|
| Artistët dhe Shqipëria Etnike | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Artistët dhe Shqipëria Etnike Thu Sep 11, 2008 7:53 am | |
| Artistët dhe Shqipëria Etnike
Artistët dhe Shqipëria Etnike Edhe Kosova është Shqipëri
· “Syri se sheh syrin, matanë hundës, zemra e sheh zemrën, matanë malit”. Jakov Xoxa Shkruan: Adnan Abrashi - Prizren, 11. 09. 2008 ______________________________________ “Mund t’i ndërrojnë ligjet dhe fetë, por racën dhe gjuhën kurrë”,- ishte shprehur kështu dikur një dijetar i urtë i kohës. Pa dyshim, kjo maksimë e qëlluar, më së miri mund t’i përshtatet edhe realitetit tonë shqiptar. Jo moti, në qytetin e lashtë dhe të bukur të Prizrenit, kishte ardhur për një vizitë miqësore, muzikanti dhe rokeri i mirënjohur gjithëshqiptar, Bojken Lako Ai, me këtë rast, gjatë një interviste për medie, në pyetjen e gazetares të një stacioni lokal televiziv se, krahasuar me Shqipërinë, si po e ndjen veten këtu në Kosovë? Përgjigja e tij ka qenë e thjeshtë, e shkurtë, domethënëse dhe tejet konkretë: Njëjtë! Nuk ka dallime, sepse edhe Kosova është Shqipëri! Këngë nga Bojken Lako Bojken Lako - Merre lehte
https://www.youtube.com/watch?v=mIuabMHh498 Ashtu, pra! Të lumtë Bojken! Edhe Kosova është Shqipëri! Dhe, pa dyshim, nga të gjitha shtresat elite intelektuale të një shoqërie, krijuesit janë ata që përmes mënyrës të të shprehurit të tyre artistik, gjithnjë si kasnec të parë, i kanë paraprirë dhe i paraprinë denoncimit publik dhe artikulimit pa paragjykime të çdo shqetësimi dhe synimi kombëtar të një populli. Ndoshta, mund ta paramendosh një politikan në anën e kundërt të këtij tabori, por kurrsesi një artist të madh dhe të mirëfilltë të një populli. “Ngjanë të ketë edhe “krijues sistemi” që i shërbejnë politikave ditore”, - ka mundësi të më bëj vërejtje dikush me këtë rast, por unë assesi nuk do të pajtohem me të. Për mua “krijues sistemi” jenë vetëm disa mediokër të kohës dhe të rastit, të cilët, të nxitur nga lakmitë egocentrike për poste dhe avancime të shpejta dhe pa merita shoqërore, talentin e vetë të dyshimtë nga kjo fushë sublime të dijes, e sakrifikojnë si në një lojë të sigurt humbëse të bixhozi. Në fakt, ata nuk janë artist por politikanë dhe pjesë e politikave ditorë të cilat patjetër duhet të vdesin me kohë. Fatkeqësisht, këso “talenti” ka pasur dhe ka ende edhe tek ne si popull. Bile-bile, ka mjaftë sosh, por vetë fakti se sa ata janë të njohur apo shumë të panjohur, e vërteton edhe më bindshëm këtë tezë. Vetëm, krahasojeni, ju lutem, nivelin letrar të një qelbësire “shkrimtari” të sistemit, siç ishte, ta zëmë, Sinan Hasani, me emra personalitetesh të mëdhenj dhe të pavdekshëm të artit dhe krijimtarisë sonë të mirëfilltë kombëtare, karshi të cilëve me pietet të madh përkulen breza e breza gjeneratash !! “Syri se sheh syrin, matanë hundës, zemra e sheh zemrën, matanë malit”, - është shprehur dikur kështu, kolosi ynë i letrave, Jakov Xoxa. E saktë, pa dyshim! Sepse, në mesin e trungut tonë të çarë në copëza, artisti i mirëfilltë nuk duhet të shoh ndërmjet: tela me gjemba, postblloqe, dogana... apo, atë marrëzi të ndarjes tonë qindvjeçare të quajtur KUFI. Në këtë ecje krijuese, ai kurrë nuk duhet të llogaris se bënë kalim, por qarkullim. Një qarkullim aq të natyrshëm, mu sikur gjaku që lëviz lirshëm nëpër trup. Ke talent? Lehtë është të bëhesh edhe artist i mirëfilltë Ke dyshime? Mjafton vetëm të qëndrosh një kohë në heshtje. I përqëndruar me përsiatje në thellësinë e brendësisë së UN-it tënd.; aty në strofullën gjenetike të prototipave të tu...E , më pas, vetvetiu në koshiencën tënde si frymëzim, do të gufoj ai zë intuitiv mijëvjeçar i brezave si porosi: “Jemi tërësi e një lashtësie të thellë, biro, prandaj kurrë nuk mund të na ndaj kush?!” Ky zë i brendshëm duhet të jetë frymëzimi yt, bazë jetësore, artist! Rruga jote e besimit dhe sakrificës, në të cilën kurrë gjatë krijimtarisë sate nuk duhet të dyshosh, poet! Prandaj, zgjidhe shtegtimin e vërtetë, o gjaku im! Qarkullo lirshëm në trupin tënd, dhe pa hezitim! Koha e revidimit të padrejtësisë, e eliminimit të frikës dhe hamendësisë, dhe, më në fund e zënies vend të merituar këtij visarit më të çmuar të lashtësisë, si duket po na vije, krijues...! | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike Thu Sep 11, 2008 11:18 am | |
| Artistët e vërtetë lindin ! Ashtu siq nuk e mohojnë lindjen ashtu se mohojnë identitetin kombetarë ! PVrkundrazi e pohojnë dhe krenohen me te ! Le te kujtojmë me kete rast:Aleksander Moisiu-n aktorin e madh ! | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike Mon Oct 06, 2008 1:58 pm | |
| Dashuria dhe respekti i shqiptarëve të Kosovës në për­gji­thësi dhe i intelektualëve në veçanti, ndaj figurës monumentale të Eqrem Çabejt, është i madh dhe i përhershëm, e cila shprehet në forma të ndryshme: studime, botime, kujtime, simpoziume etj.
Emërtimi i institucioneve me emrin e Çabejt u bë i mundur pas shkëputjes nga sistemi arsimor dhe kulturor të Serbisë pushtuese.
Në Kosovë tashmë janë disa shkolla që mbajnë emrin e studiuesit të madh të gjuhësisë, Eqrem Çabejt: Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Malishevë.
Institucioni i parë në Kosovë që është pagëzuar me emrin e Profesor Çabejt është Gjimnazi i filologjisë “Eqrem Çabej” në Prishtinë, i themeluar më 1990, më parë Shkolla Normale e Prishtrinës, 1949.
Kjo shkollë, duke pasur emrin e kolosit të gjuhësisë shqiptare, është gjendur para një sfide dhe detyrimi të përhershëm për ta përmbushur misionin e vet edukativ, arsimor dhe kombëtar.
Emri i Çabejt të Madh është motiv i përhershëm për nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë për suksese dhe rezultate me të cilat mburremi dhe krenohemi.
Nga kjo shkollë elite, nxënësit marrin njohuri në fusha të ndryshme të dijes e veçanërisht nga shkencat filologjike.
Për ta shlyer një borxh të vogël ndaj figurës së madhe të Profesor Çabejt, e ndjenim si detyrim që para shkollës sonë, e cila me nder dhe krenari mban emrin e tij, ta vendosnim bustin e Eqrem Çabejt.
Këtë dëshirë e realizuam në vitin 2002, me rastin e Ditës së shkollës, më 22 maj 2002. Këtë vepër artistike të skulptorit nga Tirana z. Hektor Dule, e financoi afaristi nga Prishtina, z. Riza Bllaca.
Jemi të nderuar, gjithashtu, që gjimnazi ynë, me rastin e 95-vjetorit të lindjes së Profesor Çabejt, është botues i veprës së Prof. dr. Jup Kastratit, për studiuesin dhe dijetarin që shënoi shekullin XX.
| |
| | | Ipamposhtur Anëtar i ri
Numri i postimeve : 109 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 27/01/2009
| Titulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike Fri Jan 30, 2009 2:59 pm | |
| Mbrëmje Gala në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës. Me artiste te njohur shqipetar te muzikes klasike Mariana Leka (Soprano) Enkelejda Shkoza (Mezzo-soprano) Frano Lufi(Bass) Saimir Pirgu (Tenor) Gezim Myshketa(Bariton) Anila Kraja (Violine) Diana Bytyçi (Piano) Enkel Zhuti (Balet-solist) | |
| | | Ipamposhtur Anëtar i ri
Numri i postimeve : 109 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 27/01/2009
| Titulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike Fri Jan 30, 2009 3:04 pm | |
| Benefizkonzert - Albanischer Künstler | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Artistët dhe Shqipëria Etnike | |
| |
| | | | Artistët dhe Shqipëria Etnike | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |