Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptyWed Oct 01, 2008 5:35 pm

Te nderuar forumiste, deshiroj te hap kete teme te re per te njohur sa me shume shembuj te Atdhedashurise, per te njohur sa me shume pjese nga jeta e legjendave tona te gjalla, qe ne fund te fundit mund te gjenden edhe ne jeten e perditshme.

Po e nis me historine e Xhelal Gjures, patriotit legjendar te Sharrit.





Xhelal Gjura, legjenda
e pavdekshme e Sharrit



Xhelal Gjura i admironte armët, mbante koleksion armësh në
apartamentin e tij në Tiranë, dhe e sfidonte me trimëri djallëzinë e shërbimeve
të fshehta jugosllave. Në bazë të informatave të tij, në Shqipëri ekzistonte
plani shqiptar për çlirimin e trojeve etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të
jashtëzakonshëm më 1981, kur mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe.


Nga Baki Ymeri
Thonë se në krahasim me gratë, burri ka vokacionin e heroit. Ata janë heronj të
ideve të mëdha, dhe emri i heroit ngjitet deri në qiell, thuajse burri i përket
Qiellit, ndërsa gruaja Dheut. Kështu thonë të tjerët, ndërsa ne themi se
shqiptarët shquhen edhe me heroina, siç shquhen francezët apo popujt e tjerë. Xhelal Gjura kishte ide të majta, gjë që ndodhte
shpesh në kohën e tij. Ai mbetet një nga heronjtë më të dashur të malësisë së
Sharrit. Rezistenca e tij në zemër të Sharrit i mahniste miqtë dhe armiqtë. Ata që e ndiqnin konstatonin se shqiptarët
dine ta mbrojnë me guxim dheun e vet.

Xhelal Gjura, u lind në
Shipkovicë (1927) dhe vdiq në Tiranë (1976). Ishte aktivist i paepur për
çështjen e arsimit shqip. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në Shkup kreu
medresene e madhe trevjeçare (gjatë viteve 1939-1941). Gjatë viteve 1942-1945,
Xhelali kreu me sukses Normalen në Prishtinë. Pas këtyre viteve, si student me
korrespondencë, arrin të kryejë Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Për
shkak të aktiviteteve të dendura politike, duke qenë përherë në shërbim të
shqiptarizmit, detyrohet të arratiset në Shqipëri, në vitin 1951. Gjatë viteve
1951-1954, arrin të kryejë Fakultetin Juridik në Tiranë. Një kohë të gjatë
ushtron aktivitete diplomatike, duke qenë gjatë viteve 1960-1966 atashe i
Ambasadës së Shqipërisë në Kinë. Më vonë punon si profesor në Universitetin e
Tiranës, ku edhe i janë botuar edhe vepra te tij shkencore. Një pjesë të jetës dhe veprës së tij e të Sadudin Gjurës e ka
ndriçuar për herë të parë Flaka e Shkupit, si dhe revista elektronike e Idriz
Hamzait, www.shipkovica.com, ndërsa burimet elementare lidhur me prezantimin
e tij e të kushëririt të tij, i huazuam nga monografia e Shoqatës së Pedagogëve
Shqiptarë të Tetovës "Veteranët e arsimit shqip në Tetovë e rrethinë prej
vitit 1940-1960", që u botua në gusht të vitit 2000, në Tetovë, vepër e
sponsorizuar nga Kuvendi i Komunës së Tetovës.


Ndjekja e Xhelalit nëpër
malet dhe bjeshkët e Sharrit


Xhelal Gjura i admironte armët, mbante koleksion armësh në apartamentin e
tij në Tiranë, dhe e sfidonte me trimëri djallëzinë e shërbimeve të fshehta
jugosllave. Në bazë të informatave të tij, në Shqipëri ekzistonte plani
shqiptar për çlirimin e trojeve etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të
jashtëzakonshëm më 1981, kur mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe. Në Shqipëri
ka ekzistuar realisht një plan lufte për çlirimin e trojeve shqiptare të
pushtuara nga Jugosllavia. “Lidhur me këtë janë shprehur dy prej titullarëve më
të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Veli Llakaj, ish/shefi i Shtatmadhorisë së
Ushtrisë Shqiptare në viteve 1975 në një intervistë dhënë një të përditshme
shqiptare, pohon se “Me porosi të Enver Hoxhës, nën drejtimin e Mehmet Shehut,
bashkë me një nga zëvendësministrat e mbrojtjes, u ngarkaum që të hartojmë një
plan për të çliruar jo vetëm Kosovën, por të gjitha trojet shqiptare të
pushtuara deri atëherë nga Jugosllavia. Ishte një detyrë serioze përpara së
cilës duhej të mateshe mire, t’i peshoje mirë gjërat, një detyrë e padëgjuar
deri atëherë, por jo e paimagjinueshme përderisa një pjesë e trojeve tona ishin
të pushtuara padrejtësisht. (…). Ishin marrë masa të rrepta për ruajtjen e
fshehtësisë së veprimeve dhe drejtimin e fshehtë të trupave. Gjithsej për këtë
operacion ishin planifikuar 500.000 trupa rezerve, veç rezervave të tjera në
Shqipëri, por edhe 300.000 të tjera në Kosovë, ndërsa në vise të tjera më pak”.
Kontributi i Xhelal Gjurës për hedhjen e idesë së këtij plani është i
jashtëzakonshëm.
Ishte verë e vitit 1952. Xhelali me shokët e vet kish kaluar kufirin shqiptar dhe qëndronte
diku në bjeshkët e Sharrit, tejmatanë brigjeve të Kodrës së Diellit. Kalon
Islam Nazifi nga Liseci dhe ua tregon rrugën nga mund të arratisen, që të mos
bien viktimë e patrullës jugosllave. Kur arritën te Mali Karaxhës, u ulën në
një lëndinë për ta shuar urinë. Kalon andejpari me kalin me drurë Haziz Nazifi
dhe i sheh “diverzantët” shqiptarë. Xhelali e përqafon dhe i thotë: “Kur të
arrish në katund, trego se na ke parë!”. Mirëpo, aty pranë kish
ndodhur patrulla e policisë jugosllave, e cila posa i kish parë i kishte sulmuar. Fillon një
dyluftim i ashpër, porsi në kohën e betejave partizane. Krismat e prishën
qetësinë e mbrëmjes. Gjithë natën angazhohen forca ushtarako-policore nga
Tetova e Popa Shapka (sot Kodra e Diellit). Sipas urdhërave indirekte të
UDB-ës, ato i shoqërojnë edhe civilë të shumtë nga fshatrat përrreth. U mbushën
malet me ndjekës të mashtruar për ta zënë “meteorin” e pakapur. Ishte koha kur
perëndonte vera, vinte vjeshta dhe korreshin thekrat në Stanabara. Pas
gjëmimeve në Malin e Karaxhës, të nesërmen herët në mëngjez, forcat policore e
zbulojnë një viktimë: Havzi Toplicën. Kufoma e pafajshme i ekspozohet dhunës
policore. Prej atje e sjellin në mes të fshatit, ku edhe aty i ekspozohet
dhunës policore. Thonë se përgjatë varrosjes së saj, policia sllave i detyron
fshatarët ta mbushin varrin me therra, e pastaj ta hedhin kufomën mbi to.
Emri i Xhelal Gjurës ndërlidhet me burimet historike të shqiptarizmit. Emrin e
tij ia ripërkujtoi kushëriri i tij,
Xhema, një nga luftëtarët e panumërt të lirisë per çlirimin e Kosoves dhe
idealist per çeshtjen shqiptare ne pergjithesi. Xhelali ishte mik i ngushtë i
Iljaz Kamberit. Ndjekja e e tij nëpër malet dhe bjeshkët e Sharrit vazhdon edhe
disa ditë më vonë. Ai ndiqej, madje edhe fushave të Shipkovicës, në Fushë të
Madhe, rrugës së Dërvenit, te Hani Halimit, në Marko Livadhe, arrave përrreth
fshatit, në Livadh të Madh, shpatijeve të Ballbajës, në Bigur, në stane e në
bjeshkë. Këto ndjekje vazhdojnë disa ditë me rradhë. Ndjekja që u zhvillua të
nesërmen ka qenë aq e madhe saqë saqë i nxorri nga strofulla e vet edhe
egërsirat e malit, krejt lepujt, derrat, vjedhullat, ujqit, thuajse ka ndodhur
ndonjë kataklizmë. E krejt kjo u shndërrua në përfolje dhe qarje hallesh se çka
do të ndërmarrë pushteti më tutje. Por dikur, pas disa ditësh, çdo gjë ra në
rrjedhën normale, ndërsa fshatit iu shtua edhe një element i ri i biografisë së
tij politike.

Kushtuar Xhelal Gjurës


Veç putra ujqërish mbi dëborën e trashë
As këmbë malësori, as sopata, as sakica
Po , kush është ai burrë që po ecën i vetëm?
- E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!

Ç’e ka atë zemër të bardhë , si kjo borë
Dhe ecën mes malesh i bukur dhe trim
Dhe vdekja kërkon t’ia puthë gjoksin e leshtë
Dhe vdekjes i thotë : “Më thonë Xheladin!”

Me vete s’mban plumba ky burr i përmalluar
Ka libra, revista dhe një mall të pafund
Të gjallë kërkon që ta pjekë UDB ja
Kërkon qiell e dhe, nuk e kapë dot askund

O, Malet e Sharrit, sa borë paski sot
Sa sy udbashësh që shohin përanë!...
Me opinga malësori kërkon një kasolle
Shqiponja e Sharrit që vjen nga Tirana

Ç’është ky xham që troket në mesnatë
“Kam ardhë të të puth e të ik prap, moj nanë”
“ Kush je ti, oj hije, që nanë më thërret mua?”
“ Po jam Xheladini, moj nanë, nga Tirana!”

Dhe dita agon, dhe laku shtërngohet
Dhe urdhëra xhindosur po jep gospodari
Po Xheladin Gjurën s’e kapin dot plumbat
Nuk kapet e gjallë, more, Shqiponja e Sharrit

“Bllokoni kufirin!”, buçet gospodari
Por trimi tash kafe po pi mes Tiranës
Kur nata vjen , Sharri e ka Xhelën pranë
Tek qeshë aq bukur në fytyrën e hanës.

Riza Lahi (Tiranë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptyWed Oct 01, 2008 6:27 pm

Te lumte EVA !
INDRIT CARA
SHoku im i paharruar,qe dha jeten e tij per Kosoven dhe Kombin e vet,qe braktisi LONDREN dhe jeten e rehatshme,per te ngjyrosur boren e bardhe te Kosoves me gjakun e tij,tamam si Skenderbeu qemoti braktisi jeten e arte te sulltanit per lirine e popullit te vet.

Me besoni ishte nje djale i mrekullueshem,mbaroi shkollen ushtarake "SKENDERBEJ" dhe pastaj vazhdoi shkollen e larte ushtarake per oficera,por ngjarjet e dhimshme te 1991 u detyrua nga regjimi stalinist te merrte armen per te penguar studentet e Tiranes ne demostratat e tyre,por çuni nga Kavaja ja hodhi fytyres armen oficereve superior,se s'pranonte kurrsesi te ndeshej me vellezerit e vet.
INDRITI pushken ja qiti vetem armiqve te KOMBIT.
Qofte i perjetshem kujtimi i tij.
Te qofte i lehte dheu shoku im.

Kush nga ju ka mundesine kur te shkoi ne Shqiperi,te vendose nje tufe me lule ke busti i tij,ne qender te Kavajes,qyteti i tij i lindjes.

Ne qofte se sot ju jetoni ne nje vend te lire,merite e kesaj eshte dhe gjaku INDRITIT qe u derdh per ju dhe brezat e rinj qe do vijne.INDRITI nuk u vra per ideollogjine por per ATDHEUN,per KOMBIN,per SHQIPERINE E MADHE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptyWed Oct 01, 2008 6:37 pm





Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Sadudi1
Lindi në vitin 1926, në fshatin Shipkovicë. Mësimet e para i bëri në fshatin e lindjes, të mesmen në Tetovë, kurse studimet e gjuhës ruse në Shkup. Ai ishte ndër profesorët e parë të Pollogut dhe të Malësisë së Sharrit. Punoi si mësues në shumë fshatra, ndërsa në vitin 1951 vepron si profesor në Normalen e Tetovës.



Në vitin 1952, profesorin e nxjerrin nga mësojtorja dhe prej asaj dite nxënësit nuk e shohin më. Dënohet me 14 vjet burg, por përjetoi vetëm 8 vite nëpër burgjet e errëta dhe kazematet jugosllave të asaj kohe në Idrizovë e Goli Otok. Nga burgu doli i sëmurë psikikisht dhe i paaftë për jetë. Vdekja e tij mbeti enigmatike me dekada. Pas lëshimit nga burgu, gjatë dimrit të madh, humbet në malet e Sharrit. Barinjët e Sharrit e gjejnë kurmin e tij të shformuar dhe të derdhur në qershor të vitit 1962.

Ishte poet dhe dramaturg i martirizuar. Shkroi një grumbull poezishë, por thuajse shumica prej tyre u humbën ose u sekuestruan nga pushteti. Ka shkruar poezinë e gjatë me 50 vargje "Jeta e re e njerëzimit po agon", që e botoi për herë të parë Jeta e Re e Prishtinës, në fillim të viteve 5O-të. Duke i falënderuar dr. Kadir Shabanit nga Shipkovica, të shoqëruar me shënime për autorin, këtë poezi e ribotuam në revistën Brezi 9, para disa vitesh. Nga të afërmit e tij janë ruajtur edhe poezia "Vaj si qenka ba Tetova", "Marshi i normalistit", "Kanga e punëtorit" e tjerë.

Sadudin Abdulla Gjura mbet emër letrar i asaj ane,veçmas me dramën "Lalë Bajrami", si dhe me dramat "Fejesa në djep", "Shqipja e malit" dhe "Dervish Cara". Edhepse veprimtaria e tij letrare ende nuk njihet plotësisht, për jetën dhe veprën e tij, kanë shkruar me konsideratë zotërinjtë Shaip Emërllahu, që ngriti inisiativën për ngritjen e përmendores së tij në Shipkovicë dhe dr.Ejup Ajdini, ky i fundit duke e përfshirë në tezën e doktoratës dhe duke e botuar, me baza shkencore, dramën e Sadudin Gjurës "Lalë Bajrami", e rruajtur me shenjtëri, nga zonja Shazie Hoxha në Ohër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptySun Oct 05, 2008 8:01 am

Eva0506 shkruajti:
Te nderuar forumiste, deshiroj te hap kete teme te re per te njohur sa me shume shembuj te Atdhedashurise, per te njohur sa me shume pjese nga jeta e legjendave tona te gjalla, qe ne fund te fundit mund te gjenden edhe ne jeten e perditshme.

Po e nis me historine e Xhelal Gjures, patriotit legjendar te Sharrit.




Xhelal Gjura, legjenda
e pavdekshme e Sharrit


Xhelal Gjura i admironte armët, mbante koleksion armësh në
apartamentin e tij në Tiranë, dhe e sfidonte me trimëri djallëzinë e shërbimeve
të fshehta jugosllave. Në bazë të informatave të tij, në Shqipëri ekzistonte
plani shqiptar për çlirimin e trojeve etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të
jashtëzakonshëm më 1981, kur mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe.




Kushtuar Xhelal Gjurës


Veç putra ujqërish mbi dëborën e trashë
As këmbë malësori, as sopata, as sakica
Po , kush është ai burrë që po ecën i vetëm?
- E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!

Ç’e ka atë zemër të bardhë , si kjo borë
Dhe ecën mes malesh i bukur dhe trim
Dhe vdekja kërkon t’ia puthë gjoksin e leshtë
Dhe vdekjes i thotë : “Më thonë Xheladin!”

Me vete s’mban plumba ky burr i përmalluar
Ka libra, revista dhe një mall të pafund
Të gjallë kërkon që ta pjekë UDB ja
Kërkon qiell e dhe, nuk e kapë dot askund

O, Malet e Sharrit, sa borë paski sot
Sa sy udbashësh që shohin përanë!...
Me opinga malësori kërkon një kasolle
Shqiponja e Sharrit që vjen nga Tirana

Ç’është ky xham që troket në mesnatë
“Kam ardhë të të puth e të ik prap, moj nanë”
“ Kush je ti, oj hije, që nanë më thërret mua?”
“ Po jam Xheladini, moj nanë, nga Tirana!”

Dhe dita agon, dhe laku shtërngohet
Dhe urdhëra xhindosur po jep gospodari
Po Xheladin Gjurën s’e kapin dot plumbat
Nuk kapet e gjallë, more, Shqiponja e Sharrit

“Bllokoni kufirin!”, buçet gospodari
Por trimi tash kafe po pi mes Tiranës
Kur nata vjen , Sharri e ka Xhelën pranë
Tek qeshë aq bukur në fytyrën e hanës.

Riza Lahi (Tiranë)
Kur defilon shpirti shqiptar, përmes ekspozitave në diasporë
 
“Mërgimtari Iljaz Kamberi përmes fotografive evokon kohën e shkuar”, shkruan Fakti duke komentuar përmbjatjen e ekspozitës së këtij viti : dhuna serbe dhe sllavomaqedonase ndaj shqiptarëve në njëzet vitet e fundit. Ekspozita e vjetshme dhe e sivjetshme mbahet në lokalet e Bashkësisë Islame Shqiptare në Hamburg. Vitin e adhshëm, ndoshta jep Zoti që kjo të mbahet në lokalet e Bashkësisë Shqiptare Katolike të kësaj metropole, ngase rrënjët tona të hershme konfesionale, ndërlidhen fuqimisht me fenë e Gjergj Kastriotit, Shën Albanit dhe Nënë Terezës. “Komunikimi me kohën e dhunës përmes fotografive” është titulli i artikullit që e botoi Bota Sot (15 shkurt 2003). 
  
Aty bëhet fjalë për shqiptarin që torturohej e vritej vetëm pse ishte shqiptar, në kohën kur “Evropa bënte sehir, sikur eksperimentonte për një kohë, dhe me një popull të tërë. Po heshtnin edhe politikanët tanë, e heshte edhe Shqipria mëmë. Sado që disa nga fotografitë janë të tmerrit e dhunës, janë fotografi që paraqesin forma të vrazhda të dhunës serbe ndaj shqiptarëve”, konkludon komentatori. Heshtjen e Shqipërisë mëmë e kemi provuar edhe në diasporë. Diplomatëve të kuq thuase u kovenon pse ia shkëputën asaj Kosovën dhe Çamërinë, që të kenë sa më pak obligime ndaj shqiptarëve në ambasadë. 
 
“Kujt i shërbeni zoti ambasador?” – pyeste një shqiptar i thjeshtë, ambasadorin shqiptar të kohës së Ramiz Alisë, që s’i hante palla për kopalla për hallet e treqind refugjiatëve shqiptarë, në një kamp të Bukureshtit. Për fat të keq, përfaqsues të këtillë, të trembur e të dështuar, kemi edhe sot e kësaj dite, si pasojë e ishqeverisë, që i plasoi nëpër botë. Jo për ta e kemi fjalën kësaj rradhe, por për ambasadorin e shpirtit shqiptar në Gjermani, zotin Iljaz Kamberi, malësori i Sharrit, me zemër të ndezur për komb dhe atdhe. Deri para ca muajsh, e kemi respektuar pse dinte të ndihmojë shqiptarët, siç i ndihmonte dikurë, milionari korçar i Bukureshtit, Anastas Avramidh Lakçeja, apo siç i ndihmojnë sot Lazim Destani, Stefan Pinguli, Dashmir Halili, Përparim Demi, Zef Mnjaku, Mark Doda, Idriz Shipkovica, Don Antoni, etj. 
  
Tani e respektojmë për thesarët e kulturës shqiptare që ka grumbulluar, për ekspozimin e tyre në vende publike, për afirmimin e vlerave kombëtare. Iljaz Kamberi për kontributet që është duke dhënë për çështjen kombëtare, meriton një dekoratë të lartë, të qeverisë shqiptare. Do ta marrë këtë për së gjalli apo postmortem, kjo është punë e Tiranës, Janinës, Prishtinës apo Tetovës zyrtare. Është fjala për një martir të shqiptarizmit që din të sakrifikojë shëndetin, kohën dhe pasurinë, për një ideal të lartë. Në ekspozitën e tij, thuajse marrin frymë, krejt baballarët e kombit, që nga Skënderbeu e deri te Xhelal Gjura, ndërmjet të cilëvet, parakalojnë luftëtarë, dijetarë, arkitektë e shkrimtarë, heronjtë e Kosovës e të Çamërisë, elita politike dhe kombëtare e Shqipërisë, rilindas të dikurshëm e të tanishëm, vlera të atilla që edhe të huajin, e çojnë të shprehë keqardhje pse s’ka lindur shqiptar. Ja pra, ku qëndropn misioni i lartë, i një ekspozite të suksesshme. Dhashtë Zoti, që prezentime të këtilla të shohin shqiptarët, edhe në qendrat e tjera, të mërgatës shqiptare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptySat Oct 11, 2008 11:47 am

Ndjekja e Xhelalit nëpër
malet dhe bjeshkët e Sharrit

Xhelal Gjura i admironte armët, mbante koleksion armësh në apartamentin e
tij në Tiranë, dhe e sfidonte me trimëri djallëzinë e shërbimeve të fshehta
jugosllave. Në bazë të informatave të tij, në Shqipëri ekzistonte plani
shqiptar për çlirimin e trojeve etnike. Shqipëria ka dhënë kontribut të
jashtëzakonshëm më 1981, kur mbi Kosovë shkallëzonte dhuna serbe. Në Shqipëri
ka ekzistuar realisht një plan lufte për çlirimin e trojeve shqiptare të
pushtuara nga Jugosllavia. “Lidhur me këtë janë shprehur dy prej titullarëve më
të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Veli Llakaj, ish/shefi i Shtatmadhorisë së
Ushtrisë Shqiptare në viteve 1975 në një intervistë dhënë një të përditshme
shqiptare, pohon se “Me porosi të Enver Hoxhës, nën drejtimin e Mehmet Shehut,
bashkë me një nga zëvendësministrat e mbrojtjes, u ngarkaum që të hartojmë një
plan për të çliruar jo vetëm Kosovën, por të gjitha trojet shqiptare të
pushtuara deri atëherë nga Jugosllavia. Ishte një detyrë serioze përpara së
cilës duhej të mateshe mire, t’i peshoje mirë gjërat, një detyrë e padëgjuar
deri atëherë, por jo e paimagjinueshme përderisa një pjesë e trojeve tona ishin
të pushtuara padrejtësisht. (…). Ishin marrë masa të rrepta për ruajtjen e
fshehtësisë së veprimeve dhe drejtimin e fshehtë të trupave. Gjithsej për këtë
operacion ishin planifikuar 500.000 trupa rezerve, veç rezervave të tjera në
Shqipëri, por edhe 300.000 të tjera në Kosovë, ndërsa në vise të tjera më pak”.
Kontributi i Xhelal Gjurës për hedhjen e idesë së këtij plani është i
jashtëzakonshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptySat Oct 11, 2008 11:46 pm



Revista UNIVERS, Viti 2002, Nr. III
Studime
HAFIZ XHEMAL DIBRA, INTELEKTUAL, TEOLOG DHE PATRIOT I SHQUAR


Astrit DACI

Në hapësirën mbarë shqiptare, në të gjitha kohërat, Dibra është dalluar si krahina klasike, roli historik i së cilës ka ushtruar gjithmonë ndikim në problemet shqiptare.
Pashko Vasa, ky patriot i madh, ideolog i lidhjes së Prizrenit, në veprën “Shqypnia dhe shqyptarët”, duke evokuar epokën skënderbejane, del në përfundimin se: “Shqiptarët janë dalluar gjatë shekujve për trimërinë e tyre” dhe vlerëson “se dibranët më shumë se të tjerët”.
Një gjeneral i shquar i Perandorise Osmane, Feti Pasha, ka shkruar se Dibra është zemra e shqiptarëve dhe se porta e vërtetë e Shqipërisë është pikërisht në Dibër.
Pozicioni gjeostrategjik i Dibrës, ka bërë që kjo trevë të përballet shpesh me vërshimet invaduese të Perandorise Romake të Lindjes dhe të Perëndimit, të invazioneve barbare të sllavëve si ato bullgare dhe serbe, të pushtimit turk. Në këtë përballje, dibranët kanë treguar akte të pashembullta trimërie, duke ruajtur gjithmonë pavarësinë administrative si dhe dinjitetin e banorëve të saj, për të përfunduar tragjikisht në shekullin e 20-te, ku trevat e saj u bënë plaçkë tregu dhe u ndanë, duke mbetur koka në një anë dhe trupi në anën tjetër, gjë që shkaktoi asfiksimin e të dyja anëve.
Me kufijtë e imponuar, areali gjeografik shqiptar humbi trevat më të pasura dhe më pjellore. Rezulton se nga 110.000 km2 të Shqipërisë në fillim të shekullit XVII deri në vitet ‘20 të shekullit XIX, kur Turqia njohu Serbinë dhe Greqinë, përkatësisht deri në vitet ‘20 të shekullit XX, kur Europa sanksionoi Shqipërinë londineze, me një sipërfaqe 28.748 km2, nga trungu etnik shqiptar u shkëputën rreth 81.252 km2.
Përveç trimërisë, dibranët janë dalluar edhe për mençuri. Janë të famshme odat dibrane, ku burrat e urtë në kuvendet e tyre kanë marrë vendime, që lidhen me të ardhmen e tyre dhe të atdheut, vendime që gjithherë kanë qenë të drejta, patriotike. Nuk është e rastit që kryetar i Lidhjes së Prizrenit, e shprehjes më të lartë të ndërgjegjes kombëtare shqiptare, të zgjidhet dibrani Iljaz Pashë Çoku.
Pikërisht, në vitet e lavdishme të Lidhjes se Prizrenit, në mars të vitit 1881, lindi në Dibër të Madhe Hafiz Xhemal Mullai (Dibra), që me veprimtarinë e tij patriotike, u radhit ndër figurat e shquara të Dibrës dhe të Shqipërisë.
Xhemali ishte bir i një familje të mesme qytetare, i jati Haxhi Shaqiri, sikundër gjyshi dhe stërgjyshi i tij kishin qenë hoxhallarë. E ëma, Ruzhdie Junzagolli, ishte e bija e vetme e Abedin Junzagollit që kishte marrë nofkën Habe Karadaku, për shkak të trimërisë së treguar prej tij në luftërat për mbrojtjen e trojeve shqiptare, kundër ekspansionit serbo-malazes.
Xhemali u rrit në një mjedis me tradita patriotike, e ëma i këndonte shumë bukur këngët kushtuar trimërisë dhe heroizmave të dibranëve në betejat për mbrojtjen e trojeve amtare kundër ekspansionistëve fqinj, ashtu si edhe kundër ushtrive osmane, që vinin për të nënshtruar trevën e Dibrës, sa herë që ajo nuk pranonte t’i nënshtrohej diktatit të qeverisë qendrore të Perandorisë Osmane.
Ai ishte një fëmijë trim dhe i zgjuar, në moshë të re kreu hafizllëkun, që me mbarimin e shkollës fillore. Më tej vazhdoi edhe shkollën e mesme fetare në gjuhën turke.
Gjatë kësaj kohe, ai u njoh me patriotë të shquar, siç ishte Ismail Pashe Saraçi, i cili, duke çmuar inteligjencën dhe karakterin e tij, e mori me vete në Stamboll (viti 1900) dhe e ndihmoi të kryente studimet e larta në teologji dhe më vonë në drejtësi.
Për aftësitë e tij, Hafiz Xhemali u emërua Profesor në Universitetin Teologjik të Stambollit dhe anëtar i Gjykatës së Lartë Islamike.
Në Stamboll, në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, ai u njoh me veprën e Pashko Vasës, vëllezërve Frasheri, Hoxha Tahsinit, Ibrahim Temos, Jani Vretos, Hasan Prishtinës, Dervish Himës, Faik Konicës e shumë e shumë patriotëve të tjerë që ia kushtuan jetën dhe pasurinë e tyre çështjes shqiptare.
Deri në vitin 1908, veprimtaria e rretheve patriotike në Perandorinë Osmane ishte pothuajse ilegale, sepse ajo luftohej jo vetëm ngë qeverija osmane, por edhe nga Patrikana e Stambollit me bijat e saj, kishën ortodokse greke dhe ato sllave serbe e bullgare.
Këta të fundit përfitonin edhe nga qëndrimi thellësisht antishqiptar i qeverisë osmane, që lejonte hapjen e shkollave greke dhe sllave në trevat e pastra shqiptare dhe luftonte me ashpërsi hapjen e shkollave shqipe.
Në Stamboll, në ilegalitet, Hafiz Xhemali mësoi të shkruajë gjuhën shqipe me alfabetin e Stambollit. Me shpalljen e lirisë që premtuan xhonturqit, veprimtaria e e tij u gjallërua më tej.
Në shumë qytete shqiptare, në Manastir, Shkup, Elbasan etj., ashtu edhe në Stamboll, u formuan shoqëritë “Bashkimi” (1908), rreth të cilave u bashkuan patriotët shqiptarë, të cilët, duke ndjere rrezikun që i vinte Shqipërisë nga shembja e pashmangshme e Perandorise Osmane, shtrënguan fort radhët dhe u përpoqën të ndriçojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, për t’i bërë ata të ndërgjegjshëm për synimet e armiqve të Shqipërisë dhe për përgjegjësinë e secilit ndaj Atdheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptySat Oct 11, 2008 11:50 pm

Më në fund, pas shumë përpjekjesh, në Manstir u miratua alfabeti gjuhës shqipe, filluan nga botimi gazeta, revista, libra shkollorë dhe u hapën mjaft shkolla në gjuhën shqipe. Shoqëria “Bashkimi” e Stambollit, që në themelimin e saj miratoi statutin e shoqatës me 22 nyje (nene).Në nyjën 1 thuhet: “Shoqëria “Bashkimi”, e krijuar në Stamboll ka qëllim përhapjen e gjuhës shqipe ndërmjet shqiptarëve të Turqisë”.
Shoqata do të drejtohet me kanunin e saj dhe kurdoherë do të përpiqet për forcimin e lidhjeve të shqiptarëve të Turqisë me Atdheun.
Të 200 aktivistët e shoqatës “Bashkimi”, të mbledhur në klubin e tyre në Stamboll, me votim të fshehtë zgjodhën pleqësinë, e cila, nga ana e saj, zgjodhi Hafiz Xhemalin kryetar dhe At Jul Bonatin nënkryetar.
Për këtë periudhë Hafizi tregonte: “Pasi mbaroja punën zyrtare në gjykatë apo mësimdhënien në Universitet, shpesh pa ngrënë fare, shkonim shtëpi më shtëpi të shqiptarëve në Stamboll dhe në fshatrat përreth për të mbledhur ndihma për Shqipërinë. Kjo qe një punë raskapitëse, dhe jo rrallë në shtëpi përfundonim pas mesit të natës”.
Komisioni u ndodh shpesh në pozita të vështira dhe thellësisht i prekur nga ndjenjat e bujarisë e të solidaritetit vëllazëror të shumicës së shqiptarëve.
Ndihmat e mbledhura dërgoheshin në Shqipëri për paisjen e kryengritësve shqiptarë me armë dhe sende të tjera të nevojshme, duke dhënë kështu një kontribut me vlerë për realizimin e pavarësisë më 28 Nëntor 1912.
Më 28 Nëntor 1912, Hafiz Xhemali dhe Padër Bonati, hoxha dhe prifti, kryetari dhe nënkryetari i shoqatës, ngritën flamurin kombëtar në ballkonin e klubit, në mes të Stambollit.
Atë ditë, fëmijët e shqiptarëve të Stambollit të veshur me uniforma kuq e zi mbushnin tramvajet e Perandorisë.
Por pavarësia e Shqipërisë, për të cilën ishin bërë aq sakrifica e ishin derdhur lumenj gjaku, nuk zgjati shumë. Ajo i nxiti edhe më shumë fqinjët grabitqarë, që, pasi krijuan trazira, u sulën si hijena mbi Shqipërinë e sapolindur e që kërkonte të ngrihej në këmbë, për ta shqyer përfundimisht.
Luftërat Ballkanike u pasuan nga Lufta Botërore, mjerimet dhe vuajtjet e shqiptarëve ishin të jashtëzakonshme. Zija kishte pllakosur në çdo vatër shqiptare. E gjithë hapësira shqiptare ishte pushtuar, e çdo pushtues, veçanërisht sllavët dhe grekët, po ushtronin një terror të pa parë mbi çdo gjë shqiptare, një genocid i vërtetë, në zbatim të programeve famëkeqe të pansllavizmit e megalliidhesë.
Meqë fqinjët tanë u ndodhën në anën e fituesve, kërkonin shpërblim e shpërblimi duhej të jepej në kurriz të Shqipërisë. Fatet e Shqipërisë dhe këtë herë ishin në rrezik. Prandaj periudha 1918 dhe sidomos 1919, për shoqatën “Bashkimi” ka qenë shumë intensive.
Përveç ndihmave që i shkonin Shqipërisë të mbledhura me shumë vështirësi nga një popullatë e varfëruar, shoqata caktoi dhe ndihmoi financiarisht edhe delegacionin shqiptar që shkoi në Paris për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë.
Finacuesi kryesor i delegacionit tonë si dhe i ndihmave të dërguara në Shqipëri ishte Fuat Bej Dibra, i biri i Ismail Pashë Saraçit, organizatorit dhe kryetarit të Kongresit të Dibrës më 1909.
Shoqata, e ndihmuar edhe nga ekuipazhi i Flotës Anglo-Amerikane i ankoruar në Stamboll, ka nisur me qindra telegrame proteste në të gjitha kryeqytetet e botës që vendosnin për fatet e Shqipërisë, si në Paris, Londër,Ëashington etj., ku kërkonin drejtësi dhe denonconin krimet dhe qëllimet grabitqare të fqinjëve tanë.
Qe fat i madh për Shqipërinë, që përfaqësuesi i vendit më të fuqishëm të botës, presidenti Ëillson, nuk lejoi ndarjen e Shqipërise, ashtu siç e kishte planifikuar Europa plake për të kënaqur epshet shtazarake të kelyshëve të saj të përkëdhelur, Serbisë dhe Greqisë.
Është për të bërë një paralele historike. Është po ajo Amerikë që e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm, që bëhet promotori i shpëtimit nga zhdukja e plotë e mëse dy milion shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Kosovën martire, në Kosovën që po rilindet dhe që së shpejti do të realizojë ëndrrën e saj shekullore, Kosovën e pavarur.
Shoqëria “Bashkimië dha një kontribut të madh në organizimin e Kongresit historik të Lushnjës, ku kolonia dërgoi delegatët e saj, ndërmjet të cilëve qenë Sulejman Delvina dhe Fuat Dibra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptySat Oct 11, 2008 11:54 pm

Se ç’rol luajti Kongresi Lushnjes në historinë e Shqipërisë, është e njohur, ai qe shpëtimi i Shqipërisë nga thonjtë e grabitqarëve greko-sllavë, që me gjithe vendimet e Konferencës së Paqes për ruajtjen e tërësisë së Shqipërisë si çakenj nuk shqiteshin nga trupi i telekosur i viktimës së tyre me etjen e pashuar për gjak shqiptari.
Në vitin 1923, me ringjalljen e Turqise, filloi dhe rigjallërimi i aktivitetit të klubeve shqiptare. Kështu, shoqata “Bashkimi” filloi të botojë një gazetë të përjavshme të quajtur “PAQJA”. Nr.1 i kësaj gazete daton 12 Nëntor 1923, me drejtor përgjegjës z.Hafiz Xhemalin (në origjinal Xhemal Dibra) dhe redaktor përgjegjës z.Nastas Frashëri.
Kryeartikulli thekson se Gazeta nuk është politike …dhe se kurdoherë do të përpiqet për mbarëvajtjen e miqësisë ndërmjet popullit turk dhe shqiptar, që banojnë në Turqi, do të mbrojë interesat e shqiptarëve në Turqi, do punojë për zgjimin e popullit shqiptar, zbukurimin dhe ndriçimin e mendjes së shqiptarëve me shkrime arsimore, shkencore, letrare, enciklopedike për me ju dhanë shqiptarëve të Turqisë lajme nga Shqipëria, nga bota si dhe nga bursa dhe tregtia.
Rubrikat janë me të vërtetë interesante, ato pasqyrojnë frymën patriotike të shoqërisë “Bashkimi”. Në gazetë jepen lajme jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga hapësira mbarëshqiptare dhe nga diaspora.
Në një artikull redaksional, ku ndjehet stili i Hafizit me titull “Armëpushimi dhe Shqipëria” bëhet një historik i shkurtër i gjendjes politike në Shqipëri në vitet e vrullshme 1920 – 23... dhe shkrimi mbyllet me këtë thirrje: “Shumë shpejt Kuvendi Kushtetues do të mblidhet dhe çështja e qeverisjes do të marrë fund ashtu siç e mendon shpirti shqiptar dhe koha e sotme, prandaj shqiptarët duhet t’i çmojnë njerëzit nga punët dhe jo nga fjalët, sepse kemi nevojë për njerëz të punës, që kanë punuar e dinë të punojnë. Perëndia qoftë ndihmës për të gjithë ata që përpiqen për lumturinë e Atdheut.”
Rubrika tepër të ndjera janë ato që flasin për gjendjen e shqiptarëve të Greqisë dhe të Kosovës. Aty jepen fakte rrënqethëse se çfarë krimesh kryejnë bandat e kriminelëve të liruar nga burgjet mbi kurrizin e shqiptarëve, që t’i detyrojnë ata të braktisin vatrat e tyre stërgjyshore dhe të shpërngulen në Turqi, si shkëmbim me grekët e Anadollit, në një kohë që qeveria greke betohej në Lidhjen e Kombeve se shqiptaret nuk do t’i përfshinte në shkëmbim.
Në një artikull, “Fati i shqiptarëve të Kosovës”, jepet një skenë në parlamentin serb të asaj kohe. Deputeti shqiptar Ahmeti, midis të tjerash shtonte: Në Serbine jugore nuk ka fare siguri, vrasësit enden të lirë, shqiptarëve u mungon e drejta për të jetu, ju merret gjaja, toka, buka e këto ju dhurohen serbve, varfëria sundon ndër shqiptarë që vdesin urie, ndonëse janë nënshtetas serbë... a duhet t’i vijë keq dikujt për këta njerëz? Reagimi ishte i ashpër:
Jeni tradhëtarë – u dëgjua një zë.
Largohuni sa më parë nga Serbia ose do t’ju zhdukim – u përgjigj një zë tjetër.
Por koha tregoi, madje shekuj se shqiptari nuk zhduket kollaj.
Redaksia e gazetës “Paqja” ndiqte me kujdes edhe shtypin e kohës që botohej në Shqipëri dhe reagonte ndaj shkrimeve me frymë antishqiptare. I tillë ishte një artikull replikues ndaj një shkrimi të një shqiptari me emrin Vasil Kondi në një gazetë në Korçë, që merr në mbrojtje bëmat e grekëve ndaj shqiptareve dhe që pretendon se greket nuk ishin marrë vesh me serbët për ndarjen e Shqipërisë, por vetë shqiptarët janë fajtorë për ato që pësuan.
Më 4 Janar 1924 u bënë zgjedhjet për kryesinë e re të shoqatës “Bashkimi”, ku u dha llogari nga kryetari i deriatëhershëm Hafiz Xhemali për aktivitetin e kryer dhe gjendjen ekonomike të shoqërisë, raporti u pëlqye dhe u miratua.
Pasi mbaruan zgjedhjet, kryetari i pleqësisë së kaluar, me një fjalë të shkurtër, me rastin që shkon në Shqipëri, ku u zgjodh Asamblist në Parlamentin Shqiptar i zgjedhur në qytetin e tij të lindjes, Dibër, falenderoi të gjithë anëtarët për përkrahjen që pati pleqësia e kryesuar prej tij (kryetar i së cilës qëndroi 15 vjet rresht), e uroi pleqësinë e re të dalë faqebardhë dhe shtoi: “Vërtet trupi im largohet nga kjo koloni, por kurdo zemra ime do të mbetet këtu, te kjo koloni, ku linda dhe u rrita (si shqiptar, si patriot ).
Në kohën kur hafiz Xhemali bënte këtë përshëndetje, administrata e qeverisë turke, e pa çliruar ende nga mentalitetet e vjetra antishqiptare, kishte nxjerrë një urdhër për deklarimin e Hafiz Xhemal Mullait person i padëshirueshëm për aktivitetin e tij patriotik në favor të atdheut, të Shqipërisë, por atë tashmë e priste atdheu i tij, për të cilin, deri në këtë moment kishte punuar pa u lodhur.
Fillimi i vitit 1924, Hafiz Xhemalin e gjen në Shqipëri, Deputet të Dibrës në Kuvendin Kushtetues, i propozuar nga shqiptarët e Turqisë, në një kohë kur gjendja politike e vendit ishte shume e acaruar.
Veprimtaria e Hafiz Xhemalit ne Parlament i përmbahet plotësisht formulës së betimit të bërë prej tij si deputet, si dhe parimeve të shenjta të Kuranit të madhnueshëm, të cilave ai u është përmbajtur gjithë jetën e tij, e jo vetëm në politikë, por kudo, kurdo e ndaj kujtdo. Ai, si predikator i porosive të Kuranit, zbatonte me rigorozitet parimin se ai që nuk i zbaton vetë mësimet e Kuranit, nuk ka të drejtë morale t’i predikojë ato për të tjerët.
Në dikutimet e tij, ndjehet thellësisht ndjenja e dashurisë për Atdheun dhe kombin, e humanizmit, e drejtësisë e përgjegjësisë së lartë ndaj detyrës, e tolerancës fetare dhe politike, e guximit qytetar, e dashurisë së madhe për dijen e kulturën, e etikes qytetare, e ndershmërisë dhe e pastërtisë morale, duke kryer kështu me nder detyrat e larta që i qenë besuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptySat Oct 11, 2008 11:56 pm

Hafizi, si kryetar i Komisionit të Drejtësisë në Parlament, dha një ndihmesë të shquar në hartimin e ligjeve themelore të shtetit shqiptar, që dhe sot, pas afro 80 vitesh, spikasin për vlerat që mbartin.
Ndër këto ligje qe ai për ndëshkimin e fajeve: si propaganda kundër kombit dhe indipendenëes shqiptare, përzierja e fesë kunder politikës kombëtare e që sjell armiqësi dhe ftohtësi midis elementëve dhe feve të njohura në Republikën Shqiptare, propaganda antikombëtare jashtë Shqipërisë që bashkepunon dhe merr të holla nga shtete të huaja, pjesëmarrje në komitete antikombëtare, ata që sjellin e shpërndajnë literaturë antikombëtare etj., e që si thoshte Hafiz Xhemali: “këto gjana na kanë damtue mjaft në të kaluemen, prandaj duhet t’u presim rrugën.
Kur në Parlament po diskutohej për të drejtat e minoriteteve, Hafizi vëren: Më vjen shumë keq për zotërinjtë M.K. dhe D.S, të cilët, kur asht bisedue disa herë çështja e pasurive të shqiptarëve në Greqi, nuk kane folë asnjë gjysëm fjale. Sot, për grekofonët kërkojnë me insistim të jepen të drejta sa nuk u asht dhanë në asnjë shtet. Fqinjët tanë as ma të voglën të drejtë nuk u kanë dhënë bashkatdhetarëve tanë e zotërinjt e tyne për këtë s’kanë thanë gja ndonjëherë. Pra, shfaq hidhërimin dhe kërkoj të shënohet në proçesverbal, se sa liri kanë në Parlamentin tonë deputetët të flasin për pakicat jo shqiptare, kurse në shtetet fqinje as që mund të zihet emri i tyre në gojë.
Guximi dhe përgjegjësia e lartë ndaj detyrës spikasin në qëndrimin e tij në datë 23.02.1924.... ndihen dy të qituna pushke përpara Asamblesë, e mbas pak hyn z.Ahmet Zogu i plagosun e ulet në një tryezë të sekretarisë..... përkundër zanave që kërkonin ndërprerjen e punimeve, Hafizi deklaron: Jam i mendimit të vazhdojmë. Ne nuk kemi frigë. Ai që ka frigë mund të largohet. Ajo pushkë që asht shti, asht shti në krahnor tonë. Po e lamë bisedën e gjithë bota ka me thanë se kemi frigë.
Gjatë diskutimit të ligjit për dënimin e familjeve të të arratisurve, Hafizi, me ndjenjë të admirueshme drejtësie dhe humanizmi thotë: “Po na paraqitet një projekt-ligjë mbi internimin e fëmijëve e konfiskimin e pasurisë së t’arratisunve. Kodi penal duhet t’i kërkojë kriminelëve të japin llogari për fajet që kanë ba dhe jo të dënojë të tjerët për fajin e tyne”,.... e pasi bën një klasifikim profesional të shkallës së krimeve, shton: “Ma parë vrasësi dënohej me vrasje,... por u kuptua se dami nuk vihet në vend me dam. Projekt – ligja e sotme ka përzier krimet me deliktet, gja që asht në kundërshtim me të gjitha ligjet e botës. Projekt – ligja jo vetëm që nuk i analizon drejt shkallët e krimit dhe rastet e faljes, por, përkundrazi dënon edhe të pafajshmit tue i internue... gja që bjen ndesh edhe me zakonet e shqiptarëve, që kur shifte hasmin të shoqnuem me gra nuk qiste pushkë mbi të për gjakmarrje, kurse qeverija me këtë dekret – ligjë internon edhe gratë. Ligji njeh konfiskimin e përgjithshëm... që sot askund në botë nuk ekziston ma, e kështu i pret burimin e jetesës edhe të pafajshmëve... pa le familjeve të malësorëve me shumë personë, i len pa bukë me dhjetra njerëz të familjes...”.
Më tej, gjatë debatit me një koleg thotë: “Jemi në shekullin e 20-të, e bota e qytetnueme gratë i nderon tue ju dhanë të drejtë vote e i zgjedhin deputete dhe ne i internojmë”.
Në klimën e pasigurisë për jetën, të muajve mars, prill, maj të vitit 1924, ai qëndroi në krye të detyrës dhe këtë kërkonte prej të gjithë parlamentarëve që nuk paraqiteshin, e kerkoi të lajmërohen të gjitha Bashkitë dhe Asamblistët se “Asambleja asht e hapun tue e pasë shumicën legale, se këtu nuk ka anormalitet”, dhe propozonte masa administrative për asamblistët që banonin në Tiranë dhe nuk paraqiteshin në detyrë.
Hafiz Xhemali karakterizohej nga një tolerancë fetare dhe politike shembullore. Në periudhën janar-qershor 1924, Hafiz Xhemali dhe Fan Noli, njëri hoxhë e tjetri prift, njëri i popullores e tjetri i përparimtares, pra “kundërshtarë politikë”, në parlament, qëndronin në krah të njëri-tjetrit, e respektonin njëri-tjetrin, e donin njeri-tjetrin. Ata bisedonin shpesh për tema shoqërore dhe fetare, që kishin lidhje me ngjarjet e kohës dhe gjenin gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve gjithmonë me zgjidhje institucionale dhe jo me dhunë, sepse kjo e fundit binte ndesh edhe me besimet fetare, përfaqësues të të cilave ata ishin.
Të shtunën e datës 17.05.1924, në ora 15:00 hapet mbledhja e Asamblesë, e fill pas hapjes, Hafiz Xhemali i kërkon kryetarit që, përpara se me hy në bisedim, propozoj pesë minuta pushim për të nderue të ndjerin Avni RUSTEMI (propozimi pranohet). Theksojmë se, me Avniun ai ishte në parti kundërshtare. Shtëpia e Hafizit në Tiranë priste e percillte shumë miq dhe hallexhinj, të cilët ai përpiqej t’i ndihmonte me çdo mënyr, e shumë prej të cilëve ishin me pikëpamje të ndryshme politike. Ai nuk i dallonte njerëzit nga pikpamjet e tyre politike, e aq me pak t’i shpërfillte kundërshtarët. Njerëzit ai i vlerësonte nga virtytet, patriotizmi, morali dhe sjellja e tyre shoqërore e jo nga postet apo pasurijë, që edhe mund të mos përputheshin me virtytet e mësipërme.
Ditët e Pashkës apo të Bajramit, që në mëngjes herët ai fillonte vizitat te të njohurit dhe miqtë e tij të shumtë, duke filluar nga më të varfërit, sepse si thosh ai, ndaj tyre kam më shumë detyrim, e te ata ndjej më shumë gëzim.
Një shembull tipik i shpirtit liberal dhe tolerant të tij është ai i vitit 1927, gjatë qëndrimit disa ditor në Selanik, në rrugën e kthimit nga Turqia, ku, së bashku me patriotin Rauf Fico, nënshkruan marrëveshjen për mospranimin e Kosovarëve në Turqi, ku serbet kërkonin t’i shpërngulnin për ta pastruar Kosovën prej shqiptarëve, gjë që ndikoi në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar të trojeve shqiptare në Jugosllavi. Gjatë kohës që Hafizi qëndroi në Selanik, kohën e lirë e kalonte me të dënuarin me vdekje në mungesë nga regjimi i kohës, me patriotin Hasan Prishtina.
Pavarësisht se Hafizi nuk pajtohej me format dhe mjetet e përdorura nga Hasan Prishtina dhe shokët e tij, për arritjen e qëllimeve politike, ai vlerësonte lart vlerat atdhetare të Hasanit, për të cilin ruante një respekt dhe vlerësim të lartë, si një patriot i madh. Hafiz Xhemali, një njeri i thjeshtë që kishte mbrritur të arsimohej për hir të inteligjencës dhe vullnetit të tij të hekurt, ishte arsimdashës dhe përkrahës i flaktë i të rinjve që e donin arsimin dhe kulturën. Ai, si intelektual, si besimtar e kishte kuptuar se një popull e një shtet nuk mund të përparojë pa njerëz të arsimuar.
Nuk janë pak ata të rinj të dalluar për rezultatet e tyre në shkollat e mesme, që u nxitën e u përkrahën nga Hafiz Xhemali, për të thyer së pari mentalitetin e prapambetur që i kundërvihej nevojave, si luftës për dije, kulturë e përparim.
Ai vlerësonte dhe inkurajonte shkollimin e të rinjve brenda e jashtë shtetit, u kundërvihej me force zvarritjeve burokratike për miratimin e kredisë për pagesat e bursistëve dhe kërkon të miratohet ajo urgjentisht, sepse përndryshe studentët do të mbeten rrugëve të Europës pa të holla.
Një tregues tjetër që flet se sa e vlerësonte ai dijen dhe kulturën ishte biblioteka e tij e pasur me libra fetare, juridike, letërsi turko-arabo-perse, por sidomos shqipë, për të cilën ai thoshte se kishte shpenzuar rreth gjysmën e rrogës së tij mujore, që për funksionet që kishte pasur, nuk duhej të kishte qenë e vogël.
Po këtë kërkonte edhe për senatin, sepse thoshte: “Shpesh na duhet të bredhim lart e poshtë, madje edhe të mos gjejmë literaturë për t’u konsultuar për probleme ligjore-juridike që na lindin gjatë hartimit të legjislacionit shqiptar”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptySun Oct 12, 2008 12:00 am

Gjithmonë në mbrojtje të së drejtës, ja se ç’thotë ai mbi ligjin e shpronësimit të pasurive në kryeqytet, duke kundërshtuar mendimin e disa kolegëve që thoshin se tiranasit të mos kërkojnë shumë, se ata shpërblimin e kanë marrë që në çastin kur Tirana u bë kryeqytet dhe ai thotë: “A asht e drejtë që për këtë të dënojmë disa fëmijë tue ju prishë shtëpitë e me i qitë familjet në rrugë. Pra, për të mos me i thye zemrat që do të apin mallkime, them se ma parë duhet me u marrë vullneti i tyre tue ju pague çmimi i sotëm. Zbukurimi i kryeqytetit nuk mund të bëhet vetëm me sakrificën e disa personave dhe me të ardhurat e bashkisë, por siç e kanë ba të gjitha shtetet e tjera, zbukurimin e kryeqytetit ja kanë ngarkue buxhetit të shtetit, kështu duhet të veprojë edhe qeverija jonë. Ç’dokujt që i shembet shtëpia i duhet ba pagesa kesh nga nji kredi shtetërore”.
Si intelektual dhe teolog i shquar, pjesëmarrës në Kongrese Ndërkombëtare të shkencëtarëve Islamë, si njohës i thellë i fesë Islame që i dëgjohej fjala midis muslimanëve shqiptarë, ai mori pjesë në përpilimin e raportit justifikues dhe të fetvasë për zbulimin e fytyrës, duke deklaruar se “...dogma fetare myslimane nuk ka të bajë më mbulimin e fytyrës së gruas” dhe e mbyll fjalën e tij me këto fjalë:
“Ç’do shqiptar mashkull duhet ta konsideroje femrën si mëmë, motër, bijë e kështu çdo shqiptare duhet ta konsiderojë mashkullin si babë, vëlla bir, ashtu sikur e ka zakon shqiptari ta ruejë nderin.”
Për këtë qëndrim përparimtar e të emancipuar, ai mori me qindra letra, kartolina, dhe telegrame përgëzimi nga gratë shqiptare.
Në të gjitha diskutimet e tij ndjehet kërkesa për respektimin e ligjeve themelore të shtetit, të rregullave të procedurës parlamentare, të sensit të arsyes dhe të masës, i drejtesise shoqerore. Në çdo detyrë që iu ngarkua, ai ka dalë faqebardhë dhe ka treguar një ndershmëri të admirueshme. E tille qe edhe detyra delikate për moslejimin dhe denoncimin e abuzimeve gjatë shpërndarjes së ndihmave qeveritare në kohën e krizës botërore të viteve 30-të, që u shoqërua me zinë e bukës në Shqipëri. Puna dhe ndershmëria e tij u shpërblyen me dekorim.
Për një periudhë kohe, ai ka dhënë kontributin e tij si drejtor përgjegjës i gazetës “Besa”.
Kur qeverisë shqiptare iu dorëzua ultimatumi fashist në prill 1939, ai mbajti një fjalim të zjarrtë në Parlament, duke kërkuar “arrestimin e të gjithë italianëve që ndodheshin në atë kohë në vendin tonë si kundërpërgjigje. Ai u bëri thirrje kolegëve të tij të veshin opingat, të ngjeshin pushkën në krah e të dalin të presin armikun ashtu siç e ka zakon shqiptari”.
Fjala e tij ishte e sinqertë e dilte nga shpirti i një atdhetari të sprovuar. Fjalime patriotike pati edhe nga ndonjë koleg tjetër në Parlament, po për çudi, pas disa kohe ato morën poste të larta në qeveritë kolaboracioniste, ndërsa Hafiz Xhemali burgosej dhe internohej në Itali, me porosinë që të vendosej në një vend, ku nuk kishte studentë shqiptarë. Kjo sepse dihej botërisht se gëzonte dashuri dhe respekt të veçantë midis popullit të thjeshtë e, sidomos, midis të rinjve. Internimi për katër vjet motivohej me fjalët: “Njeri me influencë në Shqipërinë e mesme dhe veriore. Armik i betuar i fashizmit.”
I indinjuar për internimin e tij në vendin që kishte pushtuar Shqipërinë, mënyra më e mirë e shprehjes së indinjatës ishte falja, leximi dhe interpretimi i Kuranit. Ata që e kanë dëgjuar pohojnë se “zëri i tij i mrekullueshëm, si shprehje e shpirtit të tij bujar, gjatë këndimit të sureve të Kuranit ishte frymëzues dhe mjaft prekës, sa ata për dëgjuesit e shumtë.
Qëndrimi dinjitoz i një besimtari të devotshëm islam, efektet që krijonin te njerëzit faljet e tij, i mahnitën qytetarët e Bergamos, që e dëgjonin dhe e përcillnin nga afer jetën e tij dhe për këtë, i dërguan një lutje Papës, ku kërkohej ndërhyrja e tij për lirimin nga internimi të Hafizit duke përdorur shprehjen: “Qeveria ka internuar një njeri të shenjtë”. Kur afati i internimit të tij mbaroi, Bashkia e Bergamos i bëri thirrje që Hafizi me familje të qëndronin, duke marrë përsipër edhe sistemimin e tyre. Pas kthimit nga internimi, në vitet 43-44, Hafizi, edhe per moshen që kishte (63 vjeç), nuk u aktivizua në politikë, duke iu përkushtuar vetem fesë si mësues në Medrese.
Në vitin 1947, iu shtetëzua shtëpia e ndërtuar me 1934, po ku nuk banoi asnjë ditë, sepse u detyrua ta lëshojë me qira, për të shlyer borxhet që kishte marrë për të. Më pas, u nxorrën nga shtëpia ku banonin me qira dhe përdhunisht u vendosën në Laprakë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptySun Oct 12, 2008 12:03 am

Lutja që Hafizi drejton për shfuqizimin e vendimit të shtetëzimit, shoqërohet me dokumentet që vërtetojnë burimet financiare të përdorura për ndërtimin e shtëpise, si: shitja e shtëpisë në Stamboll, të ardhurat nga shitja e tokave të së shoqes në Greqi, huatë e bankës, si dhe të hollat e fituara me djersë. Në përgjigjen e Komisionit të Komitetit Ekzekutiv thuhet: “Hafiz Xhemali ka pas qenë Deputet i Dibrës, të cilin vend e pat monopolizue ëer vehten e tij, senator në regjimin antipopullor dhe shtypës të Zogut, antar i grupit të besaxhinjve, organ ky që në vend të nepte dritë e kultur popullit, shpërndante errësirën... e më tej dhe për djersën që Hafiz Xhemali përmend në lutjen e tijë, kjo ishte helm për popullin...”. E kështu, përveç shtëpisë, i sekuestruan edhe kambalecat e cigareve, dollapet e librave, radioja dhe gjithçka tjetër që i ndjeri i kishte sjellë prej Stambolli. Meqë Lapraka ishte shumë afër Tiranës, e urbanizuan në Durrës, pa i siguruar as banesë, as mjete jetese. Të njohurit e morën në shtëpine e tyre dhe besimtarët e ndihmuan për të jetuar. Meqë në Durres u bë tepër popullor, e urdhëruan të rikthehet në Tiranë, përsëri në mëshir të fatit.
Komuniteti Mysliman, personalisht kryetari i saj, Hafiz Musa Basha, e emëroi disa herë si mësues, si kujdestar konvikti, madje edhe si drejtor të Medresesë, por shpejt, me urdhër nga lart e nxirrnin në rrugë të madhe.
Më kujtohen takimet e Hafiz Xhemalit me Hafiz Ali Korçën, patriot që përveç se me penë, luftoi dhe me pushkë për lirinë e Shqipërisë, i internuar në Kavajë, që qanin hallet e Atdheut e të besmitarëve islamë të mbetur pa barinj, sepse pjesa më e kulturuar e hoxhallarëve ose ishin ekzekutuar, ose ndodheshin në burgje e internime.
I mbetur në rrugë të madhe, në pamundësi të mbante bibliotekën e tij të madhe, ia dhuroi Medresesë, që u shperdorua dhe u dogj pas ndalimit me dhunë të veprimtarive fetare në vitet 60. Po të njëjtin fat pësoi edhe fondi shqip i bibliotekës së tij, e shpërndarë lart e poshtë; së bashku me të humben botime të rralla të rilindasve, koleksione të gazetave e revistave që ishin botuar në Turqi, në Rumani e në Shqipëri.
Humbja e bibliotekës qe ndoshta e vetmja humbje, hidhërimin e së cilës Hafizi nuk mundi ta mbajë për vete ashtu si dinte ai të kapërcente dhimbjen, atë dhimbje ai e shprehu shpesh, deri në fund të jetës së tij. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse ai kurrë nuk e ndau librin nga dora.
Megjithë persekutimet e pa drejta që pësoi, ai nuk u ankua kurrë, nuk u pendua për kthimin në Atdhe, sepse udhëhiqej nga sentenca “T’i kthesh shpinën Atdheut është faji më i rëndë”. Ai gjente ngushëllim te kontributi i tij i madh për çështjen e Atdheut dhe te kontributi për edukimin e të rinjve të Medreses së Tiranës. Njerezit qe e kanë njohur si dhe nxënësit e tij, e kujtojnë me respekt Hafiz Xhemalin për veprën e tij, për aftësitë e tij intelektuale e fetare që i vuri në shërbim të Atdheut dhe Islamit.
Le të jetë kjo trajtesë e shkurtër në përkujtim të jetës së Hafiz Xhemal Mullait (Dibrës) edhe një homazh për të gjithë klerikët dhe intelektualët patriotë që u martirizuan, unëpërkëmbën, u burgosën dhe u torturuan për të vetmin faj të tyre, sepse punuan dhe sakrifikuan për Atdhe dhe Fe.

Burimet e informacionit





  • Bisedimet e Kuvendit Kushtetues 1924, Tiranë.
  • Bisedimet e Asamblesë Legjislative 1925-1926, Tiranë.
  • Bisedimet e Asamblesë Konstituente 1928, Tiranë.
  • Bisedimet e Senatit 1925-1926, Tiranë.
  • Koleksioni i gazetës “Paqja” 1923-1924, Stamboll
  • AQSH, Letra dhe dokumenta për shoqërinë “Bashkimi”
  • Kujtimet e znj. Triumfe Hoti, e bija e Hafiz Xhemalit dhe të artikullshkruesit, nipi i të ndjerit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptyMon Oct 20, 2008 3:05 am

Luan Gashi, një jetë në shërbim të Kosovës
Atdheut i shërbehet me jetë. I shërbehet me pushkë e me pendë. I shërbehet me dëshira të ndezura në gji dhe me shpresa që nuk fiken asnjëherë. I shërbehet ndoshta me të gjitha këto, pa gjetur askurrë prehje. I tillë është prof. Luan Gashi, biri i Kosovës martire, që e shpëtoi emrin e shenjtë të vendlindjes, ç’prej fëmijërie e deri më sot, kur decenie janë veç dëshmi e një trimërie pa skaj.

Lindi në qytetin e Elbasanit, në vitin 1922. Baba i tij , Ahmeti ka qenë ndër figurat e rralla të intelegjencës shqiptare, në fillim të shekullit të 20-të. Ai pat lindur në Prishtinë, ngase familja e tij kish zbritur prej Leskocit, për t’iu shpëtuar barbarizmave sllave. Pasi pat mbaruar shkollën e mesme në Prishtinë, Ahmeti ka shkuar në Stamboll duke përfunduar kualifikimet e larta. Ka qenë një prej studentëve më të shkëlqyer shqiptar. Ka nisur punën si mësues në Prishtinë, për të shkuar në Vlorë në vitin 1912. Ahmet Gashi, pak punon në strukturat e shtetit të parë të shqiptarëve. Me porosi të Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, shkon në Elbasan, në detyrën e drejtorit të shkollës, shkollë të cilën e pat udhëhequr pak më parë, vetë Luigj Gurakuqi. Ai ka mbetur në mendjet e normalistëve shqiptarë, si pedagogu që fliste shtruar, i rreptë në orën e mësimit, por edukator shembullor në çdo pikpamje. Këtë edukatë, natyrisht do ta merrte edhe Luani.
Shkollën fillore dhe ate të mesme Luan Gashi i vazhdon në qytetin e lindjes në Elbasan. Rezulltatet i ka tejet të larta. Në mbrëmje, Ahmeti, anipse dukej i lodhur nga ngarkesat mësimore dhe administrative, gjente kohë t’u fliste djemve Fatonit dhe Luanit, për Kosovën martire, për betejat madhore të saj kundra hordhive serbo-malazeze dhe Portës së Lartë. Por gjente gjithshtu kohë, t’u fliste edhe për bukuritë e mëdha natyrore të krejt viseve shqiptare. Në fillim të viteve 30-të, Ahmet Gashi transferohet në Tiranë në detyrën e drejtorit të Institutit Femëror „Nëna Mbretëreshë“, me ç’rast merr me vete edhe familjen, Tani djemtë e tij, fatoni dhe Luani janë më të rritur dhe profesori-baba, përpiqet të bisedojë se si me miqtë vet, ai ka ditur gjithmonë të repsektojë të tjerët dhe nxënësit i ka parë kurdoherë me syrin se sa do të mund t’i shërbenin nesër atdheut të tyre. Me po këtë këndvështrim shihte kurdoherë edhe e bija e vet. Në vitin 1937, Luan Gashi nis mësimet në Gjimnazin e Tiranës. Duhet thënë se gjimnazi i asaj kohe në Tiranë, ishte jo vetëm vatër e dijeve por edhe e shqiptarizmës. Drejtori i këtij gjimnazi, atdhetari i shquar Safet Butka, kurdoherë ka qenë përpjekur që nxënësit e tij, përpara se të ishin të dalluar në dije, vlente të ishin të parët, që të sakrifikonin kur the¨rriste zëri i atdheut. Luan Gashi, që në vitin e parë të gjimnazit, dëftehet si djalë më vullnet të çeliktë dhe intelegjencë të spikatur. Ngase i jati, Ahmeti, kishte miqësi të veçantë me profesorin e gjimnazit, Eqrem Cabejt, Luani merr aty mësimin e gjuhës gjermane. Por së toku me gjermanishten, shkenctari Eqrem Cabej transmeton tek nxënësit e tij etnogjenezën e ilirëve, paraardhësve tanë. Me dokumenta e fakte historike, mësuesi i gjermanishtes i spjegon sidomos marëdhëniet e lashta me sllavët, të mbushura me mllefe ballkanike. Ndërsa në vitin 1940, Luan Gashi ndonëse gjimnaziste, përqafon idetë nacionaliste të cilat parashihnin pos të tjerave, bashkimin e trojeve shqiptare, të coptuara padrejtësisht në Londrën e vitit 1913. Tashmë ai është bërë mik i madh i librarisë „Lumo Skendo“ madje është në grupin mësimor të të rinjëve nacionalist të Tiranës. Për më tej, këta të rinj, kishin filluar të debatonin edhe me „profesorët“ komunist. Kështu, vite më vonë, për këto debate, Luan Gashi do të kujtonte :

„Më 13 mars 1940, në kafe „Kursal“ kishim shkuar nga 10-15 studentë të pinin nga një gotë birrë, ashtu fshehtaz, sepse ishin tepër të rinj. Aty erdhi Enver Hoxha i cili ate kohë kishte mbetur pa punë dhe shiste duhan në një qoshe, tek Pusi i Zlizit. Talat Karagjozi që e kishte të afërt i tha Enverit ;More profesor, sikur të merreni vesh me anglezët, t’u biem italianëve nga të dy anët dhe të çlirohet njëherësh Shqipëria dhe Greqia, të bëjmë një Vlorë të dytë ? Enver Hoxha iu përgjigj :Lere more, mos u merrni ju me ato punë. S’i kuptoni juve ato gjëra. Nuk e shihni ju se kjo që bën Italia është një luftë e drejt, sepse lufton kapitalizmin ndërkombëtar ?“. (Luan Gashi , Dëshmi , autentike e Historisë Shqiptare, “Zëri“6 mars 1993 ). Anipse gjinazist, Luan Gashi tashmë i pjekur dhe nacionalsit me vizion të gjërë, vazhdon të punojë për shtimin e radhëve të rinisë të cilët nuk mund të duronin as zgjedhën e huaj por as komunizmin që disa mjeranë shqiptarë po e importonin prej Moske. Ndonëse mjaft gjëra ata nuk i kuptonin si duhet, ndofta nuk mund të parashihnin ngjarjet e trazuara në Evropë e Ballkan , stufentët tiranas të asaj kohe, së paku e kann patur kuptuar një gjë : se ata duhej të ecnin nga hidhte këmbët idhulli i tyre Mid’hat Frashëri. Po në revistën „Zëri“ më 6 mars 1993, Luan Gashi kumton ; „Unë bëja pjesë në rininë e Ballit Kombëtar. Ne ishim një grup studentësh që i shërbenim direkt Mid’hat Frashërit. E siguronim, efshihnim dhe e shpinim nga një vend në tjetrin. Sa e sa herë kam kaluar lumenjtë duke e bartur në shpinë Mid’hat Frashërin“. Këtij apostulli të shqiptarizmës , Luan Gashi do t’i detyrohej deri në fund, ngase mori prej pjekurisë dhe gjakftohëtissë së tij, aftësinë për t’i përceptuar realisht ngjarjet, pa emocionet e çastit.

Luan Gashi, në krye të rinisë nacionaliste, merr pjesë edhe në kuvendin e Mukjes. Ai, do të njihej me përpjekjet e Frashërit, Oraollogait, Dostit e të tjerëve për të futur në proklamatë idenë e vetvendosjes së Kosovës pas çlirimit nga pushtuesit. Dhe natyrisht që do të ligështohej kur përfaqsuesit e Partisë Komuniste kundërshtonin. Por e vërteta është se proklamata u firmos, me ç’rast forcat politike shqiptare e shihnin Kosovën si problem parësor kombëtar. Gëzimi i Luan Gashit nuk kish të sosur. Ai bir i denjë i Kosovës martire, parashihte të realizuar ëndrrën e mijëra kosovarëve për t’iu bashkuar shtetit amë përfundimisht, si edhe ëndrrën madhore të babës së vet Ahmetit Por krejt ndryshe i patën bërë planet, komunistët e Tiranës. Dihet se këta i mblodhi, organizoi, madje i vendosi në poste, komunizmi ortodoks sllav, nëpërmjet të dërguarve të tij Dushan Mugosha e Milladin Popoviq. Ata kurrsesi nuk mund të pajtoheshin me çka u arrit në Mukje ngase i trembeshin fatit të Kosovës, me ç’rast mund t’iu shpëtonte nga duart e tyre të përgjakura. Lidhur me Mukjen, komunsitët mëndej pas tradhëtie shum shpejt e pat kuptuar se kishin rënë prlotësisht në kthetrat e Serbëve. Kështu vetë diktatori komunist, Enver Hoxha, në plenumin e Beratit në vitin 1944 ka pohuar me gojën e tij ; „Ne zgjodhëm rrugën më të gabuar. Nga oportunizmi i parë u hodhëm në një sektarizëm të egzagjeruar, nga një qëndrim luajal, u hodhëm në një qëndrim të ashpër, ne u hodhëm në luftë me Ballin. . . Labinoti ishte mbledhaj karakteristike që tregonte panikun tonë përpara situatës së krijuar dhe njëkohësisht mospërfilljen as të Ballit, as të popullit, i cili ishte vënë në korent të vendimeve që ishin marrë në Mukje dhe priste me padurim rezulltatet“. (A. Q. Sh. –Tiranë, Fondi 14, dos. 2/9, fl 7).

Nga tetori 1943 e më pas, Luan Gashi, nisi të jetojë në kushte ilegale. Më pas në marsin e vitit 1944, kur mjaftë mësues nga shteti amë kishin ardhur të përhapin arësimin shqip në viset e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare, ai shkon në Prishtinë. Në ate kohë, drejtor i gjimanzit të Prishtinës „Sami Frashëri“ ishte profesor Ahmet gashi i cili me dashuri e priti birin e vet. Por në detyrën e kujdestarit të këtij gjimanzi, Luani do të forconte lidhjet sidomos me profesor Vasil Andonin, Adem Gallavicën, Ymer Brishën dhe Haki Tahën. Ndërkaq ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, po ridhnin me shpejtësi të madhe dhe komunizmi sllavo ortodoks po vendoste shtylla të hekurtë në Ballkan. Një re e zezë, si murtajë po pllakoste trevat shqiptare të cilat ishin futur paradoksalisht në rrjedhat më të rrezikshme ç’ka përgaditej sërish coptimi i Shqipërisë. Disa muaj të qëndrimit të Luan Gashit në gjimnazin „Sami Frashëri“, se si ai mundi të grumbollojë rreth vehtes, dhjetar nxënës me bindje nacionalsite, të cilët më pas udhëhoqën çetat e nacionaliste shqiptare. Por edhe vetë Luan Gashi, nuk mundi të rrinte duarkryq, përballë halleve që kalonte Shqipëria. Në krye të disa qindra bijëve të Kosovës, ai për disa ditë me radhë luftoi në pikat më nevrallgjike të konflikteve etnike shqiptaro-bullgare, Vetë Luani, kujton ; „Në shtatorin e vitit 1944, ne kemi luftuar ushtrinë bullgare në Gjilan, në Preshevë dhe në Prapashticë, ku edhe i rrënuam dhe i mundëm, duke iu dalë befas. Kam dalë me 800 vetë në Prapashticë ku kishte një divizion bullgar. Ata nuk dinin se po dilnim ne. Me mua ka qenë Abdyl Henci, Adem Selimi, Ibrahim Kelmendi, Ymer Berisha. Me një të rënë, i dualëm, dhe ata ikën“. (Luan Gashi, Dëshmi autentike e historisë shqiptare „ Zëri“ 20 mars 1993 ).

Më pas, Luan Gashin, Ymer Berishën, Abdyl Hencin dhe Adem Selimin, do t’i shohim në Drenicë, me ç’rast i vijnë në ndihmë Shaban Polluzhës. Në drejtim të Drenicës, Shabani pat zbuluar se ishte kryer një plan i fshehtë i cili donte të rrënonte krejt këtë kështjellë të antikomunizmit të Kosovës. Ata ndërrmarin aty veprime të përbashkëta luftarake dhe pas dy javësh luftime të rrepta, në tetorin e vitit 1944, nacionalçlirimtarët shqiptarë e serb, tërhiqen duke rikthyer në masakrën e madhe 3-4 muaj më pas. Në verën e vitit 1944, ngase komunistët e paktë të Kosovës, po shihnin reputacionin e madh tek Luan Gashi, i përgaditin atij një kurth, duke e denoncuar në GESTAPO-n gjermane si komunist. Ata e dinin se me të dëgjuar emrin komunist, gjermanët vërsuleshin menjëherë, pa pritur gjykime efakte. Në qeli, ate e mori në pyetje njëri prej kolonelëve gjerman, me anë të një përkthyesi shqiptar. Pyetjeve të para, Luani ju përgjigj qetësisht por kur pa se përkthyesi shqiptar po shtrembëronte qëllimisht përgjigjet, atëherë iu kthye kolonelit gjerman në gjuhën gjermane, se mund të bisedonin vetëm. Koloneli esesist, u çudit nga gjermanishtja e bukur e Luanit dhe e pyeti se ku e kishte mësuar ate. Ky i foli për gjimnazin në Tiranë dhë mësuesin Eqrem Cabejn. Koloneli gjerman, me ç’rast pat dëgjuar për Cabejn i shprehet „veç një nxënës i Cabejt s’mundet me kenë komunist !“. Pas edhe disa verifikimeve të tjera gjermanët e lirojnë Luanin nga burgu. Firmën dhe trimërinë e Luan Gashit, mban edhe çelja e burgut të Prishtinës ku gjermanët patën mbyllur bijtë e Kosovës martire si nacionalistë ashtu edhe komunistë. Shumicën e këtyre të burgosurve, gjermanët i patën çuar në kampin famkeq të Dahaut, e tashmë, këta që patën mbetur donin t’i pushkatonin. Pikërisht mëngjezin që u hapën gropat kolektive brenda burgut, një xhandarm shqiptar njoftoi guerilët të cilët vrapuan tek Luan Gashi. Ky së bashku me Shefqet Shkupin dhe Adem Selimin (Gllavica) në krye të 300 burrave kryen aksionin kundër garnizonit gjerman, efektivi i të cilit nuk bëri ndonjë rezistencë të madhe. Të burgosurit, shumë syresh miq të Luan Gashit, përqafuan plot mall vllaun e tyre. E vërteta është se Luani kish bërë gati për këta të burgosur të drobitur edhe konviktin e shkollës Normale të Prishtinës ku kishte rezervuar veshje dhe ushqime për disa ditë. Po në vjeshtën e vitit 1944, guerillët nacionalsitë të udhëhequra prej Luan Gashit dhe Abdyl Hencit, kryejnë aksiopnin e marrjes së armatimit dhe municionit gjerman që ndodhej në Fushë-Kosovë. Rreth 200 vagone me materiale luftarake, ishin të destinuar të hidheshin në erë prej gjermanëve, pse rrezikonin të binin në dorë të ushtrisë së kuqe bollshevike. Luan Gashi me ndihmën e disa miqve, bënë një takim me komandën ushtarake gjermane të vendit duke iu spjeguar atyre se krejt ky municion do t’u duhej nacionalistëve shqiptarë që nuk kishin asgjë të përbashkët me komunizmin, përkundër, ishin në luftë të papajtueshme me ta. Gjermanët pas disa bisedave, dërguan oficerët e tyre, i hoqën minat prej vagonëve duke i dorëzuar nacionalistëve një material luftarak shumë të madh. E vërteta është se në këto armatime luftoi plot 4 muaj, Shaban Polluzha në krye të 200 burrave. Për më tej, këtu u furnizuan me armatime, municione dhe veshmbathje edhe çetat e Mefailit të Madh dhe Xhem Gostivarit, me ç’rast shkruan epopenë e lavdishme antikomuniste të Maqedonisë shqiptare. I bindur se krahas luftës me armë në dorë kundër çetnikëve serbosllav, bullgarëve emaqdonasvesllav, duhej gërshetuar me një propagnadë konkrete, gjatë kësaj kohe Luan Gashi dhe Ibrahim Kelmendi organizojnë marrjen e Radio – Shkupit dhe fillojnë aty emitimin e emisioneve në gjuhën shqipe. Për rreth 3 muaj, deri në ndërhyrjen e nacionalçlirimtarëvë sllavomaqedonas, Radio-Shkupi, i drejtuar prej këtyrre dy burrave nacionalsit, jo vetëm që foli në gjuhën shqipe, por u kumtoi krejt banorëve të Maqedonisë shqiptare, të ngriheshin në këmbë për të fituar të drejtat elementare njerzore të tyre. Përkitazi me tërë këto veprimtari, Luan Gashi në bashkëpunim të ngushtë me atdhetarët e tjerë të Kosovës formojnë Organizatën nacionalö Demokratike Shqiptare, me urdhër të Mid’hat Farshërit. Për këtë flasin shumë dokumenta burimore. Po xitojmë vetëm njërin :

vazhedon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptyMon Oct 20, 2008 3:06 am

Luan Gashi nje jete ne sherbim te Kosoves

Themelues i kësaj organizate ishin :Profesor Ymer Berisha, ideolog i lëvizjes për ruajtjen e tërësisë etnike shqiptare dhe inicues për formimin e organizatës ilegale në Kosovë e Maqedoni, pastaj profesorët e gjimanzit „Sami Frashëri“ në Prishtinë, Luan Gashi, Hajdar Maloku – Pllana, Gjon Sereqi, agronomi Adem Selimi, gjykatësi Limon Staneci, që të dy kryeshefa të rretheve. . . “( S. Basha „Lëvizja Ilegale Patriotike Shqiptare në Kosovë 1945-1947“ faqe 38 ).

Organizata në fjalë, lindi si die e një kundërvënie që i duhej bërë komunizmit i cili po zaptonte krejt trevat shqiptare. Programi i saj ishte tejet i qartë dhe vlen të thuhet se në këtë program ishte edhe mendja e guximi i Luan Gashit. Për më tej, ai ka qenë ndër hartuesit e thirrjes së Komunistetit të Rinisë së shkollave në Kosovë e cila kërkonte prej krejt shqiptarëve, të shtërgonin radhët e ONDSH-ës, ngase vetëm kjo do të mund t’i mbronte të drejtat e popullit shqiptar që në mënyrë të pashmangshme po shkonte drejt kthetrave serbosllavomaqedonase. Organizator i talentuar, por edhe konspirator i mrrekullueshëm, Luan Gashi do të dinte të vepronte më së miri në radhët e udhëheqjes së ONDSH-ës si për shtimin e radhëve të saj, ashtu edhe për organizimin e aksioneve të ndryshëm. Gjatë vitit 1945-1946, vepron ilegalisht ngase OZNA ka rënë në gjurmë të veprimtarisë së tij dhe ndjek ate këmba – këmbës. Për dy – tri muaj, Luan Gashi shkon në Itali ku mban lidhje të vazhdueshme me nacionalsitët që patën shkuar aty si Mid’hat Farshëri, Vasil Andoni, Hasan Dosti etj.

Energjitë djaloshare, vizioni largpamës i një nacionalisti veprues, i shfrytëzon për të mbajtur lidhje të vazhdueshme e për të vepruar aktivisht në radhët e ONDSH-ësë. Në pranverën e vitit 1946 e shohim sërish në Kosovë. Është ndër organizatorët e guerilës shqiptare në viset e Kukësit dhe Gjakovës, mandej duke shfrytëzuar artin e konspiratorit vazhdon të mbledhë rreth vehtes, të tjerë gueril duke i armatosur në shërbim të ideve nacionaliste. Ngase OZNA pat rënë në gjurmë të ONDSH-ës, ngase udhëheqësit e saj po gjendeshin çdo ditë përballë pritave vdekjeprurëse, në pranverën e vitit 1946, mbahet në Maqedoninë shqiptare kongresi i IV-të i ONDSH-ës ( ngase dy të parat u quajtën ata të Ballit Kombëtar). „Nga ky kongres doli një udhëheqje e re e ONDSH-ës. Kryetar u zgjodh Halim Orana, Qemajl Skenderi u zgjodh zëvendës kryetar dhe Azem Morana, sekretar organizativ. . . Kongresin e përshëndeti edhe Luan Gashi që enkas kishte ardhur nga Perugja e Italisë dhe njëherit ishte sekretar i komitetit të Ballit Kombëtar“. ( Dr. S. Basha , „Lëvizja ilegale shqiptare në Kosovë 1945 – 1947 „, faqe 74 ).

Me udhëheqësit e rinj të ONDSH, Luan Gashi do të ndante jo vetëm detyrat por edhe hallet e brengat. Treva e Maqedonisë shqiptare, çdo ditë e më shumë do t’i nënshtrohej me dhunë, organizimit serbosllavomaqedonas të pushtetit, me ç’rast do të humbiste të drejtat më elementare të një kombi të qytetëruar. Luan gashi, në Shkup, Tetovë, Gostivar e Kërçovë, u përpoq së bashku me Halim Oranën dhe Azem Moranën, të ngrinte lart moralin e popullit. Për më tej, ky bir i Kosovës u përpoq sa mundi edhe për organizimin e guerilëve nacionalsitë në këto treva të cilat ishin tulatur pas vrasjes së Xhem Gostivarit. Veprimtaria e thellë e tij nacionale, bëri që ndjekjet prej OZNËS të shtohen nga dita në ditë. Në arretsimet e Azem Moranës dhe të Halim Oranës, veçmas vazhdojnë pyetjet për Luan Gashin. Ndonëse të dy këta burra nuk flasin asgjë, tashmë OZNA ka në duar shumë dokumente që vërteteojnë se Luan Gashi është ndër udhëheqësit kryesor të ONDSH-ës e p¨r më tej ai mban lidhje të vazhdueshme me liderët dhe ideologët e Ballit Kombëtar. Për të gjitha këto, dënohet me vdekje në mungesë si prej gjyqit të Prishtinës ashtu edhe atij ushtarak të Shkupit. Në fund të vitit 1946, së bashku me dhjetar nacionalsitë të tjerë, Luan Gashi u drejtohet kufijve grek. Ata patën marrë porosi nga Mid’hat Frashëri e Muharrem Bajraktari, të hidhen në Greqi për t’u riorganizuar e për t’i shpëtuar vdekjes së sigurtë në male, ku për të kapur rreth 200 nacionalsitë ishin vënë në ndjekje mijëra ushtarë e oficerë të formacioneve të rregullta serbo-sllavo-maqedonase. Nga 200 vetë që u nisën për të kaluar kufirin grek, vetëm 30-40 mundën të realizonin qëllimin. Të tjerët metën në pritat e nacionalçlirimtarëve serbe shqiptarë, duke vaditur tokën arbërore me gjakun e tyre të pafajshëm.

Pothuaj dy vjet, Luan Gashi i kalon nëpër kampet e punës në Greqi. Shpresa e tij tashmë është thyer. Në Shqipëri ka lënë prindërit të cilët përndiqen, ngase djemtë e tyre Fatoni e Luani janë „ballistë“. Bashkëvuajtësi dhe burri tjetër i nacionalizmit të Kosovës, ndër miqtë e çmaur të Luanit, Adem Gllavica kujton ; „Në vitin 1948, IRO (Internacional Refuges Organization) i rregjistroi të gjithë shqiptarët dhe i transportoi për në Itali. Neve si intelektual, si oficerë dhe nënpunës të lartë në Shqipëri, na mbajti qeveria greke. . . Por ne s’donim të jetonim si parazitë, ndaj gjetëm punë. Unë e Luan Gashi, gjetëm punë në një lavazh amerikan“. (A. Gllavica, kujtime nga Kosova , „Rilindja“ 12 dhjetor 1995 ).

Mbas shumë peripecis, Luan Gashi emigron në Evropë e prej andej shkon në Amerikë. Gjatë qëndrimit në Greqi dhe në Evropë, ky burrë i shquar jo vetëm mësoi disa gjuhë të huaja por mbaroi disa kualifikime duke jetuar me moton se librat nuk duhen harruar askurrë. Në fillim, detyrohet të bëjë punë të rënda edhe në Amerikë e mandej i kushtohet tërësisht veprimtarisë intelektuale. Në fillim të viteve 60-ta, Luan Gashi së toku me Jusuf Azemin, Ajet Rushitin etj, formojnë organizatën „Lidhja Kosovare“ me ç’rast Luani zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Për vite e vite më radhë, kjo organizatë është përpjekur të bëjë sa më shumë të njohur problemin kosovar në opinjonin publik amerikan. Janë me qindra takimet që Luan Gashi ka bërë me personalitetet e larta të administratës amerikane për të sensibilizuar ata lidhur me tragjedinë kosovare. Në shtypin e shqiptarëve të Amerikës, diku në festimin që i ishte bërë datës simbol të 28 Nëndorit , lexojmë ; „Kryetari i mbledhjes, paraqiti pastaj zotin Luan Gashin, folësin e ditës. Zoti Gashi është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Kosovare dhe një nga të rinjtë intelektual të mërgimit. Zoti Gashi i mallëngjeu të gjithë në fjalimin e tij të goditur që u mbajti në gjuhën anglishte. Fjala e tij u pre nga duartrokitjet e gjata“. ( Gazeta „Flamuri „ më 28 Nëndor 1962 ).

Intelektual me horizont, Luan Gashi do të jetonte kurdoherë me shpëtimin e vazhdueshëm të kombit të vet. Por ndërsa në shtetin amë, sundonte errësira komuniste, jetonin terrorin e vazhdueshëm serb. Nër nëndorin e vitit 1968, në Gostivar e rrethina, u shkëndijua një revoltë tejet e madhe për liritë themelore, por ajo u shtyp me masa dragoniane, si aty, edhe në Shkup e Prishtinë. Luan Gashi, ka mbajtur lidhje të vazhdueshme me këtë revoltë dhe në verën e vitit 1969, kur me dhjetra organizatorë të saj, u dënuan me burgime të rënda, ai bëhet inicues i një mitingu të madh në Cikago ku marin pjesë mijëra vetë. Zëri i fuqishëm i Luan Gashit, në këtë miting proteste, pos të tjerave, do të kumtonte ; „Mbas largimit të Rankoviqit dhe të veglave të tija, terrori policuer kundrejt shqiptarvet u qetsua disi, por nuk u qetsuan provokimet e Serbo-Malazezëve dhe Maqedonasvet. Sepse ishin këta vetë simbas dëshmisë së shumë gazetarëve të huej që i provokuen manifestimet e rinisë shqiptare në Prishtinë e në Tetovë, më 27 nanduer dhe 23 Dhjetuer 1968, për me nxitë ndjekjet policore kundrejt kësaj popullsie. Tue marrë si shkak disa manifetsime të theshta, gjyqet e Prishtinës dhe të Shkupit kanë denue me burgim të randë qi shkon deri me shtatë vjet 36 shqiptarë, të zgjedhun midis qindrave t’arrestuem. Kjo masë dragoniane kunder menifestimesh të theshta, në nji shtet t’shtuquajtun socialist e demokratik, asht edhe më pak e justifiukueshme kur dijmë se asnji masë e tillë nuk muer kundrejt studentëve serb qi kishin ba demostrata në Belgrad e gjetiu disa muaj ma parë. Kjo provon në mënyrë të pakundërshtueshme dallimin anmiqsues që iu bahet vazhdimisht shqiptarvet në Jugosllavi „. ( Gazeta „Flamuri“ nr. 169-172, 28 gusht 1969 ).

Edhe vitet që rodhën më pas, ai do të mbetet një luftëtar i palodhur i kauzës së popullit të rrobëruar. Krejt veprimtaria e Lidhjes Kosovare dhe ajo e Ballit Kombëtar, do të shihet e kuptohet kurdoherë realisht, përmes punës vetmohuese të Luan Gashit. Ai ndikoi vrullshëm në proceset demokratike në Shqipëri dhe në Rimëkëmbjen e forcimin e vetë organizatës më të vjetër nacionalsite Ballit Kombëtar, duke mbledhur rreth vehtes nacionalistë të gjenereatve të reja, duke iu ndarë detyra dhe duke i mbështetur ata në kryerjen edetyrave gjatë viteve 1989 – 1994, dhe ende sot brenda shpirtit të atij burri gjallon shpresa për rilindjen e Shqipërisë Etnike.

Eugen SHEHU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. EmptyMon Oct 20, 2008 11:59 am

Asim Vokshi - Hero i Popullit

Asim Vokshi lindi ne Gjakove, ne vitin 1908 nga nje familje patriote. I persekutuar si shume kosovare te tjere nga shovinistet serbe, Asimi i largua nga vendlindja dhe ne vitin 1922 erdhi ne Shqiperi, ku kreu shkollen ne gjuhen kombetare. I edukuar me ndjenja revolucionare, ai mori pjese me arme ne dore ne revolucionin demokratik te vitit 1924 dhe luftoi kunder bandave mercenare te Ahmet Zogut e forcave te ushtrise serbe. Se bashku me 50 malesore mori pjese ne luftimet qe u zhvilluan qe nga Tropoja deri ne Krume. Ketu u njoh me Ali Kelmendin. Vrasja e Bajram Currit dhe ndjekja e patrioteve te tjere, pas deshtimit te Revolucionit te vitit 1924, ja shtuan dhe me teper urrejtjen kunder regjimit te shtypjes dhe te shfrytezimit, kunder te cilit luftoi pa u stepur.

Ne vitin 1928 shkoi ne Itali, ku vazhdoi studimet ne akademine ushtarake te Modenas. Por edhe ketu nuk e nderpreu luften kunder regjimit te Zogut. Ai mbante kontakt me patriotet e arratisur me 1924 dhe studionte literature revolucionare. Me vone u kthye ne Atdhe, ku punoi si agjitator i ideve revolucionare dhe si internacionalist i vertete ai shkoi ne Spanje per te luftuar fashizmin e Frankos dhe per te mbrojtur Republiken Spanjolle.

Kur Ali Kelmendi u kthye nga emigrimi ne Atdhe, me 1931, gjeti tek Asim Vokshi nje luftetar aktiv per ngritjen e vegjelise ne lufte kunfer regjimit te Ahmet Zogut.

Ne vitin 1936 Asim Vokshi mori pjese ne levizjen e Fierit. Per aktivitet kryengrites kunder regjimit u burgos, u internua dhe u persekutua. Ate e izolonin shpesh, duke i bere transferime te njepasnjeshme nga nje vend ne tjetrin. Me ne fund xhandermaria e Zogut e internoi ne Porto Palermo. Por as burgimet, as torturat dhe internimet nuk e mposhten Asimin, i cili u forcua me shume me veshtiresite dhe fitoi nje eksperience te madhe ne lufte kunder shtypesve, per te ndertuar nje Atdhe te endrrave te tij dhe te gjithe perprimtareve shqiptare.

Kur fashistet goditen pabesisht Republiken Spanjolle, ai u inkuadrua ne rreshtat e Brigades Internacionaliste "Garibaldi", si ushtar i thjeshte. Ne luftime te ndryshme u shqua per trimeri dhe zotesi, prandaj u caktua komandant i Batalionit te trete, ne krye te te ciles luftoi heroikisht dhe ra me 4 Tetor 1937 ne betejen ne Fuento del Ebro, fronti i Katalonjes.

Per meritat e tij revolucionare ne luften per lirine e Atdheut eshte dekoruar me Urdherin e Skenderbeut te klasit te dyte dhe ne 10 Korrik 1949 Kuvendi Popullor i Shqiperise i dhe titullin e larte Hero i Popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty
MesazhTitulli: Re: Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.   Shembuj te shenjte te Atdhedashurise. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shembuj te shenjte te Atdhedashurise.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urime muaji i shenjte i Ramazanit..
» ''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë''
» Berisha, flamuri i NATO-s është i shenjtë për shqiptarët
» Radio Vatikani:Atë Lombardi: nga Selia e Shenjtë nuk ka ndry

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: