Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyTue Aug 12, 2008 11:36 pm

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar, - thotë Besarta

Pesëvjetori i luftës në Kosovë

Rrëfim i jashtëzakonshëm: Bashkim Jashari, dëshmitar i gjallë i luftës se 5, 6 dhe 7 marsit tëvitit 1998 ne Prekaz (I)

Fejtin i përgaditur nga ekipi i gazetarëve të gazetës Zëri i Ditës : Blerim Shala, Bardh Hamzaj, Faik Hoti dhe Arsim Bixhovi.

Po, Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar

Si u zhvilluan ngjarjet në lagjën Jasharaj midis 22 janarit dhe 5 marsit 1998? Pse nuk mund t'u thuhej gjithë atyre njerëzve që ishin të interesuar për të luftuar, "ejani në radhët e ushtrisë"? Kush e thirri Ademin në telefon në mëngjesin e 5 marsit për t'i treguar se po vinin forçat serbe? Kush e vërejti i pari rrethimin e lagjes Jashari? Si filloi sulmi i forcave serbe? Si luftuan Ademi e Hamza kundër serbeve?

Zëri: Gjatë rrëfîmit të tij, baca Rifat tregon se kur me 1996 erdhi ilegalisht përmes Shqipërisë në Kosovë, në kullë kishte gjetur Ademin, Besimin, Fitimin...po edhe ty. A te kujtohet ajo natë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Re: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyTue Aug 12, 2008 11:37 pm

Njerëzit vinin dhe i thonin Ademit: "Ne po të besojmë ty dhe te ti do te vijmë..."

Bashkim Jashari: E mbaj mend atë natë. Ishte vonë mbrëmje dhe dikush trokiti në dyert e oborrit tonë. Dola për të shikuar se kush ishte. Personat që kishin trokitur e kërkonin Ademin. Njëri prej tyre ishte pështjellë me një mahramë dhe unë ia zgjata atij një cigare derisa po bisedonim. Me vonë doli se ai kishte qenë babai (Rifati). Pas pak, ai u fut në kullën tonë, u vendos me pas në shtëpinë e dytë, atëherë kur ne veç e kuptuam që ishte ai. Për shkak të rrethanave që ishin atëherë, Rifati mendonte të mos zbulohej se ishte kthyer nga Gjermania, por kjo nuk ndodhi.
Të nesërmen u zbulua dhe e morën vesh famiijarët, të gjithë, se ai kishte ardhur. Këtë pastaj e kuptuan edhe shokët e organizimeve të asaj kohe.

Zëri: Pas dy viteve, keni qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit 1998 në Prekaz. Çka mund të na thoni për atmosferën në familjen, lagjen dhe fshatin tuaj dhe ngjarjet që i paraprijnë kësaj lufte?

Bashkim Jashari: Do te kthehem pak në një ngjarje që kishte ndodhur më herët. Pas sulmit të forcave serbe mbi familjen tonë, me 22 janar 1998, shtëpia jonë ishte shndërruar në vend që vizitohej nga një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve. Lëndinat përreth shtëpisë dhe oborri ynë ishte i mbushuar me vizitorë dhe kjo ishte për t'u befasuar.
Ata vinin të shikojnë se çka kishtë ndodhur në Prekaz, por shumë prej tyre, kishin ardhur të interesohen dhe ta marrin pushkën për të luftuar. Me disa arrinim të bisedojmë, e me disa edhe jo. Ishte e pamundur te flitej me të gjithë. Kryesisht me ta bisedonin Ademi e Hamza, ndërsa ne nuk kishim mundësi që t'i presim të gjithë ata njerëz brenda në kullë. Shumica prej tyre ishin të intersesuar që të angazhohen në radhët e UÇK-së, por në mungesë te armatimit, nuk kishte mundësi që atyre t'u thuhet "ejani në radhët e ushtrisë". Ademi e Hamza mendonin se përveç organizimit të UÇK-së që ekzistonte, në të njëjtën kohë, çdo fshat dhe komunë të organizohen vetevetiu për mbrotje sepse ishte e qartë se nuk kishte armë për te gjithë.
Kështu psh , Rezalla e ka pasur një njeri që ka qenë përgjegjës për organizimet luftarake aty, e po ashtu edhe fshatrat dhe komunat e tjera i kanë pasur përgjegjësit e vet.
Shumë njerëz kanë ardhur në familjen tonë dhe i kanë thënë Ademit: "Ne po të besojmë ty dhe te ti do të vijmë", por Ademi ishte i detyruar që njerëzve t'ua shpjegojë se nuk kishte armatim për të gjithë. Ai i inkurajonte ata që donin të luftojnë duke u thënë se ishte duke u angazhuar që të siguronte sa më shumë armë që ishte e mundur. Ademi e Hamza i porosisnin njerëzit që të gjithë, të organizohen dhe të përgatiten për luftë në vendin e vet, duke u shpjeguar se kështu lëvizin gjërat.
Pas 22 janarit, në organizime dhe përgatitje për luftë ka qenë e angazhuar e tërë lagjja jonë. Nëatë kohë, kanë arritur në lagje edhe 10-12 automatikë të tjerë dhe disa armë të tjera me të cilat bëhej roje në lagje pa ndërprerë. Njerëzit që kërkonin të përfshihen në këto organizime, disa prej tyre i kemi njohur nga afër, ndërsa disa i njihnim vetëm si figura.
Po ashtu, në atë kohë, ndaj familjes sonë shtohej presioni që t'i largojmë fëmijët nga shtëpia, sepse mund te priteshin sulme të reja të serbëve. Shembull, një dajë i nënës nga Vidishiqi i Shalës insistonte që fëmijët tanë të largohen. Babgjyshi (Shaban Jashari) i thotë atij: "0 mik, shtëpia ime është si shtëpia jote, fol vetë me fëmijët dhe gratë dhe si të duan ata le të vendosin". Ishte kjo dita e mërkurë, një ditë para se të ndodhte sulmi i 5 marsit, kur ai (daja) ka folur me mbesat e veta dhe me të tjerët që ishin në shtëpi, por as fëmijët e as gratë s'kanë dashur që të largohen nga shtëpia. Ka pasur njerëz edhe nga Prishtina që kanë ardhur dhe kanë bërë lutje të tilla, shokë të babagjyshit. Kishte ardhur një haxhi Dani nga Liapi që e kishte shtëpinë në Prishtinë, dhe i thotë babgjyshit: " M'i jep me vete disa prej fëmijëve të familjes tuaj që t'i marrë në shtëpinë time në Prishtinë dhe, te siguroj se për këtë s'do ta dijë askush". Por, prapë fëmijët tanë s'shkuan...
Po i tregoj këto raste sepse është përfoluar shumë se kinse Jasharët i kanë ndalur fëmijët dhe gratë në shtëpi kundër vulinetit të tyre. Këtë madje e thonë edhe ata që vranë dhe masakruan mijëra njerëz në Kosovë, por kjo s'është aspak e vërtetë, sepse kryefamiijarët tanë kanë respektuar vulnetin e secilit në familje, kushdo që ka dashur të shkojë ka mundur të bëjë këtë dhe e kundërta.
Është e vërtetë se ato dite Kushtrimi dhe Igballja, ishin nisur me dajën në traktor që të largohen nga shtëpia, një dite para se te ndodhte sulmi i forcave serbe. Ata, me të dalur në periferi të fshatit, zbresin prej traktorit dhe kthehen këmbë në shtëpi. Lutje të tilla babait Rifatit dhe të tjerëve u janë bërë edhe në Perëndim, por kjo ka qenë diçka që s'ka mundur t'u imponohet as fëmijëve e as grave te familjes tonë.
Ndërkohë, policia serbe e vendosur ne Fabrikën e Municionit vazhdonte presionin psikologjik mbi banorët e lagjes dhe familjen tonë. Ne sipërfaqen prej rreth 18 hektarëve që është këtu rreth shtëpive tona, në pjesën prej kësaj fabrike, në shtyllat e rrethojës së fabrikës, serbët kishin vendosur koka të qenve të vrarë. Këtë veprim ata e kishin bërë pas ngjarjes në Likoshan e Qirez, por djemtë tanë të vegjël, që i kishin kah 13-14 vjet atëherë, kanë shkuar dhe i kanë hequr ato koka te qenve të vrarë nga shtyllat.

Zëri: T'i kthehemi tash ngjarjes se 5 marsit 1998, ku të gjeti ty kjo ngjarje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Re: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyTue Aug 12, 2008 11:38 pm

Tri telefonata për Ademin ne natën e fillimit te sulmit

Bashkim Jashari: Me 5 mars 1998, une isha në roje bashkë me Aliun, një të afërm tonin, i cili me vonë vritet ne sulmin e forcave serbe. E vëzhguam me Aliun situatën përreth shtëpive të lagjës dhe hapësirat deri në mezhdë me Fabrikën e Municionit, ku ishin të vendosura forçat serbe. Vëzhguam tërë natën. U bë dritë, agoi. Nuk verenim ende asgjë të jashzakonshme. U kthyem me Aliun në oborrin e shtëpisë sonë, dikund kah ora 5 e mëngjesit, te një pikë ku ishte i vendosur një mitraloz. Atëherë ishte zgjuar Hamza dhe me te filluam të bisedojmë në oborr. Edhe Ademi ishte zgjuar, ishte në odë. Derisa ne po bisedonim në oborr me Hamzën, Ademi doli nga oda dhe tha se forçat serbe po e rrethojnë Llaushën. Kështu e kishin lajmëruar ne telefon nga Lagja e Re e Skënderajt. I kishin thënë se njerëzit i kishin parë forçat serbe duke ardhur nga Liausha. Erdhi te Hamza dhe ia tregoi atë që ia kishin thënë atij ne telefon. "Për hajr qoftë, ne kemi vendosur kështu dhe s'ka rrugë tjetër...", i tha Hamza Ademit.

Zëri: Kush i telefonoi Ademit?

Bashkim Jashari: I telefonoi Shani Geci, i cili i kishte thënë Ademit se força te mëdha policore ishin nisur ne drejtim te Llaushës Ademi na tha neve: "Bëni gati disa armë se po shkojmë në Llaushë" Pas pak, telefonohet prapë te ne dhe thuhet se forçat serbe nuk po shkojnë ne Liaushë, po në Açarevë. Edhe kësaj radhe Shaniu ishte në telefon. Ndërsa, pas pak, telefonohet sërish dhe thuhet se "forçat serbe janë kah vijnë te ju ne Prekaz". Ademi, pasi e merr këtë informatë, del shpejt nga oda dhe na thotë : "Djema, zini shpejt pozicionet se na e paskan mësy neve". E morëm armatimin që kishim, erdhën edhe djem të tjerë të armatosur nga fqinjët të cilët u njoftuan se forçat serbe ia kishin mësyrë lagjes sonë dhe u pozicionuam me ato armë që i kishim, automatikë, mitralozë, bomba dore, mortaja ...

Zëri: A mund të na pershkruani si sifilloi sulmi?

"Hamza ishte i emocionuar, i gatshëm për gjithçka"

Bashkim Jashari: Ne morëm pozicione të ndryshme mbrojtëse. Nuk vonoi shumë dhe tanket serbe filluan të dalin në anën e kundërt të shtëpive tona, përballë lagjes sonë. Një tank erdhi drejt shtëpisë tonë dhe drejt pozicioneve që i kishin zënë Besimi e Fitimi. Këta dy, ishin te parët që filluan te qesin me mitralozë nga pozicioni që kishin zënë ne një qoshe te një objekti, ku e kishin hapur një vrimë. Ata filluan te gjuajnë te parët sepse forçat serbe ishin afruar shumë. Besimi e Fitimi e mbulonin pjesën kah Fabrika e Municionit, sipërfaqen e sipërme prej nga policët dhe paramilitarët po tentonin të afrohen.
Ademi, ndërkaq, e ka gjuajtur me mortajë dore tankun që i ishte ofruar shtëpisë dhe e ka goditur. Tashmë gjuajtjet filluan në dyja anët. Para se serbët të fillojnë të gjuajnë, disa police u futën në një shtëpi të zbrazët të lagjes që ishte përballë odes sonë. Ajo shtëpi e ka pasur një podrum dhe aty u futën ata. Unë me Ragipin (Jasharin), kemi gjuajtur me mitraloz në drejtim të asaj shtëpie ku u futën policët serbe, ndërsa disa police të tjerë tentuan që të futën ne oborrin e shtëpive tona. Kur ne gjuajtëm ne drejtimin nga afroheshin ata, shumë prej tyre janë rrëzuar për tokë. Është interesant se policët e tjerë kalonin mbl trupat e shokëve të tyre dhe nuk ndaleshin. Kjo jep te kuptohet se policët dhe paramilitarët serbe kanë qenë te droguar dhe me vonë, pas mbarimit te sulmit, ne oborrin e shtëpive tona janë gjetur edhe shiringa.

Zëri: Me çfarë armësh gjuanit ju në drejtim të tyre?

Bashkim Jashari: Ne kemi gjuajtur në policët dhe paramilitarët serbe me dy mitralozë, ndërsa distanca mes tyre dhe neve ishte e atillë që mundësonte për mitralozët tanë që t'i kapin ata.
Forçat serbe pastaj, kanë filluar të gjuajnë me minahedhës dhe me armë të rënda. Baci Hamzë ishte i pozicionuar në një shtëpi tjetër tonën. Është interesant se ai, atë dite, ishte në një gjendje shumë emocionale, i gatshëm për gjithçka. Gratë dhe fëmijët ishin të gjithë të vendosur në shtëpinë e parë, në një dhomë si podrum. Babgjyshi Shabani endej nga një pozicion në tjetrin, herë në odë e herë në ndonjë pjesë tjetër te oborrit me një fqinj tjetër, te hyrja e parë e oborrit. Hamza me një fqinj tjetër po ashtu kishte marre një pozicion te shtëpia e dytë. Unë me Ragipin dhe me një djalë të Klinës (Shefikun) ishim te pozicionuar te shtëpia e tretë.
Serbët filluan të gjuajnë me minahedhës edhe nga Fabrika e Municionit. Në vendin ku binin predhat, ngritej pluhur i madh dhe dheu te hudhte për disa metra larg. Filluan të gjuajnë edhe nga ana e kundërt. Aq të forta ishin detonimet sa neve që qitnim me mitraloz të lentë dhe me mitraioz 12.7mm nga detonimet e predhave dhe gjuajtjeve të serbëve, na bëhej se nuk i dëgjonim zhurmën e mitralozëve tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Re: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyTue Aug 12, 2008 11:39 pm

Erdhi dita që e kemi pritur...", na tha Baci Adem (II)

Si ia doli ta çajë rrethimin Bashkimi me disa djem te tjerë te lagjes? Çfarë armësh përdornin serbët e çfarë Jasharët? Cilat këngë i këndonin Ademi e Hamza gjatë luftës? Ku e kaloi Bashkimi natën e pare te sulmit te forcave serbe? Kur e njoftoi ai babanë e tij Rifatin për krejt atë që kishte ndodhur ne kullën e Jasharëve dhe ne Prekaz?

Zëri: A kishte mundësi që ne ato rrethana te mendohej për ndonjë strategji mbrojtëse kundrejt gjithë atyre forcave serbe.. . ?

"Pasi qëlloheshin me artileri, copat e kulmeve të shtëpisë binin edhe nga 50-60 metra larg"

Bashkim Jashari: Taktika jonë ka qenë: kur serbët te gjuajnë, ne të heshtnim, të pushonim, ndërsa kur ata rrallonin gjuajtjet nga armët e rënda dhe tentonin të afrohen me këmbësori drejt shtëpive tona, ne gjuanim ne ta.
Duke qenë se këmbësoria serbe vinin nga ana e epërme e shtëpive tona, unë me dy-tre vetë të lagjës vendosëm që të dalim rrugicës dhe t'u dalim përpara atyre.
Tentuam ta bëjmë këtë dhe ata na vërejtën kur i ndërruam pozicionet, filluan të na gjuajnë me të madhe. Ne faktikisht mbetëm ne rrugicë dhe nuk kishim mundësi që sërish te kthehemi ne pozicionet tona brenda oborrit. Ishte kjo dikund rreth ores 11:00 te dites së parë të sulmit.
U ballafaquam me këmbësorinë për një orë dhe mes nesh është zhvilluar një luftë jashtëzakonisht e madhe. Prej nesh rezistohej aq sa kishte mundësi, por kur forçat serbe filluan të gjuajnë në drejtimin tonë edhe me arme të rënda, pozicioni ynë u keqësua. Ne ato momente, copat e kuhneve te shtëpisë binin edhe nga 50-60 metra larg pasi qëlloheshin me artileri dhe arme te tjera te rënda. Edhe pranë nesh kanë rënë predha te minahedhësve dhe na kanë hedhur 5-6 metra larg pozicioneve.

Zëri: Domethënë kah ora 11 apo 12 e dites ju dolët nga shtëpia dhe s'arritët me te ktheheshit, a ishte i vrarë deri atéheré kush né radhët e familjes suaj dhefqinjëve që rezistonin bashkè meju?

Bashkim Jashari: Jo, deri në atë kohë nuk kishte të vrarë ndërsa mes vetë komunikonim me zëra te lartë. Faktikisht duke bërtitur.
Çka shihnim, ia transmetonim Hamzës që ishte në shtëpinë e mesme, Hamza ia transmetonte Ademit. Më pas, unë dhe dy djem të tjerë te lagjes, faktikisht mbetëm "jashtë lojës", deri ne orën 5 apo 6 të mbrëmjes. Në pozitën ku ishim, duhej të luftonim tashmë për ta çarë rrethimin dhe për t'iu shmangur rënies në duar të serbëve. Me mua ishte Shefiku dhe dy djem të tjerë te lagjës me të cilët, pasi e shpërthyem rrethimin, u nisëm në mbrëmje për në Mikushnicë.
Më tej nuk mund te flas çka ka ndodhur në detaje brenda shtëpive tona dhe të lagjës, mund të tregojë vetëm për atë çka kam parë në shtëpitë e djegura... Pas tri dite sulmi të forcave serbe, Besarta mbeti e vetmja që e mbijetoi sulmin dhe ajo mund te përshkruajë se çka ka ndodhur krejt brenda tri ditëve në shtëpitë tona.

Zëri: Ju thatë se e keni parë atë mëngjes Hamzën në një gjendje te veçantë emocionale, çfarë bënte ai, çka thoshte, është thënë se gjatë tërë kohës ai dhe Ademi kanë kënduar duke luftuar...

Ademi e Hamza këndonin këngën e Zhuj Selmanit, një nga filmi për Çerçiz Topullin dhe "N'Dardani bjen një tupan"

Bashkim Jashari: Po, ne atë mëngjes, baci Adem kur doli nga oda me automatik ne dorë, pas telefonatës se tretë që ia kishte bërë Shaniu, na tha: "Erdhi dita që e kemi pritur... ".
Baci Hamzë ishte i motivuar shumë për luftë. Bashkë me Ademin ai na tha neve që ishim nën armë dhe famiijarëve të tjerë, se nuk kemi nevojë te frikësohemi, sepse "s'kanë çka na bëjnë serbët". Që të dy pastaj i morën pozicionet e veta dhe gjatë kohës sa kanë luftuar ata dy e këndonin këngën e Zhujë Selmanit, një këngë nga filmi i Çerçiz Topullit dhe këngën: "N'Dardani bjen një tupan". Kur kanë filluar granatimet e mëdha te serbëve dhe kur lufta u ashpërsua, ishte e pamundur pastaj te dëgjohet se çka flitej apo çka këndohej.
Lufta ka qenë e ashpër dhe është thënë edhe nga te tjerët se me 5,6 dhe 7 mars në Prekaz kanë qenë dikund rreth 5.000 força serbe të përziera dhe ka qenë e pamundur që te depërtohet nga jashtë ne lagjën tonë. Njerëzit e dinë se ato tri dite, lagjja jonë ka qenë e rrethuar prej mbi 70-80 tankeve të policisë e të ushtrisë serbe. Edhe një plak i lagjes sonë ka treguar më vonë, kur e kanë zënë atë policia dhe e kanë çuar ne Fabrikën e Municionit, se rrugës dhe në oborrin e kësaj fabrike ka parë aq shumë policë, paramilitarë dhe ushtarë, siç e përshkruan ai, "sikur lisat në mal". Unë vërtet nuk di t'ju fias me shumë për ngjarjen për shkak të rrethanave që u ndodha.

Zëri: Baca Rifat ka thënë se kontakti i parë që kishte ai me dikend prej famiijarëve pas luftës ishte biseda telefonike me Besartën dht Bashkimin. Kur keni biseduar me të, çka i thatë bacës Rifat në telefon ?

Bashkim Jashari: Natën e parë të sulmit, pasi nuk mundëm të kthehemi më në pozicione, qëndruam te Kamber Manxholli në Mikushnicë. Kamberi na ka strehuar atë natë edhe pse ne Mikushnicë pothuaj nuk kishte njerëz, sepse popullata ishin larguar prej fshatit shumica, dhe kishin kaluar ne anën e Shalës. Atë natë, ne Mikushnicë ndodheshin vetëm disa familje. Kamberi na strehoi ne shtëpinë e tij, na ndihmoi t'i ndrrojmë rrobat. Une isha bashkë me Ragip dhe Bilall Jasharin. Me neve deri ne një pjesë te rrugës për ne Mikushnicë ishte edhe Shekipi i Klinës, por u ndamë nga ai te një burim.
Tash te kthehem te pyetja juaj. Kur kishte ndodhur sulmi mbi forçat serbe, babës Rifat ne Gjermani i kishin shkuar ne vesh lloj-lloj fjalësh: "Jo ka ndodhur kështu, jo ashtu, jo Hamza e ka shpërthyer rrethimin, jo policia e kanë marre Shabanin, gratë dhe fëmijët", por asnjëra prej tyre thashethëmeve nuk ishte e saktë. Unë kam biseduar me babën Rifat te dielën në mbrëmje (me 8 mars). Ai dhe famiijarët tanë që ndodheshin në Gjermani ishin të shqetësuar nga dezinformatatat e shumta. Unë i tregova Rifatit për krejt atë çka kishte ndodhur dhe ai përkundër dhimbjes, u ndie me i lehtësuar kur i tregova se te gjithë janë vrarë duke luftuar nëpë rpozicione.
Ai kishte biseduar shkurt, më parë, edhe me Besartën e cila i kishte thënë babës ne telefon: "Bac, bali Adem dhe baba Hamza, kanë luftuar duke kënduar dhe kur kam dalë prej shtëpisë, kam shkelur edhe nëpër policë të vrarë..."

Zëri: Baca Rifat thotë se ju e keni pyetur atë edhe për caktimin e vendit ku do te varroseshin ata që ranë ne këtë betejë me serbët?

"Plumbat na vinin sikur nëpër filma"

Bashkim Jashari: Biseduam për këtë çështje dhe për Rifatin s'ishte problem te lëshohet ndonje parcelë toke për varret e tyre, por ne biseda me burrat e lagjes dhe veprimtarë te tjerë, u vendos që Ademi, Hamza dhe te rënët e tjerë, te varroseshin ne vendin që njihet si "Fusha e Pajtimit". Ishte kjo një lëndinë përballë shtëpive tona dhe meqë ne atë vend ishin bërë disa pajtime te gjaqeve, e pamë si vend te përshtatshëm për varret e atyre që ranë.

Zëri: A e keni ndonje supozim, ne cilën dite te sulmit kanë rënë Ademi, Hamza, mixha Shaban dhe famiijarët e tjerë?

Bashkim Jashari: Nuk mund te them kur janë vrarë saktësisht babagjyshi Shabani, Ademi e Hamza, sepse pozicioni im ka qenë i fundit prej të gjithëve dhe nuk kam mundur t'i shoh të gjitha e po ashtu dihet se ata nuk janë vrarë ditën e parë të sulmit, ndërsa une ne dy ditët e tjera te luftëss nuk kam qenë ne shtëpitë tona. Me disa veta pata kaluar jashtë oborrit ditën e parë të luftës dhe ne rrugicë e kam takuar Aliun, i cili ka rënë po ashtu duke luftuar, kur po i kalonim disa shtëpi te lagjës për ta çarë rrethimin.
Aliu është vrarë prej tankut, e po ashtu edhe Qazimi...
Është çudi si shpëtuam ne, sepse plumbat na vinin kah këmbët bash sikur nëpër filma, na gjuanin nga tanket...Kur shkuam te burimi, aty prapa një shelgu ishte edhe Halili, një djalë shumë trim, i cili u vra aty duke luftuar. Neve na ka ardhur tanku shumë afër, dhe duke menduar që t'i shmangemi jemi hudhur në një pus dhe i bëmë gati bombat e dorës që t'ua hedhim policëve që do te na afroheshin, sepse mendum se muhabeti u krye dhe ne nuk kishim shpëtim. Por, policët ne tank nuk na vërejtën dhe pasi u errësua, u ngjitëm lumit përpjetë dhe dolëm jashtë rrethimit.
Sa i përket luftës që është zhvilluar brenda oborrit te shtëpive tona, ashtu siç tregova, unë di të flas për pjesën sa vetë kam qenë i përfshirë ne ato operacione, për pozicionin e secilit që ishte aty e deri për kohën kur dolëm ne rrugicën jashtë oborrit ne përpjekje për t'iu kundërvënë këmbësorisë serbe. Deri atëherë, te gjithë ishin gjallë, ndërkohë që bombardimet vazhdonin, rezistenca gjithashtu, ndërsa dritaret dëgjoheshin e shiheshin duke u thyer, pjesë te shtëpive duke u rrënuar. Me një fjalë po bëhej luftë e ashpër, tym e flakë. Kjo zgjati për tri ditë rresht...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Re: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyTue Aug 12, 2008 11:39 pm

Pesëvjetori i Luftës në Kosovë (3)

Rrefim i jashtëzakonshëm i Besarta JASAHRIT

« E kam parë balin Adem kur e ka marrë plumbi, ka rënë te shtylla afër shkallëve të shtëpisë, aty u vra »

Çfarë thotë Besarta Jashari, vajza e Hamzë Jasharit, e cila prej fillimit e deri në fund të sulmit të forcave serbe mbi Jasharët, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ishte brenda rrethimit te egër dhe e pa me sytë e saj rënien e të gjithë anëtarëve të familjes? Kush ra i pari e kush i fundit në këtë luftë të pabarabartë? Si u vra Ademi? Si rezistoi Kushtrimi derisa ra i fundit? Si e zbuluan policët serbe Besartën se kishte mbetur gjallë? Çka e pyesnin ata për Ademin e Hamzën?

Zëri: Çfarë ju kujtohet juve nga ditët para luftës se 5, 6 dhe 7 marsit1998?

"Epara u vra Adilja"

Besarta Jashari: Në ditët para se të ndodhë ky sulm, në familjen tonë është zhvilluar një jetë krejt normale. Ne si fëmijë, qysh herët e dinim se ne shtëpinë tonë vinin njerëz te ndryshëm dhe ishim mësuar te shohim mysafirë shumë shpesh. Deri kur ka filluar lufta, nuk na është dukur se po ndodh diçka e jashtëzakonshme.
Unë e mbaj mend edhe sulmin e 22 janarit ne shtëpinë tonë. Atë natë, kur kanë ardhur forcat serbe për ta sulmuar shtëpinë tonë, une isha me nënën time Feriden ende ne podrum te shtëpisë. Nëna i pastronte dhe i rregullonte enët, sepse familja sapo e kishin kryer syfyrin. Për fat, forcat serbe nuk ishin futur ne bodrum. Mua dhe një fëmijë tjetër te shtëpisë sonë, nëna na e hodhi një dyshek përmbi dhe na strehoi ne një qoshe të shtëpisë. Aty kemi qëndruar derisa u krye sulmi. Ka zgjatur kjo rreth një gjysmë ore.
Me 5 mars, ne mëngjes, para se te nisin gjuatjet e serbëve erdhi bali Adem dhe na tha që te mos frikësohemi. Ai lëvizte prej vendit ku ishim ne nëpër pozita te ndrsyhme ne oborr. "Ne jemi me te forte se ata (serbët), mos keni frikë, s'kanë çka na bëjnë", na tha ai, sapo u kuptua se policia dhe ushtria serbe ia kishin mësyrë shtëpisë tonë. Ashtu na tha edhe babagjyshi Shabani dhe nuk vonoi shumë dhe lufta filloi… Serbët gjuanin me granata dhe me armë të tjera në shtëpitë tona. Ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës shtëpitë tona u granatuan. Dikur u vra vetëm Adilja, gruaja e Ademit. Ajo u vra ne shkallët e njërës shtëpi. Ajo shkoi te marre municion ne katin e tretë te shtëpisë ku i kishin dhomat bali Adem dhe babai ynë, Hamza. Adilja u ngjit ne katin e tretë te shtëpisë për ta marre një çantë me fishekë dhe u vra duke zbritur shkallëve teposhtë. Anëtarët e tjerë te familjes e morën trupin e saj dhe e sollën ne bodrumin ku ishim ne, para shporetit dhe e mbuluan me një çebe. Tërë dita shkoi me gjuajtje te fuqishme te forcave serbe, ndërsa ne mbrëmje te shtënat u qetësuan. Ne mbrëmje, djemtë e rinj, Blerimi, Kushtrimi dhe Igaballi dhe bali Adem me ta, i mbushnin karikatorët dhe bëheshin gati për luftën e dites tjetër. Ata e përcillnin situatën.

Zëri: Domethënë ditën e pare te sulmit nuk është vrarë askush tjetër nga familja?

Besarta Jashari: Jo. Ditën e parë të sulmit në familjen tonë s’ishte vrarë askush tjetër, pos gruas së Ademit, Adiles.

Zëri: Po te nesërmen, si nisi dita?

Besarta Jashari: Që ne mëngjes, kanë filluar përsëri granatimet e forcave serbe. Ne ishim duke qëndruar ne bodrum. Granatat binin ne çdo pjesë te shtëpive dhe te oborrit. Copat e një granate dhe gojëzat e saj e zunë përfundi Igballin, djalin e bacit Rifat, ndërsa gjyshja Zade i tha nënës se tij, Zarifes: "Çou hiqja djalit ato copa prej trupit, sepse te gjithëve do ta na gjejë kjo". Granatimet vazhduan te jenë edhe me te fuqishme, ndërsa nga copat e granatave filluan te vriten edhe anëtarët e tjerë te familjes tonë që ishin te strehuar ne dhomën si bodrum. Ai që vritej, merrej nga te tjerët dhe skajohej ne një pjesë te bodrumit, ndërsa bali Adem dhe babai Hamza me djemtë tanë rezistonin ne pozicionet e tyre. Me tragjikja ka qenë një granatë, e cila i ra bodrumit dhe e çau atë ne dy pjesë, duke e shkatërruar atë. Ajo granatë i vrau edhe disa prej anëtarëve te tjerë te familjes tonë. Fuqia e saj e hodhi gjyshen prej vendit ku ishim, ne një dhomë tjetër, sepse ishin shkatërruar edhe muret që ndanin vendin ku ishim ne me dhomat e tjera përdhese. Nga kjo granatë dhe disa te tjera që u hodhën rresht, pos atyre që u vranë, mbetën te plagosura rende edhe Hidajetja, vajza e bacit Rifat dhe motra ime Fatimja, që ishte dy vjet me e vogël se une. Hidajetja m'u mbështet për trupi bashkë me Fatimen. Eshtrat e tyre kërsitnin, sepse ishin thyer nga granatat dhe copat e tavanit e te murit që kishin rënë mbi trupin e tyre. Kërkuan ujë dhe une dola që te marr ujë për to. Kur u dogjën shtëpitë, shpërtheu edhe sistemi i ujit. U nisa te marr ujë duke kaluar mbi trupat e te vdekurve. Kur u ktheva, që te dyja kishin vdekur. Te gjallë ende ishin Besimi, Kushtrimi dhe bali Adem, që luftonin nga një pozicion ne tjetrin.

Zëri: Po mixha Shaban dhe Hamza, a ishin ende gjallë?

Besarta Jashari:Këtë nuk e di, sepse nuk kam mundur t'i shoh, ata ishin ne pozicione te tjera.

Zëri: Ademi paska qenë gjithmonë afër jush?

"I fundit ra Kushtrimi"

Besarta Jashari: Ai lëvizte prej pozitës që kishte te një mur ne oborr dhe vinte kah vendi ku ishim ne të strehuar. Pas vrasjes së shumicës së anëtarëve të familjes tonë, vritet edhe Besimi. Afër derës së bodrumit ku ishim strehuar bie edhe bali Adem, në përpjekje për të na mbrojtur. Të gjallë ishim edhe vetëm unë dhe Kushtrimi. Unë isha e strehuar në bodrum, ndërsa dyert e tij ishin të hapura. E kam parë balin Adem kur e ka marrë plumbi, ka rënë te shtylla afër shkallëve të shtëpisë, aty u vra.
Pas rënies së balit Adem, djali i tij Kushtrimi (atëherë 13 vjeç), e mori automatikun dhe u nis ne drejtin një pozicioni tjetër ne oborr, sepse policët serbe veç ishin futur në disa depo që i kishim. Ne ballafaqim me ta, Kushtrimi ka rënë midis shtëpive me automatik në dorë. Kur nuk mbeti me asnjë i gjallë, vetë fillova të shkoj te trupat e secilit, duke prekur dhe duke thirrur me zë nëse kishte mbetur dikush i gjallë. I thirrja ne emër, por s'përgjigjej askush. Dhe, në ato momente kur më nuk dija çka te bëj, u futa nën maxhen e shtëpisë, duke menduar kështu të strehohem. Krejt kjo po zhvilloj kah fundi i luftës, dikund ne ditën e tretë te sulmit, paradite.
Ne bodrumin ku isha strehu erdhën policia serbe. Ata me parë gjuajtën disa bomba dore dhe gaz lotësjellës. Gjuanin edhe duke u futur brenda. Kur u futën brenda, filluan te kontrollojnë dhe më diktuan se isha e gjallë. Isha strehuar ne një qoshe, afër maxhes, aty ku ishin çesmet e ujit, nën koritën e betonit ku laheshin enët. Policët me diktuan ne frymëmarje se isha e gjallë. M’u afruan dhe me nxorën prej aty, me qitën ne oborr dhe filluan te me pyesin për balin Adem që ishte i vrarë para shkallëve se a ishte ai Ademi apo jo. Une e dija se bali Adem ishte i vrarë, por ata nuk ishin te sigurt se a ishte ai, sepse ai e kishte shkurtuar pak dite me pare mjekrën dhe kjo ata i bënte te pasigurt ne njohjen e tij. U thashë: "Ky nuk është Ademi, është një dajë prej Liaushës, Abdullahu". Ademi e Hamza, u thashë, nuk janë këtu. As për babagjyshin nuk u thashë se është ai.

Zëri: Pse u thatë ashtu policëve?

Besarta Jashari: Ne edhe me herët ishim mësuar ne familje, që te mos u tregojmë te tjerëve gjithçka. Njerëzit shpesh na pyetnin: "A janë Ademi e Hamza aty çka po bëjnë, si janë?", dhe ne nuk donim që te tregojmë a janë apo s'janë. Edhe policëve s'doja t'u tregoja

"Kam parë policë të vrarë në arat përreth shtëpive..."

Çka ndodhi ne momentet e fundit të rezistencës së mixhës Shaban, Ademit e Hamzës? Si shpëtoi Besarta nga injeksioni që donin t'ia jepnin policët serbë? Kur u bashkua Besarta me fëmijët e tjerë të Jasharëve që nuk kishin qëlluar ditën e sulmit në shtëpi?

Zëri: Para se të të zbulojnë policët që je e gjallë dhe para se të vriten të gjithë anëtarët e tjerë të familjes që atë dite ishin në shtëpi, a të kujtohet gjë prej momenteve të fundit të rezistencës së tyre?

Besarta Jashari: Sa bëhej luftë e dëgoja zërin e babës Hamzë, por atë s'e shihja, ndërsa i kam parë babagjyshin dhe balin Adem, siç tregova. Ata dy gjatë sulmeve serbe kanë ardhur me shpesh te bodrumi ku ne ishim te strehuar. Babagjyshi është vrarë me herët se bali Adem, i cili e kishte pozicionin e vet te një mur i oborrit, por kur muri u rrënua, u tërhoq te shtëpia dhe pozicioni i tij ishte dritarja nën shkallë betoni para bodrumit Ai luftoi në këto dy pozicione dhe ne pozicione te tjera derisa u vra.

Zëri: Çka ndodhi pastaj me ty?

Besarta Jashari: Policët serbë me morën pastaj dhe më sollën rreth e rrotull shtëpive. Me dërguan te një veturë e bardhë dhe deshtën te ma jepnin një injeksion apo ku di çka ishte ajo. Aty unë kam bërtitur dhe njëri prej tyre, kur e pa reagimin tim, nuk i la të ma jepnin injeksionin. Me dërguan pastaj në Fabrikën e Municionit, ku u bashkova me fëmijët e tjerë të lagjes, të cilët i kishte rrëmbyer policia bashkë me shumë familje të lagjës sonë. Aty u bashkova me disa të afërm të lagjës dhe prej aty, policia serbe na dërguan në Skënderaj. Ne Skënderaj me ka marre Bejtë Gashi për të më strehuar, ndërsa më vonë kanë ardhur dajat që të më marrin dhe jam bashkuar me Shqipen, Marigonën, Ilirianën dhe Fazliun që ishin te dajat.

Zëri: Ku e takove Bashkimin, i cili gjithashtu e kishte mbijetuar sulmin?

Besarta Jashari: E takova te dajat e fëmijëve të bacit Rifat, ne Okrashticë. Ai vinte edhe gjatë luftës në Okrashticë dhe në Kopiliq, varësisht se ku ishim ne të strhuar. Nuk shkonte javë pa kontaktuar me ne. Pothuaj gati çdo javë ne kemi kontaktuar me telefon edhe me bacin Rifat, Muratin, Bekimin e Lulin që ishin në Gjermani...
Për ne fëmijët e Jasharëve kujdeseshin dajat tanë, dhe po ashtu ishim gjithmonë me UÇK-në. Aty ku UÇK i kishte pozicionet më të mira, aty ishim edhe ne.

Zëri: Kush foli i pari prej jush në telefon me bacën Rifat, ti apo Bashkimi. Çka i thatë atij?

Besarta Jashari: Unë kam folur e para. Me bacin Rifat kam folur në telefon prej Skënderajt. Pastaj ka folur shpesh edhe Bashkimi.
Biseda e parë me bacin Rifat, ishte e shkurtër. Ai me pyeti se a ka mbetur kush i gjallë, ndërsa unë edhe pse isha e tronditur prej krejt asaj çka kisha parë e përjetuar, i tregova se si kanë luftuar bali Adem, babai Hamza, babagjyshi dhe te tjerët. I tregova po ashtu se kur kam dale prej shtëpisë, kam parë edhe policë serbë të vrarë në arat dhe rrugët përreth shtëpive tona...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Re: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyTue Aug 12, 2008 11:40 pm

Kthimi i Jasharëve: Rrëfen Rifat Jashari

(“...Jemi në truallin tonë”

Sa anëtarë të familjes së Shaban Jasharit kishin mbetur gjallë, në Kosovë dhe në Perëndim, pas luftës se 5, 6 dhe 7 marsit? Cili nga jasharët kishte shkelur i pari në truallin ku luftuan dhe ranë Ademi, Hamza, mixha Shaban dhe anëtarët e tjerë të familjes? Kush dhe kur e gjeti automatikun më të cilin kishte luftuar Adem Jashari? Si dhe kur u kthyen Jasharët (Rifati, Murati, Bekimi e Luizimi) pas luftës në Kosovë?

Zëri: Kush mbeti në Prekaz përkatësisht në Kosovë pas luftës se 5, 6 dhe 7 marsit prej familjes suaj të ngushtë?

Kush kishte mbetur nga Jasharët?

Rifat Jashari: Pas sulmit të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, prej anëtarëvë të familjes tonë që ishin në Prekaz, të gjallë kanë mbetur 6 anëtarë: Bashkimi, Iliriana dhe Fazliu (tre fëmijët e mi), Shqipja e Marigona (vajzat e Ademit) dhe Besarta (vajza e Hamzës). Kurse në Perëndim në atë kohë ishim 4 të tjerë: unë Rifati, djali im Murati, djali i Hamzës Bekimi dhe djali i Ademit Lulzimi. Pas 5 marsit 1998, ne kemi dashur të kthehemi që të gjithë në Kosovë, në veçanti Murati dhe Luli ishin këmbëngulës në këtë. E vërteta është që pas 5 marsit, ne kemi dashur që fëmijët që ishin në Kosovë t'i kursejmë më tej, ndërsa Bashkimi ka qenë ai që kishte thënë se nuk e ka ndërmend që ta ndërprejë rrugën që e kishin nisur Ademi e Hamza, ndërsa për këtë, e ka pasur përkrahjen tonë të plotë.
Po ashtu edhe fëmijët, nuk kanë dashur ta lëshojnë Kosovën, as para 5 marsit e as pas kësaj date. Aty ku ka qenë baza më e forte e UÇK-së, ata e kanë kaluar shumicën e kohës. Kanë qëndruar ne Okashticë, në Kopiliq, Tushilë etj. dhe kudo që kanë qenë ushtarët e UÇK-së, aty kanë qenë edhe fëmijët tanë. Krejt luftën ata e kanë kaluar kryesisht në fshatrat e Drenicës dhe në një pjesë të Shalës.

Zëri: Vajza e Ademit, Shqipja është parë edhe në përvjetore të ndryshëm të UÇK-së gjatë luftës?

Rifat Jashari: Po, e vërtetë. Ajo ka respektuar rrugën e babait dhe të familjes së saj.

Zëri: Kur ktheheni Ju, Murati, Bekimi e Lulzimi në Kosovë pas luftës?

Rifat Jashari: Së pari dua të them se anëtarët e parë të familjes tonë që kanë shkelur në shtëpitë tona pas luftës së 5, 6 dhe 7 marsit kanë qenë Bashkimi me shokët e tij dhe motrat e mia, si dhe fëmijët tanë që kishin mbetur në Kosovë. Ka ndodhur kjo pas 9 muajve te luftës. Bashkimi me shokë, edhe gjatë luftës kanë patrulluar shpesh kah shtëpitë tona.
Ne të tjerët nga Perëndimi, në Kosovë jemi kthyer më 27 qershor 1999, dhjetë apo dymbëdhjetë dite pasi forçat e NATO-s kishin arritur edhe në Skënderaj.

Zëri: Meqë Bashkimi gjatë luftës ka kthyer shpesh kah shtëpitë tuaja, a ju ka folur ndonjëherë për përshtypjet e tij rreth asaj se çka ka parë gjatë asaj kohe këtu në Prekaz?

Nën gërmadha të shtëpisë Bashkimi e gjeti automatikun e Ademit

Rifat Jashari: Ajo që vlen për ta theksuar, që na e ka treguar neve, është se kur Bashkimi ka ardhur në shtëpitë e djegura dhe është futur nëpër to, aty e ka gjetur automatikun e Ademit, nën gërmadha te shtëpisë. Kur ne u kthyem, familjarët tanë që kishin mbetur këtu, ishin ata që na jepnin gajret dhe kurajo.

Zëri: Çfarë ju thoshin?

Rifat Jashari: E përshkruanin rënien e Ademit, Hamzës dhe të tjerëve dhe na thoshin: "Të lumtë ata si shkuan...", edhe pse nuk është e lehtë për motrën që te thotë kështu për vëllezërit e rënë, apo për prindërit e për nipat e mbesat. Megjithatë, është gjetur forca në mesin e tyre dhe mund të them se e tëra është përballuar në mënyrë burrnore...

Zëri: Thatë se automatikun e Ademit e kishte gjetur Bashkimi me shokë, ku janë automatikët e Ademit e të Hamzës?

Rifat Jashari: Bashkimi, duke u kthyer shpesh kah shtëpia dhe duke shikuar nën gërmadha, e kishte gjetur automatikun e Ademit. Pasi jemi kthyer në Prekaz pas luftës, në gërmadhat e shtëpive të bombraduara është gjetur edhe automatiku i Hamzës, ndërsa mitralozin e Ademit, gjatë luftës se 5, 6 dhe 7 marsit e ka pasur Naimi (Jashari), ndërsa mitralozin e dytë te Ademit e ka pasur Ragipi dhe me këtë mitraioz është luftuar në Shalë.

Zëri : A mund të na e përshkruani pak a shumë atmosferën kur u kthyet në Kosovë?

Rifat Jashari: Pas mbarimit të luftës, dikund me 28-29 qershor ne kemi mbërritur në Skënderaj, ishte mbrëmje kur arritëm.
Këtij udhëtimi i kanë paraprirë disa biseda në Gjermani, nganjëherë edhe të nxehta midis nesh, sepse për shkaqe sigurie nuk donim që te udhëtonim të gjithë së bashku për në Kosovë. Megjithatë, vendosëm definitivisht se kush duhet të kthehet dhe kush duhet të mbetet edhe më tej me punë në Gjermani, sepse donim që edhe pas luftës ne të jetojmë nga djersa jonë edhe pse në atë kohë në Perëndim na u ofruan disa gjëra, disa të mira materiale, madje edhe shtëpi e banesa, por s'i pranuam as njërën e as tjetrën. Vendosëm që jetën ta rindërtojmë me mjetet që i kishim të kursyera, sepse kishim diçka në këtë drejtim pasi që veç ishim 4 veta nga familja jonë që kishim dokumente të rregullta të qëndrimit në Gjermani. Megjithatë vendosëm që të kthehemi njëherë të gjithë në vendiindje, e pastaj në Gjermani të kthehen ata për të cilët morëm vendim se duhet të vazhdojnë punëne edhe më tej në Gjermani. Që të katërtit (Rifati, Murati, Bekimi e Luizimi) u nisëm për t'u kthyer në Kosovë. Me ne bashkë kanë udhëtuar Imer Lushtaku, vëllai i gjeneralit Nuredin Lushtaku dhe Bedri Islami. Bedriu ka udhëtuar me ne deri në Shqipëri dhe aty jemi ndarë prej tij. Kishim edhe emocione kur u nisëm drejt Kosovës dhe mezi prisnim që te arrijmë në vendin tonë.

Zëri: Udhëtuat përmes Shqipërisë pra?

Rifat Jashari: Po. Kënaqësia jonë më e madhe ka qenë kur ne e kemi kaluar kufirin midis Shqipërisë e Kosovës. Vetëm disa metra larg kufirit, në brendi të territorit të Kosovës, në një lëndinë, ishin duke na pritur djemtë e luftës. Ishte aty edhe Bashkimi.
Dolëm dhe u përqafuam me ta dhe ndonëse ishte një takim mallëngjyes, askush prej nesh nuk qau, edhe pse zemra qante, sepse ishte një kohë e gjatë që s'ishim parë me ta dhe po ktheheshim në Kosovën e lirë, pas një lufte te përgjakshme dhe me shumë sakrifica që ishin bërë.
Prej aty, me Bashkimin dhe shokët e tij, me disa vetura e furgonë vazhduam për ne Prizren, ku drekuam së bashku. Ne ishim te interesuar që të dimë për shumë gjëra.
Pastaj vazhduam për në Skënderaj. Dëshironim që menjëherë të shkojmë në vendiindjen tonë, por të gjithë shoqëruesit tanë na lutën që natën e parë ta kalojmë në Skënderaj. Aty atë natë, e bëmë planin si do te shkonim të nesërmen në Prekaz, si do t'i vizitonim varrezat. Ishte kjo sigurisht me 28 qershor 1999, një dite më parë, më 27 qershor kemi mbërritur në Durrës.

Luizim Jashari: Dua të shtoj diçka. Gjatë rrugës për në Kosovë, ditën që arritëm në Shqipëri, u ndalëm te Sokol Bega, ndërsa në 2 të natës, jemi nisur prej shtëpisë së tij për në Kosovë, sepse ishim të padurueshëm që të arrijmë sa më parë në vendlindjen tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Re: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyTue Aug 12, 2008 11:41 pm

Pesëvjetori i Luftës në Kosovë (5)

Kthimi i Jasharëve: Rrëfen Rifat Jashari

"Ademi, Hamza, dëshmorët dhe gjaku, janë kapital që i takon vetëm historisë”

Si u pritën nga populli Jasharët në Skënderaj? Si rrodhi takimi i parë mes Jasharëve të kthyer nga Perëndimi dhe atyre që luftën e kishin kaluar në Kosovë? Si u kujdesën të pesë motrat për burrat e Jasharëve për një vit rresht? Si ka rrjedhë pas luftës shtrirja e trungut famiijar në familjen Jashari? Si ndihen Jasharët kur emrat e anëtarëve të familjes se tyre përdoren për përfitime të ndryshme?

Zëri: Si u prit kthimi juaj ne Kosovë?

Jasharët takohen sërish

Rifat Jashari: Në nëntëdhjetë për qind të kohës, prej se ne e kemi kaluar kufirin dhe jemi kthyer ne Kosovë, me popullin tonë kemi kaluar çaste të lumtura dhe na kanë nderuar.
Kur kemi arritur në Skënderaj, njerëzit na kanë pritur jashtëzakonisht ngrohtë dhe ne të dyja anët e rrugës ka pasur njerëz që kishin dalë te na përshëndesin, sidomos në qendër të qytetit, ku qytetarët na pritën në përqafime edhe pse, ne atë kohë, numri i popullatës ende nuk ishte i madh, sepse shumë njerëz ende s'ishin kthyer ne shtëpitë e tyre. Megjithatë ka qenë një pritje e ngrohtë familjare, mund të them nga ana e atyre që ishin në Skënderaj.

Zëri: Ku e kaluat natën e parë kur erdhët në Skënderaj?

Rifat Jashari: Natën e parë e kemi kaluar te motra ime në Skënderaj. Na ishte ofruar po ashtu një lokal në Skënderaj që ta kalojmë natën. Të nesërmen, të motra ku ne e kaluam natën erdhën fëmijët tanë që ishin ne Kosovë.

Zëri: A mund të na e përshkruani këtë takim?

Rifat Jashari: Të them të drejtën takimi me ta ishte emocional gjithsesi dhe ne kishim ndjenja të përziera. Fëmijët tanë erdhën te motra ime te shoqëruar nga dajat e tyre. Kur ne kishim shkuar në Perëndim, shumicën prej tyre i kishim lënë të vegjël, vajza e Ademit Marigona dhe Fazliu kishin qenë shumë te vegjël madje, ndërsa tash ishin rritur dhe të tjerët na i prezantonin: "Kjo është Besarta, kjo është Marigona, ky është Fazliu... "
Erdhën aty edhe 4 motrat e tjera. Nata pothuaj na kishte kaluar duke këmbyer biseda dhe duke treguar për ngjarjet që kishin kaluar.
Të nesërmen, në shoqërim të tyre dhe masës së madhe të njerëzve, erdhëm në Prekaz, së pari te varrezat, u kthyem kah shtëpitë dhe biseduam me njerëzit që ishin dëshmitarë të ngjarjeve. Ata i përshkruanin ngjarjet ashtu si i kishin përjetuar. Ne menjëherë iu përveshëm punës që ta krijojmë një ambient për të vazhuar jetën.

Zëri: Cila ishte përshtypja juaj e parë për Prekazin e pasluftës, për truallin ku ishit lindur e rritur?

Rifat Jashari: Të them të drejtën, gjithçka dukej si shkretëtirë, si rrugës ashtu edhe në fshat e qytet, sepse gjithçka ishte e shkatërruar. Megiithatë, kishim ndjenjën e krenarisë, sepse përkundër te gjithave që kishin ndodhur, ne ishim ne vendin tonë, në tokën tonë.
Filluam menjëherë të punojmë dhe t'i rindërtojmë shtëpitë edhe pse kishte kërkesa të shumta si të qytetarëve ashtu edhe të të tjerëve që ne të vendoseshim dikund në qendër, duke na thënë se "ju meritoni te vendoseni në qendër...".
Ne kishim vendosur me kokën tonë si do te veprojmë dhe e dinim se me shtëpinë dhe truallin tonë nuk ndërrohet asgjë. Pasi e bëmë pastrimin e vendit dhe i kryem disa punë, u vendosëm menjëherë në Prekaz.
Me 28 qershor arritëm në Skënderaj, me 29 u kthyem në Prekaz, ndërsa me 1 korrik kanë filluar të vijnë njerëz për të na vizituar, sidomos djemtë e luftës dhe njerëz të tjerë, të cilët na kanë ndihmuar në rivendosjen e jetës. Ato ditë shkuam ne Prizren që të marrim disa gjëra elementare te materialit ndërtimor, sepse ne Skënderaj nuk kishte.

Zëri: Kush përkujdesej për familjen Jashari ne atë kohë?

"Për një vit na kanë shërbyer dhe ndihmuar te pesë motrat"

Rifat Jashari: Për një vit rresht, neve na kanë shërbyer dhe ndihmuar te pesë motrat tona, herë njëra e herë tjetra, duke u përkujdesuar për ne dhe për fëmijët tanë sikur nëna të tyre, sepse nuk kishte gra të tjera në shtëpinë tonë, ndërsa e vetmja femër e rritur ishte vajza ime, Iliriana. Ato na kanë ndihmuar gjatë një viti të plotë, na ndihmojnë edhe tani.
Ne filluam menjëherë me ndërtimin e shtëpive te rrënuara. Çdo gjë që e kemi tash, e kemi ndërtuar pas luftës. Vizitat e njerëzve kanë vazhduar për 5-6 muaj pas luftës dhe te ne kanë ardhur njerëz nga te gjitha viset shqiptare, nga diaspora. Ne jemi munduar që t'i presim si duhet, i kemi pritur aq sa kemi pasur mundësi t'i presim dhe natyrisht këtu ka pasur edhe vizita nga delegacione te ndryshme, nga KFOR-i : Kushneri ka qenë po ashtu në familjen tonë, gjenerali Kluas Rajnharri dhe shumë personalitete te tjera.
Ne e patëm me lehtë që ta rinisim jetën tonë në Prekaz, sepse e bëmë më herët një program, ndërsa kushtet jetësore që i kemi tani, janë të nivelit që i kishim kur filloi lufta.

Zëri: Si ka rrjedhë pas luftës shtrirja e trungut famiijar në familjen Jashari ?

Rifat Jashari: Ne përvjetorin e dytë te renies se famiijarëve tanë, djali im Muarti është takuar me Sadijen, tash nuse e tij, me te cilën u fejua, ndërsa dasmën ia bëmë me 7 mars. Pse vepruam kështu? - Deshëm që edhe ne gëzimin e familjes sonë të jenë të pranishëm kush të dojë prej popullit tonë, sepse kur kishte ndodhur lufta i tërë populli ynë e kishte ndarë dhimbjen me familjen tonë dhe ishte populli ai, i cili me ndjenjat e veta na e largoi dhimbjen. Për këtë arsye edhe gëzimin deshëm ta ndajmë se bashku.
Pastaj është martuar edhe djali i Ademit, Luizimi, ndërsa djali i Hamzës Bekimi është martuar ne Gjermani. Edhe dasma e Bekimit ka pasur disa gjëra interesante për te tjerët, ndërsa për ne ishte diçka e zakonshme. Ka pasur disa njerëz që edhe na e kanë parë për të madhe pse bënim dasmë, duke na thënë "si po e bëni këtë kur ju kanë ndodhur këso gjanash?", por ne ishim te përgatitur në çdo aspekt që të ballfaqohemi me çdo gjë që kishte nevojë dhe me problemet që i sjell jeta. Tash, ne i kemi 3 nuse dhe 5 fëmijë dhe jemi gjithsej tetëmbëdhjetë anëtarë.

Zëri: I keni trashiguar emrat e mixhës Shaban, Ademit e Hamzës?

Rilindja e Jasharëve

Rifat Jashari: Po, Murati ka një djalë dhe një vajzë dhe ua ka përtërirë emrat prindërve te mi, babës dhe nënës (Shabanit dhe Zahides), djali i Hamzës Bekimi po ashtu një djalë dhe një vajzë që mbajnë emrat e prindërve te tij, Hamzës dhe Ferides, ndërsa djali i Ademit, Luizimi ka një djalë që mban emrin e babait te tij, Adem.

Zëri: Me çka merren sot Jasharët?

Rifat Jashari: Bashkimi ka mbetur ne pozicionin e ushtarakut siç ka qenë edhe gjatë luftës, ai është komandant i Zonës se Parë të TMK-së, Lulzimi ka kaluar në Gardën e Kosovës, Murati është orientuar në Universitet, duke e ndier këtë si obligim edhe ndaj babës Shaban, i cili e ka dashur shumë Muratin dhe shkollën. Fëmijët e tjerë të vegjël janë po ashtu në shkollë dhe janë nxënës shembullorë...

Zëri: Thatë me herët se sapo jeni kthyer keni filluar te ndërtoni këtu shtëpitë ku janë vendosur familja, nuk keni pranuar që te merrni ndonjë shtëpi apo ndihma te tjera...
Si ju duket sot, kur njerëzit e përmendin emrin e familjes tuaj, emrin e Ademit e Hamzës. Si reflektohet kjo tek ju dhe si ndihen Jasharët kur ndokush e përmend emrin e Ademit e te Hamzës edhe për qellime, te themi ashtu jo te sinqerta?

Rifat Jashari: Me rëndesi eshte qe ne të mos e keqpërdorim emrin dhe veprën e tyre. Në qoftë se ne dimë dhe mund ta ruajmë atë që te mos keqpërdoret, kjo do të ishte fatbardhesia jonë me e madhe.
Natyrisht se nuk na vjen mirë në qoftë se dikush ofendon, nese dikush shikon të përfltojë mbi emrin e tyre por ne kemi menduar dhe mendojmë dhe këtë e themi me sinqeritetin më të madh se, familja jonë prej momentit kur ka ndodhur 5 marsi 1998, i takon krejt shqiptarëve dhe Ademi e Hamza bashkë me të tjerët nuk janë me vetëm te familjes tonë.
Prej luftës e këndej, varrezat e të rënëve, objektet në të cilat është zhvilluar lufta dhe vetë ata, nuk janë me vetëm tanët, janë të popullit tonë. Aq sa kemi hise ne në ta, aq kanë edhe populli. A duan ta respektojnë apo jo emrin dhe veprën e tyre, kjo le të
mbetet ne ndërgjegjien e secilit.
Ne mendojmë, se është e dhimbshme si për ne, ashtu edhe për te tjerët, që dikush, jo vetëm me emrin e Ademit e të Hamzës, por edhe me emrin e gjithë dëshmorëve të shikojë të përfitojë diçka. Por, në fund te fundit, çdo kush e ka për vete, çfarëdo që bën.
Kemi thënë se dëshmorët janë pasuri vetëm e historisë së Kosovës, nuk janë pasuri as e institucioneve, sepse ndonjëherë institucionet po i klasifikojnë dëshmorët që është gabimi me i rendë i tyre. Dëshmorët dhe gjaku janë kapital vetëm te historisë dhe askujt tjetër. Ademi e Hamza krejt atë që e kanë bërë, nuk e kanë bërë vetëm për familjen tonë, por për te gjithë shqiptarët
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Re: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyTue Aug 12, 2008 11:42 pm

Pesëvjetori i Luftës ne Kosovë (6)

Rrëfim i Shani Gecit nga LIausha e Skënderajt, njeriu i fundit që komunikoi në telefon me Adem Jasharin me 5 mars 1998

Pas kësaj lufte, i huaji nuk do të na shkelë me kurrë, tha Adem Jashari në mëngjesin e 5 marsit 1998

Si ishte krijuar qendra informative për përcjelljen e lëvizjeve të policisë serbe në Llaushë? Cilat ishin lëvizjet e komandantit serb te stacionit të policisë në Skënderaj, Ilia Trajkoviq dhe dy civilëve të tjerë? Si reagoi Ademi kur e mori vesh se forcat serbe po drejtoheshin nga Prekazi? Cilat ishin porositë e Ademit për pjesëtarët e UÇK-së

Nga mesi i vitit 1997, ne LIaushë te Skënderajt, ka funksionuar një qendër e vogël informative, e cila ka tubuar informacione për lëvizjet e formacioneve policore e ushtarake serbe dhe te cilat pastaj iu janë distribuuar strukturave drejtuese te UÇK-së dhe komandantit Adem Jashari. Shtëpia e Shani Gecit ne LIaushë gjatë gjithë kohës ishte vënë ne dispozicion te pjesëtarëve te UÇK-së, ndërsa atij vête i ishte besuar detyra e grumbullimit te informacioneve dhe distribuimi i tyre komandantit Adem Jashari. Shani Geci ishte personi i fundit që kishte biseduar me telefon me Adem Jasharin, vetëm pak caste para sulmit te forcave policore e ushtarake serbe ne Prekaz, me 5 mars 1998.

Zëri: Si ndodhi që ju të jeni personi i zgjedhur për të komunikuar me komandantin Adem Jashari?

"Ku guxojnë serbët te hyjnë ne Llaushë, pas asaj që iu ka ndodhur te Mrizet", thoshte Hamza

Shani Geci: Para se të përgjigjem në këtë pyetje, dua te them se unë kam pasur një telefon, me të cilin janë shërbyer pjesëtarët e UÇK-së dhe në të cilin, persona të interesuar për ta ndihmuar luftën, përherë kanë njoftuar nëpërmes tij për lëvizje te forcave policore në pjesë të ndryshme të në Kosovës e posaçërisht ne rajonin e Drenicës. Une isha i pari që kisha marrë informatën e saktë për vrasjen mizore të Abdullah Nikës në trafostacionin e Ferronikelit në Drenas dhe atëherë e pata njoftuar nëpërmes telefonit komandantin Adem Jashari. Unë atëherë gjithashtu isha njoftuar edhe për nisjen e tre xhipave me kriminelë të Arkanit nga Gllareva e Klinës, te cilët me pastaj kanë kaluar nëpër Klinë, Turiqefc e LIaushë dhe kanë shkuar në drejtim të Mitrovicës. Edhe për këtë i pata njoftuar disa persona të caktuar. Merrja dhe jepsha edhe informacione të tjera, kështu që vetë komandanti kishte preferuar që të më jepet detyrë për grumbullim të informacioneve dhe për distribuimin e tyre, njerëzve te caktuar te UÇK-së e posaçërisht atij.

Zëri: A mbani mend edhe për ndonjë informacion te rëndësishëm, të cilin ia keni komunikuar komandantit?

Shani Geci: Vetëm një natë para se të sulmohej për herë të dytë kulla e Jasharëve në Prekaz, me 21 janar 1998, kam marrë një informatë, se tre xhipa të bardhë, të cilët bartnin policë ishin nisur nga qyteti i Skënderajt për në Llaushë. Kam dalë në një pikë të lartë dhe i kam vërejtur ata të vinin drejt Llaushës, por për një çast janë kthyer në kthesën e parë kah tjegullorja e vjetër dhe pastai janë drejtuar kah Fabrika e Municionit. Kam zbritur dhe kam thirrë në kullën e Jasharëve. Meqë Ademi nuk ndodhej në shtëpi, në telefon është paraqitur Hamza, të cilit i kam thënë se tre xhipa me kriminelë kanë dashur te hyjnë në LIaushë, por që kanë ndërruar mendjen dhe kanë shkuar në drejtim të Fabrikës se Municionit.

Zëri: Cili ishte reagimi i Hamzës?

Shani Geci: Nuk hetohej kurrfarë shqetësimi tek ai. "Ku guxojnë serbët te hyjnë në Llaushë. pas asaj që iu ka ndodhur te Mrizet", thoshte Hamza, i cili pastaj kërkoi nga ne të jemi të gatshëm për t'u përballur me të papriturat që mund të vijnë. Ai më pat treguar gjatë kësaj bisede edhe për një rast, kur policët serbë, të stacionuar në Fabrikën e Municionit, ishin munduar ta vrasin në ballkonin e shtëpisë së tij. Të nesërmen herët do të thotë me 22 janar, policia serbe e pat sulmuar kullën e Jasharëve në Prekaz, por rezistenca e Hamzës dhe e Jasharëve të tjerë doli më e fortë dhe kriminelët u thyen.

Zëri: Prej kur jeni njohur me Ademin e me Hamzën?

Shani Geci: Hamzën e kam njohur me pak, ndërsa Ademi vinte shpesh në LIaushë. Ata janë nipa tanë do të thotë te Gecajve dhe ne për ta ishim njerëz të besueshëm. Me Ademin gjithmonë kemi komunikuar me "Daja" dhe ai më ka çmuar shumë, ngase përherë tek ai kam lënë përshtypjen e një njëriu të sinqertë dhe të drejtë. Ademi është mbështetur fuqishëm në LIaushë dhe ai këtë e ka çmuar, ndërsa Hamza, vinte rrallë, por edhe kur vinte rrinte gjatë me ne, posaçërisht me mua. Në shtëpinë time, e cila shërbente për nevoja të UÇK-së. Hamza nuk udhëtonte me veturë, por vetëm këmbë dhe gjithherë qëndronte gjatë dhe këtë kohë e shfrytëzonte për t'u takuar me njerëz që përbënin strukturat drejtuese të UÇK-së në Llaushë.

Zëri: Thuhet se vetëm një dite para se të ndodhte sulmi i policisë serbe me 5 mars te Jasharët, ju keni vërejtur lëvizje të parëndomta të policisë serbe?

"Ka ardhur koha të tregojmë veten kush jemi dhe çka mund të bëjmë për Kosovën"

Shani Geci: Prej betejës së njohur në Rezallë të Re, kur policia serbe kishte pësuar dëme të mëdha në teknikë dhe në njerëz dhe pas sulmit të 22 janarit në kullën e Jasharëve, e posaqërisht pas luftës në Likoshan, ishte shtuar niveli i gadishmërisë në mesin e pjesëtarëve të UÇK-së. Prej atëherë pjesëtarët e UÇK-së në Llaushë kishin bllokuar rrugën, e cila çonte për në Klinë. Thënë të drejtën, të gjithë kanë menduar se Llausha do të jetë cak i sulmit të policisë serbe. Me 4 mars, janë vërejtur tre persona, njëri i uniformuar dhe ai ishte komandanti serb i stacionit të policisë, Ilia Trajkoviq dhe dy civilë, të kenë lëvizuar në dy-tri pika të larta mbi qytetin e Skënderajt. Ata, siç u vërtetua më vonë, kishin zgjdhur pikat ku do të vendosej policia. Une menjëherë e kam njoftuar komandantin Adem Jashari, por edhe kësaj radhe ai nuk ndodhej aty ndërsa Hamza si gjithnjë gjakftohtë, ka shprehur kërkesën për të qëndruar në gjendje gadishmërie.

Zëri: A ju kujtohet edhe ndonjë detaj i asaj nate, i cili vlen të theksohet?

Shani Geci: Me sa më kujtohet, në mbrëmjen e 4 marsit 1998, në Llaushë ishin Rrustem Mustafa komandant Remi dhe Rrahman Rama, të cilët nuk kanë qëndruar shumë aty, por kanë vazhduar në drejtim të Açarevës apo Likofcit, nuk e di me saktësi. Nuk di gjithashtu as qëllimin e ardhjes së tyre në Llaushë, pasi që nuk kam kontaktuar me ta.

Zëri: Cili ishte kontakti i parë me Adem Jasharin, në mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998 dhe çka heni biseduar me té?

Shani Geci: Në mëngjes herët, diku pas mesnate kam marre një informacion nga Mitrovica, se força te mëdha të policisë, të pajisura me teknikë luftarake dhe me numër të shtuar në njerëz, janë nisur në drejtim të Skënderajt. Gjithashtu herët në mëngjes janë pare police serbë të jenë stacionuar në një kodër mbi qytetin e Skënderajt, vetëm një kilometër larg nga Llausha. Ishim të bindur, se Llausha do të jetë në shënjestër. Policët serbe kanë shtënë menjëherë nga aty dhe kanë vrarë ushtarin tanë, Miftar Rreci, derisa ai kishte dalë për ta vëzhguar terrenin. Nuk kam mundur të duroj më. Kam kapur armën dhe kam shtënë ne ajër për t'i alarmuar pjesëtarët e tjerë te UÇK-së, të cilët kishin zënë pozicionet e tyre. Kam hyrë brenda në shtëpi dhe kam thirrë Ademin me telefon për t’ia komunikuar lajmin, por ne telefon është paraqitur dikush nga djemtë e Jasharëve, me gjasë Bashkimi, i cili me është përgjigjur, se Ademi ndodhet diku në objektin tjetër. Pas dhjetë minutave është paraqitur Ademi, të cilit i kam thënë, se Llausha është rrethuar, se është vrarë ushtari Miftar Rreci dhe se vetëm jemi duke pritur kur të sulmohemi. Pasi që kisha edhe një informacion tjetër se policia serbe ishte stacionuar edhe për të dy anët e rrugës për në Polac deri te lisat e Xanëve dhe pasi që saktësislit e dija se ku kalonte Ademi për te ardhur ne Llaushë, ia kam tërhequr vërejtjen që te mos kalojë në të njëjtin vend.

Zëri: Si reagoi Ademi?

Shani Geci: Ademi ishte shumë i shkurtër dhe i vendosur. Mbahuni dhe qëndroni, thoshte ai. "Edhe po që se shfarosemi te gjithë, pushkën serbit nuk do t’ia ndajmë kurrë. Jemi në luftë me serbin qe 100 vjet, por tash e kemi me gjithë mend dhe jemi te vendosur që ta heqim qafe përgjithmonë. Ka ardhur koha te tregojmë veten kush jemi dhe çka mund te bëjmë për Kosovën. Pas kësaj lufte, i huaji nuk do te na shkelë me kurrë". Thoshte Ademi, tare qetë dhe gjatë kësaj kohe fitova përshtypjen se Ademi e kishte kuptuar se lufta ishte e pashmangshme. Kam ndërprerë lidhjen me Ademin dhe ua kam komunikuar fjalët e tij ushtarëve tanë aty

Zëri: Popastaj ç'ndodhi?

Për hajr na qoftë ore. Po ne këtë punë s'e kemi nisur për ta lënë në gjysmë, tha Ademi

Shani Geci: Nuk ka vonuar shumë kohë dhe një informacion tjetër e kam marrë nga Xhafer Babaj në Skënderaj i cili ka alarmuar për faktin, se forca të mëdha te policisë janë drejtuar kah Prekazi, respektivisht kah lagja e Jasharëve. Të gjithë ishim në dilemë, a do te sulmohemi ne në Llaushë. Apo komandanti Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz. Kam ngritur telefonin dhe e kam thirrë edhe një herë Ademin, i thashë se forca te shumta te policisë janë drejtuar kah ju dhe se ekziston mundësia që të sulmoheni. Gjifhashtu e kam pyetur se çfarë të bëjmë, po qe se sulmohet Prekazi, apo nëse sulmohet përnjëherë edhe Prekazi edhe Llausha. Kisha një parandjenjë shumë të keqe, por nuk dëshiroja t’ia thosha Ademit.

Zëri: Si reagoi ai kësaj radhe?

Shani Geci: Për hajr na qoftë ore, u shpreh ai. "Po ne këtë punë s'e kemi nisur për ta lënë në gjysmë. Do të mbrohemi me krejt çka kemi. E kemi ditur se edhe do të vritemi edhe do tëe digjemi, por gjithashtu e dimë, se patjetër do te fitojmë", thoshte gjithnjë komandanti, i cili me pas kërkoi që të mos kursehet asgjë, as jeta, për ta luftuar policinë serbe. Ai gjithashtu ka pyetur se sa është i lartë morali i ushtarëve te UÇK-së për t'u përballur me luftën dhe se si janë të pozicionuara forcat e UÇK-së.

Zëri: Çfarë ishte rrjedha e mëtutjeshme e ngjarjeve?

Shani Geci: Vazhdimisht me arrinin infrmacione nga Mitrovica për numrm e madh te forcave policore e ushtarake serbe që vinin në drejtim të Skënderajt. Në ndërkohë mora një informacion tjetër, gjithashtu nga Mitrovica nga Ismet Babaj, se edhe autobusë të shumtë me tabela te Pirotit, Kralevës, Nishit, Prokuplës, Krushefcit te Kragujevcit, te Çaçakut dhe te qyteteve te tjera te Serbisë, te stërmbushur me policë serbë, ishin nisur në drejtim të qytetit të Skënderajt. Në ndërkohë edhe numri i policëve te stacionuar në mes të Skënderajt dhe Llaushës ishte shtuar dukshëm, ndërsa policë të shumtë ishin vendosur edhe në udhëhkryqin e rrugëve për në Llaushë dhe Polac. Kam pritur edhe pak dhe kam tentuar ta thërras edhe një herë Ademin, por linja ishte ndërprerë. Nuk ka vonuar shumë e armët e rënda të policisë serbe kanë dridhur jo vetëm Prekazin por edhe qytetin e Skënderajt dhe Liaushën. Tentimet për të kontaktuar edhe një herë me komandantin Adem Jashari ishin tashmë te kota. Serbët kishin ndërprerë linjat me Prekazin, kishin bllokuar te gjitha rrugët që çonin atje, kështu që kishin pamundësuar depërtimin e pjesëtarëve te UÇK-së për t'i shkuar në ndihmë komandantit Adem Jasharit dhe Jasharëve, në luftën e tyre të lavdishme.

Zëri: Çfarë ishte reagimi i pjesëtarëve te UÇK-së në Llaushë, përderisa në Prekaz kishte filluar dhe zhvillohej luftë?

Shani Geci: Fillimisht dominonte dëshira për të depërtuar me çdo kusht deri në Prekaz, për t'i shkuar në ndihmë Ademit, por vëzhguesit e UÇK-së kishin konstatuar, se një gjë e tille ishte e pamundur te bëhet, mëqenëse ishin vërejtur shumë forca që kishin bllokuar Lagjen e Jasharëve, por edhe pjesën me te madhe te Prekazit. Deri aty ne Llaushë kishin ardhur pjesëtarë te UÇK-së edhe nga pjesë tjera të Drenicës, por tentimet e tyre për të shkuar më tej ishin të kota.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Re: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyWed Aug 13, 2008 12:51 am

Keto jane shpifet e gazetareve te kafeneve vetem per perfitime ne LEGJENDEN KOMBETARE KOMANDANTIN ADEM JASHARIN
Edhe UDBA qenka zgjuar te bej analize luften e lavdishme te UCK shikojeni luften e internetit te komadantit GAFUR ADIL SEKSOLOGUT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Çka shkruan Adem Jashari në letrën - dërguar LPK-së në Dhjet   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar EmptyWed Aug 13, 2008 5:38 am

Kjo letër, e dërguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vëllai, Amza, dhe e nënshkruar nga një grup luftëtarësh të Drenicës është një ndër mesazhet e luftës. Natyrisht, ajo nuk është shkruar me mendimin se do të botohet ndonjëherë; ajo është një letër mes shokëve të luftës, flet për realizimin e një aksioni dhe për probleme të tjera. Por, në gjithsecilin rresht të saj, tepër dukshëm, mund të shikosh atë që do të vinte më pas. E shkruar thjeshtë, si gjithçka që është madhërisht e bukur, pa fjalë të mëdha dhe pa mburrje, ajo mbart në vete dëshminë historike, jo vetëm të një beteje. Kjo letër është shkruar në fundin e vitit 1997, më saktësisht në dhjetor të këtij viti. Fillimisht ajo është faksuar, nga jashtë Kosovës, sipas të dhënave nga një faks në aeroportin e Shkupit, e më pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditësh, përmes kanaleve ilegale.

Letra ruhet sot në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku edhe është adresuar, ndërsa një kopje e saj ruhet në Kosovë.

Ja edhe letra, thuajse e plotë:

“Të dashur shokë e vëllezër,

Disa të dhëna rreth ngjarjes në fshatin Vojnik, të ndodhur me 25 nëntor 1997 në mes forcave tona dhe të policisë sekrete të okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmërimin e një automjeti civil të tipit “niva” me katër persona civilë, i cili bënte lëvizje të dyshimta në fshat, nga lagjja në lagje. Atë e vërejtëm dhe e përcollëm deri sa erdhi tek lagjja e Binakajve dhe pikërisht afër shtëpisë ku gjendet veprimtari ynë. Sipas rrëfimit të shokut, ky tentoi t’i identifikojë, por ata tentuan ta tradhtojnë duke u paraqitur njëri prej tyre se “jemi shqiptarë” dhe porsa ai e mbaron fjalën,njeri prej tyre shtien disa herë me revolver, në drejtim të veprimtarit tonë.

Shkathtësia e tij e shpëtoi nga plumbat dhe me shpejtësi të madhe ky ia kthen automatikun dhe e qëllon automjetin dhe dihet se i ka qëlluar disa nga të ndodhurit brenda. Të dyshimtit largohen me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes, duke lënë në vend shenjat e xhamave të thyer dhe shenja gjaku.

Kjo ka ndodhur rreth orës 14.00. Pasi largohen të dyshimtit, ky kthehet në shtëpi dhe bashkohet edhe me tre shokët e tjerë, të cilët ishin të gatshëm për ndihmë, por rreziku mendohej se kaloi. Vendosën të mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjë intervenim i mundshëm policor.

Ashtu edhe ndodhi.

Pas dy orësh, pra rreth orës 16.00, në fshat hyjnë dy autoblinda,të shoqëruar edhe nga një “NIVË” dhe mësyjnë lagjen e Binakajve. Këta,shokët tanë, zënë pozicionet në malin e afërt dhe në gardhiqet e afërta.

Porsa mbërrin ekspedita ndëshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnë të shtiejnë në drejtime të ndryshme, për të përhapur panik por, në atë kohë, forcat tona, të përbëra, si e thamë edhe më lart, nga katër persona, hapin zjarr dhe e kthejnë konfliktin mes tyre dhe ekspeditës

ndëshkuese serbe. Të pabarabartë në numër e në teknikë, bëhet tërheqja në drejtim të pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndërprerje dhe filluan të afrohen, çka u detyruam të përdorim bombat, edhe pse të pakta. Atëherë, me përdorimin e bombave, serbët u tërhoqën në autoblinda dhe lufta bëhej vetëm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orës 18, por nuk mundën të na shtyjnë nga pozicioni që e zumë në pyll. Kjo i shtyri të largohen me shpejtësi të madhe nga lagjja dhe fshati.

Nga ana jonë nuk patëm viktima ose të plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja gjaku në vendin e ngjarjes, sidomos të shumta ishin ku janë përdorë bombat.

Sa i përket organizimit të mëvonshëm dhe informimit të antarëve,ngjarja zhvillohet kështu: Në organizimin tonë ekzistojnë edhe vëzhguesit e terrenit. Njëri prej tyre vëren autoblindat duke shkuar në drejtim të Klinës apo Turiqevcit, deri sa për rastin që biseduam më lart, kishim informata. Bëhet lajmërimi i disa prej punkteve tona dhe ata bënë lajmërimin e antarëve, por vetëm të jemi të gatshëm, që porsa të marrim lajmin se çfarë po ndodh në terren, të jemi të gatshëm për ndihmë. Nata e bëri të vetën dhe me vonesë u bë e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tërheqja e policisë bëri që të mos konfrontohemi atë mbrëmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosëm që të jemi në vëzhgim të terrenit, në të gjitha rrugët që të shpien drejt vendit të ngjarjes.

Dërguam vëzhguesit, pra edhe të tjerët, vendosëm, pasi e morëm edhe pëlqimin e shokut në ngjarje të drejtpërdrejtë që: nëse policia do të ndërmarrë ndonjë operacion ndëshkues, të bëjmë rezistencë. U vendos që para mëngjesit të zihen pikat më strategjike në rrugët që shpien drejt rajonit të rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat mund të ndërhyjnë nga Mitrovica, Peja, por edhe nga Prishtina. U caktuan grupet që do të zënë pritat, por edhe vëzhguesit për lajmërim. Çdo gjë në Drenicë dhe rreth saj ishte nën kontroll. Dëshira jonë ishte dhe luteshim, që bash në vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, të jetë ashtu.

Pra aty e parashikonim se do të korrnim fitore. Kemi pas mundësi edhe më herët, pra në vend tjetër t´i “shkurtojmë”, por bash aty, ku edhe e dëshironim, na erdhën, ishim disa grupe, në disa prita. Kolona ishte e gjatë. Kishim lajmin nga vëzhguesit se janë të shoqëruar edhe me helikopterë.

I pritëm deri sa hynë në mesin e të gjithë grupeve nga 3 - 4 e deri në 5 veta në grup, ku numri i përgjithshëm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur “kryqat e popit”). Të tjerët ishin në vende të tjera, për të mos i përshkruar tash të gjitha.

Kolona hyri ku dëshironim. Së pari sulmuam me minahedhës, e pastaj disa me bomba e disa me armë zjarri të ndryshme, si automatikë, snajperë e mitralozë. Konfrontimi filloi rreth orës 10 ku zgjati deri rreth orës 13 -14.

Operacioni ishte shumë i vështirë, luftë e ashpër, pandërperë,harxhuam shumë municione, sidomos në helikopterët. Disponimi në forcat tona ishte në nivel, edhe pse disa ishin të parët, përveç harxhimeve në municion,

nga forcat tona nuk pati humbje e as të plagosur. Çka është më e rëndësishmja,edhe fshatarët e këtyre anëve u përgjigjen dhe u mbushen malet me luftëtarë të gatshëm, ku gjatë tërheqjes policia u sulmua nga të gjitha anët, e ku policia në panik shtiu kah mundi, në objekte civile, shkolla e xhami.

Pasi i shtymë të tërhiqen forcat speciale serbe shkuam në vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lënë në vend shumë dëshmi që të tregojnë se kanë pasur humbje dhe se kanë qenë të hendikepuar nga paniku.

Gjetëm municion të ndryshëm të kalibrit të madh e deri tek revolverët, veshje antiplumb të përgjakura, shlema, karikatorë të ndryshëm, maska kundër gazrave, patrona lotsjellës e shumë e shumë të tjera. E gjithë rruga që nga fshati Lludeviq e deri në vendin “Kryqat e popit” ishte e mbuluar nga gëzhojat.

Dëmet e pësuara nga armiku, çka na i kemi parë, janë një autoblindë i kallur,një i prishur, mitralozin e shkatërruar, njërin nga “ pizgauerët” e djegur e disa blinde të dëmtuar pjesërisht. Helikopteri dyshojmë se ka qenë i goditur, se shumë shpejt u largua dhe më nuk u duk, duke i lënë forcat e veta të vetmuara, gjysmë ore para se të tërhiqeshin.

Kemi kërkesa të mëdha për antarsim, por mungon armatimi. Shumë pak keni punuar në këtë drejtim. Prandaj shokët që veprojnë në këtë trevë të Drenicës, kërkojnë që të përfaqësohemi me një nga shokët tonë të mëhershëm

që tani e disa kohë gjendet jashtë, nën emrin e tij konspirativ “VESHI”.

Në fund të këtij rrëfimi ju përshëndesim përzemërsisht nga Drenica.

Lavdi të rënve për liri.

Nga një grup shokësh,

Të nënshkruar:Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri”.

Kush janë të nënshkruarit e kush është “Veshi”

Një sqarim për lexuesit:

“Rafeta” - ishte pseudonimi i Adem Jasharit,

“Gipa” - ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadës “Fehmi Lladrovci” - vrarë në luftë),”Zena” - ishte Zenun Kodra,

“Dili” - ishte Fadil Kodra, ”Nura”- Nuredin Lushtaku,

“Dyli” - Hamëz Jashari,,” Gafurri” - Abedin Rexha, i njohur më vonë si “Sandakani”, komandant brigade,i vrarë në luftë.

Nga shtatë të nënshkruarit, katër janë vrarë në luftë, tre të tjerët janë sot në TMK, me gradat superiore, gjeneral major e më tej.

Ndërsa “Veshi” ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit – gjatë luftës, i caktuar me detyra të një rëndësie të veçantë pranë Lëvizjes Popullore të Kosovës, si përfaqësues i saj në Shqipëri dhe pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Jam mrekulluar gjithnjë prej kësaj letre, që kur e kam pasur në duar për herë të parë, mrekullohem edhe tani. Përgjithësisht aksionet e ndryshme të UÇK-së janë informuar në Shtabin e Përgjithshëm ose në Kryesinë e

Organizatës. Disa prej tyre ruhen ende. Por kjo letër, e shkruar thjeshtë,nga njëherë duke i rënë shkurt disa ngjarjeve, ajo ka në vete edhe një vlerë të madhe : Asnjëherë e askund nuk mund të gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk gjen emra të përveçëm, se ishte ai apo isha unë, por gjithçka mbeti në emrin e shokëve dhe të luftëtarëve të lirisë. Rreth tre muaj pas kësaj letre Adem Jashari u vra në luftë. Mirëpo kushdo që ka rastin të lexojë këtoradhë mund të kuptojë fare mirë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme.Gazeta Ndryshe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty
MesazhTitulli: Re: Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar   Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE
» Për luftën në Melenicë
» » SI E BËMË LUFTËN NË PASHTRIK?!
» SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE
» UDBja Bahtir Hamza

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: