Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë''

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë'' Empty
MesazhTitulli: ''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë''   ''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë'' EmptyWed Oct 20, 2010 9:41 pm


Përfundoj konferenca ndërkombëtare ''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë''



Sektori ndërkombëtar: konferenca ndërkombëtare ''1400 vjetori i zbritjesë së Kur'anit të shenjët'' e cila ka filluar që nga dita e premte me 15 tetor 2010, në qytetin e Stambollit të Turqisë, përfundoj me 17 tetor 2010.


Agjencia Kur'anore Iraniane e Lajmeve (IKNA) duke cituar gazetën ''Zaman'' të Turqisë, njoftonë se kjo konferencë është organizuar me rastin e shpalljes së vitit 2010 si ''Viti i Kur'anit'' në Turqi nga ana e Organizatës së Dijanetit të Turqisë, dhe zhvillohet nga Shoqata Hulumtuese e Shkencave Islamike.


Ulema, mendimtarë dhe profesorë të fakullteteve teologjike nga shtetet si Turqia, Kazakistani, Imaratet e Bashkuara Arabe, Libia, Nigjeria, Egjipti, Republika Islamike e Iranit dhe Tunisi ishin të pranishëm në këtë konferencë dhe kanë diskutuar rreth temave siç janë roli i Kur'anit fisnik në epokën bashkëkohore, rëndësia e mësimeve fetare në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë, ndikimi i globalizimit mbi moralin shpirtëror të njerëzve dhe roli i Kur'anit fisnik në forcimin e aspektit shpirtëror, roli politikë i H. Muhamedit s.a.v. në shoqëri dhe në botën islame në përvjetorin e njëmijë e katërqindë të shpalljes së Kur'anit të shenjët.


Ekmeludin Ihsanoglu, selretar i përgjithëshëm i Organizatës së Konferencës Islamike në ceremoninë e hapjes së kësaj konference e cila është zhvilluar të premtën, gjatë një fjalimi ka deklaruar: të kuptuarit e drejtë të verseteve të Kur'anit fisnik është pikëfillim i rrugës për të arritur lumturinë; Kur'ani i shenjët është mesazh hynor për të gjithë njerëzimin dhe ç'do musliman ka detyrë që t'a dërgonë këtë mesazh në mënyrën më të merituar për të gjithë botën.

Ai ka shtuar: ky libër qiellor është mrekulli e pa vdekshme e hazreti Muhamed Mustafasë s.a.v. drita udhëzuese e kësaj llampe deri në amshim do të jetë ndriquese e rrugës të njerëzve të cilët dëshirojnë të arrinë në përsosshmëri; Zoti i madhëruar ka premtuar që deri në ditën e kataklizmës do të jetë ruajtës i këtij libri dhe premtimi i Zotit xh.sh. pa dyshim se do të realizohet.

Në vazhdim të kësaj konference ndërkombëtare tre ditore gjithashtu Suat Yëldërëm, profesor i teologjisë nga Turqia ka prezantuar një artikull me titull ''Përkushtimi ndaj Kur'anit fisnik'' gjatë të cilës është shprehur: çfarëdo pune që bëhet për të kuptuar drejtë domethënjen e verseteve kur'anore, është një adhurim, shërbimi ndaj Kur'anit të shenjët nuk është Aëm zhvillimi i garave për hifzin e Kur'anit dhe leximin e Kur'anit, më e rëndësishme se kjo është shpjegimi i verseteve të Kur'anit për gjeneratatë e reja.

Në pjesën tjetër të kësaj konference pjesëmarrës nga vende të ndryshme kanë prezantuar artikuj rreth Kur'anit fisnik dhe kanë shpresuar që Kur'ani dhe hadithi i H. Muhamedit s.a.v. të jetë shembull i jetës së të gjithëve dhe njerëzimi duke u mbështetur në mësimet e amshueshme të gjejnë lumturinë e vetë
(IKNA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë'' Empty
MesazhTitulli: Re: ''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë''   ''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë'' EmptyFri Oct 22, 2010 1:31 pm

mrekullia e zotit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
''1400 vjetori i zbritjes së Kur'anit të shenjtë''
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 100 VJETORI I NËNË TEREZËS
» Urime muaji i shenjte i Ramazanit..
» Berisha, flamuri i NATO-s është i shenjtë për shqiptarët
» Radio Vatikani:Atë Lombardi: nga Selia e Shenjtë nuk ka ndry
» 131 vjetori i Lidhjes se Prizrenit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: