Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zig-zake

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Josif Nika
Fillestar/e
Fillestar/e
Josif Nika


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 74
Vendi : Permet
Registration date : 30/08/2008

Zig-zake Empty
MesazhTitulli: Zig-zake   Zig-zake EmptySat Aug 30, 2008 3:52 pm

1. Ç'JEMI



Ç'jemi ne?

Rrugëtarë, mëkatarë, që nuk sosemi dot,

Fletët e pafundme të një libri,

Që hap e mbyll çdo çast i Madhi Zot.



Jemi njerëz, rrojmë pak,

Duam paqe, s'duam gjak!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Josif Nika
Fillestar/e
Fillestar/e
Josif Nika


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 74
Vendi : Permet
Registration date : 30/08/2008

Zig-zake Empty
MesazhTitulli: Re: Zig-zake   Zig-zake EmptySat Aug 30, 2008 3:53 pm

4. I DHANE Ç'DESHI

(Sipas një ngjarje në një berberanë, në Lushnjë)


Një ditë Sejfullai*, shihte, teksa ruhej,
Berberin djalosh nga ai që druhej.
Që ish gjimnazist e kuptoi përnjëher'
Ndaj dhe e pyet: "Pse je bër' berber?”

"S'desha degë tjetër, përveç kirurgji,
Endrra ime ish veç për bisturi”.
Sa mbaroi fjalën, një rënkim i doli
Porse Malëshova ëmbëlsisht i foli:

"Mos u mërzit shumë që kirurg s'të lanë
Thikën u kërkove, thikën prap' te dhanë".

*Kushtuar demokratit me të
madh e më të pafat, intelektualit
patriot, Sejfulla Malëshova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Josif Nika
Fillestar/e
Fillestar/e
Josif Nika


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 74
Vendi : Permet
Registration date : 30/08/2008

Zig-zake Empty
MesazhTitulli: Re: Zig-zake   Zig-zake EmptySat Aug 30, 2008 3:56 pm

KLASIKËT APO HRUSHOVI?



Përmes plazhit të pasosur,

Shkon një femër e përsosur,

Përmbi kofshë i spikasin

Engelsi veçmas me Marksin.

Te kofshët me tatuazh

Zbarkoi lakuriqi plazh,

Gjithë meshkujt që i qasnin

Puthnin Engelsin me Marksin.

Një djalosh qefli i zgjuar

Me kultur’ i ësht' drejtuar:

"I dua shume klasikët

Por me tepër sovjetikët !

“Sa nuk vdes, doni ta dini:

Dëshiroj të puth Stalinin!”

Me sy zemrën po ia digjte,

Zgjati dorën që t’ia hiqte.



Femra, nuk ia prishi, qeshi,

Ktheu bythën, brekët zhveshi:

"Mos vdis, fare mos u lodh

Eja, puth shokun Hrushov"!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Josif Nika
Fillestar/e
Fillestar/e
Josif Nika


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 74
Vendi : Permet
Registration date : 30/08/2008

Zig-zake Empty
MesazhTitulli: Re: Zig-zake   Zig-zake EmptySat Aug 30, 2008 3:58 pm

7. " I HUAJ "



Jashtë punoj e jetoj,

Për çdo çast vendin kujtoj,

Shoqërinë, familjarët,

S'duroj dot, më mbyt të qarët!

Si ky vit mos ardhtë kurrë,

S'u morr vesh kush është burrë.

Një hajdut, një frikacak

Vret nën maske, të mbyt gjak.

S'shkon dot në shtepinë e Mikut

Të vret plumbi i të ligut!

Partitë nuk lodhën fare

Shqipëria shesh me varre!

U mbush toka edhe deti,

S'i nxë vendi! Vjen dhe mbreti!

Secili vota kërkon,

Ne s'dimë kush vdes, kush rron!

Kur i doni votat, vini,

Si i merrni, nuk na njihni.

Një pyetje partisë tuaj:

"Në vend tim, pse jam i Huaj"?...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Josif Nika
Fillestar/e
Fillestar/e
Josif Nika


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 74
Vendi : Permet
Registration date : 30/08/2008

Zig-zake Empty
MesazhTitulli: Re: Zig-zake   Zig-zake EmptySat Aug 30, 2008 4:01 pm

MALL



kushtuar fëmijëve të mi

Larg teje, larg vendit tim,

Në të hidhurin Mërgim,

S'më zë gjumi, kujtoj nënën,

Dal përjashta flas me hënën.



Pyeta yjet varg e varg.

"S'dimë gjë,- thanë- jemi larg".

Ndaj ty që të kam më pranë

Hidh një herë sytë matanë”.



"Hënë, që ndrin gjithësinë,

A ma ke parë shtëpinë,

Kam një vajzë, kam një djalë

Ku të jenë tani vallë?



A e kërkojnë babanë,

E dëgjojnë ndopak mamanë;

Po gjyshen bashkë me gjyshin,

I ndihmojnë a i mërzitin?

“Hënë, pse hesht, pse nuk flet,

Asnjë s'ke parë vërtet?

S'është e mundur, më kërkojnë

Dal prapë nesër, bisedojmë.



Ndaj, të lutem, mos harro,

Vogëlushët m'i shiko,

T'u thuash që më ke parë,

Malli për ta më ka marrë!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Josif Nika
Fillestar/e
Fillestar/e
Josif Nika


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 74
Vendi : Permet
Registration date : 30/08/2008

Zig-zake Empty
MesazhTitulli: Re: Zig-zake   Zig-zake EmptySat Aug 30, 2008 4:05 pm

Pse kaq i madh jashtë, i vogël në vendin tënd?!



ALI PASHAI



Nga shkolla të njoha:

Pasha, “Hajdut”, “Kaçak”,

Njeri i pagdhendur, i etur për gjak.

Jashtë flasin:

Librat, kështjella, muzeu,

Për trim e të mençur që rallë nxjerr dheu.

Nuk kuptoj asgjë dhe zemra me dhemb

Pse kaq i madh jashtë, i vogël në vendin tënd?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Zig-zake Empty
MesazhTitulli: Re: Zig-zake   Zig-zake EmptyMon Sep 01, 2008 8:02 pm

Urime Josif Nika! Sidomos kjo vjersha e fundit me pelqeu shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Zig-zake Empty
MesazhTitulli: Re: Zig-zake   Zig-zake Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zig-zake
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: