Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!

Shko poshtë 
+10
Blerti_Gashi
sela-mi
Ago Muji
Xili
Ademi85
**Lumi_
istogalia
murturi
Luki
zeriatdheut
14 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyThu Dec 18, 2008 5:00 pm

paramendoje fehmi lladrovci dhe ahmet krasniqi behen heronje ne nje dite kur kane luftuar kunder njeri tjetrit ne kroaci...

dikush po rren qetu, njani ehste tradhetar, e te gjithe e dijme qe fehmi ladrovci jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyThu Dec 18, 2008 5:40 pm

Naivitet apo manipulim?

Dekorimi njëherësh me Ahmet Krasniqin, është
një ofendim për Fehmi Lladrovcin


· Përderisa heroi Fehmi Lladrovci rrugëtimin drejt heroit e kishte të drejtë, pa asnjë lajthitje, Ahmet Krasniqi e ka rrugëtimin e tij tepër të dyshimtë, prandaj kryetari i Kosovës nuk është dashur ta shpërdorojë institucionin dhe kompetencat e tij, pa qenë i informuar se cili në të vërtetë ishte Ahmet Krasniqi.

Shkruan: Ibrahim Kelmendi - Prishtinë, 29. 09. 2008
______________________________________


Ahmet Krasniqi, përveç ditës së vrasjes, s’ka asgjë të përbashkët me Fehmi Lladrovcin




Dekorimi i njëhershëm i Fehmi Lladrovcit dhe Ahmet Krasniqit me titullin e heroit, nga ana e kryetarit të Kosovës, për shumëkënd ka qenë i papritur, por fakti mbetet si i tillë: Ditën kur do të mbahej akademia përkujtimore për Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqin-Lladrovcin, me rastin e 10-vjetorit të rënies së tyre, Kryetari i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi përnjëherësh, me titullin e heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovcin dhe Ahmet Krasniqin. Përveç afërsisë së ditës së vrasjes së njërit, Krasniqit, në një rrethanë të pashpjeguar, dhe të tjetrit, Fehmiut dhe Xhevës, përballë forcave serbe, ata nuk kanë pasur asgjë të përbashkët, mbi të cilën mund të ishte ngritur veprimi i paarsyeshëm i kryetarit Sejdiu.



Megjithatë ndodhi dhe kjo solli pyetjen:



- Përse kryetari Sejdiu dekoroi përnjëherësh Fehmi Lladrovcin dhe Ahmet Krasniqin?!

- Ishte kjo një lajthitje e rastit, ishte një mungesë informimi, ishte një keqpërdorim i tij nga stafi i tij i afërt që e dezinformon dhe e keqpërdor, ishte një provokim ose një “baraspeshim”?



Foto: Fehmiu ju flet ushtarëve Shqiptarë në Kroaci

Foto: Kolonelët e FARK-ut Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj



Të gjitha të parat, pra lajthitja, mungesa e informimit, keqpërdorimit, e deri te naiviteti politik, mund të jenë, deri në një farë shkalle, të pranueshme, ndërsa ideja e “baraspeshimit”, në mos tjetër, është ide e turpshme, sepse janë dy gjëra, të cilat nuk mund të vihen në të njëjtën peshore, as në të mendimit dhe as në të reales.



Meqë pretendoj ta kem njohur Fehmi Lladrovcin, sigurisht shumë mirë dhe nga afër, si dhe Ahmet Krasniqin, më pak dhe nga distanca, gjykoj se kryetari i Kosovës nuk është dashur t’i dekorojë njëherësh, bile Ahmet Krasniqin nuk është dashur ta dekorojë fare.


Arsyetim:

Fehmi Lladrovci gjithsesi e ka merituar këtë dekorim. Ai ia ka dhënë vetes së Tij vlerësimin dhe titullin e Heroit me angazhimin e Tij patriotik, politik, çlirimtar dhe luftarak. Dekorimi nga ana e kryetarit ka qenë vetëm një vendim i vonuar, për shkak se Republika e Kosovës nuk qe pavarësuar deri në këtë vit. Por dekorimi njëherësh me Ahmet Krasniqin, gjykoj unë, është një ofendim për Fehmi Lladrovcin.



Përderisa heroi Fehmi Lladrovci rrugëtimin drejt heroit e kishte të drejtë, pa asnjë lajthitje, Ahmet Krasniqi e ka rrugëtimin e tij tepër të dyshimtë, prandaj kryetari i Kosovës nuk është dashur ta shpërdorojë institucionin dhe kompetencat e tij, pa qenë i informuar se cili në të vërtetë ishte Ahmet Krasniqi.


Femi Lladrovci dhe Ahmet Krasniqi kanë qenë tepër të largët për dhe me njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë që mund t’i vendosë ata në një drejtvizore, veç mendjes dhe trysnisë, që nëpërmjet të së drejtës të dekorimit, ta shpërdorojë besimin që i është dhënë. Ka pasur një rast kur ata i janë “afruar njëri-tjetrit”. Por edhe atëherë ata kanë qenë përballë, jo në të njëjtën vijë. Nuk besoj se zoti Sejdiu do të ketë qenë në dijeni, sepse “skifterët” rreth tij janë përpjekur ta mbulojnë tinëzisht këtë fakt. Përballë njëri-tjetrit ata kanë qenë në Gospiq.



Dhe vetëm po të dinte kryetari se Fehmi Lladrovci dhe Ahmet Krasniqi kishin luftuar ballë për ballë, Fehmiu për ta çliruar Kazermën “Knizhna” të Gospiqit, Ahmeti për ta mbrojtur si komandant i Armatës Jugosllave (JNA), tashmë e shndërruar në armatë serbe, të paktën, nuk do t’i kishte dekoruar njëherazi. Në këtë luftim, JNA, nën komandën e kolonel Ahmet Krasniqit, mundet nga luftimi i përbashkët çlirimtar i Ushtrisë Kroate dhe Njësitit Shqiptar që e komandonte Fehmi Lladrovci. Njohësit e saktë të këtij luftimi më patën informuar, se Ahmet Krasniqi, i humbur, qe zënë rob nga ushtria kroate. JNA e kushtëzoi lirimin e tij, duke e shkëmbyer me një gjeneral kroat, të cilin JNA e kishte zënë rob në një luftim tjetër. Më pastaj JNA, për merita patriotike serbe, e bëri Ahmet Krasniqin anëtar të Shtabit të përgjithshëm të JNA-së. Pak ditë më pas Ahmet Krasniqi do të mbaj një fjalim patriotik serb në Televizionin e Novi Sadit dhe do të flasë 45 minuta për heroizmin e tij në kuadër të JNA-së për mbrojtje të Jugosllavisë, që në këtë kohë po merrte konturet e Serbisë së madhe, dhe për domosdoshmërinë e angazhimit patriotik të të gjithë qytetarëve në luftën mbrojtëse të Jugosllavisë. Më pastaj duhet të jetë angazhuar si komandant i JNA-së për bombardim të Vukovarit kroat...



Një pjesë të këtyre informatave i kam edhe nga mbamendja e të lexuarit të kopjes së dosjes për të, të cilën me dashamirësi institucionet përkatëse shtetërore kroate na e patën vënë në dispozicion. Këtë kopje duhet ta ketë edhe tani një personalitet në Kosovë, prandaj ai do duhej të takohej me kryetarin Sejdiu, ose vetë kryetari Sejdiu mund ta kërkojë dosjen kroate për Ahmet Krasniqin nga Homologu i tij kroat.

* * *




Mbase do të ishte me interes të paraqiten edhe disa informata telegrafike për biografinë e Ahmet (Zhilivodës) Krasniqit.



Ahmeti ishte nipi i të famshmit Aziz Zhilivoda, luftëtar i shquar gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Pas humbjes së luftës ai detyrohet të arratiset në Republikën e Shqipërisë. Atje Sigurimi shqiptar e angazhon për dekada me radhë si diversant kundër Jugosllavisë, por krahu pro-serb i atij Sigurimi i monton atje një dënim prej dhjetë vjetësh. Diversanti fantazmë dhe tmerr për Jugosllavinë, i lavdishmi Aziz Zhilivoda, do të lirohet nga burgu pas vuajtjes së gjysmës së dënimit, në vitin 1991, kur po ndodhnin amnistitë e të burgosurve politikë nga kryetari Ramiz Alia.



Njohësit e mirë të funksionimit të Jugosllavisë, sidomos të JNA-së, do të duhej të përgjigjen në pyetjen:

- Si qe e mundur që Ahmet Krasniqi të pranohet në Akademinë Ushtarake të Beogradit?

- Nuk e dinin UDB-ja dhe KOS-i (Sigurimi Sekret Ushtarak i JNA-së), se Ahmet Krasniqi ishte nipi i Aziz Zhilivodës?

- Spekulantët duan t’ia mveshin patriotit me nam, të lavdishmit Metush Krasniqi, se i pat rekomanduar Ahmet Krasniqit të studionte në Akademinë Ushtarake Jugosllave në Beograd...?



Një patriot, që po shkonte me rekomandim të studionte në atë akademi, nipi i Aziz Zhilivodës, atje martohet me një ushtarake serbe! A nuk ishte kjo një dëshmi e tjetërsimit të tij, kur në gjithë Kosovën po mbisundonte opinioni, se shqiptari që martohet me serbe, shndërrohet në hibrid “jugo-sllav”. Përse ky opinion nuk e pengoi Ahmet Krasniqin dhe si qe e mundur që ai të lartësohet aq shumë me grada ushtarake dhe t’i besohen përgjegjësi të larta komandimi, deri edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të JNA-së?



- Kush e emëroi Ahmet Krasniqin ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit dhe komandant i Shtabit të FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës)?



Kalemxhinjtë, që mundohen t’ia retushojnë biografinë e Ahmet Krasniqit, shkruajnë se këtë emërim e bëri vetë Ibrahim Rugova. Duhet të jetë e vërtetë kjo dhe nëse po, kush ia ka servirë? Pastaj, si është e mundur që “pacifisti” Rugova të emërojë ministër të Mbrojtjes dhe komandant armate, kur ai ishte kategorikisht kundër luftës çlirimtare?



Vë bast me këdo, se as në arkivin e presidentit Rugova, as në arkivin e Qeverisë Bukoshi nuk mund të gjendet vendim konkret për emërimin e Ahmet Krasniqit ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës dhe komandant i Përgjithshëm i FARK-ut...


Në fillim të kryengritjes sonë të armatosur e çlirimtare, “kryeministrit” Bukoshi iu imponua një takim me oficerët shqiptarë, që vinin kryesisht nga Sllovenia, Kroacia dhe Perëndimi, por që kishin marrë pjesë në luftërat çlirimtare në Slloveni, Kroaci e Bosnjë. Në atë takim merrnim pjesë dhjetëra ushtarakëve patriotë, Ali Ahmeti dhe unë. Të gjithë ushtarakët pjesëmarrës, që përfaqësonin edhe shumë kolegë të tyre, kundërshtuan “kryeministrin” Bukoshi për emërimin e “Pikës” (pseudonim që përdorte Bujar Bukoshi për Ahmet Krasniqin) për Ministër të Mbrojtjes dhe për komandant të Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut. Ata e kushtëzuan pjesëmarrjen e tyre në struktura “institucionale” të luftës me ndërrimin e Ahmet Krasniqit. Por Bujar Bukoshi këmbënguli që të mos e pranonte kushtëzimin e ushtarakëve dhe prandaj këta vendosen të rreshtoheshin në UÇK, kurse ata që nuk kishin luftuar kundër JNA-së në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë dhe që nuk kishin ndërmend të luftonin as tani kundër JNA-së në Kosovë, u rreshtuan në FARK, me përjashtim të disa ushtarakëve që ne morëm vendim t’i pozicionojmë në FARK, për ta penguar Ahmet Krasniqin dhe bashkëveprimtarët e tij që të mos mund të mobilizohen kundër në luftim të UÇK-së.



Po iu deshën kryetarit Sejdiu këta emra të ushtarakëve të UÇK-së, të pozicionuar në FARK, mund t’ia ofroj dhe ata do të jenë të gatshëm të informojnë me detajisht për FARK-un dhe komandantin e tij Ahmet Krasniqi.

Përse u vra dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?



Në librin “Kështu foli Tahir Zemaj” shkruhet se vrasjen e komanduan dhe e planifikuan Hashim Thaçi dhe unë. Edhe disa kalemxhinj pro Ahmet Krasniqit, Ibrahim Rugovës, Bujar Bukoshit nuk hezituan t’i bëjnë të njëjtat akuza. Disa të tjerë akuzonin shtetin shqiptar, gjegjësisht shërbimin e tij informativ. Përderisa varianti i parë, ai i komandimit dhe planifikimit të vrasjes se tij nga Hashim Thaçi dhe unë bie poshtë, atëherë përse duhej ta vriste shteti shqiptar?



Gjatë hetimeve që po i zhvillonte kundërzbulimi i FARK-ut, komandant i të cilit ishte një bashkëfshatar i Bukoshit, më takoi edhe mua disa ditë pas vrasjes së Ahmet Krasniqit, meqë ishte informuar se pas gati tri javësh mungese, isha kthyer në Tiranë. Përgjigjet e mia në pyetjen e tij, se kush mund ta ketë vrarë Ahmet Krasniqin, ishin:



- “1.) Varianti që ta ketë vrarë Beogradi bie poshtë, pasi Ahmet Krasniqi ishte njeriu më i besueshëm dhe më i lartëpozicionuari i Beogradit.

- 2.) Shteti shqiptar nuk duhet të ketë pasur asnjë interes për ta vrarë.

- 3.) UÇK-ja nuk ka interes, sepse Ahmet Krasniqi ka bërë një marrëveshje (në takimin e Oslos) me Adem Demaçin e Xhavit Halitin dhe prandaj UÇK-ja nuk është besëprerë.

- 4.) Interesin më të madh duhet ta ketë pasur Bujar Bukoshi, për t’i “arsyetuar” vjedhjet dhe shpërdorimet e mjeteve të Fondit të Republikës së Kosovës, duke gënjyer se ia kishte dhënë Ahmet Krasniqit për ta bërë luftën.

- 5.) Kur do të zbulohet atentatori, unë do t’ia fal hisen e tokës që ma ka lënë trashëgim babai, për shërbimin e madh që i ka bërë luftës sonë çlirimtare”.



Vazhduam bukur gjatë bisedën, pasi të dytë ishim të interesuar të psikologjisnim sa më thellë njëri-tjetrin. Edhe unë, gjatë lufte, si pjesëtar i strukturave drejtuese të luftës (isha anëtar i Kryesisë së LPK-së, i ngarkuar për t’i bindur ushtarakët të vinin në luftë, nënkryetar i Fondit “Vendlindja thërret), pas lufte si gazetar hulumtues, isha i interesuar të zbuloj kush ishte atentatori, për shumë arsye, edhe për arsye subjektive, pasi shpesh emri im lakohej si urdhërdhënës e përgatitës i asaj vrasjeje.



Hulumtimet e mia më rezultojnë, se Ahmet Krasniqin duhet ta ketë vrarë një ushtar i tij, i cili duhej të ishte dëshpëruar nga diversioni i forcave të FARK-ut në Zonën e Dukagjinit, të komanduar nga Tahir Zemaj, ose për interes të Tahir Zemajt, që të zë vendin e Ahmet Krasniqit...(?)


Megjithatë një pyetje duhet bërë: Dekorimi i Fehmi dhe Xheva Lladrovcit, është bërë me propozimin zyrtar të kryeministrit të Kosovës, zotëri Hashim Thaçit. Për këtë, me sa jam në dijeni, i është drejtuar një letër zyrtare presidencës, sipas kërkesës së kësaj të fundit. Duhet të ketë pasur luhatje në qëndrimin e presidentit. Mirëpo nuk është bërë e ditur se në emër të kujt është bërë kërkesa për dekorimin e Ahmet Krasniqit, me titull të heroit. Nuk është bërë e ditur se kush e ka ketë të drejtë, dhe nëse kjo është vetëm një nismë e kryetarit, përse për Fehmiun dhe Xhevën ai ka ndjekur një burokraci të tillë.



Qofsha i gabuar, por ka një mundësi, që klani i “skifterëve” brenda tij, nuk e ka dashur dekorimin e Fehmiut dhe të Xhevës, dhe ai ka zgjedhur rrugën e kompensimit të vlerave, që në këtë rast ka qenë rruga më e gabuar; sepse nuk mund të vihen në të njëjtën balancë ata që bënë luftën, me ata që e sabotuan atë.



Në përmbyllje po shpreh hidhërimin për dekorimin e Ahmet Krasniqit, sidomos dekorimin e njëhershëm me heroin Fehmi Lladrovci, nga ana e kryetarit të Republikës së Kosovës, duke i propozuar kryetarit që të formojë një staf me individë që njohin mirë rrjedhat e veprimtarisë çlirimtare, që mundësuan pavarësimin e shtetit të Kosovës pasi, nëse do t’i marrë për bazë këshillat e manipuluesve, sidomos të atyre që ishin kundër dhe që sabotonin çlirimin e Kosovës, do të gabojë edhe në raste të tjera.



Logjike do të ishte që familjet e Fehmiut dhe Xhevës ta peshojnë, nëse do t’i pranojnë dekoratat nga kryetari Sejdiu. Unë do të përmbahem që t’i lut për të mos i pranuar, pasi nuk dëshiroj t’i vë në pozitë të vështirë, meqë ato i njohin raportet e mia shumë të afërta shoqërore me të lavdishmit Fehmi e Xhevë Lladrovcin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyThu Dec 18, 2008 5:48 pm

Kush e boni ket zezdite he zoti e vraft
Mbrapsht në krye Shko poshtë
maxi
Fillestar/e
Fillestar/e
maxi


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 40
Vendi : Japan
Registration date : 23/12/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyTue Dec 23, 2008 6:13 pm

e more shqiptare...
na jena gjynah popull.

"ma mire eshte mos me dite gjethkush se qka ke ba"

pse ju nuk shkoni me u mar me naj sport, si psh: raketaqke,kutekliqka,pitpidak apo delet e killavta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyTue Dec 23, 2008 6:17 pm

maxi shkruajti:
e more shqiptare...
na jena gjynah popull.

"ma mire eshte mos me dite gjethkush se qka ke ba"

pse ju nuk shkoni me u mar me naj sport, si psh: raketaqke,kutekliqka,pitpidak apo delet e killavta

Maxi ndoshta ka mundësi që ata që mirren me këto gjëra e vlersojnë Ahmet Krasniqin.

Po mirë çka kërkoi Ahmet Krasniqi të lajmrohet me një organizim ushtarak pasi që ishte forumuar U'K-ja !? Ku ishte më heret ky person e ku ishin më heret ata politikanë të cilët e ftuan të vinte në Kosovë !?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyTue Dec 23, 2008 8:18 pm

ska pas mundesi te vinte ky me heret ne lufte
sepse ka pas frik nga shkinulka gruaja e vet
njerezit qe kan shpreh deshiren per lufte ata kan qern dhe jan ra heroikisht
prandaj Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zema vetem ikan ber dem luftes
UÇK-ja ka tregu Heroizem edhe pa keta
se keta u munduan te perqajn luften Çlirimtare po kot
tregojn njerezit qe kan qene ne kete formacion te FARK-ut
se çdo Epror ushtarak ka pas pagë nga FARK
tek Pjestarët e UÇK-së ska pas paga por ka pas moral dhe vullnet çdo herë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyTue Dec 23, 2008 10:23 pm

maxi shkruajti:
e more shqiptare...
na jena gjynah popull.

"ma mire eshte mos me dite gjethkush se qka ke ba"

pse ju nuk shkoni me u mar me naj sport, si psh: raketaqke,kutekliqka,pitpidak apo delet e killavta

Ato loj luj vet se un gjyses as emnin sjav pasna ni, po qe po ti kshilloj do qe mun me lu me to,
luj guxhas, msheftas ose njeki minat neper bira.
Edhe mundesisht jepe nje opinion te qart dhe jo opinione me dy kuptime si ky i meparshmi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
maxi
Fillestar/e
Fillestar/e
maxi


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 40
Vendi : Japan
Registration date : 23/12/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyWed Dec 24, 2008 5:16 pm

kjo eshte teme e thell qe une besoj kerkush ktu nuk din qka eshte tu fole.
sa e di une krejt ata qe i kan sherby armikut jane gjalle.
le tum tregon dikush ndonje argat te armikut qe nuk jeton sot dhe qe eshte eliminu nga "patriotet" tane.

shqiptari shqiptarin e ka armikun me te madh besomni.

kaloni mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyWed Dec 24, 2008 8:04 pm

Trdhtija eshte denuar gjithnje me pulmb ne balle dhe dote denohet cdoher andaj e vrau dora e popullit liridashes Kriminelat si Amet Krasniqi TahrZema e shume te tjere nuk kane vende ne Historine e lavdishme te shkruar me gjake e sakrifice
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyWed Dec 24, 2008 11:00 pm

maxi shkruajti:
kjo eshte teme e thell qe une besoj kerkush ktu nuk din qka eshte tu fole.
sa e di une krejt ata qe i kan sherby armikut jane gjalle.
le tum tregon dikush ndonje argat te armikut qe nuk jeton sot dhe qe eshte eliminu nga "patriotet" tane.

shqiptari shqiptarin e ka armikun me te madh besomni.

kaloni mire

Ti shoq dej qitash fole po hiq kerkush nuk te ra en fije me ta definu pozicionin, manovroni mir me fjalet por gjithmon nuk shtyhet debati me kungja. Ta dha zeri shembullin e likuidimit te tradhtarve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dezertori
Fillestar/e
Fillestar/e
dezertori


Male
Numri i postimeve : 16
Age : 57
Vendi : Peje
Registration date : 22/12/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyThu Dec 25, 2008 12:27 pm

More Djelmosha,Ahmet Krasniqi nuk eshte graduar me titullin Hero i Kosoves,vetem per ta nderuara Ate>Por ky veprim eshte bere per ta rehabiltuar,avancuar dhe arsytuar politiken e nenshtrimit,politiken e bashkpunimit,politiken e ikjes dhe dezertimit,politiken e tradhtise,nga rrjeshti i gjate i Tradhetise,qe drejtohej nga Timonjeri i Beogradit,Z.Ibrahim rugova.
Natyrishte,se duke patur ne mesin tone,ne radhet e ish Ilegales,disa nga Agjentet e UDB-se,te cilet kurre s`patem mekanizma qe ti zbulojme,jane bere te mundeshme gjitha keto marifetlleqe,dhe duke qene te perqar mes veti,Ne ish Ilegalet e LPK-UÇK,eshte krijuar tereni qe Koleboracionistet si puna e Rugoves,bukoshit,Menduh Thaqit etj,te bejen pasuri,te grumbullojne ndihma nga populli,ne emer te patriotizmit,te drejtojne biznise te pista,dhe te krijojne bugjet marremendes,bugjet qe u ka krijuar mundesi te krijojne Organizata Ilegale,te cilat kane qene te drejtuara dhe drejtohen edhe sot nga UDB-ja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
maxi
Fillestar/e
Fillestar/e
maxi


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 40
Vendi : Japan
Registration date : 23/12/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyThu Dec 25, 2008 4:30 pm

tungat ushtarak
kshtu po te kallzoj
une menoj qe xhavit haliti dhe zagart tjere me te jane qajo qe po na myt neve kosovarve, po normal nuk eshte veq ky grupe ka aty edhe grupe tjera qe jane njejt.
kujt nuk ja nine per mu e ty besom, na mujm me fole sa te dush qishtu palidhje e mu keqkuptu po une pe shoh si humbje kohe.
krejt bota udheheqet prej mafise, ama ne Kosove eshte mafi e eger edhe shume e rezikshme per popullin e sidomos per gjendjen se si jena na.

e sa i perket ksaj qeshtjes fark vs uck, e lexova do dite ma heret qe Sylejman Selimi i ka tregu do gjana per thaqin halitin dhe krasniqin tu Kosoves,sipas selimit kta jane ata te kqijt sdi sa eshte per mi besu atij shkrimi.

Ahmet Krasniqi u vra veq per pare kurgjo tjeter jo per te miren tone.

kalo mire e besoj qe ksaj here um ke kuptu plotesisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 EmptyThu Dec 25, 2008 11:38 pm

tungjatjeta maxi
xhavit haliti bashk me zagart tjer edhe me koleget e tij te partive tjera e kan hanger edhe po e hajn kosoven, e si thaqi si krasniqi dihet mire kush jon e qfar faje kan bo.
Mos i hangt kerkujt per mu e per ty atehere ne duhet te rrim simbas teje! Jo une nul mendoje si ti,Se un jom zot i vetit e ka edhe shume tjere qi menojn si une, per Kosoven eshte edhe Albin Kurti qe nuk eshte si thaqi as si sejdiu as si krasniqi e as si xhavit haliti se krejt keta sot po vjedhin edhe e kan bo ket kosov pazar e han me 4 porta. E sa per selimin edhe aj i qatij brumi oo, se per me kon i mire u doft me vakt me e kundershtu dorezimin e armeve e plot procese tjera qe kan ndodh lidhur me ushtrin.

Me rrespekt
Ago Muji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!   AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Ahmet Bej Zogu
» nacionalizmi o rracizmi ne politik gje e mir apo e keqe???
» Ahmet Zogu dhe fashizmi
» RUGOVA DY NE POLITIK
» SONDAZH POLITIK

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: