Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+79
aksh
shahini
arberia
kasapi
Luki
Argent
NIPIIXHAXHIT
play
xhema
kastriot_mehmeti
haxhiu
Vuthjani
Tatoo
rrimtaf
valmir9
xhiti
LindaShqipe
Burdushi
detektivi
Driniiiii
murturi
an-di
morena
ILTA
MARY
Shejh
Ramizi
ngadhenjimi
Agrone
Ipamposhtur
Psikologu
paioni
Ada_Kondi
Medalim
PeriiKeputur
Himalaja
Muja e Halili
Aktiv
Xili
klodian
Delia
Clarence
Liisi
feneri
Eagle Eye
Mirushe
Ago Muji
rroni
Labinot Drenica
E_Bukura
forca1
feratkoca
lilly
ss1
Ajet
agim__barja
katunariplak
Gjura
Orfe@
Pirro i Epirit
istogalia
petritkola
Euridika
tom sojer
cristal
Sofra
MUHAMETII
njonidrenica
Mergimtari
Nezir Myrta
lilu
Guximi
**Lumi_
Eva0506
Beton
Martina
rolling
Leka i Madh
zeriatdheut
83 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 25, 26, 27 ... 33 ... 40  Next
AutoriMesazh
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 10:38 am

Vuthjani mi shpjego keto takime o karafil se nuk jane koha qe me caktone ti por ja faktet me data e vite ok lexo o bilbil
Roli grek në takimin Berisha - Bullatoviç

Si u zhvillua takimi Berisha - Bulatoviç më
15 shtator 1993?!






Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993.



Ajo që nuk ishte pranuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve të asaj kohe, tashmë bëhet publike. Sipas ish-kryeministit malazez, ish- Presidenti Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Millosheviç vriste shqiptarë në Kosovë dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci.



Bullatoviç ka arritur të bjerë në ujdi me Berishën pikërisht më 15 shtator 1993 të shkelë embargon dhe tu sigurojë fitime përrallore të gjithë strukturës shtetërore të drejtuar nga Berisha. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte pikërisht "Shqiponja", pronë e Partisë Demokratike. Për shkeljen e emargos në atë kohë u denoncua qeveria shqiptare. Por asnjëherë nuk u pranua nga Berisha.



Tani ka ardhur koha që të zbulohen qelbësia që përcjell qeverisja e Sali Berishës ndaj shqiptarëve që vriteshin. Komentet e mëtejshme janë të tepërta për çdo shqiptar që i lexon kujtimet e ish-kryeministrit malazez.
Foto: Takimi Sali Berisha - Momir Bullatoviç, më 15. 09. 1993




Një pistë greke në kontrabandën e naftës mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë në mesin e viteve ’90?! S’mund të thuhet me siguri, por dokumenta origjinale që revista MAPO boton flasin për një mbështetje të fortë politike të Athinës zyrtare në drejtim të forcimit të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit.



Një material i hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme i shtatorit 1993, pak ditë para se kryeministri jugosllav Momir Bullatoviç të vizitonte Tiranën, hedh dritë edhe rreth qëndrimit grek ndaj këtij afrimit mes dy vendeve tradicionalisht në konflikt. Duhet nënvizuar se Ministria e Jashtme e asaj kohe e ka hartuar këtë material, me qëllimin e vetëm, motivimin e nevojës së një vizite të Bullatovic në Shqipëri. "Takimi me Berishën në Shqipëri është miratuar në nivel të Federatës dhe për këtë takim ka dhënë mendim shumë pozitiv edhe kryeministri Micotaqis", shkruhet në material. Pra, e thënë më fjalë të tjera, si nga ana e Millosheviçit (federata), ashtu edhe nga ajo e palës greke ( Micotaqis ), takimi shihet si "shume pozitiv".



Fakti i mësipërm inkuadrohet në fakt në një kontekst më të gjerë zhvillimesh rajonale. Në librin e tij "Si është shkatërruar Jugosllavia", botuar së fundi në shqip, presidenti aktual i Kroacisë Stipe Mesiç, numri një i Federatës Jugosllave në fillim të viteve ’90, hedh dritë mbi furnizimet në karburante që kishte Jugosllavia e kohës. Në faqen 293 të këtij libri Meçi shkruan se "...Serbia, me një përdorim me kursim të naftës, kishte rezerva edhe për 45 ditë". Pra sic shihet situata në Jugosllavi në fillim të viteve ‘90, në momentin kur Millosheviç po "ngrohte" motorrët e luftës kundër republikave rebele, ishte e dëshpëruar.



Nevoja për lëndë naftë dhe lëndë djegëse në kushtet e embargos që Kombet e Bashkuara vunë ndaj Jugosllavisë më 1991, e shtyu Beogradin që të hidhte sytë përreth tek fqinjët, për të marrë në formë kontrabande sasi karburantesh. Dëshmia e kryeministrit Bullatoviç e botuar muaj më parë në revistën MAPO, zbulonte sesi presidenti shqiptar i kohës Sali Berisha pati rënë dakort me të për të tranzituar nëpërmes liqenit të Shkodrës sasi të konsiderueshme karburantesh. Vetë zoti Berisha, i pyetur pas botimit të dëshimisë së Bullatovic në MAPO, e pranoi se kishte lejuar me ndërgjegje një aktivitet të tillë përmes tokës shqiptare.



Për t’iu rikthyer tek roli grek në përgatitjen e këtij mekanizmi, duhet thënë se dokumenti i MPJ rreth pëlqimit të Micotaqis për vizitën e Bullatovic, zbulon interesin e Athinës për një afrim mes dy shteteve. Pa e lidhur këtë ndërmjetësi direkt me çështjen e kontrabandës së naftës, duhet thënë megjithatë se në periudhën në fjalë, nga Greqia për në Shqipëri importoheshin sasi të konsiderueshme nafte, një pjesë e të cilave shkonte drejt veriut. Pikërisht drejt kufirit me Malin e Zi, prej ku kalohej në tokën jugosllave. Nga ana tjetër, roli grek në këtë afrim mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë së Millosheviçit, nuk përbën një risi në politikën greke, tradicionalisht pozitive ndaj Beogradit dhe interesave të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 10:44 am

Biseda, që i hapi rrugë...karburantit - Dëshmia e Bullatoviçit

Express: Rrëfimi i Bullatoviçit për kontrabandën e naftës mga Shqipëria



U krijuan kushtet të kalonim në punë. Unë kisha nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet "perdja e hekurt", e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t’i jepej mundësia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri - tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gjë më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër - të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkufitare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, d.m.th. derivatet aq të nevojshme për ne. "Zoti President, a kërkoni Ju që Shqipëria të shkeli sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?" më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë.



"Zoti na ruajtë,- u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t’i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron p.sh. ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështirë që ta llogarisësh atë, nëqoftëse nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër". E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin…. Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendeshin. Gjendja e atëhershme ekonomike në Shqipëri, nga pikëpamja jonë, ishte krejtësisht shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, mbështetja e pushtetit të presidentit Berisha, jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfëra.



Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyrë legale ose në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektivën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t’i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që ai e di që unë këtë e di. Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën. E dija që një fuqi e huaj, para së gjithash Amerika nuk do ta ndalonte të vepronte kështu. Sepse, megjithëse dukej paradoksale, shkelja në mënyrë të tillë e sanksioneve ishte pikërisht në frymën e tyre. Qëllimi i kreatorëve të tyre nuk ishte që në të mbeteshim me çdo kusht pa pikë nafte, por vetëm ta paguanim shtrenjtë dhe ta gjenim atë në mënyrë të mundimshme.



Përveç kësaj, sasia më e madhe e parave do të kalonte nga Jugosllavia në Shqipëri. Këtu gjente shprehjen e vet pragmatizmi i njohur amerikan. Përse të harxhonin paratë e veta duke ndihmuar Shqipërinë, kur mund të krijonin kushtet që në vend të tyre të punonte dikush tjetër? Prandaj Amerika, e cila sheh dhe di çdo gjë që ndodh në botë, nuk tentoi kurrë ta pengonte në mënyrë serioze "naftësjellësin", i cili u nis me të vërtetë së shpejti nëpërmjet Liqenit të Shkodrës.

Marrë nga libri me kujtime “Rregullat e heshtjes” i Momir Bullatoviç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 11:02 am

Ja sa duhet të paguash Argitën për një koncesion

Vajza e Sali Berishës, përdor pushtetin
e babait për të përfituar qindra
miliona eurosh!


Argita Malltezi, vajza e kryeministrit, Sali Berisha, përdor pushtetin e babait për të përfituar 3 për qind të vlerës së koncesioneve prej qindra miliona eurosh, duke rekomanduar blerjen e tokave të saj në Porto Romano dhe garantimin e licencave. Letërkëmbimi që boton sot gazeta “TemA” tregon se Damir Fazlliç përdorej si sekser nga familja kryeministrore për të marrë tokat në Porto Romano. Studio e Malltezit, e regjistruar si person fizik, kërkon 200 euro për një orë punë e miliona euro si garanci suksesi.


Foto: Argita Malltezi, e bija e krtyeministrit Sali berisha
_____________________________

Bizneset e paligjshme të Fazliçit në Shqipëri!



Gazeta “TemA” boton sot një dosje të zgjeruar se si e bija e kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, negocion me një biznesmen të huaj nga Lindja e Mesme për t’i garantuar atij një koncesion. Letërkëmbimi mes studios ligjore të Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, i cili kërkon të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, nxjerr në pah qartë se është Malltezi ajo që qëndron pas blerjes së tokave në Porto Romano, për t’i rishitur ato me çmime të kripura te biznesmenët e ndryshëm. Kjo tregon qartë se serbo-boshnjaku, Damir Fazlliç, është përdorur si sekser i familjes së kryeministrit, kur në të vërtetë pas blerjes së këtyre pronave është studio e Argita Malltezit.



Ky skandal bëhet edhe më i rëndë, për shkak se letërkëmbimi tregon se studio ligjore e Argita Malltezit, e cila është regjistruar si një person fizik, d.m.th., si biznes i vogël, lëshon fatura shumë të majme, madje kërkon që të marrë tre për qind të vlerës së investimit si pagesë suksesi. Duke ditur se suksesi është i garantuar, me një përllogaritje të thjeshtë i bie që për koncesione të tilla prej qindra miliona eurosh studio e Malltezit të marrë disa milionë thjesht duke ndikuar me emrin e babait.

Letërkëmbimi




Fillimisht, Zafar Ansar kërkon nga studio ligjore e Malltezit disa të dhëna të shpejta në lidhje me zonën ku do të ndërtohet TEC-i prej 120 MW. Në përgjigje, studio ligjore i deklaron atij se duhet të bëjë një pagesë prej 8150 eurosh, për 42.5 orë pune. Kështu, në formularin e pagesës, një avokat i studios së Malltezit paguhet 200 euro në muaj, ndërsa një ndihmës avokat me 130 euro ( FAKSIMILE 1 ).



Më pas, në vijim të letërkëmbimit, ortakja e Malltezit i bën të ditur se pagesa që do bëhet në vijim të punës për marrjen e koncesionit do jetë 1 mijë euro në muaj si pagesë e detyrueshme, dhe më pas do paguhet çdo orë pune. Në rast se marrja e kontratës për ndërtimin e TEC-it do përfundojë me sukses, studio e së bijës së kryeministrit i kërkon një pagesë prej 3 për qind, që në këtë rast mund të jetë një pagesë edhe në vlerën e 3 milionë eurove, në rast se investimi do jetë të paktën 300 milionë euro.



Studio e Malltezit është e regjistruar si person fizik dhe këtë e vërtetojnë dokumentet që boton gazeta “TemA” (FAKSIMILE 2 dhe FAKSIMILE 3). E thënë ndryshe, Argita në dokumentet e shtetit figuron si avokatja e vetme e kësaj zyre avokatie që ushtron veprimtarinë ekonomike me objekt: “Shërbime avokatie dhe konsulence”, ndërkohë që në të punojnë shumë të tjerë.



Regjistrimi i saj në gjykatë, por dhe në organet tatimore është si “person fizik”, pra si biznes i vogël që xhiron në një vit jo më shumë se 80 milionë lekë të vjetra. Në rast të kundërt, nëse kjo zyrë avokatie do të regjistrohej si biznes i madh, sikundër funksionon realisht, pasi në të punojnë më shumë se dy avokatë, kuptohet që detyrimet fiskale karshi shtetit do të ishin më të mëdha. Aktualisht xhiroja vjetore që Argita deklaron nga kjo veprimtari llogaritet në rreth 76 milionë lekë të vjetra, prej të cilave 4 milionë lekë të vjetra, sipas saj, janë fitimet e vetme.

Koncesioni




Pasi biznesmeni nga Lindja e Mesme paguan shumën e majme për disa orë bisede, madje edhe për e-mail-in paguan 100 euro, në lojë hyn Argita. Letërkëmbimi fillimisht ishte mes biznesmenit dhe ortakes së Malltezit, Flutura Kola. Por më pas është momenti për Malltezin, e cila nga e-mail-et shpalos qartë aftësinë e saj për të negociuar me KESH për të përshpejtuar procedurat. Në e-mail-in e fundit bie qartë në sy se Malltezi ka një nxitim për të marrë një përgjigje nga biznesmeni, për shkak se ajo kërkon që të procedojë sa më shpejt me blerjen e tokave. Kjo është dhe shumë e rëndësishme, pasi, sipas Malltezit, agjentët e saj në terren duhet të vijojnë me marrjen e pronave. Malltezi i jep disa opsione biznesmenit nga Lindja e Mesme, dhe duket qartë se bëhet fjalë për zonën industriale në Porto Romano. Komunikimi i saj me biznesmenin nis edhe me disa urime me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, një sinjal afrimi i saj, por dhe një sinjal se ajo është një njeri që ka të njëjta bindje fetare me njeriun që kërkon të marrë koncesionin.

Letërkëmbimi
____________________________________________________

E-mail 1




Dear Mrs. Malltezi,

It was a pleasure to have met you. I am looking forward to work with you in setting up 100-120 MW power plant in Albania. As agreed here is our land requirement;

- Size 50-60.000 Sq m.

- It should be near the Grid Station.

- Altitude of site above sea level?

- It should be near the asphalt road for transport purposes.

- What is the average annual temperature, rainfall and humidity etc in the area land is situated

- It should be on solid and flat ground.

- Indicative price.

- Payment conditions.

- Land should be suitable to build Power Plant.

I would highly appreciate if you could let me know set of permissions required to set up power plants. Kindly enquire about custom duties, import taxes, sales taxes or any other taxes to be paid on import of power plant equipment and machinery.

I would also like to know the arrangements and fee structure for your services. Thanking you in anticipation and looking forward to hear from you soon.



Best Regards,

Zafar Ansar

Email: zafaransar@yahoo.com
____________________________________________________

E-mail 2




From: Flutura Tafaj

Subject: Invoice No. 1

To: zafaransar@yahoo.com

CC: am@malltezi-associates.com

Subject: Re: Legal fees

To: Zafar Ansar



Dear Mr.,

I hope that all is well with you.

I'm referring to our communication as attached, whereby you suggested that we make an offer for a retainer agreement between your company and our firm.

I understand that your project of investment in Albania is now taking shape. Therefore a retainer agreement is now possible.

There are two types of retainers from which the client may choose:

1. The client pays a flat fee of 1000 Euro per month, regardless of the volume of legal hours of work, and an additional success fee to be negotiated between the client and the law firm. The success fee may vary from 1.5% - 3% of the value of investment; or

2. The client and the firm make an assessment of the amount of legal hours required in support of the project. Upon this basis, the law firm makes an offer. For instance, if the approx. assessment indicates 40 hours of legal work, the firm may offer a retainer, which varies from 6500 Euro- 7500 Euro. Please note that in these kind of project most of the work is carried out by senior attorneys. Any additional workload, is carried out to the next months and is due, at the lates 2 months before the expiration of the retainer agreement.

Kindly indicate which of the two options you would like to apply.

Please be informed that the retainer agreement will have effect from the moment of signature. The legal work done until now will be invoiced separately because of our financial reporting system.

Please find attached the invoice regarding the legal services provided by our firm for the period August 20 - September 30th, 2007.

Looking forward to a fruitful cooperation,

Best regards,

Flutura Kola- Tafaj

____________________________________________________

E-mail 3




Zafar Ansar wrote:



Dear Ms Kola-Tafaj,

Thank you very much for your mail. It would also be nice to know your retainer fee structure.

Regards,

Zafar Ansar

____________________________________________________

E-mail 4




Flutura Kola-Tafaj wrote:



Dear Mr. Ansar,

I refer to your prevoius communication with my colleague Argita Malltezi.

We will be happy to provide our assistance in your business activity in Albania.

I am sending attached our fees for legal services. Kindly let me know if you agree with and if we may proceed.

Best regards,

Flutura Kola-Tafaj

Studio Ligjore “Kola & Associates”

____________________________________________________


E-mail 5




Date: Tue, 16 Oct 2007 17:47:10 +0100 (BST)

From: “Argita Malltezi”

Subject: Re: Fwd: TECH + FIN. PROPOSAL 144MW

To: “Zafar Ansar”



Dear Mr.Ansar,

I hope everything is well with you. Allow me to take this opportunity to wish you and your family a happy Eid-el-Fitr.

I would like to seek your advise on the following:

1. In reference to the offer to be submitted to KESH. I told you that they would take a decision shortly on the policy to be followed regarding the duration of PPAs. Unfortunately, so far a decision has not yet been taken and there is no indication how long that might take.

Hence, I suggest that we submit the offer to KESH; so they can take all arguments into consideration when deciding on the duration.

2. You have sent me the revised chapters of the offer. As to the paper with the signature, we can use the existing ones. Is there anything else you have sent via DHL in the meantime?

3. My colleague, Flutura Tafaj-Kola has sent you an e-mail. In addition to the response of the e-mail, I would kindly ask you to provide us with an address where we can deliver you the hard copy of the invoice.

Kindly advise on the a-m matters.



Best regards,

Argita Malltezi

____________________________________________________


E-mail 6




Zafar Ansar wrote:

Dear Mrs. Malltezi,



Thank you very much for the mail. Yes Technical, Financial proposal and income statement which I have sent you have to be changed, sorry to put you in trouble.

Regarding land I will go along with your suggestion the final deal has to be made once we have received a positive response from KESH which I hope with your efforts could be materialized.



Best regards,

Zafar Ansar

____________________________________________________


E-mail 7




Argita Malltezi wrote:



Dear Mr. Ansar,

Thank you for your comments and clarifications.

I will change the cover sheet, but is there be some changes inside the material as well?

With regard to the land, I refer to page three of the opinion that we sent you. I'm attaching that page again. There are two sites, one of them, “proposed land 1” is closer to the electric substation, but also closer to a inhabited area.

The other parcel, “the proposed land 2”, is a bit further from the substation, but closer to the industrial zone.

I would suggest that the safest choice would be the plot no.2.

However, please note that a geological testing of the land should be conducted before making the decision to acquire.

I regret to put you in such a pressure, but need to have your decision as soon as possible, because I am under pressure from the field agents. This does not mean that we are progressing with the acquisition; it only serves for retaining unofficially some pre-emtive rights in case of future acquisitions.



Best regards,

Argita
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 11:13 am

Fazlliç-Mishkoviç, lidhje e tyre kriminale…!
Bizneset e serbëve Fazlliç-Mishkoviç në Shqipëri pas
ardhjes së Sali Berishës në pushtet




· Lazareviç ishte ngritur në biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyç ishte bërë Fazlliç, i cili kishte krijuar një rrjet të fortë me politikanë, biznesmenë dhe shoqata mediash, në Serbi por edhe në BiH, sidomos pas zhvendosjes së tij nga Sarajeva në Beograd.

· Prej gushtit 2008 manjati serb Mirosllav Mishkoviç bëhet zyrtarisht pronari i një rrjeti supermarketesh në Shqipëri. Një biznes fitimprurës i nisur tre vite më parë që shitet për rreth 31 milionë euro.
* * *
Pikat e kontaktit mes kryesekserit dhe njeriut të
dytë më të pasur në Serbi


Vladimir Popoviç, ndihmës i ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç të vrarë nga pjesëtarë të “Klanit të Zemunit” , në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për një gazetë boshnjake thotë se është nëntoka kriminale ajo që i lidh Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin. “Fazlliç është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan.“



· Video: Lobi serb pushton Shqiperine



Prandaj ai dërgon atë kriminel të vogël që në emrin e tij t’i mbarojë punët më të ndyta korruptive prej Shqipërisë e deri në Bosnjë. Ai është njeriu që përdoret nga Radonçiçi dhe Mishkoviçi për punët e ndyta dhe do të jetë shumë interesant të shihet se në cilën anë do të rreshtohet, kur Mishkoviçi të vendosë të ‘lirohet’ nga Radonçiçi, siç ka vepruar me të gjithë partnerët e tjerë afaristë,”-thotë Popoviç. / Lexo këtu: Radoncicev prijatelj Lazarevic u pohodu na BiH - Sh.B /



Më 17 janar 2008 në të parjavshmen e pavarur boshnjake, “Slobodna Bosna”, jepet skema e bashkëpunimit të mandatit serb Mishkoviç me bosin e “Rudnap” Lazareviç, që ka sjellë energji elektrike për Shqipërinë dhe sekserit Fazlliç.



Të gjithë janë serbë, dy të parët milionerë dhe tjetri në shërbim të tyre. Gazeta thoshte se kishte në pronësi dokumente që vërtetonin skandalin mes ofertës së Rudnap Group për Kompaninë Energjetike të Bosnje-Hercegovinës, për furnizimin me 150 megavat energji. Kontrata shkonte në 10 milionë euro, në të cilën Rudnap i Lazareviçit dhe partnerit të tij në biznes, Damir Fazlliç, do të merrnin një pjesë të majme. Oferta e Rudnap ishte bërë në 11 dhjetor 2007 dhe një javë më pas firma e Lazareviç mori një refuzim nga Kompania Energjetike e BiH se nuk mund të kontraktojë për aq shumë energji.



Lazareviç ishte ngritur në biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyç ishte bërë Fazlliç, i cili kishte krijuar një rrjet të fortë me politikanë, biznesmenë dhe shoqata mediash, në Serbi por edhe në BiH, sidomos pas zhvendosjes së tij nga Sarajeva në Beograd. Pas dështimit të kontratës mes Rudnap dhe Kompanisë Energjetike të Bosnje Hercegovinës, kompania e Lazareviçit “Kotlogradnja”, (pjesë e kompanisë Rudnap), në rrethana të dyshimta fiton një kontratë prej 40 milionë markash konvertibile për rikonstruksionin e TEC-it në Tuzla. Ligjërisht tenderin e fitoi kompania Transelectro, por kontraktori ishte Rudnap. Një lidhje e rëndësishme në këtë marrëveshje ishte “brokeri” me eksperiencë.



Këtu e një vit më parë, Fazlliç ishte konsulent për privatizimin e “Investicijska Bank” dhe përgatiti për privatizim kompanitë më të mëdha shtetërore të BiH, siç ishte Fabrika e Duhanit në Sarajevë.
Bizneset e mandatit serb në Shqipëri pas ardhjes së Berishës në pushtet

Mishkoviç bleu në gusht 2008 supermarketet në Tiranë



Prej gushtit 2008 manjati serb Mirosllav Mishkoviç bëhet zyrtarisht pronari i një rrjeti supermarketesh në Shqipëri. Një biznes fitimprurës i nisur tre vite më parë që shitet për rreth 31 milionë euro. Pas shitjes u publikua se pronarët e rinj në Shqipëri janë holandezë, por ata kanë vetëm 5 për qind të aksioneve dhe pronari është bosi serb Mishkoviç, njeriu i dytë më i pasur i Serbisë, me kompaninë e tij “Delta”.



Se sa ballkanik është bërë biznesi i Mishkoviç e tregon harta e marrë nga sajti www.ekapija.com, ku një shigjetë është drejtuar mbi Shqipërinë. “Delta Maxi Shoping”, sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve NOA, në verën 2008 ka bërë blerje të ngjashme dhe në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Bullgari. Planet e kompanisë janë që deri në vitin 2012 të hapë pika të ngjashme shitjeje dhe në Kroaci, Moldavi, Rumani, Ukrainë dhe Maqedoni. Blerja tjetër më e fundit ishte ajo në 4 tetor 2008 në Malin e Zi dhe "Delta City" është qendra tregtare me e madhe e llojit të vet në Malin Zi, dhe një nga më të mëdhatë në të gjithë rajonin. Se ai do të vinte në Shqipëri e kishte lajmëruar që në vitin 2006.



Sipas sajtit www.seecap.com, Mishkoviç paralajmëronte në qershor 2006, ndërsa prezantonte një investim prej 113 milionë eurosh në Maqedoni, se do të ishte pas një jave në Tiranë për të “parë për investime të mëtejshme”.



Delta Holding, kompania e tretë më e madhe në Serbi, hapi në 1 nëntor 2007 treg shitjesh me kapacitet të barabartë me qytetin e Novi Sadit. Delta Siti, qendra më e madhe tregtare në Ballkan u hap në Beogradin e Ri, një seksion i kryeqytetit serb që po bëhet qendra e biznesit të qytetit. 2007 ishte një vit zgjerimi për Delta Holding, kompania e tretë e madhe në Serbi, pas furnizuesve shtetërorë të naftës dhe elektricitetit dhe një nga pesë kompanitë kryesore në rajon.



Në shtator 2007, dega shitëse e kompanisë Delta Maxi bleu 85% të aksioneve në Piccadilly, një rrjet bullgar dhe ky është i pari investim nga një firmë serbe në një kompani nga BE. Atëherë njoftohej se kompania po negocionte për të hapur një qendër tregtare në Zagreb dhe e ka syrin në projekte të ngjashme në Tiranë, Shkup, Bukuresht dhe Sofje. Por Delta Holding pati dështime kur deshi të shkrihej me rrjetin më të madh kroat të dyqaneve, Agrokor, pasi në shtator 2007 marrëveshja u pezullua, me Delta që pretendon se autoritetet në Zagreb po vënë pengesa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 1:48 pm

Berisha e Meta nisin revanshin ndaj medieve kritike

Policia e Ndërtimit e qarkut të Tiranës është vënë në lëvizje në mënyrë të kundërligjshme nga persona të paautorizuar, që përdorin autoritetin e kryeministrit Berisha për të prishu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 1:50 pm


REMZI HOXHA PËRGJOI TAKIMIN MILLOSHEVIÇ - BERISHA!



Publikuar më 29 shtator, 2009 në orën 01:10 ( Para 1 ditë e 11 orëve )
Histori |



Shpërfaqja e një historie në „Xhungël“! A janë përgjegjës Sali Berisha dhe Ibahim Rugova për zhdukjen e Remzi Hoxhës?!

Shkruan: Artan Hoxha - Drejtues i emisionit „Xhungël“ në NEWS 24




Emisioni investigativ „Xhungël“ që transmetohet në NEWS 24, solli dëshmi dhe fakte të reja mbi aktivitetin e Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia, i rrëmbyer dhe i zhdukur pa lënë gjurmë nga agjentët e SHIK-ut më 21 tetor 1995.

Bashkëluftëtarë të Remzi Hoxhës sollën dëshmi për veprimtarinë e tyre në fillimin e viteve '90. Basri Zuka, sekretar i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, njëherësh dhe një nga veprimtarët aktiv të Frontit të Rezistencës rrëfeu në lidhje me dyshimet për një takim të ish-presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov dhe presidentit të Shqipërisë Sali Berisha. Sipas Zukës, takimi është realizuar në ish-rezidencën verore të Josif Broz Titos, në Shën Naum, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Remzi Hoxha, një nga eksponentët kryesorë të shërbimit informativ të Frontit të Rezistencës e ka përgjuar këtë takim duke njoftuar më pas kolegët e tij për të informuar presidentin e Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Sipas Zukës, pa u mbushur mirë dy javë nga ky informacion i Hoxhës, ai u rrëmbye dhe u zhduk pa lënë gjurmë.




Foto: Në sfond, Remzi Hoxha, Ibrahim Rugova, Sali Berisha dhe Sllobodan Millosheviçi

Në fillimin e viteve '90, aktiviteti i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël e Zejtarëve të Kosovës kishte tërhequr vëmendjen e organeve policore dhe shërbimit sekret serb (UDB) që u vunë menjëherë në lëvizje. Strukturat represive të regjimit të Millosheviçit kishin dyshime se nëpërmjet aktiviteteve legale të sindikalistëve, fshihej një lëvizje ilegale që po përgatiste terrenin për shkëputjen e Kosovës nga zgjedha serbe. Për ti paraprirë këtij organizimi të ri të shqiptarëve, që po i përgatiste dhe armatoste ata për ngjarjet që ndodhën në vitet e mëvonshme, policia dhe shërbimi sekret serb u hodhën në veprim.

Basri Zuka:
„Një rast konkret ka qenë kur policia serbe e kishte marrë në një bisedë informative zyrtare, kështu thuhej atëherë dhe Remziu, ne kolegëve, nuk na tregoi fare. E kishin kërcënuar se do t’ia likuidonin fizikisht familjen, do t'i hidhnin bombë në banesë, do t’ia hidhnin në erë veturën, si dhe kërcënime e shantazhe të tjera. Për këtë shkak ai banonte përkohësisht, më saktë, flinte natën te një koleg i veti sindikalist, te Behar Sherifi. Në një moment Behar Sherifi më tregon mua se çfarë i kishte ndodhur Remziut. Kur ishte zhveshur për të fjetur, ai kishte parë se trupi i Remziut ishte krejt me njolla dhe plagë që ia kishin shkaktuar në stacionin policor në Ferizaj. Në momentin që Behari e ka pyetur Remziun ku i kishte marrë këto plagë dhe si ishte puna, Remziu nuk i tregon. Pasi kështu ishte Remziu, një tip i heshtur, asnjëherë nuk ka fol, madje më shumë ka vepruar sesa ka folur. Por meqë ishte para faktit të kryer u detyrua ti tregonte Beharit se ato plagë ia kishte shkaktuar policia serbe”.




Foto: Remzi Hoxha, gjatë një takimi me ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori

Pavarësisht dhunës dhe torturave që provoi në trupin e tij Remzi Hoxha, ishte i vendosur të rezistonte dhe i bindur se nuk mund të kthehej pas në rrugën që kishte nisur. Ai e vazhdoi aktivitetin duke u përpjekur të mos e ekspozonte këtë rast, gjë që do të ndikonte qoftë dhe moralisht te kolegët apo veprimtarët e lëvizjes ilegale. Ai e cilësoi atë që i ndodhi, thjeshtë si një bisedë informative që u ishte dashur ta kalonin mijëra kosovarëve. Rritja e tensionit në Kosovë për shkak të shkeljes së të drejtave e lirive themelore të shqiptarëve si dhe shkërmoqja e ish-Jugosllavisë e vunë në alarm Serbinë. Agjentura serbe nëpërmjet burimeve të saj arriti të interceptonte një organizatë ilegale të shqiptarëve, e cila po mblidhte fonde dhe blinte armë për një lëvizje të armatosur në Kosovë.

Basri Zuka:
"Unë kur e mora vesh çfarë i kishte ndodhur, i kërkova së paku të lëshonte një dëshmi me shkrim që të mbetej në dokumentacionin e arkivit sindikal. Mirëpo Remziu, si Remziu, i mësuar të mos ankohej asnjëherë nuk e pa të arsyeshme dhe nuk e shkroi deklaratën, kështu që edhe sot ajo nuk është e dokumentuar nga lëvizja sindikale. Ai duket donte që të mos e bënte të madhe këtë rast për të mos dekurajuar dhe krijuar panik te kolegët e vet që të vazhdonin aktivitetin normalisht".
Arrestimi i një pjese të anëtarëve më aktiv të Frontit të Rezistencës, bëri që të kërkoheshin forma të reja bashkëpunimi me lëvizjen sindikaliste në Kosovë dhe të rritej konspiracioni për të mos përfunduar në duart e policisë serbe.

Basri Zuka:
"Gjatë këtyre përpjekjeve për të kontribuar dhe në aspektin luftarak në mënyrë që të përgatitej populli për të ardhur deri te liria, kontaktet më të mëdha të sindikatës së Zejtarëve kanë qenë me Frontin e Rezistencës. Me rënien në burg të 19 aktivistëve, pjesëtarë të Frontit, që njihej në atë kohë si grupi i Pejës, u krijua një panik dhe në mesin e sindikalistëve, sidomos të atyre që ishin drejtpërdrejt të lidhur me Frontin, pasi dihej se çdo denoncim që do të bëhej do ta pësonin dhe ata. Më kujtohet një rast kur Remziu me Shefqet Maliqin patën ardhur te unë në Prishtinë dhe qëndruan një javë. Gjatë asaj kohe u informuan se kishte rënë në burg dhe Afrim Morina. Unë ashtu siç e njihja Afrimin, u mundova ti qetësoj duke u thënë se tani jam "i gëzuar" që është arrestuar dhe Afrimi, pasi sëpaku kanë për tu ndaluar arrestimet dhe burgosja e mëtejshme e shokëve të tjerë. Në të vërtetë u krijua një rrethanë që nuk ranë në burg kolegë dhe shokë të tjerë pas arrestimit të Afrimit, pasi ne e dinim që ai ishte i vendosur dhe nuk do të zbërthehej nga policia serbe".
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Remziu u angazhua që nëpërmjet delegacioneve të sindikatave që vinin nga Kosova, të përfshiheshin dhe aktivistë të lëvizjes ilegale. Në rastet kur aktivistë të tillë nuk mund të kalonin legalisht kufirin, Remziu merrte përsipër pajisjen e tyre me dokumenta false apo qoftë dhe kalimin ilegal të kufirit shtetëror.

Basri Zuka:
"Me rastin e vizitës që bëmë në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1995, si delegacion i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, ne, disa nga pjesëtarët e delegacionit nuk kishim pasaporta. Remziu insistonte se edhe ne duhej te shkonim në Shqipëri. Mirëpo, unë, Shefqet Maliqi dhe Kadri Kuka nuk kishim pasaporta. Unë as që e mendoja sesi mund të kalohej kufiri pa pasaportë. Remziu më siguroi duke më thënë hajde me mua se nuk ka problem. U nisëm dhe ai e organizoi punën duke na kaluar në kufirin maqedonas si jo më mirë. Por kthimi këndej ishte më problematik. Në Tiranë, nëpërmjet lidhjeve që Remziu kishte krijuar me sindikatat e Shqipërisë dhe faktorin politik atje, na e mundësoi që të marrim pasaporta shqiptare. Por kur erdhëm në kufirin maqedonas, menjëherë u hetuam, pasi ushtarët maqedonas dyshuan se ato pasaporta ishin false dhe se ne ishim shtetas kosovarë. Në këto kushte kufitarët maqedonas na kthyen pas në Shqipëri. Ne u detyruam të kthehemi pas dhe të qëndrojmë një natë në Pogradec për të provuar që ta kalonim kufirin në Shën Naum nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit. Kur shkuam në hotel, atë natë kishte qenë aty dhe një skuadër futbolli e Ferizajt, që kishte ardhur për të luajtur në Shqipëri dhe kishin mbetur pa para. Remziu u siguroi atyre para dhe hotel me paratë e veta".
Ndërsa Remzi Hoxha ishte angazhuar tërësisht në detyrat që i ngarkoheshin nga drejtuesit e lëvizjes guerile në Kosovë, aktiviteti i tij nuk ishte lënë jashtë vëmendjes nga rrjeti agjenturor i shërbimit sekret serb që vepronte në Shqipëri. Shërbimet serbe dhe maqedone mbase nuk kishin mundësi për ta goditur direkt, por përdorën një taktikë tjetër, duke infiltruar agjentë të dyfishtë që me informacionet e tyre ngrinin dyshime për aktivitetin e tij në Shqipëri. Nuk dihet nga kush u vu në lëvizje Shërbimi Informativ Shqiptar, i cili nisi të përgjonte dhe mbante në vëzhgim çdo lëvizje të Remzi Hoxhës, me pretendimin se ai mund të ishte një agjent i infiltruar nga shërbimi sekret serb. Ngjarja që do të përmbyste përfundimisht fatin e Remzi Hoxhës, ndodhi vetëm dy javë përpara se ai të zhdukej. Remziu ndodhej në Pogradec për të kaluar matanë kufirit në Maqedoni, tre aktivistë të lëvizjes guerile në Kosovë, të cilët nuk kishin dokumente të rregullta.

Basri Zuka:
"Kur u çuam të nesërmen në mëngjes për të kaluar kufirin në Shën Naum, u bllokuam rrugës, pasi policia shqiptare kishte bllokuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Shën Naumit dhe Ohrit. Ne u kërkuam policëve pse na keni blloku rrugën, pse nuk po na lini me shku? Ata na thanë se rruga ishte bllokuar pasi do të kishte një vizitë të presidentit të Shqipërisë në atë kohë, Sali Berisha, i cili do të vinte në Pogradec. Kështu që nuk lejohej me kalu në atë drejtim. Ne u detyruam atëherë me shku në Tiranë, ku siguruam pasaporta të tjera me ndihmën e Remziut dhe u kthyem përsëri në kufi, por këtë radhë në Qafë Thanë. Sepse nga Qafë Thana na kishin kthyer një ditë më parë. Gjatë rrugës për në Tiranë, hasëm në kolonën e automjeteve që shoqëronte presidentin Sali Berisha, i cili ishte duke hyrë për në Pogradec. Jemi këmby me eskortën e presidentit diku në dalje të Pogradecit, jo më shumë se 15 minuta me veturë nga qyteti. Atë ditë e mbaj mend se ka qenë dita e Bajramit. Shokët tanë kishin kaluar kufirin për në Kosovë. Pasi kishim mbetur Remziu, unë, Shefqet Maliqi dhe Kadri Kuka. Kur erdhëm në kufi, në Qafë Thanë, për fat të mirë, na lejuan për të kaluar kufirin sepse pasaportat kufitarëve ua tregoi Remziu dhe natyrisht u ofroi diçka, kështu që kaluam pa pengesa. Mirëpo për fat, u ndamë aty sapo kaluam kufirin dhe na humbi lidhja me Remziun. Mbetëm vetëm unë dhe Shefqeti, ndërsa Remziu me Kadri Kukën u kthyen pas".
Koeçidenca e vizitës së presidentit Berisha në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend ku ishte njoftuar më parë një takim i presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç dhe presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov, e bëri Remziun të dyshonte. Ai pasi kaloi matanë kufirit aktivistët e Frontit të Rezistencës, u kthye për të ndjekur çfarë do të ndodhte në afërsi të kufirit shqiptaro-maqedonas. Takimi Millosheviç-Gligorov pritej të bëhej shumë pranë kufirit, në Shën Naum, ku ndodhet rezidenca verore i ish-liderit të Jugosllavisë Josif Broz Tito. Bllokimi i rrugës drejt Tushemishtit që të nxjerr në Shën Naum e nxiti Remziun të bëhej vigjilent për të zbuluar çfarë do të ndodhte.

Basri Zuka:
"Kur mbërritëm në Kosovë, unë mësova se të njëjtën ditë ishte bërë një takim i Millosheviçit me Gligorovin në Ohër (në ish-rezidencën e Titos në Shën Naum). Sapo dëgjova lajmin nga televizori, se Millosheviçi është takuar me Gligorovin në Ohër, më lindi dyshimi se edhe presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka qenë pjesëmarrës në atë takim dhe mbeta në një situatë pak të palakmueshme pasi nuk dija si të veproja. Ta lajmëroj rastin apo të mos e lajmëroj rastin".

Nuk dihet me saktësi se çfarë informacioni arriti të mblidhte atë ditë Remzi Hoxha, por ai njoftoi kolegët e vet të lëvizjes guerile në Kosovë për atë që kishte parë. Për këtë takim ai njoftoi sekretarin e Sindikatës së Zejtarëve të Kosovës dhe njëherësh aktivist i Frontit të Rezistencës Basri Zuka. Remziu i kërkoi Zukës që për këtë takim të vinte në dijeni dhe kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Ibrahim Rugova, në mënyrë që ia të ishte në korent për atë që po ndodhte.

Basri Zuka:
"Unë personalisht të nesërmen në orën pesë pasdite, i dorëzova zyrës së presidentit Rugova një shkresë në të cilën e njoftova mbi dyshimin se në atë takim ka qenë dhe presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. Atë shkresë e dorëzova si sekretar i Sindikatës së Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës. Adresë nuk pata lanë. Në ora 22.30 në mbrëmje shefi i protokollit të presidentit Rugova, Adnan Merovci, më merr në telefon dhe më kërkon një takim. Unë ia konfirmova takimin dhe u takum me të pas një gjysmë ore nga ora 23.00 në mbrëmje. Kur u takuam ai më pyeti pse nuk ke treguar më herët. Unë i thashë se nuk njoftova më herët për të mos shkaktuar telashe mes Rugovës dhe Sali Berishës. Se mund të ndodhte që nuk e kishin njoftuar njëri-tjetrin dhe për shkak të atij dyshimi kam ngurru që ta lajmëroj rastin. Ndërkohë ai më tha se ishte i interesuar që të njihej me mua në mënyrë që ta dinte se a jam person i pjekur apo thjeshtë kam shantazhuar. Unë ia shpjegova rastin se si ka qenë dhe ai nisi të dyshonte se vërtetë mund të ketë qenë një takim i përbashkët ndërmjet Millosheviçit, Gligorovit dhe Sali Berishës".
Mbetet mister fakti, nëse pas informacionit të siguruar nga Remzi Hoxha, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova pati ndonjë takim apo informoi presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. E vërteta është se vetëm pas dy javësh nga ky informacion që iu dërgua presidentit të Kosovës, Rugova, Remzi Hoxha u rrëmbye nga agjentët e Shërbimit Inteligjent Shqiptar, u torturua dhe u zhduk pa lënë gjurmë në bazën sekrete të SHIK-ut në Vain të Lezhës.

Basri Zuka:
"Për fat, për fat, ajo shkresë të cilën ia kam dorëzuar QIK-ut (Qëndra për Informim e Kosovës) ashtu quhej më duket, pranë selisë së LDK-së. Kam pasur dhe një kopje të saj, por për fat, pas interesimit të familjes së Remziut, pas arrestimit dhe zhdukjes në vitin 1995, një nga vëllezërit e tij si duket e ka humbur dhe s'kemi mundur me e gjet më atë dëshmi. Ajo dëshmi duhet të jetë gjend diku. Ndoshta, ndoshta dhe ajo mund të jetë një nga pretekstet që kanë çuar në gjurmimin e Remziut se kush ka qenë Remziu. Ndoshta kanë mendu se Remziu qenka një person të cilit nuk i intereson çështja kombëtare, gjë që s'ka kurrfarë vërtetësie. Përkundrazi për këtë takim që e njoftova unë presidencën, atëherë selinë e LDK-së, me qëllimin më të mirë e kam njoftuar që të kordinohen mes vetit dy kryetarët e shteteve, në mënyrë që të mos vijmë në situatë që dikush shkon në një drejtim dhe tjetri në tjetrin drejtim".
________________________________
Në vijim mund të lexoni një bisedë të zhvilluar nga Nebih Hoxha (vëllau i Remziut)
me Avdyl Loshajn( personi i cili ishte rrëmbyer nga SHIK’u në vitin 1995)

“Gazeta Shqiptare” boton më poshtë pjesë të transkriptuara nga kjo bisedë: Avdyl Loshaj: “Firmosa çka donte SHIK-u”




Foto: NH (Nebih Hoxha) dhe AL(Avdyl Loshaj) Foto: NH (Nebih Hoxha) dhe AL(Avdyl Loshaj)

Avdyl Loshaj: ”Nëse s’nënshkruaja çfarë më thoshin, kërciste dajaku”. Pas shumë vite kërkimesh familjarët e Remzi Hoxhës kanë mundur ta gjejnë Avdyl Loshajn në Holandë. Vëllai i vogël i Remziut, Nebiu ka kryer një bisedë të gjatë me të.
NH (Nebih Hoxha), AL(Avdyl Loshaj)
NH: Çfarë preteksti, çka t’kan akuzu, për çka t’kan mundu ma tepër? Ç’ka kan dashtë me nxjerrë prej teje, a t’kujtohet?
AL: Vetëm për atentatin e Prel Martini. M’kujtohet emri, atentatin e Prel Martinin edhe Zef Brozit para Gjykatës së Kasacionit. Vetëm për qeto dy sene, m’kujtohet.
NH: Qëllimi im asht, nëse ke mundësi, diçka rreth ngjarjes së Remziut. Personat që janë të akuzuar si të dyshimt, nëse ki dijeni e mundsi diçka me m’ndihmu e me m’tregu rreth tyre?
AL: Sa i përket atyne emrave që i kum lexue në atë gazetë, n’at artikull a kupto, nuk jamë n’dijeni për asnja, vetëm çka mund t’jem n’dijeni për disa fytyra të tyne, pranë gjykatës, nëse vjen puna që të dalë ndonjëherë para gjyqit. Edhe kur të vjen puna, para gjyqit, kamë dëshirë që të dëshmoj mi at çka asht ushtruar mbi trupin tonë. Se nuk ua falë dot. Personat, ftyrat e SHIK-ut të asaj periudhe duhet të jepin përgjegjësi. SHIK-u, kush ka qenë prezent e krejt të tjerët. Historia e ba t’vertetën, e qet t’vërteten vetë n’shesh.
NH: A je i gatshëm, domethanë, nëse e rregullojmë punën e udhtimit, ose nëse i rregullojmë dokumentacionin, me ardhë deri atje në Shqipëri, me ardhë para ligjit në nji mnyrë?
AL: Jam i gatshëm, po e kam edhe nji frikë që do t’më ndodhë ndoshta, kam akoma frikë nga ndonji progrek a proserb?
NH: Unë, t’them t’drejtën, kam biseduar me njerëz zyrtar atje (në Shqipëri), e m’kan premtu që nëse vjen puna që të dalësh para ligjit, ta sigurojnë d o m e t h a n ë udhëtimin deri atje, prej aeroportit në gjykatë, edhe prapë je i sigurt edhe nga organet shtetërore, sepse tash, në fakt, ligji është duke funksionuar si asnjiherë deri m’tani. E qëllimi im ësht që ky, domethanë nëse veç rregullohet puna e udhëtimit, se unë kam qenë mbrenda ktyre tre katër mujve tre here. E kam njifar garancie, edhe e kam njifar shprese, qi rasti i vllaut tonë mund të ndriçohet. Ja tash ja kurrë, se nëse nuk ndriçohet tash, ajo veç merr kahje tjetër edhe mund t’mos zbulohet asnjiher. Vetëm n’dorë të Zotit, nëse zbulohet ndoj herë.
AL: Sa i përket rastit të vllaut tand, i vetmi shpëtim i imi asht që jam hedhë nga tre kate e gjysmë, nga torturat ma çnjerzore që ekzistojnë, që as as çetnikët nuk ti ushtrojnë në trup, të njeriut. E kupto? I vetmi...
NH: A t’kan shti me nënshkru diçka?
AL: Po, po, çdo deklaratë qe e kanë ndrru, dhe kan dash me e nënshkru. Se bana me dëshirë, pa dëshirë kërsitke dajaki! E dajaki n’Shqypni ishte veç me hu, me shkop druni, nga organet kompetente. M’kan shti me pi, e kan mbushë shishen plot ujë me kripë, dhe e kan perzi. Ma kan dhënë ashtu me pi, që të mbarojsha prej etjes! Nuk e disha ça me ba, a tek me ba?! E njejta gja, e ujit, m’ka ndodhë edhe n’Suboticë! Pra ça t’them!? Kam dëshirë , që një ditë të dali kjo n’shesh. Edhe do të dali. Jam shum optimist për këtë punë. Kam vujt shumë. ( Gazeta shqiptare - 12. 03. 2008)
__________________
Edhe pse Avdyl Loshaj, ka thënë se do të vijë në Shqipëri, për të dëshmuar lidhur me rastin e Remzi Hoxhës,
megjithatë nuk ka ardhur, sepse kishte frikë nga SHIK’u.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit m
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 1:52 pm

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 799rasti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 2:11 pm

Zeri i Atdheut- qe ta dish di edhe me shume se ti per vendin tend, lere me per timin dhe ato fjale qe ia kam thene profesorit po qe se e meriton nuk do ngurroj aspak ti them,sepse une per asnje moment nuk u solla keq me ty,perkudrazi.dhe nuk ta thash asnje fjale ofenduese asnjehere, ndersa ti perdore fjale banale qe nuk te kane hije, nese ke veshur se paku edhe 1 dite at uniforme qe e ke ne foto. Por ti kthehemi temes nuk e di se a ke lexuar me emocione shkrimin tim, pasi je pergjigjur ne kete menyre. Shiko ne vitin 1991-1994 ka qene lufta ne Bosnje, ne pushtet ishte Sali Berisha, ne keto vite Sala nuk kishte as pushtet ndaj popullit te vet, qe ishin ne kohe tranzicioni,ku shume shkodran ishin kumare me Gjukanovicin, e me Bulatoviqin, e me shume te tjere, dhe benin pazaret bashke.Ne vitin 1991 po te futeshe ne Shkoder ishte si dikur ne Teksas para viteve 1920,ku nuk e dishe nga te vjen plumbi, ose dajaku,nga kush po plackitesh,nga njerz me floke deri ne gjysme te shpines, te pa rruar dhe te pa lare me muaj, e thua se i shiti nafte shtetit ish-Jugosllav eshte qesharake,une nuk them se nuk u shit me dijenine e Sales,por ne xhep te disa milionerave sot si jane ne Shqiperi u futen ato pare, dhe ne ate kohe Sala as qe ka guxuar te ndegjohet se a eshte ku,sepse populli ishte aq i terbuar sa qe te hanin gjalle,nga vuatja Social-Komuniste qe ishin te izoluar. Por nuk ishte ne kete vit lufta e Kosoves sa e di une,,, por pas vitit 1997.Keshtu qe ateher ne pushtet ishte i dashuri greku Fatos Nano.
Se a ke njohur djem nga Vuthajt, vetem njerin po ta permend se ndoshta ti je fshehur neper kacubat e malet e Dukagjinit. Driton Dedushaj qe ra deshmor ne Rrafsh te Dukagjinit, e nese ty nuk te kujtohet per trimerine e tij kendon Rifat Berisha. Por nejse te gjithe e din se sa ushtar dhan Vuthajt per Kosoven. Po ti jap disa emra me iniciale: V.Hysenaj, R.Hysenaj, H.Bruçaj, B.Bruçaj, D.Hasangjekaj zevendeskomantant ne Koshare,lexo dhe meso, B.Hakaj, L.Hakaj zevendeskomantant dhe me vone komantant ne Rr. te Dukagjinit. vetem disa nga keta qe jane plagosur dhe kane humbur gjymtyre ne Kosove. Por nejse vazhdojme tutje, per ata djemt qe te thash nga Tuzi,nuk shpike une mos u frigo. Ata 3 djem qe erdhen nga Amerika per UCK, une per ata te ceka se jane 2-3 qe nuk kane ditur se cfare po behet dhe jane futur ne vallen e ketyre kontrabandistave dhe sot vuajn burgjet e Malit te Zi. Kjo eshte historia e tyre e hidhur.Por qe e fituan ne shpine te atyre jo-shqiptarve qe merrnin ryshfete nga DPS dhe Gjukanoviqi.
PetritKola- mos valle tash don ti ulesh poshte shqiptaret e Malit te Zi.O nuk mundesh se je shume i vogel, je nje hic per te bere ti ndonje fjale per ta. Sepse dihet shume mire se cfare ben ata per Kosoven. Ku kane pozita shume te larta ne Washington dhe qe punuan per ceshtjen shqiptare dhe per shtetin e Kosoves me dekada,kur ti as qe ndoshta nuk ke pas lindur. Poashtu duke blere dhe paguar me parate e veta kongresmen dhe senator ne dobi te shqiptarve dhe per lobimin shqiptar . Shume mire e din se sa eshte numri i shqiptarve nga Mali i Zi ne Amerike, po ti besh te gjitha trojet tjera shqiptare se bashku nuk mund te kete sa ka nga ana jone dhe nuk mund ta japin as perseafermi ata se cfare dhan nga ana jone...Djemt tane shqiptar, po pasi don ti ndashe ne rajone dhe krahina nga shqiptaret e Malit te Zi, sot punojne ne Kongres te SHBA-ve,kane ndikim te madhe ne Senat etj etj. Edhe te gjithe keta e dhan kontributin e vet disa me pushke, disa me pende, disa me te holla, por e dhan me shume se te gjithe tjeret... Merr informata dhe zbulo se ne Restorantin e Bruno Selimaj sa milion dollar jane mbledhur per 1 nate per UCK-ne, dhe pas clirimit te Kosoves, ne Hotel Grand po ai person e paguante naten 400$, dhe brenda 3 ditesh u kthye ne Amerike dhe tha kurre nuk do te investoj ne Kosove, pas asaj qe bera te me rjepin ne kete menyre, ku as ne midis Manhatanit nuk do ta paguaja at cmim. Merr vesh se ne Restorantin e Deme Balidemaj, te gjitha tubimet shqiptare u bene ne kete vend, ku edhe u organizua Brigada e Atlantikut. Shikoni dhe shfletoni me shume, se jeni shume te vegjel qe te ulni poshte vlerat e SHQIPTARVE AUTOKTON NE TREVAT E VETA QE IU FALEN MALIT TE ZI shtetet e Evropes.
E sot Kosova e shliruar populli i saj shqiptar e vetquan veten "Kosovar", ku edhe ne debatin e mbremshem te Blendit ne Klan donin ta zbulonin kombin e ri Kosovar dhe poashtu shqiptaret e Maqedonise donin ti quanin maqedon.Ndoshta dikush nga ju e ka pare debatin. Per kete kane luftuar gjithe ata djem nga trojet e ndryshme te Shqiptarise??? Qe nje dite "Kosovaret" te ndahen nga kombi shqiptar dhe te thon se jemi komb tjeter, dhe qe nje gazetar-analist qe i thote vetes mbreme thoshte se kemi shume sende te perbashketa me shqiptaret e Shqiperise por ata kane kulturen e vet e ne tonen. Po une ne Mal te Zi, si quhem, malazez sipas ketyre shizofrenave... ose si jane quajtur shqiptaret e Kosoves gjate sundimit serb, jane quajtur Serb, jo po SHIPTARI, ose ALBANCI,,, nuk mund te ndrrosh kombin aq lehte, vetem nese kurre nuk ke qene shqiptar. Isha per 5 vite ne Kosove dhe mua me shihnin si te huaj, me shihnin si te isha rus, ose bullgar, edhe ne studime ashtu na i bene semestrat si te ishim te huaj.Sepse ne shqiptaret e dom vetem veten tone, as vellaun nuk e dom, edhe po te mundnim edhe buken nga goja do tua merrnim.Ndersa une te gjithe i shoh njejte, e jo me percamje vendore, jo ti nga kjo ane jo ti nga ana tjeter, se te gjithe jemi prej nje brumi, vetem tash nese dom te ndahemi, eshte tjeter gje. Se pari duhet te mbushen mend shqiptaret e Kosoves se pa pasur idene se nje dite te shkrihet me Shqiperine neve te tjerve na hane per se gjalli.Nuk e them sot ta bejne kete pune, por pas nje kohe me afatgjate, e ata perkundrazi don ta ndryshojne kombin nga shqiptar ne kosovar, gjuhen nga shqipe ne ate gegnishte, alfabetin nga 36 shkronja ne rreth 32 po me duket , me Migjen Kelmenda e me disa rrugaca tjere. E lidha kete pjese per te treguar se une si shqiptar i Malit te Zi, se nuk kam si quhem ndryshe pasi qe jem nen regjimin Malazez nuk kam si te mbeshtetem ne Kosove, pasi qe ata po na largojne vet dhe na kane harrua plotesisht,une flas per politiken e Kosoves, e jo per popullin e saj,pasi qe aty ka patriot ne numer te madhe edhe tradhetar qe shumica sot jane ne pushtet.Per at arsye une mbeshtetjen e kam ne Shqiperi dhe une juve nuk dua te ua mbush mendjen me Salen, se si duket kemi devijuar shume nga tema.Mua si burre shteti me pelqen dhe do ta perkrah gjithmone, ju mos e beni te njejten gje.Historia do ta tregoj nje dite se kush ishte. Poashtu edhe populli i vet nuk eshte budalle qe e perkrah, nuk jane budalla qe 80% e Kosoves e perkrahin etj etj. Pershendetje.,...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 2:20 pm

Ç'ja thoshte bilbili

Te pragu, te dera

Me një zë të bukur

Se erdhi pranvera.



Ç'ja thoshte bilbili

Në datën Një Prill

Zërin si e hap

Zërin si e mbyll.



Ç'ja thoshte bilbili

Në Qafë të Koçiut

Se Një Prilli është

Dita e Saliut!



Ç'ja thoshte bilbili

Pyjeve me fletë

Se veç në Një Prill

Është i vërtetë..



Ç'ja thoshte bilbili

Mbi ata zambakë

Sala me gënjeshtrën

Janë dy binjakë.



Se të gjithë e dinë

Sot në Shqipëri,

Ku themi gënjeshtër

Kuptojmë Sali.



Gjuha eshtra s'ka

Po bluan dhe eshtër

Kur themi Sali

Kuptojmë gënjeshtër.



Ç'ja thoshte bilbili

Përmbi xinxërfile

Ditët e Berishës

Të gjitha Një Prille!...



Ditët e Berishës

Të gjitha Një Prille

Ai bën me barrë

Dhe mushkën me zile.



Ç'ja thoshte bilbili

Në mal dhe në shpatull

Njëlloj porsi mushkën

Dhe gomarin mashkull?



Ç'ja thoshte bilbili

Në Çukë e në Zhepë

Qëni, sipas Salës

Ushqehet me qepë!...



Ç'ja thoshte bilbili

M'u në Yzberish

Delja edhe dhia

Ushqehet me mish!...



Ç'ja thoshte bilbili

Vetëm, pa ekip

Ëmbëlsirë e mirë

Bëhet dhe me kripë!...



Ç'ja thoshte bilbili

Si s'u lodh i ziu?

Këto s'i them unë

Po i thotë Saliu?



Prapë ja thot Saliu

Tutje te Koçiu

Dhe ato që thotë

I beson i ziu?



I beson i ziu

Se i ka ca trille

Se ditët e tija

Janë veç një Prille?



Ç'ja thoshte bilbili

O krua më krua

Nëpër kalendare

Një Prilli u shkrua.



Një Prilli u shkrua

Në dritë të qiriut

Si dita e shënjtë

E Kapo Saliut!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyWed Sep 30, 2009 2:41 pm

po ju qe perkrahni kete strap pro serbe jeni po te tille.
Ju nuk keni gajle per komb tradit shqiptare.
Apo shumic ishit pjelle sllave ..
vetem ata qe nuk kane identitet shqiptari perkrahin kete dhenderr serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyThu Oct 01, 2009 12:15 am

Karagjozi i “Vatrës”, ose sahati i mbetur i diasporës
» Dërguar më: 29/09/2009 - 12:26
http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=66331


Kiço Blushi

Një miku im nga Nju Jorku më shkruan këto ditë se shoqata panamerikane “Vatra”, e pikërisht kryetari i saj zoti Agim Karagjozi, po përgatiten seriozisht për darkën solemne që do të shtrohet me rastin e vajtjes së delegacionit tonë në OKB.
Ja teksti i pacensuruar i e-mailit në fjalë:
“Ne këtej po u japim dorën e fundit përgatitjeve për të pritur delegacionin qeveritar me në krye Berishën, që vjen këto ditë në New York. Madje “Vatra”, si shoqatë e djathtë që është, do të organizojë një darkë madhështore”.
E keqja është se na del një problem i vockël me tekstin e fjalimit të z.Karagjozi. Ky i ziu ka tetëmbëdhjetë vjet që në çdo sebep lexon të njëjtin fjalim, i cili mbyllet me thirrjen: “Rroftë e djathta, poshtë e majta!” Mirëpo kësaj radhe e ka pisk. Sipas protokollit, Karagjozit të ‘Vatrës’ i takon të rrijë në mes të Saliut dhe Ilir Metës. Akoma s’e ka gjetur se cila do të jetë thirrja e mbylljes së fjalimit. Ndoshta mund të gjendet një zgjidhje e përafërt, si për shembull: “Rroftë e djathta, poshtë gjysma e së majtës!”…
Po ju rrini pa merak se, sidoqoftë, ne do të bëjmë si do të bëjmë dhe do ta gjejmë një zgjidhje”…
Sigurisht që ne këtej nga Shqipëria jo se kemi shumë merak, kemi halle e mbihalle, po nuk mërzitemi fare e nuk na bie hiç në mend se ç’do të bëjë “Vatra” dhe ky zoti Karagjozi për nder të delegacionit tonë kryeqeveritar. Sepse kemi të tjera probleme që na hanë shpirtin, por edhe pse, nëse në kohën e diktaturës shqiptarët kishin ndonjë iluzion për diasporën historike, dhe më pas, pas përmbysjes së komunizmit, patën shpresa të mëdha për kthimin e tyre në Shqipëri me investime, sigurisht jo vetëm materiale, po edhe intelektuale, pas afro 20 vjetësh të hapjes mundësitë e saj (të diasporës së vjetër antikomuniste) për të qenë një aktor ndikues e përcaktues në zhvillimet e shoqërisë shqiptare, mund të thuhet se janë vdjerur e shkërmoqur plotësisht.
Analiza me një sy të vëmendshëm e kësaj dukurie mund të dallojë lehtë se diaspora jonë, sidomos ajo e SHBA-ve, tek e cila patëm ngritur shpresa dhe iluzione, ngaqë në të vërtetë ka qenë diaspora më e organizuar, që ka luajtur role vendimtare në çështjen dhe në historinë tonë kombëtare, çuditërisht, pas vendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri, dëshmoi se ishte diaspora më e dobët dhe më e drobitur e Ballkanit; se aktualisht ajo është më e çorganizuar, më e flashkët, më e plakur dhe më e padobishme se çdo diasporë tjetër; ndaj ndikimi i saj në Shqipëri, po edhe në botën amerikane, për të lobuar e ndikuar te qeveria amerikane, sa vjen e bëhet më i cungët, pasi asaj, mesa duket, i ka mbetur ora në luftën e dytë botërore dhe për këtë shkak Shqipërinë vazhdon ta kundrojë dhe ta gjykojë me syzet e miopit, të një sklerotiku të pashërueshëm që jeton me mendësinë e ndarjes së kahershme të kohës së luftës së ftohtë: ballistë -partizanë, veriorë-jugorë, komunistë-antikomunistë, fetarë-afetarë…Sepse, mjerisht, pas Nolit dhe pas Konicës, diaspora jonë ka mbetur në duart e Karagjozëve!
Diaspora e vjetër nuk pati as energjinë dhe as dëshirën të priste dhe të organizonte dyndjen e madhe të shqiptarëve të ardhur nga mëmëdheu, si kanë vepruar dhe vazhdojnë të bëjnë të gjitha diasporat me ndërgjegje dhe me përgjegjësi kombëtare. Vatra sa vjen e po bëhet, nga një shoqata më e rëndësishme e botës shqiptare, një vatër kuzhinierësh për të shtruar darka dhe dreka…Pas viteve ‘90��"të krerët e diasporës sonë, për fat të keq dëshmuan se ishin të papërgatitur, pa platformë dhe pa vizione se ç’do të bënin pas përmbysjes së komunizmit. Të mefshtë, të përçarë, të hallakatur, të huajtëzuar me atdheun e transformuar nga një tjetër ideologji sunduese ata, pa e kuptuar, kishin këputur lidhjen organike dhe historike me Shqipërinë, ndoshta edhe pse, “njeriu i ri” nuk u ngjante më si një bashkëkombës i dhembshur, por si një monstër e infektuar, së cilës, e vetmja gjë që duhet të bëje, ishte t’i rrije sa më larg…
Do të doja të isha i gabuar në përfundimin tim, teksa guxoj të pohoj se fatkeqësisht ende ka një ndarje si me thikë, ka pra një hendek dhe jo një shkrirje organike të diasporës së vjetër dhe asaj të re të bujtur në SHBA pas viteve ‘90-të. Kam përshtypjen se diaspora e vjetër, në mënyrë qoftë edhe të pavetëdijshme i ka lënë si trashëgim diasporës së re asgjë më shumë se pamundësia jonë tragjike, thuajse genetike, për mosunifikim dhe për mosorganizim të organizuar. Ishte ky mision i pamundur që mbeti pa u realizuar dhe që u thellua edhe më tepër pas rënies së Murit: përçarja dhe jo bashkimi vazhdon, mjerisht, të na vërë në lëvizje e të na shtyjë më shumë prapa se përpara. E jo vetëm dje, kur nuk i kalonim dot kufijtë e vendit e të njëri-tjetrit, por edhe në ditët e sotme, pra edhe këtu, edhe në diasporë ne jemi më shumë të përçarë e të ndarë mes vedi, se të bashkuar. Gjymtyrët e kombit nuk punojnë si një organizëm, po si pjesë këmbimi të markave të ndryshme..
Kështu, sa për të dhënë një shembull, ashtu si në Shqipëri, edhe në SHBA, diaspora e vjetër e kremton festën e Flamurit e ndarë në dy “kampe armiqësore”, si dy nyje që nuk mund të bashkohen… “Ballistët” dhe “legalistët” veç, “komunistët” e ardhur nga Shqipëria pas ‘90-ës veç, njëlloj si në Shqipëri, ku gjysma kremton 28 Nëntorin, gjysma tjetër 29 Nëntorin… Apo mos duhet thënë që kjo ndarje e thiktë është rrjedhojë e ndikimit të diasporës së vjetër mbi politikën e Tiranës, mbi ish-komunistët, të cilët, me këtë veprim absurd të ndarjes e përçarjes për shkak të datave të çlirimit (për minutat kur iku gjermani i fundit!) duan të shtiren e të provojnë për Karagjozët dhe vatranët e currufjepsur se janë antikomunistë të betuar?
E pra, edhe në emigracion përçarja vazhdon të quhet politikë e dobishme, ndaj ne hakatemi të çajmë detin më këmbë, vetë, pa ndihmën e ndonjë Vatre mbarëkombëtare që nuk shikon as kisha, as xhamia, as veri, as jug, as bindje politike, as partira, as po vetëm dhe vetëm interesin kombëtar! Ne i rijmë larg bashkëkombësit, sa më larg tij; ne nuk dimë të luftojmë për të drejtat tona në grup, pasi bashkëjetesa në grup, në komunitet, e ca më pak nën siglën kombëtare, mesa duket ende na tremb, pasi dyshojmë, njëlloj si në diktaturë, se bashkëjetesa na jep më shumë pasiguri se garanci…Të paktën këtë mendësi komuniste lipsej ta kishte thyer e shkulur diaspora e vjetër! Por, në të kundërt, përherë e më tepër do të dëgjosh prej “të vjetërve” të diasporës këshillën e mjerueshme: Nëse do të bësh hajër këtej, mos u ngatërro me shqiptarët, se do të gjesh belanë! Kjo porosi që të jepet nën zë, nën gju, gjoja miqësisht, është “vatra që na bashkon” ne shqiptarët.
Për situatën e këtushme konfliktuale, për vazhdimin e luftës së klasave, për ecjen si breshka në rrugën e demokracisë, për standardet e munguara e të cungëta, natyrisht ka përgjegjësi në radhë të parë klasa e sotme politike, por edhe diaspora, e cila, jo vetëm me mënjanësinë e vet, për të mos thënë edhe me ndikimin më shumë politik se kombëtar, më së tepri ka shtyrë urat e zjarrit e të përçarjes se sa të bashkimit, sigurisht jo vetëm në Shqipëri. Diaspora e vjetër e Karagjozëve vazhdon të kërkojë me këmbëngulje nga klasa politike shembuj, fabula dhe “prova” të luftës së dytë botërore me ballistë e partizanë, që të bindet, medemek, se “e djathta” shqiptare këtu është vërtet “antikomuniste”, kurse e majta ka mbetur vërtet “komuniste”…Ka pra të tillë në diasporë që edhe Thaçin e Kosovës e quajnë komunist, enverist, ndërsa Berishën nacionalist 24 karatësh!…
Për të mos hamendësuar në hava dhe për të folur më konkretisht, le të lexojmë këtë intervistë të dhënë për gazetën “Iliria” me rastin e vizitës së ish-kryeministrit “komunist” Fatos Nano në OKB, i cili qenka pritur nga diaspora e ‘Vatrës’ së Karagjozit me protesta, ndërsa kryeministri “demokrat” Berisha po pritet me darka madhështore…Besoj se intervista e mëposhtme e Karagjozit të ‘Vatrës’ vlen më shumë se përsiatjet e mia rreth diasporës, ndaj nuk është e nevojshme ta komentoj.
“Protestë kundër kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, që do të mbahet sot pasdite para Kombeve të Bashkuara.
Z. Karagjozi, a mund të informoni lexuesin tonë se çfarë qëllimi ka demonstrimi që do të zhvilloni të martën para selisë së Kombeve të Bashkuara?
- Qëllimi i protestës nuk është i fshehur; ne duam të shprehim brengosjen tonë për keqqeverisjen e kryeministrit Nano dhe të qeverisë së paligjshme socialiste, që e ka zhytur Shqipërinë tonë të dashur në një gjendje të pashpresë, në mjerim e korrupsion, ku lundrojnë trafiqet dhe krimi, dhe e ka njollosur emrin e vendit tonë kudo në botë…
-Thuhet se kjo protestë është vepër e një pakice njerëzish, madje herë-herë thuhet se organizatave nacionaliste të emigracionit shqiptar u ka mbetur ora… Edhe kjo protestë e tillë po konsiderohet, si një aktivitet me orë të mbetur dikur…
- Këto janë pallavra të propagandës komuniste që ka për qëllim të minimizojë efektet e këtyre demonstrimeve…
- Ka zëra që flasin se këto protesta janë kundër Shqipërisë, jo thjesht kundër një individi, qoftë dhe një kryeministri me emrin Fatos Nano?
- Kush i beson ato përralla? Ta donin komunistët vendin, nuk e katandisnin në atë gjendje të pashpresë ku e kanë çuar…
- Si e shpjegoni faktin se vetëm shqiptarët po ngrihen në protesta të tilla kundër qeverisë të tyre? Përse nuk ndodh kjo me vende të tjera, qofshin këto nga ish-vendet socialiste?
-E kuptoj fare mirë qëllimin e pyetjes tuaj. Por unë do t’jua kthej përgjigjen me një tjetër pyetje: Pa më tregoni një rast tjetër si i Shqipërisë, kur shteti nuk u del për zot qytetarëve të vet? Më thoni një vend të përafërt me Shqipërinë tonë, ku jetë njerëzish përfundojnë në fund të detit vetëm pse duan të gjejnë një rrugë më të mirë jetese? Më thuaj një vend tjetër si yni, që nuk u del për zot emigrantëve të vet tek fqinjët, si tek Greqia, ku çdo javë kthehen dhjetëra arkivole me trupat e djemve të vdekur? Dhe mos harro se janë ata djem e vajza që punojnë rrugëve të botës, që po mbajnë gjallë ekonominë e atij vendi me të ardhurat që i fitojnë me djersë dhe gjak. Vdes emigranti atje dhe asnjë protestë nga shteti ynë. Më thuaj se në cilin vend fëmijët dhe vajzat shiten si në kohë të rendit skllavopronar? Pse këtë shtet meritojnë shqiptarët? Pa më thoni ju, sa herë kanë akuzuar njëri-tjetrin bashkëpunëtorët e Nanos për vjedhje, pastrime parash në shuma të mëdha, për trafikime dhe përsëri janë ribashkuar e kanë bashkëqeverisur? A ka një vend si Shqipëria ku ka aq shumë vrasje dhe vetëvrasje, ku ka aq shumë krim dhe pasiguri? Ja, këto besoj se janë arsyet se pse protestojmë vetëm ne…”.
Ja që nuk rri dot pa i bërë disa pyetje retorike këtij Karagjozit të nderuar të ‘Vatrës’, i cili sipas zërave nga New Jorku qenka në hall të madh kësaj here për fjalimin që do të mbajë në ceremoninë e pritjes madhështore të Berishës e të Metës. Ndoshta mund ta ndihmoj me këto pyetje, jo që ai të organizojë një protestë tjetër para selisë së OKB-së, po që të marrë mundimin e t’ia thotë në vesh kryeministrit, sigurisht nëse ndjehet ala një patrioti i zjarrtë i diasporës :
- A ka një vend tjetër si Shqipëria që ka kaq shumë krim dhe pasiguri, vrasje dhe vetëvrasje, aq sa për disa sekonda një kriminel vret katër oficerë policie në mes të ditës e në mes të plazhit?
- A ka një vend tjetër ku, pa luftë, dmth në paqe, të hidhet në erë një fshat i tërë dhe të vriten 26 qytetarë e të plagosen qindra të tjerë të pafajshëm dhe të mos guxojë të veprojë Drejtësia dhe të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë qeverisë?
- A ka një vend tjetër ku shpërdorohen për një rrugë, sipas KLSH-së, mbi treqind milionë dollarë e të mos përgjigjet askush? A e di zoti Karagjozi që e quante qeverinë socialiste “qeveri greke”, se në kabinetin e Berishës ka një ministër, i cili para një viti, kur ishte prefekt i Gjirokastrës, ka hedhur në Greqi parulla për copëtimin e Shqipërisë?
E di që nuk ia vlen të shtoj pyetje të tjera, pasi është e padobishme. Është e padobishme pasi kryetari i ‘Vatrës’, zoti Karagjozi, me sa duket nuk e di që ka një Shqipëri tjetër, një Shqipëri që nuk i ka këputur përfundimisht fijet me Luftën e Ftohtë, me komunizmin, me diktaturën dhe për këtë arsye nuk ka asnjë lidhje me karagjozët, qofshin këta edhe të diasporës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyThu Oct 01, 2009 12:19 am

Suedia: Zgjedhjet treguan se rruga e anëtarësimit në BE do jetë e vështirë

Një seancë dëgjimore e Komisionit amerikan të Helsinkit, një strukturë e rëndësishme e Kongresit, nxori në pah problemet që u shfaqën gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, S...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyThu Oct 01, 2009 12:20 am

Ndoka: PD na “vodhi” një deputet në qarkun e Shkodrës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyThu Oct 01, 2009 12:20 am

Si u vodhën votat e LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim është një nga subjektet politike që besohet se mund të jetë persekutuar nga numërimi i votave. Duke mos pasur të drejtën e një komisioneri, kjo part...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyThu Oct 01, 2009 12:23 am

Misioni i pamundur i Bruce Jackson

Nga Mero Baze, 13 shkurt 2004

Shënim i autorit: Ky editorial është botuar në gazetën “TemA” në shkurt të vitit 2004, kur Bruce Jackson erdhi për të shuar lëvizjen “Nano ik!”. Bruce Jackson ka folur sërish dje. Ka bërë të njëjtën gjë si vite më parë. Mbron qeverinë që e paguan si lobist dhe sulmon opozitën. Besojini, po deshët.




Bruce Jackson është një amerikan që mbështet Fatos Nanon. Kjo është merita më e vogël e tij. Merita e tij e madhe qëndron te fakti se ai është një amerikan i suksesshëm. Ai drejton Projektin për Demokracitë në Tranzicion, dhe është i ngarkuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare kundrejt një honorari për të bërë lobing për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në misionin e tij disaditor në Shqipëri, Jackson ka takuar përfaqësues të partive politike, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe diplomatë, në përpjekje për të kuptuar se si mund të dilet nga spiralja e krizës ku po hyn Shqipëria, por pa e fshehur objektivin për mbijetesën e qeverisë. Pak a shumë këtë mesazh mora dhe unë me disa kolegë të mi, që drejtojnë katër redaksi të shtypit në Tiranë, jo aq dashamirëse me Fatos Nanon, gjatë një takimi që patëm me të në ambasadën amerikane në Tiranë. Zoti Jackson kishte pak a shumë shqetësimin se kriza, të cilën po provokojnë protestat e opozitës në Tiranë, do të prishë imazhin e Shqipërisë, do të largojë vëmendjen perëndimore ndaj saj dhe mbi të gjitha do t’i djegë Shqipërisë shanset për të përfituar ndihma ekonomike. Nën këtë arsyetim, ai u shpreh qartë kundër protestave të opozitës, duke i konsideruar ato të pamotivuara. Ai e vizatoi situatën e brendshme si të dominuar nga konfliktet, me një diasporë që flet kundër qeverisë së saj, dhe theksoi se deri në zgjedhjet e 2005 duhet që stabiliteti të sigurohet përmes pushimit të veprimeve politike antiqeveritare. Këmbëngulja e vetme e zotit Bruce Jackson ishte që ato për të cilat ne bisedonim të bëheshin publike.
Dhe aty për aty vendosa që ato që mendon me sinqeritet ose jo zoti Bruce Jackson duhen bërë publike. Me një stil që të kujtonte interpretët e spoteve elektorale, ai e tha “se për Shqipërinë për vite të tëra gota ka qenë gjysmë e zbrazur”, çka nënkupton se, nëse ne vendosim të jemi një vend stabël së paku këto gjashtë muaj, gota do të jetë gjysmë e mbushur. Dhe unë po filloj të mendoj kështu. Megjithëse është një ushtrim i vështirë, po provoj t’u them lexuesve të mi “fjalitë e duhura”. Ato janë pak a shumë këto: “Qeveria shqiptare ka bërë hapa përpara në reformat për integrimin e vendit në rrjedhat euroatlantike. Stabiliteti makroekonomik i vendit është ruajtur dhe indeksi i inflacionit është në kuota normale. Privatizimi ka bërë hapa të mëdha përpara dhe ekonomia ka një rritje të ndjeshme. Zgjedhjet kanë shënuar një hap drejt standardeve demokratike.... ose, siç i ka quajtur kolegu ynë, janë “election amerikana” ... Siç e shikoni, ua thashë. Besojini, po deshët!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyThu Oct 01, 2009 2:16 am

Mos i bini ne qafe Berishes!


sepse eshte thjesht nje vegel, nje bufon, nje dordolec, nje servil ekstremist, brutal i lindur. Fajin e kane shefat e tij qe e urdherojne...

Pervoja ima. Ngjarje e vertet.

1-
Ishte koha kur Berisha ishte president. Une kisha nje te drejte qe nuk po e gezoja pasi spiunat e sigurimit, te grekut dhe te serbit qe kishin themeluar me urdhrer PD-ne nuk ishin dakort. Pasi e takova Berishen president ai me premtoi se problemi im do te zgjidhej. Ne mbledhjen e kryesise se PD-se qe mbahej cdo te Hene ne oren 9, para dite ne seline e PD-se, Berisha e ngriti problemin tim dhe shumica dha aprovimin.
I gezuar paraqitem tek zyra (ne PD) ku me derguan. Takova nje person te ri, te shkruter, me floke te verdha, Krasniqi. Ai ishte zevendesi. Shefi ishte nje minoritar grek. Per hater te te cilit Berisha kish tentuar te burgoste Azem Hajdarin. Te dy me pame venger. E nuhata se problemi im nuk do te zgjidhej. Dhe ashtu ndodhi. Ne komande ishte serbi e greku dhe Berisha ishte vetem nje vegel ne duart e tyre, ndryshe nuk ka se si shopjegohet qe kryesia e PD-se me ne krye vendosi dhe vendimi nuk u zbatua.
2-
Me rastin e Berishes kryeminister i bera nje vizite. I tregova nje problem tjeter, pasi ne procedure normale e ligjore veshtire se mbaron ndonje hall ne Shqiperi. Me premtoi. Me nje shkrese kerkoi qe pasi te verifikohej problemi im te ndihmoshe sipas se drejtes dhe ligjeve qe ai vete kish nxjerre.
Askush nuk e pyeti. Nuk mu zgjidh problemi.
Si duket une jam me vize te kuqe ne listat e shefave te cileve Sali Berisha i sherben me servilizem. Lakeu Berisha e ka zanat te vjeter servilizmin nga koha e komunizmit.

Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyFri Oct 02, 2009 1:00 am

PS-Prokurorisë: Kërkesë në Kuvend për imunitetin e Mediut
Shekulli Online | 01/10/2009
http://www.shekulli.com.al/2009/10/01/deshton-seanca-per-mediun-avokati-ka-mandat-deputeti.html

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme të depozitojë sa më shpejt në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, për t'i hapur rrugë edhe njëherë hetimit të tragjedisë së Gërdecit.
Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Sajmir Tahiri ka theksuar se çdo dështim i ardhshëm apo hezitim për të vepruar nga Gjykata e Lartë apo Prokuroria e Përgjithshme vlen të konsiderohet si bashkëfajësi për të fshehur drejtësinë e për të amnistuar Fatmir Mediun pas artificave ligjore tërësisht të kapërcyeshme.
Ai kujtoi se familjarëve të viktimave, me vendimin e fundit për lirimin e Mediut nga akuzat iu bë një vrasje e dyfishtë.
"Tragjedia e Gërdecit nuk është një ngjarje e arkivuar në librat e historisë, por përkundrazi, është një ngjarje aktuale, pasojat e të cilës nuk i vuajnë vetëm ata që kanë humbur fëmijët, prindërit, familjarët apo pasurinë, por i vuajnë të gjithë shqiptarët e ndershëm"- tha ai.
Ai ka akuzuar kreun e qeverisë, Sali Berisha si strehues të Fatmir Mediut, një të kërkuar për vrasjen e 26 qytetarëve të pafajshëm, duke e punësuar për Ministër, ndërkohë që edhe sipërmarrësi më i vogël i Republikës, një person me të tillë akuzë, nuk do e kishte punësuar as për kamerier.
"I bëjmë thirrje Sali Berishës të shpreh qartë, pa ekuivokë dhe larg çdo deklarate demagogjike, gatishmërinë e tij për të hequr imunitetin e Ministrit Fatmir Mediu, si dhe të ndalojë çdo formë presioni apo joshjeje ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë"- tha ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptyFri Oct 02, 2009 1:27 pm

SHBA i kujton Berishës imunitetin e deputetëve
Nga Tema

Një zyrtar i lartë amerikan i ka kujtuar qeverisë Berisha heqjen e imunitetit për zyrtarët, kur ata bëjnë shkelje.

Zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Stuart Johns, tha gjatë dëshmisë në Komisionin amerikan të Helsinkit se SHBA inkurajon qeverinë shqiptare që të mbështesë institucionet e pavarura të drejtësisë dhe të heqë imunitetin në raste të rëndësishme.

"Ne vazhdojmë të inkurajojmë qeverinë që të rrisë më tej mbështetjen për një gjyqësor të pavarur dhe për institucionet e hetimit, si dhe të heqë imunitetin parlamentar për rastet e shkeljeve. Për më tepër ne do vazhdojmë të punojmë me kryeministrin, Sali Berisha, që formoi qeverinë në fillim të këtij muaji që të thellojmë fokusin e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit zyrtar dhe rrjeteve të krimit të organizuar dhe që të ndërtojmë institucione të pavarura, transparente, të qëndrueshme dhe eficiente. Të tilla reforma do bëjnë që të avancojë kërkesa e Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE, kërkesë e bërë në prill", - tha Johns.

Kryeministri shqiptar ka në kabinet dy ministra që kërkohen nga drejtësia dhe që kanë arritur të shpëtojnë prej saj përkohësisht duke përdorur disa manovra procedurale. Vetë Berisha ka ushtruar presion ndaj këtyre organeve të drejtësisë, si në rastin e ligjit të lustracionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptySat Oct 03, 2009 10:39 pm


[url=http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=72337]Gjykata e Lartë: Vendimi që pushoi çështjen "Mediu" [/url]
Zbardhet praktika ligjore që hoqi nga përgjegjësia ligjore për tragjedinë e Gërdecit ish-ministrin e Mbrojtjes
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Mediu-madh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptySun Oct 04, 2009 12:41 am

Beriqi, Fazllici, Berisha dhe enciklopoedia maqedonse jane e njejta gje.

http://www.balkanweb.com/sitev4/forumi/index.php?topic=7212.msg346103;boardseen#new
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptySun Oct 04, 2009 12:45 am

Të përndjekurit: Berisha na shpërfill, në programin qeverisës asnjë fjalë për ne

Flet Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Persekutuarve Politikë Ish-të përndjekurit janë identifikuar gjithmonë me Partinë Demokratike. Realisht, sa i ka përfaqësuar interesat e kësaj shtrese kjo pa...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptySun Oct 04, 2009 12:45 am

Meta para zgjedhjeve: Berisha i korruptuar, nuk arrin dot as standardet minimale për heqjen e vizave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptySun Oct 04, 2009 12:46 am

Ushtria e të paaftëve në fushatë për zhdukjen e talenteve

Refleksione rreth dy artikujve të gazetarëve të mirënjohur, M. Nano dhe B. Hoxha I - Shtrati i Prokustit apo “turra e druve”? Prokusti u shkurtonte këmbët mysafirëve, që i... Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Meshume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptySun Oct 04, 2009 12:53 am

Kur gjithçka e ke false

Nga Mero Baze

Kryeministri Berisha u përfshi dje në një skandal qesharak, pasi nxitoi për t’u afishuar si mbështetës i lirisë së medias në vend, pasi mësoi se një sindikatë gazetarësh kishte quajtur 3 tetorin “Ditë të Lirisë së Medias”. Qesharak nuk është vetëm nxitimi i tij për të përshëndetur një “Ditë”, që nuk është sot, por më 3 maj të çdo viti, qesharake mbi të gjitha është cektësia dhe falsiteti i tij në raport me lirinë e medias.
Nëse i bën sot një skaner gjendjes së lirisë së medias në Shqipëri, ajo është vërtet në kuotat më të ulëta që ka ekzistuar ndonjëherë gazetaria shqiptare. Dy periudhat më problematike të lirisë së medias kanë qenë vitet 1994-1997, kur Berisha u përplas fort me gazetarët kritikë me të, dhe më pas periudha 1999-2001, kur kryeministri i atëhershëm, Ilir Meta, shpiku modën e blerjes së shtypit dhe prodhimit të pronarëve që trafikojnë influenca proqeveritare përmes medias dhe marrin përfitime financiare nga qeveria. Tani, të dy këta “persona në kërkim” nga shtypi janë bashkuar në qeveri dhe kanë rikthyer atë që mund të quhet sundim mbi lirinë e medias.
Sot media e shkruar dhe ajo elektronike është më e dorëzuar se kurrë para pushtetit. Ish-mediet kritike ose gjysmë kritike dikur me Berishën kanë qenë “domene” të Ilir Metës dhe sot thuajse ka shumë pak parcela, ku je i lirë të thuash ndonjë gjë të vërtetë për pushtetin.
Përkundër kësaj, Berisha po përsërit vazhdimisht një tezë që ka të bëjë me pronarët e medieve si rrezik për lirinë e shtypit. Edhe pse Berisha e ka për inerci të së kaluarës së tij këtë tezë, unë jam përgjithësisht dakord me të. Pronarët e medieve janë një biznes që ka nisur në vitin 2000 dhe është shpikur si profesion nga Ilir Meta. Ai nxiti, promovoi dhe mbështeti financiarisht dhjetëra pronarë mediesh, të cilët prodhuan këtë realitet të shëmtuar të shtypit që kemi sot. Keqkuptimi i madh i Berishës është se ai mendon që gazetarët janë me të, dhe pronarët kundër tij. Në të vërtetë e hidhur është se gazetarët shqiptarë, ata që janë gazetarë dhe që duan të jetojnë si të tillë, janë kundër Berishës, kurse shumica e pronarëve, madje shumica absolute e tyre, janë me të. Janë me të, jo se kanë simpati për të, por se duke qenë biznese jo-konkurruese dhe të stimuluar nga përdorimi i tyre pro qeverisë, janë të dënuar të jenë me të, nëse duan të quhen ende pronarë. Por Berisha nuk e ka me këta pronarë. Le të marrim për shembull Aleksandër Frangajn. Nën trafikun e influencës së pushtetit të Berishës, ai ka përfituar dhjetëra hektarë tokë në Dajt, po përfshihet në lobimin për të përfituar tenderë prej miliona eurosh në rrugë, ka marrë leje për fshatra turistikë në Lezhë, është përfituesi i vetëm i reklamave qeveritare, dhe trafikanti kryesor i pushtetit të Sali Berishës. Unë nuk di që Berisha të jetë kundër Aleksandër Frangajt, dhe pro Andi Bejtes, që është drejtuesi i gazetarëve në TV Klan. Ajo që di unë është se në emër të Berishës ai televizion është kthyer në qendër zëri dhe të fundit që pyeten dhe respektohen atje janë gazetarët.
Unë nuk di që Sali Berisha në gazetën “55” është pro Ilir Nikollës dhe kundër Fahri Balliut. Ky i fundit së bashku me kunatën e tij ka marrë rreth 100 milionë euro tenderë rrugësh, duke përfshirë rrugën Vlorë-Levan, një segment të rrugës Levan-Tepelenë, mbikalimin e Tiranës etj. Ka qenë po ashtu ndërtues i Fabrikës së Vdekjes në Gërdec nën lobimin e djalit të Sali Berishës. Është njeriu që ka negociuar lejet e ndërtimit të Delijorgjit në vitin 2006, kundrejt rreth 300 mijë eurove, për të cilat Berisha akuzon Edi Ramën, ndërkohë që KKRT e Tiranës e komandonte Arben Qirjako. Tashmë unë nuk jam i sigurt se Berisha është i shqetësuar mbi diktatin e zotit Balliu ndaj gazetarëve të gazetës “55”, që ata të jenë pro qeverisë.
Nuk jam i sigurt as për faktin që Berisha është i shqetësuar nga pushteti i Irfan Hysenbelliut në gazetën “Panorama”. Po të ishte ashtu, nuk do t’i jepte atij, as tenderë rrugësh në Velipojë, as uzina thuajse falas në mes të Tiranës, dhe as ndere të tjera të përditshme. Nëse “Panorama” do të ishte gazetë kritike, fati i Hysenbelliut mund të ishte pak më i keq si i imi, që po ky kryeministër më shkatërroi shtypshkronjën duke e kthyer atë në hekurishte, duke e mbajtur të rrethuar me policë prej 9 muajsh dhe duke më djegur makinën para syve të fëmijëve të mi para shtëpisë.
Po të ishte Sali Berisha i shqetësuar nga pronarë mediesh që i lëpihen çdo ditë qeverisë, dhe që për fatin tonë të keq kanë shkuar në masën 90 për qind të medies së shkruar dhe elektronike, Aleksandër Frangaj apo Ylli Ndroqi do të kishin fatin e grupit mediatik gjerman, WAZ, që ka pronë Vizion Plusin.
Të shtunën e shkuar, një javë më parë, në mbrëmje, ky kryeministër ka dërguar një grup policësh në malin e Dajtit, të cilët kanë bërë një plan operativ për të shembur godinën e antenës së Vizion Plusit, dhe të dielën në orën 4 të mëngjesit, një furgon policie dhe një fadromë, pronë e Ministrisë së Transporteve, kanë shkuar aty “hajdutçe”, pa asnjë shkresë, urdhër apo vendim, dhe kanë shkatërruar godinën. Falë një kamere sigurie, unë arrita të marr pamjet që dëshmojnë “kujdesin” e kryeministrit ndaj medias kritike. Falë kamerës aty shihet kush ka urdhëruar, kush ka inspektuar dhe kush ka shkatërruar pa asnjë shkresë dhe bazë ligjore një pasuri të një medieje televizive, pronarët kryesorë të së cilës janë një grup mediatik perëndimor me bazë në Gjermani.
Pra, teza e Sali Berishës, se pronarët e medies janë fajtorë për mungesën e lirisë së medies, është e vërtetë, por për ata pronarë që Berisha i ka nën kontroll dhe ku zëri i gazetarëve nuk respektohet.
Në një libër të tij të hershëm, Preç Zogaj ka shkruar se, ndërsa ngjiste shkallët e Presidencës në vitin 1992, kur ktheu kokën nga kamerat Berisha, iu duk sikur kishte në mendje Frrok Çupin, në atë kohë gazetar kritik i tij. E njëjta simptomë psikopatie atij i vërtitet ende në kokë. Kur ai flet për pronarë mediesh, nuk ka parasysh shumicën absolute që i ka nën vete, por dy, tri, ose qoftë dhe një të vetëm që nuk ka shpresë ta ketë nën vete. Beteja e tij është me atë. Kjo e bën atë njeri fals dhe krejt të pavërtetë, kur flet për medien dhe lirinë e shtypit. Kjo e bën dhe qesharak, siç e bëri dje, kur, sapo dëgjoi se mund të kishte një rast të fliste për lirinë e shtypit, doli dhe dëshmoi sa hipokrit, sa i përciptë dhe sa banal është, kur urrejtjen ndaj medias kërkon ta paraqesë si kujdes ndaj atyre që tashmë i janë bindur.
Në të vërtetë, i vetmi rrezik real që unë shikoj sot për lirinë e medias nuk është Sali Berisha, as Ilir Meta, as të dy bashkë. Rreziku i vetëm që unë shikoj, dhe që jam i dëshpëruar, është mediokriteti dhe niveli i ulët profesional i gazetarëve. Frika ime, që më rrëqeth mishin, është se po rrallohen përditë takimet me gazetarë që e kanë profesion të qenit gazetar dhe që jetojnë me shpirt me atë punë. Frika është se po rritet një brez reporterësh, që thuajse ia kanë ndaluar vetes të drejtën të mendojnë përtej asaj që u thotë shteti dhe mafia në vend duke u bërë zëdhënës të saj. Ky brez sere që po depërton mes profesionit të gazetarit dhe punës së gazetarëve, po ndan të vërtetën nga gënjeshtrat zyrtare dhe po e bën pushtetin të jetë superior në mbulimin e të vërtetave të hidhura. Një shoqëri që ka jo shumë, por 10-15 gazetarë të pamposhtur, mbi nivelin mesatar, që nuk pranojnë të bëjnë kompromise në momente të tilla të rënda, fiton çdo betejë. Dhe këtë shpresë nuk e kam humbur ende.
Sali Berishës mund t’i ndodhë pak a shumë ajo që i ndodhi Ilir Metës në vitin 2001. Dhe ai i bleu thuajse të gjithë. Më kujtohet që atëherë ne ishim një grusht gazetarësh që gati luftonim në ilegalitet. Dhe atëherë qeveria ndante dhurata pa fund për mediet dhe pronarët. Dhe atëherë përkëdheleshin reporterë mediokër dhe kronikanë pa vlerë. Por asnjë gazetar i njohur, askush nga ata që vënë emrin poshtë shkrimit të tyre dhe duan të jetojnë si gazetarë, nuk iu bashkua kauzës së shtrembër të Ilir Metës. Dhe të nesërmen që ai iku nga kryeministër, i kthyen shpinën të gjithë.
Garancia e vetme për lirinë e medias në këtë vend nuk mbeten më institucionet e medias, nuk mbeten më redaksitë e sajuara nga pronarë apo sindikata qesharake gazetarësh. Garancia e vetme tani për tani vjen dhe do të vijë nga ata që kanë vendosur të punojnë si gazetarë. Ata e lënë pa gjumë kryeministrin Berisha, ndaj ai po përpiqet të gjejë cilët janë pronarët e tyre, t’i shkatërrojë, t’i gjunjëzojë dhe pastaj të shpëtojë prej tyre. Është një ëndërr që do ta vrasë pak nga pak, pa arritur të zgjohet prej saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 EmptySun Oct 04, 2009 4:37 pm

Bojaxhi ikën nga KESH për abuzime, emërohet Muharrem Stojku


Shekulli | 04/10/2009 | Lajm i fundit | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Ico_come 15 KOMENTE | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Share SHARE | -Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 - +Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 +

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 26 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 26 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 14 ... 25, 26, 27 ... 33 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: