekë. Ka mendime se me fjalën barbarqë ka përdorur, Tukididi nuk ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve. Ata i mëshojnë mendimit se helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjyptjanët, të cilët ata i quanin barbarë. Mund të përmendet edhe një e dhënë më e vonë, që besohet të jetë nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit, i cili i quan athamanët ilirë. Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilirë flet edhe vetë shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën panhelenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytet-shtetet e Epirit. Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: ... populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e maqedonisë dhe të ilirisë. Një kontribut të rëndësishëm përsa i përket problemit të përkatësisë etnike të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë kryer në Shqipërinë e Jugut, si p.sh. në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës dhe Kakavisë në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës. Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm. Duke studjuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjajshme me ato të Vajzës dhe të Matit. Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire. Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë, nuk janë gjë tjetër veçse kaonë. Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finiq, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë. Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e parë e zënë qeramika, veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla, etj. Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës epirote dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje. Një interes të veçantë paraqet edhe qeramika e zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër. Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegjet dhe në motivet e zbukurimit vërehen edhe elemente të traditës ilire. Vlen të përmendet këtu forma e përsëritur e tasave, të cilat mund të krahasohen me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit dhe të Rosunjës. Banorët e kësaj qendre përdornin vegjet brinake në disa variante, ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire. Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t'hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief, etj. Tipare të kulturës ilire shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe. Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në treva të tjera ilire. Kështuqë formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit ballkanik. Disa gjilpëra dyshe që janë gjetur në gërmimet e Jermës (e larë në ar) dhe në ato të Ripësit, janë të krahasueshme me ato që janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë. Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit. Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës. Gjilpëra dyshe që gjendet e vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, ka qenë shumë e përdorur tek ilirët. Një fushë tjetër, që na ndihmon për të gjykuar mbi problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H. Ceka. Përmes faktesh të shumta, ai arrinë në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët. Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë, Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire. Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë. Si Admet (4 herë), Amynta (2 herë), Annia, Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë). Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës. Monedha të prera aty kah mesi i shek. II-të p.e.sonë, si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës. Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Tesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë. Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H. Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë ilir. Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit ilir të Adrianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet. Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahit. Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit, H. Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra ilirë. Një grumbull emrash ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukididi, lidhur me prijësin e kaonëve, të tesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë ilirë. ?!!! Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Tesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë. Të njejtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marrur sot emrin Çamëria dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus, etj. Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jogrekë të Ballkanit edhe ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre gjithnjë shkronja të gjuhës greke e latine. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk do të thotë se ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan. Straboni i trajton një pjesë të epirotëve si bilingë (dygjuhorë), pra, Straboni nënkupton që epirotët flisnin si ilirishten, ashtu edhe greqishten. Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek. XIX, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë: Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmëbarbarë. Përsa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj. Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se: ... këto vende, (në kohën e tij) quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptarë. Ch. Brouchneri, gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan: Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhjanë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë. Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale Historia e Romës së Lashtë, i quan ... trimat epirotë, shqiptarë të lashtësisë. Lajbnici, filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, ... një dijetar të hershëm, të vërtetë, të gjuhësisë shqipe, udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe. Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotecistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si: Letrat shqiptare të Lajbnicit. Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705, ai shprehte mendimin se;... gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir. Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J. G. F. Herder, J. E. Tunman, i cili thotë: Edhe në Epir banonin vetëm popuj jogrekë, të cilët flisnin maqedonisht, siç është e njëjtë, me gjuhën ilire. Por mendim të tillë kishin edhe F. Bop, J. R. F. Ksilander, J. G. F. Han, J. F. Falmerajer, T. Mommsen, P. Kreçmerku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve, që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit, është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët. Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti Plin. III-144. Male II-3 dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjajshme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut. Ndërsa Hansjërg Frëmmer në librin e tij Ilirët, që ai e botoi në vitin 1988, thotë: Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën grek dhe të Pirros. Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun. Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore (monumente), Plini sh. I, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit. Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabitën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 09, 2008 5:12 am
Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos (ilirian). Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë, njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorkitis në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror të kësaj helmete me brirë, por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga njëra anë, ai si Aleksandër Bej donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet Dhul-Quarnein (Dybrirësh), e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros. Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë, ... paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre... Skënderbeu. Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti Epirotarum princeps (princ i epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë (Gjermanisht: Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studjuesi i mirënjohur gjerman P. R. Franke. Për periudhën e antikitetit të Gjirokastrës, kësaj qyteze-kështjellë, hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në teritorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjenë ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë. Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se: Gjirokastra është Argia e dikurshme. Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr. Milan Shufflaj në veprën e tij Serbët dhe Shqiptarët. Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arianitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias. Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë grekët. Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek. XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijsat e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt;Qyteza-kështjellë e Gjinit. Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në ( r ). Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t'u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ;Chateau d'Argent (Kështjellë e Argjendtë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si argjent nga hëna dhe ditën nga dielli. Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt.
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Ekskluzive/ Në vazhdim, jepen pjesë nga dëshmi e dokumente arkivore të studiuesit, Hajredin Isufi, lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, zakonet, mënyra e jetesës, traditat, shfarosja shoviniste, dënimi nga qarqe përparimtare greke i masakrës mbi popullsinë çame e deri tek kalvari i largimit të dhunshëm të banorëve nga tokat e tyre.
Çamët kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj për trimërinë dhe guximin e tyre, brenda dhe jashtë vendit. Shumë autorë, në veprat e tyre, kanë shkruar faqe të tëra duke i paraqitur çamët si luftëtarë të zotë e të guximshëm. Shpirti i lartë i luftëtarit çam dhe guximi i tij, ka tërhequr në shekuj edhe lakminë e vendeve të ndryshme të Perëndimit e të Lindjes, për t'i pasur në radhët e forcave të tyre jo vetëm si luftëtarë, por edhe si drejtues të veprimeve luftarake. "Shqiptarët, shkruan Johallas, thërriteshin nga të huajt si luftëtarë dhe sidomos si kalorës të mirë", (Johallas, P.Titos, "Mbi emigrimin e shqiptarëve në Greqi", në: AIH, Dos.A - II - 56). Çamët, në radhët e forcave të huaja, i hasim që në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XVI. Kështu historiani Giuseppe Valentini, autor i veprave shumë-vëllimshme, në njërën prej tyre ve në dukje se dy luftëtarë suliotë, njeri me emrin Gjokë dhe tjetri me emrin Lekë, i hasim si stratiotë që në vitin 1511, (Guseppe Valentini, "Il diretto delle comunita nella tradioline giuri Albanese", f.351). Pukëvili tregon se tre fshatrat e juridiksionit të Filatit: Janjari, Filati dhe Koska "kanë qenë fidanishtja prej nga përzgjidheshin luftëtarët që sulmonin Rumelinë. Përpara se Ali Pasha të bëhej zot i Çamërisë, këto trupa çame bënin inkursione në grykat e maleve të Maqedonisë dhe e drejtonin vështrimin e tyre deri në Egjipt", ( Pouqueville, Voyage, vep.e përm., Vëll.I, Kap.29). Në Konferencën Shkencore që u organizua nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, më 26 qershor 2004 në Tiranë, në kuadrin e 60-vjetorit të shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare nga Çamëria, intelektuali dhe politikani i shquar i shqiptarëve të Maqedonisë, z.Arbën Xhaferri, në temën që trajtoi, solli të dhëna me vlerë rreth problemit që trajtojmë: "Në vitin 1806, deklaroi autori, Beogradi u çlirua nga turqit. Rol të rëndësishëm në këtë luftë luajti epiroti çam, Jani Kondo, apo siç e quanin serbët, Kondo Bimbashi, i cili bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, "Legalizimi i krimit", referat i mbajtur në Konferencën Shkencore të organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, më 26 qershor 2004, në: "Çështja çame dhe integrimi evropian", Arbëria, 2005, f.90. Historia e re e Egjiptit ka në themelet e saj kontributin që kanë dhënë luftëtarët shqiptarë kundër krimit të organizuar, që kishte lindur në Egjipt, dhe përcaktoi në mënyrë përfundimtare karrierën e shqiptarit Mehmet Aliu dhe i hapi rrugë për të ndërmarrë reforma ekonomike dhe ushtarake. Në radhët e drejtuesve të forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, burimet e kohës përmendin si drejtues të taboreve osmane Sulejman Çaparin, nga Luarati i Margëlliçit, në kryengritjen e Orllovit në More, përpjekjet mes forcave ruse dhe atyre turke, që përfunduan më 1769 me fitoren e forcave turke, (Sp.Mela, "To lintari...", vep.e përm., f.39). Këtë shpirt të shqiptarëve për t'u larguar nga vendi i tyre i pushtuar dhe për të kaluar në aventura e me prirje mercenare, Dora D'Istria e motivon vetëm e vetëm për të fituar para për të mbijetuar . Trimeria Came Asnjë rrëfim nuk do të ishte i plotë për vetitë luftarake të shqiptarëve çamë, pa përmendur luftërat heroike që kanë bërë suliotët në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre. Mënyra më e mirë për të njohur heroizmin legjendar të çamëve, është t'u referohemi vlerësimeve që kanë bërë studiuesit e huaj në periudha të ndryshme historike. Pukëvili, duke qenë Kryekonsull i Francës në Janinë, më 1806 njohu nga afër cilësitë e çamëve, si dhe vetitë luftarake të tyre, që i dallonte ata. Francezi, në veprën e tij disavëllimëshe bëri vlerësime që meritojnë vëmendje. Suli dhe suliotët, Filati dhe filaqotët, Margëlliçi dhe margëlliçotët, u bënë epiqendra e vëzhgimeve të tij në qëndresën heroike të çamëve, të cilët "donin të jetonin të lirë si të parët e tyre", (Jurien de la Craviere, "La station de Lavarit", Paris, 1876, Vëll.II, f.89). Pukëvili, vuri re tek shqiptarët çamë disa veçori dalluese, si: luftëtarë të maleve, që lidhej me origjinën e tyre antike, trima, të cilët në veprimet luftarake zgjidhnin pozicione, zinin qafa për të kontrolluar lëvizjet e kundërshtarit. Pukëvili, në shënimet që ka lënë për çamët, shkruan me admirim për trimëritë e qëndresën e tyre për të mos rënë nën sundimin e Pashait të Janinës: "Filaqotët, shkruan Pukëvili, ndryshe nga korfiatët, shquheshin gjatë mbrojtjes për guximin e madh dhe këta ishin të pathyeshëm. Ali Pasha nuk ka qenë në gjendje të matej e të ndeshej seriozisht me ta", (Po aty, vep e përm., Vëll.I, Kap.29). Këto cilësi të larta të shqiptarëve çam bënë që Pukëvili, megjithëse nuk kishte qenë një dashamirës i shqiptarëve, të miqësohej me çamët dhe në ditë të vështira, kur në kazanë e Filatit më 1813 kishte rënë kolera dhe vdekja merrte qindra jetë njerëzish çdo ditë, ai ishte mes çamëve. Pukëvili nuk e fshihte atëherë admirimin për çamët, që i cilësonte: "Një popull të shquar për zotësinë e vet, një popull që s'mund ta gjesh më të mirë, më fisnikët e farës shqiptare, si për nga guximi, ashtu dhe shëndeti, që janë përkujdesjet e tij kryesore", (po aty). Kur flitet për vlerësimet që u bëjnë autorët e huaj cilësive luftarake të çamëve, nuk duhet lënë pa përmendur historiani anglez, Çajrël, për shënimet që ka lënë në veprën e tij. Ai, ndër të tjera shkruan: "…Natyra ka qenë një memece e rreptë për shqiptarët, por të paktën ajo iu pat dhënë zemër të qëndrueshme dhe muskuj penjëzor të fortë për të luftuar. Ali Pasha, megjithëse kishte ndërtuar një kështjellë madhështore për të vënë nën kontrollin e tij malësorët trima, kurrë nuk kishte arritur t'i nënshtronte plotësisht, (po aty, f.234). Çajrël qëndroi mes çamëve në kazanë e Margëlliçit me javë të tëra. Ai, kur flet për trimërinë e margëlliçiotëve, përmend edhe suliotët legjendarë, të cilët i karakterizon si "një racë të fortë shqiptare, të krishterët e malësive, të cilët me trimëri e mbajtën gjatë shekullin e XIX, supremacinë e padiskutueshme në këto kështjella dhe i detyruan kundërshtarët e tyre të thyheshin në terren malor, në fushë e në det, madje dhe në portat e Janinës, (po aty, f. 205-206). Në përshkrimin e luftëtarëve suliotë, Çajrel do të veçonte si tipar dallues të tyre në veprimet luftarake, shkathtësinë e tyre në ngjitjen nëpër male e shkrepa, nëpër monopate e shtigje, që viheshin kurdoherë nën kontrollin e tyre. Ndërsa Liku shkon edhe më tej, duke treguar se suliotët kishin një taktikë origjinale në veprimet e tyre luftarake: kur forcat armike ishin të shumta në numër, suliotët i sulmonin në befasi, ndërsa kur shihnin se forcat e kundërshtarit ishin të shumta e të pabarabarta me të tyret, synonin t'i zinin rob ose t'i asgjësonin plotësisht.
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Fri Oct 10, 2008 2:10 am
Prijësit çamë në Revolucionin Grek
Ndonëse pjesëmarrja e shqiptarëve (çamëve) për pavarësinë e Greqisë është e njohur gjerësisht, në burimet greke anashkalohet apo minimizohet ky kontribut. Ishin kapedanët shqiptarë të Çamërisë në shërbim të Ali Pashës, që i dhanë Greqisë së re trimat më të shquar në luftë për pavarësi: Noti Boçari, Kostandin Boçari, Marko Boçari, K.Xhavella, Jorgji Dhrako, Danglli, Llambro Vejko, Jani Gjeli, Tushi Zerva, (August Febre, "Historie du siège de Messolonghi", Paris, 1827, f.209). Fatkeqësisht, disa historianë e publicistë grekë ia atribuojnë vetëm helenëve Revolucionin Grek e nuk theksojnë që në atë revolucion shumë shqiptarë luftuan trimërisht për pavarësinë e Greqisë. Kjo nuk ishte një rastësi. Gjithmonë popullin shqiptar dhe atë grek i ka lidhur miqësia. Engelhardt-i, duke folur për kontributin e shqiptarëve në Kryengritjen Greke për pavarësi, shkruan se në Shqipërinë e Poshtme "lindi pavarësia greke, se Boçarët, Karaiskaqët, Miaulët (...) ishin shqiptarë", (Tarih-i, Lufti, CIS, 13; "Enciklopedie de Islam", Vëll.I, f.229-264). Në prag të Revolucionit Grek, kapedanët e Sulit, me forcat e tyre dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë ishin në radhët e forcave osmane, të joshur nga premtimet që kishin marrë nga Porta e Lartë se suliotët, pas fitores së osmanëve mbi Ali Pashën, do të ktheheshin në vatrat e tyre në Sul dhe bejlerëve çamë do t'u ktheheshin çifligjet që u kishte grabitur Ali Pasha. Megjithëse të krishterët shqiptarë të Sulit, si dhe bejlerët myslimanë ishin skeptikë ndaj premtimeve me të cilat i joshte Porta e Lartë, ata i mbante një shpresë e vogël dhe kjo i bënte të luftonin përkrah forcave osmane, kundër forcave të Ali Pashës, armikut të tyre të vjetër, që ishte drejt një fundi tragjik. Ndërkohë, pabesia e Portës nxori krye. Kryegjenerali turk thërriti kapedanët e Sulit dhe u komunikoi se Porta e Lartë, pas fitores ishte e gatshme t'' kthente suliotët dhe familjet e tyre në fshatrat e Frarit, në çifligjet e bejlerëve të Margëlliçit e të Paramithisë dhe nuk do t'i lejonte kurrë të ktheheshin në Sulin e tyre të dashur, në vatrat e tyre, që e kishin braktisur që në dhjetor të vitit 1813, (Spiro Mela, "To lintari tis Ipirou Ali Pasias, qe Suoli...", Parames 21 Athinë, 1970, f.388). Kapedanët çamë braktisin Turqinë për Revolucionin Kjo deklaratë bombë e kryegjeneralit osman i dëshpëroi shumë kapedanët e Sulit, si dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë. Ali Pasha, që njihej si një mjeshtër i përsosur për të shfrytëzuar lëkundjet e kundërshtarit, ndërhyri me anën e njerëzve të tij, për të njoftuar kapedanët e Sulit dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë që të krijonin një aleancë kundër forcave turke, që përditë e më tepër po i afroheshin portave të Janinës. Pashai u ofronte aleatëve të rinj, jo vetëm premtimet që u kishte dhënë Porta, por luftëtarëve edhe rroga më të mira sesa ato që merrnin nga Turqia... Pas shumë hezitimesh, suliotët pranuan. Ata, më 3 dhjetor 1820, u larguan nga forcat sulltanike, duke braktisur pozicionet, dhe kaluan në anën e forcave të Ali Pashës. Suliotët, sapo kaluan në anën e Aliut, më 4 dhjetor, ndërmorën sulme të forta kundër forcave osmane duke u shkaktuar humbje të mëdha. Fitoret e suliotëve përkuan me shpërthimin e Revolucionit Grek, prandaj ato patën jehonë të gjerë në të gjithë Greqinë dhe u bënë burim frymëzimi i popullit helen për pavarësi. Ndërkohë, Ali Pasha urdhëroi që më 12 dhjetor 1820 të hynin në Sul. Ky lajm i gëzoi shumë suliotët dhe kthimi në vatrat e tyre pas 13 vjetësh, ishte një ngjarje e shënuar. Ata tashmë do të shkelnin pragjet e shtëpive të tyre, do të preknin me dorë çdo pëllëmbë toke, që e kishin larë me gjak.
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Fri Oct 10, 2008 2:12 am
Ali Pashë Tepelena mashtron çamët e Sulit
Për fat të keq, gëzimi dhe ndjenja e kënaqësisë që përjetuan suliotët në vatrat e tyre, nuk zgjati shumë. Koha tregoi se Aliu, si gjithmonë, nuk i mbajti premtimet që u kishte dhënë suliotëve, që tashmë ishin dhe aleatë të tij. Ai lejoi të futeshin ata në Sul, por pikat më të rëndësishme strategjike, siç ishte Kështjella e Qafës, nuk e lëshoi të vihej nën kontrollin e suliotëve, por u mbajt nga 60 forca të përzgjedhura të Ali Pashës . Në gjuhën e thjeshtë, kjo donte të thoshte se Ali Pasha i kishte mashtruar edhe këtë herë çamët e krishterë të Sulit. Tashmë suliotët, pas mashtrimeve të Portës së Lartë, provuan edhe një herë pabesinë e vezirit plak. Në këto rrethana suliotët, pa asnjë hezitim, u bashkuan me forcat kryengritëse greke, aleat i të cilave ishte edhe Ali Pasha, kundër Hurshit Pashës, që tashmë kishte ardhur në krye të forcave turke në Greqi. Çamët manifestonin ndjenja dashurie dhe solidariteti ndaj helenëve, ndërkohë që sundimi shekullor osman kishte kultivuar thellë tek shqiptarët çamër ndjenjën e pavarësisë. Në vigjiljen e Revolucionit Grek, kur Hurshid Pasha vazhdonte ta ngushtonte rrethimin e Janinës. Perovoji arriti në Sul, i cili në emër të Ipsilantit, kryetar i Revolucionit Grek, i ftonte suliotët të luftonin për liri dhe të ndikonin tek muhamedanët shqiptarë të kalonin në anën e Revolucionit Grek, se edhe Ali Pasha ishte mbështetës i revolucionit. (K.Biris, vep.e përm., f.345)...
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Fri Oct 10, 2008 2:13 am
Në Revolucionin Grek Të besëlidhurit nisën veprimet e përbashkëta kundër forcave osmane. Ato, më 25 prill 1821, nisen për në Prevezë, ku forcat e të besëlidhurve bashkohen me çetën e Janaq Jorgjit. Me veprime të përbashkëta, suliotët dhe forcat e bejlerëve çamë vunë nën kontrollin e tyre shumë territore të Shqipërisë së Poshtme dhe pas këtij suksesi, suliotët kthehen në Sul . Dhimitër Ipsilanti mësoi sukseset e aleancës së suliotëve me muhamedanët çamë dhe u entuziazmua për fitoret e tyre. Për Ipsilantin kjo aleancë nuk ishte e mjaftueshme që çamët muhamedanë të bashkëpunonin me suliotët. Komandantit të Revolucionit Grek i interesonte që çamët, me forcat që kishin dhe trimërinë që i karakterizonte, dhe që përbënin një potencial të fuqishëm ushtarak, të bashkoheshin përkrah forcave kryengritëse greke, në luftë kundër forcave osmane. Ipsilanti vlerësonte jo vetëm bejlerët e Çamërisë për ta mbështetur Revolucionin Grek, por edhe krerët e krahinave të tjera të Shqipërisë së Jugut. Komandanti i Revolucionit Grek, ndjenjat e pastra për një aleancë me shqiptarët kundër armikut të përbashkët, i shpalosi hapur dhe pa hezitim në dy letra që u nisi krerëve shqiptarë, në të cilat i ftonte të luftonin përkrah grekëve. Letra e parë (nga tre të tilla) e Dhimitër Ipsilantit, që iu drejtua parisë së Çamërisë, mban datën 26 qershor 1821... Rrethimi i Tripolicës, në shtator të vitit 1821, gjendej në pikën më kritike. Qyteti ishte i rrethuar nga forcat e shumta osmane. Uria dhe sëmundjet po i sfilitnin të rrethuarit helenë. Forcat osmane synonin t'i detyronin të rrethuarit ose të dorëzoheshin, ose të vdisnin të gjithë nga uria. Në radhët e taborëve osmanë ishin edhe rreth 2000 ushtarë shqiptarë me rrogë dhe komandantët e tyre si, Jaho Demi, nga Filati i Çamërisë e Sali Çami, nga fshatrat e rrethinave të Gumenicës. Ata nuk pajtoheshin me vendimin që kishte marrë komandanti osman, që të rrethuarit të vdisnin nga uria e sëmundjet, që po kthehej në një epidemi të vërtetë masive. Komandantët e forcave shqiptare, nuk kishin asnjë lidhje kombëtare e solidaritet me forcat osmane, por ndjenin një dhembje të thellë për fatin tragjik që përjetonin helenët e rrethuar. Kjo situatë e rëndë bëri që komandantët e forcave shqiptare në radhët e forcave turke, të bien në kontakt me Kollokotronin e t'i deklaronin se ishin gati të braktisnin pozicionet, me kusht që forcat kryengritëse greke t'i linin të lirë të ktheheshin në atdheun e tyre. Kollokotroni e mirëpriti propozimin që iu bë dhe i mori në konsideratë të plotë kërkesat e palës shqiptare. Shtabi i komandës osmane në Tripolicë, kur pa se shqiptarët me komandantët e tyre, Jaho Demi, Sali Çami, Elmaz Meçi etj., braktisnin pozicionet ku ishin dislokuar, u dëshpëruan dhe u detyruan t'u propozojnë grekëve kryengritës armëpushim. Komandantët shqiptarë gjatë tërheqjes nxjerrin nga rrethimi gjithë klerikët grekë dhe parinë helene, që mbaheshin të izoluar në Tripolicë, dhe dolën bashkë me armët e tyre. Komandantët shqiptarë gjithashtu ishin marrë vesh me kryengritësit grekë, që kur të largoheshin forcat shqiptare, të bëhej një mësymje e fortë kundër pozicioneve osmane, ( N.Spiladou, "Kujtime", Vol.A, f.243; K.Biris, vep.e përm., f.350). Ja si i përshkruan shqiptarët që dolën nga Tripolica, francezi Vutie: "Ishte një pamje prekëse t`i shikoje këta ushtarë trima të dobësuar nga privacionet, por krenarë të kalonin përmes grekëve". Kollokotroni për t'u siguruar nga çdo incident gjatë udhëtimit të forcave shqiptare për në atdheun e tyre, caktoi 500 luftëtarë të zgjedhur kryengritësish grekë, që i drejtonte komandanti i shquar i Revolucionit Grek, Z.Pllapoutas. Në vendin e quajtur Mitika, Daljanenjtë, një fis i madh grek, kishin bërë një pritë të fortë për të sulmuar forcat shqiptare e t'i vrisnin të gjithë, në shenjë hakmarrje të vrasjes së vëllait të tyre, Theodhorit, nga forcat osmane, pak kohë më parë. Kollokotroni u njoftua nga njerëzit e tij për pritën që ishte përgatitur dhe menjëherë urdhëroi Daljanenjtë të tërhiqeshin nga planet që kishin stisur dhe të mos krijonin asnjë incident . Daljanenjtë u tërhoqën dhe kolona e shqiptarëve, më 30 shtator arriti në Egjio dhe prej andej do të vazhdonin udhën për në vendin e tyre. Egjio ishte edhe vendi ku forcat greke do të ndaheshin nga shqiptarët, të bindur se ndaj tyre nuk kishte më rrezik rrugës. Jaho Demi, Sali Çami dhe Elmaz Meçi i dorëzuan Pllapoutës një parashtresë falënderimi, në të cilën shprehnin mirënjohje për Kollokotronin si dhe komandantëve të trupës greke, që i shoqëruan në mbrojtjen e jetës së tyre. Peticioni nënshkruhej nga Jaho Demi, Sali Çami, Elmaz Meçi e Lalush Perpani, (N.Spiladou, "Kujtime", po aty). Në tetor të atij viti, çamët, suliotët e toskët, në bashkëpunim edhe me forcat kryengritëse helene, ndërmorën disa aksione të përbashkëta e të suksesshme kundër forcave osmane në Arahthit, si dhe në rrethimin e komandantit turk në Artë.
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Fri Oct 10, 2008 2:14 am
Lidhja e aleancës së çamëve me luftëtarët grekë Forcat shqiptare në këto aksione, siç shkruan historiani grek, Dionis Kokinoi (Dionis Kokinou, "Revolucioni grek", Vëll.IV, f.68, 74; K.Biris, vep.e përm., f.346.), ishin rreth 1500 vetë. Veprimet e përbashkëta greko-shqiptare tregonin se në fakt aleanca ishte krijuar. Tanimë pritej vetëm akti formal për t'u zyrtarizuar aleanca nga pala greke. Me ndërhyrjen e suliotëve, edhe kjo pikë që kishte mbetur pezull, u zgjidh. Pala e udhëheqësve të kryengritjes greke ftoi krerët myslimanë shqiptarë në Peloponez, në vendin ku ishte caktuar për t'u zyrtarizuar aleanca. Palën shqiptare në atë takim e përfaqësonte Tahir Abazi. Ndërkohë forcat çame, nën drejtimin e Pronjos dhe Çaparit, ishin dislokuar në rrethinat e Artës dhe menjëherë pas nënshkrimit të aleancës, prisnin sinjalin për të kaluar në radhët e kryengritësve grekë, që ishin më të organizuar dhe më të përqendruar në veprimet luftarake… Tahir Abazi, i revoltuar nga djegia e fshatit, prishja e xhamive dhe e teqeve, si dhe i keqtrajtimeve të myslimanëve arvanitas, hoqi dorë nga vazhdimi i udhëtimit drejt Peloponezit dhe u kthye në Artë. Aty ai u bëri të njohur bejlerëve çamë dhe drejtuesve të tjerë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, veprimet e dhunshme që kishin ndërmarrë kryengritësit grekë ndaj familjeve myslimane dhe institucioneve të kulteve fetare myslimane. Ky lajm i kobshëm, mjaftoi që krerët shqiptarë të hiqnin menjëherë dorë nga aleanca me kryengritjen greke e të bashkoheshin me Hrushit Pashën, (K.Biri, "Arvanites oi dories tou neotorou elenizmou", Athinë, 1961., f.346). Por vuajtjet çame në këtë betejë qëndrese e më pas, mbeten të pashoqe. Ja si shkruan Dora D'Istria: "Për fat të keq, asnjë pjesë e Shqipërisë nuk ka vuajtur aq sa Çamëria nga fanatizmi mysliman dhe ky është një konstatim mëse i drejtë, i cili herë pas here në momente kritike ka nxjerrë krye dhe është bërë pengesë serioze në progres, siç ishte rasti në mbrojtjen e alfabetit latin e shkollës shqipe", ( Dora d'Istria, vep.e përm.).
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Fri Oct 10, 2008 2:15 am
Prishja e aleancës
Hrushit Pasha, kryegjenerali turk, e shfrytëzoi pa humbur kohë konfliktin që kishte plasur mes drejtuesve të kryengritjes greke dhe bejlerëve myslimanë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme. Ai gjeti terren të favorshëm për t'u bërë thirrje myslimanëve shqiptarë të largoheshin përfundimisht nga aleanca, duke u thënë se kryengritja greke ishte vepër e Rusisë cariste dhe se ajo ishte drejtuar kundër myslimanëve dhe se do të ishte një dënim qiellor, po qe se myslimanët do të bëheshin me të krishterët. Propaganda e Hrushit Pashës synonte që bejlerët myslimanë çamë të bashkoheshin me forcat osmane. Të gjitha këto presione nga brenda e jashtë nuk mund të mos ndikonin në tronditjen nga themeli të aleancës dhe prishjen e saj. Jetëgjatësia e saj qe vetëm 12 muaj: Janar 1821- Dhjetor 1821, (Pouqueville, "Histoire de la rigeneration de la Grece", f.199-200). Prishja e aleancës dhe fushata e reprezaljeve që kishte nisur ndaj myslimanëve shqiptarë, i preku shumë suliotët dhe kreykapedanin e tyre, Marko Boçarin, edhe për faktin se kishte qenë Marko Boçari nismëtari për krijimin e aleancës mes bejlerëve të Çamërisë dhe kryengritjes greke. Madje, Marko Boçari shihte se ftohja e bejlerëve myslimanë të Shqipërisë së Poshtme ndaj kryengritjes greke, kishte nisur të ndjehej edhe tek shqiptarët e krishterë suliotë. Këto pasoja të paparashikuara nga krerët e kryengritjes, kishin krijuar tensione alarmi tek qeveria greke.
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
Titulli: Re: Çamëria Tue Oct 21, 2008 8:19 pm
Çamët e Amerikës, peticion Sarkozisë
Çështja çame shkon në Pallatin “Elysee”. Popullsia nga zona e Çamërisë, që jetojnë e punojnë në SHBA, i kanë shkruar një peticion Presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi, duke kërkuar dënimin e gjenocidit grek të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Peticioni, i firmosur nga 25 shqiptarë të lindur shtetas grekë, në krahinën shqiptare të Çamërisë, nuk ka si synim ndryshimin e kufijve, por realizimin e të drejtave të tyre, si shtetësinë, gjuhën, pronën, traditat dhe kulturën.
Nga ana e tyre, kërkohet gjithashtu edhe kompensimi i shfrytëzimit të padrejtë të shtëpive, pronave dhe pasurive të tjera nga pronarët e paligjshëm.
Motivi, pse çamët e Amerikës i shkruajnë Presidentit Sarkozi dhe jo qeverisë shqiptare, lidhet me besimin që ky komunitet ka në demokracinë evropiane për të mposhtur mentalitetin ballkanik të urrejtjes dhe mosrespektimit të njëri-tjetrit.
“Ballkani nuk duhet të quhet më ‘fuçi baruti’, por pjesë e Evropës së Bashkuar Demokratike”, citohet në letrën drejtuar Sarkozi. Diskriminimi ndaj popullsisë çame vazhdon edhe sot. Qeveria greke, nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë, vjet u refuzoi vizat e hyrjes 26 çamëve me banim në Shqipëri, me arsyen e mosarsyes se kanë lindur në Greqi.
Ata faktikisht kërkonin të vizitonin vatrat ku kishin lindur dhe të vendosnin një tufë me lule në vendet ku kanë qenë varrezat e të parëve të tyre. Komuniteti çam në SHBA shpreh shqetësimin se si mund të pretendohet që të respektohen të drejtat njerëzore, veçanërisht e drejta e pronës, kur nuk të jepet e drejta për të hyrë legalisht në Greqi.
Duke i bërë një përshkrim të historisë së çështjes çame, në letrën drejtuar Presidentit francez theksohet se,
Në kundërshtim me premtimet për respektimin e të drejtave të kësaj popullate shqiptare, administrata greke filloi reprezaljet, diskriminimin, ndalimin e gjuhës shqipe dhe konfiskimin e pasurive të shqiptarëve të Çamërisë.
Megjithatë, mohimi i të drejtave elementare si konfiskimi i pronave, mos hapja e shkollave në gjuhën amtare, reprezaljet, burgosjet dhe diskriminimi total nuk u ndërprenë asnjëherë.
Djemve çamë kur thërriteshin në ushtri nuk u jepeshin armë, por vetëm kazma e lopata për të punuar. Për më tepër, në prag të luftës italo-greke, u internuan të gjithë meshkujt mbi 13-vjeçarë në ishujt e Egjeut.
Atje nga keqtrajtimi vdiqën disa qindra prej tyre. Ndërsa me 1944-45, mbas masakrave çnjerëzore e vrasjeve të më se 2900 njerëzve të pafajshëm, kryesisht gra, fëmije e pleq, u përzunë me dhunë për në Shqipëri mbi 30 mijë çamë, që jetonin në trojet tona etnike prej mijëra vjetësh.
rroni Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1721 Registration date : 09/05/2008
Titulli: Re: Çamëria Wed Oct 22, 2008 10:51 am
shum pak po behet dhe po folet per qamet me te vertet duhet ta ndrisim zerin ne kup te qiellit dhe ta aktualizojm ket problematik.
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 23, 2008 2:32 pm
CAMERIA PJESA 1 (PART 1)
rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 23, 2008 3:45 pm
Cameria eshte nje nga historite me krenare dhe me te dhimbshme te shqiptareve.
nga Cameria kemi pasur, Ali pashen, Marko Bocarin, Pirron(epiri ishte ne ate pjese) e shume e shume tjere.
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 23, 2008 5:23 pm
CAMERIA PJESA 2 (PART 2)
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 23, 2008 5:24 pm
Chamerian Genocide by Greece(Çamëria-Epirus)
Parapsikologu Hero anëtar
Numri i postimeve : 3125 Age : 56 Vendi : Ferizaj-Kosovë Profesioni/Hobi : Poezia Registration date : 18/07/2008
Titulli: Re: Çamëria Thu Oct 23, 2008 5:28 pm
Cameria eshte dhembje dhe gjygj per shqiptaret (ne rend te pare pushtetaret) qe nuk i dolen zot as nje moment. Cameria eshte plage e hapur mu sikur Lugina e Presheves, sikur Malesia e Madhe.
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Sun Dec 21, 2008 7:11 am
Çamëria shtrihet në pjesen veriperendimore të Greqisë. Pelasgo-Ilirët ishing banoret e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit.
Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe).
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Sun Dec 21, 2008 7:12 am
Parga 1913 Imazhe te marra nga http://www.albumishqiptar.com 25 maj 2003 (KeL) - Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u Imageintensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.
Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë.
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Sun Dec 21, 2008 7:17 am
Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente.
Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë që të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare. Edhe Imagepse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë.
Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje pë bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që "grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar".
Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim ineresant që i afrohet të vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij se "Rrethi ku banonte ky Imageminoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth ndaj çamëve". Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absdurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi". Në këtë mënyrë, palmeri vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Çamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullsie me gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve. Megjithatë, Palmeri e pranonte dhe mundësinë hipotetike të bashkëpunimit të një pjese të minoritetit shqiptar me italianët dhe si shkaqe të këtij bashkëpunimi të mundshëm ai jepte "dëshirën për ta bashkuar Çamërinë me Shqipërinë ose për të shfrytëzuar mundësitë që paraqiste realiteti i krijuar për të qëruar hesapet e vjetra me grekëtt. Ai pohonte se nuk mund të arrihej në ndonjë konkluzion se kush nga të dy palët ishte përgjegjës për fillimin e armiqësive. Në të vërtetë, armiqësitë dhe konflikti nacional në Çamëri, siç kemi theksuar më lart, kishin filluar këtu me aneksimin e kësaj treve shqiptare nga greqia gjatë Luftërave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenë politika sistematike antishqiptare dhe shkombëtarizuese e qeverisë greke dhe organizmave të ndryshme të saj. Kjo situatë e tendosur, sigurisht që ka shkaktuar edhe konflikte të veçanta midis të dy palëve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilësisht pasi ata ishin të ushtruara, të organizuara, të drejtuara ose të xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me gjermanët dhe italianët, i cili e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftës, madje dhe sot, u përpoqën të fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim total ndaj popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi ka qenë i qartë, që t'i vihej një bazë justifikuese spastrimit etnik të Çamërisë.
Ne foto, Kalaja e Janines! Kalaja e Ali Pashe Tepelenes!
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Sun Dec 21, 2008 7:19 am
Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke). Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranopi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ç'tju thotë, pasi në praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni në Çamëri". Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve aleate dhe Qeverisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim përfaqësuesve të Çamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë.
Paramithi 1913 Imazhe te marra nga http://www.albumishqiptar.com
M E M O R A N D U M I KOMITETIT ANTIFASHIST TË EMIGRANTËVE ÇAMË NË SHQIPËRI
KOMISIONIT HETIMOR TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË U.N.O.
RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NË MINORITETIN SHQIPTAR ÇAM NË GREQI
Ne Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë në Shqipëri, me besim në parimet demokratike dhe humanitare të U.N.O.-s, n’emër të emigrantëve Çamë në Shqipëri, parashtrojmë para Komisionit hetimor të drejtat tona të humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat që kryen fashistat Grekë për të shfarosur Minoritetin Shqiptar në Greqi. Në vazhdim të protestave dhe kërkesave tona drejtuar Aleatëve të Mëdhenj dhe Kombeve të Bashkuara, ne kërkojmë drejtësi për sa parashtrojmë:
Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetëve me rradhe duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor dhe duke mos përfillur as pak traktet Ndërkombëtare kanë përdorur kundër minoritetit Shqiptar në Greqi një politikë çfarosjeje. Qysh me pushtimin grek në Çamëri më 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e përkrahur nga autoritetet e vëndit masakroi pa më të voglën arsye 72 burra të krahinës Paramithisë në pruan e Selamit. Këto masakra qenë fillimi i çfarosjes së minoritetit Shqiptar dhe zbulojnë orientimin që mori politika greke kundrejt popullatës sonë.
Konice 1913 Imazhe te marra nga http://www.albumishqiptar.com
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sun Dec 21, 2008 7:22 am, edituar 1 herë gjithsej
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Sun Dec 21, 2008 7:20 am
E moshuara: Grekët ma varën nënën në pemën e shtëpisë
Isha vetëm 9 vjeç, kur kam parë nënën të më varet në pemën e oborrit nga ushtarët e Zërves. Tmerrin që kam përjetuar nuk mund ta heq nga mendja. Është një kujtim i hidhur që më mundon çdo çast. Ushtarët nuk gjuanin me armë, por njerëzit i thernin me thikë ose i varnin në litar…”. Kjo copëz historie tragjike rrëfehet nga e moshuara Xhemile Memko, e cila ka qenë vetëm nëntë vjeçe kur ushtarët grekë e kanë dëbuar nga shtëpia e saj, pasi i kanë varur nënën. Dje, e moshuara kishte mbërritur bashkë me familjen për të përkujtuar viktimat e genocidit grek, që për fat të keq e ka përjetuar vetë në mënyrën më tragjike. Tashmë të moshuarës që jeton në Tiranë, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse t’i lutet zotit t’i japë dhe pak jetë që brenga e saj të marrë fund, që vëllezërit e motrat e saj të rikthehen në tokat e tyre, në vendin e të parëve. Sipas çamëve, në fshatin Kallogjer e Vasilikua, janë me qindra varre masive të të afërmve të tyre të vrarë nga grekët. Një nga organizatorët e tubimit, Nuredin Izeti shprehet se nga genocidi grek u vranë dhe masakruan 2.900 çamë, 2.400 të tjerë gjetën vdekjen nga uria dhe epidemitë, gjithashtu u shkretuan afro 5.800 shtëpi. Gjaku dhe kalvari i gjatë i vuajtjeve të popullsisë çame, duket se nuk do të harrohen kurrë, as atëherë kur të gjejnë të drejtat e tyre, të rikthehen në trojet etnike, nga të cilat i kanë dëbuar me dhunë. Popullsia çame që prej mbrëmjes së shtunë ka nisur një manifestim të madh në nder të viktimave të genocidit grek. Tubimi i së shtunës u organizua në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit, me pjesëmarrjen e më shumë se 2.500 çamëve të ardhur nga Vlora, Fieri, Tirana, Durrësi, Elbasani, Cërriku, Lushnja e deri nga Shkodra. Mes takimeve të përzemërta, me lot në sy, çamët ripërsëritën kërkesën për zgjidhjen e problemit të tyre në rrugë sa më demokratike.
Gra qe lajne, Liqieni i Janines 1913 Imazhe te marra nga http://www.albumishqiptar.com
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
Titulli: Re: Çamëria Sun Dec 21, 2008 7:23 am
Koment i "Gazeta Shqiptare"
Një histori e dhimbshme mundimesh, gjaku, sakrificash, shprese e zhgënjimi. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë historia e popullsisë çame, që 63 vjet më parë përjetoi dhunën që e detyroi të zgjidhte mes vdekjes dhe ekzistencës larg trojeve të saj. Kështu, trojet etnike të Çamërisë u zbra-zën nga banuesit e saj nën dhunën që mbillte vdekja dhe mijëra refugjatë kaptuan kufirin për t’u sistemuar në Shqipërinë komuniste. Gjithçka nisi me përcaktimin e kufijve në vitin 1931 dhe mbetjes larg trungut shqiptar të krahinës së Çamërisë. Dhuna shpërtheu gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, kur qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë qindra banorë të krahinës së Çamërisë nga trojet e tyre etnike, duke i dëbuar drejt Turqisë me pretekstin se ishin turq, për shkak të besimit mysliman. Por, kjo shpërngulje masive nuk do të përfundonte këtu. Genocidi grek i nisur në qershor të vitit 1944, do të ishte fatal për popullsinë shqiptare në krahinën çame. Shqiptarët e kësaj krahine, ashtu si edhe gjithë Shqipëria, u akuzuan se kishin bërë aleancë me fashistët në dëm të grekëve. Dhe për këtë duhet të paguanin. Më famëkeqi ishte një gjeneral i quajtur Zerva. Forcat e tij detyruan afro 250.000 shqiptarë të lënë trojet e të parëve të tyre dhe të largohen. Që t’i detyronin të largoheshin, ndaj popullsisë çame është ushtruar dhunë që zakonisht përfundonte me ekzekutime masive. Afro 6.000 çamë u masakruan, u vranë ose u gjymtuan. Trojet e tyre etnike si Margëllici, Igumenica, Para-mithia, Filati, Konica e të tjera mbetën të shkretuara. Dëmet materiale ishin të pallogaritshme. Shtëpitë u shkatërruan, gjithçka kishin u detyruan ta braktisin. Kështu popullsia çame mori rrugën drejt Shqipërisë, ku u vendos në qytete të ndryshme të vendit, si në Fier, Vlorë, Durrës, Tiranë, Elbasan, etj. Ende dhe sot kur kanë kaluar plot 63 vjet, çamët nuk kanë fituar të drejtat e tyre. Nuk kanë mundur më të shkelin në trojet e të parëve. Çamët kanë ngritur zërin për njohjen e të drejtave të tyre, por ende asnjë “dritë jeshile” nuk është ndezur për ta.
Për çdo vit ata përkujtojnë viktimat e genocidit grek të ushtruar ndaj të parëve të tyre. 27 qershori përkujtohet për çdo vit nga shoqata politiko-atdhetare “Çamëria” në qytetin e Sarandës dhe të Konispolit, ky i fundit si qendra e krahinës së Çamërisë brenda kufijve. Dje, qindra çamë u përulën me respekt për ata që tashmë nuk janë më në jetë dhe që nuk patën më mundësi të preknin sërish tokën e tyre. Ndërsa, përshëndetën me dorë “tokën e ndaluar” që ndodhet pas Kodrës së Mavromatit, pikërisht ku ndahet kufiri shtetëror.