Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... Empty
MesazhTitulli: NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...   NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... EmptyWed Jul 30, 2008 7:04 pm

NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO-EVROPIANE !

Mona Agrigoroaiei

Shkallë-shkallë me ndërgjegjësimin tim kombëtar, kam arritur të kuptoj situatën e rëndë koloniale të kombit shqiptar, i ndarë dhe i pushtuar nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë dhe me qëllim që të jap kontributin tim për ribashkimin e trojeve shqiptare, iu përkushtova analizimit në shkrime të ndryshme të kësaj gjendjeje dhe rrugës konkrete deri në krijimin e shtetit të vetëm kombëtar shqiptar.

Në këtë kontekst, jam e vendosur që kurrën e kurrës të mos pranoj t'u nënshtrohem atyre qarqeve rumune që kishin ndërmend të më shëndrrojnë në një instrument (vegël qorre) për qëllime që i gjykoj se janë me karakter antishqiptar. Dhe konsideroj se edhe para opinionit publik shqiptar e kam për detyrën ta denoncoj fenomenin e veprimtarisë së shërbimit të fshehtë rumun, për të cilin jam e bindur përfundimisht se është hallkë e zinxhirit politik sllavo-evropian në Ballkan. Them kështu, edhe pse në fillim kam konsideruar se nuk duhet të vë shënje barazie midis pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë dhe autoriteteve të shtetit rumun, nga arsyja më e thjeshtë se Rumania nuk e ka trevën shqiptare nën pushtim dhe kolonizim, siç e kanë shtete si Serbia, IRJM-ja, Mali i Zi, Greqia, dhe se ky shtet ka qenë dhe është plotësisht i vetëdijshëm se rreziku i pansllavizmit e kërcënon ende fort, se është i vetëdijshëm se vet ka copa të shkëputura nga trungu i vet nën ndikim të Rusisë (Moldavia), apo nën pushtim dhe kolonizim ukrainas (Bukovina, Herca) dhe serb (Banati).

Por kjo nuk është aspak ashtu. Sipas analizimit të situatës, të bisedave, kam arritur të konstatoj se dëshirat e këtij shërbimi për të më përfshirë në sistemin e vet janë produkt i urdhëresave evropiane e sllave. "Ne jemi evropianë" thoshin, duke nënkuptuar me këtë se ne jemi duke punuar me porositë e Evropës. Unë e di se Evropa Plake është shantazhuesja dhe sabotuesja më dinake ndaj çështjes kombëtare shqiptare, se ajo gjithmonë e ka dashur të veprojë për ta "vrarë" përfundimisht çdo tentativë të çlirimit dhe ribashkimit të Shqipërisë, prandaj kam qenë shumë vigjilente dhe u jam kundërvënë drejtpërdrejtë përpjekjeve antishqiptare që tentuan:

1. Të më vënë në kontroll për mënyrën se si i shkruaj shkrimet – Në fillim, për të mos më "turbulluar", më thanë se mund të shkruaj çfarë të dua, edhe nëse nuk kam qendrim në përputhje me pozitën zyrtare të shtetit. Pastaj, donin që të gjitha shkrimet që do t'i kisha bërë, t'i kontrollojnë, duke qenë "të tmerruar" nga shkrimet me karakter programatik, ata që synojnë të prezantojnë përgjigjen ndaj pyetjes "çfarë duhet bërë për ribashkimin e Shqipërisë"! Reaguan edhe ndaj faktit se unë kam shkruar në mënyrë kritike kundër faktit se xhandarët rumunë vranë dy demonstruesë në demonstratën e Lëvizjes Vetëvendosje! të 10 shkurtit 2007, sepse "një shkrim negativ i shkruar nga një qytetar rumun në një gazetë të huaj dëmton imazhin e shtetit". Gjë që e vlerësoj si një absurditet, sepse imazhin negativ të një vendi nuk e sjellë një shkrim, por veprimtaritë konkrete të atij shteti, në rastin konkret, krimi i bërë e që u mbulua me aksionin e tërheqjes së trupave rumune nga Kosova, "ikja nga vendi i krimit". Presionin e tyre e konsideroj si tentativë për kufizim të lirisë së fjalës. Kundërpërgjigja ime ka qenë në praktike, sepse unë jam shprehur në shtyp vetëm sipas dëshirave të mia.

2. Të mi vënë në kontroll aksionet, me kërkesën, "vazhdo kontaktet e mëparshme, por vepro sipas udhëzimeve tona", konkretisht, unë të filloj të spiunoj shqiptarët, në përgjithësi dhe lëvizjen kombëtare shqiptare në veçanti. Siç kuptova nga provokimet që mi bënë, donin që unë përfundimisht të punoja për këtë institucion – duke pasur si mision edhe takime me personalitete politike zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim të marrjes së informacioneve të caktuara. Nuk jam në gjendje të pohoj cilët politikanë dhe cilat informacione do të donin t'i merrja vesh, sepse jam shkëputur përfundimisht (me kohë) nga ky rrjet.

Çdo qytetar i një vendi e ka detyrë të kontribuojë për sigurinë e atij vendi. Por unë konsideroj dhe ngul këmbë të mos pranoj se ky drejtim i aktivitetit ka të bëjë me fushën e sigurisë së Rumanisë! Unë do të isha plotësisht e gëzuar nëse shërbimi i fshehtë rumun do të kërkonte të zbuloja informata lidhur me kërcënimet e pamasë që rusët ua bënjë në Moldavi popullit rumun, që vet konstatova se udhëhiqet nga qarqe shkombëtarizuese pro-ruse dhe ka brenda një "republikë" të tipit Srpska (ashtu si në Bosnje dhe në tentim e sipër edhe në Kosovë) e "mbrojtur" nga paqëruajtësit e armatës ruse!!! Apo për kërcënimet e rënda ekonomike që janë bërë me anë të tenderve privatizuese ilegale.

Por jo, "për çudi", Rumania merret nën tokë me spiunimin e shqiptarëve, ndërkohë që (duke iu afruar Beogradit dhe Moskës) pozitën zyrtare e ka në të njëjtën vije me Serbinë lidhur me Kosovën. Ajo nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës – pra minimumi i minimumit, shkëputja më e brishtë (formale) e Kosovës nga Serbia dhe të dy presidentet, Tadiç dhe Basesku, janë "të dashuruar" aq thellë me njëri tjetrin sa që viziten e parë që e ka bërë Tadiçi pas 17 shkurtit, ishte në Bukuresht. Më shumë, edhe parlamenti i Rusisë i ka derguar një letër falenderimi Parlamentit Rumun lidhur me pozitën që ka ndaj Kosovës!! Pra, kjo pozitë zyrtare vet është pjellë e qarqeve agjenturore pro-serbe dhe pro-ruse dhe dëmton thellë edhe sigurinë e Rumanisë, sepse aludon në teorinë e "precedentit të rrezikshëm" që gjoja shkëputja e Kosovës prej kolonizimit të Serbisë ndikon ndaj Transilvanisë. Shkurt, Serbia-Rusia me veprime përkatëse po e helmon opinionin publik rumun dhe institucionet vendimmarrëse me gogolin e Transilvanisë, edhe pse historikisht dhe politikisht nuk ka ngjajshmëri midis shqiptarëve të pushtuar në Kosovë dhe hungarezëve ish – kolonë të Budapestit në Transilvani. Është interesante edhe kërkesa që më bënë që të flisja në mbështetje të pozitës zyrtare të Rumanisë ndaj Kosovës (!).

Por, rrëfimit të njerit zotëri të këtij shërbimi se në botë ka kukulla dhe njerëz që drejtojnë kukullat, unë përfundimisht iu përgjigja: S'dua të jem aspak kukull e një sistemi antishqiptar. Unë nuk mund ta mohoj veten, nuk mund ta mohoj idealin tim. Gjithçka mund të braktis, por nuk mund të pranoj të shembem në moçalin e errët, nuk mund të pranoj të heq dorë nga parimet dhe qendrimet e mia. Unë do të vazhdoj rrugën e filluar për ribashkim të kombit shqiptar, pa asnjë hezitim.

08.07.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... Empty
MesazhTitulli: Re: NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...   NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... EmptyThu Oct 02, 2008 7:08 pm

Derisa të jemi alergjikë, të rezervuar, të inatosur dhe, derisa ta urrejmë njëri-tjetrin deri në armiqësi, askush prej “elitave politiko-shkencore” nuk mund të “rrahë gjoks” se kanë kontribuar aq shumë, dhe se janë duke dhënë maksimumin e tyre në konkretizimin e zgjidhjes së çështje koloniale shqiptare në Ballkan. Këtë konstatim tonin e provon edhe gjendja reale në terren, ku 50% e popullsisë dhe e territorit të Shqipërisë Etnike ende ndodhën nën zgjedhën dhe vargonjtë e përgjakshëm tiranikë të kolonializmit dhe të hegjemonizmit serbo-grek-malazez-“maqedon”-sllav.
Derisa të jemi të copëtuar dhe të shkyerë në dhjetra parti, lëvizje, fronte, lidhje, kongrese, konferenca dhe në disa politika e diplomaci të elitave të ndryshme, koncepte këto që, në esencë nuk e njohin njëra-tjetrën, edhe pse deklarativisht kanë “një emërues të përbashkët”, kur është fjala për zgjidhjen, për mbrojtjen dhe për avancimin e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, çështja e RIBASHKIMIT të Shqipërisë Etnike, do të mbetet pezull dhe e pazgjidhur, sikurse këtu e 100 vjet të shkuara.
Ja, ky është bilanci i deritashëm “ i suksesit” tonë të përbashkët “pilitiko-shkencor modern” në sfondin e unitetit gjithëkombëtar shqiptar: "njëri thumbit, tjetri patkoit"(!?)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... Empty
MesazhTitulli: Re: NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...   NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... EmptyThu Oct 02, 2008 7:53 pm

TE pershendes per kete shkrime te bukur ELIE dhe shume kuptim plote te lumte e nderuar respekt NUK duhet perkulur perpara sllaveve te qendrojme te foret e me dinjitet aq sa jemi te lumte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... Empty
MesazhTitulli: Re: NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...   NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... EmptyThu Oct 02, 2008 8:50 pm

Nuk kemi pranuar kurr as qe e kemi ndermend te pranojm nje gje te tille.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... Empty
MesazhTitulli: Re: NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...   NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... EmptyThu Oct 02, 2008 9:13 pm

as një here
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... Empty
MesazhTitulli: Re: NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...   NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... EmptyThu Oct 02, 2008 9:40 pm

pranoj e mire bile, t'i nenshtroj ato
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... Empty
MesazhTitulli: Re: NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...   NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... EmptyThu Oct 02, 2008 9:55 pm

E pse pranone o nezyr myrta done mu ule me to bashke a
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... Empty
MesazhTitulli: Re: NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...   NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NUK PRANOJ T'U NËNSHTROHEM QARQEVE SLLAVO...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha i gateshm ti pranoj raktat ...
» Kondova nen terrorin sllavo-maqedonas
» Bastisje E paramilitareve sllavo-maqedonas ne ILIRIDE
» Terror i sllavo-maqedonasve ne rrethinen e Kumanoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: