Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ESSE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

ESSE Empty
MesazhTitulli: ESSE   ESSE EmptyMon Oct 06, 2008 1:05 pm

Rrustem Geci: Ese letrar për librin „Guxim shqiptar“ të shkrimtarit Flori Bruqi
LUFTA E OPINIONEVE

( Nevoja për të fituar lirinë, na detyroi dorën ta bëjmë grusht,dhe trosha e bukës barot )

Libri „Guxim shqiptar“ i shkrimtarit dhe studiusit Flori Bruqi është një libër i arrirë, një libër që lexuesin e tërheq ta lexoj.Temat, motivet, trajtimi, rrjedhshmëria, mesazhi e të tjera kudo janë brenda librit.

Gjithë natën era mbrëmë theu qelqe, porta, pullaze,.. e nata s´kishte të sosur. Në këtë art poetik të poetit Bruqi, libri shpalon shtresat e errësirës,urrejtjen e “bujtësve” këtej, veprimet e tyre prej armiku.

Nuk ishte dëshirë e këtij populli që Kosova të ngjyj fjalën në qypin e gjakut.Asnjë betejë në Kosovë nuk ishte pa një pike gjaku,pa një të rënë në rrënjë të fjalës.Alfabeti i lirisë është ai i moçmi,me pushkë, me dije, me guxim.

Pa pushkën majekrahu të trimave shprehet Bruqi, liria jonë do të ishte vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. Libri “Guxim shqiptar” është një dëshmi esesh dhe polemikash se gjakderdhja e madhe, ikja e madhe, dhe kthimi i madh, detyruan bashkësinë ndërkombëtare ta njohin vullnetin e popullit të Kosovës.

Në këtë libër të arrirë autori Bruqi, ka shtruar me kujdes rreth 73 ese dhe polemika e vështrime kritike nga gjuhësia, historia, antropologjia,politika, spiunazhi, psikoanaliza, astrologjia dhe letersia.

Libri „Guxim shqiptar“ ka një leksik të pasur, të rrjedhshëm e me figura të kohës sonë.

Temat në këtë libër janë nga „ish përditshmëria“ jonë e luftës dhe e opinioneve.
Lufta e Kosovës në këtë libër është me plot guximtarë dhe kryengritës të devotshëm.Asnjë fjalë e asaj kohe tregon Bruqi nuk ishte pa beteja, pa një guxim në vete.Nevoja për liri krijoka vullnetin për liri.

Nuk ishte i lehtë rebelimi nën atë pushtues.Çdo njeri që nku pajtohej me gjenocidistët serb, ai duhet të ishte trim dhe trim shkuar trimave.Mirëpo,fuqia e popullit është fuqia e pareshtur e betejave të tij.

Në atë kohë të „Guximit shqiptar“ çdo njeri i etnikumit tonë ishte në luftë, në betejen e tij për të mbijetuar.Pak janë ata që janë fshehur hijeve.në këtë temë kujtoj se kam shkruar mjaft.

Çlirimi i Kosovës nuk ishte i lehtë, pë këtë dëshmojnë të rënët. Flori Bruqi deri më tash ka botuar 24 libra.Libri „Guxim shqiptar“ është libri i 25 me radhë. Krijimtaria e Floriut është e gjerë dhe e thellë.

Veprat e Floriut janë të vlerësuara nga kritika.Bruqi është një figurë e madhe në letërsinë tonë, ai deri tani ka shkruar këto vepra:


1.Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2.Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3.Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4.Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5.Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6.Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
7.Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8.Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9.Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10.Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11.Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12.Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13.Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14.Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15.Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16.Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17.Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18.Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
19.Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20.Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21.Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22.Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23.THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24.DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25.Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2008).

Kolana e veprave të Flori Bruqit është mrekullisht me ngjyra.Pejsazheve të këtyre veprave nuk i hyhet pa i lexuar të gjitha.Shqetësimet e shkrimtarit,poetit dhe studiusit Flori Bruqi, nëgjitha veprat e tij ka një gjë të paemër të dhimbjes së pazgjidhur që ende vazhdon.Libri i Flori Bruqit, “Guxim shqiptar”ka 73 tituj, dhe 403 faqe.urime autorit për libër, dhe Shëndet.

Rrustem Geci - Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ESSE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: