Përjetësisht..
Ishte vit i tmerrshëm që s'harrohet përjetë
kur djalli lëshoj mbi ne vrasësit e vet
për t'na ndarë përgjithmonë, jetëra për t'shkatërruar
por un u ktheva sot, nënë zgjatmi duart
ja ku jam këtu pranë, por ti nuk po më sheh
e as un nuk mund ta ledhatoj ftyrën tënde të zbehtë
në këtë dhomë ku dhembja rri pezull përmbi
pranë fotografisë sime me shirit të zi
Të gjithve ua shoh peshën e dhembjes në sy
dhe e kuptoj, por nënë un ende jam këtu me ty
të dëgjova mbrëmë duke më thirrur me zë
dhe erdha shpejt se s'dua t'vetmuar të t'lë
të fola, ti s'më dëgjove, vetëm provova kot
qëndrova pranë shtratit tënd derisa derdhje lot
dhe sot si gjdo ditë tjetër un këtu jam pranë
ti nuk më sheh por më ke pranë në gjdo hap
Përjetësisht do më kesh pranë
do jem pranë teje sa herë qan, dëgjo
nëna ime, zemra jote e then murin që na ndan
s'dua të t'shoh me lot në sy
edhe pse zemra të është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht un do të jem me ty
Pas kaq vitesh un ende at ditë e kujtoj krejt
kur papritur dielli u zhduk, qielli u vrenjt
shërbëtorët e djallit, neve na ndan
ndjej dhembje qe t'paktën t'ju përqafoj nuk më lanë
Desha ty nëna ime veq dy fjal të ti them
të bëhesh e fortë kur un më nuk do të jem
por nga bota ime sot i them këto fjalë
e di që ndjen shumë mallë
por ke prandaj tjetrin djal
që i këputet shpirti kur të sheh n'vetmi
t'lutem që t'gjesh forcë dhe për shkak të tij
se nuk e ka lehtë, në zemër ndjen hidhërim
gjithmonë e mundon fakti që s'ishte në vendin tim
E shikoj nga afër dhe gëzohem që është me ty
por s'dua t'ia shoh këtë pikëllim në sy
se dua që ta dini që gjithmonë do mkeni pranë
për sa kohë kjo botë e rrejshme neve na ndan
Ref...
Tash un jam në një vend më të mirë
i vetmi vend ku njeriu është plotësisht i lirë
ktu qetësia është e plotë dhe përjetësisht zotëron
ktu ku shpirti na prehet n'bahqen e krijuesit tonë
pra ti nëna ime, ata lot fshij sot
se jeta ime, jo nuk u shua kot
nëse vllau im dhe fëmijt e tij
sot të paktën e shijojnë veq një copë LIRI
Gjaku im kësaj toke falë i qoftë përjetë
këtij vendi që dhembja kurrë nuk ju tret
pra bëni gajret, dhe një gjë gjithmonë kujtoni
amanetin tonë duheni ta jetësoni
vazhdoni rrugën e nisur me KRENARI e NDER
dhe un do jem pranë jush duke vështruar përherë
tash po kthehem atje, se të tjerët po me presin
po dijeni se "HERONJT MBESIN, GJALLë KURRë NUK VDESIN"
Përjetësisht do më kesh pranë
do jem pranë teje sa herë qan, dëgjo
nëna ime, zemra jote e then murin që na ndan
s'dua të t'shoh me lot në sy
edhe pse zemra të është thy, shiko
nëna ime, përjetësisht un do jem...
S'dua të t'shoh me lot në sy
edhe pse zemra t'është thy, shiko
nëna ime, PëRJETESISHT un do të jem më ty..