Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane Empty
MesazhTitulli: Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane   Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane EmptyTue Sep 02, 2008 8:35 pm

Testi për marrjen e nështetësisë gjermane


Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane Tabsiper1
Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane 1220366741-deutschland
" Testi për marrjen e nështetësisë gjermane


Prej një shtatorit të gjithë të huajt që duan të marrin nënshtetësinë gjermane duhet të bëjnë testin integrues, që do të thotë duhet të dëshmojnë njohuri për Gjermaninë. Rreth pesë milionë të huaj jetojnë në Gjermani më shumë se tetë vjet dhe ende nuk kanë pashaportë gjermane.

Qeveria gjermane dëshiron që sa më shumë prej tyre të marrin nënshtetësinë. Para dy vitesh ajo ka harmonizuar ligjin gjerman me atë evropian, që do të thotë se për marrjen e shtetësisë janë futur edhe dy teste të veçanta: dëshmia për njohjen e gjuhës dhe testi për integrimin. Kush e ka shkruar himnin gjerman? 33 pyetje të zgjedhura rastësisht nga 310 sa përmban testi në tërësi. Secila pyetje ka katër mundësi përgjigjeje.

Pyetja e parë është se kush e ka shkruar himnin gjerman: Friedrich von Schiller, Clemens Brentano, Johann Wolfgang von Goethe apo Heinrich Hoffmann von Fallersleben. Përgjigjen në këtë pyetje nuk e dinë as shumë gjermanë. Sidoqoftë përgjigja është Heinrich Hoffmann von Fallersleben! Ndër pyetjet e tjera është edhe se cila e drejtë parashikohet me kushtetutë? Mos është kjo e drejta për të mbajtur armë? Apo e drejta e më të fortit? Ndoshta e drejta e lirisë së mendimit apo ajo e marrjes së drejtësisë në duart tuaja? Përzgjedhja e përgjigjeve ndonjë herë të duket absurde, por përgjigja është e drejta e lirisë së mendimit.

Disa prej temave në këtë test me siguri që janë të arsyeshme. Për shembull, si është i organizuar shteti juridik në Gjermani dhe cilat të drejta dhe obligime ka një qytetar. Ndryshe, mbase edhe nuk është e domosdoshme të dihet se si quhet kancelari apo kancelarja gjermane. Si e vlerësojnë testin të huajt? “Quhem Natali, jam 29 vjeç dhe jam me prejardhje ruse. Prej tetë vitesh jetoj në Gjermani." Teorikisht Natalia mund të shkojë në test për nënshtetësi, sepse qëndrimi tetë vjet në Gjermani është një prej kushteve kryesore. Natalia ka studiuar në Gjermani dhe ndërkohë është punësuar, kushte të tjera këto për marrjen e nënshtetësisë.

Njeriu pra duhet të ketë mjaft para për të jetuar. Ndërkohë që nuk guxon të ketë kryer vepra të rënda të dënueshme me ligj. Natalia me sy të mbyllur zgjedh një pyetje: “Sistemi zgjedhor në Gjermani është sistem treklasor zgjedhor, sistem i shumicës zgjedhore apo të drejtën e zgjedhjes e kanë vetëm burrat. Kjo e fundit nuk është me siguri. Mendoj se është sistemi zgjedhor i shumicës, pra c”. E vërtetë. Natalia i di të gjitha përgjigjet, por disa herë ia qëllonte me hamendje.

Natalia mendon se testi ka kuptim, sepse njerëzit duhet të dijnë për historinë dhe strukturën e Gjermanisë. Prandaj është me rëndësi të kalojnë një test të këtillë, sepse më pas mund të flasin me njerëzit tjerë dhe mund t'i kuptojnë lajmet. Përgatitja për testin - Nga 33 pyetjet e obligueshme, duhet ditur të paktën 17. Nëse nuk i di, testi mund të përsëritet sa herë të duash, por secili kushton 25 euro. Ka edhe materiale për të përgatitur testin. Ndryshe, Gjermania nuk është vendi i parë evropian që ka futur një test të tillë. Në forma të ndryshme ai ekziston në Austri, Zvicër, Britani të Madhe dhe Letoni. Kritikët thonë se në disa prej këtyre vendeve, testi është tepër i vështirë dhe se për ta dhënë atë edhe vendorët duhet të përgatiten mirë. Pra duhet ushtruar e më pas me plot zemrën mund të këndohet himni gjerman
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane Empty
MesazhTitulli: Re: Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane   Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane EmptySun Sep 07, 2008 2:57 am

Te nderuar antar kam nje pytje per te gjithe !

Sa e rendesishme eshte apo hiq e rendesishme te meret nje passaport e nje shteti tjeter ?

Shume shqiptar qe jetoin ne Zvicer kan pranuar pasaporten Zvicerane ,eshte e rruges te kemi nje pasaport Zvicerane ,Gjermane etj etj ...

C'fare ndodhe pas disa viteve me keta pasaporta te nje shteti tjeter ?

Shembull ;
Nese e kemi pasaporten Zvicerane ,do te thote je shtetas Zviceran nuk je Shteta Kosovar apo Shqiptar me kohen apo gabohem ?

etj etj ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane Empty
MesazhTitulli: Re: Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane   Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane EmptySun Sep 07, 2008 6:39 pm

Jo beton nuk eshte ashtu, kjo shkon me kushtetut, nese kushtetuta ta lejon 2 shtetesine, atehere ti mund te jesh qytetar i 2 shteteve me 2 psaporta, edhe nuk do te thot humbje e njeres shtetesi Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane Empty
MesazhTitulli: Re: Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane   Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane EmptyWed Sep 10, 2008 2:39 am

Vrana Konit

Sa dij une nga ligji Evropian te lejohet vetem nje Neneshtesei jo 2 .

Ne zvicer per momentin lejohen 2 nenshtesi me i mbajt,por sa do te zgjate ky ligje apo vendim i ketyre ,kushtetuta ndrishohet ,ligjet ndrishoje,e shqiptari duhet te mos ndrishoje te mbetet shqiptar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane Empty
MesazhTitulli: Re: Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane   Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Testi për marrjen e nënshtetsisë Gjermane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muslimanët gjermanë protestojnë kundër ISIL
» Kancelarja gjermane kritikon protestat kundër Islamit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: