Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 TOP SEKRET!!!

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:03 pm

TOP SEKRET !!!
Te nderuar forumiste e hapa kete teme per te ditur se si ka dashte ishtrija serbe te sulmoje kosoven
eshte sekret ushtarak qe eshte mare nga arkivi i ushtrise SHQIPTARE qe dote thote se ushtrija shqiptare e ka ndjek stuaten ne kosovedhe ka qene e gateshme edhe te veproje

Album i armatimeve dhe i teknikës luftarake të forcave të armatosura të Serbisë, të pozicionuara përreth kufirit me Kosovën

TOP SEKRET!!! I_safe
Sjellja e forcave të freskëta të ushtrisë, njësive komando, të xhandarmerisë serbe dhe armatimeve të rënda, në Luginën e Preshevës, në gjysmën e tetorit 2006 dhe pozicionimi i tyre përreth kufirit të Kosovës Unmikistan, njëkohësisht me deklaratën e një zyrtari të lartë serbijan, se për të intervenuar në Kosovë, “nëse eskalon situata atje” i kemi të gatshëm 100.000 ushtarë serb të armatosur me armatimet më bashkëkohore, përforcon dyshimin e bazuar, se Kosova Unmikistan po rrezikohet nga një blitz krig i ushtrisë serbijane

KOL: FALMUR SKRAPARLLIJU KOMANDANT NE AKADEMINE SKENDERBEJ


Bazuar në përvojën që kemi me Serbinë, situata mund të eskalojë brenda natës, me siguri për këtë është duke u kujdesur “Srpski Oslobodilacki Antitroristiæki Pokret” (“Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbijane”) dhe pjella e saj “Srpska Oslobodilaæka Vojska Kosova” (“Ushtria Çlirimtare Serbijane e Kosovës”), sipas skenarëve të përgatitura që moti!

Përballë kësaj gjendjeje të rëndë të sigurisë dhe me tendencë të përkeqësimit të saj, e ndjeva të nevojshme për të bërë diçka. Kështu që ma mori mendja se do të ishte në dobi të popullit, përgatitja dhe prezantimi i këtij Albumi.

Mund të dyshohet me bazë, se pas agresionit kushtetues armiku shekullor serbo-çetnik, do të ndërmerr një agresion ushtarak, duke sulmuar territorin e Kosovës Unmikistan nga tri drejtime, me qëllim të ripushtimit apo të ndarjes, menjëherë pas “zgjidhjes “ së një farë statusi të saj.

Me siguri, gjatë këtij agresioni të rrufeshëm ai do të përdor kundër popullit tonë (i cili me siguri do të rezistoj), armatimet e tij moderne me të cilat posedon dhe që janë bërë përpjekje për t’u paraqitur në këtë Album. Andaj, kuadrot drejtuese dhe mbrojtësit e Atëmemëdheut duhet ta dinë efektin e çdo arme serbijane dhe mënyrën e mbrojtjes ndaj saj, në mënyrë që asnjëherë të mos ndodhen në befasi, të mos njohin friken dhe të mos bien pre e panikut.

Kam bindjen se përmbajtje edhe pse modeste e këtij albumi do t’u jep një çik ndihmesë.

Albumi i armatimeve e teknikës luftarake të forcave serbijane, ka për qëllim, t’u vijë në ndihmë kuadrove dhe mbrojtësve të truallit atëmemëdhetar, për të njohur armatimin dhe tekniken e re luftarake, me të cilën janë të pajisura edhe njësitë madhore ofanzive serbijane, të dislokuara në Luginën e Preshevës, në rrethinën e Prokuples dhe Çaçakut.

Me siguri, se po me këto njësi kreu shtetëror dhe kishtar serbomadh i kërcënon shqiptarët, se nëse nuk janë të kënaqur me statusin e ardhshëm të Kosovës, do të ndërmarrin veprimet e domosdoshme “për çlirimin e kësaj krahine serbe”.

Është fakt i pakontestueshëm, se Ushtria Serbijane pas disfatës të turpshme që përjetoi në Kosovë, ka punuar pandërprerë dhe pa u penguar nga askush (as nga ata dashamirë “tanë”, që dërdëllisin se forca mbrojtëse e Kosovës duhet të jetë numerikisht, jo më e madhe se 2500 forca të armatosura me armatime të lehta), për t’u kthye dhunshëm në Kosovë.

Përballë këtij rreziku real, përgatitjet për vetëmbrojtje dhe vetëvendosje për të ardhmen e tij, para popullit tonë parashtrohen si domosdoshmëri.

E lypin interesat madhore të Atëmemëdhet, për të qenë në gjendje për t’u organizuar, për të ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe për t’i drejtuar ato me sukses. Por, para se gjithash është domosdoshmëri e momentit historik që të përbashkojmë potencialin tonë veprues dhe mendor, pa dallim ideologjie, feje dhe krahine, rreth një qëllimi bosht: Shpëtimi i Atëmemëdheut. Vetëm kështu të përbashkuar, do të jemi në gjendje t’ua japim hakun e merituar, të gjitha hordhive agresore ndaj interesave të ligjshme të kombit dhe vendit tonë.

Në kuadër të këtij Albumi janë bërë përpjekjet të sinqerta për të pasqyruar të dhënat taktike-teknike të armëve të ndryshme të këmbësorisë, të artilerisë, të tankeve e të transportierëve të blinduar, të granatave, granatahedhësve, raketave dhe raketahedhësve të forcave ushtarake e policore serbijane, maqedonse e malaziase.

Kuadrot drejtuese të forcave mbrojtëse shqiptare duhet të njohin e t’u shpjegojnë efektivave armatimin e armikut tonë të përbetuar, jo vetëm në aspektin teknik, duke perifrazuar të dhënat, por të analizojnë “anët e forta dhe të dobëta ” të tyre dhe masat më efikase për t’i bërë ato të paefektshme, pse jo edhe për t’i kapur të pa dëmtuara, duke përdorur taktikë të shkathët dhe duke shfrytëzuar me mjeshtri e invencion terrenin, si dhe rrethanat që ofron ai.

Njohja e armatimit dhe e teknikës luftarake që pasqyrohen në këtë album, do të duhej të shërbejë për t’iu kundërvënë me sukses efekteve të tyre e për të dalë fitimtar mbi to, duke parashikuar, gjetur e zbatuar në vazhdimësi mënyra të reja të kundërveprimit, duke u ruajtur nga shfaqjet e skematizimit dhe shablonizimit.

Duke e shfrytëzuar përvojën e pasur nga luftërat e popullit tonë për liri, sidomos të Epopesë së Lavdishme të Famëmadhes UÇK, kundërvënia ndaj agresionit serbo-çetnik, që sipas gjasave reale edhe do të ndodhë, do të kurorëzohet me sukses të plotë dhe me humbje minimale.
Gjatë përpilimit të këtij albumi, përveç të dhënave nga terreni (Lugina e Preshevës, Tullari, Kurshumlia dhe Sanxhaku), janë shfrytëzuar edhe përvoja dhe literature shkencore e Ushtrisë Shqiptare dhe Serbijane.

Si forma ashtu dhe pjesa dërmuese e tekstit të kësaj parathënie është marrë nga parathënia e një Albumi të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të botuar në vitin 1990.

Brigada parashutiste serbijane 63

TOP SEKRET!!! I_safeStema e kësaj brigade


Brigada parashutiste nr.63 në përbërje të Divizionit parashutist të Nish-it, e cila mori një leksion të mirë në Koshare nga veprimet e koordinuara në mes të pjesëtarëve të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të artilerisë të Ushtrisë Shqiptare, është e dedikuar për kryerjen desantëve speciale ajrore, në thellësinë operativo-strategjike të kundërshtarit. Një pjesë e pjesëtarëve të kësaj brigade-efektivat e saj komando janë sjellë në Luginën e Preshevës, në gjysmën e dytë të tetorit 2006 (në vigjilje të referendumit për Kushtetutën e Serbisë), si përforcime xhandarmërisë dhe ushtrisë serbijane dhe janë pozicionuar në afërsi të kufirit me Kosovën Unmikistan, me siguri jo për qëllime paqësore!

TOP SEKRET!!! I_safePjesëtar i brigadës parashutiste 63

Pjesëtarët e këtij formacioni të ushtrisë serbijane, të armatosur me armatimet më bashkëkohore, janë ekspert për veprime në terrene të ndryshme, në terrenin malor, fushor, në lumenj e liqe, në vendet të banuara...janë ekspert për veprime prapa linjave të frontit, për vëzhgime, rikonicioni të terrenit dhe për diversione. Kjo njësi është e armatosur me pushkët mësymëse M-21 të kalibrit 5.56 mm, me automatik të kalibrave 7,62 mm, pushkë automatike afriko-jugore të kalibrit 5,56 mm, me pushkët snajper të kalibrave 7,62 mm, 7,9 mm dhe 12,7 mm, pushkomitraloz dhe mitraloza të kalibrit 7,62 mm dhe me pistolete dhe revolver të tipave të ndryshëm.

Nga armatimet e rënda kjo njësi i ka në dispozicion AGS-17 BGA 30 mm, bazuaka dhe raketa që hedhen nga krahu ( Zolja M-80 64 mm, Osa M-79 90 mm, sistemin raketor kundërblind “Bumbar” 136 mm, minahedhësit M-69 82 mm dhe M-70 60 mm, si dhe topin malor B-1 76 mm, të gjitha këto të prodhimit serbijan dhe Ambrust 67 mm, të prodhuar në fabrikat e Messerchmit-Bolkov-Bohm të Gjermanisë, si dhe RPG-29 “Vampir”, kalibër 105.2 mm, të prodhimit rus). Këto njësi lëvizin në terren me ndihmën e xhipeve të prodhimit serb dhe të jashtëm, si dhe me transportier të blinduar të tipit M-53/59 “Praga”, VPB M-86/BOV-M/BOV-VP... Kjo njësi edhe pse në esencë është njësi e këmbësorisë, ajo mund të përdor helikopterët Mi-8 dhe aeroplanët An-26.

Mbrojtja nga veprimet e kësaj njësie: Për t’u mbrojtur me sukses nga veprimet shumë të rrezikshme të këtyre njësive, duhet të ndërmerren këto veprime: goditja e tyre me zjarr të përqendruar, që prej hedhjes së tyre nga fluturakja e deri në tokëzimin e tyre; zbulimi i shpejt i vendeve të rigrupimit të tyre pas tokëzimit dhe goditjet e rrufeshme, së pari me mjete plasëse dhe mandej me të gjitha llojet e armatimeve që posedon njësia çlirimtare; zbulimi i shpejt i drejtimit të lëvizjes së këtyre njësive, përgatitja e sulmeve të befasishme dhe të pandërprera nga njësite të vogla, të cilat godasin dhe tërhiqen shpejt, me qëllim të mashtrimit të armikut për ta tërhequr përballë pritave të përshtatshme për ta goditur me zjarr të kryqëzuar dhe asgjësuar. Kjo taktikë e luftimit është përdorur nga çlirimtarët shqiptar gjatë LANÇ, nga çlirimtarët vietnamez (Vietkongu) dhe së fundit nga luftëtarët e UÇK-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:03 pm

PUSHKA AUTOMATIKE MËSYMËSE M-21

TOP SEKRET!!! I_safe

Pushka automatike mësymëse M-21 me kalibër 5.56 mm, është konstruktuar në fabrikën serbijane të armatimeve “Zastava”, duke u bazuar AK-47, të njohur si kalashnjikov, ofron kushte goditje precize të caqeve.

TOP SEKRET!!! I_safe
Pushka M-21 në duart e komandove serbijane

Kjo pushkë moderne e prodhuar sipas standardeve të NATO-s, gjatë veprimeve mësymëse zëvendëson edhe snajperët e kalibrave të vogël dhe granatat e dorës, ngase e ka të montuar shënjestrën moderne optike dhe hedhësin e granatave të kalibrit 40 mm.

TOP SEKRET!!! I_safe
Shënjestra optike në M-21

TOP SEKRET!!! I_safe
Granatahedhësi 40 mm i vendosur nën trupin e M-21

Karikatori kësaj pushke është ndërtuar nga polimeri të kualitetit të larë, ndërsa tyta është kalitur dhe e kromizuar nga brenda.
Në fundin e qytës lëvizëse të kësaj pushke që është në formë të patkoit, mund të vendoset një pjesë rezervë e punuar nga goma e cila e mbron krahun e qitësit dhe i siguron kushte komode, sidomos gjatë hedhjes së granatës.

Amortizuesi i flakës në fundin e tytës, jo vetëm kryen funksionin e stabilizuesit të armës gjatë qitjes, por e zvogëlon mundësinë për t’u zbuluar pozicioni nga ku shtihet me këtë armë.

Kjo armë është e konstruktuar deri në atë shkallë të përsosmërisë, sa që i ofron përdoruesit të saj edhe këtë mundësi, të rregulloj mekanizmin e qitjes edhe për rafalë me nga tri të shkrepje

Karakteristikat teknike:
-të pushkës-21
Kalibri: 5.56 mm;
Karikatori: 30 fishek;
Mënyra e shkrehjes: gjysmë automatike dhe automatike;
Shpejtësia e zjarrit: 560-680 fishek/minutë:
Radiusi maksimal i veprimit: 500 metra.

-të granatahedhësit të vendosur nën tytën e Pushkës M-21
Kalibri: 40 mm;
Masa (kg): 1,5;
Radiusi maksimal: 400 metra;
Radiusi i efektit vrastar të predhës:20 metra.

GRANATAHEDHËSI AUTOMATIK BGA-30 mm

TOP SEKRET!!! I_safe
Hedhësi automatik i granatave BGA-30 mm

Hegjemonistët serbomëdhenj krahas modernizimit të armatimeve të tyre (me siguri jo për qëllime paqësore), të shumta për nga sasia, ngase e kishin përvetësuar afro 80% të arsenalit të ish-APJ-së, e cila kishte qenë njëra prej fuqive të mëdha ushtarake, kah fundi i viteve të nëntëdhjeta prodhoi edhe BGA 30mm. Këtë armë shumë moderne, e projektoi, e prodhoi dhe e zhvilloi në fabrikën e armatimeve “Zastava” në Kragujevc, duke u bazuar në modelin e armës ruse AGS-17-Plamaja me kalibër 40 mm.

Tipi provues i kësaj arme u provua në Kosovës, konkretisht në fshatin Kaçandoll, në Koshare dhe në Shalë të Bajgores. Provimi i saj u bë duke shti ndaj pozicioneve të UÇK-së dhe ndaj popullatë të pambrojtur civile shqiptare. Përdorimi i kësaj arme u bë: në Kaçandoll dhe Shalë nga helikopteri Mi-8, në Koshare nga pozicionet e njësive komando të Brigadës 63 të Divizionit parashutist të Nish-it, ndërsa në Drenicë dhe Dukagjin nga autoblindat.

Gjatë kryqëzimit luftarak kjo armë tregoi rezultate të shkëlqyeshme, andaj filloi prodhimi serik i saj dhe tani gjendet si armë standarde, jo vetëm në të gjitha gjinitë e ushtrisë serbe, por në atë maqedonase dhe malaziase. Me siguri, kjo armë shumë efektive gjendet edhe nëpër njësitë e të ashtuquajturës “Ushtria Serbe për Çlirimin e Kosovës”, e cila me siguri vepron, jo vetëm në veriun e Kosovës, por edhe në enklavat serbijane në brendi të Kosovës.
Kjo armë e efikasitetit të lartë paraqet një hap të madh përpara, duke i krijuar kushte njësive ushtarake plane të reja taktike dhe strategjike.
Sistemi modern i konstruktit i kësaj arme e bënë të mundshme asgjësimin e caqeve në distanca të mëdha, në kushte të ndryshme të terrenit dhe klimatike, me një radius të lartë të veprimit vrastar.

Kjo armë është e dedikuar për asgjësimi dhe paralizimi caqeve të armikut, qofshin ato të pozicionuar brenda, apo jashtë transheve, në një largësi prej 1.7 km, si dhe për neutralizimin autoblindave të lehta, largësi prej 1 km.

BGA 30 mm në pozicione të ndryshme
Mekanizmi i shënjestrës optike dhe ai shkrehjes

Kjo armë është e pajisur me shënjestrën moderne NSBG-1 e cila i rritë shikimin për 2.6 herë. Ajo mundëson marrja në mënyrë direkte, gjysmë direkte dhe indirekte, si dhe në kushtet e shikueshmërisë së dobësuar.

Manovrimi prej një vendi dhe përgatitja për veprim e BGA është shumë e thjeshtë dhe e lehtë.
Në mvarshmëri të nevojave, BGA mund të automjete luftarake dhe helikopter.

Ushtarët serb gjatë demonstrimit të BGA-30mm

Disa nga karakteristikat e BGA 30mm
Kalibri i granatave: 30 mm;
Karikatori: 29 granata;
Numri i vjaskave të tytës: 12;
Hapja e zjarrit: automatike dhe selektive;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:04 pm

PUSHKËT AUTOMATIKE M70/M72/M85/M92

Familjen e armëve automatike të këmbësorisë, të prodhimit vendor dhe që aktualisht janë në përdorim të ushtrisë dhe policisë sebijane, e përbëjnë:

Pushka automatike mësymëse M70 B1 cal.7.62 mm
Pushka automatike mësymëse M70 AB2 cal.7.62 mm
Pushkomitralozi M72 AB1 cal.7.62 mm
Automati M92 cal. 7.62 mm
Automat M85 cal.5.56 mm

Të gjitha këto armë janë prodhuar, duke u mbështetur në konstruktin familje së madhe të armëve automatike AK-47 Kallashnikov.

Kjo armë është aq e njohur sa që nuk është e nevojshme që të shkruhet më shumë për te.

Disa nga karakteristikat e armëve të prezantuara më lartë
Modeli
M70B1
M70AB2
M72AB1
M85
M92
Kalibri
7.62
7.62
7.62
5.56
7.62
Mekanizmi i zjarrit
gjysmë automatike dhe automatike
gj.aut. dhe automatike
gj.aut. dhe automatike
gj.aut. dhe
automatike
gj.aut. dhe automatike
Radiusi efektiv
400 m
400 m
700 m
200 m
300 m
Karikatori
30 fishek
30 fishek
75 fishek
30 fishek
30fishek
Shkrepja
620fishek/minutë
620 fishek/minutë
620 fishek/minutë
700 fishek/minutë
620 fishek/minutë

PUSHKA AUTOMATIKE R-4

Pushka automatike mësymëse R4 cal. 5.56 mm

Pushka automatike mësymëse R4 është zhvilluar kah fundi viteve të shtatëdhjeta në firmën jugoafrikane për avancimin dhe prodhimin e armatimeve LIW Vektor, ndërsa prodhimi serik i saj ka filluar në vitin 1982.

Kjo armë është pjesë e armatimit standard të ushtrisë dhe policisë së Afrikës së Jugut, ndërsa shfrytëzohet nga njësitë speciale të Ushtrisë dhe MUP-it serbijan.

Kjo pushkë u konstruktua dhe u prodhua duke pasur për bazë pushkën izraelit Galil dhe vetëm disa modifikime të vogla e bëjnë të dallueshme prej saj. Ashtu, sikurse edhe Galil, R4 funksionon sipas principit të AK-47.

Në R4 janë të montuara dy këmbëz, të cilat e forcojnë stabilitetin e saj gjatë qitjes dhe e rritin precizitetin edhe ashtu shumë të lartë të saj. Këto këmbëza i shërbejnë ushtarit që është i ngarkuar me te edhe për të këputur pengesat e ndërtuara nga telat gjembor.

R4 ushqehet me municion amerikan 5.56 mm, të tipit M293. Mund të shërbehet edhe me municionin SS -109 standard të NATO-s, por preciziteti i saj zvogëlohet dukshëm.

Nga R4 mund të lancohet mina tromblonike R1M3, dhe të goditen caqet me efikasitet të madh, deri në 75 metra.

Disa nga karakteristikat taktike-teknike të R4
Kalibri: 5.56 mm;
Karikatori: prej 30 dhe 50 fishekësh;
Mekanizmi: gjysmë automatik dhe automatik;
Zjarri: 650 fishek/minutë
Radiusi efikas: 500 metra.

PISTOLETA AUTOMATIKE “SHKORPION” M-84

Pistoleta automatike Skorpion M-84, kal. 7,65 mm

Pistoleta automatike Skorpion M-Pistoleta automatike Skorpion M-Pistoleta automatike Skorpion M-84 është e prodhuar në fabrikën serbijane të armatimeve “Zastava” Kragujevc, në bazë të licencës së prodhuesit çek, Vz.61 Skorpion.

Kjo pistoletë automatike e kalibrit 7.65 mm është e dedikuar për luftime nga afërsia, pra për paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë armike gjatë përballjeve luftarake me te në distanca të vogla, deri në 150 metra.

Dimensionet e vogla të kësaj arme shumë efikase e bëjnë atë shumë të përshtatshme për armatosjen e ekuipazheve të mjeteve të blinduara, të pilotëve të helikopterëve dhe të efektivave policore dhe ushtarake të ngarkuara për kryerjen e detyrave speciale në pjesët urbane të terrenit.
Kjo pistoletë është e pajisur edhe me qytë e cila paloset në pjesën e epërmet saj, duke përfunduar në pjesën e zbuluar të tytës.
Ka edhe dy varijanta të kësaj pistolete, të cilat vetëm kalibri i bën të ndryshueshme nga M-84, ngase ato kanë kalibër 9x17 mm dhe 9x18 mm Makarov.
Sipas nevojës Skorpion M-84 mund të shfrytëzohet edhe si armë me shurdhues të zërit.
Gjatë luftës për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit serbijan dhe maqedonas, kjo armë është përdorur edhe nga guerrilasit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:05 pm

KARAKTERISTIKAT TAKTIKE DHE TEKNIKE
Kalibri: 7,65x17 mm ;
Karikatori: 10 dhe 20 fishekë;
Shpejtësia praktike e zjarrit gjysmë automatik: 35 fishek/min;
Shpejtësia praktike zjarrit rafal: 100 fishek/min;
Shpejtësia teorike e zjarrit: 750 fishek/min;
Radiusi i veprimit: 75-150 metra;

MITRALOZI SERBIJAN M-84

Mitralozi M-84 cal.7.62 mm, në duart e parashutistit serbijan

Ky mitraloz modern është prodhuar në fabrikën serbijane të armëve “Zastava” në Kragujevc, duke u shërbye mitralozin rus PKM.
Kjo armë është përdorur masovikisht gjatë luftës së fundit në trojet e okupuara shqiptare, jo vetëm nga forcat serboçetnike dhe maqedonase, por edhe nga luftëtarët e UÇK-së.

Gjatë luftimeve kjo armë është dëshmua si shumë precize dhe shumë vrastare, andaj nga policia dhe ushtria serbo-çetnike e kishte marrë nofkën “mbjellësi i vdekjes”, ndërsa nga paramilitarët e Arkanit, kjo armë quhej me nofkën “Ceca”.

Ashtu si dhe mitralozat tjerë edhe mitralozi M-84, është i dedikuar për paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë të ushtrisë armike, pikave të zjarrit, mjeteve të pa blinduara dhe të blinduara lehtë dhe fluturakeve në lartësi të vogla dhe të tokëzuara.
Shënjestra e kësaj arme është e efektshme deri në 1.500 mm.
Radiusi efektiv kësaj arme kundër caqeve të pa mbuluara është 1000 metra.
Rezultatet më të mira arrihen në distancat prej 600 metra.

Mekanizmi i shkrehjes së kësaj arme është i rregulluar për të punuar me tri shpejtësi: rafalë të shkurtër 10 fishek;
-rafalë të gjatë 25 fishek dhe zjarr të furishëm dhe të pandërprerë, teoritikisht deri në 700 dhe praktikisht 250 fishek për një minutë.
Kjo armë ushqehet me municion 7,62 x 54R, të tipave të thjeshtë, blindëshpues, blindëshpues-djegës, shënues dhe shpërthyes-shënues, nga rrethatoret prej 50 fishekësh dhe me kutit me 100 dhe 250 fishek.

Realisht, kjo armë vetëm kur vendoset në stativen tri këmbëse mund të quhet mitraloz, në rastet tjera jo vetëm se quhet por realisht është vetëm pushko-mitraloz. Kur këtë armë e vendosim në stativën tri këmbëse, jo vetë se ia rrisim precizitetin, por edhe e aftësojmë për goditjen e objekteve në fluturim deri në lartësinë prej 600 metrash.

Në rastet kur kjo armë përdoret, jo vetëm duke peshuar mbi dy këmbëzat(të palueshme), të cilat i ka pjesë përbërëse, por edhe gjatë mësyerjes, e lozë vetëm rolin e pushko-mitralozit.

Për të marrë në shenjë nga kjo armë përdoret shënjestra mekanike, optike (ON M80) ose shënjestra pasive e natës( PN 5x80).
Tabela e shënjestrës të fundit mekanike është shënuar me 15 gravura, ndërsa gravurë është e shënuar me numër të posaçëm, duke filluar prej 0 e deri në 15.

Distanca ndërmjet dy gravurave është 100 metra.
Shënjestra e shënuar me 0 përdoret për gjuajtjen e caqeve në ajër.

KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE
Kalibri: 7,62 mm;
Pesha e rrethatores prej 100 fishekësh: 3,8 kg
Pesha e rrethatores prej 250 fishekësh: 9,4 kg
Pesha e mitralozit : 10 kg
Radiusi i veprimit: deri në 1500 m
Zjarri: 700 fishek/minutë

AUTOMATIKU Heckler & Koch MP5

Automatiku H&K MP5

Automatiku H&K MP5 është një armëve më të përhapura nëpër njësitë e specializuara policore dhe ushtarake në botë. Me këtë armë janë të armatosura e dhe njësitë speciale të ushtrisë serbe, siç është “Kobra” e Brigadës parashutiste 63, brigadës speciale 72...
Kjo armë e konstruktuar në atë mënyrë që me një të lëvizur të rregullatorit të zjarrit, mekanizmi i shkrehjes mundë shndërrohet nga ai automatik, në atë gjysmë automatik (Single Fire), d.m.th MP5 shndërrohet në MP5SF.

Gjatë procesit të zjarrit, kjo armë ka shumë më pakë dridhje, në raport me armët e rangut të saj, bile edhe të UZZI izraelit.
Kjo armë posedon edhe kamufluesin e zjarrit, amortizuesin e zërit dhe platformën për montimin e shënjestrës optike.

KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE
Kalibri: 9x19 mm;
Shpejtësia e zjarrit: 800 fishek/minutë;
Kapaciteti i karikatorit: 15 dhe 30 fishek.

PUSHKA SULMUESE SPAS-15

Pushka sulmuese SPAS-15 (“Pomparica”)

Kjo armë moderne sulmuese dhe për mbrojtje nga afërsia është prodhuar në gjysmën e dytë të viteve të tetëdhjeta të shakullit të kaluar, në fabrikën italiane Franchi S.p.A., ndërsa përdorimi i saj në njësitë speciale të ushtrisë dhe policisë serbijane, ka filluar të përdoret në vitin e parë të shekullit vijues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:06 pm

KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE
Kalibri: 12 mm.
Kjo armë ushqehet me municion të gjuetisë, të modifikuar për përdorim luftarak.
Radiusi efektiv i kësaj arme është 40 metra.
Sistemi i shkrehjes është gjysmë automatik (pump-action/gas-actuated).
Karikatori: 6 fishekë.
Pesha e armës: 3,4 kg.
PUSHKA E RËNDË SNAJPER M-93

Pushka e rëndë snajperike M-93 “Crna Strela” 12,7 mm

Kjo pushkë e rëndë snajperike M-93 është prodhuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta në Fabrikën “Zastava” të Kragujevcit, sipas sistemit të Mauzerit dhe me kalibër 12.7 mm . Nga ushtria serbe ka filluar të përdoret në vitin 1998, ndërsa është përdorur gjatë luftës në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës. Me këtë snajper modern ka qenë e armatosur edhe ushtria maqedonse dhe që e ka përdorur kundër çlirimtarëve shqiptar, sidomos në rrethinën e Tetovës.
Kjo armë e rëndë snajperike dhe shumë precize është e dedikuar parësisht për asgjësimin e forcës së gjallë armike, si të atyre në ambient të hapur, ashtu dhe atyre në automjetet e pablinduara, në largësitë prej 1500 metra, ndërsa për asgjësimin e ushtarëve armiq në mjetet e me blindë të lehtë dhe prapa pozicioneve të fortifikuara deri në 800 metra.

Krahas asgjësimit të forcës së gjallë të forcës së gjallë të kundërshtarit, ky snajper përdoret për paralizimin, dëmtimin dhe asgjësimin e automjeteve të pa blinduara dhe të blinduara lehtë, të fluturakeve të tokëzuara, radarëve dhe pajisjeve të ndryshme elektronike, si dhe të qendrave komanduese dhe të ndërlidhjes, duke përdorur municion blindëshpues djegës.

Ky snajper I pajisur me shënjestrën optike “Zrak” M94 8x56, është shumë efikas për paralizimin dhe asgjësimin e çerdheve snajperiste të kundërshtarit, andaj dhe përdoret për sigurimin e zonave të caktuara tokësore.

Tyta e kësaj pushke snajper është punuar nga I njëjti çelik që përdoret për punimin e tytave të topave të të gjitha kalibrave, krom-nikel-vandijumi.

Karakteristikat taktike dhe teknike
Kalibri: Për përdorimin e ushtrisë dhe policisë serbe 12.7 x 108 mm (tipi “Gurjinov”) dhe për përdorimin nga blerësit e jashtëm 12.7x99 (versioni i municionit që përdoret nga mitralozi amerikan Browning M2HB.
Pesha: 16 kg (versioni për përdorim nga ushtria dhe policia serbe) dhe 14,5 kg (versioni për përdorim nga blerësit e jashtëm).
Kapaciteti i karikatorit: 5 fishek.
Radiusi efikas i veprimit: 1600 metra.
Mbrojtja nga goditjet e snajperëve armiq: Vetëm maskimi maksimal, zbulimi i shpejtë dhe eliminimi i çerdheve të snajperëve kundërshtar është mbrojtja efikase, kundërgoditjeve vdekjeprurëse të kësaj pushke.

SNAJPERI GJYSËMAUTOMATIK M-76

Snajper gjysmë automatik M-76 cal. 7,9 mm

Trashëguesja e pushkëve M48A dhe M69, snajperi gjysmë automatik e prodhuar në fabrikën “Zastava”, duke u bazuar në principin e pushkës automatike M70 të cal.7.62 mm, është snajperi më i popullarizuar në hapësirat e ish RSFJ-së.

1.Komando serbijane në lëvizje luftarake
2. Snajperisti serbijan i pozicionuar për të hapur zjarr

Kjo pushkë snajper është prodhuar në numër shumë të madh dhe është shfrytëzuar masovikisht në të gjitha luftërat, si nga ushtria serbijane ashtu dhe ato sllovene, kroate, boshnjake dhe shqiptare (UÇK-ja).

Ky snajper është i dedikuar për asgjësimin e ushtarëve kundërshtar (edhe snajperëve) në pozicionet e vetmuara, të rëndësishme dhe në largësi të mëdha.
Në këtë pushkë është e vendosur shënjestra optike ON M76 me aftësi zmadhues pre 4 herësh.

Karakteristikat taktike dhe teknike
Kalibri: 7.92 mm (7.92x57 Mauzer).
Radiusi efikas i veprimit: prej 800 deri në 1000 metra.
Kapaciteti i karikatorit : 10 fishek.

Mbrojtja nga goditjet e snajperëve armiq: Vetëm maskimi maksimal, zbulimi i shpejtë dhe eliminimi i çerdheve të snajperëve kundërshtar është mbrojtja efikase, kundërgoditjeve vdekjeprurëse të kësaj pushke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:07 pm

BOMBA E DORËS M-75

Bomba serbe e dorës “Kasikara”, e zbërthyer në pjesët themelore

Bomba mbrojtëse serbe e dorës bënë pjesë në arsenalin armatimeve të këmbësorisë, e dedikuar për paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë armike, gjatë përballjës së afërt me te.

Kjo bombë është treguar shumë efikase gjatë luftimeve në territorin e ish RSFJ-së, veçanërisht në Kosovë, Luginën e Preshevës dhe në Luginën e Vardarit, por dukshëm nen nivelin e bombave të ushtrisë shqiptare, të këtij destinacioni.

Efikasiteti i kësaj bombe u vërtetua gjatë sulmeve të luftëtarëve të UÇK-së, ndaj pozicioneve të forcave pushtuese serbijane, në transhe, gjatë mësymjes, si në terreni fushor, ashtu dhe në atë malor. (Çlirimtarët shqiptar posedonin sasi të konsiderueshme edhe të kësaj arme serbijane, ngase kishin kapë depo dhe transporte të pushtuesit).

Kjo bombë është e konstruktuar për t’u aktivizuar në edhe në dëborë, baltë dhe ujë.
Me ndihmën e kësaj bombe mund të përgatiten edhe mina të befasisë dhe shumë të rrezikshëm ndaj efektivave të kundërshtarit.
Në foto janë paraqitur trupi i bombës serbijane M-75, eksplozivi plastik, detonatori i tipit “Buschon” dhe koka e bombës bashkë me mekanizmin e siguresës.
Në bërthamën e bombës janë të futura afro 3000 sfera të çelikta, me diametër 2,5-3 mm.
Radius vrastar i kësaj bombe është 12-18 metra, ndërsa ai plagshaktues 30-50 metra.

Mbushja eksplozive e këtij tipi të bombës përbëhet prej 36-35 gram të eksplozivit plastik.

Kjo bombë shpërthen 3-4 sekonda pas është hequr siguresa dhe është hedhur, kështu që sado i shkathët kundërshtari, nuk ka as një mundësi teorike që të kthej në drejtim të mbrojtësit.

Ky tip i bombës prodhohet edhe në IRJ të Maqedonisë me shenjën dallues M-93, por rëndësia e granatave të dorës është zvogëlua në shkallë të madhe, me futjen në përdorim të hedhësve automatik të granatave, sidomos të atyre të vendosur poshtë tytës së pushkëve mësymëse të këmbësorisë ( sikur ai në pushkën automatike serbijane M-21)

Minahedhësi serbijan M-70

Minahedhësi 60,8 mm M-70

Minahedhësi serbijan benë pjesë në kategorinë e të ashtuquajturve “ minahedhësit komando”. Ngase kjo armë është e dedikuar për pajisjen e njësive komando, sidomos për kryerjen e veprimeve diversante, kundërdiversante dhe veprimeve tjera speciale.
Kjo armë shfrytëzohet për luftime në afërsi të drejtpërdrejt dhe veçanërisht për luftime në ambientet urbane, këtë ja mundëson konstruksioni i thjeshtë i saj, përmasa e vogël dhe përdorimi i lehtë.

Kjo armë përbëhet nga bazamenti dhe tyta. Në tytë është i montuar mekanizmi i shënjestrës me ndarje 1/6400.
Ekuipazhi prej dy vetash dhe i ushtruar mirë mund të lancoj deri 25 granata për një minutë.

Karakteristikat taktike dhe teknike
Kalibri: 60,8 mm;
Masa minahedhësit: 7,8 kg
Shpejtësia e granatahedhjes: 20-25 granata/min
Radiusi maksimal: 1632 m
Ekuipazhi: 2 ushtarë.

Minahedhësi M-69

Minahedhësi serbijan M-69 kal.82 mm

Është armë artilerike e këmbësorisë serbijane dhe me destinacion: paralizimin, ndaljen e përparimit dhe asgjësimin e forcës së gjallë dhe pozicioneve të zjarrit të forcave armike, deri në distancën prej 4,2 km.
Ashtu si dhe minahedhësit e tipave dhe kalibrave tjerë edhe M-69 me kal.82 mm, është armë e përshtatshme për goditjen e caqeve të fortifikuara dhe prapa mburojave natyrore dhe artificiale, në rrethin prej 3600.
M-69 përbëhet prej: tyta, lafeti, bazamenti dhe mekanizmi i shënjestrës NSB-3.
Nga minahedhësi M-69 lancohen mina të cilat aktivizohen në momentin e goditjes së cakut, mina të cilat pas shpërthimit krijojnë perde të dendur tymi dhe mina që ndriçojnë pozicionet e armikut.
Me minahedhësin M-69 nuk lejohet të goditen caqe më afër 70 metra, ndërsa nuk mund të goditen ato më larg se 4,2 km.
Minahedhësi M-69 ushqehet me mina me fuqi të madhe vrastare kundër këmbësorisë M-74, por edhe me versionet e avancuara rrënuese kundër bunkerëve dhe asgjësuese kundër mjeteve të blinduara.
Kjo armë është përdorur me të madhe edhe gjatë luftimeve në trojet shqiptare, veçanërisht nga forcat ushtria dhe policia serbo-çetnike dhe maqedonse.

Karakteristikat taktike dhe teknike
Kalibri: 82 mm;
Radiusi maksimal dhe efektiv: 4200 m
Shpejtësia e zjarrit: 15-25 predha/minutë;
Ekuipazhi: 4 ushtarë;
Masa e minahedhësit: 45 kg;
Masa e tytës: 14,5 kg
Masa e lafetit: 14 kg
Masa e bazamentit: 15 kg
Masa e predhës: 3,05 kg;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:07 pm

RAKETAHEDHËSI I DORËS “Armbrust”

Hedhësi manual i raketave “Ambrust”

Prej viti 1989, ky raketahedhës prodhohet në Singapor, sipas licencës së firmës gjermane “Messerchmitt-Bolkov-Bohm”.
Ky raketahedhës gjendet në armatimin standard të njësive të specializuara serbijane, që prej kohës kur prodhohej në fabrikat gjermane, pra para viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Andaj edhe u përdor me të madhe në të gjitha pjesët e arenës ndërluftuese të ish RSFJ-së.
Gjatë luftës në Kosovë; Luginën e Preshevës dhe në Luginën e Vardarit, kjo armë ishte në posedim dhe u përdor kundër mjeteve luftarake të pushtuesit edhe nga çlirimtarët shqiptar, por jo në sasi të madhe.

Ashtu sikurse edhe Zolja 64 mm e prodhimit serbijan edhe Ambrusti i kalibrit 67 mm është armë njëpërdorimshme.
Në fushën e shikimit të shënjestrës refleksive janë të garvuara siluetat e automjeteve luftarake, gjë që lehtëson përcaktimin e distancës së caqeve nga pozicioni i raketahedhësit.

Ashtu sikur edhe te Zolja serbe, edhe te Ambrusti është ndërtuar mekanizmi shkrehjes, i cili mundëson gjuajtje të caqeve edhe nga vendet e mbyllura, me kusht që pjesa e fundit të raketahedhësit të jetë larg mureve të objektit të mbyllur apo të transhesë, së paku 80 centimetra.
Raketa që lancohet nga Ambrust është i prodhuar në dy varijanta: m

Karakteristikat taktike dhe teknike
Kalibri: 67 mm;
Masa e armës: 6,3 kg( Zolja 3 kg);
Masa e predhës: 1 kg;
Radiusi maksimal i veprimit: 1,5 km;
Radiusi efikas i veprimit: 300 m;
Koha e fluturimit të raketës deri në largësi prej 300m: 1,5 sek.
Forca depërtuese në çelik: 300 mm

SISTEMI RAKETOR KUNDËRBLIND “BUMBAR”

Sistemi raketor kundërblindë “Bumbar” kalibër 136 mm

Sistemi raketor Bumbar është zhvilluar në fabrikën serbijane të armëve raketore “Krushik” të Valevës, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, duke u bazuar në sistemin raketor francez Eryx.

Kjo armë me efekt të madh asgjësues është e dedikuar për asgjësimin e pozicioneve të fortifikuara luftarake, mjeteve të blinduara, tankeve, pozicioneve të armëve të rënda artilerike dhe fluturakeve ushtarake të tokëzuara, ne një largësi deri në 0,6 km.

Forca depërtuese në pllakën e çelikut të homogjenizuar deri në 900 mm e raketave komulative të kalibrit 136 mm, që lancohen dhe dirigjohen nga ky sistem bashkohor, është e mjaftueshme për të shkatërroj të gjitha llojet e tankeve bashkohore.

Dirigjimi i raketave që lancohen nga Sistemi Bumbar, bëhet në mënyrë gjysmë automatike dhe nëpërmjet të mikrokablës, të ngjashme me atë që përdoret për dirigjimin e raketave “Maljutka”.

Saktësia goditjes në cak të këtyre raketave: të caqeve statike është 100%, ndërsa të atyre në lëvizje e sipër është mbi 95%.
Me këtë armë nuk lejohet goditja e caqeve më afër se 6o metra.
Ndaj caqeve deri në largësi prej 300m, veprohet duke e mbajtur Bumbarin të peshuar në krah, ndërsa kur gjuhen caqet në distancë më të madhe se 300m, veprohet vetëm pasi e vendosim këtë lancues në bazament.
Ky sistem është i pajisur edhe me shënjestrën IC, për veprim natën.
Futja e këtij sistem i ka zëvendësuar topat pa dridhje M-60A të kalibrit 82 mm.

Karakteristikat taktike dhe teknike
Kalibri i raketës: 136 mm
Masa e sistemit në pozicion luftim: 16 kg
Radiusi minimal: 60 m
Radiusi maksimal: 600 m
Koha e fluturimit të predhës deri në largësi prej 600 m: 4 s
Ekuipazhi: 2 ushtarë
Forca depërtuese në çelik: 900 mm

RAKETAHEDHËSI I DORËS M-79 “OSA”

Raketahedhësi i dorës M-79 “OSA”, kalibër 90 mm

Kjo armë pa dridhje raketore nga e cila lancohen raketa të kalibrit prej 90 mm, të koduar me emri M-79 “OSA”, është një armë standarde e këmbësorisë në përgjithësi dhe e njësive speciale në veçanti, për të luftuar mjetet e blinduara, pozicionet e armëve të rënda artilerike e raketore, si dhe pozicionet edhe të fortifikuara të këmbësorisë kundërshtare.

Kjo armë është përdorur me të madhe edhe gjatë luftimeve në trojet shqiptare, veçanërisht nga ushtria dhe policia serbo-çetnike e maqedonse.
Kjo armë serbijane vepron me efikasitet dhe precizitet të lartë kundër automjeteve të blinduara kur janë në lëvizjen, në largësi prej 350 metra, si dhe kundër kundra forcës së gjallë, armëve të zjarrit të pozicionuar në bunker, transhe dhe fortifikime, deri në largësi prej 600 m.
Sipas konstruksionit dhe principit të punës, ky raketahedhës i dorës i ngjanë shumë raketahedhësit francez LRAC F1.

Koka komulative e raketës që lancohet nga GJRD “OSA” , ka aftësi depërtuese në pllakë çeliku të homogjenizuar deri në 400 mm, por megjithatë nuk mund të shpojë pjesën ballore të tankeve bashkëkohore.

Karakteristikat taktike dhe teknike
Kalibri: 90 mm
Radiusi efikas i raketës: 600 m
Radiusi maksimal: 1960 m
Masa e raketës: 3,5 kg

RAKETAHEDHËSI I DORËS M80 Zolja

Raketahedhësi i dorës M-80 Zolja

Kjo armë raketore e dorës dhe njëpërdorimshe është një armë individuale e fuqishme për ushtarin bashkëkohor, në përballjet e tij me automjetet e blinduara armike.

Në dukje ky raketahedhës i dorë ngjanë shumë me Granatagjuajtësin rus të dorës RPG 18, por që e tejkalon për nga preciziteti dhe radiusi i veprimit.
Forca dëpërtuese e predhës me kokë komulative që lancohet nga Zolja është, hiq më pak se 300mm të pllakës prej çeliku të homogjenizuar. Kjo armë është përdorur me të madhe gjatë luftës çlirimtare në trojet e okupuara shqiptare, si nga forcat pushtuese po ashtu dhe nga prestarët e UÇK-së. Është vërtetuar se kjo armë nuk ka aftësi për të depërtuar brenda tankut bashkëkohor nga pjesa ballore, por shumë vrastare për forcën e gjallë armike, brenda transportierëve të blinduar dhe autoblindat tjera të lehta.

Karakteristikat taktike dhe teknike
Kalibri: 64 mm
Masa e raketës: 1,42 kg
Forca depërtuese në masë të blinduar: 300 mm
Radiusi efikas: 220-240m
Radiusi i gravuar në shënjestër: 400 m
Radiusi maksimal: 1280 m
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:10 pm

SISTEMI I DIRIGJUAR KUNDËRBLIND 9K115 Metis

Sistemi i dirigjuar kundërtank 9K115 METIS

Kjo armë e prodhimit rus, me të cilën janë të armatosur edhe njësitë speciale të ushtrisë serbijane, me siguri jo vetëm ato të dislokuara kohëve të fundit në Luginën e Preshevës, është një mjetë i fuqishëm për asgjësimin e tankeve, transporterve të blinduar, automjeteve të blinduara të llojeve të ndryshme, pozicioneve të armëve të rënda artilerike, bunkerëve, urave prej betonit dhe objekteve të ndryshme të fortifikuara, në largësi deri në 1,5 km.
Kjo armë ruse që në qarqet e NATO-s njihet me kodin dallues AT-4 SAXHM, është mjaft e avancuar nga 9K111 Fagot, ushqehet me raketën komulative 9M115.
Ekziston edhe varianti i kësaj arme 9K115-2 Metis –M dhe ushqehet me raketën komulative 9M131

Karakteristikat taktike dhe teknike
Predha
9M115
9M131
Kalibri
94 mm
127 mm
Masa e predhës
5,5 kg
13 kg
Depërtueshmëri në blindë
550mm
800mm
Radiusi maksimal
1 km
1,5 km
Radiusi minimal
40 m
80 m
Shpejtësia e shkrehjeve
4-5 rak/min
4-5 rak/min

HELIKOPTERI LUFTARAK M-24

Helikopteri Mi-24

Në vitin 1967 filloi konstruktimi i kësaj fluturakeje të fuqishme, duke u bazuar në helikopterët Mi-8 dhe Mi-14.
Ky helikopter i transportit luftarak është i aftë për të zhvilluar luftime shumë të efektshme kundër forcës së gjallë, mjeteve të blinduara dhe caqeve të ndryshme të tokë dhe ujë, si dhe të transportoj dhe të mbështes me zjarr njësinë e këmbësorisë prej tetë anëtaresh me kompletin luftarak të tyre.
Ky helikopter ka fituar reputacion në luftërat lokale, si në Afganistan, luftë Irako-Iraniane, në Çeçeni, Angolë, Nikaragua, Shri Lankë, dhe në Ballkan. Dy helikopterë M-24 janë përdorur nga forcat policore dhe ushtarake serbo-çetnike, kundër pozicioneve dhe bazave të prestarëve të UÇK-së, ndërsa në Luginën e Vardarit, forcat maqedonse përdorën afro 10 helikopter M-24 kundër çlirimtarëve shqiptar.

Edhe në fund të tetorit, ky helikopter është pa edhe në luginën e Preshevës, gjatë fluturimeve të ulëta përreth kufirit me Kosovën Unmikistan.
Ky helikopter është i armatosur me 4 raketa të dirigjuara kundërblindë 9M17 Falanga M ( NATO-kodi AT-2 Swatter), 128 raketa të dirigjuar të kalibrit 57 mm, mitraloz katërtytësh JakB-12 të kal.12mm dhe me shënjestër elektronike.

Për t’u mbrojtur nga raketat që vetëdrejtohen sipas rrezeve IC, ky helikopter posedon hedhësin automatik të karremave IC, por është shumë i ndjeshëm dhe i asgjësueshëm nga predhat blindëshpuese të topave kundërajror, të kalibrave mbi 30 mm.


Karakteristikat taktike dhe teknike
Ekuipazhi: 3 veta.
Desanton me: njësi prej 8 ushtarësh.
Shpejtësia e ngritjes:750/minutë.
Shpejtësia maksimale e fluturimit:335 km/orë.
Lartësia maksimale e ngritjes:5000 metra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:11 pm

HELIKOPTERI Mi-8

Helikopteri Mi-8

Lanserët e raketave kundërtank të njërës anë të helikopterit M-8

Ky helikopter i dedikuar për transportime luftarak është pjesë e armatimit standard të ushtrisë dhe MUP-it serbijan, ia aftë për transportimin e njësive ushtarake të madhësisë së një reparti, prej 12 vetash dhe pajisjeve, nga një pjesë e frontit luftarak në një pjesë tjetër.

Ky helikopter është i armatosur me lancues të 64 raketave të dirigjuara kundërtanke dhe kundër forcës së gjallë të kalibrit 57 mm, si dhe me mitraloz të kalibrit 12.7 mm. Nga ky helikopter mund të hidhen edhe granata.

Artileria e lehtë kundërajrore është mjeti efikas për paralizimin dhe asgjësimin e këtij helikopter. Gjatë fluturimit të ulët edhe armët e këmbësorisë dhe municionet blindëshpuese të saj, janë mjaft efikase për tokëzimin e dhunshëm të këtij helikopteri.

SISTEMI I LEHTË I RAKETAVE KUNDËRAJRORE 9K32M Strela-2M

Sistemi raketor 9K32M Strela-2M-A

Ky sistem i lehtë reaketor kundër caqeve fluturuese, është prodhim serb. Prodhohet në fabrikat serbe të armatimit, për nevojat e mbrojtjes kundërajrore të njësive të këmbësorisë, kur fluturaket armike gjatë veprimit duhet të fluturojnë ulët.

Nga ky sistem kundërajror lancohen raketa inteligjente 9M32M.

Këto raketa i bënë inteligjente procesor gjurmues IC.

Mënyra e veprimit me raketën Strela 2M-A është shumë e thjeshtë.

Raketa vihet në pozicionin e lancimit, merret në shenjë caku i zgjedhur dhe shtypet ndërprerësi deri në shkallën e parë. 4-5 sekonda pas këtij veprimi aktivizohet gjurmuesi IC, hapet kapaku i kontejnerit, ndërsa në optik ndizet drita e kuqe. Kur identifikohet dhe kapet caku nga gjurmuesi IC, në optikë ndizet drita e gjelbër dhe aktivizohet alarmi tonik. Pas kësaj manipuluesi e starton raketën duke e shtypë deri në fund ndërprerësin dhe ajo vazhdon fluturimin e pavarur duke e ndjek burimin e energjisë që emetohet nga motori i cakut fluturues.

Kjo raketë është e lëndueshme nga karremat IC që emetohen nga fluturaket moderne, kështu që dezorientohet duke i ndjek karremin dhe shkon huq.

Karakteristikat taktike dhe teknike
Kalibri i raketës: 72 mm
Masa e raketës: 9,8 kg
Radiusi maksimal (fluturakja në shkuarje) : në lartësinë 4200m.
Radiusi maksimal (fluturakja në ardhje): në lartësinë 2800m
Radiusi minimal: në lartësinë 500m

OBUSI SERBIJAN NORA

Obusi serbijan “Nora” M84 cal.152 mm

Kjo armë shumë e rrezikshme serbijane, duke ju falënderuar modernizimit te mekanizmit për mbushje dhe shkrepje, shpejtësia gjuajtjes së saj, është dy here më e shpejtë se shpejtësia e obusit amerikan M 198 e kalibrit 155 mm, nga e cila mund të shkrepen edhe projektilet nuklear.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE
Kalibri: 152 mm
Gjatësia e tytës: L 39
Masa e armës në pozicion luftimi: 7080 kg
Gjatësia në pozicionin marshues: 11,21 m
Gjerësia e armës në pozicion marshues: 2,415 m
Lartësia e armës gjatë pozicionit marshues: 2,16 m
Gjatësia e armës në pozicionin e luftimit: 9,67 m
Gjerësia e armës në pozicionin e luftimit: 5,73 m
Shpejtësia maksimale e shkrehjes: 6 fishek/min
Radiusi i veprimit: 28000 m

GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR M-77 OGANJ

Gjuajtësi shumëtytësh raketor M 77 Oganj

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE
Kalibri: 128 mm
Numri i tytave lansuese: 32
Kompleti rezervë luftarak: 64 raketa
Ekuipazhi 5 veta
Pesha e raketës: 67,1 kg
Pesha e kokës së raketës: 19,53 kg
Sipërfaqja momentale e veprimit fugas: 0,36 ha
Sipërfaqja e veprimit të raketës kasetore: 1,1 ha
Radiusi i veprimit 3-21 km

GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR M-87 0RKAN

Gjuajtësi shumëtytësh raketor M 87 Orkan

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE
Kalibri: 262 mm
Numri i tytave lancuese: 12
Ekuipazhi: 5
Radiusi i lëvizjes: 600 km
Pesha e raketës e mbushur me mini bomba: 389,7 kg
Pesha e raketës e mbushur me mini mina: 382,2 kg
Hapësira e shpërndarjes së bombave të befasisë: rreth 2 ha
Hapësira e shpërndarjes së minave të befasisë: rreth 4 ha
Radiusi i veprimit: 5 - 50 km

GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR M-63 Plamen

GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR M-63 Plamen

Kjo armë e rëndë e ushtrisë serbijane është e dedikuar për mbështetjen e njësive në front, duke krye goditje të fuqishme dhe të befasishme mbi pozicionet e forcës së gjallë, të armëve artilerike dhe njësive raketor të kundërshtarit.
Kjo armë gjënë përdorim edhe për goditjen e caqeve të dyshimta dhe me sipërfaqe të madhe, siç janë bazat e prapavijë së armikut, aeroportet, stabilimentet industriale, qendrat komanduese, qendrat e ndërlidhjes, depot, etj...
Kjo armë është përdorur edhe gjatë luftimeve në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:12 pm

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE
Kalibri: 128 mm
Numri i tytave lanuese: 32
Radiusi maksimal i veprimit: 8545 m
Koha e fluturimit të predhës deri largësinë maksimale të veprimit: 43,8 s
Ekuipazhi: 7

GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR 9K57 Uragan

GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR 9K57 Uragan

Kjo armë shumë efektive e prodhimit rus, i prodhuar në fabrikën "Permskij Orudijnij Zavod" që prej sa kohësh e futur në armatimin standard të ushtrisë serbijane, i cili për nga forca shkatërrues e predhave që lancohen prej tij dhe për nga preciziteti është në krye të listës.
Kjo armë në perëndim njihet me këto kode dalluese: BM-22, BM-27 ose M1977.
Kjo armë ushqehet me raketat 9M27F, 9M27S, 9M27K, 9M27K2, 9M27K3 i 9M59.
Shpejtësia e lancimit të raketave nga ky gjuajtës është dy raketa për një sekondë.
Ky gjuajtës është i montuar në automjetin ZIL-135LM 8x8.
Një rafali prej 16 raketash 9M27K2 krijon një fushë të minuar, në sipërfaqe prej 150 hektarësh.
Gjatë luftës në Kosovë janë goditur shumë pjesë të saj, andaj edhe ballafaqohemi me sipërfaqe të madhe të minuar.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE
Kalibri: 220 mm
Numri i tytave lancuese: 16
Ekuipazhi: 4
Radiusi minimal: 8,5 km
Radiusi maksimal: 34 km

TANKU M 84

Tanku M 84A

Tanku për hapjen e shtigjeve M-84AI

Kjo armë shumë moderne dhe shumë efektive është prodhuar nga ish ushtria e RSFJ, në vitin 1983, duke u bazuar në tankun rus T-72.

Kjo armë tani e ushtrisë sebijane është e ndjeshme nga goditjet e predhave antitank, vetëm nëse goditet anash, me ç’rast do të godite municioni në mbushësin automatik të topit të saj.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE M84A)
Kalibri i topit: 125 mm
Kalibri i mitralozit të montuar, me dalje në ballinën e tij: 7,62 mm
Kalibri i mitralozit kundër ajror i montuar në kupolën e tij: 12,7 mm
Kompleti luftarak i topit: 42 predha
Kompleti luftarak i mitralozit 7,62mm: 2000 fishek
Kompleti luftarak i mitralozit KA: 360 fishek
Ekuipazhi: 3
Thellësi e kalueshme e ujit:5 m
Lartësia e pengesave të kalueshme prej tij: 1,25 m
Gjerësia e transheve të kalueshme prej tij: 3 m
Lëvizë drejt në pjerrtësi, deri në: 66%
Lëvizë anash në pjerrtësi, deri në: 55%

AUTOBLINDA KUNDËRAJRORE M53/59 Praga

Kjo armë e fuqishme për asgjësimin e fluturakeve që fluturojnë ulët dhe të forcës së gjallë të armikut, është prodhuar për nevojat e ish ushtrisë së RSFJ-së, duke u bazuar në armën ruse ZSU-57-2, në vitin 1968. Pas intervenimeve në vazhdimësi për përsosjen e kësaj arme, edhe sot është pjesë e armatimit standard të ushtrisë dhe policisë serbijane.
Motori i kësaj arme është i vendosur në pjesën e parë të saj, në pjesën e mesme të saj është i vendosur ekuipazhi prej 4 vetash, ndërsa armatimi është i vendosur në pjesën e prapme. Nga armatim shtihet me telekomandë nga kabina e “Pragës”
Kjo armë është pre e lehtë edhe e granatahedhësve të lehtë, Granatahedhësit 150 dhe 500. Kjo është dëshmuar gjatë luftës në Kosovë, kur me një granatë të vetme nga 150-shi dhe 500-shi famshëm shqiptar, këtë armë shumë vrastare e kaplonte zjarri.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE
Kalibri i topave: 30 mm
Kompleti luftarak: 400 fishek
Shpejtësia e zjarrit: 840-900 fishek/min
Masa e fishekut: 1,14 kg
Masa e predhës: 0,435 kg
Ekuipazhi: 5
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:13 pm

AUTOBLINDA BOV-3

Autoblinda e ushtrisë dhe policisë serbijane BOV-3 e armatosur me 3 topa kundërajror M55A4B1të 20 mm, është e dedikuar për asgjësimin e objekteve fluturues në lartësi të vogla (1000 m), por edhe mund të shfrytëzohet për goditjen, paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë dhe mjeteve të pablinduara në largësi deri në 2000m, ndërsa të blinduara lehtë, në largësi prej 600-1000m.
Gjatë luftimeve në Kosovë kjo armë, bashkë me “Praga” është treguar shumë efikase për asgjësimin e çerdheve të mitralozave, snajperëve dhe pozicioneve në përgjithësi.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE
Kalibri i topit: 20 mm
Kompleti luftarak i topit: 2000 fishek
Ekuipazhi: 4

Autoblindat VPB M86 / BOV-M / BOV-VP

Familja e autoblindave të lehta BOV është zhvilluar dhe prodhuar në fabrikën e automjeteve të Mariborit (TAM), për nevojat e ish ushtrisë jugosllave. Me shkatërrimin e RSFJ-së, një sasi e madhe e këtyre mjeteve i mbeti ushtrisë dhe xhandarmërisë serbijane, e cila jo vetë se i mirëmbajti, por edhe i modernizoj në fabrikën Zastava dhe servilin në Çaçak.
Këto mjete janë të ndërtuara nga masa e blinduar, me trashësi prej 4 deri në 8 mm, që mbrojnë nga municioni i thjeshtë i këmbësorisë i kalibrave deri në 9mm. Ndërsa nuk garantojnë siguri për ekuipazhin, as nga predhat blindëshpuese djegëse të këmbësorisë.
Të gjitha tipat e granatahedhësve të lehtë janë treguar efikas, për t’i shndërruar autoblindat e kësaj familje në mbeturina hekurash.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE
Kalibri i mitralozave: 7,62 /12,7mm
Kompleti luftarak i mitralozëve: Nga 2000 fishek
Ekuipazhi: 2+8

TRANSPORTERI I BLINDUAR BTR-80

Ky transportier i blinduar rus me 16 rrotë gome, të cilat fryhen dhe fryhen në mënyrë automatike, sipas konfiguracionit të terrenit nëpër të cilin lëvizin, është prodhuar në vitin 1982 në fabrikën GAZ, duke u bazuar në taransporterin e vjetër BTR-70.
Në gjysmën e dytë të viteve të 80-ta, pak kohë pasur futë në armatimin standard të ushtrisë ruse, një kontingjent i këtyre trensporterve u ble edhe nga ish ushtria jugosllave, ndërsa gjatë luftimeve në Bosnje dhe në Kosovë, një numë i madh i këtyre transporteve iu dha ushtrisë serbijane si ndihmë vëllazërore nga Ariu i Sibirit.
Në pjesën e parë të këtij transportieri vendoset ekuipazhi dhe sistemi i armatimeve, në pjesën e mesme vendoset njësia për desant, ndërsa në pjesën e prapme është i vendosur motori që e vë në lëvizje.
Armatimi bazë i këtij transportieri është mitralozi 14,5mm, mitralozi 7,62 mm, të vendosur në kupolën e tij.

Në kuadër të shfrytëzimit sa më racional të këtij transportieri, ushtari serbijan në kupolën e tij, në të dy anët e mitralozave po i vendos BGA-30 mm.
Armët kundërtank, si p.sh. granatahedhësit e dorës janë armë efikase për luftimin e këtij transportieri të blinduar.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE
Kalibri i mitralozit kryesor: 14,5 mm
Kalibri i mitralozit të lehtë: 7,62 mm
Kompleti luftëra i mitralozit kryesor: 500 fishek
Kompleti luftarak i mitralozit të lehtë: 2000 fishek
Tërhjek: 8x8 rrotë
Ekuipazhi: 2+8

AUTOBLINDA LUFTARAKE E KËMBËSORISË M80A

Kjo autoblindë vemesore e ushtrisë serbijane është prodhuar në vitet e tetëdhjeta, nga industria ushtuake e ish RSFJ-së, sipas principeve të autoblindës ruse BMP-1.
Kupola me armatimet dhe vendin e shkrehësit të armëve gjendet në mesin e autoblindës, ndërsa pjesa e prapme është e dedikuar për vendosjen e njësisë ushtarake prej 7 ushtarësh.
Armatimi i kësaj vemëzorje të blinduar, përbëhet nga topi automatik 20 mm, Mitralozit PTK M86 7,62 mm, dy BGA-30 mm dhe një sistemi “Bumbar”.

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE (M-80A)
Kalibri i topit: 20 mm
Kalibri i mitralozit: 7,62 mm
Kalibri i raketës antitank “Bumbar”: 136 mm
Kalibri i dy AGS-17 (BGA): 30mm
Kompleti luftarak i mitralozit: 2000 fishek

Kompleti luftarak i “Bumbar” 8

Kompleti luftarak i 2 AGS-17 2x nga 2 karikator
Ekuipazhi: 3+7/ 15 11 2006/F.F.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Oct 01, 2008 9:57 pm

bukur zeriatdheut

të njihen ata që nuk paten rastin të njihen me këto të dhëna

po tash po vijnë në Kosovë armatimet ma moderne të sofistikuara, që do t'i qesin nga binaret ato makineri armike

Ketu eshte problemi jo prej Putinit por qe nga Rusia Cariste e kendej .
Vazhdimisht Rusia duke dominuar ne Ballkan ia ka rrudhe dyzginat
tere Europes. Mu ajo politike dominuese e Rusise ne Ballkan
e ngriti aq here qe ishte rrxuar per toke Serbia duke e bere satelitin
numer nje te vetin.Ne vitet e nentdhjeta kur iu rrudhen kembet ariut
baba te sociializmit (BRSS) nga urija ua shtriu qafen perendimit duke
kerkuar meshire perpara tyre.Ku edhe premtoi se do te hjek dore nga
dorza e celikte monozimit dhe do te ua mesyne reformave demokratike
sipas lojes se modelit te perendimit. Ashtu edhe ndodhi u ckamcua
mekanizmi i luftes se ftohet .Dhe filloi njefare krahimi i rrept
ndermjet Europes dhe BRSS ku me se miri e shfrytezuan gjermanet si dhe
u
ckolonizuan vendet e baltikut nga BRSS. Mirepo se shpejti u pa se vetem
se u ba nje rokade dhe vazhdoi loja me taktika te nje krahu tjeter.
Rusia ne menyren me dinake shfrytezoi rastin te perfiton nga perendimi
dhe shpejt e shpejt u kyc si menagjer i percjelljes se luftes qe u dashte
te pelciste ndermjet te forteve vetem ua hudhi te vegjelve mbi shpinde
fare pa i pyet. E gjithe ajo cfare ndodhi ne trojet e ish Yugosllavise ka
qene produkt i Ruslaneve qe u realizua nga sateliti i tyre Serbija. Edhe
ate ne pikpamje me te persosur e ka shfrytezua Rusia per interesat e
e veta per pa i ra ne sy taborrit kundershtar.Se pari Rusia perfitoi nga
luftat e brendshme te popujve te Yugosllavise Se Titos nje periode
dhjetvjeqare duke thithe te gjitha beneficionet nga Bota demokratike e
Perendimit dhe se dyti per hire te reputacionit te ndikimit qe kishte pas
me pare ftohej qe te jete lojtar i barabarte ne trajtimin e problemit
te krizave ne Ballkan Dhe se treti ne menyren me dinake perfitoi
pasurine nga ndarja e ish republikave te BRSS.
Kshtuqe nga ajo periudhe kohore Rusia ndreqi samarin ekonomik bukur
shume. Eshte me se e tejdukshme qe politika e e ruslaneve ne trojet
e ish yugosllave u lakua ne dy teha. Psh kur ishte ne pyetje problemi
ne mes popujve sllav nuk ngulke edhe aq qe te i ndihet zeri,sepse
donte te perfitone poena si kryenane e popujve sllave.Kur ishin ne pyetje
konfliktet jo veteme me karakter politik por edhe nderfetar apo etnik
Rusia bushter shterngoi dhembet dhe ngriti zerin duke ve dore me te
madhe ne kusuritjen e ngatrresave ashtu qysh asaj i shkonin per shtati.
Ne kete u vrejt tek problemi boshnjako- serb e sidomos tani
te problemi shqiptaro- serb. Ne njeren ane sa kene problemet aktuale
nder sllave Rusia u tregua shume gjentellmene dhe me e bute per
aresye qe te lene pershtypje te te gjithe komuniteti sllav per rreth gjirit
adriatik ,kurse ngriti zerin deri ne qiell kur e pa te arsyeshme qe
nepermjet kundershtimit re formimit te shtetit boshnjak e sidomos
shqiptar duke aluduar se asesi nuk bene te ndertohen stete islamike
ne qender te Ballkanit. Edhe kete e bene duke ua dite irin perendimit
kunder fese muslimane.Me kete taktike ajo shfrytezon rastin qe te
krijon hapsire per leverdinat e saj politike . Me se miri u pa takimi
i shteteve ballkanike ne Zagreb me Putinin . Takim ai qe ua tregoi
perendimoreve haptas se ai nuk ka heq dore nga forca domuese
mbi ballkan .Dikujt i premtoi investime energjike e dikujt ia ngrehi
veshin.Jo vetem me kaq por se shpejti vetem rrotullohet nga
perendimi (gjiri adriatik) e kthehet ne lindje te gjiri i Detit te Zi.
Ku ndihet shume kjart thirrja nga lefteraku- kryetari i Serbise
Tadic se gjoja tani qenka ne rrezik ajo zone nga shtetet e perendimit.
Te gjitha keto jane sinjale qe dicka po shpurth nene toke e mbi toke
nga vneri i politikes se Rusise dhe sateliteve te saj sllav prej Detit
te Zi , Detit Adriatik e zbret te i fryne zjarrit te vendet aziatike ne lindjen e mesme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyThu Oct 02, 2008 8:08 pm

KE te duhet ta mesjone gjithe shqiptaret kete plane nezyr myrta se ja ven per te ardhmen tone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyThu Oct 02, 2008 8:18 pm

"FALMUR SKRAPARLLIJU KOMANDANT NE AKADEMINE SKENDERBEJ[/i]"

Kjo teme eshte shume e mire, por ju lutem miq, nuk eshte e udhes te vendosni emrat apo burimet nga i merrni informacionet per t'i mbrojtur ata njerez. Ose i manipuloni emrat me mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bledselimi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bledselimi


Male
Numri i postimeve : 147
Age : 31
Vendi : Greme\Ferizaj\Kosov
Profesioni/Hobi : Nëxëns
Registration date : 12/02/2010

TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! EmptyWed Mar 03, 2010 12:21 am

le te ken qfar do armatimi por ne kemi nje me te fort idealin per liri dhe kemi zemer ata nuk ikanasnjerin prej ketyre se nje shqiptar eshte i barabart me 10 serb me forc
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





TOP SEKRET!!! Empty
MesazhTitulli: Re: TOP SEKRET!!!   TOP SEKRET!!! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TOP SEKRET!!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Plani sekret për ndarjen e "Vorioepirit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: