|
| BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Ali Baba Tepelena Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 187 Age : 68 Vendi : greqi Registration date : 13/08/2008
| Titulli: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Sep 28, 2008 6:06 pm | |
| Të gjithë forumistat në këtë temë kanë mundësi të hedhin shkrimet dhe krijimet e tyre të ndryshme në këtë gjini të letërsisë,ose edhe zgjedhje nga krijues të ndryshëm.
Barsoleta e kohës
Kur shkulnin bustin prej mermeri të Enver Hoxhës, në Gjirokastër, ishin mbledhur goxha grup të rinjsh, që nuk ishin vetëm gjirokastritë, kishte dhe shumë të ardhur nga Tirana e qytete të tjera të Shqipërisë. Një plak po i bënte sehir, e po rrinte, po shikonte ata që po merreshin me atë punë. Njëri nga të rinjtë, tiranas e pa dhe për ta ngacmuar pak i tha: -Ça më shikon xhaje? Hajde jep dhe ti një dorë. -Shikoj të keqen xhaja dhe çuditem - ja ktheu xhaxhua. -Mos u çudit fare xhaje - i tha prap i riu. - Ishte diktator dhe e hoqëm. -Mirë bëni mor bir po...s’na dëgjoj njëherë i uruari. I kishim thënë kaq herë; Mbaje një kobure me vehte se s’i dihet! Na Çeçua t'uk është! Se lëviz njeri! Ka kaq kohë! ....Mir e gjeti.
Një rapsod popullor në Gjirokastër.
Ato ditë që u shkul busti i Enverit. Për ta ngacmuar i thanë: -Hë mo? Po tani, do këndosh për atë Enverin tënd? -Enveri s’ishte vetëm imi! Por, prapë edhe tani këndoj, e s’trëmbem. -E qysh do t'i këndosh? -Ja dëgjoje u’a ktheu ai: O Enver të keqen unë, Qysh u bë puna kështunë, Sa ishe gjall, të hëngrën munë.
BARSOLETA MË E RE
Kur vdiq papa Gjon Pavli II-të, e shoqëroi një ëngjëll shpirtin e tij, për në botën e të vdekurve, apo të mëpastajme, si i thonë dhe ndryshe. Kur e pa, Papa se e shpuri në portën e ferrit, u hodh dhe e pyeti: - Po unë gjithë jetën jam lutur për në parajsë, mos është bërë ndonjë ngatërresë? - Unë për këtu e kam urdhërin – ja ktheu ëngjëlli. - Je lutur shpesh edhe të ndalojnë luftërat, por ato kanë vazhduar. Aty do gjesh të gjithë ata, që vdiqën duke u lutur si ty. - ....D.m.thënë...!? - ...Tani e more vesh se ja ke futur kotë? | |
| | | Ali Baba Tepelena Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 187 Age : 68 Vendi : greqi Registration date : 13/08/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Sep 28, 2008 6:12 pm | |
| Gjë-egjëzë
Një mbret i tha shërbëtorit të tij:Shko I thuaj mbretëreshës të vijë.(Mbretëresha në dhomën e saj.) Shërbëtori vajti dhe u kthye.I dha këtë përgjigje mbretit: -Vajta apo s’vajta,atë t’a thotë ajo,n.q.se s’i ka thënë të most a thotë. I thash të vij,më tha do vi.Si duket ka ardhur,ndaj s’erdhi. Faleminderit ,i tha mbreti. Gjeje pse nuk erdhi mbretëresha? …………………………………… | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:28 pm | |
| Ç'aj kish me qenë djali jem!
Po bisedonin disa burra: -Shumë e zullumin po e bën Serbia në këo anë. Ne që po durojmë ose jemi tepër frikacakë o më të fortit në botë, se burrat dikur moti kësi poshtërimi nuk kanë duruar.
-Një plak si më i "sert" po thotë: -Po si nuk doli një djalë nane e me i vra disa milicë të Serbisë në mjedis të pazarit! Çaj kish me kanë tamam djali i jem… Pas një kohe burrat u shpërndanë, edhe djemt e plakut shkuan për të fjetur. Njëri nga djemt flenë shumë. Nusja e tij po e thërret: -zgjohu he burr se ora është 11, dhe baba po bërtet se ishte bërë nami në Gllogoc, i kishte vra disa milicë të Serbisë dikush! Ai u zgjua nga gjumi me sy të skuqur, nga se kishte fjetur shumë dhe mendoj që ta frikësoi të atin pasi që ia dinte “takatin”
-Pse u zgjove kaq vonë, s'të vjen turp me ardhë kush e ti ende fjet!
-Isha dikund mbrëmë, dhe nuk kam fjetur tërë natën, - ia ktheu i biri.
-Ku ishe?, -kërceu plaku si me dyshim, duke ia vërejtur sytë të birit që ju kishin skuqur.
-Paj është punë me zazar, - po i thotë i biri, - po më mirë nuk po të tregoj.
-Ku ishe?, -kërceu plaku si ta kafshonte gjarpëri.
-Po ti o babë, mbrëmë para gjithë atyre burrave na skuqe duke thënë se nuk po ka burra me i vra qeta milicë! Mua më erdhi rëndë e rash në Gllogoc dhe e bëra namin…
-Ujë, ujë, po bërtet e reja! - U bë hallakamë, plakut i kishte rënë të fikët nga frika. I biri u pendua kur e pa babanë e vet në atë gjendje dhe po mundohej që ta sille në vete duke i thënë: -Babë, o babë, zgjohu, se ëndërr të tregova, ëndërr… Plaku erdhi pak në vete dhe po i thotë djalit: -A është një mend, apo më ke gënjyer?
-Të kam gënjyer, të kam gënjyer, -po i thotë i biri.
-Ujë, ujë, ujë, -po bërtet prapë e reja plakut. Prapë plakut i kishte rënë të fikt, por kësaj radhe nga gëzimi.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:29 pm | |
| Nuk është borxh me këqyr seri!
Po bisedonin dy shokë në Zvicër, të cilët iu takonin partive të ndryshme. Zgjedhjet u kryen në Kosovë dhe tash po afrohet seanca e parë e parlamentit, po i thotë njëri tjetrit. Çka ta merr mendja, kush do të zgjidhet president? Megjithëse jemi anëtarë partishë, është mirë që ne të mërgatës të mos përzihemi fort!
-Dmth., të rrimë të paanshëm, siç po thua ti?
-Mirë pra, a ka mundësi të ta bëjë edhe një pyetje?
-Vetëm urdhëro, -ia kthen ky që hiqej si më i ditur.
-A e kemi ne Kosovën nënë?
-Po, si jo.
-E pra, nuk është mirë me ndejt i pa anshëm e me këqyrë seri e nënës me na i hip turli agllamazi e me na e lodrue poshtë e lartë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:29 pm | |
| A bleve gjë?
Dy vëllezër, kishin mbetur vetëm, si mos më keq në pleqëri. Njëri prej tyre një ditë doli në treg të Gjilanit për t'i blerë gjërat e nevojshme për shtëpi. Në të kthyer u takua me dy miq të tij dhe nisën e po bisedonin.
-Më falni se tash m’duhet të shkojë! Edhe vëllaun e kam lënë vetëm në shtëpi, -u tha plaku. Të dy miqtë u shikuan mes veti dhe i thanë:
-Edhe ne deshëm të vinim tek ju sonte! Ky u zu ngushtë, megjithatë iu tha: -Po ejani, pse jo? Po ju e dini se s'ka kush iu shtron e gatuan. Ne, siç e dini jemi vetëm!
- Ani s'ka gjë, - ia pritën ata dhe ia morën gjërat që i kishte blerë ky për t'i ndihmuar e u nisën. Kur mbërrinë në shtëpi, vëllai tjetër i priti mirë, u vuri kafe e duhan përpara dhe po bisedojnë. Pas pak ai po e pyet të vëllain se si kishte kaluar në treg dhe a kishte blerë gjë?
-Po besa i bleva dy kuaj, - iu përgjegj i vëllai.
-Po a erdhi hip a zhdrip, - po e pyet i vëllai.
-Jo, nuk u hipa, veç i ngarkova, - po i përgjigjet ky.
-Njëri nga miqtë duke e kuptuar aludimin po thotë: Besa është dashtë me u hypë e pak ka qenë! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:30 pm | |
| Dhëndrri i "mençur"
Një bujk nga Vraniçi merrej edhe me kultivimin e bletëve dhe për to bisedonte përherë dhe kudo. Shkon një ditë te i vjehrri i vet dhe fillon e po i shpjegon atij për dobinë e bletëve dhe i thotë se veç mjaltit, bletët kanë edhe veti tjera shëruese. Pra s'ka nevojë për barëra të mjekut po i thotë ai vjehrrit të vet. Më mirë është me të thumbuar nja 20-30 bletë sesa me e marrë një kuti hapa!
-Hajt he djalë, le atë muhabet, - po i thot i vjehrri, se me qenë ashtu, mjeku në vend të ilaqeve e mban një krojshe me bletë dhe kur të shkosh për t’u vizituar, ta fut një grusht bletë në pantollana...! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:30 pm | |
| Mos a kanë tjetër kush biro?
Tahir Hajdini e kishte mbaruar ushtrinë dhe shkon një shok për ta vizituar. Në ndejë e sipër, babai i Tahirit i lodhur kërkoi të falur, dhe u shtri në një qoshe të odës. Shtihej se gjoja po flinte, por qëllimin e kishte që shokët t’i linte që të bisedonin lirshëm. Tahiri, pasi që ja mori mendja se i ati flinte, ia nisi bisedës e po tregon për "trimëritë" që i kishte bërë gjatë shërbimit ushtarak. E rreha një ushtar, -po thotë Tahiri, -pastaj një rreshter, mandej një dhjetar, por më interesant ka qenë kur e kam rrahur një kapiten! Besoni burra, -fliste ai, -kapiteni i ka patur nja 90 kg., dhe si i kam rënë boks, me të parën e kam rrëzuar! Babai i Tahirit, po dremiste, por kur i dëgjoi këto fjalë (duke e njohur të birin që s'është që i bjen kujt) u ngrit e po i thotë: -Mos u kanë tjetër kush biro?
-Po pra babë, - ia drodh Tahiri, -isha duke treguar për një shok timin që e ka pas rrëzuar një oficer me një të rame.
-E kështu po, -ia ktheu plaku, -se ti nuk je që i bjen kuj pasha babën, veç taksirati i këtyre shokëve dhe i jemi që na le pa gjumë sonte. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:31 pm | |
| Prej Xhamisë e në kafe të rakisë!
Pajaziti nga Kuqica, "poreznik" i pashpirt. Në kohën e tij, s'kishte lënë gjë pa bërë, për t'u treguar besnik i hyqymetit.
U plak ky Pajazit aga dhe u pensionua,
kur erdhi e lumja demokraci,
na e vuri kapuqin e zi
me një antenë përmbi kry
llafet e njerëzve më mirë me i ndi
për me tregue në milici,
na i bleu dhe një palë tespi,
e shkoj drejt e në xhami!…
Ditë tregu. Ramazan. Po e takoj një vendas, i cili e mbante ramazanin.
Për habi, ai në kafene. Cigare e birrë përpara!!!
Hë Agim, çka u bë me ty kështu? E din ti që është ramazan, apo unë nuk jam në terezi?
-Eh, more vëlla - po tregon Agimi - ramazanin e kam mbajtur shumë. Parmbrëmë shkova me i falë edhe taravitë në Mitrovicë, plot xhamia me xhemat, kur ç'të shoh, Pajazit “Porezniku” ishte bërë myezin. Eu, - i thashë xhematit, po a mas Pajazitit me u fal a?! Jo bre pasha zotin kurrë, - u thashë, - e drejt prej xhamisë e në kafe të rakisë. Dhe m'beso, qysh prej djehit nuk e kam hjek prej goje. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:32 pm | |
| Puthu me mua, o me priftin!
Një vajzë e sapomartuar po e vëren se i shoqi po i kthehet vonë në shtëpi. Një ditë ajo vendosi që ta përcjell të shoqin. Ajo e pa se i shoqi hyri në një objekt, ku zakonisht mbaheshin rituale fetare. Ajo u afrua e po e shikonte të shoqin, i cili kur u përshëndet me priftin e puthi në të dy faqet. Nusja u kthye në shtëpi dhe po e pret të shoqin. Mirëpo i shoqi nga ritet fetare kishte shkuar në kafene, ia kishte grahë rakisë dhe u kthye si zakonisht pas mesnate. Kur i erdhi i afrohet nuses dhe po do me e puthë. Nusja e hidhëruar në kulm që i shoqi ishte vonuar prap, ia priti: -O puthem mua në faqe, o priftin e kafenenë, se qebesa, kështu më jo! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:32 pm | |
| Jo isha duke folur për Azem Bejtën!
Në një dasëm në Syrigonë një i moshuar po tregonte se si “kishte” luftuar kundër Serbisë gjithmonë.
-Burra, -fliste ai, në një rrethim që më ishte bërë, as zogu i malit nuk shpëtonte. Kërciste pushka në të katër anët, por edhe unë gjuaja me pushkë pa ja da, dhe thërrisja me sa zë që kisha, ooo prite, prite… Ndal pak, ndal pak, - ia priti një bashkëmoshatar i tij që e njihte shumë mirë. Ti tregona një herë për kë e ke fjalën?
-Prite Azem Bejtën, e drodhi plaku, pasi që e vërejti së do t’i dalin për lëndinë. Isha duke treguar për Azem Bejtën, kur e kanë pas rrethuar se me pasë qenë unë asi trimi, tashi ma kishit dëgjuar këngën.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:32 pm | |
| Pasha zotin hunda jeme paska qenë!
Dikur kishte qenë rrezik me u marrë me kontrabandë duhani. Një i Polacit dhe një i Prekazit shkojnë në Gjilan për të blerë duhan. Udhëtimi ishte me rreziqe dhe bëhëj natën. I polacësi ishte me një grip dhe me hundë të zëna. Nga lodhja e madhe i fishkëllon hunda dhe iu duk se fishklluan xhandarmëria, e i thotë shokut ikim, dhe ia dhanë vrapit. Vrapuan dy-treqind metra e u ndalën pak për të përgjuar. Atij prapë hunda "fiu", e ta marrin vrapin prapë. Mirëpo, ky i Prekazit e vërejti që atij po i bënë hunda e kapi për dore dhe po i thotë: Ngadal vëlla se na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote po fishkllon! Ai u ndal dhe për të vërtetuar po i fryn hundës.
-Pasha zotin hunda jeme paska qenë! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:33 pm | |
| Mos dvet çka nuk dvetet!
"Na paskësh qenë një herë një grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej kishte vendosur që të mos martohej më. Por, se si i vjen puna e martohet sërish. Pas disa kohësh burri i ri po e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti a kanë ai burri i parë, apo unë?
Ajo po i thotë: -Bre ti njeri, nuk është borxh me dvet çka nuk dvetet se qe besa burri i parë na kishte mbajtur të dyve mbi shpinë, dhe e kishte lëvruar arën! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:34 pm | |
| Në Gjakovë
Para nja tridhjet vjetësh shkova në Gjakovë për me i ble do jorgana, -tregonte një plak.
-Hyra në një akçihane për të ngrënë pak bukë. Nja katër djemë të ri po m’vesin: prej nga je axho? – Prej Drenice, ua ktheva.
-Eh ju Drenica nuk patët kurrë një njeri të zot e me shkollë. Na Gjakova po e mbajmë Kosovën dhe filluan e po mi numërojnë Veli Devën, Mehmet Hoxhën, Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhën etj. Mjaft! -u thashë se pasha mixhën po e pranoj, se mos me kanë qita djem moti na kish marrë Shqipnia. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:34 pm | |
| Ku mbeti nusja?
Dikur moti udhëtohej me qerre kuaj ose qe. Një farë burri i sapomartuar, nga fshati Saradran shkoj për ta marrë nusen e tij që ndodhej në gjini. Ky ecte para qeve dhe nuk shikonte mbrapa, sepse “burrat” nuk shikonin mbrapa. Afër një lumi qetë kërcyen me vrull. Nusja u rrëzua e ky nuk e shikoi fare. Ai vazhdonte rrugën pa u shqetësuar. Kur shkoi në shtëpi i doli e ëma përpara dhe po e pyet: -Ku mbeti nusja?
Ky edhe nga inati se çka mund t’i kishte ndodhur nuses u përgjigj: -Burri nuk e kthen kokën mbrapa për një nuse, nënë! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:34 pm | |
| Haj medet po ban Gania, m’i ka mshel lopët Serbia
Vjen Gani Kabashi i Polacit në Skënderaj e po i ankohet kryetarit Idriz Rreci se para dy ditësh milicia serbe ia paskësh zënë lopët në ara të “drzhavës” dhe ia paskësh marrë të gjitha e ia paskësh mbyllur në një stallë. -Në stanicë të milicisë po më thonë se pa i paguar 300 DM nuk do të mi japim lopët!
-Eh, t’i kisha nja 30 shokë, paç me i ra stallës e me i nxjerr lopët, -tha Gania.
-Hajt bre budallë, -i thotë kryetari, - se unë me i pas 30 shokë siç po i kërkon ti, i kisha ra stanicës e s’kisha lanë milicë t’Serbisë n’Skënderaj! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:35 pm | |
| Allahile qysh a burgi?
Një koxha mashkull po e pyet një ish të burgosur politik: -Allahile jam ba merak me më kallxue se qysh a burgi, se i bana gjithë këto vjetë e nuk e pashë një herë si duket?
-Po, lehtë është me e pa, -ia ktheu ky. -Dil në sheher e shkruaje një parullë kundër Serbisë, apo jepja një shuplaka ndonjë milici serb e pastaj e sheh burgun.
-Jo valla, unë kurrë nuk kam qenë kundër dërzhavës se pastaj del puna me zarar.
-Ani pra, ka edhe një rrugë. Bëhu milic burgu se Serbia të veshë menjëherë dhe pastaj e sheh si duket burgu...
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:36 pm | |
| Sa po më dhimbsesh?
Një ish- shok i Hamëz Jasharit, duke biseduar në telefon me të, po i thotë: Ah more Hamëz, na ikem këtu në Gjermani... Hamza po ia kthen: -Hazreti Xhebraili kidhte pasur një shok të mirë. Një ditë mori urdhërin nga “lart” për t’ia marr shpirtin shokut. U ngushtua shumë, por i tregojë: Më vjen shumë keq, por kam urdhër nga lart për ta marrë shpirtin! Ky nga frika, mori ikën dhe u fut thellë në një shpellë për t’u fshehur. Duke ikur ashtu si pa krye ishte ndyer e bërë pis! Xhebraili e gjeti e po i thotë: -Si qenke bërë ti po më dhimbsesh shumë! Unë kam dashur të ta marr shpirtin si trimit, ashtu siç edhe të kam njohur, me kobure në brez, me plis mbi sy me mustaqe ... e jo si qenke ndyer e katandisur kështu. Do t’i dërgojë djajtë që të vinë të të marrin se toka e zoti nuk të pranojnë kështu të ndyer! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:37 pm | |
| A ka lugetër Hoxhë?
Në një mevlud, ku ishin kallaballak njerëz, pasi që u kryen ceremonitë fetare, filloi muhabeti. Aty kishte qenë edhe një djalë i ri, i cili ditë më parë hoxhës ia kishte vjedhur pulat natën.. Ai djali dikur po e pyet Hoxhën: -Hoxhë, a di me na kallxue a ka lugetë a jo?
Hoxha pasi i kishte rënë në të se kush ia ka vjedhë pulat po i thotë: -Po bre djalë, bile ma lugat se ti unë hala nuk kam pa! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:38 pm | |
| Sa për mua vraj sa t’mundesh!
Një Veseli e kishte patur një djalë pak si të teleisur, me mustaqe, kobure e salltanete tjera. Ai sa herë që kthehej nga Mitrovica i thonte të atit: -Qe besa po më dhimbsen robt e ti, se për ditë nga një shka e kisha vra! Këtë avaz gati për ditë ia përsëriste të atit. Një ditë babai i tij u lodh, dhe po i thotë: -Pash besën sa për mue dhe për robët e mi vraje nga një shka në ditë!
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:38 pm | |
| O Haxhi!
E shoqja Shaqës, plakë e lodhur nga fuqia, kishte dalur dhe po e thërriste të birin për t’i lëshuar bagëtinë. I biri duke luajtur me top as që e dëgjonte fare. Dikur ajo u lodh dhe po i thotë të birit: -O Haxhi, o qe besa veç sa të vjen baba yt se ta ka... nanën! Një bashkmoshatare e saj, po e dëgjon dhe po i thotë Haxhisë: luj lokjo, luaj, se as kjo e as baba yt ma nuk kanë mbetur për ato punë... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:39 pm | |
| Laj duart or mik!
Kohë dimri, borë e madhe, dhe në këto rrethana mysafirët në fshat janë të mirëseardhur. Njërit i shkoi një mysafir, të cilin nuk ia dashti zemra pasi që mysafiri njihej si njeri i pamoralshëm. Erdhi koha e darkës. Një nuse futet në odë dhe i ofron legenin për t’i larë duart mysafiri. Ky edhe po e vonon duke u munduar që ta ngacmonte nusën. Mirëpo, ajo nuk ja varte. Në këtë mes i zoti i shtëpisë po i thotë: Laj duart lum miku, se nusja është krejt budallicë e nuk është kah të merr vesh!... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:46 pm | |
| Si ta këndojmë
Vjen një Sylë Luboveci tek Imer Beqa dhe i thotë se të kam pru një fjalë nuseje për djalë. Kërset defi e daireja, dreka e kafeja e bëhet për hajr nusja.
Vajzat që e këndonin nusen po e pyesin shkuesin se si e ka emrin nusja. -Ky edhe i zënë ngusht thotë: -këndoni sonte oj Lulije e pastaj do t’iu tregojë.
Pas pak ditësh Imeri mbledh farefisin dhe ja mësyen “mikut të ri”, mirëpo “miku i ri” nuk
kishte vajzë fare.
Imer Beqa, rrugës, në të kthyer në shtëpi po këndonte:
Oj Lulije me limana,
A po e sheh se m’u kajt nana! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:46 pm | |
| Ditët kanë qëlluar shpesh!
Një nikoqire paksa dembele, por edhe me gjendje të rëndë ekonomike. Sa herë që ktheheshin të bijtë e saj nga puna dhe kërkonin darkën, ua shtronte para me ç’kishte. Njëri prej djemëve pa u ngritë ende prej sofre po pyet: -Nënë, çka do të na përgadisësh nesër për drekë?
-Qe besa mor bir kanë qëlluar qito ditë si shpesh e nuk po di nana çka me iu çitë! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:46 pm | |
| Ku po shkon axho?
Një plak ndalon një taksi: Për ku?, - e pyeti taksisti.
-Për Skënderaj, -u përgjigj plaku.
-Mirë, por ta kesh para sysh axho, nëse na ndalon milicia serbe, ti mos thuaj se po shkon në Skënderaj, por në Serbicë se të rrahin, -i tha taksisti.
Plaku kishte qenë paksa i “sert” dhe ia kthej taksistit: -Jo, djalo, unë po shkoj në Skënderaj dhe pikë!
Aty nga mesi i rrugës e ndalojnë milicia serbe dhe e pyesin plakun për ku po udhëtonte. Plaku duke e ndier se mund të prishet muhabeti, u ngatërrua dhe tha: -Unë po shkoj në Skënderbicë!... | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA Sun Oct 19, 2008 9:47 pm | |
| Jo, jo, po shkoi vet!
Dikur moti, të fliste vajza për fejesë, ishte turp. Një prind i kishte patur dy vajza dhe pas zakonit e fejoj të madhen. Erdhi dita e marteses, u mblodhën dasmorët dhe kur erdhi koha që nusën ta fusin në qerre, nusja, u lidh me duar pas direkut të shtëpisë dhe po qante e nuk futej dot në qerre. Po e sheh i ati, dhe po thotë: -Lëreni se po e çojmë nuse këtë tjetrën!
-Jo, jo, po shkoi vet, -ia priti ajo, -po u mërzita pak!
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA | |
| |
| | | | BARSOLETA, GJËEGJËZA,ANEKDOTA | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |